Historia e fshehtė e Gorbachovit

Shko poshtė

Historia e fshehtė e Gorbachovit

Mesazh  Neo prej 30.05.10 10:50

Historia e fshehtė e Gorbachovit



Pse askush nuk kujdeset pėr arkivat e palexuara sovjetike?

Pavarėsisht se Mikhail Gorbachovi ėshtė i nderuar nė Perėndim, arkivat e papėrkthyera sugjerojnė njė figurė shumė mė tė errėt

Nė vetėdijen kolektive tė botės, fjala "nazist" ėshtė sinonim i tė keqes. Kuptohet gjerėsisht se ideologjia naziste - nacionalizimi, antisemitizmi, shteti etnik autarkik, parimi i Fyhrerit - ēoi drejtpėrsėdrejti nė krematorėt e Auschwitzit.

Por, nuk ėshtė e kuptuar po aq mirė se komunizmi ēoi nė mėnyrė tė pandalshme, kudo nė botė ku u zbatua, nė uri, torturė dhe kampe pune tė detyruar.

As nuk pranohet gjerėsisht se komunizmi qe pėrgjegjės pėr vdekjet e rreth 150 milionė qenieve njerėzore gjatė shekullit tė 20-tė. Bota mbetet nė mėnyrė tė pashpjegueshme indiferente dhe jo-kureshtare rreth ideologjisė mė vdekjeprurėse nė histori.

Si dėshmi e kėsaj indiference, kini parasysh arkivat e palexuara sovjetike. Pavel Stroilov, njė i mėrguar rus nė Londėr, ka nė kompjuterin e tij 50000 dokumente tė pabotuara, tė papėrkthyera, top sekret tė Kremlinit, shumica qė i pėrkasin pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė.

Ai i vodhi ato nė vitin 2003 dhe u arratis nga Rusia. Me sa na e ha mendja, ato do tė vlenin miliona pėr CIA-n, pasi me siguri tregojnė njė histori rreth komunizmit dhe kolapsit tė tij, tė cilėn bota duhet ta dijė.

Megjithatė, ai nuk gjen asnjeri qė t'i vendosė ato nė njė bibliotekė tė nderuar, t'i botojė ato apo tė financojė pėrkthimin e tyre. Nė fakt, ai nuk mund tė gjejė asnjė njeri qė tė tregojė ndonjė interes pėr to.

Pastaj ėshtė disidenti sovjetik Vladimir Bukovsky, i cili dikur kaloi 12 vjet nė burgjet, kampet e punės dhe psikhushkas - spitalet psikiatrike sovjetike - tė Bashkimit Sovjetik, pasi ėshtė dėnuar pėr kopjim letėrsie antisovjetike.

Gjithashtu, edhe ai posedon njė koleksion masiv dokumentesh tė vjedhura dhe tė kontrabanduara nga arkivat e Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste, tė cilat, siē shkruan ai, "pėrmbajnė fillimet dhe fundet e tė gjitha tragjedive tė shekullit tonė tė pėrgjakur".

Kėto dokumente janė tė vlefshme online te bukovsky-archives.net, por shumica nuk janė tė pėrkthyera. Ato janė tė paorganizuara; nuk ka asnjė pėrmbledhje; nuk ka asnjė funksion kėrkimi apo indeksimi. "Unė ua ofroj pa pagesė ato shumicės sė gazetave dhe revistave me ndikim nė botė, por askush nuk do qė t'i botojė ato", shkruan Bukovsky. "Botuesit mbledhin supet me indiferencė: Po pastaj? Kush e vret mendjen?".

Origjinalet e shumicės sė dokumenteve tė Stroilov-it mbeten nė arkivat e Kremlinit, ku ashtu si shumica e dokumenteve top sekret tė Bashkimit Sovjetik nga epoka pas Stalinit, qėndrojnė tė klasifikuara.

Ato, thotė Stroilov, pėrfshijnė transkriptimet e pothuajse ēdo bisede tė bėrė midis Gorbachovit dhe homologėve tė tij tė huaj, njė transkriptim diplomatik pothuajse i plotė i epokės, siē nuk ekziston nė asnjė vend tjetėr.

Ka shėnime nga Byroja Politike tė marra nga Georgy Shakhnazarov, njė ndihmės i Gorbachovit dhe nga anėtar i Byrosė Politike, Vadim Mevedev.

Ėshtė ditari i Anatoly Chernyaev - ndihmės kryesor i Gorbachovit dhe zėvendėsshef i trupės dikur tė njohur si Comintern - qė daton nga viti 1972 deri nė kolapsin e regjimit.

Ka raporte qė datojnė nga vitet 60-ta, nga Vadim Zagladin, zėvendėsshef i Departamentit Ndėrkombėtar tė Komitetit Qendror deri nė vitin 1987 dhe mė pas kėshilltar i Gorbachovit deri nė vitin 1991. Zagladin qe njėherazi i dėrguar dhe spiun, i ngarkuar me grumbullimin e sekreteve, pėrhapjen e dezinformacionit dhe avancimin e ndikimit sovjetik.

Kur Gorbachovi dhe ndihmėsit e tij u larguan nga Kremlini, ata morėn kopje tė paautorizuara tė kėtyre dokumenteve me vete. Dokumentet u skanuan dhe u magazinuan nė arkivat e Fondacionit Gorbachov, njė prej instituteve kėrkimore tė pavarura tė para nė Rusinė moderne, ku njė grushti kėrkuesish miq dhe veteranė iu lejua njė qasje e kufizuar.

Mė pas, nė vitin 1999, Fondacioni hapi njė pjesė tė vogėl tė arkivit pėr kėrkuesit e pavarur, pėrfshi Stroilov. Pjesėt kritike tė koleksionit mbetėn tė mbyllura; dokumentet mund tė kopjoheshin vetėm me lejen e shkruar tė autorit dhe Gorbachovi refuzonte tė autorizonte ndonjė kopje. Por, kishte njė defekt nė sigurinė e Fondacionit, shpjegon Stroilov.

Kur ecnin keq gjėrat me kompjuterėt, siē kishte ndodhur shpesh, ai qe nė gjendje tė shikonte administratorin e rrjetit tek shtypte fjalėkalimin qė siguronte qasjen nė rrjetin e Fondacionit. Me ngadalė dhe nė mėnyrė tė fshehtė, Stroilov e kopjoi arkivin dhe e dėrgoi atė nė vende tė sigurta anembanė botės.

Stroilov pretendon se dokumentet e tij "tregojnė njė histori krejtėsisht tė re rreth pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė.

Versioni "rėndom i pranuar" i historisė sė asaj periudhe konsiston nė mite pothuajse tėrėsisht. Kėto dokumente janė nė gjendje qė ta rrėzojnė secilin prej tyre". Ėshtė kėshtu? Nuk mund ta them, nuk lexoj rusisht.

Prej dokumenteve tė Stroilov kam parė vetėm pak tė pėrkthyera nė anglisht. Sigurisht, ato nuk mund tė merren siē duken. Nė fund tė fundit, janė tė shkruara nga komunistė, por mundėsia qė Stroilov tė ketė tė drejtė duhet tė nxisė kuriozitet tė fortė.

Pėr shembull, dokumentet e nxjerrin Gorbachovin nė njė dritė shumė mė tė errėt nga ajo qė ai pėrgjithėsisht shikohet.

Nė njė dokument, ai qesh me Byronė Politike rreth rrėzimit nga ana e Bashkimit Sovjetik tė fluturimit 007 tė kompanisė Korean Airlines nė vitin 1983 - njė krim qė jo vetėm qe monstruoz, por qė e solli botėn shumė afėr Armagedonit bėrthamor. Kėto shėnime nga njė takim i Byrosė Politike i 4 tetorit 1989 janė njėlloj shqetėsuese:

Lukyanov raporton se numri real i viktimave nė Sheshin "Tien An Men" qe 3000.

Gorbachovi: Ne duhet tė jemi realistė. Njėlloj si ne, ata duhet tė mbrojnė veten. 3000. . . E pastaj?

Dhe njė transkriptim i bisedės sė Gorbachovit me Hans-Jochen Vogel, liderin e Partisė Socialdemokrate tė Gjermanisė Perėndimore, e tregon Gorbachovin qė mbron masakrėn e trupave sovjetike tė 9 prillit 1989 ndaj protestuesve paqėsorė nė Tbilisi tė Gjeorgjisė.

Dokumentet e Stroilov pėrmbajnė gjithashtu transkriptime tė diskutimeve tė Gorbachovit me shumė liderė tė Lindjes sė Mesme. Ato zbulojnė lidhje interesante midis politikės sovjetike dhe tendencave bashkėkohore nė politikėn e jashtme ruse.

Kėtu kemi njė fragment nga njė bashkėbisedim qė raportohet se ėshtė bėrė me presidentin sirian Hafez al-Assad mė 28 prill 1990:

Asad: Qė tė ushtrojė trysni ndaj Izraelit, Bagdadit do t'i duhet qė tė bashkohet me ngushtė me Damaskun, pasi Iraku nuk ka kufi tė pėrbashkėt me Izraelin. . . .

Gorbachov: Po kėshtu mendoj dhe unė. . . .

Asad: Qėndrimi i Izraelit ėshtė ndryshe, pasi vetė besimi hebre deklaron: territori i Izraelit shkon nga Nili nė Eufrat dhe kthimi i tij ėshtė njė fat hyjnor.

Gorbachov: Por ky ėshtė racizėm, i kombinuar me mesianizėm!

Asad: Kjo ėshtė forma mė e rrezikshme e racizmit.

Ne me tė drejtė kėmbėngulėm pėr denazifikimin total, me tė drejtė dėnojmė ata qė pėrpiqen tani tė ringjallin ideologjinė naziste, por bota tregon njė defekt tė rrezikshėm pėr tė njohur historinė monstruoze tė komunizmit.

Kėto dokumente duhen pėrkthyer. Ato duhet tė vendosen nė biblioteka tė famshme, tė katalogohen si duhet dhe tė vlerėsohen me kujdes nga studiuesit. Mbi tė gjitha, ato duhet tė jenė tė mirėnjohura pėr njė publik qė duket se e ka harruar se ēfarė qe realisht Bashkimi Sovjetik.

Nė qoftė se ato pėrmbajnė atė ēka Stroliov dhe Bukovsky thonė - dhe e gjithė dėshmia qė unė kam parė tregon se ato e pėrmbajnė - ky ėshtė detyrimi i gjithsekujt qė e vret sadopak mendjen pėr historinė, politikėn e jashtme dhe miliona tė vdekurit.

(City Journal)
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Historia e fshehtė e Gorbachovit

Mesazh  Estilen prej 30.05.10 11:34

Askund nuk shoh ndonje ane te erret te Gorbacovit ne kete shkrim.Ato 2 gjera qe jane thene aty per te,jane thjesht nje aktivitet politik i nje udheheqesi te nje shteti superfuqi e kohes.

Ne se askush nuk ja boton materialet te ashtuquajturit arkivistit 'hajdut' vladim Zagladin apo te Stroilovit...atehere faji nuk eshte i shtepive te medha botuese,por i vete materialeve te pavlera qe ato dekumenta permbajne.


Me shume ky shkrim me ngjason me humorin e Fuat Bocit,....a doni me per Belulin....
dhe ketu asgje s'pashe nga anet e erreta te atij udheheqesi qe ndryshoi historine boterore,duke shembur nje nga sistemet me gjakatare,ate te komunizmit utopik.
,

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi