Semundja e epilepsise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Semundja e epilepsise

Mesazh  laureta prej 25.06.10 20:01

PERSONA ME HIJE APO XHINDE, SEMUNDJE TOKE...

--------------------------------------------------------------------------------

A keni degjuar per persona burra dhe gra, ne Shqiperi, qe vuanin nga nje semundje qe quhej semundje toke (Epilepsi), te ashtuquajturat hije, apo xhinde...

Cfare jane ne te vertete keto? Si i shpjegonin dikur dhe si shpjegohen sot?

Cilet jane keta persona qe preken nga keto gjera dhe pse?

Cfare fshihet pas tyre dhe cfare jane ne te vertete keto gjera?

Shume prej ketyre personave, fitojne disa veti si te parashikojne te ardhmen, te yshtin, dhe shume prej tyre mund te ushtrojne dhe magji?

Ne te shumtet e rasteve qe kam degjuar, dhe kam njohur, tregojne se keta persona torturohen nga keto hije apo xhinde, semuren shpeshhere prej tyre, dhe detyrohen te bejne gjera qe ata kerkojne duke i kercenuar.

Sot per sot mjekesia nuk mund te jape nje pergjigje perfundimtare mbi shkaqet e epilepsise. Mendohet qe disa substanca (drogerat e forta) kane nje efekt epileptik, mendohet qe mund te jete nje semundje neuro-psiqike etj.

Megjithate nje gje qe dihet me siguri eshte qe kriza epileptike paraprihet nga nje hiperaktivitet neurologjik. EEG e ve ne dukje fare qarte aktivitetin e trurit gjate krizes dhe disa ore pasi ajo pushon.

Ne lidhje me aftesite qe mund te fitojne pas krizes, nuk mund te te jap nje pergjigje pasi nuk mund te bej pergjithesime por 3 raste te cilat une i kam ndjekur gjate kohes qe kane qene spital (1 edhe pas daljes nga spitali) nuk kane pasur ndonje intensifikim te fuqive paranormale.

Jane vetem te tmerruar nga ajo qe ju ka ndodhur megjithese nuk mbajne mend asgje, dhe jetojne me friken se ku do ti zere kriza tjeter

laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

58


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Semundja e epilepsise

Mesazh  Fikrro prej 25.06.10 21:07

Kur thua semundje te epilespise mendon per ato ngerqe qe njerezit kane apo jo si p.sh humbje vetedije, kafshim gjuhe, shtrengime etj ,nese mendon per ato atehere eshte hera e pare qe degjoj se epilepsia ka te beje me xhindet apo hijet.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Semundja e epilepsise

Mesazh  Trigon prej 26.06.10 11:35

Epilepsia

Epilepsia (nga greqishtja e vjetėr ἐπίληψις, epķlēpsis - shpėrthim, sulm; nga latinishtja epilepsia si dhe nga greqishtja e sotme ἐπίληπτος, epķlēptos - sulmoj, kap) ėshtė njė sėmundje me sė paku dy sulme epileptike (sulme me ngėrēe), tė cilat shkaktohen pa asnjė arsye e cila mund tė parashikohet.

Njė sulm epileptik shkaktohet si pasojė e shkarkimeve sinkrone paroksizmale (nė formė tė sulmeve) tė qelizave nervore tė trurit, gjė qė dėrgon tek sjelljet apo gjendjet shpirtėrore stereotipike. Kjo sėmundje ka pėr tė sėmurin ndikim tė madh nė jetėn e tij tė pėrditshme, dhe kjo gjė duhet tė merret parasysh gjatė mjekimit tė saj.

Po ashtu edhe tė kafshėt mund tė paraqitet njė sėmundje, qė ka njė pamje tė ngjashme me epilepsinė tek njeriu.

Tabela e pėrmbajtjeve

1 Pak histori
2 Diagnoza
3 Format e epilepsisė
4 Terapia
5 Personalitete tė njohura qė vuanin nga e epilepsia

Pak histori

Epilepsia ėshtė mė e vjetėr se njerėzimi (pasi qė secili tru me kompleksitet tė mjaftuar, d.m.th jo vetėm ai i njeriut por edhe truri i llojeve tė majmunit - kanė ekzistuar para njeriut - mund tė shkaktoj shkarkime nervore me pasoja epileptike) dhe u takon sėmundjeve mė tė shpeshta kronike.

Jo rrallė gjatė historisė personat me epilepsi u stigmatizuan nga shoqėria. P.sh. gjatė kohės sė nacional-socializmit nė Gjermaninė e Luftės sė Dytė Botėrore, personat me epilepsi konsideroheshin si “persona me jetė pa vlerė”! Personat me kete lloj semundje jane te pushtuar nga streset e perditshme qe vijne si rezultat i perceptimit te kufizuar.

Diagnoza

Anamneza e pacientit si dhe EEG (Elektroencefalogrami), si dhe sipas nevojės metoda radiologjike (CT) dhe laboratorike (pasqyra e gjakut). mua me ndodh shum rrall po nuk e di a asht epilepsi apo jo me ka ndodh para tri viteve edhe tani ju lutem me tregoni qka mund te jet.

Format e epilepsisė

Nė mėnyrė shumė tė thjeshtėzuar epilepsia mund ndahet nė kėto dy forma:

Epilepsia fokale (e pjesėrishme)
Epilepsia e gjeneralizuar (e pėrgjithshme)

Terapia

Medikamente kundėr ngėrēit (pėrpėlitjes, spazmės) – Antikonvulsiva/Antiepileptika:
Gjatė sulmit epileptik akut si dhe gjatė sulmit tė rėndė (Status epilepticus): Benzodiazepine (Lorazepam, Diazepam, Clonazepam, Midazolam dhe Nitrazepam)
Pėr tė parandaluar sulmet (si monoterapi): Valproat, Carbamazepin, Oxcarbazepin.
Po ashtu pėr tė parandaluar sulmet, mirėpo si medikamente tė dorės sė dyte, pasi qė kanė shume ndikime tė padėshiruara: Phenytoin, Phenobarbital dhe Primidon.

Pasi qė monoterapia (terapia me vetėm njė medikament) te njė numėr i pacientėve nuk ka rezultate tė kėnaqshme, mund tė merret parasysh edhe terapia duke kombinuar dy medikamente tė ndryshme. Nė kėtė rast mund tė pėrdoren: Gabapentin, Tiagabin, Vigabatrin, Mesuximid, Ethosuximid, Lamotrigin, Felbamat dhe Topiramat
Kirurgjia e epilepsisė
Stimulimi i Nervus Vagus

Personalitete tė njohura qė vuanin nga e epilepsia
Leka i Madh, Julius Caesar, Napoleoni, Gustave Flaubert, Dostojewski, Agatha Christie, Moličre, Leonardo da Vinci, Michelangelo, Vincent van Gogh, Georg Friedrich Händel, Paganini, Alfred Nobel, Papa Pius IX etj.

e shkeputur nga wikipedia

Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Semundja e epilepsise

Mesazh  Trigon prej 26.06.10 11:39

Epilepsia

Epilepsi eshte termi qe identifikon nje person qe ka kriza te shpeshta, zakonisht me epilepsi diagnostifikohen pacientet qe kane patur me shume se 1 krize.

Ne disa raste te identifikuara. burimi i krizave epileptike eshte demtimi i trurit ne forma te ndryshme, megjithate per shume veta, shkaqet e saj jane te panjohura.

Krizat dhe Epilepsia

Krizat ndodhin kur tufe impulsesh elektrike nga truri tejkalojne limitet e tyre. Ato perhapen ne zonat fqinje dhe krijojne nje stuhi te pakontrollueshme impulsesh elektrike. Keto impluse transmetohen tek muskujt dhe krijojne dridhje apo kontraktime te pakontrollueshme.

Shkaqet e epilepsise

30% e rasteve me epilepsi jane tek femijet. Zakonisht femijet dhe te moshuarit jane me te prekur. Ne nje pjese te vogel te rasteve me epilepsi mund te spekulohet per shkakun e saj si psh:

•nivele te ulta oksigjeni gjate lindjes
•demtime ne koke, gjate lindjes, apo gjate jetes
•tumore ne koke
•kushte gjenetike qe shkaktojne demtim te trurit, si psh skleroza
•infeksione si psh meningjiti
•tromboze ose ndonje lloj demtimi tjeter te trurit
•nivel i larte i disa substancave ne trup si psh i Natriumit apo sheqerit ne gjak
70% e rasteve me epilepsi mbeten mister dhe nuk u dihet shkaku.

Shkaqet e Krizave

•mosmarrja rregullisht e ilaceve
•perdorimi pa kriter i alkolit
•perdorimi i drogave te ndryshme, kokaine ekstazi etj.
•mos-ngopja me gjume
•ilacet qe mund te nderhyjne me efektin e ilaceve per epilepsine.
Per femrat, ka nje ne dy shance qe krizat te shfaqen gjate periodes. Eshte e rendesishme qe te shtohet ose te ndryshohet medikimi gjate ketyre diteve.

Copyright Shendetionline

Trigon

Ėshtė mė mirė qė tė mos dish diēka qė tė shtyn ta dish se sa tė dish diēka qė tė bėn ta harrosh.



495


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi