Halucinacionet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Halucinacionet

Mesazh  Fikrro prej 04.06.10 16:33

Halucinacionet

Halucinacionet definohen si: Eksperienca sensuale (shqisore) qė nuk
shkaktohen nga stimuj tė jashtėm aktuale (tė vertetė). Nė shumicėn e rasteve tek skizofrenėt kėto pėrjetime (eksperienca) janė auditore
(zėra).

Pra, disa njerėz dėgjojnė zėra qė tė tjerėt pėrreth tyre nuk i dėgjojnė.

Kėto zėra mund tė jenė tė njohura, miqėsore apo kritike. Zėrat mund tė bisedojnė pėr mendimet apo sjelljet e personit qė i dėgjon zėrat, apo ju tregojnė ēka tė bėjnė.

Pra, shumica e pacientėve degjojnė zėra qė komentojnė sjelljet e tyre ose ju japin instruksione. Prap tė tjerė degjojnė zėra qė diskutojne me njėri-tjetrin. Tek pacientet skicofren nė shumė raste kėto zėra shkaktojnė frike - por te disa tė tjerė kėto zėra mund tė kenė edhe efekt qetėsues.

Vetėm nėse dikush dėgjon zėra nuk do tė thotė qė janė skicofrenik.

Bazuar nė disa hulumtime katėr pėrqind i popullėsisė dėgjon zėra, dhe pėr shumicėn kėta zėra nuk janė problem. Por njerėzit qė e kanė diagnozėn e skicofrenisė duket qė ata dėgjojnė zėra mė sė shumti zėra kritik apo jo-miqėsor.

Ata ndoshta kanė dėgjuar zėra gjatė tėrė jetės sė tyre mirėpo pėr shkak tė ndonjė shqetėsimi tė madh nė jetė i bėnė ata qė t’i dėgjojnė zėrat mė shumė dhe mė vėshtirė qė tė jetojnė me ta.

Njerėzit ndonjėherė dėgjojnė poashtu edhe tingllime nė vend tė zėrave.

Pėr fund Halucinacion; Pėrjetim i objekteve dhe dukurive, tė
cilat nuk veprojnė nė shqisat e njeriut (nuk egzistojnė ngacmues tė
jashtėm).

Halucinacionet shpesh pėrbėjnė simptoma tė njė sėmdunjeje
mendore.Nė rreth 20 vitet e fundit janė bėrė kėrkime tė konsiderueshme pėr shkaqet e mundshme biokimike dhe gjenetike tė skizofrenisė-veēanrisht rreth mundėsisė qė ndonjė substancė e trurit e trashėguar gjenetikisht,tė jetė pėrgjegjėse pėr skizofreninė.

Ērregullimi duket se ka histori familjare dhe shfaqja e skizofrenisė te binjakėt identikė ėshtė e lartė,edhe tek ata qė janė tė rritur nė familje krejt tė ndryshme.

Por forcat e mjedisit duket se e intensifikojnė ndikimin e faktorėve gjenetikė,qė dyshohet se janė tė pranishėm.Nė fillim le tė shohim ndikimet mjedisore te skizofrenia.

Ndikimet mjedisore.Hetimi i plotė i sfondit familjar tė individėve me
skizofreni,zakonisht tregon njė histori stresi shumė tė madh te
fėmija.

Ky stres ėshtė aq i madh sa fėmija shkėputet nga realiteti i
padurueshėm,duke u futur nė njė botė fantazore (Zubin dhe
Ludwig,1983).Ekzistojnė dy situata familjare qė lidhen rėndom me
skizofreninė (Roff dhe Knight,1981).

E para,ka tė bėjė me njė nėnė qė ėshtė indiferente ndaj familjes dhe kjo sjell si rezultat ēorganizim dhe stres.

E dyta,lidhet me njė prind (zakonisht nėnėn) qė sundon plotėsisht mbi bashkėshortin (ose bashkėshorten) dhe fėmijėt,por nuk tregon kujdes pėr ta.

Nė tė dyja rastet,konflikti dhe stresi ēojnė nė shtimin e ndjenjės sė pambrojtshmėrisė te fėmijėt.Nga njė studim tjetėr (Doane dhe
kolegėt,1981) u zbulua se,modelet e komunikimit nė familje kishin
lidhje me tendencat e skizofrenike tė fėmijėve.

Nė mėnyrė tė veēantė,nė familjet me fėmijė te tė cilėt zhvillohet skizofrenia, ndeshen mė shpesh mesazhet e paqarta ose kontradiktore, kritikat dhe qėndrimet keqdashėse.

Njė numėr studimesh tė hershme kanė treguar se, skizofrenia
ėshtė mė e pėrhapur nė grupet me nivel tė ulėt social-ekonomik.

Njerėzit e klasave mė tė ulta qė janė tė prekur nga skizofrenia paraqesin simptoma mė tė shumta fizike dhe sociale qė tregojnė se ata nuk janė tė lumtur,si dhe me shumė mosmarrėveshje tė hapura dhe fėrkime nė marrdhėniet me tė tjerėt.

Ekzistojnė shumė arsye tė mundshme por tė pavėrtetuara pėr kėto
ndryshime tė dukshme sipas pėrkatėsisė klasore.

Ato mund tė jenė rezultat i procedurave tė pamjaftueshme diagnostifikuese qė pėrdoren pėr njerėzit mė tė varfėr; gjithashtu, nė qoftė se ėshtė i varfėr,personi i shqetėsuar ka mė pak mundėsi qė ta ruajė njė vend pune ku paguhet mirė;tė varfėrit dhe tė pasurit mund t’i rrisin fėmijėt e tyre nė mėnyra tė tilla,qė t’i predispozojnė tė reagojnė ndryshe ndaj stresit;tė qenit i varfėr mund tė bėjė gjithashtu qė tė lindin ndjenjat e tė qėnit i shpresė.

Kėrkimet pėr tė gjetur njė shpjegim nė lidhje me ndryshimet e
dukshe sipas pėrkatėsisė klasore,nė rastet e shfaqjes sė
skizofrenisė,janė tė rralla dhe ėshtė e nevojshme tė shtohen.

Teoricientėt e tė mėsuarit social argumentojnė se skizofrenia ėshtė njė sjellje e mėsuar,qė krijohet nga pėrforcimi prej njerėzve tė tjerė i reagimeve anormale.Nė rast se dikush nuk pėrfillet prej tė
tjerėve,atėherė njė mėnyrė pėr tė fituar vėmėndje e tyre ėshtė qė tė
sillet nė mėnyrė tė ēuditshme.

Sipas Laing, skizofrenia ndodh kur njė individ vendos qė tė mos pranojė mė trysnitė dhe kėrkesat e shoqėrisė kėshtu kthehet drejt brendėsisė sė vetvetes tė njė bote fantazish tė vetėkrijuara.

Teoricientėt e psikoanalizės, si Froidi,besonin se skizofrenia ishte rezultat i kthimit tek narcisizmi primar, faza gojore para se tė zhvillohet egoja.

Individi narcisistik kontrollohet plotėsisht nga uni dhe kėrkon vetėkėnaqėsi tė plotė.

Asnjė nga teoritė e mjedisit nuk e ka shpjeguar nė mėnyrė tė plotė skizofreninė,prandaj dhe ekziston njė nxitje e madhe te kėrkimet e sotme pėr shkaqe tė mundshme biologjike tė saj.

Ndikimet biologjike.Rreth 1 % e popullsisė vuan nga skizofrenia.Por
kėrkimet gjenetike kanė treguar se,shanset janė mjaft tė larta qė,kur njė person vuan nga skizofrenia,edhe njė person tjetėr fare i afėrt pėr nga lidhja gjenetike me tė,ta ketė skizofreninė.

Studimet me binjakėt kanė treguar shkallė tė larta pėrputhjeje nė skizofreni (nė rast se e ka njėri, po ashtu e ka edhe tjetri),sipas Zerbin-Rubin,1972 .

Pėrputhja skizofrenike ėshtė shumė mė e lartė te binjakėt monozigotikė (identikė) sesa te binjakėtdizigotikė (joidentikė).

Gotesman dhe Silldz,1972, njoftuan peØr njė shkallė pėrputhjeje prej 42 % te binjakėt MZ (monozigotikė), dhe vetėm prej 9% te binjakėt DZ(dizigotikė).

Studimet pėr adoptimet gjithashtu tregojnė se,ndikimet gjenetike janė shumė tė rėndėsishme nė skizofreni.

Edhe sikur tė ndahen nga njėri-tjetri nėpėr mjet adoptimi,dy binjakė kanė shumė tė ngjarė qė tė kenė shkallė tė lartė pėrputhjeje nė kėtė drejtim.

Sidoqoftė, njė numėr punimesh kritike tė kohėve tė fundit kanė vėnė nė dukje se,me metadologjinė e kohės, ėshtė tejet e vėshtirė qė tė ndahen ndikimet e mjedisit nga ato gjenetike (Abrams dhe Taylor,1983).

Nuk ėshtė identifikuar ende mekanizmi i saktė gjenetik pėrgjegjės pėr skizofreninė.Sidoqoftė,disa tė dhėna tė kohėve tė fundit tregojnė te reaksionet biokimike,gjė qė mund tė ēojė nė sjellje skizofrenike.

Njė numėr teorish biokimike janė propozuar nė rrjedhė tė viteve.Hulumtuesit kanė shprehur mendimin sesi faktorė shkaktorė janė mungesa e vitaminave,anormalitetet e proteinės sė gjakut,dhe
parregullsitė kimike tė urinės.

Shpesh nė tė kaluarėn hulumtuesit nuk i kushtonin vėmendje faktit se,njerėzit qė shtrohen nė spital nga skizofrenia,zakoknisht janė duke vazhduar terapinė kundėr varėsisė ndaj drogave, gjė kjo qė mund t’i shpjegojė kėto ndryshime kimike.

Teoria mė premtuese biokimike e sotme ėshtė teoria e dopaminės.
Wise dhe Stein, njoftuan se skizofrenėt kanė nivele shumė tė larta tė dopaminės nurotransmetuese sesa niveli normal.

Barnat e quajtura fenothiazina, qė ndihmojnė nė trajtimin e skizofrenisė nėpėrmjet uljes sė niveleve tė dopaminės, nė rast se nuk pėrdorėn nėn kontroll tė kujdesshėm, mund tė shkaktojnė simptoma tė sėmundjes sė Parkinsonit (e cila normalisht shkaktohet nga nivele tė ulta tė dopaminės).

Amfetaminat kanė tendencėn tė rrisin nivelet e dopaminės dhe mund tė ēojnė te psikoza e amfetaminės, qė shoqėrohet me simptoma skizofrenike.

Fatkeqėsisht tė dhėnat nuk janė aq tė qarta sa do t’i dėshironim.

Barnat antipsikotike nuk i ndihmojnė tė gjithė skizofrenėt.Dhe, ndėrkohė qė kėto barna ulin nivelin e dopaminės,nga ana
tjetėr ato gjithashtu ndėrhyjnė te funksionimi i neropinefrinės, serotoninit dhe acetilkolinės dhe kėshtu nuk pėrbėjnė zgjidhjen e plotė tė situatės komplekse.

Hulumtimet qė pėrpiqen tė zbulojnė lidhjen e neurokimikateve me skizofreninė vazhdojnė.

Ka disa shkencėtarė qė besojnė se skizofrenia mund tė shkaktohet nga njė infeksion virusal (Bower,1985).Disa viruse mund tė ndikojnė te neurotransmetuesit,pėrfshirė edhe dopaminėn.

Kjo linjė hulumtimesh ėshtė duke vazhduar dhe duket premtuese.
Noishterlain dhe Dosen (Neuchterlein dhe Dawson, 1984) sugjeruan njė model tė pambrojtshmėrisė nga stresi tė skizofrenisė sipas tė cilit disa njerėz kanė njė prirje biologjike (predispozicion), duke trashėguar gene tė caktuara, pėr t’u prekur nga skizofrenia, nė rast se mjedisi rrethues u shkakton stresin e mjaftueshėm pėr kėtė.

Nė mėnyrė tė veēantė,sipas kėsaj teorie njerėz tė caktuar kanė vėshtirėsi nė pėrpunimin e informacionit dhe nė ruajtjen e vėmėndjes.

Ata mbireagojnė ndaj stresuesve socialė dhe kanė mungesė tė kompetencave tė duhura sociale dhe tė aftėsive pėr pėrshtatje.

Kėshtu,nė mungesė tė njė familjeje tė ngrohtė dhe mbėshtetėse,stresi ėshtė i rėndė nė masėn e mjaftueshme pėr
ta shtyerė individin drejt skizofrenisė.

Kėshtu,nė modelin pambrojtshmėri-stres pėrfshihen si faktorė biologjikė,ashtu edhe ata mjedisorė.

Ne ende nuk e dimė me saktėsi se ēfarė e shkakton skizofreninė.

Duket se ajo krijohet dhe favorizohet nga faktorė gjenetikė, organikė, biokimikė dhe tė mjedisit.Ashtu si edhe kanceri, ajo ndoshta nuk ėshtė vėrtet thjesht njė ērregullim, por mė tepėr njė kombinim i papėrcaktuar problemesh fizike dhe tė sjelljes, prej tė cilėve kemi identifikuar vetėm njė pjesė.

Dhe si kanceri, ajo ėshtė njė ērregullim nga i cili duket se janė tė prekshėm shumė njerėz.

Llojet e skizofrenisė.

Skizofrenia katatonike
Skizofrenia e ēorganizuar
Skizofrenia paranoide
Skizofrenia e padiferencuar
Skizofrenia e mbetur

Nė vitet e fundit janė bėrė kėrkime tė konsiderushme pėr shkaqet e
mundshme biokimike dhe gjenetike tė skizofrenisė-veēanrisht rreth
mundėsisė qė ndonjė substancė e trurit e trashėguar gjenetikisht,tė jetė pėrgjegjėse pėr skizofreninė.

Ērregullimi duket se ka histori familjare dhe shfaqja e skizofrenisė te
binjakėt identikė ėshtė e lartė,edhe tek ata qė janė rritur nė familje
krejt tėtė ndryshme.Por forcat e mjedisit duket se e intensifikojnė
ndikimin e faktorėve gjenetikė,qė dyshohet se janė tė pranishėm.

Skizofrenia ėshtė lloji mė i zakonshėm i psikozės dhe personat me kėtė sėmundje priren tė jetojnė nė botėn e imaginatės sė tyre.

Pjesa mė e madhe e skizofrenėve tė shtruar nė spital vishen vetė, lėvizin rreth e rrotull dhe kryejnė aktivitete tė tilla tė jetės sė pėrditshme si ngrėnia pirja e duhanit thuajse nė tė njejtėn mėnyrė si gjithė tė tjerėt.

Por personat me skizofreni nuk tregojnė interes dhe preokupim pėr
ngjarjet dhe njerėzit pėrreth tyre.

Ata janė mė tė shumtėn e herės tė preokupuar me fantazira, pėrfytyrime tė rreme dhe haluēinacione qė ndikojnė nė tė menduarit dhe tė folurit e tyre.Ndonėse ka disa lloje skizofrenie, shumica e skizofrenėve shfaqin disa simptoma tė pėrbashkėta.

Ekzistojnė mendime tė ndryshme dhe kontradiktore lidhur me ate se, cilin person do ta quajmė skizofrenik.

Meqė skizofrenia pėrfaqėson ērregullimin mė tė zakonshėm psikotik, ajo PĖRDORĖT SHPESH SI NJĖ THES KU FUTEN TĖ GJITHĖ ATA INDIVIDĖ, QĖ NUK KLASIFIKOHEN NDRYSHE.

Disa psikologė si David Rosenhan mbajnė qėndrim kritik ndaj profesionistėve qė merren me sėmundjet mendore duke thėnė se ata janė tepėr tė gatshėm t'u vėnė njerėzve DIAGNOZĖN E SKIZOFRENISĖ.

Qėllimi i tij ishte tė ilustronte pikėrisht kėtė dukuri kur ndėrmorri njė studimin nė tė cilin persona normalė pranuan tė shtrohen me dėshirėn e tyre nė spitale tė ndryshme psikiatrike, ku pastaj ankoheshin se dėgjonin zėra qė u flisnin.

Siē e thamė edhe nė fillim, ndonėse ėshtė e vėshtirė tė diagnostikohet saktė njė ērregullim duke u nisur vetėm nga kjo simptomė, fakti ėshtė qė shtatė nga tetė PSEUDOPACIENTĖT E ROSENHANIT U DIAGOSTIKUAN SI SKIZOFRENĖ.

Ky studim dėshmon pėr rrezikun kur i etiketojmė njerėzit me terma
diagnozash klinike.

Shumė persona me skizofreni provojnė pėrfytyrime tė paqena (deluzive) ose besojnė nė gjėra qė nuk mbėshtetėn te realiteti.Disa skizofrenė kanė deluzionin e persekutimit dhe besojnė se dikush pėrpiqet ti vrasė ose t'i dėmtojė.

Gjithashtu ata e kanė tė vėshtirė tė ndajnė realitetin nga fantazia.
Ata kanė probleme kur bėjnė lidhjen e informacioni aktual me njohuri tė mėparshme.

Po ashtu ata tregohen konfuzė dhe nuk janė tė aftė tė bėjnė
analiza.Idetė dhe mendimet e tyre zhvendosen nga njė temė nė
tjetrėn,megjithėse nuk ka asnjė lidhje midis kėtyre temave.

Dėmtimi i perceptimit.Individėt me skizofreni shpesh thonė se kanė patur haluēinacione ose pėrjetime shqisore nė mungesė tė ngacmuesve shqisorė.

Shpesh kėto janė haluēinacione dėgjimore,si tė dėgjuarit e
zėrave qė i flasin pacientit ose qė thjesht krijojnė tinguj....

Dėmtimi i emocioneve.Shumė persona me skizofreni manifestojnė reagime emocione anormale.Nganjėherė ata duken si pa ndjenja apo emocione dhe nuk demostrojnė ngacmime emocionale.

Ata kanė prirjen ta orientojnė shikimin drejt pėrpara dhe duken apatikė kur flasin, zėri i tyre ėshtė monoton dhe pa ngjyrime emocionale.

Persona tė tjerė me skizofreni manifestojnė reagime emocionale tė papėrshtatshme, ata qeshin kur mėsojnė njė lajm tė hidhur ose qajnė pa ndonjė shkak tė dukshėm; ose gjendja e tyre emocionale ndryshon nė mėnyrė tė menjėhershme dhe reagimi i tyre mund tė mos ketė lidhje me ngacmuesin.

Dėmtimi i ndjenjės sė unit dhe tė vullnetit.Ndjenja e unit ėshtė njė
veēori e rėndėsishme e njė personi normal e tė shėndetshėm.

Njė person me skizofreni ka vėshtirėsi nė krijimin e identitetit tė tij personal dhe beson se jane forcat e jashtme qė drejtojnė sjelljen e tij.

Njė karakteristikė qė vihet re shpesh te njė person me skizofreni ėshtė ērregullimi i vullnetit,mungesa e aktivizimit drejt njė synimi tė caktuar.

Personi nuk tregon motivimin e duhur pėr tė ēuar njė veprim deri nė
fund. Kjo, natyrisht, bėn qė personi tė mos jetė i zoti pėr tė funksionuar si duhet nė shoqėri
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi