Drogat virtuale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Drogat virtuale

Mesazh  Admin prej 20.05.08 13:06

Drogat virtuale

Te drogohesh ne internet pa marre asnje lloj substance: kjo eshte moda e ketyre muajve te fundit e shume te rinjve perendimore te cilet po ēmenden per keto droga dhe haluēinogjene virtuale qe mund te gjenden per pak euro ne rrjet. Mjafton t’i shkarkosh direkt nga interneti me nje ēmim simbolik ose te porositesh CD ose Mp3 dhe t’i “degjosh” ne shtepi pa patur nevojen e furnitoreve dhe pa rreziqe ligjore.

Madje mund te merren falas edhe disa pjese te shkurtra per prove.

Nje doze e tille kushton rreth 3 euro, ndersa nje CD ose Mp3 me Peyote, Kokaine, Marijuane ose Opium kushton 13 deri ne 16 euro. Te njejtat ēmime jane edhe per LSD, Ekstazi, Morfine etj. Cmime shume me te uleta ne krahasim me drogat e verteta. Dhe me te njejtat rezultate dhe pa rrezik, sic thuhet nga Laboratoret I-Doser ne Shtetet e Bashkuara te cilet kane hedhur ne treg keto “droga”.

Funksionimi i ketij sistemi ka per baze te ashtuquajturat “rrahje binaurale” (nga anglishtja: binaural beats) te eksperimentuara ne trurin njerezor ne vitet ‘70 nga doktor Gerald Oster ne kliniken Mount Sinai ne New York, dhe qe konsistojne ne aplikimin e frekuencave te ndryshme ndermjet dy vesheve per te stimuluar trurin ne varesi te intensitetit te tyre.

Frekuencat cerebrale shkojne nga 1 ne 4 Hz(hertz) per nivelin Delta, gjendja e gjumit te thelle, deri ne 30 Hz ne nivelin Beta, qe perkon me gjendjen e zgjuar me perqendrim dhe vigjilence te larte, duke kaluar neper nivelet Theta dhe Alfa, ky i fundit nje gjendje gjysmezgjimi apo percarti e perdorur ne sistemet e Kontrollit Mendor sepse ne kete nivel behet i mundur sinkronizimi i dy hemisferave te trurit duke fuqizuar aktivitetin cerebral.

“Dozat” e propozuara nga I-Doser “merren” duke aplikuar me ane te kufieve (mundesisht ato te mbyllura qe mbulojne te gjithe veshin), frekuenca te ndryshme ndermjet dy vesheve, per shembull 500Hz tek njeri vesh dhe 510 tek tjetri, duke shkaktuar ne tru nje ton prej 10Hz qe e ēon trurin ne nivelin Alfa duke bere te mundur keshtu alterimin ose ndryshimin e perceptimit.

Aplikimet e “rrahjeve binaurale” kane qene gjithmone te shumta. Ato jane perdorur per te ndihmuar gjate meditimit, per ērregullimet e gjumit, per te kuruar dhimbjen e kokes, por vetem tani kane filluar te perdoren edhe si droga.

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi