Mrekullitė hyjnore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mrekullitė hyjnore

Mesazh  gjilanasi prej 03.06.10 22:09

Shenja tė mrekullisė hyjnore nėpėr botė

Disa javė mė parė, reliket e Shėn Therezės sė Liseux, njė murgeshė franceze karmelitane qė ka jetuar shumė kohė mė parė, mbėrritėn nė Britaninė e Madhe pėr njė turne qė do tė zgjati njė javė.

Kjo shkaktoi njė entuziazėm tė paparė te besimtarėt. Mijėra pelegrinė u grumbulluan nė Katedralen e Portsmuthit pėr tė parė reliket e gruas shenjtore (njė pjesė krahu, parakrahu, njė kuti dhe disa sende tė tjera).

Pyetja qė shumėkush i bėri vetes ishte se cila ėshtė magjia dhe shkaku i njė mrekullie tė tillė e tė madhe me eshtrat e njė gruaje tė re qė vdiq rreth njė shekull mė parė?

Para se tė ndėrronte jetė nga tuberkulozi nė moshėn 24-vjeēare, ajo thuhet se profetizoi se "do tė lėshonte njė lumė trėndafilash nga qielli". Pikėrisht prej kėtyre fjalėve ajo u konsiderua si "Lulja e vogėl".

Thereza konsiderohet si njė grua qė ka kryer disa mrekulli, disa prej tė cilave janė shfaqja e beftė e petaleve tė trėndafilit nė praninė e saj, por edhe disa mrekulli tė tjera qė janė marrė nė konsideratė nga kisha katolike. Sot, njė shoqėri mban emrin e saj.

Ajo ka ditėn e saj tė festės, si edhe mijėra pelegrinė e ndjekės nė tė gjithė botėn, mbi tė gjitha ka marrė njė famė botėrore. Por ēfarė janė kėto akte qė mrekullojnė njerėzit dhe i bėjnė disa madje edhe shenjtorė? Ja disa raste.

Monica Besra, gruaja qė u shėrua nga Nėnė Tereza

Vatikani i njeh formalisht mrekullitė. Kjo bėhet pėr procesin e kanonizimit dhe mė pas tė shenjtėrimit.

Sipas kishės, nėse kanė kaluar 50 vjet nga vdekja e dikujt dhe mendohet se ky njeri ka kryer disa mrekulli, atėherė atij i jepet mundėsia qė tė shenjtėrohet pėrmes njė procesi relativisht tė gjatė.

Nė tetor tė vitit 2003, Nėnė Tereza bėri njė hap pėrpara shenjtėrimit, kur u "shenjtėrua" zyrtarisht nga Papa Gjon Pali II.

E pranishme nė ceremoninė qė u organizua nė Romė ishte edhe njė grua nga India me emrin Monica Besra, e cila ia di pėr nder Nėnė Terezės shėrimin nga kanceri i vezoreve.

Nė rastin e Nėnė Terezės pati njė pėrjashtim nga rregulli dhe njė pėrshpejtim nė kohė pėr sa i pėrket procesit tė shenjtėrimit.

Mrekullia e Ki Gong

Ka gjėra shumė tė veēanta qė mund tė mos i duken shumėkujt mrekulli, duke qenė se "mrekullitė" janė pjesė e traditave tė praktikuara gjatė.

Nė vitet '80 dhe '90 realizuesit e filmave Lawrence dhe Lorne Blair bėnė njė dokumentar pėr njė mjeshtėr Ki Gong, tė cilin e takuan nė Indonezi.

Edhe pse ky njeri nuk donte ta tregonte identitetin e tij, i lejoi vėllezėrit ta filmonin nė punėn e tij, pra ndėrsa bėnte gjėra tė pabesueshme, tė tilla si ndezjen e letrave thjesht me nxehtėsinė e duarve, shėrim sėmundjesh e tė tjera si kėto.

Ky njeri pranoi se fuqitė e tij ishin pasojė e njė pune 18-vjeēare intensive meditimi dhe ai e pranonte me shumė modesti se nuk kishte ndonjė dhunti tė veēantė.

Shėrimi i Edith Piaf nga verbėria

Edith Piaf, njė nga kėngėtaret mė tė famshme franceze e viteve '40, thuhet se ėshtė kuruar dhe shpėtuar nga verbėria nė moshėn 7-vjeēare, pasi kishte bėrė njė vizitė nė varrin e Therezės sė Lisieux. Murgesha, qė vdiq nė vitin 1897 nga tuberkulozi nė moshėn 24-vjeēare, mendohet se ka kryer disa mrekulli.

Statujat qė qajnė

Mrekullitė, pėr nga vetė natyra e tyre janė tė rralla dhe tė jashtėzakonshme.

Megjithatė, mrekullia e statujave qė derdhin lot ėshtė ndėr mė tė shpeshtat e vėna re pėr sa u takon fenomeneve tė mbinatyrshme. Statujat janė zakonisht ikona fetare dhe pavarėsisht se nuk bėhet fjalė pėr njė fenomen qė ndodh me njė fe tė caktuar, zakonisht statujat janė tė gjitha tė Madonės.

Kėshtu ka pasur ikona qė "qanin" duke derdhur lot, gjak, vajra aromatikė e lėngje tė tjera dhe historikisht janė shoqėruar me vizione shenjtorėsh.

Ka pasur sigurisht edhe raste mashtrimesh e sajesash dhe madje thuhet se ėshtė shumė e lehtė tė bėsh njė statujė "tė qajė", duke vendosur mekanizma tė zakonshėm qė shtrydhen e nxjerrin lėngje.

Lajmi i fundit pėr njė fenomen tė tillė daton 2 muaj mė parė dhe ka tė bėjė me njė foto tė njė statuje tė Krishtit qė qan nė fshatin e largėt boshnjak tė Medjugorjes.

Papa Gjon Pali II

Vatikani po merret aktualisht me studimin e njė mrekullie tė dytė atribuuar Papės Gjon Pali II, i cili vdiq nė prill tė vitit 2005.

Ai u "shenjtėrua" nė vitin 2007 dhe ėshtė i dyti pas Nėnė Terezės qė i ėshtė nėnshtruar njė procedure tė pėrshpejtuar shenjtėrimi.

Mrekullia e dytė ka tė bėjė me kurimin e mrekullueshėm qė thuhet se i ka bėrė njė murgeshe franceze, e cila vuante nga parkinsoni. Shėrimi ndodhi pasi ajo iu lut.

Ndėrsa mrekullia tjetėr qė gjithashtu i atribuohet ka tė bėjė me deklaratėn e arkipeshkvit tė Salernos, sipas tė cilit njė person ishte shėruar mrekullisht nga njė kancer nė mėlēi, pasi Papa Gjon Pali II i doli tė shoqes nė ėndėrr.

Nėse kjo mrekulli do tė zyrtarizohet nga pontifikati, atėherė Papa Benedikti XVI, pasardhėsi i tij do ta ēojė ēėshtjen nė hapin e kanonizimit.

Njeriu i mrekullive

Ka njerėz qė pretendojnė se janė tė aftė tė bėjnė mrekulli pėrditė. Njė i tillė ėshtė evangjelisti i krishterė, Damian Stayne, themeluesi i njė organizate katolike dhe iniciator i "shkollės sė karizmės", e cila trajnon njerėz pėr t'i aftėsuar nė shėrime e profeci.

Kėto shkolla nė Shtetet e Bashkuara dhe Britaninė e Madhe janė ndjekur nga qindra mijėra vetė dhe tė shumtė janė ata qė thonė se kanė pėrjetuar mrekulli.

Evangjelisti nė fjalė ka shkruar libra tė tėrė, nė tė cilėt shpjegon teoritė e tij dhe metodat qė mund tė tė ēojnė nė kryerjen e mrekullive.

Ai pretendon se ka kuruar verbėrinė, kancerin e difektet fizike. Sipas uebsajtit tė tij, mbi 30 mijė njerėz janė kuruar nė tė gjithė botėn dhe pėr tė vėrtetuar njė gjė tė tillė nė tė janė hedhur edhe videoklipe, fotografi dhe dėshmi qė demonstrojnė disa situata me tė vėrtetė tė rralla.

Mrekullitė e Lourdesit

Shpella e Masabieles nė afėrsi tė Lourdesit nė Francė ka 66 mrekulli tė aprovuara nga kisha katolike dhe kjo pėrgjatė njė periudhe 150-vjeēare, qė kur 14-vjeēarja Bernardette Soubirous u vizitua nga vizionet e Virgjėreshės Mari.

Qė nga ky moment ai vend ėshtė shndėrruar nė njė vend qė vizitohet nga turistė tė panumėrt, tė cilėt vijnė aty pėr tė medituar, pėr t'u lutur dhe pėr tė kėrkuar zgjidhje pėr problemet e tyre.

Njė nga historitė mė tė famshme tė mrekullive ėshtė ajo e Gabriel Gargam, njė punonjės poste qė u hodh nga njė tren dhe mbeti pėrgjysmė i paralizuar nga mesi e poshtė.

Kėshtu, ai u vendos nė njė karrige me rrota. Pėr tė gjetur shpėtim dhe njė kurė ai shkoi nė Lourdes dhe aty pėsoi njė vdekje klinike.

Por, ndėrsa tė afėrmit po ia hiqnin trupin nga Lourdes, u pėrballėn me njė procesion tė Sakramentit tė Shenjtė.

Njėri prej pjesėmarrėsve ia bekoi trupin e vdekur. Ēudia qė la pa gojė tė gjithė ėshtė se Gargam befas pas kėsaj u pėrmend dhe u ngrit nė kėmbė jo vetėm i gjallė, por edhe i shėruar plotėsisht.

Mrekullia e qumėshtit

Nė agim tė 21 shtatorit tė vitit 1995, njė adhurues hindu nė Nju Delhi i dha njė gotė qumėsht statujės sė njė perėndie nė Ganesh dhe gjėja e ēuditshme ishte se statuja nisi ta pinte qumėshtin.

Lajmi i ndodhisė u pėrhap me shumė shpejtėsi nė tė gjithė Indinė e mė pas nė tė gjithė botėn dhe gjėja e veēantė ishte se tė gjitha statujat e perėndive indiane thuhej se kishin nisur tė pinin qumėsht. Kjo mrekulli bėri qė shitja e qumėshtit tė rritej shumė nė Indi.

Qeveria indiane dėrgoi grupe shkencėtarėsh qė tė vėrtetonin atė qė thuhej nė lidhje me statujat dhe ata dolėn nė pėrfundimin se materiali i statujave kishte njė lloj poroziteti qė dukej se e pinte qumėshtin.

Thuhet se ky fenomen ka ndodhur edhe njė herė tė dytė nė vitin 2006, me disa statuja tė perėndive tė tjera indiane, si Shiva apo Durga, qė thuhet se edhe ato pinin qumėsht.

Piktura qė pikon

Nė korrik, nė Ralma tė Izraelit pati njė ngazėllim tė madh kur disa rrėkeza qė dukeshin si vaj, nisėn tė binin nė pikturėn e Shėn Xhorxhit nė Kishėn Ortodokse greke me tė njėjtėn emėr.

Prifti, at Nifon, e vuri re pėr herė tė parė njė gjė tė tillė, ndėrsa pėrgatitej pėr shėr-bimin e tij dhe e zbriti pikturėn poshtė qė t'i pastronte rrėkezat.

Por 20 minuta mė pas piktura nisi sėrish tė lėshonte rrėkeza, qė nė fakt dukeshin si lot. Njė grua qė po vizitonte kishėn pikėrisht atė ditė deklaroi pėr shtypin se pjesė e kėtij fenomeni ishte edhe njė lloj arome qė lėshonte vaji qė rridhte.

Sipas saj, bėhej fjalė pėr njė aromė shumė tė veēantė e tė shenjtė. Edhe pse tė shumtė janė ata qė e kanė parė njė fenomen tė tillė, ai duhet qė tė njihet zyrtarisht.

Allah nė natyrė

Ka rrėfime, foto e video tė pafundme qė fjala Allah, qė do tė thotė "Zot" nė besimin islam, shfaqet shpesh nė vende nga mė tė ndryshmet nė lėkurat e zarzavateve, vezėve, bimėve, kafshėve, shenjave trupore tė njerėzve.

Pėr shumė veta kjo ėshtė njė shenjė mrekullie, sepse pėrmes kėsaj shenje Allahu komunikon mes njerėzve me mesazhet e tij. Edhe nė Kuran thuhet: "Ne do tė shfaqim shenjat tona nė univers".
avatar
gjilanasi

415


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi