Vėrria e djallit!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vėrria e djallit!

Mesazh  Fikrro prej 23.06.10 18:42

Qenia e natės nė vendin e quajtur Vėrrie, sot e njėqind vjet mė parė, ka mbetur enigmė dhe pėr shkak tė saj as sot e asaj dite nuk mund tė ecet lirshėm bregut tė Vėrrisė.

Nuk dihet saktė nėse Djalli i Gjarprit jeton aty, apo ėshtė zhdukur. Ajo qė thuhej se nė kraterin e njė shpelle ai kapėrdinte delet, ka tmerruar njerėzit...

Para njėqind vjetėsh, nė bregun e quajtur Vėrria, dy vetė, teksa zbrisnin nga mali, me ta kishte ecur fillimisht njė hije njeriu dhe pastaj hija ishte shndėrruar nė formė kafshe. I madhi i kishte bėrtitur hijes, por kjo nuk ishte larguar deri te vendi i quajtur Therra e Kulumrisė. Secili prej tyre kishte pranuar se ajo pamje u ishte shfaqur edhe netėve tė tjera... Por, askush nuk u kishte besuar. Madje, shumėkush nė fshat kishte thėnė: “Po i besoni filanit, a?!”.

Pas disa ditėsh tre tė tjerė, pėr kureshtje, kishin mėsyrė malin, duke marrė me vete edhe pushkėt... Me tė arritur te vendi i quajtur Kulumriat, qė shėnonte edhe fillimin e vendit tė quajtur Vėrria, hija kishte filluar t’i pėrcillte. Njerėzit i kishin folur, e mė pas edhe i kishin drejtuar pushkėt nga hija.

Pas dhjetė metrash hija, nga njė pamje njeriu ishte shndėrruar nė gjarpėr, i cili kishte ecur barkas, duke krijuar zhurmė tė padurueshme. Pas pak kishte marrė pamje tjetėr... Krejt kjo i kishte pėrcjellė deri te maja e bregut tė Blinit, ku thuhej se ai e kishte nėn kontroll.

Djalli merr kontrollin!

Pas tre muajsh, figura qė u quajt Djalli i Gjarprit, filloi ta marrė nėn kontroll gjithė Vėrrinė bregore. Ai mbyti dy dele dhe i futi nė zgafelle. Pastaj, grabiti edhe dele tė tjera. Nuk dukej asgjė, por delet zhdukeshin! Natėn i pėrcillte njerėzit, por nuk u vėrsulej...

Nė kėtė mėnyrė, Vėrria mbeti djerrinė, sepse njerėzit nuk guxonin tė silleshin andej pari me bagėti.
Pas disa vjetėsh nė fshat erdhi njė i huaj, qė e kishte lėshuar fshatin e vet, sepse ishte nė bela me fqinjin e vet dhe kėrkoi strehim nė Vėrri.

Fshatarėt i kishin treguar ngjarjen dhe problemin me Djallin Gjarpėr, por ardhacaku nuk u besoi. Nė natėn e tretė tė vendosjes aty, pronarit tė ri i ishte gjuajtur shtėpia me gurė tėrė natėn.

Nė natėn tjetėr Djalli Gjarpėr kishte gjuajtur shtėpinė nga afėrsia. Pas njė jave tė gjuajtjes sė shtėpisė, ishte dukur vetėm si hije, me duar njeriu. Kur pronari ia kishte drejtuar pushkėn, hija ishte shndėrruar nė gjarpėr dhe kishte filluar tė zvarritej.

Ishte njė luftė e pėrnatshme me tė, sa pronari ishte lodhur. Kishte ftuar gjithė fshatin, gjahtarėt, por nuk kishin gjetur zgjidhje. Asnjėherė nuk kishin mundur ta gjuajnė me pushkė, sepse nuk u shkrepnin pushkėt! Ai, pastaj, kishte braktisur shtėpinė dhe e kishte lėnė Vėrrinė nėn mėshirėn e kohės. Prej asaj kohe Vėrria ėshtė e pasigurt pėr ecje dhe shėtitje...
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi