Hetimet paranormale dhe detektivėt psikikė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hetimet paranormale dhe detektivėt psikikė

Mesazh  gjilanasi prej 18.06.10 23:34

Hetimet paranormale dhe detektivėt psikikė



"Detektivėt psikikė" janė njerėz, tė cilėt pretendojnė tė kenė kompetenca tė veēanta psikike, me qėllim pėr tė ndihmuar njerėz nė nevojė apo shėrbime tė caktuara tė policisė dhe agjencive tė zbatimit tė ligjit nė investigime dhe zgjidhjet e krimeve.

Por pėrveē dėshirės vetjake, janė bėrė edhe shumė projekte tė bėra publike nga shėrbimet sekrete mė tė mėdha nė botė, qė dėshmojnė se kanė bėrė edhe ngritje grupi pune pėr studimin e hipnozės, rekrutime tė njerėzve me dhunti apo edhe mė ekstrem pėrdorimin si objekte studimi tė njerėzve, tė cilėve u kanė injektuar drogėra tė ndryshme pėr tė parė reagimet dhe dobėsinė e subjekteve nė gjendje tė caktuara.

Njė prej kėtyre ishte projekti “Artichoke”, i cili mblodhi bashkė divizionet e inteligjencės tė ushtrisė, marinės, forcave ajrore dhe FBI-sė.

Shumica e kėtyre njerėzve janė detektivė tė vetėshpallur psikikė, "kontributet" e tė cilėve pėr hetimet e krimeve janė pothuajse gjithmonė vullnetare.

Aftėsitė e tyre pėrfshijnė postkognitimin - perceptimi mbinatyror tė sė kaluarės, psikometrinė - hamendje paranormale e informacionit tė bazuar me leximin nė atmosferė, nė njė vend apo objekt dhe telepatinė. Ata gjithashtu mund tė pėrdorin leximin tarot, voodoo, numerologjinė etj.

Shumė pėrkrahės tė aftėsive psikike besojnė se psikologjia ndihmon nė zgjidhjen e krimeve nė shumė mėnyra dhe qė nga hetimet e krimit psikik qė janė kryer pėr mė shumė se njė shekull, vlerėsimi nė radhė tė parė pėr zgjidhjen e tyre iu duhej t’u jepej detektivėve paranormalė pėr pėrpjekjet dhe arritjet e tyre.

Megjithatė, shumica e njerėzve mendojnė ndryshe. Ata i konsiderojnė detektivėt psikikė dhe hetimet e tyre si vetėm njė formė zbavitjeje qė kurrė nuk duhet tė merren seriozisht. Evidencave tė papėrcaktuara, vetė-promovimi dhe media nė njė farė mėnyre e kanė zhvilluar edhe mė tej kėtė mendim skeptik.

Megjithatė rasti i parė i dokumentuar i njė krimi qė zgjidhet siē tregohet nga njė agjent psikik ishte nė 1845, kur detektivi paranormal ra nė gjurmėt e njė tė dyshuari qė rrjedhimisht pranoi primi mė pas. Nuk ka asnjė provė qė ai kishte zgjidhur me tė vėrtetė krimin me aftėsitė e tij psikike, por ky ėshtė dokumenti i parė zyrtar qė ėshtė i arkivuar.

Pėr sa u pėrket projekteve, ai i pari pėr parashikimin e ngjarjeve, i financuar nga CIA ishte projekti me emrin “Cassandra”.

Me ndihmėn e agjentėve tė dezertuar sovjetikė dhe operativėve tė CIA-s, faza e parė e projektit ishte pėr tė gjetur individė qė kishin aftėsinė pėr tė parė ngjarjet qė ndodhnin nė njė vend tjetėr. U bė njė farė progresi, por projekti u anulua si i paparashikueshėm.

Projekti rinisi prapė nė “Los Alamos National Laboratory” dhe u zhvendos tek skemat e modeleve matematikore dhe pėrdorimin e metodave deduktive. Mė vonė u shtua dhe forca kompjuterike dhe sė bashku me pėrdorimin e programimit gjenetik, projekti arriti tė krijonte disa modele tė sakta.

Si me gjithė informacionet e tjera tė inteligjencės, edhe rezultatet e arritura nga parashikimi duhet tė verifikohen me anė tė burimeve tė tjera. Informacione tė tilla nga burime qė mund tė konsiderohen paranormale, nuk merren asnjėherė si tė vėrteta pa u verifikuar.

Sipas dokumenteve tė bėra publike nga kėto projekte, nė konkluzionet e parashikimeve, personat pėrkatės ishin tė saktė nė 20 pėr qind tė rasteve dhe e kishin gabim 80 pėr qind tė rasteve.

Njė studim i kryer nga profesoresha Jessica Utts dėshmoi njė efekt mjaft domethėnės, sepse subjektet me prirje paranormale qėndronin 5-15 pėr qind mbi shanset e parashikuara edhe pse raportet e kėtyre subjekteve pėrfshinin njė sasi tė madhe informacioni tė pasaktė.

Pas kėsaj janė krijuar shumė programe nė vite tė ndryshme, njė pjesė e tyre tani janė hapur pėr publikun, pėr tė bėrė kėrkime nė fushėn e parashikimit, nė funksion tė shėrbimeve sekrete. Konkluzionet paraqiteshin nė ēdo mes viti para senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi”.

Pėr sa u pėrket individėve me kėtė dhunti, njė nga mė tė njohurit "detektivė psikikė" nė Shtetet e Bashkuara ėshtė Sylvia Browne e Kansas City, e cila madje ėshtė ftuar edhe pėr intervistė live nė emisionin e “Larry King Live” dhe “Montel Williams Show”.

Veprat e saj tė shumta pėrfshijnė parashikime tė tilla siē ėshtė pėr shembull pretendimi se Bill Bradley do tė fitonte zgjedhjet e 2000 tė SHBA-sė me Partinė Reformatore, fshehja nė shpella e Osama bin Laden dhe Sadam Husein etj.

Ajo ka shkruar madje edhe disa libra, duke pėrfshirė edhe "Jeta nė anėn tjetėr" dhe ėshtė themeluese e shoqėrisė sė “Novus Spiritus”.

Jashtė Shteteve tė Bashkuara, Chico Xavier (Brazil) ėshtė njė tjetėr i famshėm "agjent psikik", i cili me anė tė transkriptimit tė njė deklarate nga njė viktimė vrasjeje nė 1979, ēoi nė lirimin e njė njeriu tė pafajshėm dhe arrestimin e vrasėsit tė vėrtetė, duke bėrė qė kjo ngjarje tė ngjallte interesa edhe mė tė mėdha nė pėrtėritjen e hetimeve psikike.

Si shembull mė i mirė i njė bashkėpunimi institucional policor me mediume qė kanė prirje ekstrasenzorike, ėshtė edhe ai i Norin Renjerit. Ajo, pėr mė se 23 vjet ndihmon policinė e shtetit tė 42-tė tė SHBA-ve nė zgjidhjen e shumė rasteve kriminale qė nė fillim duken tė pazgjedhura me metoda tė pėrcaktuara kriminalistike.

Norin, madje paraqitet para kamerave tė kanalit televiziv tė njohur botėrisht amerikan "ABC". Emisioni titullohej "Testimi" dhe kishte pėr qėllim qė publikisht, para miliona shikuesve, tė bėnte verifikimin e aftėsive ekstrasenzorike dhe parapsikologjike tė individėve tė prirė.

Transmetimi bėhej drejtpėrdrejt dhe nėn mbikėqyrjen rigoroze profesionale nga ana e ekspertėve.

"Duke e ndjerė energjinė psikike" tė sendit qė kishte me vete viktima nė ēastin e krimit, - deklaron Norin nė vazhdim tė prezantimit tė saj, - pėrmes njė ekspansioni psikik qė mė paraqitet si vegim, unė mund ta shoh qartė nė vizione kriminelin. Kur e prek sendin nga trupi i viktimės, mė vjen sikur shikoj njė film. Vėrtet, pamjet qė mė shprehen si figuracione janė tė turbulluara, por kjo nuk mė pengon ta njoh kriminelin. Shpeshherė, kam nevojė tė shkoj nė vendin e krimit dhe pėrmes meditimit, shumė e pėrqendruar, t'i pėrjetoj insertet nga rrjedha e ngjarjes. Ndonjėherė, kur disa detaje tė fizionomisė sė kriminelit nuk mė dallohen aq qartė, e vrojtoj viktimėn drejt nė sy dhe kėshtu mė kompletohen tiparet e pamjes komplete. Ka momente, kur nė vizione mė paraqitet e tėrė rrjedhja e vrasjes. Kjo, t'ju them tė drejtėn, ėshtė njė punė tejet e mundimshme dhe kam lodhje tė madhe psikike.

Realizuesit e emisionit "Testim", kishin siguruar material pėr tri vrasje tė kryera nė Kaliforni. Krime kėto, qė veē ishin zgjidhur nga policia me sukses. Tė gjitha sendet nga vendi i ngjarjes qenė futur nė njė zarf tė mbyllur dhe tė vulosur.

Nga tri zarfe qė udhėheqėsi i emisioni ia parashtron z. Norin, ajo zgjedh njėrėn prej tyre. Pėrveē mysafirėve tė shumtė, nė studio ishte prezent edhe inspektori i lartė i policisė, Xhon Perkin, i cili vetė me sukses i kishte zgjedhur tė tria rastet.

Nė atmosferėn e qetėsisė sė plotė dhe nėn tingujt e ngulfatur tė njė muzike tė lehtė serioze, Norin e fillon seancėn e vet tė ēuditshme hetuese. Nė tė gjitha pėrshkrimet qė i deklaronte nė vazhdim, pėrgjigja mė e shpeshtė e inspektorit ishte: "Ėshtė e saktė!".

Nė kėtė transmetim televiziv tė drejtpėrdrejtė, Norin kishte arritur qė me mjaft pėrpikėri t'ia qėllojė edhe emrin e viktimės. Ajo ishte njė grua plakė, e vrarė nė shtėpi, nga njė kushėri i saj, pėr shkaqe tė trashėgimisė.

Pėrshkrimi i vrasjes dhe detajet e dhėna policisė ishin 85 pėr qind tė sakta. Vetėm disa tiparet e fytyrės dhe disa elemente tė kallėzimit tė kryerjes sė krimit, nuk qenė tė qarta.

Por janė edhe skeptikėt nga ana tjetėr, tė cilėt pėrveēse nuk iu besojnė aftėsive tė kėtilla paranormale, madje i pėrcaktojnė si njė krim moral: “Kam zbuluar se puna e psikikėve nuk ishte gjė tjetėr njė komedi tragjedike, njė pėrqeshje e djallit”.

Po ashtu nė njė libėr tė botuar nga Arthur Lyons and Marcello Truzzi me titull “The Blue Sense: Psychic Detectives and Crime”, listojnė shumė arsye se njerėz pa asnjė aftėsi psikike mbledhin informacione pėr raste krimesh nga media ose nga njė tjetėr burim dhe pėrfitojnė nė kurrizin e fatkeqėve, duke aktruar dhe shpikur.
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hetimet paranormale dhe detektivėt psikikė

Mesazh  Paranormal prej 11.08.16 21:17

Interesante
avatar
Paranormal

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi