Stresi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Stresi

Mesazh  Big Bang prej 19.06.08 0:05

STRESI

Pothuajse tė gjithė ne, nė njė formė ose tjetėr ballafaqohemi ose jemi ballafaquar me tė, pasi stresi ėshtė i pashmangshėm gjatė periudhės jetėsore. Mirėpo, sa herė qė pėrmendet ky nocion, shumica e njerėzve krijojnė njė imazh tė gabuar, duke e lidhur atė gjithnjė me pėrjetime negative. Por nė fakt psikologjia njehė dy lloj stresesh: stresin negativ ose tė dėmshėm - distresin, si dhe stresin pozitiv ose tė dobishėm - eustresin.

Stresi ėshtė njė reaksion natyror i organizmit ndaj presioneve tė jashtme ngacmuese. Pėr njė zhvillim normal, fizik e psikik, njeriu ka nevojė pėr njė dozė tė caktuar stresi i cili e detyron atė, pėrmes tendosjeve dhe shtendosjeve tė reagoj e veproj. Tė gjithė ne kemi nevojė pėr tendosje dhe shtendosje, qė ėshtė njė princip bazė i proceseve biologjike dhe psikologjike. Pra siē mund tė kuptohet stresi ėshtė i rėndėsishėm nė jetė, e sidomos stresi pozitiv si: fejesa, martesa, shtatzėnėsia e dėshiruar, marrja e njė note tė mirė, diplomimi etj. Ai ėshtė nganjėherė i domosdoshėm qė tė na motivoj tė bėjmė njė jetė mė intensive. Megjithatė, stresi duhet tė mbahet nė kufijtė e tolerancės, pėrndryshe mund ta rrezikoj seriozisht shėndetin. Mirėpo, a mund t’ju rezistoj njeriu i ditėve tė sotme shqetėsimeve tė pėrditshme, shpesh rutinore qė na ngacmojnė hap pas hapi?

Problemet financiare, presioni kohės, shqetėsimet familjare e shoqėrore, mungesa e infrastrukturės, problemet e komunikimit, konfliktet, frustracionet etj. janė ndėr faktorė kryesor qė ushtrojnė presion ndaj nesh e tė cilave ne duhet tu pėrshtatemi. Kėto kėrkesa nganjėherė mund tė jenė tė vėshtira pėr tu pėrballuar nga aftėsitė tona, dhe mos pėrmbushja e tyre e mban organizmin nė tension tė vazhdueshėm, i cili pėrben kėrcėnim serioz ndaj mirėqenies sonė. Ky nivel i stresit tė vazhdueshėm provokon ndryshime tė mėdha psiko-fizike, sa qė mė kohė mund tė rezultojnė dhe mė sėmundje madhore nga ato psikofiziologjike ter te ato kardiovaskulare.

Por si tė mposhtet shtresi?

Shkenca ka arritur tė identifikoj mjaftė shkatarė qė provokojnė stresin dhe t’i evidentoj pasojat e tyre, por muk ka rritir tė gjėj shtegun e kurimit tė tyre! Pėrballimi dhe mposhtja e stresit mbetet ende sfidė serioze pėr medicinėn aktuale! Pėrveē terapive psiko-analitike dhe tabletave tė shumėllojshme, mjekėsia nuk arriti tė bėjė ndonjė hapė mė serioz nė kėtė drejtim. Kjo i detyron njerėzit, tė zhgėnjyer nga terapitė konvencionale, tė kėrkojnė edhe shtigje tjera, duke u drejtuar kah ritualet e lashta dhe format tjera alternative tė shėrimit tek tė cilat ndonjėherė edhe gjejnė rrugėn e duhur.

Foramt e shėrimit alternativ nuk janė ndonjė risi e ditėv tona. Ato datojnė qė nga lashtėsia. Edhe mjekėsia nuk i mohon mundėsit alternative tė shėrimit, bile pėrkundrazi, nė rastet stresuese edhe i preferon ato.

Mėnyrat e shumta relaksuese siē janė: format medituese tė budistėve dhe jogistve indian, pastaj sistemi kinez i harmonisė dhe baraspeshės, lutjet tek religjioni islam dhe katolik, kaballat mistike tek hebrenjtė etj, janė treguar shumė efektive tek problemet me karakter stresues, e qė si rezultat pėrfundimtar edhe kanė harmonizim e natyrshėm tė shpirtit dhe trupi, pra organizmit tonė me ambientin e jashtėm nė pėrgjithėsi.
avatar
Big Bang

211


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si ta shmangim stresin

Mesazh  lleila prej 22.06.08 22:31

Si tė shmangim stresin
Stresi behet shkak per prishjen e ekuilibrit te jetes tone. Po si ta shmangim ate me qellim qe jeta jone te shkoje se me mire. Ndqi me kujdes gjashte hapat e meposhtem per te dale nga gjendja ku keni rene.
1. Zgjidh nje diete fikse, pra ushqimin qe ty te pelqen ta hash, pa prishur regjimin e te ngrenit, ne kete menyre do te arrini te gjeni hamonine midis trupit dhe deshirave tuaja.

2. Respekto oraret e takimeve personale apo ato qe kane lidhje direkte me punen. Asnjehere mos neglizho orarin e pushimit, vetem ne kete menyre do te jeni i fresket per oret ne vijim.

3. Pasioni juaj per futbollin apo televizionin duhet te jete gjithnje ne linje te pare. Mos mendoni se puna ka rendesi maksimale. Shpesh edhe deshirat per tu zbavitur luajne rol te rendesishem ne humorin tone.

4. Munduho te jesh gjithnje i qete: Trafiku apo zenkat ne pune konsiderohen rutine dhe ato nuk mund te jene nje shqetesim i pashmangshem per ju. Perpiquni te ndani kohen ne menyre perfekte.

5. Nje terapi e vogel me miqte do te ishte ideale per te zbrazur stresin e dites.
avatar
lleila

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ik nga stresi

Mesazh  lleila prej 22.06.08 22:36

Nje keshillė per te ikur nga stresi

Njė nder faktorėt kryesor qe ndikojne ne shmangien e stresit eshte seksi dhe fjalkryqi.
avatar
lleila

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Stresi

Mesazh  Fikrro prej 04.06.10 16:20

Stresi

Fjala stres eshte nje fjale mjaft e perdorshme, por qe ne te shumten e rasteve perdoret pa pasur parasysh kuptimin e vertete te saj.

Stresi perkufizohet si, nje shperndarje mendore ose emocionale, brenga ose hidherim,si pasoj e nje shtypje apo lodhje mendore.

Nga ana e vet, kjo shtypje apo lidhje mendore vjen si pasoje e nje ngjarjeje jashte pervojave te perditeshme, qe perjeton njeriu.

Stresi mund te veproj mbi cilin do dhe te perjetohet me frike, tmerr dhe humbje te shpresave.

Shkaku me i rendomte qe shpie ne nje pasoje te tille eshte psh: nje kercenim serioz per jeten,per humbjen e femijes apo te bashkeshortit, per shkaterrimin e nje mardhenjie te ndieshme.

Trauma mund te perjetohet pas nje aksidenti ne grupe njerezish, luftera, fatkeqesi natyrore etj.

Edhe ngjarje te perditshme mund te behen burim stresi si psh:nje zanje ne treg,rruge,shkolle apo ne familje.

Ne gjendjen fizike te nje njeriu te stresuar shfaqen keto simptoma: dhimbje koke,ndryshim oreksi, luhatje tensioni, lodhje te shpejte, pagjumesi, renie ne peshe, ethe, dhimbje muskujsh, rrahje te forta te zemres etj.

Ndera ne gjendjen emocionale te te stresuarit shfaqen keto simptoma: rritje te ankthit, irritimi, deshperimi, enderrat e keqija, te folurit duke bertitur, depresioni etj.

Problemet spirterore qe shkaktohen nga stresi:zbrazeti, kerkon nje zgjidhje, humbje te kuptimit magjik per te dale nga situata, dyshimi, vetmartirizimi, gjendja e mos faljes, humbja e drejtimit, humbja e shpreses, kerkon meshire.

Problemet mendore qe shkaktohen nga stresi: harresa, marramendja, shikimi i turbullt,perqendrim te varfer, merzitje, qendrime negative, habitje, mjegullim, turbullim, te folurit keq per
veten, topitja, plogeshtia.

Mardheniet me te tjeret e te stresuarit:veteizolohet,hypja neper lartesira,i patolerueshem,rrenja e deshires per seks, fyen te tjeret, i vetmuar, humb besimin tek te tjeret, qesh me te madhe, u fshihet te tjereve, shfrytezon te tjeret, mashtrues.
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si ta pėrballojm stresin?

Mesazh  Fikrro prej 06.07.10 16:35

Dihet shkencėrisht, se organizmit njerėzor i nevojiten lėvizjet, tė ēfarėdo lloji qofshin ato. Mirėpo, mėnyra e sotme e jetės, e ngulfatur nga teknologjia moderne, na lė shumė pakė kohė dhe hapėsirė, pėr tu marrė me aktivitete fizike. Njeriu qė nuk zhvillon asnjė aktivitet fizik, shumė vėshtir mund ta ruaj balancėn trup-shpirt. Atė e mposhtin edhe situatat mė e vogėl stresuese.

Me meditim kundėr stresit

Meditimi ėshtė, gjithashtu, njė mėnyrė shumė e mirė dhe shumė praktike pėr t’iu shmangur presionit tė vazhdueshėm tė stresit. Kjo disiplinė qė supozohet se e ka prejardhjen prej Indisė, daton mijėra vjet mė parė. Nocioni “meditim”, qė ka kuptimin e “tė menduarit, pėrsiatjes etj.”, e qė nė realitet ėshtė e kundėrta e saj, pėrmendet, ndoshta pėr herė tė parė, nė katalogun e vjetėr “Ayuvedic Indian” qysh para mė shumė se dymijė vjetėsh.

Disiplinat meditative si: Zeni, Joga, MI (Meditimi intuitiv), shpiejnė kah paqja e brendshme, kah qetėsia shpirtėrore, kah urtėsia, kah pastrimi mental. Prandaj edhe meditimi konsiderohet si forma mė e lartė e baraspeshės mendje-shpirt-trup. Dhe, pėr t’i praktikuar format e meditimit, nuk ėshtė e thėnė tė bėhemi murgj budistė, apo jogistė indian. Mjaftojnė 20 minuta nė ditė, pėr ta relaksuar mendjen, shpirtin dhe trupin.

Teknikat e meditimit, por edhe rrymat filozofike, qė nga Lindja e mesme (India) deri tek Lindja e largėt (Japonia), pėr shkak tė rrjedhave dinamike tė procesit jetėsor, qė janė edhe provokuesit kryesor tė streseve, po pėrqafohen dhe po pėrhapėn me tė madhe edhe nė Perėndim. Sot, teknikat e meditimit, kanė gjetur praktikim solid pothuajse nė tė gjitha shtresat shoqėrore, qė nga individė tė rėndomtė e deri tek artistė me famė botėrore.

Sa kuptimplotė e pėrshkruan kėtė disiplinė i madhi Osho:

“Meditimi ėshtė gjendje e jo-mendjes. Nuk mund ta gjeni meditimin me anė tė mendjes, pasi qė mendja pandėrprerė e pėrsėrit vetveten. Meditimin mund ta gjeni vetėm duke mėnjanuar mendjen, ashtu qė tė jeni tė qetė, indiferentė, tė mos identifikoheni me mendjen.

Kur vetėdija depėrton gjithnjė e mė thellė nė ju, dalėngadalė, vijnė disa ēaste - ēaste qetėsimi, ēaste tė hapėsirės sė pastėr, ēaste tejdukshmėrie, ēaste kur nė ju asgjė nuk pipėtin dhe kur ēdo gjė ėshtė e qetėsuar. Nė kėto ēaste qetėsimi do tė njihni se kush jeni (ju) dhe do ta njihni misterin e kėsaj ekzistence.

Mendja ėshtė diēka jo e natyrshme, ajo kurrė nuk bėhet gjendje juaja natyrore. Sakaq, meditimi ėshtė gjendje e natyrshme - tė cilėn e kemi humbur. Kjo ėshtė parajsa e humbur, por parajsa mund tė gjendet pėrsėri...”

Shumė studiues shkencorė janė tė bindur se format meditative mund tė ndikojnė si amortizues shumė efektiv kundėr stresit, bile shumė mė fuqishėm se sa format e ushtrimeve fizike. Pėrmes mėnyrave meditative ne arrijmė t’i lehtėsojmė brengat shpirtėrore, e me kėtė, edhe t’i pėrballojmė sa mė lehtė ballafaqimet me faktorėt qė provokojnė stresin.

Hulumtimet e shumta shkencore kanė ardhur nė pėrfundim se teknikat meditative ndikojnė nė sistemin e brendshėm nervorė duke e qetėsuar atė, por njėkohėsisht relaksojnė edhe trupin tonė, dhe atė, nė mėnyrė plotėsisht natyrore.

E kjo ndikon drejtpėrdrejt nė ritmin e frymėmarrjes, me ē’rast stabilizohet tensioni i gjakut dhe tė rrahurat e zemrės, e gjithė kjo, si rezultat i absorbimit dhe konsumimit mė tė mirė tė oksigjenit, qė ėshtė i domosdoshėm pėr jetė.

Gjithashtu, normalizohet aktiviteti i valėve Alfa nė tru, rregullohet pagjumėsia, reduktohet depresioni dhe ankthi etj. Praktikimi i rregullt i teknikave tė meditimit, rritė nivelin e vetėkontrollit, e me kėtė, edhe aftėsinė pėr mposhtje tė suksesshme tė stresit.

Kėtė e dėshmon edhe njė studim i bėrė nga Universiteti i Mjekėsisė sė Los Anxhelosit, i cili u publikua nė CNN. Artikulli dėshmon se praktikimi i teknikave tė meditimit, dy here nė ditė nga 20 minuta, parandalon mundėsin e ishemisė dhe atakut nė zemėr pėr mė shumė se 20% dhe ndikon nė zbutjen e dukshme tė stresit.

Pėr tė medituar nuk na duhet shumė kohė e pėrpjekje. Nuk ka nevojė tė shpenzojmė as edhe njė metalik. Mjaftojnė vetėm 20 minuta pėrkushtim nė ditė pėr ta arritur harmonin hyjnore, pra, ta qetėsojmė shpirtin dhe trupin dhe tė bėjmė njė jetė mė tė kėndshme e mė tė shėndetshme, natyrisht pa barrėn e stresit.

Ja njė teknikė e meditimit:

Duhet ta merrni pozicionin qė ju pėrshtatet mė sė miri - ulur ose shtrirė.

Para fillimit tė meditimit, ju duhet patjetėr tė mėnjanoni ēdo dyshim nė suksesin tuaj, pasi qė dyshimi ėshtė armiku kryesor i sukseseve.

Sė pari filloni me relaksimin e organizmit, duke marrė frymė qetė por thellė.

Pastaj pėrqendrohuni nė njė pikė tė vetme, mundėsisht dritė qiriu, ose mbyllni sytė dhe pėrpiquni tė shmangni ēdo mendim qė lind brenda jush. Pasi siē thotė Osho: “Meditimi ėshtė gjendje e jo-mendjes”.

Synoni qė kjo pikė pėrqendrimi tė mbushė gjithė hapėsirėn e mendjes suaj, pa i lėnė asaj mundėsi pėr ngacmime, qofshin tė brendshme apo tė jashtme, dhe nė kėtė formė, tė ngushtohet nė maksimum ndikimi i mendimeve tuaja. Nė kėtė mėnyrė, ju do tė depėrtoni thellė nė vetėdijen tuaj, nė unin tuaj. Do tė keni qasje tė drejtpėrdrejt nė brendi tė vetvetes.

Nėse zemra juaj fillon tė rrahė me ritme tė ngadalta;

Nėse frymėmarrja juaj bėhet e qetė dhe e thellė;

Nėse muskujt e trupit tuaj shtendosėn tėrėsisht;

Nėse vetėdija juaj ėshtė pa mendime;

Nėse ju keni arritur tė shkėputeni nga situatat e pakėndshme dhe shqetėsimet ditore;

Nėse ju ndiheni i freskėt dhe energjik - atėherė ju ja keni arritur qėllimit.

Ushtrimet duhet tė zgjasin prej 5 deri nė 10 minuta. Por munden, sipas vullnetit dhe dėshirės, tė vazhdohen edhe deri nė 20 minuta e mė tepėr.

Nuk ėshtė me rėndėsi se ēfarė teknike tė meditimit ju pėrdorni, me rėndėsi ėshtė qė ju tė arrini ta ndryshoni gjendjen shpirtėrore nė kuptim pozitiv brenda kėtyre minutave: nga gjendja e tendosur nė gjendje tė qetė, nga gjendja stresuese nė gjendje tė kėndshme.

Po e pėrmbyll kėtė pjesė me thėnien e njė Jogisti japonez pėr meditimin: “Meditimi, ndoshta nuk na dėrgon nė parajsė, por na krijon ndjenjėn se jemi nė rrugėn mė tė mirė tė arrijmė atje.”

Terapia fizikale

Njė metodė tjetėr, mjaftė efikase, pėr luftimin e stresit ėshtė edhe masazhi si lloj i terapisė fizikale.

Kjo metodė preferohet si masė preventive pėr ata njerėz qė kohėn mė tė madhe tė punės e kalojnė ulur nė karrige, ēoftė nė shtėpi, nė zyrė apo nė automjet.

Kjo shtresė, edhe pėr shkak tė pozitės trupore por edhe pėr shkak tė ngarkesės psikike nė punė, ėshtė mjaft e prekur nga “epidemia e shekullit”, siē preferojnė ta quajnė stresin shumė psikologė.

Hulumtimet rreth kėsaj “epidemie tė shekullit” nė shumė shtete tė botės, kanė rezultuar se pjesa mė e madhe e vetėvrasjeve i takojnė mu kėsaj shtrese.

Vetėm nė Australi, brenda vitit, ndodhin rreth 100 vetėvrasje qė janė tė lidhura me problemet, pra me situatat stresuese nė punė.

Statistikė tė njėjtė kemi edhe nga vendet e BE-sė, por situatė mė e mirė nuk mbretėron as nė vendet e Amerikės e as nė ato tė Azisė. Bile nė Japoni kėtė epidemi e quajnė “karoshi”, qė nė shqipėrim do tė thotė - vdekja nga “mbidoza” e punės.

Problemet e stresit nė punė na janė tė njohura, pothuajse, tė gjithėve. Nė veēanti u janė tė njohura zyrtarėve, qė pjesėn mė tė madhe tė punės, duhet ta kryejnė ulur nė karrige, ose vozitėsve, tė cilėt me orė tė tėra, po ashtu, janė tė mbėrthyer pėr karrige.

Ne kemi parė edhe mė lartė se stresi nė punė, por edhe nė jetėn e pėrditshme, pėrbėhet nga segment tė shumtė, por edhe masat preventive pėr parandalimin, zbutjen ose mėnjanimin e tij, gjithashtu, janė tė shumta.

Metodė efikase, posaēėrisht pėr rastet e mėsipėrme, ėshtė edhe masazhi, si njė nga mėnyrat pėr ta sfiduar stresin.

Kjo metodė ėshtė treguar mjaftė e suksesshėm pasi, jo vetėm qė relakson muskujt dhe pėrmirėson qarkullimin e gjakut, por ndikon dukshėm edhe fushėn mentale duke krijuar disponim tė kėndshėm tek i stresuari.

Llojet ose stilet e masazheve janė tė ndryshme, duke filluar nga masazhi i zakonshėm tradicional e deri tek format e ndryshme si: akupresura, masazhi grek, masazhi indian, stili shiatsu etj.

Mjafton qė t’i nėnshtrohemi njė masazhe tė tillė pėr vetėm 15 minuta dhe t’i pėrjetojmė rezultatet fantastike tė saj: tė ndjehemi kėndshėm, mė dinamik, mė tė koncentruar dhe tė ngrihemi me njė buzėqeshje nė fytyrė.

Falė dizajnuesit amerikanė, David Palmer, i cili e konstruktoi njė karrige tė posaēme antigravituese nė tė cilėn trupi ndodhet nė njė gjendje tėrėsisht tė shtendosur, ndėrsa shpina dhe qafa tė lira pėr masazh, tretmanėt mund tė zhvillohen nė ēdo vend dhe ēdo kohė.

Gjithashtu, teknikat e avancuara sot mundėsojnė masazh, pa pasur nevojė qė t’i heqim rrobat apo tė pėrdorim ndonjė lloj vaji shtesė.

Nuk ėshtė e rėndėsishme se ku aplikohet masazha: nė ordinancė, nė vend pune ose nė shtėpi, dhe as kush e aplikon atė: qoftė specialisti terapeutik, qoftė ndonjė koleg pune ose anėtar familjeje.

Me rėndėsi ėshtė aplikimi i rregullt i saj, i cili, jo vetėm qė pėrmirėson dukshėm rezultatet, por qė rezulton edhe me njė qėndrueshmėri tė gjatė nė kohė.

Gjimnastika

Edhe gjimnastika, sikurse masazhi, ėshtė njė metodė mjaftė efikase e terapisė fizikale pėr pėrballimin e situatave stresues, sidomos pėr njeriun e kohės moderne i cili ėshtė nė garim tė pėrhershėm me detyrat nga mė tė ndryshmet dhe, natyrisht, edhe nėn presion tė kohės.

Thuhet, dhe jo pa tė drejtė, se aktivitetet e rregullta fizike janė ilaēi mė i mirė natyral, jo vetėm pėr trupin, por edhe pėr shpirtin - pra edhe pėr stresin.

Dihet shkencėrisht, se organizmit njerėzor i nevojiten lėvizjet, tė ēfarėdo lloji qofshin ato. Mirėpo, mėnyra e sotme e jetės, e ngulfatur nga teknologjia moderne, na lė shumė pakė kohė dhe hapėsirė, pėr tu marrė me aktivitete fizike.

Njeriu qė nuk zhvillon asnjė aktivitet fizik, shumė vėshtir mund ta ruaj balancėn trup-shpirt. Atė e mposhtin edhe situatat mė e vogėl stresuese.

Tek ai fillojnė tė paraqiten pengesa tė ndryshme si: pagjumėsia, lodhja psikike, plogėshtia, ngathtėsia etj., e tė cilat rezultojnė me: urrejtje, frustrim, hidhėrimi, nervozė, depresion etj. Tė gjithė kėta faktor, me kohė, kur edhe kalojnė nė stadin e stresuesve permanent dhe fillojnė tė veprojnė intensivisht mbi qenien e tij, shkaktojnė edhe sėmundje tė ndryshme.

Prandaj, ēdo lloj gjimnastike qė preferohet, ėshtė edhe njė sfidues i mirė i stresit dhe, qė ėshtė mė rėndi, i shėrben shėndetit nė pėrgjithėsi.

Kėtė e dėshmojnė edhe kėrkimet e ekspertėve amerikan nga Karolina e Veriut, tė cilat kanė rezultuar se vetėm 30 minuta gjimnastikė nė ditė, ndikojnė dukshėm nė pėrmirėsimin e pėrgjithshėm tė shėndetit tė njeriut.

Dhe kjo mėnyrė terapeutike nuk ėshtė ndonjė disiplinė e re. Qė moti ėshtė e njohur se ngarkesat psikike mė sė miri amortizohen, e ndoshta edhe zgjidhen pėrfundimisht, pėrmes aktiviteteve fizike.

Mėnyrat janė tė shumta, duke filluar nga sportet e lloj-llojshme e deri tek qendrat e ndryshme tė fitnesit. Pėr ata, qė mėnyrat e mėsipėrme janė tė kushtueshme, zgjidhjen mund ta gjejnė nė vrapim tė lirė ose shėtitje nė natyrė, pėr tė cilat nuk duhet tė shpenzojnė asnjė metalik, natyrisht, pėrveē disa minuta kohė.

Hipnoza si mjeti shumė efikas kundėr stresit

Pėr individėt, tė cilėt nuk arrijnė ta pėrballojnė stresin pėrmes forma tė lartpėrmendura, si mėnyra mė e mirė preferohet hipnoza, ose autohipnoza.

Hipnoza ėshtė mjeti mė efikas pėr tė ngritur moralin, dhe pėr t’i bindur njerėzit nė aftėsitė e tyre pėr pėrballimin e sfidave jetėsore, pra edhe streseve tė pėrditshmėrisė.

Ata, nėpėrmjet sugjestioneve hipnotike ose autohipnotike, duhet tė mėsohen qė nė vete tė kenė ndjenjėn e sigurisė dhe qetėsisė pėr t’i pėrballuar me sukses situatat e ngarkuara dhe pėr t’i mposhtur ato.

Pėr mėnjanimin e kėtyre situatave, duhet tė punohet ngadalė duke aplikuar disa seanca hipnotike. Sugjestionet duhet tė pėrpilohen me pėrmbajtje tė tillė, qė te pacienti, tė forcojnė bindjen e vetėsigurisė dhe tejkalimin e problemeve me sukses, sepse suksesi i arritur i jep atij vullnet dhe forcė tė re nė zotėrimin e situatave tė mėtejme.

Natyrisht, qė tek kjo metodė duhet tė veprohet me shumė kujdes, duke pasur parasysh ndikim e fuqishėm tė hipnozės nė organizmin tonė.

Pra, duhet qė seancat hipnotike ose autohipnotike, tė aplikohen nga ose nėn pėrkujdesjen e personit profesionist, pasi njė sugjestion i gabuar mund tė ketė pasoja serioze pėr shėndetin e mediumin. Kujdes - me hipnozė nuk ka lojė!

Mė poshtė po e pėrshkruaj njė seancė hipnotike.

Pasi tė hipnotizohet mediumi, fillohet me sugjestione: „...Jeni plotėsisht i qetė dhe i relaksuar. Ēdo gjė me ju ėshtė nė rregull. Frymėmarrjen e keni tė thellė dhe ritmike. Vetėm zėrin tim po e dėgjoni, vetėm zėrin tim dhe asgjė tjetėr.

Zėri im po depėrton thellė nė ndėrdijen tuaj dhe ju po e dėgjoni me kėnaqėsi. Tė gjitha sugjerimet qė do t’ua them do tė regjistrohen thellė-thellė nė ndėrdije dhe ajo do t’i zbatojė nė jetėn e pėrditshme ato. Vetėdija juaj nuk do tė dijė asgjė pėr kėtė.

Po e ndieni se si nėpėr trup po ju kalon njė energji e ēuditshme e cila po ju jep siguri. Kjo energji do t’ju ndihmojė nė ēdo veprim tuajin.

Ēdo gjė qė do ta bėni, do ta bėni me vullnet dhe koncentrim tė plotė. Tė gjitha detyrat do t’i kryeni qetė dhe me maturi, sepse ju jeni stabil, i fortė dhe i sigurt nė ēdo veprim.

Tė gjitha problemet do tė mposhten me sukses nga ju, pa u shkaktuar kurrfarė presioni. Dita mė ditė ju do tė krijoni vetėbesim tė plotė.

Kjo do ta shtojė edhe mė shumė sigurinė tuaj pėr veprime nė tė ardhmen. Siguria dhe qetėsia juaj po rritet dita-ditės. Gjithēka qė do tė ndėrmerrni do ta realizoni me sukses.

Nė kėtė gjendje po e ndieni vetėn shumė mirė dhe shumė tė sigurt. Dita-ditės, nė ēdo pikėpamje, jeni mirė e mė mirė. Ju po i gėzoheni kėsaj gjendjeje sigurie e vetėbesimi. Gjithnjė do ta ndieni veten mirė e mė mirė...“

Metodat e lartpėrmendura janė vetėm disa nga format e mundshme pėrmes sė cilave mund tė sfidohet “sėmundja e shekullit” e quajtur STRES. Nėse e ndieni vetėn tė atakuar nga stresi, aplikojeni ndonjėrėn nga kėto metoda.

Rezultati me siguri nuk do tė mungoj. Ai qė kėrkon, edhe do tė gjejė; ai qė pėrpiqet, edhe do tė ngadhėnjej.
avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Stresi

Mesazh  Fikrro prej 12.09.10 22:01

Stresi dhe Efekti i tij mbi Individėt



avatar
Fikrro

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi