Parashikimi me lavjerres!

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Fikrro prej 23.06.10 0:17

Te fshehtat e lavjerresit !
(percaktues i se ardhmes)




Doni ta dini tė vėrtetėn pėr vete? Jeni nė dyshim pėr disa veprime qė duhet t'i ndėrmerrni? A mė do? A do ta jap provimin? A ta pranoj dashurinė e ofruar...?

Pėr kėto dhe hamendje tjera, fuqitė e fshehta tė lavjerrėsit do t'iu japin pėrgjigje nė tė gjitha pyetjet e pėrditshmėrisė.

▪ Katerina von Aragoni, vajza e mbretit tė Spanjės, Fedinandit, para se tė martohej me mbretin Henrikun e VIII-tė, kishte pranuar nė audiencė njė rrėfyese (treguese tė fatit).

Ajo ia kishte dhėnė asaj njė lavjerės dhe i kishte kėrkuar qė t'i shtronte pyetjet qė i sillnin shqetėsime, respektivisht ia digjnin shpirtin. Mbretėrresha kishte marrė lavjerrėsin nė dorė dhe ishte pėrqendruar mirė e mirė: "A do t'mė besojė edhe nė tė ardhmen Henriku im, qė po hyj tash nė martesė si virgjėreshė?". Rrėfyesja iu pėrgjigj me "JO". "A do t'ia lindi atij djalin e dėshiruar? ". Pėrgjigja e saj ishte: "JO". "A do t'mė dėbojė, duke marrė pėr shkas kėtė gjė?". Pėrgjigjja e saj ishte: "PO".

Mbretėresha ishte zemėruar tej mase. Por, sidoqoftė, kureshtja, si edhe frika nga e ardhmja, e kishte sfiduar qė ta bėjė edhe njė pyetje shtesė. "A do tė jetoj edhe shumė gjatė?". Edhe pėrgjigja nė kėtė pyetje ishte tejet negative. Krejtėsisht e flakėruar nga inati, mbretėresha Katerinė e kishte larguar nga oborri rrėfyesen, duke e akuzuar si gėnjeshtare.

Pavarėsisht kėsaj, fati i mbretėreshės duket se ishte paracaktuar - profecitė dolėn tė sakta. Katerilan nuk i lindi burrit tė saj djalė. Nė vitin 1527 mbreti deshi ta largojė nga oborri gruan e tij qė nuk e deshi mė, me kėtė arsyetim: "Ajo ėshtė jo e ndershme, prandaj Zoti e ka ndėshkuar duke e lėnė beronjė.

Qė ta realizojė pa kurrfarė pengesash dashurinė e re tė tij me Ana Bolejnėn, mbreti urdhėron qė mbretėreshėn Katerina ta vendosin nė njė kėshtjellė sa mė larg oborrit mbretėror. Nė atė kėshtjellė, ajo vdes mė 1536 nga tumori nė zemėr.

SI MUND TA PERCAKTOJE LAVJERRESI ARDHMERINE?

Kjo metodė e lashtė e prashikimit tė sė ardhmes mbėshtetet nė burimet energjetike natyrore qė rrezatojnė nga mbėshtjellėsja fluide jomateriale qė e pėrshkon trupin tonė dhe quhet AURA. Nė tė, si valė elektromagnetike, sė bashku me tė kaluarėn dhe tė ardhmen, janė tė regjistruara tė gjitha emocionet, dėshirat dhe synimet tona.

Mistikėt modernė, tashmė janė tė bindur se nė saje tė fuqive qė rrezatojnė nga ndėrvetėdija e jonė, pėrmes tundjes, respektivisht lėvizjes sė trupit tė lirė tė varur nė dorė nė formė lavjerrėsi qė mbahet pezull nė dorė, mund ta zbulojnė tė vėrtetėn e kėrkuar dhe ta parashohim tė ardhmen.

Lavjerrėsi mund t'iu pėrgjigjet shumė pyetjeve tė pėrditshmėrisė dhe pėrmes kėsaj edhe t'iu ndihmojė qė tė merrni vendime me rėndėsi jetike. Kjo ėshtė edhe njėra ndėr metodat e arritjes deri tek profecia pėr tė ardhmen, si dhe deri te e vėrteta e mirėfilltė.

Pėrmes lavjerrėsit mund t'i ndjeni paraprakisht sėmundjet, por edhe t'i hulumtoni dhe gjeni gjurmėt e tė zhdukurve, burimet e ujit, por edhe tė ēlironi personat e prekur nga fushat e dėmshme magnetike. Po ashtu, me ndihmėn e lavjerėsit mund ta lironi vendin e fjetjes, po edhe atė tė punės nga kėto ndikime negative, pastaj nga rrymat e tokės gjithashtu tė dėmshme, por edhe tė bėni shumė punė tė mira pėr shėndetin dhe mirėqenien tuaj.

Veprimi me lavjerrės ėshtė fare i thjeshtė dhe fare i mundshėm. Profesionistė tė ndryshėm, pėrdorin lavjerrės me forma dhe pėrbėrje substancash tė llojllojshme. Shumė pėrkrahės tė kėsaj urtėsie mistike pėr kėtė qėllim, shfrytėzojnė njė kristal prej kuarci. Ata besojnė se kristalet mund t'i vėnė nė pah mė mirė fuqitė psikike. Mirėpo, edhe nė gurėt tjerė fisnik, si p.sh. Kuarci i trėndafiltė, hematite, karneoli, guri i Bernit ose ai i Rodonitit kanė fuqi shtesė tė fshehta.

Sido qė tė jetė, ju si fillestarė, mos u brengosni pėr kėto kėrkesa speciale tė pėrbėrjes sė substancave tė lavjerrėsit. Ju mjafton njė send si barrė, qė do tė mund tė lidhej e varej nė njė pe ose zinxhir tė ēfarėdo lloji. Gjatėsia e perit ose zinxhirit, por as pesha e barrės nuk luan farė roli. Edhe njė zinxhir personal qė mban nė qafė, me kusht qė tė kenė njė barrė, mund tė pėrdoret si lavjerės.

Pėr tė gjetur pėrgjigjet nė pyetjet e pėrditshmėrisė, mjafton qė lavjerrėsin ta mbani nė njėrėn dorė duke qenė absolutisht i pėrqendruar edhe nė pėrgjigjet e mundshme qė do tė merrni, pavarėsisht se a do tė jenė pėrgjigje pozitive apo negative. Mbajeni me kėtė rast perin, ose zinxhirin, fare lirė nė mes dy gishtėrinjve - gishtit tregues dhe atij tė mesėm.

Lavjerrėsi do tė fillojė vetvetiu tė tundet. Njė lėvizje nė drejtimin e akrepave tė orės, ka domethėnien e PO-sė, ndėrkaq drejtimi i kundėrt me akrepat e orės, ka kuptimin e JO-sė. Nėse vazhdon mė tej tek pyetja pasuese, atėherė lavjerrėsi sėrish duhet tė kthehet nė gjendjen e mėparshme, tė qetėsisė absolute.

Lavjerrėzi jep pėrgjigje nė tė gjitha pyetjet. A mė do Agimi? A do tė fejohem me tė? A do ta kem sė shpejti njė fėmijė? A do tė mbetem edhe mė tej e shėndoshė? A do tė jem e lumtur nė jetė? Pyetjet sa mė qartė qė tė jenė tė formuluara, aq mė konkrete do tė jenė edhe pėrgjigjet.

Ju mund tė kėrkoni edhe kėshilla, tė shpjegoni gjėrat, tė gjeni tė vėrtetat, tė shpjegoni situatat e dyshimta, e tek pastaj tė merrni vendimin e mirėfilltė, qė do tė duhej ta merrni. Kjo do tė thotė se, ju pėrmes lavjerrėsit, mund ta pėrcaktoni vetė fatin tuaj. Lavjerrėsi dhe profecia pėrmes tij mund t'iu ndihmojė edhe nė pėrcaktimin e saktė tė gjinisė gjatė shtatzėnisė.

Nga shtatzėna kėrkohet qė tė shtrihet nė shtrat dhe mbi barkun e saj, pėrmes lavjerrėsit, parashtrohet pyetja se ēfarė gjinie ėshtė fryti nė bark. Nėse lavjerrėsi pas pyetjes lėviz nė drejtimin e akrepave tė orės, atėherė pėrgjigja ėshtė MASHKULL, ndėrsa e kundėrta nga lėvizja e akrepave tė orės, pėrgjigja ėshtė FEMėR.

Pėrveē ato qė theksuam si mė sipėr, duhet kihen parasysh edhe disa principe me lavjerrės:

- Kurrė mos praktikoni qė disa herė nė ditė t'i bėni pyetjen e njėjtė lavjerrėsit, pa kaluar sė paku 48 orė;

- Shpesh do tė vėreni se nė vend tė lėvizjeve nė drejtim tė akrepave tė orės, ose tė kundėrtėn (pėr "PO" ose "JO"), mund tė paraqitet edhe njė lėvizje e tretė: "djathtas majtas" e lavjerrėsit. Kjo ėshtė "lėvizje asnjanėse", qė do tė thotė se pėr kėtė moment ai nuk ka pėrgjigje tė prerė pėr pyetjen e jaj.

Kur tė hasni nė kėso lėvizje tė lavjerrėsit, duhet ta dini se nė kėtė pyetje nuk ka pėrgjigje konkrete, sepse pėrgjigjja me "PO" ose "JO" duhet tė varet edhe nga disa rrethana tjera qė priten tė pėrmbushen ndėrkohė;

- Brenda njė dite kurrė mos praktikoni t'i bėni mė tepėr se tri pyetja lavjerrėsit, sepse dikur ajo nuk do t'iu jep pėrgjigje aq tė sakta. Pse ėshtė kėshtu, ende nuk ka sqarim tė duhur racional.

Dhe, si pėrfundim, kushedi, ndoshta, po t'i kishte besuar mbretėresha Katerinė fatit tė paracaktuar, respektivisht shpjegimeve tė rrėfyeses, duke i shtruar asaj edhe pyetjen se si do tė mund ta farkonte vetė fatin e saj, respektivisht t'ia ndėrronte kahet fatit tė saj, ndoshta do t'i ishte shmangur fatkeqėsisė qė e shfronėsoi.???
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Fikrro prej 26.06.10 13:46

Kam provuar lavjerrasin dhe me besoni qe ishte i qelluar dhe pyetjes time i ka dhene pergjigje 100% te sakte,provojeni.
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Mace prej 26.06.10 17:20

edhe une e provova dhe rezultoj e sakt 100%
shume flm.........
avatar
Mace

11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  besa84 prej 28.06.10 15:04

Kam provuar dhe eshte 100% i sakt me te vertet ia vlen te provoni.Faleminderit fikrro.
avatar
besa84

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Pajtim prej 01.07.10 1:04

Hiq nuk e kam te qarte se qysh duhet me qene ky Lavjerresi..!!
Nese mundet dikush ndihmomeni.....pershkruajeni ne menyre me te thjeshte..!
flm per mirekuptim..!
avatar
Pajtim

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  nitty prej 01.07.10 13:57

Merreni qfardo lavjerrsi p.sh ndonje zingjir dhe ne te futni nje unaze ose qfardo qofte vetem qe nje trup mi vogel te lidhet per atij zingjiri.Vendosni para vetes lavjerrsin dhe bejani pyetjen p.sh a do ta kaloj provimin,nese sillet trupi i varur ne zingjire me kahje te apkrepave te ores pergjigjja eshte po,nese sillet ne te kunderten pergjigjja eshte jo,nese sillet drejt vertikal horizontal,ose majtas djathtas deshira juaj ka shum pengesa.Lexo tekstin siper dhe se sa here dhe sa pyetje duhet tia besh lavjerrsit.Me se miri eshte qe lavjerrsi te jete i vlefshem p.sh zingjir ari me unaz ari sepse rezulton me i sakte.
avatar
nitty

207


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pergjigje

Mesazh  sergio13 prej 24.09.10 22:48

cdo kush prej jush mund ta kete provuar lavjeresin,dhe si ju edhe une dhe nuk me doli ashtu sic me ktheu pergj lavjeresi per po,por perkundrazi per ate qe e pyeta me doli per dreq 100% negative,
avatar
sergio13

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Fikrro prej 25.09.10 11:49

sergio13 shkruajti:cdo kush prej jush mund ta kete provuar lavjeresin,dhe si ju edhe une dhe nuk me doli ashtu sic me ktheu pergj lavjeresi per po,por perkundrazi per ate qe e pyeta me doli per dreq 100% negative,


Lavjerrsi eshte i sakt ne pergjegjet e tij,duhet kujdes kur ta perdoresh dhe te veresh sa nga cila ane fillon te sillet,lexoje mire shkrimin lart per udhezime.

Te pershendes
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Pink prej 26.09.10 23:52

Nje mikesha ime beri pak a shume nje ritual te tille,per sa i perket marteses dhe ishte shume i sakte, do ju a tregoj me poshte se cfare duhej bere.

Sidomos vajzat qe e kane fiksim martesen.Mori nje fije floku nga te sajat dhe vari nje unaze floriri rreth pa gure dhe gdhendje e futi ke fije e flokut i bashkoj te dy anet e fijet dhe i lidhi nyje ose gonxhe ndryshe.Unaza varej posht.

Dhe fija e flokut mbahej nga gishti i madh dhe ai tregues.Ne nje gote uji e mbushur pak poshte gjysmes me uje.E zhyt unazen tre here me force dhe e le doren qe mban fijen e flokut me unazen mes hapesires qe mbetej, pra dy gisht siper ujit por jo jashte gotes.

Dhe pas 1 minute unaza fillon dhe sillet rreth vetes deri sa fillon te perplaset me anet e gotes,dhe aty fillon numerimi i te kerciturave sipas numerimit percaktohet dhe mosha ne te cilen do martohesh,asaj u perplas unaza 29 here rreth gotes.

Ne fillim ndaloj tek e perplasura e 24 pastaj filloj perseri dhe ndaloi ke 29 kur e beri kete tip rituali sapo kishte mbushur 29 dhe pas dy muajsh u fejua dhe tani ne tetor ka dasmen pra lavjerresi ishte i sakte me parshakimin e tij.

Kur ndaloj unaza se perplasuri ne 24 here u habitem sepse ne ate moshe ishte fejuar heren e pare.Pastaj sic ju thash me siper filloj perseri dhe ndaloj se perplasuri ne te 29 here.

Ju kujtoi qe dora mbahet pa levizur dhe ne pozicion te sigurte qe nuk do leviz, apo rreshqase.

Provojeni fundja asgje nuk humbisni po ta provoni.Dhe nuk ka asgje magjike.
avatar
Pink

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Nitah prej 15.10.10 18:08

Mir po e kuptoj proceduren por ende nuk po arrij ta kuptoj se si
dihet pergjigjja ne esht PO apo JO
Sepse lavjerresi po sillet dhe nuk po e kuptoj mund te me ktheni ndonje pergjigje me te kjart
keni pershendetjet me te perzermerta
avatar
Nitah

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Fikrro prej 15.10.10 19:06

Nitah nese lavjerrsi sillet kah akrepat e ores d.m.th pergjegja eshte PO,e nese sillet e kundert me akrepat e ores pergjegja eshte JO.

Te pershendes
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Nitah prej 15.10.10 19:48

Po por lavjerresi po ndalon ne mes nuk po e kuptoj pastaj pergjigjen e tij??
avatar
Nitah

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Fikrro prej 15.10.10 20:09

Nese ndalon e nuk sillet atehere nuk mud tet realizohet pyetja ose pergjegja pra shikoj ne fillim kahjen e lavjerrsit.
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lavjerrsi

Mesazh  Blak Devill prej 15.10.10 21:08

funksionon vertet tani sa e provova
avatar
Blak Devill

246


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

tung

Mesazh  genti802008@hotmail.com prej 17.10.10 22:10

Une e bera me dul pergjigjet me po, mirepo e bera edhe per vjet per martes me got si ne at shembullin qe e keni jap, un i kam 26 vjet e me dul 6 vetem 6 her i ra gotes a mos do te thot edhe 6 muaj qe do martohem apo ? ju lutem me ktheni pergjegje.
avatar
genti802008@hotmail.com

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Fikrro prej 17.10.10 22:32

genti802008@hotmail.com shkruajti:Une e bera me dul pergjigjet me po, mirepo e bera edhe per vjet per martes me got si ne at shembullin qe e keni jap, un i kam 26 vjet e me dul 6 vetem 6 her i ra gotes a mos do te thot edhe 6 muaj qe do martohem apo ? ju lutem me ktheni pergjegje.


Se di per goten se si perdoret dhe sa eshte i sakte...

Ju pershendes
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  JetonT. prej 17.10.10 23:43

Nuk po mundem ta kuptoj kete procedure.

Mund te ma thote dikush ma kjart , shkurt se si kryhet kjo procedure sepse spo e marr vesh hiq .

Ju lutem
avatar
JetonT.

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lavjersi

Mesazh  genti802008@hotmail.com prej 18.10.10 16:12

Pergjigjet nga lavjersi a jane 100 % te sakta, ju faliminderit
avatar
genti802008@hotmail.com

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Fikrro prej 18.10.10 16:19

genti802008@hotmail.com Po pergjegjet e lavjerrsit jane 100% te sakta.

JetonT. Lexoje mire tekstin dhe shum shpejt do te mesohesh se si ta perdoresh,lexoje edhe komentet ka sqarime edhe aty.


Ju pershendes
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

tung

Mesazh  genti802008@hotmail.com prej 18.10.10 16:33

Une kam provuar mua me kane dal shumica pytjeve qe edhe une i di qe jane ashtu ashtu me dul 100% e sakt, mirepo nje pytje e kam be me lavjeres me ka dal pergjigjja po kurse me numrin serial te parave me dul jo, dashta me dit cili parashikim eshte me i sigurt qe eshte 100 % i sakt, a parashikimi me lavjeres apo me numer serik te parave.
avatar
genti802008@hotmail.com

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Fikrro prej 18.10.10 16:36

Se di tet them te drejten lavjerrrsin e kam provuar edhe vet eshte i sakte kurse siq thua ti me numrin serial te parave skam provuar asnjehere,mbetet ta shohesh se cila eshte i,e sakt koha e tregon.

fikrro
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

tung

Mesazh  genti802008@hotmail.com prej 19.10.10 9:40

jo pe di qe koha e tregon tveten, un pata deshir medit ma heret se kur vjen koha e marim vesh,ok, pyta se edhe ai shembull eshte ne faqen e juaj e thash cila o e verteta
avatar
genti802008@hotmail.com

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ren krej

Mesazh  genti802008@hotmail.com prej 26.10.10 10:43

Rren ish edhe kjo e vertetova, krejt rena, njese, ke shum me mashtru, po nejse kejt loj o kjo, tung
avatar
genti802008@hotmail.com

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Hidra prej 30.07.11 13:49

Nese e perdorni kripen per mbrojtje te shtepise, me lavjerres mund ta dini se a eshte prishur a jo, nese leviz sipas akrepave te ores kripa nuk eshte prishur nese nese leviz ne anen e kunder te akrepave atehere eshte prishur dhe duhet nderruar.
avatar
Hidra

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  maqomaqo3 prej 31.07.11 1:01

lavjeresi funksionon vetem 1% hahahha po ci kini kto budalleqe , asgje nuk gjen lavjeresi .te ishte ashtu sic thoni ju ishim bere miljardere te gjithe .une kam verejtur se ajo me para eshte 90% e sakte , kur i ben pyetjen .kesaj i bera 11 pyetje dhe asnje nuk gjeti .me shume i kisha gjetur vete me fat sesa me kete.
avatar
maqomaqo3

258


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  maqomaqo3 prej 31.07.11 1:07

lexova qe thone jo me njeren e jo me tjetren ,asnje seshte e vertet ,thjesht eshte subkoshienca juaj .e vertet eshte vetem nqs udheton ne te ardhmen dhe sheh se cfare ndodh ose nese je nostra damus .e kam fjalen per 100% te saktesise . intuita jone gjen me shume se gjithcka tjeter pyetje te sakta .edhe magjistaret nuk gjejne dot pergjigje te sakta ,nqs se ata do e benin kete gje boten do e kishte mare lumi ,sepse ata do pasuroheshin pafund ,por shume magjistare jo vetem qe sjane te pasur po ka nga ata qe jane edhe te varfer bile
avatar
maqomaqo3

258


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Cimi Elezi prej 02.08.11 0:26

Kam nje pyetje.{A parashikon lavjeresi se cilit besim ti perkas?}Pyetje pes minutshe.
avatar
Cimi Elezi

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  kristard prej 02.08.11 11:55

epo si eshte e mundur qe te gjitha pyetjet qe bej une lavjerresi po nga nje ane rrotullohet, po nga ana jo edhe kur nuk i bej pyetje
avatar
kristard

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Gon! prej 02.08.11 13:36

Cimi, ened nuk je i pėrcaktuar nė ndonjė fe?

Ėshtė mir qė ti t'ia kalosh Lavjerėsit, ti ta gjesh fenė mė tė saktė dhe mė tė vėrtet me ndihmen e trurit tėnd, mendoj qė truri yt mund tė jetė mė i sakt se ky Lavjerės.
avatar
Gon!

532


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  nert prej 02.08.11 19:31

E po lavjeresin kush e leviz di te me jape njeri nje pergjigje,
avatar
nert

134


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Cimi Elezi prej 03.08.11 0:09

Gon! shkruajti:Cimi, ened nuk je i pėrcaktuar nė ndonjė fe?

Ėshtė mir qė ti t'ia kalosh Lavjerėsit, ti ta gjesh fenė mė tė saktė dhe mė tė vėrtet me ndihmen e trurit tėnd, mendoj qė truri yt mund tė jetė mė i sakt se ky Lavjerės.
Pershendetje Gon.Ende sme ke kuptuar.Pyetja ime ishte 5 minutshe dhe jo 13 oreshe.
avatar
Cimi Elezi

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Cimi Elezi prej 03.08.11 0:13

[quote="cimi elezi"]
Gon! shkruajti:Cimi, ened nuk je i pėrcaktuar nė ndonjė fe?

Ėshtė mir qė ti t'ia kalosh Lavjerėsit, ti ta gjesh fenė mė tė saktė dhe mė tė vėrtet me ndihmen e trurit tėnd, mendoj qė truri yt mund tė jetė mė i sakt se ky Lavjerės.
Pershendetje Gon.Ende sme ke kuptuar.Pyetja ime ishte 5 minutshe dhe jo 13 oreshe.Nuk kam nevoj per lavjers.
avatar
Cimi Elezi

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  nitty prej 03.08.11 16:13

nert shkruajti:E po lavjeresin kush e leviz di te me jape njeri nje pergjigje,

Ky lavjerrės lėviz si pasojė gravitetit tė tokės,ke harruar qė toka sillet vetvetiu apo ēfarė.
avatar
nitty

207


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Gon! prej 03.08.11 17:17

Dmth truri yt Cimi qenka 12 orė e 55min mė i ngadalsuar se lavjerrsi, apo si, prap ndoshta nuk tė kuptova :P.
avatar
Gon!

532


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  nert prej 03.08.11 19:10

nitty shkruajti:

Ky lavjerrės lėviz si pasojė gravitetit tė tokės,ke harruar qė toka sillet vetvetiu apo ēfarė.

Rrofsh qe ma kujtove se kete pergjigje po prisja dhe une, dmth lavjerresi na qenka parashikuesi i te ardhmes se leviz nga forca e gravitetit te tokes.

Ah dhe nje gje toka nuk sillet vetvetiu po rrotullohet ne trajektoren e saj
avatar
nert

134


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  nert prej 03.08.11 19:15

Gon! shkruajti:Dmth truri yt Cimi qenka 12 orė e 55min mė i ngadalsuar se lavjerrsi, apo si, prap ndoshta nuk tė kuptova :P.

E shume e thjeshte goni pyetja e cimi elezi donte pergjigje rrufe 5min ti pergjigje e ke dhene pas 13 ore edhe 10min
avatar
nert

134


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Cimi Elezi prej 03.08.11 19:58

Gon! shkruajti:Dmth truri yt Cimi qenka 12 orė e 55min mė i ngadalsuar se lavjerrsi, apo si, prap ndoshta nuk tė kuptova :P.
Ala sme ke kuptuar Gon.Ne njefar menyre pergjigjen ta ka dhen nert.
avatar
Cimi Elezi

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Xhemajl prej 03.08.11 20:21

Edhe mua si fikrros,lavjeresi me ka dhene pergjigje te sakte, shikoni rregullat e perdorimit te tij, dhe per te qene me i sakte lavjeresi duhet te jete i ndertuar prej gjerave me vlere te madhe, psh ndonje unaz ari, zingjir te vlershem.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Gon! prej 04.08.11 8:39

Lol :), Cimi unė mendova ndryshe, nuk e paskam kuptuar si duhet, mė fal.
avatar
Gon!

532


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Cimi Elezi prej 04.08.11 13:09

Gon! shkruajti:Lol :), Cimi unė mendova ndryshe, nuk e paskam kuptuar si duhet, mė fal.
Pershendetje Gon,nuk me ke fyer qe tme kerkosh falje.
avatar
Cimi Elezi

278


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  kimelab prej 04.08.11 13:18

si mund ta bej kete...te mar nje zinxhir dhe te ve nje unaz brenda ..me pas ta mbaj me gishtin tregues dhe ate te mesem dhe pa leizur doren..pas kesaj ti shtroj pyetjet??..keshtu?
avatar
kimelab

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Xhemajl prej 04.08.11 14:34

kimelab shkruajti:si mund ta bej kete...te mar nje zinxhir dhe te ve nje unaz brenda ..me pas ta mbaj me gishtin tregues dhe ate te mesem dhe pa leizur doren..pas kesaj ti shtroj pyetjet??..keshtu?
Po ashtu doren mbaje pa levizur ne menyre te sigurt, e nese lavjerrsi sillet kah akrepat e ores d.m.th pergjegja eshte po,e nese sillet e kundert me akrepat e ores pergjegja eshte jo.
avatar
Xhemajl

343


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  nitty prej 04.08.11 21:56

nert shkruajti:

Rrofsh qe ma kujtove se kete pergjigje po prisja dhe une, dmth lavjerresi na qenka parashikuesi i te ardhmes se leviz nga forca e gravitetit te tokes.

Ah dhe nje gje toka nuk sillet vetvetiu po rrotullohet ne trajektoren e saj

Sė pari nuk besoj nė parashikimin e kėtij lavjerrėsi!

O nert nuk e ke kuptuar pėrgjigjen time,sa keq qė na tregove sa pak qė di pėr tokėn,mė vjen keq pėr ty pasi qė nuk mund tė tė jap mė shumė shpjegime.

Mėso mė shumė pėr tokėn qė shkel,mos u bėjė objekt por qenie nė tokė.
avatar
nitty

207


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  nert prej 04.08.11 22:29

do ta kem parasysh keshillen tende
avatar
nert

134


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  kimelab prej 05.08.11 17:05

sh flm....xhemajl
avatar
kimelab

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Fikrro prej 16.08.11 22:54

maqomaqo3 shkruajti:lexova qe thone jo me njeren e jo me tjetren ,asnje seshte e vertet ,thjesht eshte subkoshienca juaj .e vertet eshte vetem nqs udheton ne te ardhmen dhe sheh se cfare ndodh ose nese je nostra damus .e kam fjalen per 100% te saktesise . intuita jone gjen me shume se gjithcka tjeter pyetje te sakta .edhe magjistaret nuk gjejne dot pergjigje te sakta ,nqs se ata do e benin kete gje boten do e kishte mare lumi ,sepse ata do pasuroheshin pafund ,por shume magjistare jo vetem qe sjane te pasur po ka nga ata qe jane edhe te varfer bile

Kjo teme s'ka te beje asgje me magjin,sa per pytjen qe bere ne mesazh privat vertetimin mund ta besh ti provoje.
avatar
Fikrro

653


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  SweetEmo prej 06.11.11 20:34

OMG lavjersi shumicen e pytjeve qe i kam ber i ka qelluar por ka 2 her qe e bej nje pytje lidhje me vdekjen time sa her qe pyes se a do vdes ne moshen 30 vjeqare pergjigjet PO a do vdes n aksident rrugor pergjigjet PO sa frik :S vetem mos me hip n vetur fare kur ti mbrri 30vjet :S
avatar
SweetEmo

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Elsavrana prej 06.11.11 23:48

Ky postim ishte mbreselenenes. Kam lexuar njehere per lavjerresin dhe te dhenat e tij ...po thuhej se duhej te kishte nje gjatesi te caktuar, sepse po te tejkalohej kjo mase...koha apo gjendja kalonte ne nje dimension tjeter, qe mund te ishte edhe porta e erresires se perjetshme.
Nejse...nuk eshte ky qellimi i shkrimit tim.
Une gjej rastin t'ju falenderoj ju te gjitheve qe nga Jon, Estilen, Androo,Nicolaos, Fikrro,D. Xhunga,etj... qe beni nje pune te mire duke na sjelle ketu shume informacion. Sa per lavjerresin une sot jam gjyshe dhe i kam dhene te gjitha provimet( kam kryer dy fakultete) e kam ndertuar mire familjen me mish e me thonje dhe jam gjyshe e mbushur me niper e mbesa....,por ende jam ne udhekryq.
Nuk jam tek pyetja "a me do, a do te martohem ne X moshe" as ngul kembe tek pyetja"kur do te vdes"...te tjera pyetje ziejne ne koken time, si: ku jemi ne njerezit, ku ekzistojme, , cfare ndodh pas vdekjes,cdo te gjejme kur te kalojme pertej, ku eshte dhe si eshte Zoti apo Fillesa Hyjnore,etj te ngjashme. Dhe kane qene gjithmone keto pyetje brenda mejedhe tek gjithesecili, te cilat ne etapat e ndryshme te moshes jane formuluar ndryshueshem, por ne esence jate qendrone po ato.
Edhe njehere gjej rastin t'ju falenderoj per punen e mrekullueshme qe beni.Elsa
avatar
Elsavrana

80


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parashikimi me lavjerres!

Mesazh  Kastriot30 prej 08.11.11 1:48

Vertet mbreselenes kjo luna e lavjerresit , edhe pa e provuar personalisht , i habitur vetem prej postimeve dhe deshmive tuaja , ndihem i tunduar ta provoj edhe une ;


por une jam njeri religjioz dhe kjo gje nuk shkon mire nese kryhet ;


por ; me duhet tju them qe me lindi nje pyetje;

pse mesimet fetare e parandalojne praktikimin e ritualeve te fatit ,shortet, spiritualizmi , mediment , magjite dhe te tjera si keto?

nuk e di per fete e tjera por judaizmi krishterimi dhe islamizmi nuk i lejojne keto gjera , dhe mesojne qe nuk duhen praktikuar por nuk e thone edhe arsyen perse ? kjo eshte pak e cuditshme pasi si krijesa njerezore qe jemi , nuk na lejon llogjika te bejme apo mos te bejme dicka pa e llogjikuar ne baze te se mires apo te keqes qe percjell cdo veprim , por shume mesime fetare jane ende te pa arsyetyeshme duke theksuar edhe ceshtjen ne fjale ;
thjesht dime efektet e cdo gjeje dhe ne kete rast na tregohet te mos bejme dicka qe duket te jete e dobishme per njeriun nese mer te dhena per te atrdhmen e tij , por feja thote thjesht qe nuk lejohet , pa i treguar dhe efektet e keqija qe mund te kete ky ritual , gje e cila nuk mund te vihet ne dyshim , perderisa na ndalohet nga mesimet fetare apo jo ?

avatar
Kastriot30

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lavjerrsi

Mesazh  angel a prej 05.07.16 21:02

Me sa kam degjuar nuk eshte mire ta prashikosh te ardhmen , por duke pare pergjigjet pozitive mendova dhe une ta provoj.Nuk e di nese do te rezultoj e sakte sepse bere pyetjen "A do te martohem une me X-in ? Dhe doli po. Me duket vetja me fat por une jam vetem 14 vjec dhe me duhet shume kohe per to vertetuar kete.
avatar
angel a

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi