Fenomen i rralle !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fenomen i rralle !

Mesazh  Fikrro prej 23.06.10 0:08

Fenomen i rralle !

Tri raste tė kujtimit spontan tė jetės sė mėparshme, tė cilėt as skeptikėt mė tė mėdhenj nuk mundėn t’i vėnė nė dyshim dhe u bėnė objekt hulumtimi i shumė grupeve shkencore.

I njihte tė gjithė

Sukula Gupta, atė kohė vashėz 18 vjeēare nga fshati bengaloperėndimor Kampa, nė vitin 1995 filloi tė pėrkundte jastėkun e vet dhe tė thėrriste Minu. Kur e pyetėn se kush ishte ajo Minu, Sukla u pėrgjigj: “Vashėza ime”.

Gjatė kėtyre tri vjetėve, vashėza shpesh i fliste familjes pėr burrin e saj, pėr vazhėzėn dhe pėr jetėn qė e kishte kaluar sė bashku. Pohonte se ėshtė quajtur Mana dhe se burri i saj ende jeton me vajzėn dhe Minu, si dhe me vjehrrin e saj Ktheten e Karunin nė qytetin Bhatpara, larg tyre 17 km, dhe atė nė pjesėn e qytetit tė quajtur Rathal.

Sukla i luti qė ta qonin gjer nė Rathal, por jo, familja e saj nuk kishte dėgjuar pėr atė vend. Sukla u tha se ajo ka pėr t’u treguar rrugėn. Mė nė fund, babai i saj vėrtetoi se Rathali vėrtet ekzistonte dhe se atje vėrtetė jetuaka dikush me emrin Ktheta. Dhe siē treguan kėrkimet, Ktheta kishte renė qė quhej Mana. Ajo kishte vdekur para disa vitesh dhe kishte lėnė pas vetes vajzėn e vogėl me emrin Minu.

Nė verėn e vitit 1995 Sukla erdhi me familje nė Rathal. Ua tregoi rrugėn gjer te shtėpia e (ndoshta) vjehrrit tė saj dhe i identifikoi tė gjithė ata njerėz pėr tė cilėt fliste me vite. Ishte jashtėzakonisht ēudishkaktuese, sidomos kur vjehrrin e vet, tė cilin tė gjithė e quanin Kutu, e quajti me emrin e vėrtetė Karun. Madje as fqinjėt me tė afėrm nuk ai dinin atė emėr.

Sukla njohu shumė objeket tė shtėpisė dhe gjeti arkėn me rrobat dhe lojėrat e Manės. Hulumtimet shtesė pėr kėtė rast nė tė dy familjet treguan se nuk mund tė bėhej fjalė pėr kurrfarė mashtrimi.

Rasti i Suklės ėshtė njė ndėr qindra rastet e shėnuara nė materialet e Jan Stivensonit, profesor universiteti nė Virgjinia, i cili mėse njėzet e pesė vjet merret me rastet e kujtimit tė fėmijėve pėr jetėrat e mėparshme...

I ngjashėm ėshtė rasti edhe me Kumkum Vernėn

Kumkum Verna, e lindur mė 1955, kur e kishte lėshuar fshatin e saj nė Bahara, larg rreth 40 km nga Darhangu nė Bangladeshin e sotėm. Kur kishte tri vjet e gjysmė, filloi tė fliste pėr jetėn e mėparme. Kinse kishte banuar nė Urdu Bazar, njė pjesė e qytetit Darbhang dhe se ishte e martuar pėr njė farkėtar. Djali i Kumkumit, Masri Lat, po ashtu u bė farkėtar dhe i fali njė nip me emrin Guri Dhankar. Kumkumi insistonte se gjatė njė konflikti me tė renė, ishte e helmuar.

Mė quanin Sunari

Kur fliste pėr jetėn e vet tė mėparme, Kumkumi shpesh kėrkonte: “Mė quani Sunari”, qė do tė thotė “e bukur”. Babai i vajzės, mjek me profesion, dėshironte tė vinte gjer tek e vėrteta, dhe mė 1959, nė Urdu Bazar zbuloi farkėtarin e ashtuquajtur Masri Lat dhe i cili e kishte djalin me emrin Guri. Nėna e tij quhej Sundari, por ai e shqiptonte Sunari.

Masri Lat vėrtetonte tė gjitha tė dhėnat qė pohonte Kumkumi. Sundari ishte e lindur mė 1900: kishte lindur dy djem, prej tė cilėve njėri quhej Masri Lat. Pesė vjet pas vdekjes sė burrit tė vet, ėshtė martuar pėr tė dytėn herė. Kjo nuk ishte martesa e lumtur dhe mė nė fund Masri Lat erdhi nė pėrfundim se njerku kishte shpėrdorur tė hollat e familjes. E kishte akuzuar nė gjyq mė 1950 dhe kishte sjellė si dėshmitar nėnėn vet. Sakaq, ajo befas vdes para fillimit tė gjykimit.

Kjo nė hollėsi tė tėra nga jeta Sundarit, tė cilat Kumkum i pėrshkruante, u vėrtetua nga hulumtues tė pavarur. Nuk mund tė vėrtetohej kurrfarė motivi i rrejshėm pėr refinimin e komunikimit, e as qė dy familjet ishin mė parė nė lidhje.

Ishte djalė


Gnanatileka Badevitane - e lindur mė 1956 nė Shri Lanka. Kur i kiste dy vjet, pėr ēudinė e prindėrve tė saj, pohoi se kishte nėnė dhe baba tjetėr tė cilėt ishin nga jeta e saj e mėparshme. Ajo plotėsisht dhe saktė e pėrshkruante fshatin e saj tė lindjes Talavakete, larg 25 km. Po ashtu, sillte emrat e dy vėllezėrve tė vet tė mėhershėm dhe tė disa motrave. Ajo vetė, siē thoshte, ishte djalė.

Priftit, qė dėgjoi rrėfimin e Gnanatilekės, kėrkonte ta gjente familjen qė ajo e pėrshkruante. Pesmbėdhjet muaj para lindjes sė Gnanatilekės kishte vdekur njė prej fėmijėve tė tyre, dhe atė djaloshi me emrin Tilekaratne, kurse mė 1961 u morėn vesh qė Gnanatileka tė takohet me ata njerėz nė Talavakel.

Dhe vėrtetė, Gnanatileka njohu shtatė persona nga familja e Tilekartneut, si dhe dy banorė tė fshatit, qė i takoi nė njė grumbull njerėzish. E pėrqafoi miqėsisht nėnėn e vet tė mėparshme (nga jeta e kaluar) dhe mėsuesin e dikurshėm, tė cilin e donte shumė shkaku i mirėsisė sė tij. Sipas disa anėtarėve tė familjes, tregonte tė njėjtat prirje dhe antipati si dikur Tilekrateu.

As nė kėtė rast, Stivensoni nuk mundi tė gjejė motiv pėr mashtrim, as tė zbuloj kontakte tė mėhershme nė mes tė familjeve. Gnanatileka sigurisht e fliste tė vėrtetėn.


avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

rimesherimi

Mesazh  bardhi_tr prej 25.06.10 14:16

Doja te dija qe ku egziston lidhja midis jetes qe kemi kaluar dhe nga kjo tani qe te kuptoj qe kam jetuar me pare? Sepse jam 25 vjec dhe nuk kam kujtuar asgje nga jeta e meparshme.

Dhe derisa vazhdon ky rimesherim sa zgjat dmth?


Edituar pėr herė tė fundit nga bardhi_zylfo nė 25.06.10 14:17, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : ?)
avatar
bardhi_tr

40


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fenomen i rralle !

Mesazh  Fikrro prej 25.06.10 18:52

bardhi_zylfo shkruajti:Doja te dija qe ku egziston lidhja midis jetes qe kemi kaluar dhe nga kjo tani qe te kuptoj qe kam jetuar me pare? Sepse jam 25 vjec dhe nuk kam kujtuar asgje nga jeta e meparshme.

Dhe derisa vazhdon ky rimesherim sa zgjat dmth?


Kete do te doja ta dija edhe une,pasiqe as mua nuk me kujtohet asgje nga "jeta e meparshme" dhe eshte dyshim i madh se a kemi jetuar ne me pare apo jo,keshtu qe mund te ndodh qe rimesherimi te ndodh vetem ne persona te caktuar.
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fenomen i rralle !

Mesazh  bardhi_tr prej 26.06.10 8:53

Per mendimin tim mund dhe te ndodh tek persona te caktuar, por nqs do bazohemi tek Kurani, Bibla, dhe Talmudi, qe eshte libri hebre, kjo teme nuk preket dhe me ben te dyshoj pak tek kjo teori qe kane filozofite e vjetra se nga keto lloj teorish filozofike bazohen sot qe pranojne rimesherimin.

Sipas religjionit Shpirtrat jane krijuar te gjithe para krijimit te tokes dmth nje shpirt dhe nje njeri.
Por te gjithe keto shpirtra do japin llogari diten e fundit, dhe si mund te japin llogari keto kur kane kaluar shume lloj jete, nuik arrij ta konceptoj.
avatar
bardhi_tr

40


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fenomen i rralle !

Mesazh  gentjan kaloshi prej 26.06.10 18:17

ka dy vdekje dhe dy jete .njeriu para lindjes se tij ekziston ne gjendje tjeter pastaj lind ne kete bote vdes dhe ringjallet.ringjallja do te ndodhe per te gjithe njekohesisht. cdo pyetje ka pergjigjen e saj por kur nuk dihet pergjigja.......... pergjigja me emire eshte te thuhet se nuk kam dije per kete
avatar
gentjan kaloshi

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Jeta nė jetėn e kaluar - kush ishim para se tė lindnim

Mesazh  Fikrro prej 29.06.10 23:30

Mistiku hindus, i cili u lind nė fundin e shekullit tė XIX dhe vdiq mė 1969, Meher Baba veten e emėroi si Avatar (mishėrim apo inkarnim i Zotit). Ai shkroi librin "Zoti Flet" dhe kishte dėshmi pėr pohimet e veta nga sadguru-tė (pesė mėsuesit e pėrsosur tė cilėt presin dhe "stėrvitin" zotin).

Kontradikta e vėrtetė del kur mistiku hindus Sathya Sai Baba, i lindur mė 1926, i cili nė moshėn 13 vjeēare shkel njė akrep dhe thumbuhet nga ai, kėshtu qė bėhet i vetėdijshėm dhe thotė se ėshtė Avatar. Pėrndryshe, ky ende jeton (dhe mendon se do tė jetojė edhe 24 vjet). Edhe ky kishte dėshmi mbi pohimet e veta. Kėtu na shkoqitet pyetja: Si, prej vitit 1926 deri mė 1969 nė Tokė ecnin dy Zota?!

Hulumtuesit padyshim konstatonin se te disa njerėz vjen deri te kujtesa e ndonjė individi ose individėve tė cilėt kanė jetuar nė lokalitete tjera hapėsinore e kohore. A ėshtė kjo dukuri e shkaktuar nga ana e shpirtit? Shpirti, ē'ėshtė? A e kemi parė ndonjėherė? A ėshtė vetėm personifikim ireal i emocioneve tona apo pėrfshin ndonjė hapėsirė dhe kohė? Kėtė nuk mund ta dimė kurrė. Sa mė shumė qė gjejnė shkencėtarėt kundėrfakte, aq mistikėt i japin lloj lloj aftėsie shpirtit.

Do ta jap edhe njė shpjegim qė mė takon mua dhe i cili ka njė anė satirike dhe anekdotike. Pėrndryshe kėtė hipotezė e pata zhvilluar kur isha "mysliman i vėrtetė".

Nė religjionin islamik, si dhe nė religjionet tjera monoteiste, mbizotėron besimi se pranė ēdo njeriu qėndrojnė edhe dy engjuj, Kerameni dhe Katibini (nė filozofinė "New Age" fituan rol aktiv dhe quhen Udhėheqės), tė cilėt i shkruajnė tė gjitha veprat tona tė mira dhe tė kėqija.

Kur njeriu vdes, mė nuk i nevojiten engjujt (sepse "atje" nuk ka mėkate ose mirėsi), kėshtu qė nė Ahiret grumbullohen kėta engjuj. Zoti, i kacafytur me kėtė "katastrofė ekonomike", erdhi te njė ide gjeniale, qė foshnjave tė posalindura t'u caktojė engjujt e penzionuar (poashtu tė pėrzier mes veti).

Ata rregullisht do ta kryejnė detyrėn e vet. Mirėpo, derisa klienti i tyre ėshtė ende fėmijė (pasi qė atėherė nuk shkruhet pėr tė asgjė) kėta engjuj, qė ta thejnė monotoninė, flasin mes vete mbi pėrvojat e njerėzve tė kaluar. Informatat nė fragmente do tė vijnė edhe deri te vetėdija e klientit.

Pėr kėtė dhe fėmijėve mė sė shumti iu kujtohet jeta e kaluar. Me kėtė teori mund tė shpjegohet edhe rasti i dr. Scottit.
Ta lėmė shakanė anash dhe ta analizojmė shpjegimin tjetėr qė mori emrin "teoria holografike". Hologrami ėshtė fotografi tredimenzionale e cila edhe nė pjesėt mė tė imėta tė tij pėrfshin tėrė komponentėn e fotografisė.

Kėshtu ekziston edhe hipoteza - Bootstraping, e cila u zhvillua nga ana e fizicientit David Bohm dhe matematicientit John Bell dhe tė tjerėve qė thonė "se nė ēdo grimcė ekziston gjithė universi, gjegjėsisht informatat mbi vetitė e tij nė hapėsirė dhe kohė". Kjo nė filozofinė hinduse ėshtė e njohur si Akasha, ndėrsa nė Islam si.i Levh-i Mafhuz (ose "Gayb").

Sipas kėsaj teorie njeriu nė ditėt e veta rinore, pėr shkak tė disa nevojave psikologjike, prej akashės merr informata nė lidhje me ndonjė vashė, dhe kėshtu ai zgjedh alter-egon e vet. Por edhe kjo teori ka mangėsitė e veta, dhe pasi qė krejt kjo bazohet nė shpekulimet matematikore, nuk mundemi asgjė tė pėrcaktojmė, sepse as nuk janė shpjeguar mėnyrat e perceptimit tė kėtyre "diturive tė fshehta".

Por ka edhe raste tė kujtesės sė jetave tė kaluara ku kjo teori nuk mund tė ofrojė shpjegim. Njėri prej rasteve ėshtė i shėnuar nė librin e B.D.Benediktit "Bota paralele". Njė ēek i ri, i pasionuar pas dekorit tė brendshėm tė salloneve tė epokės sė rokokosė, mė 1965 rastėsisht viziton njė pallat nė Austri. Aty kupton se dekori aq i vulosur nė mendjen e tij i takon atij pallati, dhe zbulon se njė vashė e re, qe kishte jetuar aty, kishte qenė e dashura e tij nė jetėn e kaluar tė vet.

Teoria holografike e cila thotė, se "personalitetet e reinkarnuara" zgjedhen rastėsisht kėtu bie poshtė nė kėtė shembull unikat. Pėr vėrejtjet e kontradiktave nė kėtė hipotezė i jemi mirėnjohės hulumtuesit kroat mr. Drago Pleēkos.

Teoria e tretė e cila u mundua tė jetė mė shkencorja (mund tė thuhet mė ateistikja) i ka rrėnjėt nė v.1962.
Qysh atėherė psikologu James Mc Connell nga Michigan Unversity dėshmoi se dituria mund tė hahet! Ai skrrajat shpatuke i mėsoi pėr njė refleks tė caktuar, dhe pastaj i mbyste ato, duke u dhėnė skrrajave tė tjera tė pamėsuara pėr t'i ngrėnė tė mbyturat; kėshtu qė edhe skrajat e pamėsuara veē dinin mė pas refleksin e tillė.

Hulumtuesi suedez Holger Hyden nė eksperimentet me minj, bashkė me Allen Jacobsonin nga UCLA dhe disa shkencėtarė tjerė dėshmuan se nė materien pėrcjellėse luan rol acidi ribonukleik (ARN). Mė vonė Georges Hungar nga Baylor Universiteti, nė minj krijoi frikėn prej errėsirės (minjtė zakonisht errėsirėn e dojnė mė tepėr se dritėn) me ndihmėn e efektit tė Mc Connellit.

Nė kėta shembuj vėrejtėm se disa makromolekula organike, acide nukleine dhe polipeptide mund ta pėrcjellin "diturinė" prej njė sistemi tė organizuar tė jetės nė tjetrin. Kėshtu u lind "Hipoteza Engramike" e cila mundohet ta shpjegojė reinkranimin me transferimin e kėtyre molekulave (tė ashtuquajtura molekula engrame).

Sipas kėsaj hipoteze, kufoma e varrosur padyshim do t'i ketė nė vete engramet tė cilat i krijoi gjatė jetės. Kėshtu, ndonjė bimė, duke lėshuar rrėnjė mbi varr dhe me ndihmėn e procesit tė osmozės, bashkė me ujin dhe mineralet, merr edhe engramet. Engramet e akumuluara prej bimėve kalojnė nė njerėz, duke krijuar kėshtu dukurinė e reinkarnimit.

Edhe pse duket e mundshme, mjafton njė vėshtrim mė i thellė dhe tė shohim se ky ekosistem paraqet njė iluzion. Bima e cila i merr mineralet dhe ujin, i pėrdor kėto gjatė fotosintezės, glikolizės, dhe nė proceset tjera fiziologjike. Nė kėto reaksione gjithmonė vjen deri te ndarja e molekulave, kėshtu qė ato humbin strukturėn e vet tė mėparshme.

Edhe engramet do ta kenė kėtė fat, do tė shkatėrrohen nė fazat e para tė metabolizmit. Poashtu nuk ėshtė e qartė se si engrami do tė mund tė vinte deri te trupi i njeriut dhe ta ketė reaksionin e vet. Sė pari, do tė ishte i sulmuar nga sistemi i imunitetit si antitrup, ndėrsa shpėrbėrja e mėtejshme gjatė metabolizmit do ta shkatėrronte deri nė fund strukturėn e tij.

Kujtesa e jetave tė kaluara pastaj mund tė bėhet edhe kur njeriu ka vdekur njė ditė para se tė lind pėrsėri, kėshtu qė ekosistemi nuk mund tė jetė aq i shpejtė. Megjithatė, janė shpirtat e vonuar qė e problematizojnė kėtė hipotezė.
Poashtu psikoanalisti nga Zvicra, Carl Schoomaker, duke i kontrolluar disa pacientė tė vet, erdhi nė pėrfundim se shkaqet e fobieve, obsesioneve, neurozave tė detyrueshme dhe sėmundjeve tė tjera psikotike mund t'i kenė rrėnjėt edhe nė jetat e kaluara. Mirėpo edhe kjo nuk mund tė jetė dėshmi pėr reinkarnimin.

Disa njerėz, duke dėgjuar ndonjė muzikė, lexuar ndonjė libėr ose duke u shėtitur nė ndonjė qytet, nė mėnyrė intuitive kuptojnė hapin e mėtejshėm nė kazualitet dhe mendojnė se veē mė parė e patėn kėtė pėrvojė. Kjo nė literaturė ėshtė emėruar "deja vu" (e parė mė parė), por edhe kėtė nuk mund ta pranojmė si dėshmi pėr reinkarnimin.

Teoria e cila ka mė sė shumti ithtarė shkencorė (shumica janė psikologė), dhe pėr tė cilėn edhe unė mendoj se ėshtė mė e mundshmja, ėshtė ajo e cila thotė se reinkarnimi paraqet vetėm njė dukuri tė nėndijes.

Pėr shkencėtarė ėshtė e njohur dukuria e quajtur "efekti i kiptomenzisė", qė zhvillohet atėherė kur ne pėrceptojmė botėn ndėr pragun e ndijimit, kėshtu qė informatat e tepėrta dhe tė panevojshme na grumbullohen nė nėndije (ndėrsa ne jemi tė vetėdijshėm vetėm pėr 10% tė atyre informatave).

Kur personaliteti ynė, pėr shkak tė disa konflikteve tė brendshme don ta krijon njėfarė "ndarje tė personalitetit", do t'i shfrytėzojė ato rezerva informatash pėr t'u bėrė i rėndėsishėm nė shoqėri (kėtė e pamė mė parė). Ashtu siē janė kėto informata realitet, atėherė edhe figura e krijuar mund tė jetė reale.

Edhe pse kjo duket mjaft e zmadhuar, nėndija i ka tė gjitha kėto mundėsi. Siē thotė edhe dr. Scott Pecku, "gjithkund nėndijen e kemi njė hap pėrpara".

Poashtu edhe teknikat qė shfrytėzohen pėr njohjen e identitetit nė jetat e kaluara ngjajnė shumė nė teknikat pėr depėrtimin nė nėndije (p.sh. shihni botimin e J.H.Brennan - "Reinkarnimi: pesė teknika pėr njohjen e jetave tė kaluara").

Gati nė tė gjitha dukuritė e reinkarnimit mund t'i vėrejmė efektet e kriptomenzisė. Pėr shembull, aq e popullarizuara Tigheons thoshte se kur ishte sikur Bridey Murphy, ishte dėnuar pėr shkak tė shkatėrrimit tė krevateve metalike, freskėt tė ngjyrosura.

Por hulumtimet qė u bėnė, dėshmuan se nė kohėn kur ka jetuar Bridey Murphy, nuk kanė ekzistuar krevatet e metalta. Atėherė pse kjo dha kėtė informatė parazite? Vėrtet se nė enciklopedinė Ana Britannica ėshtė cekur se atėherė nė Irlandė ka ekzistuar njė lloj i tillė i krevatit, ndėrsa mundėsia se Tigheons kishte pasur nė dorė, ndonjėherė nė jetėn e saj, encikopedinė e tillė, nuk ėshtė e vogėl.

Do ta cek edhe njė shembull nga "World of Strange Powers" tė autorit Arthur Clarke. Mė 1910 njė grup i parapsikologėve tė Anglisė regresuan njė femėr dhe ajo u shfaq si Blanche Poynings, por mė pas u konstatua se informatat e tilla ajo i kishte marė prej librit "Countess Maud" tė autores Emily Sarah Holt, tė cilin e kishte shfletuar vetėm sipėrfaqėsisht.

Mendoj se edhe ky shembull i dhėnė prej librit tė hipnotizuesit profesional Momēilo Todoroviqit "Hipnoza pėr gjithkėnd" nuk do tė ishte i tepėrt. Ky eksperiment ėshtė bėrė nė Rusi. Natasha M. (18 vjeēare), me anė tė regresionit ėshtė sjellur nė vitin e katėrt tė jetės sė saj. Kur ėshtė kėrkuar prej saj tė vizatojė, ajo atėherė vizatoi sikur njė fėmijė i vogėl, por kur iu dha sygjerimi se ajo ėshtė njė piktore profesionale, ajo krijoi njė pikturė profesionale.

Tash, nė shekullin e njėzetė, me zhvillimin e teknologjisė, ėshtė zhvilluar edhe shpejtėsia e shkėmbimit tė informatave, dhe kjo dukshėm ndikon nė vėllimin e nėndijes. Dhe nėse ekziston telepatia, siē thonė parapsikologėt, atėherė dukuria e kriptomenzisė do tė na dukej edhe mė tepėr e mundshme. Andrew Malcoff nga Universiteti i Washingtonit, me eksperimentet qė i bėri me fėmijėt e moshės dyvjeēare, dėshmoi se truri i tyre ėshtė nė mundėsi t'i analizojė dhe t'i konceptojė disa nocione me ndihmėn e informatave tė fituara me perceptimin e tillė.

Kėto eksperimente i cekėm qė tė mos na duken tė pashpjegueshme hulumtimet e dr.Stivensonit. Poashtu edhe dr.Roggo pohon se kujtesa ekstra-cerebrale te fėmijėt paraqet, tė themi, mė parė njė dukuri psikologjike, se sa paranormale.

Mund tė bindeni edhe vetė prej hulumtimeve tė Stivensonit se "personaliteti i kaluar" nuk ka jetuar mė larg se 50 km. prej fėmijėve.

Mendoj se, sado pak, jeni bindur se reinkarnimi paraqet njė dukuri psikologjike dhe se me hulumtimin e mėtejmė tė tij mund tė arrijmė deri nė shtresat mė tė thella tė shpirtit tonė.

Si pėrfundim, mund tė themi se reinkarnimi paraqet njė mėnyrė tė lirimit prej tanatofobies, ose thėnė shkurt e shqip, prej frikės sė tepruar prej vdekja.

Sezgin Bojnik
avatar
Fikrro

615


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fenomen i rralle !

Mesazh  ushtaridardan prej 03.07.10 10:29

Tema qenka e mire shume dhe me vend, por une se paskaa dite qe ka mundesi me ndodh keshtu.
Une i kam mbushur 23 vjet, por gjithmone i kam te fresketa kujtimet dhe shpesh me duket se une kam jetu ne kohen e shpatave, sepse shpesh imagjinoj beteja te tmerrshme kur ndeshen ushtrite, disi si te jem pjesmarres ne beteja ato me paraqiten si kujtime te pastra, sikur ti kisha perjetu pak kohe me pare.
Prandaj armet i kam pasion te madhe, sidomos shpatat e heshtat, nuk e di si ndodh kjo?
avatar
ushtaridardan

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Fenomen i rralle !

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi