"Testamenti" i ish-Presidentit italian

Shko poshtė

"Testamenti" i ish-Presidentit italian

Mesazh  Jon prej 04.06.10 9:49

"Testamenti" i ish-Presidentit italian Francesco Cossiga



I moshuar dhe i sėmurė, ky libėr ėshtė fjala e fundit e tij.

1- "Bilancet e tė gjitha partive janė akoma sot sistematikisht false, paratė e financimit publik janė vetėm njė pjesė minimale dhe kėshtu qė nuk ka personalitet politik qė nuk mund tė plaset nė burg pėr tanxhente".

2- "Politikanėt janė tashmė marioneta nė duart e bankierėve dhe nė lumin e parasė korrupsion lundrojnė karrierat dhe pasuritė personale tė shumė prej tyre".

3- "'Duart e pastra' nuk lindi me arrestimin e Mario Chiesa. Aksioni i Prokurorisė u inkurajua nga FBI-ja amerikane dhe nga pushtetet e forta italiane".

4- "Pushteti mafioz, kamorrist dhe ndrangetist nuk janė tė huaj: Janė shprehje e karakterit dhe e njė ndjenje tė rrėnjosur nė disa popuj italianė".

5- "Masakra e Bolonjės qe vepėr e palestinezėve. Nganjėherė terrorizmi ėshtė i dobishėm".

6- Kriza ekonomike: "Paguam shtrenjtė euron pėr faj tė vanitetit tė Ciampi e Prodi".

"Politika dhe paraja? Bilancet e partive janė akoma sot fallso"

Me sa duket, gjithēka kthehet: Duar tė Pastra, korrupsioni, raporti pervers midis politikės dhe parasė. Ėshtė pėr t'u skandalizuar? Sipas Francesco Cossiga, jo. Sepse, siē shpjegohet nė librin nė dalje pėr shtėpinė botuese "Aliberti" tė titulluar "Fotti il Potere, gli arcana della politica e dell'umana natura", "midis politikės dhe parasė do tė ekzistojė gjithmonė njė lidhje e pazgjidhshme" dhe nuk mjaftojnė "logjikat moraliste tipike italiane pėr ta asgjėsuar". Maksimumi, mund tė fshihet.

Por nuk mund tė mendohet se rregullat jo tė shkruara tė lojės politike si me magji tė pėrmbysen. Nė fakt, Presidenti thotė se "siē ndodhte gjatė Republikės sė Parė, bilancet e tė gjitha partive akoma sot janė sistematikisht fallso", paratė qė marrin nėpėrmjet financimit publik "janė vetėm njė pjesė minimale e atyre tė cilat praktikisht mund tė disponojnė" dhe prandaj "nuk ka personalitet politik qė nuk mund tė plaset nė burg pėr tanxhente".

I ka ndodhur edhe Cossiga tė menaxhojė para tė tjetėrkujt dhe nė libėr kėtė e tregon. Tregon edhe se, sot ashtu si atėherė, nuk ka parti tė madhe nė tė cilėn tė mos shfaqen personazhe meritat politike tė tė cilėve mbesin tė mbėshtjella me mister, por karrierat e tė cilėve justifikohen me raportin ekskluziv qė kanė ditur tė endin me atė qė e ka vėrtet paranė. Sepse "politikanėt tashmė janė marioneta nė duart e bankierėve" dhe "mbi lumin e parave fryt i korrupsionit lundrojnė karrierat dhe pasuritė personale tė shumė prej tyre".

Kėshtu qė mund tė ndodhė edhe qė pak nga kjo para e destinuar pėr tė financuar politikėn tė ngecė nė duart e politikanėve. Por, do tė ishte e arsyeshme tė mos shfaqej pikėllim. Francesco Cossiga citon njė pjesė tė letrės tė shkruar nipit nga liberali Massimo D'Azeglio, kur nė vitin 1852 la postin e Kryeministrit tė Mbretėrisė sė Sardenjės: "Asnjė vepėr publike nuk mund tė realizohet tashmė pa ndonjė njeri qė tė pasurohet prej saj".

Domethėnė, mė mirė tė dorėzohesh. Sepse ta vėsh theksin mbi aspektin moral tė tė vepruarit politik rrezikon qė t'i lihen pasdore objektivat natyrore: tė bėsh, tė realizosh gjėra nė interesin e pėrgjithshėm.

Nė fakt, Cossiga mendon se moraliteti individual duhet tė raportohet mirė me efikasitetin e qeverisė, sepse "ėshtė mė mirė politikani qė vjedh pak, por qė di tė qeverisė mirė sesa njė i ndershėm, por i paaftė". Vėshtirė qė njė "ndjeshmėri" e tillė tė mund tė pėrshkojė radhėt e Prokurorisė, e cila ėshtė e pėrbėrė nga njerėz si tė gjithė, domethėnė jo domosdoshmėrisht tė huaj ndaj sharmit tė pushtetit.

Dhe tė parasė. Pėr pasojė, mund tė ndodhė qė hetime objektivisht legjitime t'u pėrgjigjen logjikave ekskluzivisht politik ose tė pushtetit. Pėr shembull: sipas Cossiga, "'Duart e Pastra' nuk lindėn me arrestimin e Mario Chiesa. Kam folur me sipėrmarrės tė mėdhenj tė ndryshėm tė pėrfshirė dhe tė gjithė mė kanė thėnė se u janė kontestuar fakte tė mėsuara nga prokurorėt vite mė parė falė pėrgjimeve. Ka diēka qė nuk shkon: pse ato investigime prej vitesh tė harruara janė lėshuar papritmas midis kėmbėve tė shtresės politike?".

Sipas Presidentit, atėherė veprimi i Prokurorisė u inkurajua nga FBI-ja amerikane dhe nga pushtetet e forta italiane.

Objektivi? Tė pėrmbysej njė sistem politik i sfilitur dhe, nga kėndvėshtrimi i tyre, tashmė qė nuk hynte nė punė. Rregulli nuk ka ndryshuar: "Policia Gjyqėsore nuk u pėrgjigjet mė superiorėve tė saj, si rezultat prokurori i telefonon funksionarit tė turnit dhe i thotė: 'Ti pėrgjo X-in, nėqoftėse rezulton ndonjė gjė e dobishme pėr hetimin, e kam lėnė tashmė njė hapėsirė tė bardhė nė akte; nė rast tė kundėrt, vendosi menjanė kasetat sepse mund tė bėhen tė dobishme...'".

Nė ato pėrgjime gjendet nganjėherė edhe prova e bashkėpunimit me kundėrpushtetin mafioz. E habitshme? Aspak: "Italia - hap krahėt Cossiga - ėshtė Itali: Italia e mafies, e kamorrės dhe e ndrangetės.

Fatkeqėsisht, do tė jetė gjithmonė kėshtu. Duhet tė dorėzohemi, sepse pushteti mafioz, kamorrist dhe ndrangetist nuk janė tė huaj pėr ne: janė shprehje e karakterit tė njerėzve tė cilėve u drejtohen dhe i korrespondojnė njė ndjenje tė rrėnjosur nė disa popuj italianė. Kėshtu qė, pėr shembull, edhe kush nuk ėshtė kamorrist nė kuptimin e ngushtė tė fjalės, por aspiron tė qeverisė krahinėn e Campania, e di shumė mirė se nuk duhet t'i ēajė dėrrasat kamorrės...".

Gjė qė, konkretisht, ēfarė nėnkupton? "Nėnkupton shumė gjėra, mė banalja ėshtė se nėqoftėse nė njė tenderim merr pjesė njė kompani me lidhje tė dyshuara me kamorrėn ajo kompani do tė shpallet fitimtare... I njėjti diskutim pėr mafien. Pėr tė bėrė politikė duhet tė kihen raporte me kė ka pushtetin dhe nė Siēili, siē e dinė edhe edhe ata pak demokratė tė sė majtės tė aftė qė tė marrin ndonjė votė nė ishull, tė bėsh politikė pa hyrė nė kontakt me mafien ėshtė e pamundur. Veē nė mos pranofsh tė luash njė rol mė pak se dytėsor...", gjė qė pėr pjesėn mė tė madhe tė politikanėve (edhe tė atyre tė "ndershėm") do tė ishte njė zgjedhje kundėrnatyrė.

Ata qė shpikėn P2 qenė amerikanėt

Nuk ėshtė vetėm paraja, natyrisht. Mbretėria e errėt e pushtetit tė padukshėm mbi tė cilin shpesh mbėshtetet pushteti politik pėrbėhet nga zėra tė ndryshėm dhe njė fjalė qė prej shumė kohėsh fryn mbi politikėn italiane ėshtė fjala masoneri.

Fjalė e dashur pėr Francesco Cossiga, qė mason thotė se nuk ka qenė asnjėherė, por qė si i tillė konsiderohet nga shumė. Edhe pse ėshtė vetė ai qė e ka lėnė tė nėnkuptohet. Luan. Pėlqen tė kujtojė gjyshin "mason tė ritit skocez dhe tė adhuruar tė Lozhės sė Sassari" dhe kur duhet e mbron institucionin nga sulme, kritika dhe klishe.

Zoti President, a ėshtė nė gjendje masoneria ta influencojė politikėn?

"Po iu pėrgjigjem me njė moto, pak tė njohur, tė Alcide De Gasperi: 'Ta dish se ekziston, por tė mos flasėsh kurrė dhe tė kesh tė paktėn 2 ministra masonė nė qeveritė qė formohen'".

Pse?

"Sepse masoneria mund tė kthehet gjithmonė tė jetė e dobishme. Natyrisht qė sot nuk e ka mė forcėn qė kishte nė Tetėqindėn, kur ishte feja civile e Rilindjes kundėr kishės dhe bashkonte monarkistė e republikanė. Atėherė masoneria pėrkonte me shtetin dhe masonė qenė drejtuesit e forcave tė armatosura dhe tė karabinierėve. Sot masoneria ėshtė akoma influente, por sigurisht mė pak se dikur".

Pse bėhet njeriu mason?

"Ou, hėh, duhet dalluar. Nė ditėn e sotme, nė valėn e sugjerimeve new age dhe ndoshta tė letėrsisė sė Paulo Coelho, ka qė bėhet mason i shtyrė nga njė dėshirė njerėzore pėr transhendencė dhe pėr spiritualitet jashtė nga feja tradicionale. Pėr tė tjerėt ėshtė njė formė dallimi shoqėror: nė lozhė gjenden bashkė me njerėz shumė mė tė lartė nė hierarki se ta dhe mendojnė se mund t'u nxjerrin ndonjė pėrfitim".

Vlen mė shumė ideali apo interesi?

"Pyetje e vėshtirė, besoj se pėr shumė interesi ėshtė njė shtytje mė shumė se e mjaftueshme..."

Domethėnė mund tė ndodhė qė politikanė kundėrshtarė nė Parlament nė mbrėmje tė ndodhen nė tė njėjtėn lozhė: A ka ndonjė efekt kjo mbi gjėrat e politikės?


"Mund tė ketė, sigurisht. Nė lozhė shtrėngohen lidhje personale, lindin raporte, konceptohen biznese... Por ajo qė bėn diferencėn midis njė qėndrimi linear dhe njė qėndrimi, le tė themi kėshtu ekuivok, zakonisht janė fortėsia morale dhe ndjenja shtetėrore e secilit".

Nga masoneria tek P2, hapi ėshtė i vogėl...

"Njerėzit nuk e dinė se P2 ėshtė shpikur nga Shtetet e Bashkuara, vend nė tė cilin influenca e 'iluminatėve' pėrfaqėsohet nga simbologjia masonike e riprodhuar nė mėnyrė emblematike nė kartėmonedhat 1 dollarėshe dhe nė tė cilin prej 44 presidentėve qė kanė pasuar njėri-tjetrin nė Shtėpinė e Bardhė deri mė sot vetėm 3 nuk ka qenė masonė: dy prej tyre (McKinley dhe Kennedy) u vranė, ndėrsa i treti (Nixon) u shtrėngua qė tė japė dorėheqjen.

Pėrsa i pėrket Obama, nuk do tė dija ta thoja. Por nėqoftėse do tė pėrfundojė i vrarė edhe ai, mund tė nėnkuptojė se nuk ishte mason... Megjithatė, P2 ekziston qysh kur Roma ėshtė bėrė kryeqyteti i Italisė dhe ishte lozha nė tė cilėn regjistroheshin masonėt qė mbulonin poste tė larta shtetėrore. Kjo shpjegon edhe faktin pse nuk ekzistonte detyrimi pėr tė frekuentuar Tempullin tė shtunėn nė darkė dhe pse mund tė regjistroheshe edhe nė veshin e "Vėllait tė Madh".

Shtetari i parė i P2 qe Giuseppe Zanardelli, shumė herė ministėr dhe nė vitin 1901 Kryeministėr. Nė kohėra mė tė vonshme, kur amerikanėt panė se komunistėt po afroheshin shumė nė zonėn e pushtetit e bėnė P2 njė shoqatė hiperatlantiste. Le tė themi tė vėrtetėn, e imagjinoni se ēfarė mund t'u interesonte disa bankierėve tė caktuar apo disa krerėve tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Licio Gelli...

Aderimi nė P2 ka qenė pėr shumė njerėz vetėm njė mėnyrė pėr tė pasur raporte tė mira me Shtetet e Bashkuara, tė cilėt ngarkuan pikėrisht Gelli, tė cilin unė e njoh mirė, qė ta organizonte gjėnė".

Me ēfarė qėllimi?

"Me qėllimin e tė qenit gjithmonė tė informuar lidhur me atė qė ndodhte nė Itali, pėr ta vonuar sa mė shumė tė ishte e mundur ardhja nė pushtet e komunistėve dhe pėr tė pasur nė dispozicion njė baluard tė fundit tė demokracisė atėhere kur situata realisht tė kish percipituar".

Ndėrkohė, piduistėt bėnin afera...

"Po, sigurisht, siē ndodh nė tė gjitha shoqatat. Por njerėzit nuk e dinė ose nuk e kujtojnė sa pas tė gjithė tam-tamit qė ėshtė bėrė Kasacioni ka vendosur se anėtarėsimi nė P2 nuk pėrbėn krim. Tė qenit i regjistruar nė P2 apo nė njė klub ku luhen boēe ishte, si tė thuash, e njėjta gjė!".

Pėr 30-vjetorin e sekuestrimit Moro ėshtė rikthyer tė flitet pėr P2, nė tė cilėn, veē tė tjerėve, qenė regjistruar tė gjithė, ama tė gjithė, krerėt e shėrbimeve sekrete tė atėhershme, pse jo dhe kreu i Skuadrės sė Lvizshme, pėrgjegjės i postblloqeve nė Romė dhe komandanti i Bėrthamės Hetimore tė Karabinierėve. Ka qė beson se kjo ėshtė mė shumė se e mjaftueshme pėr tė shpjeguar lirimin e munguar tė pengut.

"Pėrralla! Pastaj, shiko, me rregull drejtorėt e shėrbimeve sekrete janė emėruar tė gjithė me marrėveshjen e Partisė Komuniste dhe imagjinoni nėse Shėrbimi i Vigjilencės i Partisė Komuniste italiane nuk e dinte se qenė piduistė...".

Shėrbimi i vigjilencės i Partisė Komuniste italiane?

"Po, ishte njė prej shėrbimeve tė informacionit mė kapilar brenda administratės shtetėrore: shumė zot dhe shu-mė-tė-in-for-muar! Mendo se zbulova vetėm disa vite pasi kisha qenė ministėr i Brendshėm se kishin kontakte konstante me shėrbimin sekret ushtarak dhe me atė civil. Dhe ministri nuk dinte absolutisht asgjė! E tregoj kėtė pėr tė thėnė se PKI-ja e P2 dhe kush qenė anėtarėt e saj dinin gjithēka, por nuk e kam supozuar asnjėherė se kjo pėrfaqėsonte njė kėrcėnim nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės".

Praktikisht P2 ėshtė shkrirė?

"Po, praktikisht u shkri dhe Giovanni Spadolini, qė kėtė e bėri njė gur themeli tė politikės sė tij, nėpėrmjet Mjeshtrit tė Madh Armandino Corona i spastroi piduistėt nga masoneria me skrupull tė paparė. Njė zell qė e vuri nė kontrast me Lozhėn e Madhe tė Londrės, nga momenti qė njė mason nuk mundet ose mė mirė nuk mundej tė denonconte dhe tė bėnte tė gjykohej nga drejtėsia e thjeshtė njė vėlla mason".

Njė shėnim i thjeshtė nė krah, nxjerrė nga njė faqe e zverdhur e shėnimeve tė njė kronisti tė tjetėr. Ėshtė pėrmbledhja e ardhjes nė Romė e ambasadorit tė ri amerikan Graham Martin, njeri i lidhur me CIA-n. Jemi nė fundin e viteve '60, ėshtė njė mėngjes i vakėt dhe nė kėmbėt e shkallares tė avionit tė sapoardhur nga Uashingtoni qėndrojnė dy makina.

E para, mė afėr, ėshtė ajo e funksionarėve tė ambasadės tė ardhur pėr tė pritur shefin e ri. Pėr tė dytėn, tė ndaluar disa metra mė tej, nuk dihet asgjė. Vetėm ajo qė shikohet: ėshtė njė Mercedes i errėt. Martin zbret nga avioni, pėrshėndet me ngut njerėzit e ambasadės dhe drejtohet drejt Mercedesit. Prej andej del njė njeri shtatshkurtėr tė cilin ambasadori e pėrqafon nė mėnyrė vėllazėrore dhe me tė cilin rehatohet nė sediljen e pasme. Mercedesi niset menjėherė, ai njeri ishte Licio Gelli.

- Marrė nga libri "Fotti il Potere - manuale sul potere politico", i shkruar nga Andrea Cangini me Francesco Cossiga
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: "Testamenti" i ish-Presidentit italian

Mesazh  Jon prej 30.08.10 11:44

Tė vėrtetat e fshehura me maskėn e sekretit

Pak kohė mė parė, ndėroi jetė njėri prej presidentėve italianė mė tė diskutueshėm nė gjithė historinė e Italisė.

E quanin Thumbuesi, pasi nuk ngurronte tė kritikonte dhe tė hidhte thumba pėr gjithēka qė posti i tij i presidentit ia lejonte, pa diskutuar fare kėtu pėr moshėn, ēdo president Italian ka qėnė i madh nė moshė, siē ėshtė dhe e drejtė, gjithmonė i majtė nė kėto mandatet e fundit, pa asnjė kompleks pėr burrat e vėrtetė tė shtetit dhe jo mustaqe parritur, pasi do tė jetė "babai" i kombit pėr njė periudhė 7 vjeēare.

Ndoshta duke pasur njė karrierė tė gjatė nė politikėn italiane dhe jo diletant, arriti qė me zgjuarsinė dhe pjekurinė tė zgjidhte shumė mosmarrėveshje dhe tė mbante nė dorė shkopin pėr tė "goditur" grindjet meskine tė rreshtimeve poltike.

Sa koherent ka qėnė realisht Kosiga, kėtė mund ta lexoni nė faqet e shtypit tė ditėve tė fundit tė jetės, por fakti qė tė bėn pėrshtypje tė thellė nė ndėrgjegje ėshtė se ai tregohej "i shkrehur" apo budalla, siē e quajmė ne rėndom, pėr tė thėnė tė vėrteta qė digjnin.

Po ka tė vėrteta qė pėr kohė tė gjatė mbajnė thėnien Top Secret, tė cilat edhe vetė presidenti i respektoi nė afatin kohor, ndonjėherė edhe me bėrrejtje ndėrgjegjeje, pėr fakte qė ndoshta prishin imazhin e vetė burrave tė mėdhenj tė shtetit.

Por dihet qė nė fund tė jetės sė vet njeriu thotė tė vėrteta, le tė shpresojmė se ato, "uzurpuesit" e pėrkohshėm tė pushtetit tek ne, tė mos pėrpiqen t'i thonė nė atė limit tė jetės sė tyre, dhe Kosiga e tha njė tė tillė, qė ndoshta u dogji shumė vetave apo ndonjė shteti europian, siē ishte ajo e ngjarjes sė Ustikės, kur nuk nguroi tė akuzonte Francėn pėr rrėzimin e avionit, duke i dhėnė njė pėrgjigje, edhe pse tė vonuar, tė afėrmve tė familjeve tė viktimave tė pafajshme, qė sekreti shtetėror e mbajti pezull pėr kaq kohė.

Ka raste qė e vėrteta flet vetė, pa qėnė nevoja tė tregohen pėrralla, duke mos trazuar kėshtu dinjitetin e shtetit me fajet e shtetarėve, apo nėse mė lejoni, paudhėsitė e njerėzve qė kur vishen me pushtet kapėrcejnė masėn e vetė pushtetit dhe paudhėsitė mbajnė peshėn nė emėr tė shtetit.

Por po i lemė pėr momentin kėto gjykime dhe po flasim pėr guximin dhe kurajon pėr tė thėnė tė vėrteta.

Pas disa ditėsh, jeta plotike e vendit, pas njė qetėsie qė shpresuam mė kot tė ishte absolute, do tė marrė zjarr furishėm nė parlament nė debatet pafund tė tij, nė ministritė e shtetit, nė qarqe, nė bashki e deri nė qeliza tė pushtetit vendor.

Nėse zjarrin do tė arrijmė ta kontrollojmė, duke ua vėnė frerin psallmėtarėve poltikė, qė pas pushimeve janė tė karikuar me enrgji tė shumta dhe qė do t'i shkarkojnė sapo kamerat do tė jenė pėrballė tyre, tensionet do tė jenė tė pakta, ose e thėnė me shqip tė vėrtetat do tė jenė mė tė pastra, pa sulme dhe kundėrsulme maskuese.

A do tė kenė kėtė guxim dhe kurajo tė dyja palėt qė tė thonė tė ėvrteta edhe pse ato do tė djegin ?- thonė se kur djegin tė vinė mėndtė. A do tė jetė ndonjėri prej tyre, po them i pjekur dhe jo karavidhe, qė tė mund tė thotė tė vėrtetat e zgjedhjeve dhe kutive qė kjo histori tė mbyllet pėrfundimidht?

Pėrsėri ka shumė dyshime edhe nė kėtė pikė, gjarpėri nuk i tregon kurrė kėmbėt e veta. Mund tė vazhdojmė edhe me tė tjera hipoteza dhe tė vėrteta qė kėrkojnė pėrgjigje, por zgjedhjet janė e vėrteta qė i vendos kapakun njė viti me debate tė kota.

Shikoni se sa tė menēur janė plotikanė shqiptarė, qė humbėn njė vit nė pėrleshje mes tyre, kur koha pėr ne shqiptarėt duhet tė jetė tepėr e ēmuar. Por motorėt po ndizen edhe pėr njė betejė tjetėr qė vitin e ardhshėm do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes, zgjedhjet lokale.

Heshtja e pėrkohshme e tyre, betejat tashmė nė klane kanė filluar, dhe e pashpallur nė publik, do tė thyhet sapo presidenti tė shpallė datėn e tyre.

Dhe zhurmat tashmė do tė jenė dyfishe, pasi pėrplasjeve pėr kandidatė kryetarėsh, do t'u vihen pėrbri ato tė zgjedhjeve dhe tashmė skema dihet qartė me sloganet : nėse nuk ndryshon ligji, zgjedhjet do tė manipulohen pėrsėri; zgjedhjet ishin tė shkėlqyera, gjė qė dėshmon se vendi ynė ka hyrė nė rrugėn e demokracisė dhe ligjėrime tė tjera tė pafund, qė nuk janė veē mashtrime pas sė cilave fshihen tė vėrteta tė mėdha tė dhimbshme.

Viti kalendarik deri nė zgjedhjet lokale do tė jetė i gjatė, po ashtu dhe pėrleshjet mes poltikanėve, bile dhe mediatike, pėr tė na thėnė " tė vėrtetat e tyre", pėr tė cilat nuk ka nevojė mė askush.

Arjan Th. Kallēo
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi