Roswell 1947

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Roswell 1947

Mesazh  Admin prej 20.05.08 16:41

Roswell



Vetem disa dite mbas deklarates se Kenneth Arnold, Amerika dhe mbare bota do te perfshihej ne nje bum mediatik lajmesh, informacioni, disinformacioni, genjeshtrash, mbulime dhe fshjehje faktesh qe edhe sot e kesaj dite perbejne piken kyce ne historine e ufologjise.

E kam fjalen per ngjarjen me te famshme te shekullit te 20, ate te Roswell. Ky shkrim do jete nga me te gjatet per temen e Ufologjise sepse ndonese kane kaluar mbi 50 vjet, vazhdon te jete ne qender te vemendjes.

Do paraqes cdo gje te mundur, duke filluar nga ngjarja vete, deshmite e personave, te femijeve te tyre, kundershtimet e ushtarakeve dhe te qeverise amerikane, konkluzione te shkenctareve dhe studiuesve, pika kundershtimi te skeptikeve, analiza dixhitale te filmimeve, analiza shkencore te fotografive dhe te vete fenomenit. Pra teresine e misterit Roswell...

Mbremja e dates 2 Korrik te vitit 1947 ne qytetin e vogel te Roswell ne New Mexico nuk do te ishte e zakonte. Nje stuhi e forte e shoqeruar me erera dhe shi te rrembyeshem do ti mbyllte te gjithe neper shtepi por disa fatlume do ndodheshin ne rruge ne momentin qe pane nje objekt ne forme diskoidale te pershkonte qytetin ne anen veri-perendimore te tij dhe te humbiste mbas kodrave te vogla.

Nje tjeter objekt i ngjashe me te parin u pa te kalonte disa milje me larg duke u drejtuar nga Lugina e San Agustin prape Magdalena, New Mexico. Ket e deshmojne nder te tjere dy persona zoti dhe zonja Dan
Wilmot (deshmite dhe analizmi i fakteve do te behet pergjate gjithe shkrimit dhe me sesione te vecanta).

Te nesermen ne daten 3 Korrik 1947, fermeri Mac Brazel duke shetitur bashke me djalin e fqinjit te tij Dee Proctor ne ferme has disa mbeturina te shperndara ne nje rreze te madhe. Zona ishte pikerisht ajo ku fermeri kulloste bagetite e tij por keto te fundit cuditerisht nuk afroheshin fare ne pjesen ku ndodhin mbeturinat. Mbeturinat ishin si te nje lloji metali por shume elastik, te holle dhe pothuajse pa peshe fare.

Ato i perkulje, i palosje dhe ktheheshin perseri ne vend. Kur Brazel shoqeroi djalin e fqinjit te tij ne shtepi, e ema e tij, Loretta Proctor mbasi pa copat e metalit e keshilloi qe te shkonte tek sherifi i zones dhe te raportonte per ate qe kishte gjetur.

Duke qene se ferma e Brazelit skishte as energji elektrike dhe as telefon do te kalonin disa dite deri sa sherifi i zones te vihej ne dijeni per ngjarjen. Pra vetem ne daten 6 Korrik 1947 Mac Brazel do te vizitonte zyren e sherifit George Wilcox dhe do i tregonte atij per ate qe kishte pare si dhe nje cope nga mbeturinat e gjetura ne fermen e tij.

Sherifi nga ana e tij duke e gjetur materialin shume itneresant njofton bazen ushtarake ajrore te Roswell dhe i kerkon atyre qe te ekzaminonin mbeturinat. Ne te njejten kohe qe radiostacion lokal realizon nje interviste me Mac Brazel i cili shprehet per mbeturinat qe mund ti perkasin ndonje disku fluturues. Ne bazen ushtarake ata qe rane ne kontakt me materialin ishin Major Jesse Marcel dhe agent Sheridan Cavitt te cilet mbeten komplet te hutuar nga ajo qe pane.

Materiali nuk permbante asnje element te njohur me pare prej tyre. Ngjyra, forma, pesha perkulshmeria etj ishte tejet e vecante. Te dy vendosen qe te inspektonin fermen e Brazel dhe kur arriten aty ishte pothuajse mbremje keshtuqe vendosen te kontrollonin diten e neserme.

Diten e neserme mbasi inspektuan me imtesi zonen qe ishte rreth 230 metra katrore mblodhen materialet e gjetura (te njejtet me ate qe Brazel dorezoi ne zyren e sherifit) dhe u larguan, Cavitt per ne baze ndersa Marcel me kaminonin e mbushur plot me mbeturinat per ne shtepine e tij. Aty ai i tregon copat e cuditshme te materialit gruas dhe djalit te tij Jesse Marcel Jr.

Mbas kthimit te Marcel ne baze, koloneli William Blanchard vendosi te jepte nje deklarate per shtypin. Deklara qe u pergatit nga Walter Haut , toger ne baze qe merrej me anen informative, me pak fjale thoshte qe: Baza ushtarake e Roswell kishte nen kontrollin e saj pjese nga nje disk fluturues me origjine jashtetokesore...

Nderkohe media lokale pershi edhe disa stacione te fuqishme KGFL po tregonin interesim te madh. Frank Joyce i KGFL i thote pronarit te stacionit, Walt Whitmore Sr. per ngjarjen e ndodhur ne fermen e Brazelit dhe te dy shkuan ne fermen e tij duke i ofruar nje qendrim ne qytet dhe nje interviste qe do te ishte interesante per degjuesit.

Por me te arritur ne stacionin e radios, lajmerohet baza ushtarake dhe ne 8 Korrik 1947 Mac Brazel shoqerohet per ne bazen e Roswellit ku mbahet nen mbikqyrjen e rojeve te armatosura. Kur ai doli nga baza mbas disa ditesh, refuzoi te fliste per ate qe kishte ndodhur dhe u shpreh se gjetja e tij ishte thjesht mbeturina e nje ballone atmosferike...

Sidoqofte mbas deklarimit te kolonelit William Blanchard per gjetjen e diskut, zona rrethohet menjehere nga ushtarak te shumte, ndersa lajmi per gjetjen e diskut nuk po merrte me komente. Supriza vjen mbas kerkimit te imet te zones nga ana e ushtarakeve. Ne pjesen perendimore te vendit ku u gjeten mbeturinat nga Mac Brazel, fragmentet ishin me te plota dhe derisa u gjet edhe vete disku... dhe jo vetem aq por edhe disa trupa qe nuk i perkisnin rraces njerezore....

KGFL u pergatit te jepte lajmin dhe nje reportazh te shkurter per ndodhine kur nje telefonate nga dikush qe e identifikoi veten e tiji si nje agjent e FBI (Federal Byro Of Investigation) e kercenoi qe nese emisioni do transmetohej, perfshi edhe intervisten me Brazel, stacioni KGFL do te humbiste licencen dhe sdo te transmetonte me kurre.

Pak ore mbas deklarates se bazes ushtarake per gjetjen e UFO-s, majori Marcell kerkohet te niset urgjent per ne bazen ushtarake ne Fort Worth me gjithe mbeturinat e gjetura dhe nje tjeter deklarate del kete rradhe nga zyra e gjeneralit Roger Ramey komandanti i bazes ushtarake te forcave ajrore ne Fort Worth Texas. Deklarata e dyte, pergenjeshtron te paren duke thene se gjetja ne fermen e Brazel eshte thjesht mbeturina e nje balone klimatike (nga ato qe perdoreshin rendom nga metereologet per parashikimet e kohes).

Kjo deklarate e dyte do te shenonte fillimin e nje "betje" informative dhe perjekje per te zbuluar te verteten ashtu sic ishte nga njera ane dhe perpjekja per te fshehur faktet dhe paraqitur si sajese nga ana tjeter.

Personat kyc ne kete histori jane
Mac Brazel dhe familja e tij (personi qe kishte fermen nen pronesi ku u gjet disku)
Familja Proctor (fqinjet e Mac Brazel)
Majori Jesse Marcel dhe familja e tij
Sheridan Cavitt (personi qe shoqeroi Marcel ne vendin e rrezimit)
Walter Haut (togeri i bazes qe merrej me problemin e shtypit dhe qe pergatiti deklaraten)
Sherifi George Wilcox etj.

Te gjithe keta persona do te analizohen me detaje, deshmite e tyre, te familjareve te tyre dhe cdo hollesi tjeter qe do i japi mundesi lexuesit te nxjerri konkluzionin e tij persa ka ndodhur ne Roswell.
Per te mbyllur pjesen e pare te ketij shkrimi dua ti referohem nje fjalie te thene nga Gesse Marcel gruas dhe djalit te tij kur u kthye nga Fort Worth ku coi pjeset e diskut.

" Kur arrita atje ata i moren pjeset ne dorezim menjehere dhe me izoluan ne nje dhome. Me pas vete gjeneral Ramey me thirri dhe me tregoi disa mbeturina qe nuk ishin ato qe kisha cuar une dhe duke me pare ne sy me ngulmim me tha, keto jane mbeturinat qe ti ke sjelle. Kete mos e harro dhe keto mbaturina sjane gje tjeter vecse ato te nje balone klimaterike.... Po nuk ishin ato qe kisha cuar une. Fare, nuk ishin te njejtat dhe as qe i afroheshin sado pak...Me pas keto mbeturina ju lejuan medias ti fotografonte...

Nga Darius


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 14.11.08 0:55, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Roswell 1947

Mesazh  Admin prej 20.05.08 16:45

Por disku i rene ne Fermen e Brazel nuk ishte i vetmi. Nje deshmi shume e fuqishme qe rrezoi cdo mundesi per fshehje te metejshme te rastit te Roswell nga ana e organizmave te vecanta te qeverise amerikane vjen nga ish koloneli i sherbimeve sekrete ushtarake amerikane Philip J. Corso i cili eshte marre ne menyre specifike me rastin e Roswell, ka pare me syte e tij trupat e vdekur te alieneve dhe pjese nga disku i tyre fluturues dhe ka ruajtur sekretin e Roswell per dekada te tera derisa erdhi momenti qe e beri publik.

Me rastin e Philip Corso dhe me deshmite apo argumentat qe ai jep do merrem me vone. Ajo qe ka rendesi per momentin dhe me ceshtjen ne fjale eshte menyra sesi jane nderthurur ngjarjet ne Roswell dhe pse ka disa variante per rrezimin e diskut.

Sa per paranteze (i referohem Philip Corso ne librin e tij The Day After Roswell) rrezimi i diskut apo i disqeve ne Roswell eshte paraprire nga nje pamje masive ufosh ne javet e fundit te qershorit te vitit 1947. Ka nje gje qe te terheq vemendjen.

Shume afer Roswell ishte White Sands nje baze tjeter ushtarake qe merrej me raketat e telekomanduara dhe qe kohet e fundit kishin instaluar nje radar te nje tipi komplet te ri dhe me nje rreze shume me madhe. Radari operonte me nje lloj mikriovale dhe impulsi elektromagnetik i cili (sipas deshmise se Robert Lazar qe ka punuar ne Area 51) shkaktoi nderhyrje ne sistemin e komandimit te UFO-ve dhe qe solli si shkak rrezimin e tyre.

Po ashtu prania e ufo-ve ne bazen ku testoheshin armet nukleare dhe pikerisht ne bazen nga ku u nis e famshja Enola Gay, avioni qe mbajti ne bordin e tij predhat berthamore qe u leshuan ne Hiroshima dhe Nagasaki, ishte shume shqetesuese per sigurine kombetare amerikane. Prania e ufo-ve ne nje menyre aq masive kishte kohe qe ndiqej nga radaret dhe dokumentohej nga stafi operativ dhe Pentagoni ishte ne dijeni te plote.

Pra kjo ishte situata ne ditet qe ndodhi rrezimi i diskut. Po mjaftohem me njejesin e kesaj fjale sepse po shqyrtoj rastin e paraqitur nga Corso ne menyre specifike.

Naten e 4 korrikut te vitit 1947 ne pjesen veriore te qytetit te Roswell ne drejtim te nje qyteze tjeter qe quhet Corona ndodhi renia e diskut qe u ndoq nga ushtaraket ne ekranet e radareve. Menjehere u nis nje trup speciale me aparatura kerkim shpetimi, gjeneratore per te furnizuar projektoret e ndricimit dhe stafi mjeksor i bazez se Roswellit.

Kur u arrit ne vendngjarje dallohej qarte menyra sesi disku kishte rene. Ai ishte pothuajse i pademtuar me nje pjese te ngulur ne rere dhe disa mbeturina te perhapura rreth e rrotull. Ne momentin qe ushtaraket u afruan pjesa e siperme e diskut u hap dhe nje ndricim i papare mbuloi komplet zonen duke e bere te panevojshme driten e projektoreve apo edhe te vete diellit. Megjithate ushtaraket instaluan aparaturat e tyre dhe nje kordon sigurie bllokoi komplet zonen.

Mbas hapjes se kapakut dhe ndricimit qe vendit nga drita ushtaraket pane qarte disa trupa te vegjel te shtrire pertoke dhe dy prej tyre qe leviznin me mundim duke u zvarritur.

Njeri nga trupat qe nuk ishin me te gjate se rreth 120-130 cm dhe qe ngjanin me ato te nje femije te vogel u perpoq te levizte ne drejtim te nje kodrine dhe mbasi ju be disa here thirrje te ndalonte, pa asnje komande superiore u qellua nga nje ushtar fillimisht dhe me pas nga shume te tjere. Stiv Arnold, pergjegjes per sigurine dhe inteligjencen ne baze u perpoq te ndalonte zjarrin e ushtareve por ishte vone. Trupi i vogel nuk jepte me shenja jete.

Nderkohe figura tjeter nuk levizi me dhe u mbeshtet ne trungun e rrezuar te nje peme dhe shikonte ne drejtim te ushtarakeve. Ndonese trupi i tij ishte i vogel ne dimension, koka ishte tejet e madhe me dy sy ne forme elipsoide qe shkonin ne drejtim te kokes dhe me majat qe tregonin hunden.

Goja pothuajse nuk ekzistonte, hunda shume e vogel, vetem nje zgjatim ne fytyre dhe veshet po ashtu inekzistent e benin figuren e alienit shume te cuditshme. Pervec pranise se tij te pazakonte, ajo qe shtangu ushtaraket ishte pamja e vete diskut. Mjeti fluturues dukej si nje organizem i gjalle. Me drita te shumta qe buronin nga pjese te ndryshem, ne nje lloj fluksi te lenget qe pershkonte komplet panelet e brendeshme, nje lloj ravijezimi ngjyrash qe kalonin sa here prekje pjese te ndryshme te diskut dhe vete materiali qe skishte asgje te perbashket me ato qe njiheshin ne toke. A

jo qe i cuditi me shume ushtaraket ishte drita e forte qe emetohej nga brenda diskut por qe nuk kishte asnje burim te caktuar dhe nuk kuptohej sesi krijohej.

Nuk dua te zgjatem me kete pike ne kete teme sepse do i perkasi nje momenti tjeter te ngjarjes se Roswell. Ne perfundim te te gjitha procedurave cdo gje u paketua nga ushtaraket dhe trupat e alieneve u futen ne disa thase dhe u nisin me nxitim per ne baze.

Brenda disa oreve (nderkohe kishte gdhire) cdo gje u sistemua dhe u nis per ne nje baze sekrete ne Kanzas (aty ku vete Philip Corso ishte ne detyre si shef i inteligjences) Me pas trupat, vete disku dhe mbeturinat e tij u zhvendosen per ne Fort Worth, Texas dhe me pas ne Wrighte Patterson, Ohio. Ne Fort Worth, ishte vete gjenerali Ramey ai qe u kujdes per sistemimin e pjeseve te diskut dhe ato qe permbante ai. ( I njejti ushtarak qe dha deklaraten per shtyp per renien e nje balone metereologjike dhe jo te nje disku).

Pra renia e diskut te dyte ndodhi vetem dy dite mbas atij te parit dhe mbeturinave qe u gjeten nga Mac Brazel.
Per disa kohe shtypi u mor me ngarjen deri sa ajo u la ne harrese, pervec nga ata persona qe e perjetuan, u kercenuan qe te mbyllnin gojen dhe qe priten me shume se 45 vjet qe te deshmonin ate qe ruanin te fshehte ne mendjet e tyre.

Nuk u zgjata me ato qe shkruhen ne librin e Corsos per te vetmen arsye qe nuk dua te perqendrohem vetem ne nje deshmi. Dua te jap nje pasqyre te plote te gjithe aktoreve te kesaj ngjarje dhe me pas konkluzionet bejini vete.

Gjate ketyre viteve te fundit, sidmos me shkelmin derrmues qe doktor Steven Geer me te famshmin Disclosure Project i dha skepticizmit persa i perket ufologjise dhe sidomos fshehjes djallezore te se vertetes nga organizma te caktuara te qeverise amerikane per arsye qe do i shpjegoj me vone, shume deshmitare kane thyer heshtjen prej dekadash dhe kane sjelle ne drite jo vetem te verteten mbi Roswell por edhe shume me teper se kaq.

E vertete qe na perket te gjitheve dhe qe duhet ta pranojme si pjese te jetes sone sepse heret a vone do na perfshije te gjitheve ne permasa qe pa imagjinueshme.

Nga Darius

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Alienėt e Rosuellit

Mesazh  Admin prej 20.05.08 17:16

Alienėt e Rosuellit

Misteri qė vazhdon qė prej 8 korrikut tė vitit 1947


Mė 8 korrik tė vitit 1947, gazeta lokale "Roswell Daily Record" shiti shumė mė tepėr kopje nga zakonisht.

Titulli i madh i faqes sė parė tėrhoqi vėmendjen e tė gjithėve, edhe atyre qė kurrė nuk kishin blerė gazeta nė jetėn e tyre: "RAAF kap njė disk fluturues nė njė fermė tė krahinės Rosuell".

RAAF janė inicialet e "Roswell Army Air Field", nė atė kohė njė prej bazave mė tė mėdha ajrore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Lajmi nuk ishte sajuar aspak nė redaksinė e gazetės, por mbėshtetej nė njė komunikatė zyrtare tė forcave ajrore amerikane.

E publikoi edhe gazeta "Sacramento Bee", nėn titullin "Ushtria bėn tė ditur se zotėron njė disk fluturues, tė gjetur nė njė fermė tė Nju-Meksikos".

U deshėn pak orė, ose vetėm pak minuta, tė nisnin tė binin telefonat nga Uashingtoni, sidomos nė skrivaninė e autorit tė pakujdesshėm tė komunikatės.

U dha menjėherė njė konferencė shtypi, nė tė cilėn zėdhėnėsit e forcave ajrore pranonin se diēka kishte rėnė nga qielli, por qė bėhej fjalė pėr njė ballonė sondė eksperimentale tė mbajtur sekret, kurrsesi ufo.

Cili nga versionet ishte i saktė, i pari apo i dyti? 60 vjet mė pas vazhdohet tė diskutohet mbi kėtė ngjarje, pa mbėrritur nė pėrfundime.

Quhej Uilliam "Mak" Brazel njeriu qė vuri re i pari copat e ēuditshme metalike nė fermėn e familjes Foster, rreth 100 kilometra nga Rosuelli, ku ishte i punėsuar.

Natėn e mėparshme kishte dėgjuar njė shpėrthim shumė tė fortė, por nė fermė nuk kishte telefon dhe u deshėn ditė pėrpara se Brazel tė vinte nė dijeni sherifin Xhorxh Uilkoks.

Prej javėsh njerėzit thoshin se shihnin disqe tė ēuditshme fluturues nė qiell dhe ndoshta kauboji Mak kishte gjetur njė prej tyre.

Uilkoks shkoi nė vend, mori disa nga mbetjet e objektit tė ēuditshėm dhe i shpuri atje ku mund tė dihej diēka pėr to, te zyrat e RAAF.

Forcat e ushtrisė ndėrhynė menjėherė dhe rrethuan zonėn. Versioni i dytė i ofruar nga ushtarakėt dhe i publikuar gjerėsisht nė shtypin e kohės, bėri tė heshtnin spekulimet dhe pėr incidentin e Rosuellit nuk u fol mė, tė paktėn pėr ca kohė.

Nė vitin 1978 fizikani nuklear, Stanton Friedman, intervistoi ish-majorin Xhesi Marsel, i cili nė atė epokė ishte nė krye tė Departamentit tė Inteligjencės sė RAAF.

Rrėfimi i tij i hoqi pluhurin ngjarjes sė Rosuellit dhe e ngriti nė rangun e incidentit urologjik mė tė famshėm tė historisė, tė paktėn pėr ata qė i besojnė.

Majori Marsel, tashmė nė pension, tregoi se historia e balonės sondė nuk ishte tjetėr veēse manovėr mbulimi. Ai vetė i kishte parė dhe prekur mbetjet, madje i kishte transportuar nė njė bazė nė Teksas.

"Ishin gjėra qė nuk i pėrkisnin kėsaj bote", i tregoi Fridmanit. Ishin fletė metalike tė lehta e fleksibėl, si tė qenė letėr. Ishin shumė tė forta, nuk digjeshin dhe kishin tė shkruara simbole tė ngjashme me hieroglifėt.

Por nė rast se mbetjet i pėrkisnin diēkaje tė njė bote tjetėr, ku pėrfunduan ata qė e kishin pilotuar deri nė fermėn e familjes Foster?

Pėrgjigjen e gjeti i pari Ēarls Berlitz, autor shumė i dhėnė pas ufove, civilizimeve tė humbura e trekėndėshave tė Bermudės nė librin e botuar nė vitin 1980, "Incidenti i Rosuellit".

Berlitz dhe bashkėpunėtorėt e tij folėn gjerė e gjatė me shumė dėshmitarė tė gjallė dhe me tė afėrmit e atyre qė kishin vdekur me kalimin e viteve.

Njė prej tyre, Barni Barnet, njė arkeolog qė ndodhej ato ditė pėr punė bashkė me disa kolegė nė afėrsi tė zonės ku ndodhi incidenti, rrėfen se pėrpara se tė largoheshin me nxitim nga ushtarakėt, kishin parė trupa alienėsh qė transportoheshin pėr diku.

Ekzistenca e kėtyre trupave vėrtetohet nga deklaratat e dhjetėra dėshmitarėve tė tjerė, mes tė cilėve edhe disa ushtarakė qė treguan edhe destinacionin final tė trupave: Baza Ushtarake e Eduards. Siē mund tė merret me mend, provat pėr kėtė mungojnė.

Por nė rast se alienėt vėrtet kishin ardhur nė Tokė, sigurisht qė diku ruheshin edhe fotot, apo filmimet e kryera nga ushtarakėt. Rei Santili, njė producent britanik videosh muzikore, nė vitin 1990, nė rrugė postare i ra nė dorė njė prej tyre: bėhej fjalė pėr autopsinė e njė alieni.

Filmimi bardhė e zi u projektua nė Londėr dhe nė 30 vende tė tjera tė botės. Pamjet tregonin edhe disa mbetje tė mjetit fluturues. Mos bėhej fjalė pėr provat qė mungonin?

Autoritetet e forcave ajrore padyshim qė e morėn seriozisht zhurmėn e shkaktuar nga filmimet e Santinit. E quajtėn sajesė, por nga ana tjetėr pohuan se nė vitin 1947 diēka qė ngjante me njė trup ishte transportuar nga ferma nė Rosuell. Sipas tyre bėhej fjalė pėr manekinė tė pėrdorur pėr eksperimente nė balonėn sondė.

Tė gjitha tė rejat qė janė publikuar lidhur me kėtė incident janė pasuar nga pėrgėnjeshtrime tė menjėhershme dhe filmimi i autopsisė nuk mund tė bėnte pėrjashtim. Mė 4 prill tė vitit 2006, gjatė njė interviste televizive dhėnė pėr "Sky", Santili pranoi qė e kishte falsifikuar filmimin, por kėtė e bėri nė mėnyrė shumė tė ēuditshme.

Tregoi se e kishte marrė filmin, se e kishte parė, por qė e kishte dėmtuar rėndė pėr shkak tė pakujdesisė. Prandaj vendosi ta xhironte pėrsėri me disa shokė, duke pėrdorur njė manekin, e duke ruajtur vetėm pak nga sekuencat e filmit origjinal qė kishin arritur tė shpėtonin.

Njė gjysmė pėrgėnjeshtrimi, i cili nuk arrin t‘i bindė ufologėt, tė sigurt se fazat e autopsisė qė vėrehen nė film nuk mund tė kryhen nga kushdo, por vetėm nga mjekė ekspertė.

Do tė mund tė mėsohet me saktėsi ē‘ndodhi vėrtet atė ditė nė Rosuell? Xhon Podesta, ish-asistent i Bill Klintonit dhe tashmė i bashkėshortes sė tij, i pyetur pėr ufot kėshilloi qė Shtėpia e Bardhė tė vendoste hapjen e dosjeve mė tė vjetra se 25 vjet, "duke u dhėnė kėshtu mundėsinė shkencėtarėve tė kenė nė dorė tė dhėnat e nevojshme pėr tė kuptuar natyrėn e vėrtetė tė kėtyre fenomeneve". Billi nuk ia vuri veshin? Mos ndoshta Hilari do tė veprojė ndryshe?

GSh

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

''Mbeturinat'' Roswell nuk jane me origjine tokesore

Mesazh  Estilen prej 13.07.11 18:17


Testi konfirmon se ''mbeturinat'' e Roswellit nuk jane nga Toka





Njė profesor nė Institutin Ushtarak New Mexico nė Roswell mund tė ketė zbuluar proven e parė shkencore tė mbeturinave tė prodhuara nė njė tjetėr planet. Pėr mė tepėr,nje pjesė e mbeturinave u gjeten pranė vendit ku dyshohet se eshte rrezuar njė disk fluturues nė Roswell nė vitin 1947.Ky eshte Frank Kimbler


Frank Kimbler

Frank Kimbler jep mesim nė kolegjin e lartė te shkollės sė Shkencave dhe Gjeologjisė nė New Mexico Institut Ushtarak nė Roswell. Ai thotė se gjithmonė ka pasur njė interes pėr UFO, dhe nė fakt ishte 20 vjecar kur ka pare vet objektin e pazakontė .

Kėshtu qė kur u transferua nė Roswell, ai vendosi tė bejė ekspertizėn e tij duke marrė njė pjese pėr hetim nga incidenti mė i famshme tė tė gjitha kohėrave UFO, nė Roswell.

Ai thotė se qėllimi i tij kryesor ishte pėr tė gjetur disa dėshmi fizike. Ai filloi duke shikuar nė disa imazhe satelitore ne "vendin e mbeturinave." I ndihmuar nga Mac Brazel, i kishte thėnė Forcave Ajrore se kishte gjetur pjesė tė objektit te rrėzuar.

Kimbler kish pėrdorur kėto imazhe me infra tė kuqe pėr tė pėrmirėsuar pamjet dhe pėr tė nxjerrė nė pah fushat ku toka ishte jo normale. Ai ishte befasuar kur kish gjetur njė zonė qė ishte e ngjashme me atė qė dėshmitarėt e kishin pėrshkruar si vendin e incidentit.

Ajo ishte rreth ¾ e njė milje e gjatė dhe disa qindra metra e gjerė, njelloi si percaktimet e dėshmitarėve. Ai gjithashtu kish vėnė re se ne kėtė zonė kishte tehe shumė tė drejtė, diēka e pazakontė pėr njė dukuri natyrore.

Hapi i tij tjetėr ishte kontrolli me njė detektor metalik pėr tė parė atė qė ai mund tė gjente. Ai filloi duke bėrė udhėtime nė vend nė maj 2010. Duke pėrdorur kėte detektor metalik ai gjeti nje cope me madhėsinė tre inē nėn sipėrfaqe, ne kodren Ant e cila ishte pjesa e vendit te incidentit.

Atė qė ai e kish gjetur ishte njė metal i argjendtė qė dukej prej alumini. Kjo ishte e ēuditshme pėr shkak se nuk kishte asnjė tė dhėnė pėr kete lloj objekti tė aluminit nė kėtė zonė.



Ai herė pas here gjeti kallaj, qė do tė vijnė nga pjesė tė kulmeve te kallaj nga defektet rreth e rrotull. Ai pėrfundimisht gjeti mė shumė nga kėto pjesė argjendtė, dhe thotė se ata dukeshin te copėtuara. Disa nga skajet e matalit dukej i shkrirė.

Ai gjithashtu gjeti disa butona alumini qė duhet tė jenė tė llojit qė pėrdoren nė uniformat ushtarake nė vitet 40 e mė vonė. Nėse kjo ėshtė e vertete,ky rast tregon se ushtria ka qene nė kėtė zonė.



Kimbler e ndjen se keto copa tė vogla te argjendta janė mjaft interesante pėr analiza tė mėtejshme. Pėr tė marrė ndihmė ai shkoi nė Muzeun Ndėrkombėtare dhe ne qendren e kerkimeve tė Roswell UFO . E vendosur nė qendėr tė Roswelltit, muzeu ėshtė nyja kryesore nė kėrkimet per Ufot e rrezuar.

Ai ja tregoi materialet e gjetura drejtorit tė muzeut, Julie Shuster, dheme cdo kusht kerkonte pėr t'u takuar me studiuesin Don Schmitt.

Ata vendosėn tė financojnė testin e parė qė ishte bėrė nga New Mexico Teknike nė Socorro. Duke pėrdorur njė hetim mikro-, ata ishin nė gjendje pėr tė pėrcaktuar pėrbėrjen e materiale te gjetura .

Nga analizat doli se metali i argjendit i gjetur ne Roswellt ishte njė lidhje silic alumini, mangan, bakėr. Nuk ėshtė e panjohur, por ajo ėshtė pėrdorur nė ndėrtim dhe asnjehere nuk gjendet nė njė formė flete metalike.



Ky zbulim e frymezoi Kimbler per te vazhduar hetimin nepermjet izotopeve. Kimbler thotė se puna e zbulimit me izotopet ėshtė e rėndėsishme, sepse raportet janė "shumė tė ngjashme si shenjat e gishtave tanė.

Me thjesht." Elementėt nė tokė janė unike kudo. Pra, nėse ne i dime treguesit isotopik pėr magnezin, ai do tė jetė i njėjtė ne te gjithe planetin pėr ēdo material i perbere me magnez, por nėse ai nuk ėshtė me prejardhje nga Toka,atehere do tė ketė njė raport tė ndryshme izotopesh.

Pėr shembull mineralet e meteoriteve kanė raportet te ndryshme izotopesh, sepse ata nuk janė nga Toka. Analiza isotopice ėshtė e nevojshme pėr tė pėrcaktuar nėse njė material ėshtė nga Toka ose nga njė tjetėr botė.

Kimbler shkoi nė Universitetin e New Mexico ne degen e Meteoriteve, dhe bisedoi me ekspertet e tyre tė izotopeve pėr tė berė njė analizė.

Kimbler nuk u kishte thėnė ekspertėve nė lidhje me mostrat e tij te gjhetura ne Roswellt.Por dukej "sheshit ",se Kimbler po genjente duke argumentuar se e vetmja arsye qe ai dėshironte tė bente keto analiza izotopike ishte se ai dyshonte tek ai material i argjend ne se ishte nga hapėsira.

Eksperti donte tė dinte se ku ishte gjendur ai ate material, dhe kur Kimbler tregoi ai nuk pranoi tė bėjė testin, duke deklaruar se ideja e njė anije kozmike e rrezuar ne Roswell ishte "njė trillim pa baza."

Njė nga shkencėtarėt e tjerė tė Universitet thote qė nėse ky ėshtė nje material i pazakontė, rėndėsia dhe mundėsia qė e bėn atė me vlere na detyron ti hedhim njė sy.

Shkencėtari i dytė ishte njė specialist mikro-hetues nė Universitet edhe pse ai nuk mund tė bėnte ndonjė prove izotopike, ai ishte nė gjendje pėr tė marrė informacion mė specifik nė lidhje me pėrbėrjen e materialit.

Bigelow,nje specialist i hapėsirės ​​ajrore tregoi njė interes pėr tė ndihmuar Kimbler ne analizėn e tij, por duke e vonuar disa muaj me rezultate tė pakta,atehere Kimbler gjeti njė tjetėr laborator me ēertifikata te shumta e tė gatshėm pėr tė bėrė punė.

Rezultatet ju kthyen brenda pesė ditėsh dhe Kimbler thotė se ai shtangu kur pa informacionin. Raportet tregonin se materiali kishte nje origjine jo tokesore dhe si ai e vete ka qenė i dyzuar ne pėrgjigjet pėr tė shpjeguar rezultatet,duke thene "ose laboratori ka bėrė njė gabim analitik ose material nuk ėshtė me te vertete me prejardhje nga planeti Toke."



Megjithatė, puna e Kimbler nuk ka mbaruar." Me qėllim pėr tė vėrtetuar se laboratori nuk ka bėrė ndonjė gabim ai ka nevojė pėr tė bere edhe nje tjeter analize.

Ai thotė se ka dy laboratorė tė certifikuar dhe mė tė sakte pėr tė bėrė testimin isotopic te materialit pėr tė konfirmuar punėn e bėrė deri tani, brenda javėve tė ardhshme, ėshtė e nevojshme qė tė ketė dy ose tre analiza duke treguar rezultate tė njėjta.

Njė tjetėr aspekt i rėndėsishėm i materialit, eshte se duhet tė jetė prodhuar prej alumini. Ndryshe nga disa elemente natyrore, tė tilla si ari ose argjendi qė mund tė gjenden si perzjerje nė natyre alumini nuk ėshtė gjetur nė natyrė i tille.

Nėse kjo dėshmon se materiali nuk eshte i kėsaj toke, kjo do tė thotė qė ishte prodhuar nė vende tė tjera. Deri tani njerėzit nuk kanė prodhime nga hapėsira,keshtu qė diēka ka rene nga hapėsira tek vendi nė Roswell,nė njė vend ku njė anije eshtė dyshuar te jete rrezuar nė vitin 1947.

Kimbler thotė se ėshtė duke berė kujdes para se tė bėjnė ndonjė pretendim pėrfundimtare. Ai thotė se laboratorėt e certifikuar zakonisht nuk bėjnė gabime, dhe se kėta njerėz tė caktuar me punė janė disa nga mė tė mira nė shkence.

Nė qoftė se materiali Kimbler rezulton tė jetė me origjinė jashtėtokėsore,atehere kemi rezultate befasuese. Ai mund tė ketė armėt pėr tė provuar se ne jemi duke u vizituar nga njė qytetėrimi inteligjente nga njė tjetėr planet, dhe se ata u rrėzuan jashtė Roswellit nė vitin 1947?

Kimbler thotė se me shume keqardhje tė madhe ka dhene fotot e materialit dhe analizat,kjo per hir te nje publiku kaq shume te interesuar per kete mister.

http://www.openminds.tv/test-confirms-roswell-debris-733/

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Incidenti Roswell

Mesazh  Odin prej 04.06.12 7:57

Incidenti Roswell

A fshehu ushtria e Shteteve te Bashkuara trupat e alieneve?



Roswell eshte nje vend i njohur jo vetem ne Amerike, por me ate cfare supozohet se ka ndodhur atje, eshte tashme prej shume vitesh i njohur ne te gjithe boten.

Nje seri ndodhish shume te diskutuara akoma edhe ne ditet e sotme, te disa ngjarjeve qe kane ndodhur ne Roswell, ne New Mexico ne vitin 1947, e kane bere kete vend, te famshem sidomos ne qarqet e personave te interesuar per ufologji.

Sipas te dhenave ne vitin 1947 ne Roswell ushtria e Shteteve te Bashkuara kane mbledhur mbetjet e nje anije kozmike jo tokesore se bashku me "personat" e gjendur ne ate anije dhe me pas ata mbuluan gjithcka.

Edhe sot e kesaj dite kjo ngjarje mbetet nje prej teorive te konspiracionit me te njohura ne te gjithe boten, referencat e te cilave gjenden edhe neper libra te shumte, media dhe filma.

Gjithcka nisi kur njerez te ndryshem raportuan qe kishin degjuar nje shperthim nje nate. Me pas ata kishin gjetur copera te ndryshme te shperndara gjithandej neper disa fusha atje afer. Ne fakt, disa prej materialeve qe u mblodhen, dhe nga pershkrimi qe iu be rezultuan te ishin "si uje" dhe qe kur hidheshin ne nje siperfaqe te forte, materiali metalik shperndahej si te ishte i lengshem.

Ushtria nxorri versionin e saj ku thoshte qe ajo qe ishte perplasur ishte nje balone me ajer e kohes, por tashme ishte shume vone, pasi lajmi qe dicka tjeter me e cuditshme ishte perplasur, ishte bere i njohur.

Banoret e vendit, qe kishin qene deshmitare te materialit te cuditshem u kercenuan nga ushtria qe te mos tregonin se cfare kishin pare. Infermieret qe punonin ne spitalin e zones raportuan edhe gjera me te cuditshme.

Shume prej tyre deklaruan qe kishin pare ushtrine qe te zaptonte nje pjese te nderteses. Nje infermiere qe ishte lejuar te hynte ne ate zone te spitalit, kishte pare ato cfare ajo i pershkroi si "njerez te vegjel" - trupa te vegjel humanoide qe ishin duke u ekzaminuar nga personeli mjekesor.

Ka patur raportime te ndryshme madje qe njeri prej krijesave humanoide ishte akoma gjalle dhe qe vinte verdalle.

Infermieret qe punonin prane asaj zone me vone deklaruan qe kishin qene te semura per nje kohe te gjate me pas per shkak te eres toksike qe ishte atje.

Nuk kaloi shume kohe dhe trupat e cditshem u levizen nga spitali dhe u derguan ne nje vend tjeter te panjohur. Incidenti Roswell po behej nje prej mbulimeve me te medha ne histori.

Nje ushtar i dale ne pension ka deklaruar qe ai u dergua ne vendin ku ndodhi perpasja ne kohen e incidentit. Ai deklaroi se kishte pare nje anije kozmike metalike ne nje faqe kodre dhe disa trupa te cuditshem te shperndare prane vendit te perplasjes.

Ai raportoi qe brenda anijes kishte komanda te cuditshme dhe simbole te cuditshme te gdhendura ne metal si edhe trupa te tere qe ishin jashte anijes si rezultat i perplasjes.

Kohet e fundit eshte nxjerre nje video qe pretendon se tregon autopsite e bera ne vitin 1947 mbi njerin prej trupave te alieneve, por megjithate besohet se kjo video eshte nje mashtrim.
avatar
Odin

577


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

nje pergjigje interesante

Mesazh  benardi prej 05.06.12 12:19

ketu po bashkangjis nje materjal(ne italisht) interesant ne lidhje me kete incident
avatar
benardi

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

e kam pare

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 05.06.12 18:00

e kam pare ne emision kte incidentin e Roswellit
avatar
Ushtari i krishtit

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Roswell

Mesazh  Fikrro prej 10.07.12 15:44

UFO vėrtet aterroi nė Tokė?



Njė agjent i CIA-s me rastin e 65-vjetorit tė incidentit nė Roswell ka treguar rreth dokumenteve tė fshehta tė agjencisė, sipas tė cilit, vėrtet ka ndodhur aterrimi i njė objekti tė paidentifikuar fluturues.
Ithtarėt e teorive tė komplotit besojnė se asokohe trupat e jashtėtokėsoreve i janė nėnshtruar obduksionit, ndėrsa fluturakja e teknologjisė moderne ėshtė fshehur pėr shkak tė zbulimeve brenda saj.

Agjenti Chase Brandon, i cili ka punuar 25 vite pėr CIA-n, pohon se informatat janė tė ruajtura nė njė kasafortė tė fshehur brenda selisė sė CIA-s nė Langley.

“Ka qenė njė hapėsirė e fshehur. Brenda gjendej njė kuti, e cila mė ka rėnė nė sy. Nė tė shkruante 'Roswell'. Kam shikuar brenda dhe kam mbetur i tmerruar kur kuptova se vėrtet kishte ndodhur. Nuk ishte balonė meteorologjike. Ajo fluturake nuk ishte nga ky planet”, ka thėnė Brandon.

Pas incidentit nė Roswell, ushtria kishte lėshuar njė deklaratė ku tregonte se kanė parė njė “disk fluturues”, mirėpo pas 24 orėsh ushtria e ndėrroi deklaratėn duke thėnė se bėhej fjalė pėr njė balonė meteorologjike.
avatar
Fikrro

616


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Roswell 1947

Mesazh  Zattoo prej 07.09.12 23:15

Mbeturina jashtėtokėsore nė Roswell


Frank Kimbler mund tė ketė zbuluar provėn e parė shkencore tė mbeturinave tė prodhuara nė njė tjetėr planet. Njė pjesė e mbeturinave u gjetėn nė vendin ku dyshohet se ėshtė rrėzuar njė disk fluturues nė vitin 1947

Frank Kimbler jep mėsim nė Universitetin e Shkencave dhe Gjeologjisė nė New Mexico, institut ushtarak nė Roswell. Ai thotė se gjithmonė ka pasur njė interes pėr UFO-t dhe nė fakt ishte 20 vjeē kur ka parė vetė objektin e pazakontė.

Kėshtu qė kur u transferua nė Roswell, ai vendosi tė bėjė ekspertizėn e tij, duke marrė njė pjesė pėr hetim nga incidenti mė i famshėm i tė gjitha kohėrave UFO, nė Roswell.

Ai thotė se qėllimi i tij kryesor ishte qė tė gjente disa dėshmi fizike. Ai filloi duke shqyrtuar disa imazhe satelitore nė "vendin e mbeturinave". I ndihmuar nga Mac Brazel, i kishte thėnė Forcave Ajrore se kishte gjetur pjesė tė objektit tė rrėzuar.

Kimbler kish pėrdorur kėto imazhe me infra tė kuqe pėr tė pėrmirėsuar pamjet dhe pėr tė nxjerrė nė pah fushat ku Toka ishte jo normale. Ai ishte befasuar kur kish gjetur njė zonė qė ishte e ngjashme me atė qė dėshmitarėt e kishin pėrshkruar si vendin e incidentit.

Ajo ishte rreth ¾ e njė milje e gjatė dhe disa qindra metra e gjerė, njėlloj si pėrcaktimet e dėshmitarėve. Ai gjithashtu kish vėnė re se nė kėtė zonė kishte tehe shumė tė drejtė, diēka e pazakontė pėr njė dukuri natyrore.

Hapi tjetėr i tij ishte kontrolli me njė detektor metalik pėr tė parė atė qė ai mund tė gjente. Ai filloi duke bėrė udhėtime nė vend nė maj tė vitit 2010. Duke pėrdorur kėtė detektor metalik, ai gjeti njė copė me madhėsinė tre inē nėn sipėrfaqe, nė kodrėn Ant, e cila ishte pjesa e vendit tė incidentit.

Ajo ēfarė kishte gjetur ishte njė metal i argjendtė qė dukej prej alumini. Kjo ishte e ēuditshme pėr shkak se nuk kishte asnjė tė dhėnė pėr kėtė lloj objekti tė aluminit nė kėtė zonė.

Ai herė pas here gjeti kallaj, qė mund tė vinin nga pjesė tė kulmeve prej kallai nga defektet rreth e rrotull. Ai pėrfundimisht gjeti mė shumė nga kėto pjesė tė argjendta dhe thotė se dukeshin tė copėtuara. Disa nga skajet e metalit ishin tė shkrira.

Ai gjithashtu gjeti disa butona alumini qė duhet tė ishin tė llojit qė pėrdoren nė uniformat ushtarake nė vitet '40 e mė vonė. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, ky rast tregon se ushtria ka qenė nė kėtė zonė...
avatar
Zattoo

674


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Roswell 1947

Mesazh  gjilanasi prej 05.02.15 21:49

Roswell, dėshmi tė reja pėr praninė e alienėve



Njė revistė nė Zelandėn e re ka publikuar njė material filmik nė tė cilin pretendohet se ka prova qė tregojnė kryerjen e autopsisė sė njė alieni.

Sipas revistės ka prova tė qarta qė dėshmojnė se trupat e alienėve u gjetėn nė zonėn 51 nė vitin 1947, nga ajo qė njihet si rasti Roswell.

Megjithatė edhe pse publikimi deklaron se ka prova pėr alienėt nė Zonėn 51, pamjet nga video duket se janė marrė nga njė klip i realizuar nė vitin 2006, me titullin “Autopsia e Alienėve”.

Sipas Isak Teri, i cili ėshtė specialist nė studimin e pamjet filmike UFO, pamjet duket se janė vepėr e artistit John Hamfris, i cili ka konfirmuar se ai e “krijoi” trupin alien.

Gjithsesi shfaqja e “‘dėshmive” tė fundit ka rindezur teoritė se pėrplasja e objektit tė paidentifikuar nė Roswell nė vitet 1940, kishte tė bėnte me alienėt.

avatar
gjilanasi

397


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi