Ku fytyra, ku maska

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ku fytyra, ku maska

Mesazh  Neo prej 09.06.10 23:26

KU FYTYRA, KU MASKA



Nuk jam as i pari as i fundit qė e vras mendjen pėr shkaqet e maskarallėkut qė mbizotėron ēdo sferė e ēdo instancė tė jetės shqiptare sot – private dhe publike, tė elitave dhe tė masės, tė qytetit dhe tė fshatit. Varfėria materiale, materializmi, parazitizmi, mungesa e njė feje tė konsoliduar, mendėsia e ashtuquajtur “anadollake”, varfėria shpirtėrore, lėvizjet e mėdha tė popullsisė, paranoja e izolimit… ėshtė e lehtė tė ngatėrrohesh nė kėtė labirint shkaqesh qė shpesh pėrfundojnė tė reduktuar nė pasoja shkaqesh tė tjera.

Megjithatė, ėshtė e mundur ta konsolidosh diskutimin nė pikat e mėposhtme, ose tė debatosh nėse kriza e sotme morale dhe sociale nė Shqipėri i ka shkaqet:

* nė adoptimin e shpejtuar dhe artificial tė ekonomisė sė tregut, pluripartitizmit dhe demokracisė parlamentare perėndimore;
* nė konfuzionin nė lidhje me ēėshtjen e pronės private;
* nė shkatėrrimin shpirtėror dhe etik qė i bėri shqiptarit gjysmė shekulli totalitarizėm brutal;
* nė traditėn historike ose tribale tė shqiptarit, si komb i paformuar, ose si bashkėsi qė nuk i gjen dot forcat tė formojė dhe tė mbajė shtetin.

Ky diskutim meriton t’i qasesh nga shumė anė: historike, ekonomike, etike, psikologjike, sociologjike. Natyrisht, analiza e shkaqeve tė krizės nuk shpie vetvetiu nė zgjidhje tė krizės; madje as ka pėr qėllim zgjidhjen e krizės, e cila mund tė arrihet vetėm me anė politikash precize, afatshkurtra dhe afatgjata, dhe pėrkushtim tė gjithanshėm tė shoqėrisė civile. Analiza e shkaqeve tė krizės vetėm ndihmon pėr tė kuptuar krizėn dhe mund t’u vlejė tė gjithė atyre qė i kanė mundėsitė, aftėsitė dhe mjetet e duhura pėr tė ndėrhyrė drejtpėrdrejt nė realitet.

Ka shumė tė ngjarė qė kriza e sotme morale tė shpjegohet nėpėrmjet njė kombinimi tė tė gjitha atyre shkaqeve qė u pėrmendėn mė sipėr, tė cilat nuk janė kurrsesi alternative dhe qė, sa kohė qė kanė natyrė etiologjike, mund tė renditen nė mėnyrė tė tillė qė tė formojnė njė zinxhir shkakor i cili tė fillojė nga ADN-ja biologjike e pellazgut, pėr t’u ndalur te Sali Berisha; pėr ēka vėshtrimi historik i problemit duhet bėrė gjithnjė i segmentuar, jo gjithėpėrfshirės.

Nga ana tjetėr, brezi qė i jep tonin sot jetės shqiptare ėshtė brez i rritur dhe i formuar nga ana botėkuptimore nė vitet mė tė shėmtuara tė totalitarizmit, kur shteti shqiptar dhe institucionet i kishin prishur lidhjet me Lindjen Sovjetike, por pa i zėvendėsuar dot me me lidhje tė reja me Perėndimin, Jugun ose Veriun. Ėshtė brez i rritur nė frikėn e dhunės sė verbėr institucionale dhe nė njė atmosferė ku “njė nė tre veta ishte i Sigurimit”; brez i ekspozuar pėr vdekje ndaj propagandės autarkike dhe megalomaniake tė regjimit, dhe ndaj mundėsisė reale pėr tė pėrfunduar nė birucė pėr njė fjalė goje. Me fjalė tė tjera, ėshtė brez i rritur nė njė kohė kur liria e mendimit jo vetėm nuk ekzistonte, por edhe ndėshkohej penalisht.

Qėndrimin publik dhe privat tė intelektualit nė njė shoqėri totalitare, ku mendimi i lirė dėnohet penalisht, e ka pėrshkruar Czeslaw Milosz, nė librin e tij “The Captive Mind”; nėpėrmjet njė koncepti me origjinė persiane, ketman-it, i cili nė thelb emėrton konformimin me autoritetin e kujt privatisht nuk pajtohet me kėtė autoritet. Pėr shumėkėnd nė Shqipėri, duke u pėrfshirė kėtu edhe unė vetė, ky dyzim i personalitetit pėr tė mbijetuar nė kushte tė dhunės ideologjike ishte i detyrueshėm. Ēėshtja ėshtė nėse dyzimi nė fjalė, ose ketman-i, duhet trajtuar si virtyt ose virtuozitet i intelektualit, apo si gjymtim i tij mendor ose shpirtėror.

Kėtė pyetje ia bėra vetes kur ndesha nė njė pasazh tė esesė E vėrteta dhe politika tė Hanna Arendt (nė librin e saj “Between Past and Future”, Penguin Books 1993, f. 234), ku autorja pėrmend, ndėr tė tjera dy filozofė tė cilėt shkruanin pėr kėto ēėshtje nė njė kohė kur totalitarizmin edhe vetė djalli nuk e kishte ėndėrruar akoma.

Shkruan Arendt se Spinoza, i cili gjithnjė besonte nė pagabueshmėrinė e arsyes njerėzore, mbronte idenė se “ēdo njeri ėshtė, nėpėrmjet sė drejtės natyrore tė pakundėrshtueshme, zot i mendimeve tė veta”, dhe se ligjet qė ndalonin mendimin e lirė nuk mund tė ēojnė veēse “nė njerėz qė mendojnė njė gjė dhe thonė njė gjė tjetėr,” e qė kėtej “nė korruptim tė mirėbesimit” dhe nė “nxitje tė pabesisė” [theksimi im].

Kanti, nga ana e vet, thoshte se “ajo fuqi e jashtme qė e privon njeriun nga liria pėr t’i komunikuar mendimet e veta publikisht, e privon njėkohėsisht edhe nga liria pėr tė menduar,” dhe se e vetmja garanci pėr tė menduar “drejt” ėshtė qė “tė mendojmė sikur tė ishim duke ua komunikuar mendimet tona tė tjerėve, teksa kėta tė tjerė na i komunikonin neve mendimet e tyre.”

Mirėpo tė thuash, me Spinozėn, se ndalimi i mendimit tė lirė ēon vetvetiu nė korruptim tė mirėbesimit, do tė thotė qė shoqėria anėtarėt e sė cilės nuk lejohen tė mendojnė lirisht ėshtė e dėnuar tė shthuret, sepse mirėbesimi ėshtė tutkalli qė e shndėrron shoqėrinė njerėzore nga bashkėsi individėsh, nė entitet tė dallueshėm si diēka qė ekziston pėrtej shumės sė pjesėve qė e pėrbėjnė.

Edhe mė shqetėsues ėshtė implikimi i idesė sė Kantit mė lart – se pamundėsia, e imponuar sė jashtmi, pėr t’i komunikuar idetė e tua nė publik ēon vetvetiu nė pamundėsi pėr tė menduar lirisht; ose, me fjalė tė tjera, qė bindja e shumėve prej nesh se pavarėsinė intelektuale mund ta ruanim duke e mbajtur tė mbyllur nė sferėn private nuk ka qenė veēse njė iluzion, sa kohė qė idetė tona, prodhimet tona mendore, dyshimet tona dhe kureshtjen tonė intelektuale nuk e shprehnim dot publikisht.

A ka qenė vėrtet kėshtu? Pohimet e Spinozės dhe tė Kantit na vlejnė si katalizatorė pėr diskutimin, jo si prova tė kėsaj apo tė asaj teze; sepse Kanti mund tė ketė qenė ndėr mė tė mėdhenjtė e filozofėve, por jemi ne qė e kemi provuar totalitarizmin nė shpinė. Prandaj ka interes tė madh tė krahasohet krye-teknika e ketman-it, qė e pėrshkruan Milosz-i, me ēka thonė dy filozofėt klasikė, por edhe me pėrvojėn individuale tė intelektualit dhe tė mendimtarit tė lirė nė Shqipėri.

Pėr fat tė keq, dhe nė vėshtrim tė parė, realiteti i sotėm shqiptar duket se mbėshtet hipotezėn sipas sė cilės korruptimi i sferės publike vetvetiu ēon nė korruptim tė mendimit, edhe tė mendimit privat; dhe se klasa e sotme politike shqiptare ėshtė etikisht e gjymtuar thjesht ngaqė ėshtė formuar mendėrisht, kulturorisht dhe shpirtėrisht nė kushte tė dyzimit dhe tė dyfytyrėsisė sė detyruar.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku fytyra, ku maska

Mesazh  Neo prej 09.06.10 23:29

Njė mėnyrė tjetėr pėr t’iu afruar temės sė dyzimit tė personalitetit nėn totalitarizėm do tė ishte analiza e pritjes qė i ėshtė bėrė, nė vite, shkrimtarit kombėtar Ismail Kadare nga lexuesi shqiptar.

Edhe kėtu qasja ime do tė jetė fund e krye spekulative, sepse Kadareja ėshtė jo vetėm ende aktiv si shkrimtar dhe shumė i pranishėm nė jetėn shqiptare; por edhe ka ndryshuar ai vetė nė kohė sė bashku me lexuesin e vet dhe me Shqipėrinė vetė.

Pėr tė kanė thėnė se ka qenė disidenti mė i rėndėsishėm nė vitet e totalitarizmit, sikurse kanė thėnė qė ka qenė bard i Enver Hoxhės dhe i terrorit tė kuq; disa e kanė konsideruar ndoshta mė tė madhin shkrimtar bashkėkohor, ndėrsa tė tjerė shkėlqimin e tij ia kanė atribuar lojėrave diplomatike midis regjimit tė Tiranės dhe Francės, nė vitet e Luftės sė Ftohtė.

Njė palė betohen me emrin e tij dhe besojnė se veē vepra e tij i ka shpėtuar nga shkretėtira kulturore e Shqipėrisė komuniste; tė tjerė, pėrkundrazi janė tė mendimit se, me veprėn e vet dhe me personazhin e vet si pėrjashtim qė vėrtetonte rregullėn, ai e bėri regjimin mė tė tolerueshėm pėr ata qė ndoshta ishin mė tė ekspozuar ndaj ndikimit subversiv tė Perėndimit.

Megjithatė, nuk ėshtė qėllimi im kėtu tė gjykoj rolin e Kadaresė nė kulturėn shqiptare bashkėkohore, por vetėm tė kėqyr mė nga afėr arsyet e mundshme e luhatjeve qė janė vėnė re nė produktin e tij letrar, pas vitit 1990 – shembjes sė regjimit diktatorial nė Shqipėri dhe arratisjes ose strehimit tė vetė shkrimtarit nė Francė.

1. Elipset e rrokullimės

Pėr njė numėr tė madh lexuesish, tė cilėt janė rritur me Kadarenė dhe e kanė ndjekur nė krijimtarinė e vet, madje e kanė pasur pėr njė kohė tė gjatė pikė referimi tė eksperiencės sė tyre letrare, vepra letrare e kėtij autori pas vitit 1990 ka pėsuar njė rėnie tė dukshme nė forcėn artistike e dramatike dhe nė stil. Dua ta sqaroj menjėherė se edhe unė vetė jam i kėtij mendimi.

Ėshtė ende herėt tė thuhet nėse ky perceptim i pėrgjigjet sė vėrtetės, aq mė tepėr qė njė pyetje e tillė mund edhe tė mos ketė kuptim fare. Pėr ta vazhduar dot kėtė diskutim, do ta marr si tė mirėqenė qė njė perceptim i tillė ekziston dhe ėshtė relativisht i pėrhapur; madje ndoshta edhe mė i pėrhapur sesa perceptimi i kundėrt, qė Kadareja pas vitit 1990 ėshtė ndier mė i lirė nė krijimtarinė e vet dhe ia ka dhuruar publikut tė gjitha ato kryevepra qė regjimi komunist nuk do t’ia kish lejuar t’i botonte.

Gjithashtu, kėtė argument do ta trajtoj brenda kufijve, sado artificialė, tė atij brezi lexuesish qė e kanė ndjekur Kadarenė qė nė fillimet e veta, ose qė e kanė lexuar, sė paku, qė prej kohės kur u botuan pėr herė tė parė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” dhe “Kronikė nė gur”, nė vitet 1960 dhe nė fillimet e viteve 1970, e gjithsesi para romanit “Dimri i madh”.

Nuk jam nė gjendje tė them asgjė pėr pritjen e kėtij autori nga lexuesi shqiptar i cili ia ka njohur veprėn duke filluar nga vitet 1990, ose nė kohėn kur Kadareja vetė po trajtohej si mostro sacro i kulturės shqiptare dhe i krejt kombit shqiptar; dhe kur numri i atyre qė e lėvdonin po vinte duke ia kaluar numrit tė atyre qė e lexonin; as pėr pritjen e kėtij autori nga lexues qė nuk e kanė pėrjetuar totalitarizmin nė Shqipėri, me tė cilėt kam parasysh brezin e ri tė shqiptarėve dhe lexuesin e huaj nė Perėndim, i cili i qaset Kadaresė nė mėnyrė tjetėr, e gjithsesi sė jashtmi.

Me fjalė tė tjera, diskutimin dua ta orientoj nė luhatjet me tė cilat ėshtė perceptuar Kadareja prej tė gjithė atyre shqiptarėve tė cilėt e njohėn dhe e adhuruan kur Shqipėria ishte ende totalitare dhe vepra e tij trupėzohej e tėra nė kundėrvėnie, shpesh mortale, me censurėn e regjimit.

Natyrisht, shkrimtarėt kanė ulje dhe ngritje nė krijimtarinė e tyre; dhe nuk ėshtė e pamundshme qė Kadareja t’i ketė arritur majat e veta artistike me vepra tė tilla si “Kronikė nė gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe” dhe “Pallati i ėndrrave”, pa pasur kjo kurrfarė lidhjeje me historinė politike dhe kulturore tė Shqipėrisė, as me klimėn kur u botuan dhe u lexuan kėto vepra, dhe tė tjera artistikisht jo tė kėtij niveli.

Megjithatė, koincidenca e kėsaj rėnieje tė perceptuar, dhe fundit tė regjimit totalitar nė Shqipėri ose strehimit politik tė autorit nė Francė nuk mund tė shpėrfillet.

Ē’lidhje mund tė ketė pasur, atėherė, midis veprės sė Kadaresė dhe totalitarizmit shqiptar? Vallė mund tė thuhet se arti i Kadaresė i detyrohet tensionit midis dy personaliteteve tė njė figure publike, e cila detyrohej tė ruante, nė ēdo ēast, drejtpeshimin delikat midis disidencės dhe miratimit tė regjimit, joshjes ndaj Perėndimit dhe autarkisė kombėtariste, europianizmit dhe unicitetit tė shqiptarėve, traditės dhe modernitetit, komunizmit dhe fashizmit?

Thonė se sa mė e lartė ėshtė diga, aq mė i thellė ėshtė liqeni i formuar pėrbri. Njė pengesė aq formidabėl sa censura totalitare ndaj artit nė Shqipėri, ishte pėrnjimend nė gjendje tė ndihmonte pėr tė krijuar, nė rrethana tė favorshme, njė letėrsi tė pashoqe jo vetėm pėr shqiptarėt, por ndoshta edhe pėr botėn mbarė.

Sipas kėtij interpretimi, arti i Kadaresė ėshtė sublimim i dėshirės sė autorit pėr tė qenė i lirė; prandaj edhe, qė nga momenti kur kjo dėshirė u realizua, vetė arti i krijuar rishtas u shndėrrua nė njė hije tė tė mėparshmit.

2. Magjia e maskės

Shkruante Czeslaw Milosz dikur nė fillim tė viteve 1950:

Qytetarėt e vendeve perėndimore nuk e kuptojnė dot se miliona njerėz pak a shumė tė ngjashėm me ta, jetojnė nė njė botė aq fantastike sa edhe marsianėt. Nuk janė tė vetėdijshėm pėr perspektivat qė ia hap Ketmani natyrės njerėzore. Tė jetuarit nė tension tė brendshėm konstant zhvillon disa talente qė pėrndryshe mbeten latente te njeriu.

Ky i fundit as mund ta pėrfytyrojė se ēfarė zotėsish mund tė shfaqė e tė kultivojė, nė rrethana qė e detyrojnė tė gjejė rrugėdaljen, ose tė humbasė. Mbijetesa e atyre qė u pėrshtaten mė mirė kėsaj akrobatike mendore krijon njė tip njeriu qė ka qenė i rrallė deri mė sot. Ēka e shpie njeriun nė Ketman, ia mpreh edhe intelektin [...]

Pėr ta thėnė me pak fjalė, Ketmani ėshtė realizim i vetvetes duke iu kundėrvėnė diēkaje. Kush praktikon Ketmanin vuan, pėr shkak tė pengesave qė i dalin pėrpara; por sikur kėto pengesa njė ditė tė zhdukeshin papritmas, ai do tė shihte veten tė zhytur nė njė zbrazėti qė ndoshta mund tė jetė shumė mė e dhimbshme. Ndonjėherė revolta e brendshme ka rėndėsi thelbėsore pėr shėndetin shpirtėror, dhe mund tė krijojė njė formė tė veēantė lumturie.

Ēfarė mund tė thuhet haptazi ėshtė shpesh shumė mė pak interesante sesa magjia emocionale e tė mbrojturit sė tempullit privat. Pėr shumicėn e njerėzve, nevoja pėr tė jetuar nė tension tė vazhdueshėm dhe vigjilencė ėshtė torturė, por shumė intelektualė e pranojnė kėtė me njė farė kėnaqėsie mazohiste.

Kush praktikon Ketman-in, gėnjen. Por a do tė ishte vėrtet mė pak i pandershėm, sikur tė fliste tė vėrtetėn?

Pėr Ismail Kadarenė, kjo mund tė formulohet kėshtu: ishte i madh, sa kohė letėrsia e tij i kundėrvihej, duke e sfiduar, forcės vdekjeprurėse tė totalitarizmit – ose tė paktėn sa kohė qė ne lexuesit gjenim nė letėrsinė e tij njė sfidė ndaj forcės vdekjeprurėse tė totalitarizmit. Sot, qė njė forcė e tillė ka pėrfunduar nė arkivat e historisė, dhe diga ndaj lirisė sė mendimit ėshtė shembur, veprės sė Kadaresė i mungon dimensioni i tretė, qė pėr disa materializohej si sfidė, pėr disa tė tjerė si alegori.

3. Po pasqyrat?

Megjithatė – dhe kjo ėshtė njė megjithatė themelore – ky interpretim, sado i nyjėtuar tė jetė e sado tė mbėshtetet nė analiza tė mirėnjohura qė i janė bėrė kulturės dhe intelektualėve nė regjimet totalitare, mbėshtetet nė premisėn e gabuar se ndryshimet nė veprėn e Kadaresė, ulje-ngritjet dhe rėnia e pashmangshme, ose rrėgjimi artistik, kanė ndodhur pėrballė njė lexuesi qė ka mbetur i pandryshuar nė kohė, konstant; si tė ishte njė madhėsi e ftohtė aritmetike, jo produkt po aq historik sa edhe vepra vetė, ose autori i saj.

E them kėtė, meqė ėshtė elementare tė supozohet se ripėrmasimi i veprės letrare tė Kadaresė nė vitet 1990 varet, nė masė tė madhe, nga ripėrmasimi i vetė lexuesit tradicional tė Kadaresė; i cili deri atėherė kishte vuajtur sė bashku me shkrimtarin dhe ishte dyzuar sė bashku me shkrimtarin; dhe kishte ėndėrruar, sė bashku me shkrimtarin, pėr ditėn kur tė gjithė shqiptarėt do tė ēliroheshin nga hekurat e ndryshkura tė totalitarizmit; por qė pas 1990-ės, pėrsėri sė bashku me shkrimtarin, pati rast tė mėsojė se ėndrra pėr liri, dhe pėrjetimi i vetė lirisė, nuk janė madhėsi tė bashkėmatshme.

Kadarenė shkrimtar e idolizuan intelektualėt shqiptarė tė viteve 1970-1980, ose tė gjithė ata qė e ndienin veten si “mė tė mirė” sesa kasta e pushtetarėve, ose profesionistėt e dhunės totalitare nė Shqipėri; pa qenė doemos kundėrshtarė tė regjimit vetė, as adhurues tė Perėndimit dhe tė Europės. Ky idolizim, i cili nuk kishte lidhje me suksesin e Kadaresė nė Francė e gjetiu ku ishte pėrkthyer, ishte efekt anėsor i tensionit tė pėrftuar, nė mendjet e intelektualėve, prej po atij Ketman-i qė, pas gjase, e kishte ndihmuar Kadarenė vetė tė krijonte kryevepra.

Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė krijimi dhe pėrvetėsimi i veprės letrare tė Kadaresė nė Shqipėri ndodhėn nė kushte tė tilla sociale dhe kulturore, tė cilat pas 1990-ės nuk ekzistojnė mė; as mund tė rikrijohen. Brezi ynė ėshtė i dėnuar tė mos e shijojė dot mė atė vepėr siē e shijonte atėherė, nė njė kohė qė nuk mund ta vlerėsojė dot sė jashtmi, ose si lexuesit nė Perėndim dhe kritikėt qė e kanė propozuar pėr ēmimin Nobel, e qė ia kanė dhėnė ndėrkohė ēmimin Booker International.

Njėlloj sikurse Kadareja vetė, ne jemi mė shumė personazhe, sesa konsumatorė tė asaj vepre, sa kohė qė pėrpiqemi tė vendosim ose sė paku tė rivendosim njė marrėdhėnie artistike normale me tė.

Paradoksalisht, lexuesi mė normal i veprės sė Kadaresė ekziston sot nė Perėndim; sepse brezat e rinj nė Shqipėri janė shurdhuar prej pėrvetėsimit qė i ėshtė bėrė shkrimtarit nga propaganda trashamane kombėtariste dhe lajkatarėt gjithfarėsh; ndėrsa brezat mė tė vjetėr kanė mbetur tė ngecur brenda asaj vepre, dhe e kanė tė vėshtirė tė pėrjashtėsohen.

4. Liria e lexuesit

Pavarėsisht nga spekulimet e mėsipėrme, ndryshimi madje hendeku qė ndan veprėn letrare tė Kadaresė tė pas 1990-ės, me veprėn e periudhės “klasike”, tė viteve 1965-1985, nuk ėshtė ēėshtje pėrshtypjeje; madje mund tė qėmtohet nė mėnyrė objektive.

Krahasimi i prozės nxjerr nė dukje njė dobėsim tė theksuar tė karakterizimeve dhe tė ligjėratės sė drejtė; fjalitė janė bėrė mė tė shkurtra, ritmi i frazės ėshtė thjeshtuar, dhe njė mani e ēuditshme pėr tė promovuar neologjizma nė emėr tė pastrimit tė gjuhės (p.sh. qiellzanė pėr “tavan”) e largon vėmendjen nga loja e tekstit me kuptimin dhe ia prish efektin estetik fjalės.

Gjithashtu, pėrshkrimet kanė ardhur duke e humbur sugjestivitetin pamor; dhe e ashtuquajtura mise en abīme, ose rrėfimi brenda rrėfimit, mungon ose nuk e ka zhdėrvjelltėsinė e dikurshme. Vende-vende tė duket sikur shkrimtari lodhet e sfilitet pėr tė fryrė njė kamerdare tashmė tė shpuar.

Nga ana tjetėr, nė vitet 1990 janė botuar edhe njė numėr veprash qė Kadareja i ka pasė shkruar nė kohė tė tjera, e qė i janė ndaluar, censuruar ose kthyer nė karton nga regjimi; vepra qė mua mė janė dukur, nė pėrgjithėsi, tė dobėta, madje aq tė dobėta sa gati-gati jam tunduar tė mendoj se censura, sado politike dhe sektare tė ketė qenė, objektivisht i ka bėrė mirė shkrimtarit, duke ia ruajtur veprėn e vet mė tė mirė nga pranėvėnia me vepra mė tė dobėta.

E theksoj se kjo ka qenė pėrshtypja ime, ndoshta edhe e shumė tė tjerėve me tė cilėt komunikoj; e qė mund tė lidhet jo aq me cilėsinė e veprave vetė, sesa me ndryshimin rrėnjėsor nė raportet tona me lirinė e mendimit dhe subversionin e ideve; sikurse edhe me faktin qė tani ne kemi rėnė nė kontakt me autorė ndoshta po aq tė mėdhenj sa edhe Kadareja ynė – Calvino, Kundera, Borges-i, Cortįzar-i, Marquez-i, Saramago, Koetzee, Eco, Wolfe, Roth, Amish, Pamuk… E qė ndryshe nga Kadareja ynė na aviten rishtas, e na e gjejnė imagjinatėn tė virgjėr.

Pasioni dhe kujdesi ynė pėr veprėn e Kadaresė – dhe kėtu e kam fjalėn pėr brezin tim – i detyrohet edhe frikės, madje panikut, se mos ajo pjesė e jetės sonė e kaluar nėn totalitarizėm ėshtė nė tė vėrtetė diēka krejtėsisht pa vlerė, mbeturinė qė nuk e meriton as tė ēohet nė kosh tė plehrave, aksident i shėmtuar i historisė, ėndėrr e keqe qė duhet harruar.

Pėr ata intelektualė prej Shqipėrie, qė kanė nisur tė mendojnė nė 1945, janė plot dyzet e pesė vjet qė duhen shpjeguar njėfarėsoj, ri-renditur nė raft tė kujtimeve, rilexuar ose rikėnduar sipas njė partiture tė re, tė rifreskuar e tė ripunuar.

Vepra e Kadaresė ėshtė njėfarėsoj emri qė ia vėmė asaj ēka do tė kishim dashur tė shpėtonim me ēdo kusht prej asaj kohe tė sėmurė, pėrtej lumturive personale dhe kujtimeve imanente tė fėminisė, familjes, natyrės, shtėpisė, qytetit, miqėsisė dhe dashurisė; ėshtė konfirmimi qė edhe ne rezistuam, jo sepse ajo vepėr na mėsoi tė rezistonim, por sepse na siguroi qė edhe tė tjerė si ne, e tė bashkuar me ne nė vaskėn e madhe tė leximit, po rezistonin, nė mėnyrat e veta, disa edhe pa e kuptuar plotėsisht.

Ndoshta edhe akti i fundit i besnikėrisė prej lexuesi, qė na ka mbetur tė bėjmė, ėshtė tė mėsohemi me tė vėrtetėn se ē’ka mbijetuar prej kuptimit tė saj tė vjetėr ėshtė tanimė pjesė e muzeut tonė personal, tė cilin edhe ne vetė ngurrojmė ta vizitojmė rregullisht.

Xha Xhai
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku fytyra, ku maska

Mesazh  Neo prej 12.06.10 15:31

Koha e maskave


Tė rrallė janė ata, qė sot ecin pa maskė, flenė pa maskė, punojnė pa maskė... Ca vetėm jetojnė pa to! Madje maska sot ėshtė bėrė identiteti i dytė i njeriut!

Vallė ē“ėshtė maska? Pse kaq e rėndėsishme kjo fytyrė (e rreme) e dytė nė kohėn e sotme?

Megjithėse kjo dukuri nuk ėshtė edhe aq e re, nė kohėn tonė moderne ėshtė bėrė, aq e rėndėsishme, sa qė njeriu ka filluar mė shumė ta pėlqej fytyrėn me maskė, sesa atė tė vėrtetėn, realen, fytyrėn e pastėr njerėzore. Pamjet doplekse janė bėrė pjesė pėrbėrėse e mjedisit tonė. S“mbeti kush t“i kritikoj dhe t“i refuzoj. Ato sot luajnė rolin e ndėrmjetėsuesit pėr pėrparim, pėrfitim apo pėr ndonjė interes tjetėr, qė nėse me mundėsitė reale nuk do tė arrihej, ajo do tė realizohej nėpėrmjet rrugės tjetėr – maskimit.

Ē“ėshtė maska

Ta definosh dhe ta pėrcaktosh se ē“ėshtė maska nuk ėshtė edhe aq e pamundur. Ėshtė fare lehtė dhe e mundshme... Vetėm duhet tė kuptosh se ajo paraqitet atėherė kur ndėrgjegjja dhe pėrgjegjėsia largohen nga kurmi dhe shpirti i njeriut.

Me termin maskė nėnkuptojmė: “tė fshehurit e realitetit dhe mbi atė qė ėshtė e njohur tė vendoset diēka qė do t“ia ndryshonte formėn dhe pėrmasėn reale.”

Pra, me pėrcaktime tė kėtilla tė pėrafėrta, “maskėn” edhe fjalorėt e gjuhėve e pėrcaktojnė dhe shpjegojnė nė mėnyrė tė ngjashme. Sot, kur gjėrat mė shumė janė artificiale dhe tė parregulluara mirė, sesa origjinale dhe me pėrbėrje tė plotė reale, e vetmja mėnyrė ėshtė tė gjendet rruga nėpėrmjet tė cilės do tė fshihen tė metat dhe “gjėsendi” tė duket OK dhe i pėrshtatshėm.

Realisht, nė tė shumtėn e rasteve, sot maska luan rolin e plotėsimit tė tė metave tė “gjėsendit” i cili ka dalė nė “mejdan”.

Nė qoftė se nuk e maskove (reklama nė pėrgjithėsi luan rolin e maskės, e cila lavdėron “gjėsendin”) atėherė mbi “atė” do tė bien sanksionet e natyrės, ku do tė bėhet i papėrshtatshėm, sepse askush nuk do t“ia hedhė syrin. (Sqarim pėr lexuesin: Kėtu nuk bėhet fjalė pėr maskėn e plastikės, e cila preket, por pėr maskėn abstrakte, e cila nuk preket, nuk duket, por shihet dhe kuptohet nga vet objekti, i cili kundėrshtohet me natyrėn dhe pėrmasėn reale qė e ka si gjėsend).

Pėrdorimi i maskės trendi i kohės sonė


Po njeriut, ē“i nevojitet tė “shitet nė mejdan”? Ē“i nevojitet atij tė pėrdor maskėn, kur nė realitet lindi i pamaskuar, lindi me ndjenja dhe shpirt tė pastėr. Pse gjithė ky ērregullim shpirtėror mbizotėron tek ne?
S“ka dyshim se kėtė e solli joprofesionalizmi.

Me shfaqjen e personit publik, nė tė cilin nuk janė tė gėrshetuara ndjenja e pėrgjegjėsisė dhe ndėrgjegjja e shėndoshė dhe e pastėr njerėzore pėr shpirtin tij, shkaktoi paraqitjen e mėnyrės joreale dhe tė rreme, duke e pėrdorur maskėn si mjet me anė tė tė cilit do t“i pėrmbush ato karakteristika qė nė realitet nuk i ka, por njėkohėsisht edhe “spektatorit” t“ia mbush syrin.

Pra, pėrdorimi i maskės sot ėshtė forma mė e mirė dhe mė adekuate pėr tė arritur deri te qėllimet. Sot, tė rrallė mbetėn ata qė nuk u infektuan me kėtė virus, qė nuk u bėnė dėm tė pafajshmėve, qė mbetėn anėsh “skenės sė kohės”, pasi qė ishin tė vėrtetėt, tė sinqertėt...

Tė rrallė, si duket, kanė mbetur ata qė s“e dėshirojnė maskimin. Nuk mbeti politikanė, mėsues, profesor, hoxhė, myfti, mjek, prind, fėmijė, student, etj, etj., pa mos u njollosur me kėtė “pamje ndryshe” nga ajo qė nė tė vėrtetė ėshtė, nga ajo qė nė tė vėrtetė pėrfaqėson ose bart me vete. Rruga e vetme pėr t“u dukur sa mė tė pėrsosur pėr kėta persona ėshtė maska.

Shumica fshihen pas saj, jetojnė nėn hijen e saj, mbijetojnė me fuqinė e saj, shkelin me forcėn e saj, vrasin dhe marrin tė drejta nėn arsyen e saj... Me fjalė tė tjera: maska ėshtė bėrė sikur masha pėr t“i ruajtur duart, pėr t“u mos u djegur nga pėrgjegjėsia dhe drejtėsia. Por, ata harrojnė se njė ditė do tė dalin para Drejtėsisė sė Madhe.

Nė popull ėshtė krijuar bindja se ēdo gjė qė flet politikani, mėsuesi, hoxha, media etj., ėshtė rrenė dhe nuk u besohet. Pėr ēfarė arsye, pse tė ndodh kjo, kur dihet se mė parė, kur ka folur hoxha ose mėsuesi predikimi i tyre ėshtė dėgjuar dhe ėshtė zbatuar pa kurrfarė dyshimi.

Humbja e besimit dhe sinqeritetit tek njerėzit shkaktoi lindjen e kėsaj sėmundje shumė tė rrezikshme pėr shoqėrinė. Drejtėsia e cila aplikohet nė vend ėshtė e skrupullt, i pafajshmi dėnohet, kurse krimineli dėfrehet duke bėrė krime dhe pėrsėri vazhdon tė jetoj nė liri, ndėrsa e gjithė kjo ndodhė nėn hijen e maskės. E kėtillė ėshtė sot gjendja e shoqėrisė dhe popullit tim.

Por, kjo nuk do tė thotė qė ne jemi tė vetėm nė kėtė drejtim. Edhe shoqėritė tjera mė tė integruara tė globit janė tė infektuar nga kjo sėmundje e maskimit, bile ne kėtė e mėsuam prej tyre, por te ata ka njė dallim, janė mė ekspertė nė kėtė drejtim, me ē“rast dinė tė jenė me transparent nė plotėsimin e standardeve jetėsore dhe nuk e zhgėnjejnė shumė “spektatorin”.

Zgjidhje e mundshme...

Kemi arritur te fjala e fundit, megjithėse asnjėherė nuk mund tė themi se kjo ėshtė pėrfundimtare, kur kemi parasysh se ēdo ditė e mė tepėr ngarkohet bota dhe njerėzit pėr ēdo ditė ballafaqohen me probleme tė reja tė natyrave tė ndryshme, mund tė japim njė zgjidhje, e cila do tė ishte sado pak e dobishme dhe e realizueshme. Sė pari, si veprim parėsor, njeriu duhet ta shoh vetveten kush dhe ēka ėshtė, dhe pastaj, tė vendos se ėshtė kompetent pėr tė ēuar procese pėrpara ose jo.

Tė vepruarit nė bazė tė profesionit dhe kualitetit, besoj se duhet tė jetė, ideali mė i lart i kėsaj kohe. Askush nuk do tė bėnte ndonjė punė kaq sublime dhe madhėshtore, pėrveē atij i cili vepron profesionalisht.

Sė dyti, te shumica e njerėzve, e posaēėrisht te personat publik, ka rėnė ndėrgjegjja dhe frika pėr llogari, prandaj gėrshetimi i njeriut me kėto vlera determinuese pėr njė mirėqenie sa mė tė mirė do ishte mė se i nevojshėm.

Nėse njė intervenim dhe kurim i kėtillė nuk do tė bėhej, do tė thosha edhe shpirtėror, atėherė shoqėrisė sonė i imponohen dy alternativa: ose do tė rebelohet ose do tė shuhet nga skena e kohės, sepse maskat pėr detyrė kanė shfarosjen.

M. Alija
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

BĖJMĖ SIKUR

Mesazh  senat prej 08.01.11 10:24

Bėjmė sikur... Bėjmė sikur flasim. Bėjmė sikur heshtim. Bėjmė sikur punojmė. Bėjmė sikur mendojmė. Bėjmė sikur merremi me politikė. Bėjmė sikur dalim nė zgjedhje. Bėjmė sikur fitojmė. Bėjmė sikur jemi zėri i qytetarėve. Bėjmė sikur jemi tė lumtur. Bėjmė sikur protestojmė. Bėjmė sikur rebelohemi. Bėjmė sikur duam dialog. Bėjmė sikur shprehim pakėnaqėsi qytetare. Bėjmė sikur kemi pushtet.

Bėjmė sikur kemi opozitė. Bėjmė sikur shfaqemi me fytyrat tona nė maskenballin e pėrditshėm. Bėjmė sikur jemi tė ndershėm nė njė botė hipokrite. Bėjmė sikur jemi trima nė njė botė tė frikshme. Bėjmė sikur jemi tė besės nė njė botė hienash. Bėjmė sikur jetojmė nė kohė mbijetese. Bėjmė sikur... Kjo ėshtė mėnyrė jetese, identitet, kryefjalė jetėsore. Jetojmė nė shoqėri frike apo shoqėri tė frikshme. Kemi frikė tė flasim, sepse na dėgjojnė muret. Kemi frikė tė heshtim kur s’kemi asgjė pėr tė thėnė, sepse heshtja nuk pėlqehet. Kemi frikė tė kėrkojmė, sepse kėrkesat shkaktojnė kokėēarje.

Kemi frikė tė shoqėrohemi, sepse i njohuri ynė mund tė jetė i padėshirueshėm. Kemi frikė tė rrimė vetėm, sepse na tmerron zėri i ndėrgjegjes. Kemi frikė tė mbyllim veshėt, atėherė kur fliten marrėzira. Jemi anėtarėt e korit tė madh. Pėrsėritėsh refrenesh. Nuk flet gjuha, por gjuhėreja. Flet gjuhėreja qė nuk thotė asgjė dhe pėrsėrit tė pėrsėriturėn. Flet gjuhėreja qė nuk hap dritare mendimi, por mbyll sokaket e mendjes.

Bėjmė sikur e duam lirinė, por nuk e durojmė barrėn e saj tė rėndė mbi supet tona; sepse liria ėshtė e vėshtirė, ėshtė gjendje aktive, kėrkon pėrgjegjėsi, vetiniciativė, guxim, qytetari, personalitet, kurse robėria ėshtė e lehtė, ėshtė gjendje pasive, pėrkulje, pajtim me nėpėrkėmbjen; tė mjafton vetėm buka e pėrditshme tokėsore dhe nuk mendon pėr bukėn qiellore. Jemi bijtė e tranzicionit tė pėrhershėm. Jemi bijtė e gjeneratės sė udhėkryqit. Duam tė vemi diku, por nuk kemi adresė. Themi se atje, diku, matanė na presin, por dielli alegorik na verbon.

Kėneta na duket vend i rehatisė, ku mund tė jetohet jeta e shkurtėr. Ata qė nuk na ngjajnė i pėrqeshim. Ata qė duan tė jenė ndryshe i pėrbuzim. Krenaria ėshtė mė e madhe se sa mjerimi. Nata e mendjes na ka pėrgjumur. Skamja na ka bėrė tė pabesė. Bėjmė sikur besojmė nė Zot dhe fshehurazi pėrvidhemi kurvėtoreve. Vishemi si shenjtorė dhe shohim ėndrra hamshorėsh. Flasim pėr punė dhe kotemi nga pėrtacia. Flasim pėr disiplinė, por nuk kemi metodė pune e veprimi. Flasim pėr heronj dhe numėrojmė beteja tė humbura.

Jemi bij tė tranzicionit tė pėrhershėm, tė kohės kalimtare, tė udhėkryqit. Majtas mund tė jetė keq, ashtu siē mund tė jetė keq edhe djathtas. Mė mirė na del tė ngulitemi nė njė vend dhe tė presim... Ashtu sikurse priste Godoja. Ashtu sikurse prisnin njerėzit nė agora qė tė shfaqeshin barbarėt, qė ishin njėfarė zgjidhjeje. Ashtu sikurse priste eprori nė Shkretėtirė tė Tartarėve. Indiferenca ėshtė shpėtim, na mbron lėkurėn personale. Edhe heshtja ėshtė shpėtim.

Heshtim kur fytyrėvrenjturit na pyesin kėrcėnueshėm: “A e di kush jam?”. Kjo ėshtė pyetje sfinksi qė duhet tė mos i pėrgjigjesh. Askush nuk pyet se kush je, ēfarė ke bėrė. “A e di kush jam?”. Nuk ja kemi dėgjuar askund emrin, as veprat nuk ia dimė, por ai duhet tė jetė Dikush. Njė Dikush qė pyet kėrcėnueshėm dhe fytyrėvrenjtur. Njė Dikush qė nuk mund t’i themi se ėshtė Askushi, sepse jetojmė nė shoqėri tė frikės, si dikur kur kėmbėt dridheshin nga njė poreznik i thjeshtė; si tani, nė kėtė kohė kalimtare, kur kėmbėt dridhen nga njė valėvitės flamujsh melankolikė...

Nuk mund tė dalim nga kjo shoqėri, ku hipokrizia tė shpėton nga hallet, por jo edhe nga vetvetja, sepse vetė e kemi ndėrtuar si tė tillė. Bashkėrisht. Ngadalė dhe me vite tė tėra. Brenda saj ndjehemi rehatshėm, sepse askush nuk kėrkon tė jemi qenie aktive. Askush nuk tė kėrkon llogari nėse respekton kodet e saj... Jemi bij tė kohės kalimtare, qė na mjafton e sotmja, sepse e nesėrmja ėshtė e largėt...

Nga Salajdin SALIHU
avatar
senat

3


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ku fytyra, ku maska

Mesazh  Idlir prej 08.01.11 12:24

Sapo lexova nje poeme Migjeniane, poemen tone te mjerimit, me nje ligjerim shume te bukur e mbreselenes! Gjeta njeheresh, logjike, vertetesi, poezi, dashuri! Ju ftoj ta lexoni me vemendje e respekt; e, le te reagojme qofte edhe me veten tone!
avatar
Idlir

112


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi