Frika - Fobite

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Frika - Fobite

Mesazh  Trigon prej 15.01.10 16:12

Persa i perket kohes fobive qe kemi jane te shumta shkaqet nga te cilat ne jemi te predispozuuar te kemi fobi . Disa nga keto raste po i permend me poshte si dhe menyren per te menaxuar ato dhe per te larguar fobite tona.

1. Ka te beje me femijerine tone , kjo ka te beje me disa frikera te imponuara nga vete prinderit tani si psh. kur thone Erdhi gogoli apo gjera te kesaj natyre ne nje fare menyre vete prinderit tane na ekspozojne ndaj nje fobie.

2. Jane traumat qe kalojme ne jete , e kam fjalen ketu per nje eksperience te hidhur ne jeten tone te perjetuar apo te suportuara tek vetja duke degjuar nje person te flase per fobite e tij kjo ndodh nese do mar nje shembull udhetimin me avion duke patur parasysh qe duke degjuar aksidente ajrore ne nje fare menyre ne mendojme se cfare mund te na ndodhte ne nese do udhetonim me avion.

Menyrat per te menxuar keto frikera apo per ti "sheruar"
Disa persona gjejne nje menyre shume te thjeshte per te shmangur fobite e tyre duku mos u ekspozuar ndaj tyre kjo eshte gjeja me e thjeshte qe mund te bejme por dhe kjo nuk eshte nje zgjidhje sepse ne nje moment apo ne nje tjeter ne do te perballemi me to ! Atehere lind pyetja :Si mun d ti menaxhojme apo "sherojme" keto fobi ?!
Ateher nese do e benim vete nje gje te tille do benim kete , ne nje cope leter do shkruanim fobite tona dhe do i vleresonim me nje note nga 1 deri ne 10 .

Ateher ne do mereshim me ate fobi qe tek ne ka me shume efekte anesore (marje mendsh te vjella puls te larte etj) dhe nese do donim qe te menaxhojme kete mund te bejme nen mbikqyrjen e nje eksperti ap dhe vete nese vete fobia nuk ka shume pasaoja per vete personin .

Po flasim per fobine ndaj udhetimeve me avion gjeja e pare qe duhet te bejme ehste te mendojme se mbas dy javesh do te kemi nje udhetim me avion dhe te mendojm eparaprakisht se cfare do benim .

a) Vajtja ne aeroport b) ngarlmi i bagazheve c) hypja ne avion d:) nisja apo ngritja me avion .

Nese bejme kete gje do te vini re (po flas per nje fobi avionin ketu nuk mund te bejme nje gje te tilla pa patur nje fobi te tille kjo behet me njerezit qe kane fobi udhetimin me avion) qe ne nje fare menyre do ndjeni ato siptoma qe ndieni kur ju keni udhetuar me avion dhe nese nuk kemi udhetuar asnjhere do perjetoni situata te ngjashme me ato qe do perjetoni ne nje udhetim me avion.

Kjo gje duhet bere 3 here ne jave dhe kjo per nje periudhe 2 javore dhe do te shikoni qe do jeni ne gjendje te menzhoni frikerat tuaja dhe ti kontrolloni ato.
avatar
Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fobitė mė tė ēuditshme tė botės

Mesazh  Kinich-Ahau prej 22.05.10 18:56

Fobitė mė tė ēuditshme tė botės

Kur flitet pėr fobitė, ta mendosh mirė, nuk ka vend pėr shaka: Kush ka frikė nga gjarpėrinjtė, merimangat, tė mbetet i mbyllur nė ashensor, e di mirė sa terrorizuese ėshtė, qoftė edhe vetėm ta mendosh.
Por ama, ndėrsa disa prej fobive mund tė jenė pjesėrisht tė shpjegueshme, po tė kesh parasysh ndjenjėn e frikės qė gjenerojnė, rezulton e vėshtirė tė imagjinosh se si mund tė jenė tė rrezikshėm e efektivisht tė frikshėm... kastravecėt.
Sipas Tecno Cientista, kėta bėjnė pjesė nė fobitė mė tė ēuditshme tė botės. Cilat janė fobitė e tjera? Secila ēudi mė vete.

Fobia nga palaēot

Pas filmit, tė frymėzuar nga njė libėr i Stephen King-ut, vėshtirė tė mendosh se ėshtė e ēuditshme apo groteske dhe jo e formuar njė fobi e tillė. Megjithatė, palaēot duhet tė ishin tė kėndshėm, argėtues ose tė paktėn zbutės. Pėr shumė njerėz duket e ēuditshme se si palaēot qė bėjnė fėmijėt tė qeshin, trembin disa tė rritur, kur nė tė vėrtetė, kėto fytyra janė bėrė enkas pėr qėllime argėtimi. Pėr studiuesit, kjo lloj frike ėshtė nga mė interesantet pėr t u shpjeguar. Fytyra e palaēos mund tė jetė “pėrqeshėsi” i tyre. Pėr disa ėshtė “deformim psiqik” i njė imazhi normal. Njerėzit qė kanė frikė nga palaēot, ndryshe nga persona qė vuajnė nga disa lloje tė tjera fobish, besohet se kanė njė hipersensibilitet pėr marrėdhėniet ndėrnjerėzore dhe mund tė provojnė mė shpesh neuroza. Njė palaēo mund tė jetė pėr ta, njė person qė maskohet, por pas maskės ėshtė diēka tjetėr. Ja qė edhe shtirja bėn pjesė nė skedarin e fobive njerėzore.

Globofobia apo fobia nga topat e vegjėl

Po, po, pikėrisht nga ata me ngjyra tė ndezura qė u blihen kudo fėmijėve nėpėr panaire, kėnde lojėrash a plazhe! Mė tepėr se tė brishtė e megjithatė, tė tmerrshėm pėr kė vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakėta u heqin humorin dhe zakonisht, nė dekorimin e veshjeve e shtėpive tė tyre ka vetėm forma gjeometrike me kėnde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnė se kjo lloj frike mund tė lidhet me frikėn nga Universi, ekzistencėn mbi njė planet tė rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkė me tė, pamundėsinė e qėndrimit menjėherė nė njė vend tė diēkaje qė rrokulliset. Pėr kėtė arsye, nuk preferojnė tė ndjekin asnjė lojė me top dhe as vallet nė rreth.

Fobia nga pambuku

Ose, pėr tė qenė mė tė saktė, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato qė pėrdoren pėr tė pastruar fytyrėn. Disa mendojnė se kjo mund tė jetė bashkėshoqėruar me injeksionin e gjilpėrės tė bėrė qė nė fėmijėri. Vetė injeksionet janė njė fobi mjaft e pėrhapur, qė nga fėmijėt e deri tek burrat. Por tė tjerė studiues e lidhin frikėn nga pambuku me ndjesinė e peliēes sė ndonjė kafshe tė rrezikshme. Ndėrkohė, shembuj tė tjerė tregojnė se sasia e pambukut ėshtė e rėndėsishme nė zhvillimin e fobisė. Dėngjet e mėdha tė pambukut i bėjnė disa persona qė tė mbushen me zor me frymė, pra pėr ta, sasia e pambukut do tė thotė “marrje fryme”, kurse pėr tė tjerė, ėshtė ngjyra e bardhė.

Fobia nga kastravecėt

Tamam-tamam, ėshtė fjala pėr kastravecėt turshi, qė janė aq tė gjelbėr, krokantė dhe tė shijshėm. Askush nuk i ka gjetur njė shpjegim pėr tė qenė kėsaj fobie. Disa besojnė se ėshtė shija e kastravecave turshi shkaku, e tė tjerė, se ėshtė zhbėrja e ngjyrės sė tij nga jeshile e errėt i freskėt, nė ngjyrė “tė kalbur”. Kėta njerėz besojnė se po pėrtypin njė “kalbėsirė”. Njė frikė tė ngjashme paraqesin disa njerėz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se pėrpara kanė jo mishin e gjallė, por mishin-kufomė. Kėtu hyn edhe frika nga veza e rrahur mė shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrė njė fėmije se jeni duke ngrėnė materiali nga i cili bėhet njė zog, pasi ka shumė tė ngjarė t i krijoni njė fobi tė pashqitshme pėr vezėn.

Efebofobia: frika nga adoleshentėt

“Po bėhen gjithmonė e mė tė terrorizues pėr mė tė moshuarit...”, thonė sociologėt mė pesimistė. Tė jemi realistė: A nuk ėshtė pikėrisht i tillė alternimi i zakonshėm midis gjeneratave? Nė tė vėrtetė, frika nga adoleshentėt ėshtė mė tepėr frika e largimit tė madh nga njė moshė energjike, qė secili do tė donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetėr, nė raste tė veēanta, ndodhi tė pakėndshme mund tė kthehen nė fobi tė njė individi tė vetėm. Po kaq e vėrtetė sa frika nga fobia, ėshtė friksa nga ritmi i jetės, qė mė tė vjetrit nuk e pėrballin dot.

Fobia nga mobiljet antike

Nėse imagjinojmė se njėsoj si tek “Harry Potter” njė skrivani mund tė tentojė tė na sulmojė, atėherė do tė ishte plotėsisht e justifikueshme. Por fobitė, dihet, janė tė njė natyre irracionale... Kėshtu qė, pėrse vallė poltronat e vjetėr tė preferuar tė tetos qė vdiq shumė plakė, nuk duhet t i kallė datėn ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerėz qė vazhdimisht tė rinovojnė mjedisin dhe t i hedhin objekte tė tilla. Kėta persona kurrė nuk shkojnė nė muze, pasi mund tė pėsojnė njė atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirė nga filmat qė paraqesin objekte tė tilla tė vjetra.

Pteronofobia

Frika nga puplat. Eshtė shumė mė tepėr se frika e gudulisjes sė thjeshtė qė ato mund tė shkaktojnė. Dhe nuk ėshtė fjala pėr ata qė kanė alergji prej tyre. puplat shndėrrohen nė disa persona nė objekte paniku, sikurse janė pėr disa tė tjerė lėkurat e kafshėve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletė e tyre. Tė tjerė njerėz madje kanė frikė nga mustaqet e misrit, aroma tė caktuara lulesh, zhardhokėt e disa bimėve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i njė poeti i cili ndėrroi shtėpinė, sepse nuk mund tė duronte dot praninė e shelgjeve tė porsambjellė pranė rrugės sė tij.
avatar
Kinich-Ahau

50


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Llojet e frikes (fobite)

Mesazh  Fikrro prej 25.06.10 22:59


ARACHNOFOBIA -Frika nga araknidet (merimangat etj)
AGORAFOBIA - Frika nga vendet e hapura
ACROFOBIA - Frika nga lartėsia
KLAUSTROFOBIA - Frika nga vendet e mbyllura
OFIDIFOBIA - Frika nga gjarpėrinjtė
AILUROFOBIA/CINOFOBIA - Frika nga qentė dhe macet
ABLUTOFOBIA- Frika nga pastrimi dhe larja
ACHLUOFOBIA- Frika nga terri
AGLIOFOBIA- Frika nga dhimbjet
AILURFOBIA- Frika nga macja
ANUPTAFOBIA- Frika nga vetmia
BIBLIOFOBIA- Frika nga librat
CARNOFOBIA- Frika nga mishi
CATOFOTOFOBIA- Frika nga pasqyra
CHIONOFOBIA- Frika nga bora
CLINOFOBIA- Frika nga shtrati
DIKEFOBIA- Frika nga drejtėsia
DIDASKALEINOFOBIA- Frika pėr tė shkuar nė shkollė
DYSTYCHIFOBIA- Frika nga aksidentet
ECOFOBIA- Frika nga shtėpia
ELEUTHEROFOBIA- Frika nga liria
EUOROTOPOBIA- Frika nga gjenitalet femėrore
ERGOFOBIA- Frika nga puna
GAMOFOBIA- Frika nga martesa
GENOFOBIA- Frika nga seksi
GERASCOFOBIA- Frika nga pleqėria
GLOSSOFOBIA- Frika e mbajtjes fjalimit nė publik
HELIOPOBIA -Frika nga dielli
avatar
Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Frika

Mesazh  kujtimi123 prej 22.03.11 22:54

Edhe une kur isha i vogel jam friksuar shume por kam qene tek nje hoxhe ne Gjilan edhe te nje plak ne Peje kam pasur shum sukses sepse kisha firke nga errsira dhe shihja ne endrra shume gjera, mu paraftyronin si eshtra me gjak e gjera te tjera por tani kam sukses edhe pse kam frike ngapak nga erresira, mos e merrni per te madhe sepse cdo kush kur eshte vetem ka frike nga erresira.

kujtimi123

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  ebusead prej 26.03.11 16:06

Interesante shum.Doja te dija se ku mund te gjej nje liber te tille?

ebusead

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Nikolaos prej 27.03.11 20:37

Planeti Mars ka dy satelitė qė quhen Fobos dhe Deimos, qe ne shqip mund tė pėrkthehen Frika dhe Tmerri (nė greqishten e sotme fjala fovo/fovao = frikė/kam frikė). Marsi nė greqisht quhet Ares dhe ishte zot i luftės, prandaj Fobos dhe Deimos i qėndrojnė pranė Aresit (marsit). Frika dhe tmerri janė gjithmonė tė lidhur me luftėn, gjakderdhjen.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Berti69 prej 28.11.13 23:46

Fobitė mė tė zakoshme tė njerėzve



Ekzistojnė 10 lloje fobish, tė cilat janė shumė tė zakonshme nė tė gjithė botėn. Ja se nga karakterizohen ato… Fobia ėshtė pėrkufizuar si ndjenja e shqetėsimit qė provohet ndaj njė objekti apo situate tė caktuar e nga e cila duam tė ikim apo tė largohemi. Nėse kjo nuk ndodh, ajo shkakton njė seri simptomash qė nė gjuhėn mjekėsore quhen kriza ankthi: rrahje tė shpejta tė zemrės, mungesė ajri, tmerr pėr atė qė mund tė na ndodhė nė tė ardhmen, duar tė cilat dridhen, djersė tė ftohta etj. Tė gjitha kėto reaksione vijnė nga njė interpretim anormal i psikikės sonė ndaj diēkaje qė ne e kemi shumė frikė, qė njė pamje (figurė) pėr shembull, mund tė na dėmtojė aq shumė sa mund tė na ēmendė.

Kjo seri ankthesh mund tė lidhet me njė objekt tė veēantė ose situatė (frike) ose mė pak se kaq (nė rastin e fundit bėhet fjalė pėr njė ērregullim ankthi tė pėrgjithėsuar). Sipas njė studimi tė realizuar nga Hofman (Hofmann), Lehman (Lehman) dhe Barlou (Barloė) mė 1997, ata qė vuajnė nga njė fobi specifike (njė nga ato tė cilat pėrmenden nė vijim, ose tė tjera) janė mė tė predispozuar qė tė vuajnė nga njė e dytė, apo madje edhe nga njė e tretė. Mė poshtė do tė pėrshkruajmė fobitė mė tė njohura apo ato mė tė zakonshmet.

Klaustrofobia

Ėshtė njė nga fobitė mė tė njohura nė tė gjithė botėn. Bėhet fjalė pėr frikėn nga hapėsirat e ngushta ose tė mbyllura (si pėr shembull njė ashensor apo njė dollap) dhe pėr tė gjitha vendet nga tė cilat subjekti ndihet i rrethuar.

Agorafobia

Ėshtė e kundėrta e klaustrofobisė: nė kėtė rast subjekti provon njė siklet tė fortė pėr tė qėndruar nė hapėsira tė hapura, nė shumicėn e rasteve pėr shkak tė frikės se mos nuk marrin ndihmė ose ndėrhyrje mjekėsore nė kohė, nė rast tė ndonjė aksidenti.

Brontofobia

Brenda seksionit tė frikės sė tepėrt dhe tė paarsyeshme ndaj hapėsirave tė hapura, gjejmė ata qė vuajnė nga brontofobia, ose ata tė cilėt pėrjetojnė tmerr ndaj disa ngjarjeve tė motit (tė tilla si stuhitė apo bubullimat). Kjo fobi apo frikė, zakonisht shkaktohet nga njė incident fatkeq nė lidhje me kėto fenomene. Gjithsesi, personat qė vuajnė nga brontofobia kanė mundėsi tė mėdha shėrimi.

Akrofobia

Ėshtė frika nga lartėsitė dhe vendet e larta, edhe nė momentin kur ekzistojnė masa sigurie (pėr shembull parmakė). Kjo frikė nuk ėshtė e njėjtė me aerofobinė (frikėn nga fluturimet). Gjithashtu akrofobia ngatėrrohet shpesh me vertigo. Kjo e fundit ka tė bėjė me njė gjendje tė caktuar fizike, qė shkakton marrje mendsh dhe ēorientim kur shikon poshtė nga njė lartėsi e madhe. Ndėrsa akrofobia, tek ata qė vuajnė nga frika e lartėsisė, zhvillon njė krizė tipike ankthi. Kėta persona kanė tendencė t’u shmangen situatave qė mund t’i bėjnė tė provojnė ndjenja tė tilla (pra marrje mendsh, ēorientim, etj).

Aerofobia

Kjo ėshtė frika e fluturimit. Ne tė gjithė ndiejmė pak frikė, por ata qė vuajnė nga kjo fobi, edhe nė qoftė se vendosin vetėm kėmbėn nė njė avion, u shkaktohen njė numėr i madh simptomash qė i ēojnė nė njė krizė tė vėrtetė ankthi.

Kancerofobia

Njerėzit qė vuajnė nga kjo lloj fobie, nė ēdo kohė, janė tė fiksuar ndaj ēdo simptome tė trupit tė tyre apo e thėnė ndryshe i kushtojnė rėndėsi shumė tė madhe njė shqetėsimi shumė tė vogėl. Madje ata persona qė vuajnė nga kjo fobi besojnė se ēdo sinjal ėshtė shenjė e pranisė sė njė tumori. Numri i individėve, tė cilėt vuajnė nga kancerofobia ėshtė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme kėto vitet e fundit, pėr shkak tė zbulimeve tė reja shkencore dhe pėrhapjes sė informacioneve shėndetėsore tė ndryshme nga mjekėt.

Emofobia

Ėshtė fobia e gjakut ose e plagėve. Nuk ėshtė e lehtė ta dallosh atė nga lipotimia ose zalisja qė mund t’i ndodhė njė personi nė momentin qė sheh gjak; mund tė thuhet se emofobia, mė pak e zakonshme nga se mund tė besohet, shkon pėrtej pavetėdijes thjesht.

Emetofobia

Emetofobia ėshtė frika pėr tė vjellė, edhe pse ajo shpesh lidhet me frikėn pėr tė ngrėnė ushqime tė caktuara. Prindėrit nė tė shumtėn e rasteve janė shkaku kryesor i zhvillimit tė kėsaj frike, megjithatė nuk mund ta pėrcaktojė kėtė si njė rast tipik tė emetofobisė.

Latrofobia

Kjo ėshtė frika nga mjekėt. Kjo frikė nė fakt lidhet me atė se ēka mjekėt mund tė thonė pėr shėndetin tonė. Ėshtė ndryshe nga kancerofobia sepse latrofobistėt nuk duan tė kenė fare lidhje me mjekėt, ndėrsa kancerofobikėt e vizitojnė veten e tyre tek mjekėt shumė shpesh, nė mėnyrė madje maniake.

Nozofobia

Ke frikė ndaj ndonjė sėmundjeje tė veēantė ose nga ato ngjitėse? Atėherė ka mundėsi qė vuan nga nozofobia.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


507


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Berti69 prej 07.02.14 14:07

Njerėz tė famshėm dhe fobitė e ēuditshme



Janė frikėra tė paarsyetuara, tė tepruara dhe shpeshherė tė ēmendura. Tė bėjnė tė humbasėsh ndjenjat, vetėkontrollin, arsyen dhe nuk i komandon thuajse kurrė.

Fobitė janė ato ēka me plot gojėn mund t’i quash frikėra qė tė dėmtojnė pėrditshmėrinė dhe ta bėjnė jetėn mė tė komplikuar. Prej tyre nuk shpėton thuajse askush. I ri apo i moshuar, femėr apo mashkull, i pasur apo i varfėr, person i panjohur apo njerėz tė njohur.

Por cilat janė fobitė e disa prej njerėzve mė tė famshėm tė televizionit?

Prezantuesja legjendare Oprah Winfrey ka fobi nga ēamēakėzi, fobi e krijuar qė nė fėmijėri, kur gjyshja e saj i ngjiste ato nėpėr tavolina.

Aktorja e njohur e Hollivudit Nicole Kidman ka fobi fluturat, kėngėtarja e famshmeRihanna peshqit.

Orlando Bloom derrat dhe Robert de Niro nga dentistėt.

Madje, as udhėheqės shtetesh dhe njerėz qė kanė drejtuar luftėra nuk i kanė mposhtur fobitė nga tė cilat kanė vuajtur gjatė gjithė jetės sė tyre.

Presidenti i parė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, George Washington, kishte fobi nga vdekja e parakohshme.

Richard Nixon frikėsohej pėr vdekje nga spitalet, ndėrsa pėr Napoleon Bonapartinthuhet se macet i shkaktonin fobi tė llahtarshme.

Fobikė nga macet kanė qenė gjithashtu edhe Hitleri, Musolini dhe Jul Ēezari.

Tė mėdhenjtė e kinematografisė botėrore si Woody Allen apo Alfred Hitchcock janė gjithashtu fobikė. Allen ėshtė multifobik duke nisur nga lartėsitė, hapėsirat e mbyllura dhe insektet e duke vijuar me fobitė nga ngjyrat e shndritshme, kafshėt, ashensorėt dhe kikirikėt me gjalpė.

Ndėrsa Hitchcock kishte fobi nga vezėt pasi e konsideronte tė tmerrshme strukturėn e tyre.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


507


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Luli prej 20.08.14 14:29

Tė gjithė ndoshta vuajnė nga njė apo disa fobi tė lehta, por ka njerėz qė nuk arrijnė tė kenė njė jetė normale pėr shkak tė njė frike tė pajustifikuar dhe tė ēuditshme. Fobitė nga mė tė ndryshmet mund ta pėrndjekin njė person pėr gjithė jetėn, madje nė disa raste tė ēojnė drejt problemeve psikike, madje deri nė ēmenduri. Frika nga diēka apo dikush nuk ėshtė gjithnjė racionale, por kjo nuk do tė thotė qė nuk ndihet me po tė njėjtin intensitet sa nė njė situatė qė mund tė konsiderohet me tė vėrtetė e frikshme pėr kėdo. Kėto janė disa nga fobitė mė tė pazakonta, tė cilat pėrndjekin njerėzit nė ditėt e sotme moderne.

Agirofobia, frika ndaj kapėrcimit tė rrugės

Agirofobikėt kanė njė frikė tė jashtėzakonshme pėr tė kapėrcyer nga njėri krah i rrugės nė tjetrin. Ata frikėsohen gjithashtu kur ndodhen nė autostrada apo rrugėkalime tė ndryshme. Kjo frikė natyrisht nuk i lejon tė jetojnė njė jetė normale, veēanėrisht nė qytet. Emėrtimi i kėsaj sėmundjeje vjen nga fjala greke “gyrus” qė do tė thotė tė kthehesh apo tė ndryshosh drejtim, kjo pasi personat qė vuajnė nga agirofobia janė veēanėrisht tė tmerruar nga ndryshimi i korsisė nė trafik.

Kjo fobi mbulon njė sėrė kategorish, pasi personi mund tė vuajė nga frika e rrugėve tė gjera apo rrugėt e ngushta periferike, por mund tė pėrfshihen edhe njerėzit qė kanė frikė tė kalojnė jashtė vijave tė bardha apo ata qė nuk arrijnė tė kapėrcejnė dot rrugėn nė asnjė mėnyrė. Agirofobia gjithashtu nuk ka asnjė lidhje me fobinė nga makinat.

Mageirokofobia, frika ndaj gatimit

Frika e ēuditshme e tė gatuarit quhet mageirokofobia, e cila buron nga fjala greke “mageirokos” qė do tė thotė njė person veēanėrisht i aftė pėr tė gatuar. Ky ērregullim mund tė jetė shumė frustrues dhe mund ta shtyjė personin drejt kequshqyerjes, veēanėrisht nėse jeton vetėm. Personat qė vuajnė nga mageirokos mund tė ndihen ekstremisht tė kėrcėnuar nga njerėzit qė dinė tė gatuajnė dhe ndoshta ky kėrcėnim ėshtė edhe rrėnja e ērregullimit pėr shumė prej tyre.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pershendetje

Mesazh  M.racer prej 20.08.14 18:29

si mund ta shpjegoj njeri fobin time lidhur me fluturat, ne pergjithsi me ato te zezat qe shfaqen naten ne forem trkendore?
avatar
M.racer

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Prsh, desha t'i pergjigjesha pyetjes tende.

Mesazh  Morgan TheSetting Witch prej 21.08.14 7:53

M.racer shkruajti:si mund ta shpjegoj njeri fobin time lidhur me fluturat, ne pergjithsi me ato te zezat qe shfaqen naten ne forem trkendore?
Fobia jote lidhur me fluturat eshte nje nga frikerat me absurde(keshtu eshte percaktuar) nga gjashte qe jane fobi gjithsej. Egersia e natyres mund te jete trishtuese. Ti te kujton se do ta jetosh jeten ne qetesi relative dhe se krahet e flutures me ngjyrat e saj te sjellin disa shqetesime serioze. Ti ke frike te jesh i ekspozuar ne nje turme fluturash e per pasoje ke frike fluturat. Ty te eshte fiksuar forma trekendore dhe ngjyra e saj e zeze dhe frika jote eshte me e madhe naten se ti e di qe nata permban dhe mister dhe fshehtesi. Pra, ti je Lepidopterofobik. Mos u shqeteso kjo frike mund te zhduket. Nje keshille: "Perballu me friken tende, luftoje ate, kuptoje se ti mund ta shkaterrosh, mos e beso me dhe largohu." Kjo ishte keshilla ime. Kaq kisha. Shpresoj te te kem ndihmuar.
avatar
Morgan TheSetting Witch

Universe for me is the god who answers me!

219


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Luli prej 03.09.14 16:08

Nomofobia

Ėshtė njė nga ērregullimet e epokės sė re e cila na erdhi me teknologjinė e re. Sot do ju zbulojmė mė saktėsisht se ēfarė ėshtė nomofobia.

Nomofobia mė saktėsisht nėnkupton frikėn qė tė ndodheni nė vend publik pa celularin tuaj, dhe mė sė shpeshti paraqitet tek nxėnėsit e shkollave tė mesme. Nėse nuk mund tė largoheni nga shtėpia pa celularin tuaj, nuk shkoni pa tė as nė tualet apo nė vrapim atėherė vuani nga nomofobia.

Shkenca ka trajtuar fenomenin nė tė cilin njerėzit nga mbarė bota manifestojnė simptome tė stresit mendor, normė tė rritjes sė rrahjeve tė zemrės, shuplaka tė djersitura dhe tė tjera, tė cilat paraqiten kur ju mungon celulari apo janė nė njė vend ku nuk mund ta pėrdorin atė.



Edhe pse duket e pakuptimtė mirėpo ky problem mund tė jetė mjaft i madh kur bėhet fjalė pėr fėmijėt e moshės sė adoleshencės, andaj mos e injoroni. Ndoshta problemi ėshtė nė shprehjen sepse fobi zakonisht d.t.th “frikė irracionale”, ndėrsa sulmi nga ankthi qė paraqitet kur ndodheni diku pa celularin tuaj ėshtė njė ndjenjė disi e kuptueshme. Nėse mendoni se edhe ju vuani nga nomofobia atėherė pėrcjellni shenjat e mėposhtme:
Kurrė nuk mund ta fikni celularin.

Mesazhet, thirrjet e humbura dhe emailat i kontrolloni nė mėnyrė posesive.
Rregullisht karikoni celularin qė mos tė mbeteni pa bateri.

Kurrė nuk shkoni nė tualet pa celularin tuaj.

Nė kėrkimin e bėrė nė Britani mes 1000 tė anketuarve, 66% kanė pranuar se ndjejnė frikė nėse nė vendet publike ndodhen pa celular, ndėrsa shumica e tė anketuarve ishin tė moshės 18-24 vjeēare; 77% kanė pranuar se pa celular mund tė qėndrojnė disi vetėm disa minuta dhe nė atė rast mosha e tė anketuarve ka qenė pak mė e vjetėr 25-34 vjeēare.

Statistika tregon se mesatarisht njerėzit e kontrollojnė celularin 34 herė nė ditė, ndėrsa 75% e pronarėve tė celularėve i pėrdorin ato edhe nė banjo. Nė vitin 2008 ėshtė konstatuar se 13 miliona njerėz anė e mbanė botės vuajnė nga nomofobia, qė do tė thotė se sot ai numėr ėshtė tejet mė i madh. Ekspertėt tregojnė se nėse dėshironi tė ndjeheni tė sigurtė dhe mos tė peėrjetoni sulme tė panikut duhet tė mbani karikues me vete, ndėrsa nė qoftė sė doni tė liroheni nga kjo frikė totalisht atėherė duhet tė ndėrmerrni disa masa drastike.

Si pėr fillim fikni celularin pėr njė orė gjatė kohės kur jeni nė shtėpi, vendoseni diku dhe largohuni nga ai. Ditėn e ardhshme pėrsėriteni tė njejtėn gjė mirėpo nė dy orė dhe vazhdoni ashtu derisa tė liroheni nga frika.
Njė herė nėse liroheni nga ankthi do tė ndjeni lehtėsim dhe mė pak stres, do tė filloni tė ndjeni kėnaqėsi nė qetėsinė qė nuk do ua prish cingėrima e celularit.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Jetmira prej 03.09.14 18:15

ska njeri ne ket jet qe ska frik dicka un prsh kam fobi lartesitt edhe ne endrra sapoo te shoh sikur po biee nga kati 5 zgjohem nga gjumi
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Berti69 prej 09.10.14 19:38

Fobitė seksuale mė tė pėrhapura dhe mė tė ēuditshme

Fobitė seksuale janė shumė tė pėrhapura te tė dyja gjinitė, qė nga frika e tė qenėt i zhveshur deri te frika ndaj organeve seksuale.

Fobitė janė njė fenomen shumė i pėrhapur mes njerėzve, tė cilėt i kanė zhvilluar ato pėr arsye nga mė tė ndryshmet. Pėrveē fobive tė zakonshme si frika nga lartėsitė, nga mjediset e mbyllura, nga insektet, ekzistojnė disa fobi edhe mė tė ēuditshme qė i pėrkasin jetės seksuale tė cilitdo.

Medomalakufobia – Frika e humbjes sė ereksionit
Shumica e meshkujve e kanė pjesė tė shqetėsimit tė tyre humbjen e ereksionit. Pėrveē nervozizmit rreth kėsaj ēėshtje, medomalakufobia u pėrket mė shumė atyre qė e kanė tė zhvilluar nė njė shkallė mė tė lartė dhe diagnostikohen me sėmundje ankthi. Kjo fobi mund tė shkaktojė atė ndaj sė cilės trembet, ndaj meshkujt qė vuajnė prej saj duhet tė tregohen tepėr tė kujdesshėm.

Xhimnofobia – Frika nga tė qenėt zhveshur
Ata qė e kanė xhimnofobinė pjesė tė jetės sė tyre, vuajnė nga frika e tė qenėt zhveshur pėrpara tė tjerėve, edhe nė situata kur kjo ėshtė e pranueshme. Frika konsiston nė ndjesinė e inferioritetit kur personat janė lakuriq dhe nė frikėn e tė qenėt tė pambrojtur kur janė tė zhveshur.

Eurotofobia – Frika nga organet seksuale, veēanėrisht femėrore
Eurotofobia ėshtė frika e vazhdueshme dhe jo normale nga organi seksual, sidomos nga ai femėror. Disa njerėz vuajnė nga kjo fobi gjatė gjithė kohės ose mund tė shkaktohet nė ēast nga stimuli pamor. Fobia ėshtė shumė e pėrhapur dhe e lidhur me pėrvoja tė shkuara keq nė tė kaluarėn. Eurotofobia mund tė shkaktojė rrahje tė shpejta zemre, ankth, druajtje dhe errėsim tė shikimit.

Filemafobia – Frika nga puthjet
Nėse puthjet mund tė rregullojnė shumė gjėra, pėr filemafobėt asgjė nuk mund tė rregullohet, sepse ata kanė frikė prej puthjeve. Kjo ėshtė njė fobi shumė e veēantė dhe mund tė shkaktohet pėr dy arsye. Sė pari mund tė vijė prej njė pėrvoje traumatike ose prej frikės sė erės sė keqe tė gojės ose transmetimit tė mikrobeve.

Erotofobia – Frika nga bisedat pėr seksin
Kjo fobi nuk ka tė bėjė me frikėn e tė bėrit seks, por ėshtė frika e tė folurit rreth tij. Njerėzit qė vuajnė nga kjo fobi nuk duan qė tė diskutojnė, mendojnė apo lexojnė pėr seksin. Erotofobėt kanė mė pak gjasa tė marrin pjesė nė programet e edukimit seksual dhe janė mė tė predispozuar tė preken nga sėmundjet seksualisht tė transmetueshme. Pėr mė tepėr kėta njerėz nuk pėrfitojnė shumė kėnaqėsi nga seksi sepse nuk marrin informacione pėr shumėllojshmėrinė qė ai ofron.

Malaksofobia – Frika nga lojėrat e dashurisė
Gjithēka qė ka tė bėjė me takimet, flirtimet dhe puthjet e lidhjes nė ēift. Malaksofobėt nė njė shpjegim tė pėrgjithshėm kanė frikė nga intimiteti.

Klaustrofobia seksuale – Frika nga seksi nė ambiente tė mbyllura
Ashtu sikurse sugjeron edhe emri, klaustrofobia seksuale ėshtė frika e tė bėrit seks nė ambiente tė mbyllura. Pėr njė vajzė 24-vjeēare nga Britania, Daniele Vinceli, kjo fobi pėrkthehet nė marrėdhėnie qė zgjasin shumė pak.

Partenofobia – Frika nga virgjėreshat
Partenofobia ėshtė frika nga virgjėreshat ose vajzat e reja, gjė qė mund ta bėjė gjimnazin njė periudhė edhe mė tė vėshtirė. Kėta njerėz mund tė pėrjetojnė panik ose ankth tė vazhdueshėm thjesht nga mendimi i tė qenėt afėr njė tė virgjre. Nuk bėhet fjalė pėr frikėn e njė kontakti seksual me to, por thjesht frikė nga komunikimi i rregullt nė jetėn e pėrditshme.
Ndėr fobi tė tjera tė njohura janė Tokofobia, frika e tė qenėt shtatzėnė dhe tė lindurit njė fėmijė dhe Heterofobia, frika nga seksi i kundėrt. Njė nga fobitė mė interesante ėshtė pa dyshim Filofobia qė i pėrket frikės nga tė qenėt i dashuruar. Po ashtu ekziston edhe Anuptafobia, frika nga tė qenėt beqar.

Kurimi i fobive
Fobitė janė frikėra tė mėdha qė shoqėrojnė njė person gjatė jetės sė tij, ndaj kurimi prej tyre ėshtė tepėr i domosdoshėm pėr jetesėn normale tė dikujt. Ndėr mėnyrat mė tė pėrhapura tė kurimit tė fobive janė terapitė.
Dhėnia e shembullit. Kjo taktikė konsiston nė dhėnien e njė modeli perfekt qė bėn tė kundėrtėn e veprimeve qė do tė bėnte personi qė vuan nga fobia.
Trajtimi i ekspozimit. Njė ndėr taktikat mė tė njohura ėshtė edhe trajtimi i fobive nėpėrmjet ekspozimit ndaj tyre. Pėr shembull, nėse njė person vuan nga frika nga puthjet, atij i kėrkohet tė puthė vazhdimisht dikė derisa tė shėrohet nga kjo fobi.
Humbja e ndjeshmėrisė. Pėrdor metodat e ēlodhjes, pėrcaktimin e hierarkisė sė frikės dhe sė fundi qetėsimin ndaj frikės mė tė vogėl deri tek ajo mė e madhja.

Ja pse frikėsohen meshkujt
Studime tė ndryshme kane zbuluar frikėrat e meshkujve dhe ēfarė u sillet nėpėr mendje kur nė pyetje janė lidhjet dhe marrėdhėniet. Frika nga obligimet, dėshtimi seksual apo dhe shprehja e dashurisė janė disa nga frikėrat e tyre. Ndiqni mė poshtė se ēfarė i frikėson meshkujt;

Shprehja e dashurisė ėshtė e komplikuar
Ndėrsa disa meshkuj shprehin dashurinė shumė herėt dhe kjo sepse mendojnė se do tė ketė mė shumė seks, tė tjerė nuk munden ta thonė. Nė vend tė fjalėve, dashurinė e tregojnė me vepra.

Frika nga obligimet
Meshkujt, nė krahasim me femrat, nuk analizojnė gjėrat dhe nuk kuptojnė momentin kur lidhja ka avancuar pėrpara. Disa prej tyre nuk ndihen mirė nė njė lidhje serioze

Frika nga dėshtimi seksual
Meshkujt mendojnė shumė rreth seksit, por po aq shumė edhe kanė frikė se do tė dėshtojnė. Nėse ndonjėherė kanė hasur nė probleme nė shtrat, zhgėnjimet mund tė grumbullohen dhe tė sjellin dėshtimin. Disa do ta shmangnin seksin mė me dėshirė, sesa tė bisedojnė me partneren.

Kanė frikė nga ndjenjat e tyre
Pa marrė parasysh se sa shumė mundohen, meshkujt e kanė tė vėshtirė tė pėrballen me ndjenjat e tyre, por edhe mė tė vėshtirė t’i ndajnė me partneret e tyre. Meshkujt janė mėsuar qė vetė t’i zgjedhin problemet e tyre. Lajmi i mirė ėshtė se ata kanė ndjenja, por rrallėherė i shprehin ato.

Depresioni
Depresioni godet njėlloj tė dyja gjinitė, madje edhe meshkujt “macho”. Njė studim ka zbuluar se tek meshkujt ėshtė problem i madh tė hapen dhe bisedojnė rreth problemeve. Nė vend tė kėsaj, ata mbajnė gjithēka nė veten e tyre e shpeshherė gjejnė ngushėllim tek alkooli. Depresioni ėshtė njė nga fshehtėsitė mė tė rrezikshme tė meshkujve qė mund ta fshehin nga femrat dhe rrethi.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


507


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Berti69 prej 28.10.14 9:42


Fobite e njerėzve dhe klasifikimi i tyre

Rreth 15 pėr qind tė njerėzve, sipas disa sondazheve, vuajnė nga njė fobi tė paktėn njė herė nė jetė. Yahoo!, ka publikuar njė listė tė fobive mė tė kėrkuara nga pėrdoruesit nė kėtė motorr kėrkimi gjatė muajve tė fundit.
Ja cilat janė fobitė pėr tė cilat kėrkohet mė shumė informacion dhe pėr pasojė, fobitė nga tė cilat njerėzit vuajnė mė shumė:

Agorafobia – frika nga hapėsirat publike. Ata qė vuajnė nga kjo fobi ndihen keq kur gjenden nė vende tė hapura sepse i druhen faktit se nuk do tė mund tė kontrollojnė situatėn. Sigurisht qė kjo kategori njerėzish preferon tė qėndrojė nė shtėpi Agorafobikėt nuk kanė frikė vetėm nga hapėsirat publike, por edhe nė vende si dyqane, apo mjetet e trasportit publik.

Tripofobia – frika nga vrimat. Ky term ėshtė shpikur gjatė viteve tė fundit dhe ka tė bėjė me frikėn nga objekteve me vrima tė vogla dhe tė ngushta, siē janė kosheret e bletėve.

Ksenofobia – frika nga ata qė janė ndryshe. Njerėzit janė ndryshe nga njėri-tjetri nga feja, kombėsia, ngjyra etj dhe kjo ėshtė shpesh shkak pėr diskriminim. Njė fobi shumė e pėrhapur dhe mbi tė cilėn shumė lėvizje politike mbėshteten pėr tė bėrė pėr vete elektoratin.

Araknofobia – frika nga merimangat, qė nis qė tek neveria deri tek paniku. Kush vuan nga kjo fobi nuk ka frikė vetėm nga merimangat e gjalla, por reagon edhe kur sheh foto tė tyre.

Coulrofobia – frika nga kllounėt, shumė e pėrhapur tek fėmijėt dhe mė pak tek adoleshentėt dhe tė rriturit.

Akrofobia – frika nga lartėsitė

Emetofobia – frika nga e vjellura, qė nuk mund ta pėrmbajė.

Klaustrofobia – frika nga vendet e mbyllura dhe tė ngushta.

Hidrofobia – frika nga uji. Kujdes pasi ka dhe fobi tė tjera tė ngjashme, por mė specifike si, frika pėr t’u futur nė ujė (akuafobia) dhe thalasofobia, frika nga deti.

Niktofobia – frika nga errėsira, qė mund tė shkaktojė edhe panik. Nė klasifikimin e Yahoo! renditet e fundit megjithatė ėshtė njė ndėr mė tė pėrhapurat.

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


507


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Berti69 prej 16.04.15 0:26

Llojet e frikės nga vdekja


Frika nga vdekja ėshtė dukuri normale dhe kohė pas kohe na kaplon secilin prej nesh. Por, pavarėsisht asaj se ēfarė lloji ėshtė ajo frikė dhe sa ju “paralizon” dhe pengon jetėn normale, me tė jetohet mė lehtė apo mė vėshtirė. Tė gjithė i frikėsohemi vdekjes deri diku. Por meqenėse hulumtimet tregojnė qė shumė mė vėshtirė ėshtė tė jetohet qetė dhe nė paqe nėse kemi fobi nga vdekja, ėshtė e rėndėsishme qė gjatė jetės tė pėrballeni me kėtė frikė dhe ta mposhtni.

Frika nga vdekja ėshtė dukuri normale dhe kohė pas kohe na kaplon secilin prej nesh. Por, pavarėsisht asaj se ēfarė lloji ėshtė ajo frikė dhe sa ju “paralizon” dhe pengon jetėn normale, me tė jetohet mė lehtė apo mė vėshtirė. Tė gjithė i frikėsohemi vdekjes deri diku. Por meqenėse hulumtimet tregojnė qė shumė mė vėshtirė ėshtė tė jetohet qetė dhe nė paqe nėse kemi fobi nga vdekja, ėshtė e rėndėsishme qė gjatė jetės tė pėrballeni me kėtė frikė dhe ta mposhtni.

Disa hulumtime mė serioze tregojnė qė femrat nė pėrgjithėsi tregojnė frikė mė tė madhe nga vdekja se sa meshkujt, ndoshta pse femrat e pranojnė dhe flasin mė lehtė pėr kėtė temė se sa meshkujt. Hulumtimi interesant nga Tajvani i publikuar nė “Journal of Pain and Symptom Management”, ka treguar qė frika nga vdekja, nė fakt nuk zvogėlohet me vite. Por, i njėjti hulumtim ka zbuluar qė “frika nga vdekja reduktohet pasi qė pacienti pranohet nė departamentin pėr mjekėsi lehtėsuese dhe hospitalizim.

Ky program ėshtė jashtėzakonisht i dobishėm pėr tė sėmurėt e pashėrueshėm dhe familjet e tyre nė shtėpinė e tyre ose institucione. Ekspertėt konsiderojnė qė njohuritė dhe mbėshtetja qė marrin pacientėt e zvogėlon konsiderueshėm ankthin. A e dini qė personat jashtėzakonisht religjiozė kalojnė mė lehtazi nėpėr rrugė, mė tė shkujdesur se shumica e tė tjerėve? Kjo me siguri ėshtė pasojė e frikės shumė tė vogėl ose pse nuk kanė frikė fare nga vdekja, ka treguar njė hulumtim.
Shpresa nė ringjallje u jep forcė tė madhe atyre qė e kanė, por nuk duhet tė shkohet nė ekstrem. Qėndrimin e vet duhet ta balancojnė duke treguar respekt mė tė madh ndaj jetės, siē ka bėrė pėr shembull Jezusi kur ka refuzuar tė kėrcejė nga muri i madh pėr ta sprovuar Zotin (kjo do tė ishte logjike sepse shumica e njerėzve religjiozė, duke pėrfshirė tė gjithė tė krishterėt dhe myslimanėt, por edhe pjesėtarėt e shumė religjioneve tjera, e pėrjetojnė Jezusin si mėsues fetar).

Frika nga dhimbjet dhe vuajtjet

Shumė i frikėsohen vdekjes sė dhimbshme, por kjo fobi ėshtė mė e shpeshtė tek tė sėmurėt nga kanceri dhe sėmundjet tjera. Ėshtė krejtėsisht normale frika nga dhimbja dhe vuajtja e cila ndonjėherė i paraprin vdekjes, prandaj ėshtė e zgjuar qė me kohė tė merrni masat e balancuara tė parandalimit tė cilat do tė reduktojnė mundėsinė qė tė pėrjetojmė vdekje tė dhimbshme dhe tė parandalojmė zhvillimin e disa sėmundjeve tė kėqija.

Frika nga e panjohura

Vdekja ėshtė gjendje skajshmėrisht e panjohur. Ėshtė nė natyrėn tonė nevoja pėr tė kuptuar dhe dhėnė ndonjė kuptim botės rreth nesh, por askush nuk mund tė thotė qė e kupton vdekjen nė tėrėsi.

Frika nga mosekzistenca

Shumė frikėsohen qė vdekja do tė ēojė deri te ndalja e ekzistencės sė tyre. Edhe nė Bibėl shkruan: “Mos harro njeri qė je pluhur dhe qė nė pluhur do tė shndėrrohesh”. Prandaj kjo frikė nuk ėshtė e pranishme vetėm tek ateistėt dhe agnostikėt por edhe te personat religjiozė. Megjithatė, shumė frikėsohen qė besimi i tyre nė jetėn e pėrtejmė nuk ėshtė i vėrtetė.

Frika nga mundimet e pėrhershme

Pėr ēudi, kjo frikė nuk i mundon vetėm ata qė besojnė. Shumė frikėsohen qė pas vdekjes do tė dėnohen pėr atė qė kanė bėrė ose nuk kanė bėrė gjatė jetės. Frika nga ferri dhe vendet e ngjashme sot ėshtė mė e dobėt se nė tė kaluarėn pėr shkak tė kuptuarit mė tė mirė tė librave tė shenjtė ose humbjes sė plotė tė religjionit qė ėshtė dobėsuar, por nuk ėshtė zhdukur nė tėrėsi.

Frika nga humbja e kontrollit

Ėshtė nė natyrėn njerėzore qė dėshiron tė kontrollojė situatėn. Por vdekja del nga kuadri i kontrollit tonė. Prandaj disa do tė tentojnė qė kontrollin ta vendosin me sjellje ekstreme – me kujdesin e jashtėzakonshėm pėr shėndetin dhe sjelljen e kujdesshme. Pyetni tė afėrmit tuaj mos e keni tepruar me brengėn pėr shėndetin.

Frika nga ajo se ēfarė do tė ndodhė me personat e dashur

Ky ėshtė mė sė shpeshti rasti te prindėrit e rinj dhe tė ndarė – frikėsohen se ēka do tė ndodhė me fėmijėt e tyre nėse ata nuk janė mė. Ėshtė e kuptueshme qė ndoshta i frikėsoheni edhe frikės nga vdekja e personit tė dashur. Nėse frikėsoheni qė vdekja juaj do tė jetė goditje e rėndė pėr tė dashurit tuaj, edhe kjo ėshtė po ashtu natyrale. Megjithatė, duhet tė pranohet qė nuk mund tė kontrollojmė gjithēka. Mjafton qė tė bėni disa hapa tė arsyeshėm, siē ėshtė pėrpilimi i testamentit, gjetja e personit, i cili ėshtė i gatshėm tė kujdeset pėr fėmijėt tuaj nėse vdisni, pagimi i sigurimit jetėsor dhe shpenzimet e varrimit.

Frika e pashėndetshme nga vdekja

Frika nga vdekja mund tė jetė fobi e vėrtetė nėse pengon jetėn e pėrditshme. Mund tė jetė gjithmonė nė mendimet tuaja dhe tė ndikojė nė vendimet qė i merrni. Nėse jo ndodh edhe me ju, jeni tė sėmurė nga tanatofobia ose nekrofobia. Tanatofobia ėshtė frika nga gjėrat e lidhura me vdekjen ose vdekshmėrinė, si kufomat ose varrezat, ndėrsa nėnlloj i saj ėshtė nekrofobia, frika nga kufomat.

Frika e shėndetshme nga vdekja

A ėshtė e mundshme qė frika nga vdekja tė jetė e shėndetshme? Sigurisht. Nė shumė raste ėshtė ajo qė na mban nė jetė dhe parandalon marrjen e vendimeve tė pamenduara gjatė vozitjes ose situatave tjera tė rrezikshme. Pėrveē kėsaj, frika e shėndetshme nga vdekja na pėrkujton qė jetojmė relativisht shkurt dhe qė jetėn duhet ta kalojmė nė formė mė kuptimplotė, tė rrethuar me ata qė i duam dhe duke u marrė me aktivitetet qė na bėjnė me tė vėrtetė tė lumtur. Frika e shėndetshme nga vdekja A ėshtė e mundshme qė frika nga vdekja tė jetė e shėndetshme? Sigurisht.
Nė shumė raste ėshtė ajo qė na mban nė jetė dhe parandalon marrjen e vendimeve tė pamenduara gjatė vozitjes ose situatave tjera tė rrezikshme. Pėrveē kėsaj, frika e shėndetshme nga vdekja na pėrkujton qė jetojmė relativisht shkurt dhe qė jetėn duhet ta kalojmė nė formė mė kuptimplotė, tė rrethuar me ata qė i duam dhe duke u marrė me aktivitetet qė na bėjnė me tė vėrtetė tė lumtur.

avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


507


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dua Nje shpjegim

Mesazh  kalideris prej 16.04.15 8:37

Ju lutem me jepni Nje shpjegim Sepse me ka kapluar Nje frike qe nuk di si ta shpjegoj ishte Ora 03:20 e mengjesit kur me del gjumi nga Nje dhimbje e tmerrshme e kokes dhe ne ate cast degjova disa peshperima ne dhome nuk e shpjegoj dot se cfare ishin Por ne ate moment ngriva I Teri nga frika ishin zemra shume te paster Por nuk e kuptoja se cfare thonin edhe pse dhimbja e kokes vazhdonte kisha frike tu ngrija nga krevati qe te pija Nje qetesues ju lutem ma shpjegoni cfare do te thote Kjo????
avatar
kalideris

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  syri i art prej 16.04.15 9:20

kalideris shkruajti:Ju lutem me jepni Nje shpjegim Sepse me ka kapluar Nje frike qe nuk di si ta shpjegoj ishte Ora 03:20 e mengjesit kur me del gjumi nga Nje dhimbje e tmerrshme e kokes dhe ne ate cast degjova disa peshperima ne dhome nuk e shpjegoj dot se cfare ishin Por ne ate moment ngriva I Teri nga frika ishin zemra shume te paster Por nuk e kuptoja se cfare thonin edhe pse dhimbja e kokes vazhdonte kisha frike tu ngrija nga krevati qe te pija Nje qetesues ju lutem ma shpjegoni cfare do te thote Kjo????
Se pari ske nevoj te kesh frig fare,se nuk asgje per tu frigu kjo,ti ke aftesi qe si kupton,ke degju zera nga tjeera dimensione,per kete sduhet frigu,por duhet te jesh i knaqur,ajo dhimbbje te esht shkaktuar nga energjia e madhe ,prandaj edhe ke degju ato zera,hiqe ate breng apo frig,vetem ajo qe brengosesh pse apo ĒKA te ka ndodh osht problem,jo ato qe te kan ndodh..thjesht lejo te ndodh ēdo gje vetvetiu dhe mos u frigo por kupto,mund te jen masazhe te vlefshme per ty,dhe askush smund ti shpjegoj veq ti vet...nese ke degju per veshet eterik kur je i qet ato degjojn keso gjera,kjo esht nje aftesi e mir,qe duhet qen i lumtur jo i friguar...hiqe frigen e kot sepse asnje arsye as ma e vogla nuk egziston qe te frigohesh nga kjo...
avatar
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

305


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  kalideris prej 16.04.15 9:37

Shume faleminderit tani me lehtesove pak se vetem Atje e kisha mendjen te falenderoj per pergjigjen
avatar
kalideris

48


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Hagel prej 16.04.15 21:16

kalideris shkruajti:Ju lutem me jepni Nje shpjegim Sepse me ka kapluar Nje frike qe nuk di si ta shpjegoj ishte Ora 03:20 e mengjesit kur me del gjumi nga Nje dhimbje e tmerrshme e kokes dhe ne ate cast degjova disa peshperima ne dhome nuk e shpjegoj dot se cfare ishin Por ne ate moment ngriva I Teri nga frika ishin zemra shume te paster Por nuk e kuptoja se cfare thonin edhe pse dhimbja e kokes vazhdonte kisha frike tu ngrija nga krevati qe te pija Nje qetesues ju lutem ma shpjegoni cfare do te thote Kjo????

Nje mbrojtje efikase ndaj sulmeve te nates eshte KRIPA E TRASHE qe duhet te vendoset ne kater qoshet e dhomes se gjumit, po ashtu efikas eshte edhe guri qe quhet SYRI I TIGRIT qe duhet te vendoset afer krevatit.
avatar
Hagel

117


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Frika - Fobite

Mesazh  Equinox prej 12.10.15 23:01

Fuqia e frikės


Frika ėshtė emocioni mė i pakontrollueshėm, e megjithatė ka qenė forca shtytėse e qytetėrimeve dhe e progresit.


Por nga ēfarė kishin frikė tė lashtėt? Dhe si i dėbonin fantazmat e tyre?

Eshtė njė ndjenjė nė dukje irracionale. E megjithatė, ajo vė nė lėvizje historinė. Atė tė djeshmen, kur njeriut i pllakosnin furtuna dhe sėmundje, ashtu si atė tė sotmen, njė epokė qė sipas shumėkujt ėshtė e obsesionuar nga nevoja pėr siguri dhe e dominuar nga “kultura e frikės”. E njėjta frikė qė ka influencuar zgjedhjet individuale tė njerėzve tė zakonshėm dhe vendimet thelbėsorė tė sovranėve dhe qeverive. Po si ka ndryshuar nėpėr mijėvjeēarė dhe si ka ndikuar nė ēėshtjet njerėzore? Njė shpjegim e jep Lars Svendsen, filozof norvegjez qė nė librin e tij “Filozofia e frikės” prek pikėrisht kėto tema.


Cila ėshtė lidhja mes frikės dhe historisė?

Frika ėshtė nė themel tė shumė prej asaj qė ne e pėrcaktojmė si njerėzore: shtėpi dhe qytete tė lindur pėr qėllime mbrojtės, ushtri tė tėra, ligje dhe besime fetarė. Sipas Giambattista Vico (1668-1744) tė gjithė qytetėrimet kanė lindur prej frikės. Pėr tė, nė origjinė tė gjithēkaje ishte frika prej rrufesė. Njė terror atavik qė bashkonte tė gjithė popujt primitivė dhe qytetėrimet arkaikė dhe qė sipas Vicos ishte nė bazė tė lindjes sė ndjenjės sė kolektivitetit. Pėr anglezin Thomas Hobbes (1588-1679) ka qenė nė fakt mosbesimi mes individėve qė bėri tė domosdoshme hierarkitė sociale dhe rregullat e bashkėjetesės, thėnė ndryshe, njė Shtet.


E megjithatė frika ka njė rrėnjė biologjike dhe potencialisht pozitive…

Origjina e frikės ėshtė sigurisht biologjike. E kanė demonstruar shkencėtarėt. Nė natyrė frika mbron nga rreziqet (kafshė tė egra, fenomene atmosferikė) dhe nė rastin e qenies njerėzore mund tė reduktojė risqet pėr tė cilėt fillesė jemi ne vetė, me njė sjellje tė nxituar. Fuqitė simbolike tipike tė species njerėzore, megjithatė i kanė amplifikuar efektet e frikės, duke shumėfishuar vetė frikėrat me kalimin e shekujve. Dhe sė fundi ka njė lidhje tė vėrtetuar mes frikės dhe agresivitetit, qė nė ēėshtjet njerėzore shpesh herė ėshtė transformuar nė luftė.


Nė bazė tė tė gjithė frikėrave ėshtė ajo nga vdekja?


Nė realitet, jo gjithmonė frika nga vdekja ka qenė dominuese. Pas vitit 1789, me Revolucionin Francez njerėzit nuk frikėsoheshin aq shumė pėr humbjen e jetės, se sa heqjes dorė nga vlerat tradicionale dhe mirėqenia qė kėto sillnin pėr disa shtresa shoqėrore: kishin frikė, ashtu si shumė prej nesh sot, nga moderniteti dhe nga e ardhmja.


Pėr kėtė arsye ka nga ata qė thonė se frika ėshtė nė themel tė lindjes sė besimeve fetarė?


Nuk mund tė jetė rastėsi qė ėshtė ndjenja e parė qė pėrmendet nė Bibėl: kur Adami zbulon se ėshtė lakuriq pasi ka ngrėnė nga pema e dijes, frika vjen pėrpara turpit. Historiani francez, Jean Delumeau ka shpjeguar se si nė kulturėn mesjetare europiane dhe deri nė vitet gjashtėqind, frika nga njė ndėshkim hyjnor ka patur edhe njė lloj funksioni pėr kontrollin social. Dhe pėr tė lashtėt respektimi i pakteve me perėnditė, tė sanksioniar dhe rinovuar me anė tė flijimeve dhe riteve shėrbente pikėrisht pėr tė siguruar mbrojtjen pėrballė fenomeneve natyrorė tė pashpjegueshėm si eklipset, tėrmetet apo zitė e bukės.


Pra, a ekzistojnė frikėrat periodike?


Ēdo epokė ka patur frikėrat e saj, por ka elementė qė pėrsėriten. Aristoteli thoshte: “frika ėshtė pritshmėria pėr tė keqen. Tė gjithė kemi frikė nga tė kėqiat si uria, varfėrisa, sėmundja, mungesa e miqve, vdekja”. Sigurisht, sot nuk janė prapė tė shumtė ata qė ndihen tė kėrcėnuar nga mallkimi i pėrjetshėm, por janė tė shumtė dhe nė rritje ata qė kanė frikė nga sėmundje si kanceri apo SIDA, ekuivalentė modernė tė murtajės apo sifilizit. Tė pėrsėritura janė edhe frikėrat apokaliptike. Nėse nė mesjetė kishte lėvizje nė masė qė paralajmėronin fundin e botės, statistikat e viteve tetėdhjetė demonstrojnė se lufta bėrthamore perceptohej si njė mundėsi reale.


Tė gjithė kėto frikėra janė manipuluar shpesh prej pushtetit…


Ato kolektive, tė paktėn qė kur ekziston politika, janė pėrdorur gjithmonė. Shpesh herė pėr tė ēimentuar identitete kombėtarė dhe kanalizuar energjitė drejt njė armiku tė pėrbashkėt. Por edhe pėr tė vendosur autoritetin nėpėrmjet terrorit. Pėr Makiavelin, njė princ duhej qė tė duhej, por ishte mė e rėndėsishme qė t’ia kishin frikėn. Dhe pėr Hobbes shteti duhej tė themelohej mbi frikėn e vdekjes dhe ndėshkimit. Terrori mund tė pėrdoret pėr tė ruajtur rendin shoqėror, si ka ndodhur nė regjimet totalitarė. Dhe frika ka shėrbyer pėr tė motivuar sulmin si njė akt mbrojtjeje: ėshtė ky shpjegimi qė historiografi grek Tucididi jepte pėr agresionin e Spartės nė vitin 431, kundėr athinasve qė tashmė ishin duke u bėrė shumė tė fuqishėm: ishte njė sulm qė ndezi luftėn 30-vjeēare tė Peloponezit.

bota.al
avatar
Equinox

268


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi