Lugati nė Mitologjinė Shqiptare

Shko poshtė

Lugati nė Mitologjinė Shqiptare

Mesazh  Zattoo prej 26.06.10 19:20

Lugati nė Mitologjinė Shqiptare



Figurė e besimeve popullore shqiptare. Shpirti i tė vdekurit, burrė a grua qoftė, qė ka qenė njeri i keq, me veti e zemėr tė ligė, ngrihet Lugat.

Mbase kėtė do tė thotė edhe ajo pjesė e besė sė Mujit, qė mbaron me vargun: “Zirma, tokė, pėrjashta nė natė tė vorrit!” Lugati pra ėshtė kufomė, dhe ka thonj shumė tė gjatė.

Nė Kosovė besonin se Lugat ngrihej edhe i vdekuri qė nuk i ėshtė vėnė pranė fillorja e pushkės, masha, drapėri ose ndonjė hekur tjetėr, sepse, me sa duket, hekuri i mban larg tė gjithė shpirtėrat, tė mirė a tė kėqinj qofshin ata.

Shėmbėllyeshėm me Kosovė, nė Shqipėrinė e Veriut gjithmonė vinin nė varr njė lopatė ose shatė, gjersa tė kalbej trupi pėrfundimisht, mė qėllim qė djalli tė mos vinte aty rrotull dhe ta merrte tė vdekurin.

Sepse, sipas besimeve popullore, djalli hyn nė trupin e tė vdekurit dhe del jashtė varrit.

Qė ta parandalonin kėtė gjė, nė Kosovė shkonin dhe e ruanin varrin e tė vdekurit pėr tri netė rresht, sepse mendohej se gjatė kėtyre tri netėve do tė vinte djalli, natėn e parė i veshur me petka tė bardha, tė dytėn me tė kuqe dhe tė tretėn me tė verdha.

Nė Korcė, tė vdekurin nuk e linin natėn vetėm, sepse kishin frikė se po ta kapėrcente njė mace, ai do tė ngrihej si Lugat. Lugati ringjallej pas shtatė ditėsh, shkonte natėn nė shtėpinė e tij dhe hante pak miell.

Po tė ishte grua, merrte ushqime, plackiste ē’tė gjente dhe i fuste nė varrin e saj.

Tė premten nuk dilte, por tre-katėr netėt nė vazhdim shkonte dhe trazonte nė shtėpinė ku kish vdekur. Kur tė gjallėt bėheshin tė vetėdijshėm pėr tė, e kuptonin se do tė kishte qėnė “ajo”.

Nė Poliēan besohej se Lugetėrit shfaqeshin vetėm midis muslimanėve, kurse nė Kurvelesh vetėm midis tė krishterėve. Lugati mund tė marrė trajta tė ndryshme: trajtė caliku (shakulli), qė rri nė kuzhinė, nė shtrat ose mbi menderin ku flenė gjindja, tė njė thithlope tė madhe, tė njė qeni, qė rri nė fund tė shtratit tė sė shoqes, tė njeriut, ashtu siē ka qenė edhe nė gjallje, por i mbėshtjellė me qefin.

Nė kėsi rastesh lėviz duke u tėrhequr zvarrė, me dashjen e tij, ose po sepse e heqin zharg dreqėrit. Nė ferrat qė has nė udhė lė gjithandej copa qefini.

Vetė gėrthet me zė tė tmerrshėm. Lugati u shfaqet nė shtėpi tė vet gruas dhe shėrbėtorėve tė gjalljes. Nga shėmbėlltyrat qė ka mė shumė qejf tė marrė janė ato tė koteleve dhe tė koneve.

Punėt e Lugatit janė tė shumta, por mė tepėr i pėlqen tė veja nė qilar dhe tė pėrziejė gjalpin, orizin, sheqerin dhe miellin nė magje, tė cjerrė gratė nė fytyrė, tė bezdisė bagėtinė, tė pėrmbysė qypat e butet.

Nė trajtė tė vėrtetė njeriu, ashtu siē ka qenė para se tė vdiste, i rrėfehet vetėm tė shoqes, sė cilės i hyn nė shtrat. Nė kėtė mėnyrė mund tė lindet njė Vampir.

Ardhja e Lugatit nė shtėpi mund tė kuptohet nga lehjet e qenve, qė zėnė kuisin. Nė kėtė kohė del njė njeri nga tė shtėpisė dhe pyet: Cili je? Lugati thotė emrin e vet dhe i lutet qė t’ia bėjė hallall tė drejtėn, ose fajet qė ka bėrė nė gjallje.

Deri sa njeriu i shtėpisė t’i thtė se ia bėn hallall, Lugati vjen kurdoherė natėn dhe shqetėson njerėzit duke u ankuar. Tregojnė se njė herė zuri dashuri nė njė vajzė, sė cilės i shkonte natėn dhe e stoliste me rroba tė mira e me gjerdane.

Kur e morėn vesh prindėrit, e cuan vajzėn nė njė fshat tjetėr, po Lugati e ndoqi edhe aty. Atėherė thirrėn njė hoxhė, i cili e kėndoi, duke e mėrguar Lugatin nė njė tjetėr vend. Nė njė fshat tjetėr, Lugati vente natėn nė njė shtėpi tė kėtij fshati, hapte dyert dhe bėnte dėme.

Atėherė tė zotėte e shtėpisė thirrėn priftin, i cili u that ė bėjnė njė kulac, ta mbėshtjellin me njė pėlhurė tė bardhė dhe ta varin te pragu i derės. I porosity qė aty tė varnin edhe njė bastun, dhe tė mbėrthenin nė tė gjitha dyert lloj-lloj letrsh tė bardha, tė kuqe, tė verdha, tė zeza etj.

Natėn erdhi Lugati, mori kalucin, e co-rri pėlhurėn edhe njė letėr dhe shkoi.

Qė atėherė s’u duk mė. Atėherė i morėn letrat dhe njė e hodhėn nė udhėkryq, njė nė njė mulli tė shkretė, njė tjetėr qė ta hanin egėrsirat dhe tjetėr nė vreshtė.

Nė veriun e Shqipėrisė Lugatit i mveshin zėnjėn e hėnės: Lugetėrit hanė hėnėn dhe prandaj malėsorėt qėllojnė me pushkė nė drejtim tė saj kur ajo zihet. Pėr ta zhdukur Lugatin, ėshtė zakon qė tė nxjerrin kufomėn nga varri dhe ta djegin.

Ndėr Shqiptarėt e Strugės, ku Lugati mund tė marrė edhe trajtėn e njė plėndėsi, pėrdoret njė mėnyrė tjetėr vrasjeje: ai pėrvėlohet me ujė tė valuar. Sipas tyre, Lugatin mund ta pikasin vetėm qentė qė kanė katėr sy, dy aty ku i kanė tė gjithė qentė, dhe dy tė pavėrejtshėm nė vetulla.

Nė jug tė Shqipėrisė shkonin tė premten t’ia zbulonin varrin, i vinin pėrsipėr njė turrė me shkarpa, gjysėm oke parafinė nėn to, dhe pastaj e digjnin. Por ky veprim ndėrmerrej vetėm kur i pllakoste ndonjė fatkeqėsi e madhe. Nė Korcė kėto veprime i bėnin tė shtunėn, kur besohej se Lugati fle.

Shkonin dhe hapnin varrin e atij qė s’i kish mbushur tė dyzetat dhe pot a gjenin nė kėmbė e digjnin, duke u kujdesur qė tė mos i linin as shenjė as nishan, se besonin se ngjallej prapė. Kėto mėnyra tė luftimit tė Lugatit kanė gjegjėset e tyre edhe nė mesin e ilirėve.

Kėshtu ndoshta pėr tu mbrojtur nga shpirtėrat e kėqinj tė tė vdekurve, kufomat e disa tė vdekurve nuk i fusnin nė varr nė pozicion normal, por i vendosnin pėrmbys, me kokė tė ndarė nga trupi ose dhe me gjysmė trupi.

Lugatin e bashkojnė me shpirtin e ajrit. Quhet edhe Luvgat-i, Lugjat-i, Kullunxh-i (Mbiudh e Maqellarės-Dibėr), Zhikul (arbėreshėt e Greqisė), Shikul (arbėreshėt e Greqisė), Labic, Vapir-i (Cabej), Baba-u (Santa Sofia d’Epiro, Kozencė), Arman-i (B. Bilota), Arman’je (P. Camodeca: Dizionario), Avi/s-zi (Frascineto), Bobok, Bobua, Bun, Bjukull, Hje, Korrobac, Kukubin, Papacom, Pehmė, Spamėndall, Stihji, Shkėrba, Umbėr, Facom, Kuk, Kukuban, Garramac, Duarlidhur (euf., Kuteli). Del edhe nė toponimi: Ara e Lugatit (Kosovė), Sylugati (fshat nė Elbasan, pėrmendet nė shek. XV).

Nana E Votrės

Njė nga hyjnitė mė tė lashta tė mitologjisė shqiptare. Mendohet se ajo bart disa tipare tė zvetėnuara tė njė hyjnie shumė tė lashtė tė vatrės, me origjinė mga matriarkati.

Fillimisht ajo ishte njė figurė positive. Madje, ngandonjėherė Nana e Votrės quhej edhe ”tė tretat e vatrės”, pra tri motrat qė paėrcaktojnė fatin e fėmijės, natėn e tretė pas lindjes. Mė vonė dhe, sigurisht, me fillimin e rendit tė patriarkatit, vetitė e saj ndryshuan

Ashtu siē pėrfytyrohet tani, Nana e Votrės u rrėfehet plakave qė rrinė shumė vonė natėn duke tjerrur li ose lesh. Ajo fanitet nė trajtėn e njė plake tė keqe flokthinjur qė rri gėrmuq bri vatrės.

Ndodh qė, kur ngrihet nusja nė mėngjes pėr tė ngrohur ujė, sheh nė vatėr njė plakė qė kreh flokėt me krėhėr apo qė tjerr. Nusja kujton se ėshtė e vjehrra: i flet, por ajo s’pėrgjigjet.

Kėshtu ajo e kupton se ėshtė Nana e Votrės. Po tė gjejė ndonjė fėmijė kur kreh flokėt, ajo e kap dhe i nxjerr sytė me krėhėrin e saj tė hekurt.

Nė zona tė ndryshme njihet edhe si: E Ėma e Vatrės, Shtriga e Vatrės, Plaka e Vatrės (Mat), Shtriga, Shtrigat, Nėna e Vatrės (Tomorricė), Nėnat e Vatrės, Mėmat e Vatrės, Xhuxhet eVatrės (Myzeqe), Mėma e Vatrės (nė fshatrat e Vlorės) etj.

/dituri.wordpress/
avatar
Zattoo

627


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Lugati nė Mitologjinė Shqiptare

Mesazh  Gabriel prej 24.09.14 3:12

Ka periudha te caktuara kur revolucionarizohen ngjarje te caktuara.

Ne periudha te caktuara kane lulezuar gjigandet, dragonjte...
Ne X periudhe kane lulezuar ngjarje me permasa biblike ( Koha e profeteve )....
Ne X periudhe kane lulezuar Lugatet, Demonet, Xhindet...

Shfaqen shenja per ardhjen dhe perafrimin e ktyre ngjarjeve.

Ne jemi ne kohen ku po lulezon vetedija njerezore, eshte ne rritje me ritme marramendese.
Ne te vertete Fundi i botes do te thote fundi i nje periudhe dhe fillimi i nje tjetre, sic parashikoi fisi MAJA.

"Kte gje e kam mesuar nga nje plak i vjeter teper i mencur"
avatar
Gabriel

https://www.fiverr.com/bldesign

107


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi