Paganizmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Paganizmi

Mesazh  Black Angel prej 29.05.10 14:26

Paganizmi



Paganizmi ėshtė njė emėrtim pėrmbledhės pėr sistemin e praktikave burimore tradicionale, dokesore e folklorike tė njė populli, kryesisht pėrpara se kėto tė asimiloheshin ose ndryshoheshin nga feja. Duke qenė se si i tillė emėrtimi merr kuptim tė ndryshėm nė vartėsi tė gjeografisė dhe kombit pėrkatės, mė poshtė trajtohet kuptimi i paganizmit shqiptar.

Paganizmi ėshtė hyjnizimi i vetive tė natyrės dhe tė njeriut. Zotat nė paganizėm pėrfaqėsonin pėrkatėsisht lumenj, qiell, tokė, dete, pyje, ara etj. si dhe urrejtjen, dashurinė, dijen, gjakftohtėsinė, frikėn, trimėrinė, shkathtėsinė, plogėshtinė, aftėsinė, pamundėsinė, urtinė etj.

Nė dallim nga fetė meslindore (nėse merren kėto si kristalizim i monoteizmit, qė pėrcaktohet si besim i verbėr nė absurd a pakuptueshmėri), paganizmi nuk shtron ēėshtje besimi, por hyjnizon (pra, shpreh nė formė zotash) natyrėn dhe veēori tė tjera tė realitetit, pėr lehtėsi interpretimi. Ai pėrbėn mishėrim tė vetive e ndjesive, antropomorfizėm nė shprehjen, shpjegimin dhe interpretimin organik tė natyrės dhe dukurive.

Paganizmi shihet dhe praktikohet pėr funksionin kryesor qė ky ka, rregullimin e jetės personale e shoqėrore sipas njė rendi natyror, me anė tė ritualeve dhe studimit tė natyrės dhe, nė dallim nga fetė meslindore, nuk ka nė vetvete pėr bazė besimin nė "zot" (ndonėse ky mund tė shėrbejė si mjet pėr disa nga praktikuesit), sesa pikėrisht shprehjen e dukurive nė formė zotash, ndaj dhe pėr shkak tė kėsaj strukture tė veēantė nuk pėrfshihet nėn teizėm.
avatar
Black Angel

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi

Mesazh  Ahmed-P. prej 18.08.13 20:26

Ashtu si fete, edhe paganizmi e ka fillin tek besimi ne nje Zot. Nga vet fakti se njeriu i pare nuk ishte pagan. Kur Ademi (Adami-qe dmth. Njeriu) ndertoi Qaben me ndihmen e engjejve, e ndertoi per nje qellim dhe pasardhesit e tij filluan te vendoseshin rreth e qark.

Me kalimin e kohes, me shtimin e popullsise, njerezit fillojne te shperndahen, duke marre me vete copa guri prej saj. Keto tulla kaloheshin brez pas brezi per shekuj keshtu qe njohurite rreth tyre pakesoheshin.

Te vjetrit keshillon te rinjte qe ti ruajne ato gure dhe tua kalojne femijeve te tyre. Keto njerez duke trasheguar guret dhe historine e tyre, fillojne ti adhurojne, fillimisht si pjese te Shtepise se Zotit, kurse me vone si zota.(Martin Lings)

Keshtu vijme deri te Ibrahimi (Abrahami) i cili me te birin e rindertojne Shtepine e Zotit dhe me te edhe themelet e feve qe i kemi tani, qe e kane prejardhjen prej Zotit.

Me vone, prap, me kalimin e kohes, kjo shtepi shfrytezohet si tempull per ruajtjen e zotave prej guri dhe druri. Esenca e monoteizmit eshte trashegur brez pas brezi, por me kalimin e kohes jane bere ndryshime te medha per shkak te harreses...prandaj edhe Zoti dergonte robetit e Tij te zgjedhur qe te ngrejne zerin per te drejten dhe te verteten.

Hyjnizimi i natyres ka ardhur si pasoje e "papunsise" se te pareve, te cilet jane munduar te shpikin gjera. Edhe paganet kane besuar ne nje Zot, ndonese ne menyre tjeter, jo duke e lutur Krijuesin, por duke kerkuar ndihme prej krijesave.
avatar
Ahmed-P.

"ai qe nuk pret asgje nga jeta, nuk zhgenjehet kurre"

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi