Skizofrenia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Skizofrenia

Mesazh  laureta prej 27.06.10 14:24

Skizofrenia



Kur degjojme per dike se "eshte skizofren" na zen frika, e quajme per njeri te rrezikshem qe mund te na bej 100 te zezat... dhe nese na del para sigurisht qe ndrojme rruge.

Lajme me skizofrene na paraqiten neper media shpesh.... para dy vjetesh nje Shqiptar therri foshnjen e komshiut dhe kur u gjend para gjykates u mundonte i ziu t'i mbushte mendjen gjykatesit se foshnja e kishte kercenuar me vdekje!

Por nga ana tjeter ekzistojne edhe lloje te tjera skizofrenie... mund t'i dallosh qarte tek veprat e Van Gogut, Salvatore Daliut, Pikasos etj. Nuk eshte me sekret lajmi qe emrat me te medhenje te piktures apo te shkrimtarise perfunduan ne cmendina apo me ndonje plumb ne koke nga dora e vet (psh. Xhek London, Ernest Heminguej etj. etj.).

Pyetja eshte:

Cfare eshte Skizofrenia?

Disa te famshem nga ata qe e kthejne boten ne Ferr ose ne Parajse.....

ja disa skizofrene (per ne) qe e kthyen boten ne ferr:
Hitleri
Bin Laden e kompani
Kaligula
Enver Hoxha
Napoleoni e sa mbreter te tjere
etj.

ja disa skizofrene (per ne) qe e kthyen boten ne parajse:
Buda
Jezusi
Muhamedi
Pikaso e sa piktore te tjere
Herminguej e sa shkrimtare te tjere qe me vepren e tyre preken zemrat e njerezve
etj.

Skizofrenia eshte nga te paktat semundje mendore qe te lejon te besh nje jete pothuajse normale. Te shumte jane ata qe vuajne nga deliret dhe halucinacionet qe shkakton kjo semundje dhe jo rralle here persona te tille jane bere te famshem. Skizofrenia ne shumicen e rasteve nuk eshte e rrezikshme, por ashtu sic cdo rast tjeter mund te lere pasoja te renda kur behet kronike.

Njerezit skizofrene nuk vijne verdalle me deshiren per te vrare apo shkaterruar, ata thjeshte bien pre e makinacioneve qe truri i tyre prodhon.

Skizofrenet qeshin kur nuk eshte per te qeshur, ose qajne kur nuk kane arsye te qajne, kane halucinacione, degjojne zera, kane delirin e madheshtise ose te persekutimit etj. E megjithese ne faza te renda disa prej tyre perjetojne tharje emocionale, skizofrenet jane te afte te ndjejne, te plotesojne deshirat seksuale e keshtu me rradhe.

Une personalisht nuk besoj te kem ndonje frike te gjendem perballe ketyre njerezve (kuptohet kur nuk jane ne stadin e te rrezikshmeve), ata jane njerez qe kane nevoje per ndihme mjeksore dhe kaq.
avatar
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

57


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  Fikrro prej 28.06.10 18:48

Shume mire por me se shumti me pelqeu rreshti i fundit:
ata jane njerez qe kane nevoje per ndihme mjeksore dhe kaq.
avatar
Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  arian prej 28.06.10 19:27

Skizofrenia;eshte kontradiktore ne vet kuptimin fillestar te vetin, per vet faktin se mendimi eshte objektiv se ka te beje me realitetin objektiv, kurse vet se e ashtuquajtura semundje eshte subjektive dhe ne rastin konkret kemi te bejme me nje dualitet.
Vet babai i psikologjise Zigmund Frojd e emertonte si semundje shpirterore dhe po te kapesh shpejtesine 0 te Frojdit e gjithe filozofia e tij ka qene e mbeshtetur mbi KABBALAH, ku vet shpirti njerezor eshte natyra, qe do te thote mjedis=me shpirt dhe kjo eshte skizofrenia dhe c'do gje tjeter.........
avatar
arian

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Patjeter.

Mesazh  agro1 prej 03.07.10 0:24

Patjeter se ata kane nevoje per sherim shpirteror.
Dhe skizofrenia cdo here vjen si pasoje e te ngarkuarit e trurit.
Ja nje shembull se cilet jane potencialet qe te i kap skizofrenia.
- Njerzit qe para do kohesh, kane qen te pasur dhe me nje fjale kane qene te knaqur me gjendjen e tyre financiare, u kane ndihmu te tjerve... Dhe pastaj kur keta njerez, e humbin ate pasuri dhe nuk e kane me ate gjendje financiare dhe atyre qe u kane ndihmu ata ia kthejne shpinen dhe nuk ia kthejne borxhin, atehere fillon skizofrenia.
U bazova ne raste te verteta.
avatar
agro1

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  akilii prej 07.07.10 3:41

Cudi me disa njerez si kjo qe e ka shkru kete shkrim. Cudi se si marrin guximin me e ofendue krejt boten.
Shihet qarte se ne rastet e tilla, aftesite konceptuese te atyre qe shkruajne, jane nen nivelin zero (0).
Si guxon ta quash skizofren profetin Muhammed dhe Jezusin ?
Cfare injorace !
Cfare mendjemadhesie !

Pastaj, ne cka bazohesh kur i quan skizofren edhe disa "te famshem"- sic i quan ti ?
Ndoshta vetem se nuk kane jetu ashtu si ti, si injorant, si i pafe etj.

Mendoj se ti qenke skizofrene, me gjithe kompanine tende te cmendur.

Dhe ndihmen mjekesore nuk mund ta gjesh, sepse qenke rast i rende.



akilii

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

qudi

Mesazh  tonikosova prej 23.09.10 14:58

po te ishte MUHAMEDi a.s shizofren ateher le te del dikush dhe le ta demantoj si te pa vertet KUR'ANIN fisnik.Ja qe kjo nuk eshte e mundur ateher kush ne te vertet qenka shizofren akuzuesi apo i akuzuari.

tonikosova

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  Blak Devill prej 23.09.10 16:06

tonikosova shkruajti:po te ishte MUHAMEDi a.s shizofren ateher le te del dikush dhe le ta demantoj si te pa vertet KUR'ANIN fisnik.Ja qe kjo nuk eshte e mundur ateher kush ne te vertet qenka shizofren akuzuesi apo i akuzuari.
avatar
Blak Devill

298


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  imaginanti prej 23.09.10 19:00

Te gjith jemi Skizofren , por qendrojm ne ane te ndryshme te medales .
avatar
imaginanti

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  KhalidVL prej 24.09.10 17:58

Duke ndjekur teori te skizofreneve si Fjordi me shoke arrin te thuash edhe per Muhamedin a.s. skizofren!
Eshte per te ardhur keq!

KhalidVL

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  faton bellaja prej 02.06.12 16:32

ti qenke skizofreni me skizofreni te pakufishme ti qe po fyen profetet e ZOTIT ...
avatar
faton bellaja

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Laureta

Mesazh  laureta prej 07.11.12 23:06

VAJE:

O zot I vėrtetė s'tė erdhi keq pėr djalė
Kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė
Tė mė keshe marrė do tė qe mė mirė
Dhe tė rronte mėma tė rriste tė birė
Me se rrojnė foshnjat ēi rrit ēiliminjtė
Dashuri e mėmės dhe pėrkėdhelitė
Doje dritė o qiell more dritėn time
dhe ma mbushe jetėn plot me hidhėrime
Tani rroj pa shpresė ndaj s'dua tė rroj
Se dhe perėndinė tani s'e besoj.

A mendoni se eshte arte edhe mosbesimi i ZOTIT ?! a eshte nje skizofreni kjo...
avatar
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

57


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  Luce prej 07.11.12 23:39

LAURET ME VJEN VERTET KEQ PER MENDIMET QE KE..
ZOTI TE FALTE
avatar
Luce

Jeta eshte si nje enderr qe kur zgjohesh kupton se ke vdekur.

148


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  Siroco prej 08.11.12 1:14

"Kur njė njeri flet me Zotin, themi se ai lutet. Kur Zoti i flet njeriut, per kete te fundit themi se ėshtė skizofren. ' Thomas Szasz

Mes skizofrenise dhe marrezise eshte vetem nje vije e holle ndarese.
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


236


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  Frymarrja prej 11.11.12 1:09

Ti qe tallesh me Idhujtaret e Fesė.. mos harro se nje dit do vdesesh dhe do dalesh para Allahut te japesh llogari.. dhe do marresh denime te ashpra per kto qe flet, si mos frik nga zoti..
avatar
Frymarrja

Zoti yn ėsht Allahu, Dhe se Muhameti ėsht i derguari i tij..

25


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  Jetmira prej 13.07.13 8:27

Pėrhapja nė shoqėri e ērregullimeve psikotike ėshtė 1%.

Shenja tė sėmundjes psikotike janė:

Haluēinacionet

Dikush dėgjon zėra qė e urdhėrojnė ose qė komentojnė sjelljen e tij, apo sheh gjėra e nuhat erėra, qė nė tė vėrtetė nuk ekzistojnė.

Deluzionet

Dikujt i lind ideja se nuk mund t’i besohet askujt, ose dyshon se po thurret njė komplot kundėr tij, ose dikush mendon se ka njė rol tė rėndėsishėm pėr tė luajtur nė kėtė botė, si p.sh. tė jetė apo tė bėhet mbret i Shqipėrisė.

Mendime tė ē'organizuara

Dikujt i mblidhen shumė mendime njėherėsh dhe ka vėshtirėsi pėr t’i strukturuar ato. Ai ėshtė i ēoroditur.

Reagim i papėrshtatshem, mpirje

Pėr shembull: dikush pyetet se si ėshtė dhe pėrgjigjet: "Dua tė tė shkurtoj flokėt!"
Dikush merr lajmin, se i ka vdekur halla dhe reagon duke qeshur .Indiferencė, terheqje sociale
Indiferencė, terheqje shoqėrore

Pėr shembull, dikush ka shumė vėshtirėsi pėr tė treguar kujdes pėr vetveten dhe e le pas dore.

Skizofrenia
Ērregullimi kryesor psikotik ėshtė skizofrenia.

Skizofrenia ėshtėNje ērregullim i zhvillimit tė trurit e karakterizohet nga njė ērregullim i zhvillimit tė trurit;
Karakterizohet nga simptoma pozitive (psikotike): deluzione dhe halucinacione;
Karakterizohet gjithashtu nga simptoma negative: apati, anhedoni, autizem dhe mungesė dėshire;
Bazohet ne ērregullimet e mendimeve
Shkakton funksionim tė reduktuar nė punė, shtėpi dhe nė mardhėniet personale.

Nė rastet mė tė shumta skizofrenia manifestohet pėr herė tė parė midis vitit tė gjashtėmbėdhjetė dhe tė tridhjetė tė jetės. Pra, shpesh, nė moshė tė re, si nė meshkuj, ashtu edhe nė femra.

Shumė njerėz mendojnė se sėmundja e skizofrenisė ėshtė e rrallė, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ajo ėshtė shumė e shpeshtė nė tė gjithė botėn.Skizofrenia shkaktohet nga nje kombinim i faktorėve trashėgues, faktorėt stresues para dhe pas lindjes , faktoret stresues tė mjedisit dhe nga faktoret sociale.

Nė shumicėn e rasteve, sėmundja e skizofrenisė, nuk ėshtė (ende) e shėrueshme. Megjithatė, ekzistojnė mjete dhe metoda, qė ndihmojnė, pėr tė lehtėsuar jetėn pėr personat qė janė diagnostikuar me kėtė sėmundje
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  gjilanasi prej 17.09.14 23:32

Si shfaqet skizofrenia?

Ajo qė psikiatrit kanė diagnostikuar prej dekadash si skizofreni, mund tė jetė realisht e ndarė nė 8 sėmundje tė ndryshme. Kėtė e ka bėrė tė ditur njė studim i revistės amerikane tė psikiatrisė.

Shkencėtarėt nė Universitetin e Uashingtonit, nė St. Louis, analizuan ADN-nė e mė shumė se 4 mijė njerėzve me skizofreni. Ata kanė gjetur ngjashmėri tė variacioneve tė gjeneve nė ADN-nė e simptomave individuale tė pjesėmarrėsve nė studim.

Me kėtė ata kanė zbuluar qė disa “grupime gjenesh”, duket se shkaktojnė tetė simptoma tė ndryshme skizofrenie, sipas deklaratės sė publikuar nga universiteti.

“Sėmundjet komplekse, siē ėshtė skizofrenia, mund tė influencohen nga qindra apo mijėra variacione gjenetike, tė cilat bashkėpunojnė me njėra-tjetrėn nė mėnyra sėrish komplekse”, shkruajnė autorėt e studimit nė deklaratėn e tyre.

“Gjenet nuk operojnė veēmas, ato funksionojnė si njė orkestėr koncertesh dhe pėr tė kuptuar se si punojnė, duhet tė dish jo vetėm se cilėt janė anėtarėt e orkestrės, por edhe mėnyrėn se si ata bashkėpunojnė.”

Skizofrenia ėshtė njė ērregullim kronik i trurit, i cili prek rreth 1% tė popullsisė, sipas Federatės Amerikane tė Psikiatrikėve. Simptomat mund tė variojnė nga halucinacionet, deri te fjalimet e ērregullta, por edhe nė mospėrqendrimin dhe probleme me vendimmarrjen.
avatar
gjilanasi

418


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  DaniEL prej 18.09.14 1:26

Mos u habisni per shkrimin qe ka shkrotur personi ne fjale per skrizofenine ndoshta ky njeri ka nevoj per ndihme ndoshta ka ndonje te aferm me kete lloj semundje dhe eshte i zemeruar ose i zhgenjyer nga jeta dhe e shpreh dufin dhe zemerimin ketu thjesht faleni. sa per Jezu Krishtin gabohesh Jezusi sheroi njerez me semundje mendore dhe 50 % te ketyre njerezve jane te pushtuar nga demonet ose djalli. lexo me kujdes ungjillin kur Jezusi takoi nje njeri me semundje mendore demonet qe ishin brenda atij njeri me te cilin fliste Jezusi I thane Jezusit largohu prej nesh Biri i Perendise pse ke ardhur te na shkaterrosh? dhe Jezusi i tha: Si quhesh? ai njeriu i tha "LEGJION - sepse jemi shume" dhe demonet qe ishin brenda njeriut te semure i thane Jezusit mos na co ne humenere na lejo te shkojme ne ajo tufa e derrave dhe dhe i urdheroi te shkonin ne tufa e derrave dhe derat u hodhen ne gremine dhe njeru me te cilin fliste Jezusi u Clirua dhe ishte me mendje te rregullt. Ky njeri qe qe ka shkrojtur kete shkrim ka nevoje per Jezu Krishtitn Ai eshte sheruesi dhe ti ke nevoj per falje dhe sherim apo ndonje pjestar te familjes
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

136


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  Equinox prej 28.10.14 15:10

Sipas Marc Alain Descamps, shume persona qe jane diagnostifikuar shizofren ne fakt nuk jane te tille por jane qenjet qe kane perjetuar nje pervoje shpirterore te deshtuara ( psh zgjimi i kundalinit, takimi me qenje tjera ) qe nuk i kane kuptuar dhe te trajtuar gabimisht ne ane te ilaēeve nga mjekesia.
Sipas tij skizofrenia e vertete eshte pervoja e deshtuar shpirterore.
avatar
Equinox

268


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  Berti69 prej 30.10.14 15:49

Skizofrenia, kultura tė ndryshme e pėrjetojnė ndryshe


Amerikanėt pėrgjithėsisht nuk e dinin se kush po u fliste dhe duket se kanė mė pak lidhje personale me zėrat qė i torturojnė.

Ndonėse nuk ka kurė pėr skizofreninė, ky studim kėshillon se terapitė qė i nxisin pacientėt tė krijojnė raporte me zėrat imagjinarė, mund tė jenė tė dobishme.

Tek indianėt, mė shumė se gjysma e zėrave tė dėgjuar ishin anėtarė tė familjes qė u kėrkonin atyre tė pėrmbushnin detyra.

Nė Ganė, ku kultura e pranon ndėrveprimin me shpirtrat, pak subjekte e pėrcaktonin dėgjimin e zėrave si sėmundje mendore.

Nėse pėr amerikanėt skizofrenia ėshtė njė sėmundje mendore qė i dhunon mendjen dhe privatėsinė, indianėt dhe afrikanėt e shohin si kėshillim nga tė moshuarit dhe madje si zėrin e Zotit.

Sėmundja

Njerėzit qė vuajnė nga skizofrenia mund tė dėgjojnė shpesh zėra imagjinarė aq tė tmerrshėm saqė mbeten tė traumatizuar. Njė pacient amerikan i pėrshkruan kėta zėra “si tė jesh duke torturuar njerėz nė forma ēnjerėzore”.
Njė studim ka zbuluar se kėta zėra mund tė ndikohen nga kultura, ku perėndimorėt pėrjetojnė psikoza mė tė frikshme.

Skizofrenia ėshtė njė ērregullim mendor qė i bėn njerėzit tė dėgjojnė “zėra” tė cilėt ata nuk duan t’i dėgjojnė. Kjo sėmundje e trurit prek rreth njė pėr qind tė popullatės globale nėn moshėn 18 vjeē.

Nė kulturat perėndimore njerėzit raportojnė tė kenė dėgjuar zėra qė i thonė se tė tjerė persona i lexojnė mendjen, i kontrollojnė mendimet apo po komplotojnė t’i vrasin.

Nė Afrikė dhe Indi, kėta zėra haluēinativė janė po aq tė dėmshėm, sipas studimit tė Universitetit Stanford nė Kaliforni. Ndonėse nuk ka kurė pėr skizofreninė, ky studim kėshillon se terapitė qė i nxisin pacientėt tė krijojnė raporte me zėrat imagjinarė, mund tė jenė tė dobishme.

Si pjesė e studimit, profesoreshė Tania Luhrman, intervistoi 60 tė rritur tė diagnostikuar me skizofreni, 20 nga Kalifornia, 20 nga Gana dhe 20 nga India.
Mes tyre ishin 31 femra dhe 29 meshkuj nė moshė mesatare 34 vjeē, tė cilėt u kėshilluan tė krijojnė raporte me zėrat imagjinarė. Shumė prej afrikanėve dhe indianėve treguan se pėrjetuan eksperienca pozitive me zėrat, por asnjė amerikan nuk pati shije tė mirė. Subjektet amerikane tė studimit treguan se pėrjetuan eksperienca tė dhunshme dhe tė hidhura.

Pėr shembull, ata treguan se zėrat qė dėgjonin i thėrrisnin nė luftė apo nė fushėbetejė. Amerikanėt pėrgjithėsisht nuk e dinin se kush po u fliste dhe duket se kanė mė pak lidhje personale me zėrat qė i torturojnė.
Por tek indianėt, mė shumė se gjysma e zėrave tė dėgjuar ishin anėtarė tė familjes qė u kėrkonin atyre tė pėrmbushnin detyra. “Kėta zėra janė pėrgjithėsisht persona mė tė moshuar, qė kėshillojnė tė rinjtė”, tha njė subjekt.
Po ashtu, indianėt dėgjonin zėra mė pak kėrcėnues se amerikanėt, disa u shprehėn se zėrat qė dėgjonin ishin manifestim i njė farė magjie apo ndikimi shpirtėror.

Nga ana tjetėr, amerikanėt u referoheshin zėrave si problem psikologjik apo mjekėsor, ndėrsa indianėt dhe afrikanėt nuk mendonin kėshtu.

Nė Ganė, ku kultura e pranon ndėrveprimin me shpirtrat, pak subjekte e pėrcaktonin dėgjimin e zėrave si sėmundje mendore. Kur iu kėrkua tė pėrkufizonin zėrat, 10 prej pjesėmarrėsve nė studim u shprehėn se ishin eksperienca pozitive, 16 prej tyre raportuan se ishte zėri i Zotit.

Ndryshimi mund tė qėndrojė nė faktin se europianėt dhe amerikanėt priren ta shohin veten si individė tė motivuar nga njė ndjesi e identifikimit tė vetes, tha profesoreshė Luhrman.

Nė zonat jo perėndimore, njerėzit e imagjinojnė mendjen dhe veten si tė pėrcaktuar dhe tė ndikuar prej tė tjerėve.

Pėr amerikanėt, zėrat ishin njė kėrcėnim pėr privatėsinė e atyre qė i dėgjonin, ato nuk mund tė kontrolloheshin.

Nė Indi dhe Afrikė, subjektet nuk i kishin shumė problem zėrat qė dėgjonin, pasi i shihnin si mėnyrė pėr tė kuptuar mė mirė botėn.

Kėrkuesit mendojnė se nė vendet jo perėndimore, pacientėt i perceptojnė zėrat si njė marrėdhėnie e jashtme dhe jo si cenim i mendjes.

Zbulimet janė shumė tė rėndėsishme pėr nga aspekti klinik dhe mund t’i ndihmojnė kėrkuesit tė hartojnė terapi tė veēanta pėr pacientė tė kulturave tė ndryshme.

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


507


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Skizofrenia

Mesazh  Siroco prej 30.05.15 11:12

Shkencėtarėt gjejnė shkaqet e skizofrenisė



Skizofrenia ėshtė njė problem afatgjatė i shėndetit mendor me njė kompleks tė simptomave, duke filluar nga tė menduarit apo tė folurit e paorganizuar e deri tek halucinacionet.

Shkaqet, me sa duket, janė po aq komplekse, me njė kombinim tė pėrfshirjes sė faktorėve fizikė, psikologjikė, mjedisorė dhe gjenetikė. Njė grup i studiuesve vendosi tė pėrqendrohet nė vetėm njė prej kėtyre faktorėve gjenetikė, dhe zbuloi se ai ishte i lidhur me tri ndryshime tė rėndėsishme nė tru.

Studimi, i publikuar nė revistėn Nature Neuroscience, i lidhi sė bashku tri ide tė mundshme pėr shkaktarėt e skizofrenisė, tė cilat mė parė mendohej tė jenė tė palidhura. Kjo pasqyrė e re nė bazėn molekulare tė skizofrenisė ofron shpresė pėr trajtime tė reja tė cilat janė mė tė shėnjestruara ndaj shkaqeve tė ērregullimit, dhe jo vetėm trajtimit tė simptomave.

Hulumtuesit vendosėn tė shikojnė se si njėri gjen, Arp2/3, ka kontribuar nė formimin e ērregullimeve mendore. Ata e zgjodhėn kėtė gjen pėr shkak se ai njihet tė jetė i rėndėsishėm nė menaxhimin e formimit tė lidhjeve mes neuroneve, tė quajtura sinapsa, dhe ka qenė gjithashtu i lidhur me ērregullime tė ndryshme tė shėndetit mendor. Ata mė pas i modifikuan gjenetikisht minjtė qė t’u mungojė gjeni Arp2/3.

Ēuditėrisht, minjtė e modifikuar treguan sjellje skizofrenike. Pėr mė tepėr, si njerėzit, edhe kafshėt u pėrkeqėsuan me kalimin e kohės, dhe kur pastaj atyre iu dhanė ilaēe antipsikotike, disa nga simptomat e kafshėve u lehtėsuan.

Kur ekipi, i udhėhequr nga Scott Soderling, hulumtoi nėse ka pasur ndonjė ndryshim fizik ose kimik nė tru, tė lidhur me sjelljet e para nė minjtė me mungesė tė gjenit Arp2/3, ata i zbuluan tri anomali tė trurit – tė cilat konsiderohen fillimisht tė palidhura, dhe tė cilat gjithashtu shfaqen tek njerėzit me skizofreni.

Sė pari, ata zbuluan se qelizat nė zonėn ballore tė trurit – zonėn pėrgjegjėse pėr planifikimin dhe vendimmarrje - kishin "gjemba tė degėzuar kurrizorė" mė pak se normalja. Kėto janė degėt tė cilat ndihmojnė nė lidhjen e neuroneve me njėra-tjetrėn. Derisa minjtė u plakėn, ata i humbėn gjithnjė e mė shumė nga kėta gjemba. Kjo ėshtė e njohur si "teoria e krasitjes sė gjembave."

Sė dyti, nė pėrputhje me njerėzit qė vuajnė nga skizofrenia, ata zbuluan se minjve qė u mungon Arp2/3 gjithashtu kishin neurone hiperaktive nė tė njėjtin rajon ballor tė trurit. Fillimisht mendohej se neuronet hiperaktive ishin jokompatibile me "teorinė e krasitjes sė gjembave." Megjithatė, neuronet e minjve tė modifikuar rezultuan tė jenė nė gjendje t’i anashkalojnė gjembat, tė cilat veprojnė si njė filtėr pėr t’i mbajtur neuronet hiperaktive nė kontroll. Si pasojė, qelizat u tejngarkuan.

Teoria e tretė sugjeroi se sasia e tepėrt e dopaminės nė tru e ka luajtur njė rol tė madh nė skizofreni.
Kjo ėshtė mbėshtetur nga fakti se njė medikament kryesor i cili ėshtė pėrdorur pėr trajtimin e ērregullimeve mendore, haloperidol, funksionon duke e bllokuar transmetimin e dopaminės. Studiuesit zbuluan se neuronet hiperaktive nė pjesėn e pėrparme tė trurit tė minjve i bėnė ato tė nxjerrin sasi tė mėdha tė dopaminės.

"Pjesa mė emocionuese ishte kur tė gjitha pjesėt e enigmės u bashkuan," shpjegoi Soderling. "Kur dr. Kim dhe unė mė nė fund e kuptuam se kėto tri fenotipe nga pamja e jashtme tė palidhura – neurone me gjemba tė krasitura hiperaktive dhe dopaminė tė tepėrt - ishin nė fakt funksionalisht tė ndėrlidhura me njėra-tjetrėn, gjė qė ishte me tė vėrtetė e habitshme dhe gjithashtu shumė emocionuese pėr ne".

Ndėrkohė qė ilaēi haloperidol vepron si njė nga trajtimet kryesore pėr tė ndihmuar nė zbutjen e simptomave tė skizofrenisė duke e ulur sasinė e dopaminės nė tru, ky hulumtim i ri tregon se nė vend se tė qenit shkaku i problemit, dopamina e tepėrt ėshtė nė fakt rezultat i njė vargu tė gabimeve. Shpresohet se kjo mund tė ēojė nė trajtime tė reja qė e ndėrpresin kėtė pengesė, para se tė manifestohet nė simptoma me efekte tė mėdha negative psikiatrike.

© KOHA
avatar
Siroco

Unė e dėgjoj kėngėn e zogut jo pėr zėrin e tij, por per heshtjen qė vjen pas.


236


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi