Leter Zotit

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Leter Zotit

Mesazh  Black Angel prej 26.05.10 21:48

Leter Zotit

Sqarim paraprak: Unė jam protestant. Unė protestoj kundėr ēdo gjėje qė lėvizet, sepse lėvizin shpejt dhe kundėr tė gjitha gjėrave qė nuk lėvizin, pikėrisht sepse nuk lėvizin. Megjithėkėtė, unė protestoj edhe kundėr gjėrave qė lėvizen shumė ngadalė, pikėrisht se lėvizen tepėr ngadalė pėrpara. Unė kam shumė arsye tė bėhem protestant akoma mė i madh.

Ka vite qė pėrpiqem ta gjejė tė vėrtetėn absolute, mirėpo nuk ia dola dhe kėshtu zbulova pėrrallat absolute. Madje pėrralla absolute tė cilave nuk guxon t“u thuash se janė pėrralla! Njerėzit tė vrasin kėtu pėr mohimin Tėnd Zot i dashur, sepse besojnė se Ti personalisht nuk ke fuqi ekzekutive…Dhe, me pushkė nė dorė vrapojnė e tė tė ndihmojnė. Mirėpo, nuk kam frikė, Zoti ka dėshmuar se nė kėtė planet adhuron tė fortin! Guximtarin!

Pėr ta gjetur atė qė unė kėrkoja duhej kompetencė hyjnore dhe durim. Nga nevoja dhe nga pasioni pėr tė vėrtetėn i nisa kėtė letėr Zotit; po e quaj vazhdimisht Zot, se po t“ishte femėr, pra Perėndi-a, atėherė femrat do t“ishin trajtuar mė mirė nė planetin tonė Tokė. Pėr t“i shkruar mė duhej edhe adresa e Zotit dhe kėtu nisi aventura ime gati e pafund.

I telefonova njė murgu tė Dalai Lamės dhe e pyeta pėr adresėn e Zotit. Ai gati u mek nga tė qeshurat e forta dhe mė pėrplasi telefonin. Dreq o punė! Nisi keq, thash me vete. E mora rabinin nė telefon dhe ai mė kumtoi se Zoti gjendet kudo! Adresė nuk ka, tha ai.

Thirra nė telefon Vatikanin dhe pyeta pėr adresėn e Zotit. Mė thanė se Zoti nuk posedon adresė dhe nuk ka “www” dhe “@.com”. Edhe ata deklaruan se Zoti gjendet kudo! Nė ēdo vend. Atėherė thirra njė kryeimam. Pėrgjigja ishte e njėjtė. “ Allahu Egber nuk ka adresė dhe Ai gjendet kudo, si ajri”, mė tha ai.

Se Zoti mund tė gjendej kudo nuk mė pėlqeu fare. Madje edhe unė kisha pasur dyshime tė tilla. Tani e kuptova se pėr ē“arsye po dėgjoja, lėvizje, zhurmė apo fėshfėrima nė dhomėn e fjetjes. Ndonjėherė kisha pėrshtypjen se kėto shushurima po vinin nga lartė, ndonjėherė se po vini nga poshtė.

Madje shumė herė duhej curruar veshėt mirė, sepse nuk mundej lehtė tė lokalizohej vendi. Madje kėto fėshfėritje dėgjoheshin nė ēast jo tė kėndshme! Diēka e tillė, edhe kur vjen prej Zotit, pengon dhe kurrsesi nuk kuptoja se ē“kėrkonte Ai nė dhomėn time tė fjetjes! Pse kaq shumė pėrgjim: “mė mirė mos mė krijo fare, se sa tė mė kontrollosh pa pra!”, thash me vete.

” Ē“ėshtė kjo punė kėshtu!?- thash gati me zė tė lartė. Nė dhomėn time tė fjetjes nuk bėj as kundėrvajtje, e as vepra penale, as mėkate… Kėshtu ėshtė kjo botė! Aty bėjmė detyrat e evolucionit, qė na caktove Ti. Dhe, qė nga kėto telefonata po ndjehem edhe mė i pėrndjekur dhe mė i mbikėqyrur. Pse ky kontroll permanent, kėtė duhet ta marrė vesh njė herė e pėr gjithmonė, thashė me vete. Mirėpo, meqenėse nuk munda ta marr adresėn prej atyre qė duhet ta posedonin, atėherė vendosa ta thėrras informacionin.

“ Telekomi gjerman mirėdita, ēka mund tė bėj pėr ju ?”
“ Adresėn e Zotit ju lutem!”-
“ Si e ka mbiemrin?”
Shikova rreth meje, gafrrova flokėt me dorėn e djathtė dhe thash: “Nuk e di! “
“ Nė cilin qytet banon ai?- pyeti zėri.
“ Ai bano kudo”, thash unė. “ Ndoshta edhe nė planet tjetėr.“
“ Mė vjen keq, ne nuk posedojmė adresa nga kudo, kemi vetėm tė kėtij planeti. Pėr ta gjetur kėtė adrese duhet t“i pyesni tė vdekurit.

Nuk mund tė kuptoja se pse tė vdekurit posedojnė njė adresė kaq tė rėndėsishme, por jo tė gjallėt. Madje, nuk e dinte as Vatikani, as kryemami, as rabini, as murgu i Lamės, por ja qė tė vdekurit dinė mė shumė se tė gjallėt. Dhe gati gati ndjehesha i cytur pėr tė marrė lopatėn nė dorė dhe tė vrapoja drejt e te varret! Ta nxjerr njė pėrjashta, mendova. Ta kap pėr skeleti dhe t“i bėrtas: adresėn!

I vdekuri e din adresėn e Zotit, por jo i gjalli. Shikoni ēfarė diskriminimi?! Tė vdekurit dinė mė shumė se tė gjallėt, ēudi mbi ēudira! Dhe vetėm tani unė po kuptoj se pse fundamentalistėt bėjnė vetėvrasje. Ata dėshirojnė ta mėsojnė kryeadresėn tė parėt. Dhe kjo kryeadresė, nuk mėsohet dot sė gjalli.

Kjo botė ėshtė ēmendur, thash me vete. I dėshpėruar mbylla telefonin dhe nisa kėrkimet krye nė vete. Do tė provoj me e-mail.

Tė parėn e dėrgova gott@t-online.de dhe mora kėtė pėrgjigje:” gott@t-online.de> … unknown user / Teilnehmer existiert nicht, pėrdoruesi nuk ekziston” .

Gjermanėt nuk janė shumė fetarė. Mirė, tė provoj me Vatikanin dhe me adresėn vijuese: deus@vatican.org.” Pas disa minutave mora njė e-mail me kėtė shkrim:” utente non esiste!

Kjo nuk mė gėzoi, por me dha shpresė tė vazhdoj me kėrkimet e mia. Dikush u pėrgjigj, kjo mjaftonte, pėr fillimin dhe shkrova tjetrėn adresė: gott@hi.net.com , gott, pėr Zotin , hi –per himmel ( qiell ), nett ( i ndershėm gjermanisht ) ne menyre qė Zoti tė jete i ndershėm me mua. Dhe tak, shtypa: dėrgo! Pėrgjigjja nuk zgjati shumė:” ” unknown user / Damon delivri massage.” O dreq i mallkuar! Demoni po kontrolluaka korrespondencėn nė drejtimi tė qiellit. Nė fund nėnshkrimi dhe adresa e tij: luzifer@666.kom.hier (luzifer@666.eja.ketu )

I trishtuar dhe i hutuar u ngrita dhe dola nė kopsht. Po dridhesha si thupėr nga frika. U ktheva pėr ta ēkyēur internetin, mos mė futet brenda nė sistem dhe mė kushton njė djall i mallkuar pėr ta nxjerrė, thash me vete dhe dola pėrsėri jashtė. Qielli gjerė e gjatė blu, askund dreq.

Aha, e zura Luciferin, ai bythec, mendova dhe tunda kokėn i hutuar.

Pas njė shėtitje tė vogėl mė lindi ideja t“i drejtohem Nėnė Terezės. Ajo ėshtė shqiptare dhe mund tė ma jap adresėn. Nėse nuk e din ajo, askush nuk e din, dhe shkrova kėtė adresė: nėnėtereza@qielli.pa “pa” pėr- parajsė. “Pa” pėr parajsėn u desh ta vejė domosdoshmėrish se kėshtu mund t“i ikja sferės kontrolluese tė Luciferit. Pas dy minutave mora pėrgjigjen me kėtė adresė: Zoti@.uni “uni” sigurisht pėr Universin. Unė iu falėnderova Nėnė Terezės pėr kujdesin e saj duke i dėshiruar qėndrim tė kėndshėm nė parajsė dhe dėrgova kėtė letėr me kėtė pėrmbajtje drejt Gjithėsisė.

Shumė i dashur dhe i nderuar Kryeshkėlqesi Zot,
Shume tė nderuar Engjėj (nuk dimė se a e lexon Zoti personalisht korrespondencėn )

Unė dua ta di te vėrtetėn dhe tė lutem ke durim me mua, me kėtė dua tė them, mos vepro tė lutem si njerėzit nė tokė, pėrndryshe derisa nuk marr pėrgjigje tė prerė unė do tė mbetem protestant, dhe do tė protestoj kundėr tė gjitha librave qė mendojnė se janė tė shenjta, sepse ato libra tallen me neve dhe me Ty, kryesisht ambasadorėt dhe konsujt tu kėtu nė tokė. Madje janė shkaktarė tė shumė luftėrave: vrasjeve, dhunimeve, shkatėrrimeve!

Ti krijove njeriun nga balta, kėshtu shkruan aty. Mirėpo unė kam ardhur nė pėrfundim se kjo nuk ėshtė e mundur, prishet sapo tė rrėzohet, sepse nuk ishte pjekur si tullat. Dhe, kur tė vėshtrohet mirė e mirė, kryesisht ndonjė burrė, nuk mund tė pohohet me siguri se ai u krijua nga kjo baltė, nga kjo materie e mire, por nga njė pleh, llum, lloē si e quajmė ne jashtė vendit mėmė qė na e copėtuan nė gjashtė copa dhe Ti nuk reagove kurrė, edhe pse ne kėrcyem me plot shpresa prej feje nė fe! Kot! Na copėtuan tutje edhe pse tė pėrqafuam dhe tė pėrqafojmė nė disa versione…

E dyta: kur Ti krijove njeriun i fryve nė hundė dhe kėshtu i dhurove tė gjitha informacionet gjenetike mashkullore. Kjo ishte me mend e me vend. Deri kėtu rrodhi krejt sipas planeve tė Tua dhe nuk kam asnjė vėrejtje. Adami t“u duk i mėrzitur dhe tė erdhi ideja tė krijosh njė grua. Ti nuk more pėrsėri baltė, si edhe herėn e parė pėr tė krijuar njė grua, mirėpo i shkule Adamit njė brinjė dhe prej kėsaj brinje krijove gruan. Edhe pse nė fakt kishte me shumė baltė nė tokė, se sa brinjė.

Problemet tona gjenden pikėrisht kėtu tė gardhuara dhe shpresoj se sė bashku mund t“i krahishtojmė : prej Adami u klonua Eva – doktor Antinori nė Itali bėn edhe ai diēka tė tillė duke i bėrė plakat shtatzėnė- pra prej brinjės u bė Eva dhe kėshtu Adami martoi vetveten! Super incest!

Mozomakeq! Dhe me kėtė klonim u krijua kėtu njė kaos i gjinive. Brinja e Adamit ngėrthente informacionet gjenetike tė mashkullit dhe nuk ishte produkt nė vete origjinal dhe kėshtu krijove pluralitet gjinish: Meshkuj qė ndjehen femra, femra qė ndjehen meshkuj. Deri para pak viteve njerėz tė tillė i kemi vrarė, sepse mendonim se ata kanė devijuar…Dhe, nė librat qė t“i mveshin Ty, thuhet se ndalohet tė ndjehesh ashtu si tė ka krijuar Zoti.

E treta : Pse krijove vetėm dy veta?

Pse u solle sikur nuk ishte gjė kur i vėllai martonte motrėn. Nuk kishte mė baltė? Nuk kishte brinjė tė tjerė? Ku ishte problemi? Kėtu mėtoj njė sqarim shterues! Dhe me shpjegoni se pse njerėzimi duhet tė jetė njė produkt i njė incesti tragjik…

E katėrta: Nė librin Tuaj shkruan se Ti krijove Adamin( nė hebraishte: dhé) dhe Evėn ( nė hebraishte: jetė), kjo ishte ide e mire. Mirėpo unė kam njė vėrejtje tė madhe: pse krijove njeriun si njė kafshė? Ai nuk e dinte se ISHTE njeri, madje i gjori nuk e dinte se ishte lakuriq nė parajsė! I mungon mundėsia e Dekartit: Cogito ergo sum! Dhe ēudia nė planetin tonė: kėtu ndalohet tė ecet lakuriq, edhe pse kjo ishte traditė nė parajsė! Pse tė ndalohen tė ne gjėrat qė janė tė lejuara nė parajsė!?

Dhe kėtu i nderuar dhe i dashur Zot, nuk pėrfundon dėshpėrimi dhe dyshimi im. Ti i more ato dy krijesa tė mjera dhe i mashtrove. I dėrgove nė parajsė nė kopshtin Eden dhe u tha: “ Kėto fruta nuk duhet t“i hani, sepse ju bėjnė tė dijshėm!” Pra, Ti ndalove ngrėnien e frutave, por jo lakuriqėsinė.

Dhe kėtu konfrontohemi ne me atė qė ne e duamė dhe e dashurojmė: tė ndaluarėn! Jo pse ne kėshtu dėshironim, mirėpo pse Ti na dhe kėtė kod gjenetik me vete. Pra qė ta duamė tė ndaluarėn!

Mė beso zoti Zot se unė mollėt nuk mund t“i shoh me sy, i urrej sepse pėr njė mollė u ndryshua jeta dhe nuk kuptoj pse ndalove derrin e pafajshėm, por nuk ndalove dhe mallkove mollėt e fajshme?

Kėtė nuk kuptoj se mungon koherenca. Kur shoh mollė nė treg, iki si Drakula i Transilvanisė nga hudhra…
Ambasadorėt tu nė tokė thonė se ju e dini ardhmėrinė, nėse ėshtė kėshtu, pse na mashtrove atėherė dhe na dėrgove te molla e ndaluar edhe pse e dije se ne do ta hamė? Pse na dėrgove aty ku duhet tė dėnohemi?
Dhe mė shpjego tė lutem se pse nė parajsė edhe kafshėt flasin? Me ēfarė truri vinin nė lėvizje ato gjuhėn e tyre dhe si artikuloheshin ato? Pse sot nuk munden? Pastaj erdhe ngadalė, me hapa te rėndė dhe pyete me vendosmėri dhe qortueshėm: ” Pse jeni mbuluar para?”

Kjo pyetje mua do tė mė kishte bėrė tė skuqem rėnd, madje te bėhem edhe i kuqėrremtė. Sepse nė pėrkthim d.m.th.: ku janė organet gjenitale? Pse nuk shihen?

Po tė kisha qenė unė Adami kėtė pyetje nuk do ta kisha kuptuar dhe nuk do t“isha pėrgjigjur. Pėrveē kėsaj pėr Adamin dhe Evėn ishte tragjike qėndrimi nė parajsė. Ata ishin si dy kafshė. Nuk dinin gjė! Nuk dinin tė bėnin dashuri, nuk dinin se ishin lakuriq, po edhe tė dinin tė bėnin dashuri, nuk do tė kishin mundur, sepse Ti ishe vazhdimisht atypari. E po tė kishim pasur fėmijė atėherė parajsa do t“ishte shndėrruar nė vend nudistėsh, sepse Ti pate ndaluar edhe gjethin para!

Kėtu nė tokėn tonė nėse dalim lakuriq na dėnojnė nė mėnyre simbolike ose me njė gjobė, jo mė shumė. Edhe pse sipas librave tu lakuriqėsia duhej t“ ishte hyjnore dhe dhurate e parajsės…

E pastaj pėr njė mollė dreqi ta hajė nuk bėhet aq potere qiellore sa tė na dėnosh nė mėnyrė kolektive me vdekje! Kėtu nė tokėn tonė nuk dėnohet kurrė njė njeri aq ashpėr, pėr kaq pak! Madje edhe kriminelet e mėdhenj qė kanė tė njohshėm nė politikė dhe pėr vepra penale dėnohen me kusht. Pse nuk njeh Ti njė shkallėzim tė tille juridik: me kusht p.sh.? Pėr njė mollė na dėbove nga parajsa.

Merre me mend Ti njė herė kėtė punė! Ne, shqiptarėt, jemi aq bujar dhe ta kishim dhuruar njė thes me molla. Futu lirisht nė shtėpinė e shqiptarit se nuk tė lėnė duarthatė! Nuk themi kot:” shtėpia ėshtė e Zotit dhe mikut” !Mirė! Ēfarė mirė, nė fakt shumė keq. Na bėre tė vdekshėm, pėr njė mollė! Dhe ka vite qė po pėrpiqemi ta rizbulojmė parajsėn. Atė parajsė ku nuk ka vdekje, ku jetohet me miliarda vite…

Unė nuk dua, nuk dua tė jem i pavdekshėm! Ti mendove se neve na ke bėrė te vdekshėm, por ne e zbuluam njė parajsė me tė cilėn pėrsėri i ikim vdekjes, sepse ne do tė ringjallemi. Unė heq dorė, kėtu,me kėtė shkrim, publikisht nga ky parajsė. Motive mund t“i marrish me poshtė!

I dashur Zot,
Tė falėnderoj nga zemra pėr kėtė jetė tė rėndė, por kėtu dua t“i shpreh mirėnjohjen edhe gruas. Ajo ishte fantastike qe vodhi mollėn. Ha, ha, unė i dua hajdutet, intriguese janė ato! Pse mendoj unė kėshtu?

Po tė mos kishte ngrėnė Eva mollėn, atėherė Eva dhe Adami do tė kishin mbetur banorėt e vetėm nė kėtė planet. Ose akoma mė keq, meqenėse ata nuk duhej tė vdisnin, sot do t“ishte mbushur bota me njerėz dhe do te kishin vdekur nga uria, nga etja, do t“kishte pasur biliarda njerėz! E pastaj, nuk ke lėnė afėr njė planet tjetėr ku mund tė vazhdohet jeta, p.sh. nėse kėtu harxhohen patatet kishim mundur te fluturojmė nė hėnė apo mars dhe kishim marrė disa thasė me vete. Nuk ka!Asgjė!

E pesta: Ne mund edhe ta harrojmė gjithė atė qe thamė deri tani, mirėpo mė trego tė lutem, pse bėre qė ne tė jemi pasardhės tė kriminelit, jo vetėm tė incestit, por edhe tė kriminelit. Pse tolerove qe Kaini tė vrasė Abelin. Kėtu vėrtet dua njė sqarim shterrrues, pėrndryshe besimi im e pat!

E gjashta: Pse na duhen kaq shumė fe dhe sekte ? Pse shkruan aq shumė libra, dhe pse pėrsėri po i korrigjon ato, madje librat i ke shkruar pa vokale, dhe kujt dėshiron t“ia shesėsh sot ato libra? Ne planetin tėnd gjendja ėshtė shumė serioze, shumė delikate, shumė tragjike, shumė qesharake…

Askush nuk dyshon se ka blerė librin e gabuar. Askush nuk ka dyshime dhe askush nuk ndalet tė mendojė. Dhe kur askush nuk ven gjėrat nė dyshim, dhe kur askush nuk mendon, por kapėrdinė gjėrat e gatshme, atėherė unė kam frikė! Frikė tė madhe, Zot i dashur! Kėtu shumė njerėz besojnė qė ti shkruan libra apo poezi, unė nuk besoj se tė tregova qė nė fillim se jam protestant kronik! Kėtu tė konsiderojnė shkrimtar e poet.

Madje nuk kane marre tė thonė se ke ndėrtuar universin pėr 6 dite, kurse pėr tė shkruar libra tė janė dashur vite tė tėra, dekada, shekuj!

Disa madje besojnė se Ti je i dobėt dhe vrasin pėr Ty.

Kėtu besojnė se Ti ke ndėrtua mikro-universin qė ne po e zbulojmė me mikroskop dhe makro-universin, qė ne po e vėshtrojmė me teleskop, por edhe pse me kėtė fuqi hyjnore, edhe pse ndėrton ēdo gjė vet, pėr tė shkruar njė libėr fetar tė duhet njeriu dhe nuk e shkruan vet!? Te ne nė Tokė, edhe nė shkollė nėse shkruan pėr shokun, tė dėnojnė…

E din?
Ndoshta dhe ke parė, qė kur po na dėrgon Ti libra, ne po vritemi si kafshė tė egra, dhe tė gjitha tėrmetet dhe cunamet sė bashku nuk kanė vrarė aq shumė njerėz sa njerėzit qė lexojnė librat e tua dhe luftojnė duke menduar se kanė tė drejtėn absolute dhe licencėn pėr tė vrarė.

Dhe, me beso, qysh kur kanė ardhur kėtu librat e tua, i shtypim gratė. Madje shumė besojnė se keqtrajtimi dhe nėnshtrimi janė gjėra hyjnore. Pėr Zotin po, kėshtu besojnė! Dhe vetėm nė kėtė shekull u desh tė ndėrrohen dhe korrigjohen kushtetuat dhe veprojnė nė kundėrshtim me dispozitat Tua. Kėtu ambasadoret e tu thonė se Zotit i pėlqen diskriminimi! Merre me mend kėtė njė herė !

Nejse, pastaj na tha se atje ne parajsė ka shumė gra tė bukura dhe se mua si mashkull mė presin shumė bukuroshe. Kėtu, nė tokė, mezi mund ta mbajė njė si duhet, e ē“mė duhet atje njė duzinė grash! Nuk dua tė ndjehem si nė shtėpi publike!

Me ketė e-mail sot unė heq dorė publikisht nga parajsa dhe tė pyes se a ka nė qiell njė vend mė neutral, kėshtu si Zvicra te ne, jo ferr , jo parajsė, por diēka ndėrmjet, ku ka argėtim tokėsor. Disi si purgatori i Dantes… Shikuar mirė e drejtė grave nuk u konvenon tė vdesin, por neve meshkujve, po, bile shumė! Ato nuk i pret askush nė parajsė…

Nė librin tėnd thua se nė parajsė qumėshti rrjedh si lumė, po kush donė tė pijė qumėsht sot? Pastaj thua se ka mjaltė, e kush donė ta hajė kėtė mjaltė qė kushton 2 euro njė kg? Kush do t“i pijė dhe kush do t“i haje ato gjėra nuk kam idenė. Pėr mua parajsa ėshtė diēka tjetėr: konjak shqiptar, tavė Elbasani, Campari me lėng portokalli sapo tė shtrydhur; birrė Peje, verė tė kuqe nga Toskana, nga Burgonja, Shamapanjė, proshutė parme, franceze apo serrano spanjolle, suxhuk Prizreni pėr t“i mos numėruar te gjitha, madje parajsė pėr mua ėshtė edhe ritakimi me ish-dashnoret qė kisha dikur, jo tjera.

Pėr ato mė ka marrė malli, dhe kėtu nė tokė nuk guxoj as t“i shkruaj njė e-mail se menjėherė ma mėsojnė adresėn tėnde dhe unė mė mirė nuk po ngutem. E keqja ėshtė se i kam larg vetėm dy klikime nė facebook, por ec e merr guximin…

E shtata : Me teleskop po i pėrcjellim kantieret Tua nė Gjithėsi dhe po shoh se Ti vazhdimisht po ndėrton…A nuk mendon se ka ardhur koha pėr reforma ne ferr, nė parajsė dhe nė tokė? Dhe njė pyetje personale: a ėshtė e mundur qė pas vdekjes tė marrė unė rrugėn e qumėshtit kurse njerėzit qė nuk i dua atė tė kosit? Njė gjė harrova: si i ka punėt Fridrih Niēe qė tha se keni vdekur dhe si po kalon xhaxhi Enver?

Duke pritur pėrgjigjen Tuaj, ju lutem pranoni pėrshėndetjet e mia mė tė sinqerta
Me rekomandimet mė tė veēanta dhe respektin mė miqėsor
Me plot besim dhe respekt pėr besimin cilėsor
Shumė ngrohtėsisht i Juaji pėrgjithmonė, vertikalisht, X.
avatar
Black Angel

38


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Estilen prej 26.05.10 21:54

hhahahahahahaahahahahaha sa kam qesh..
por e di se c'me pret atje ne 'boten e pertejme'.....ha hahahahahaha

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Black Angel prej 27.05.10 6:12

estilen shkruajti: hhahahahahahaahahahahaha sa kam qesh..
por e di se c'me pret atje ne 'boten e pertejme'.....ha hahahahahaha
Lum si ti qe e di cfare te pret ne "boten tende te perjetshme'' Cte bejme ne qe se dime
avatar
Black Angel

38


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

leter zotit

Mesazh  jakud linda prej 27.05.10 23:16

po ju nuk e dini se cfare ju pret neser e jo me ne boten e pertejme
qe nuk e di njeri nese egzistone apo jo.
Jo per gje po nuk eshte kthyer njeri qe andeje e te na tregoje se qysh eshte .
kaq kisha une .
avatar
jakud linda

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Black Angel prej 29.05.10 8:50

jakud linda shkruajti:po ju nuk e dini se cfare ju pret neser e jo me ne boten e pertejme
qe nuk e di njeri nese egzistone apo jo.
Jo per gje po nuk eshte kthyer njeri qe andeje e te na tregoje se qysh eshte .
kaq kisha une .
....
avatar
Black Angel

38


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  pegazus prej 31.05.10 17:20

monolog i bukur
avatar
pegazus

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Pajtim prej 28.06.10 22:25

huuu.. ēfare "letre" bukur bukur i ke cek disa pytje qe te gjithve na mundojne... edhe une kisha dasht me i dite disa pergjigjie..!!!
avatar
Pajtim

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Fikrro prej 28.06.10 22:44

Kam nje pyetje te vetme per ty Black Angel, ti si nuk e di ē'te pret pasi qe te vdesesh, kur ketu ti pohon se gjithēka eshte e zotit, bile i pohon edhe librat qe ai ka derguar dhe ne Bibel e Kur'an shkruan se ēfare ka mbas vdekjes, nese beson ne zot duhet te besosh edhe ne librat e tij...
avatar
Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

popo

Mesazh  cObRa prej 29.06.10 14:34

normal qe e dish se qka tpret en at bot tjeter ...qfar person je qashtu edhe atje ka met prit ...mundesh se paku me paramendu nese se dish.....a sa per nese qka ka met ndodh lenja ma mir atij qe duhet me ja lon ndor ai me dit....edhe tkishim dit na qka ka me na ndodh shum palidhje ish kon jeta...nuk ish kon interesante me dit qka don met ndodh....edhe din zoti pse e ka bo mos me dit ....ju une krejt.....okss
avatar
cObRa

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mahnitese per budallain

Mesazh  xhevahir prej 30.06.10 23:59

A i thua vetes njehere se si me mban toka. Shume kam qeshur per ato qe ke shkruar hahahahahahahahahahah.............................................................hahahahahahahaha.......................................ahahahahahahahahaha enderro se e ke falas.

xhevahir

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

"qmenduri"

Mesazh  agro1 prej 01.07.10 1:25

Pse Vertikal X, je munduar shume here me kontaktu me zotin ne menyre elektronike?

Pse Vertikal X, kerkon pergjegjje qe nuk te takojne ty, pse nuk kerkon pergjegje se si ta rritesh femijen tend te nesermen, mendoj se kjo do te ishte me e lehte per ty dhe me zbavitse.

Vertikal X, ajo qe dua te them eshte se kete ja them gjithmon vetes: beso se diēka e krijoi universin apo gjithsine, beso se diēka i madh dhe i fuqishem sundon ne kete bote, beso, beso, beso se kjo eshte e vertet, ai diēka qe krijoi kete univers apo gjithesi ne e quajm "ZOT"
BESO VETEM NE KETE ZOT, dhe ti do ti gjesh te gjitha pergjegjet e atyre pyetjeve qe ke parashtruar.

Puna me e veshtira eshte te jetosh.

Vertikal X, a ndalesh ndonje here ta shikosh veten tende, dhe ta analizosh veten tende se ē'do gje ne trupin tende eshte mrekulli, a e shikon domethenjen e qerpikve te syrit, a e mendon ndonjehere domethenjen e vetullave tua etj...???? Ahhhh ēfare mrekulli !!!! Ti krijoi ZOTI te gjitha keto.

Vertikal X, e vetmje gje qe nuk duhet te kesh te drejte te dyshosh eshte se ti nuk ke guximin te dyshosh se nuk ka ZOT.

Vertikal X, ti dysho ne ēka te duash tjeter, beso se nuk do te pergjegjesh per keto, do te "pergjegjesh" vetem nese dyshon qe ZOTI nuk ekziston. !!!
avatar
agro1

26


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

hhmmmm

Mesazh  lindita prej 18.07.10 15:20

Nje pergjigjeje do ta tregoj une z.Black Angel, Zoti i vetem , qe te krijoi ty, mua, token, qiellin,henen, diellin,qe e krijoi gjithesine, Ai eshte mbi Afsh dhe me Ate mund te takohemi vetem nese hyjme ne xhennetet e Adnit, por me vjen shume keq qe te gjithe ata qe jane sikur juve dhe qe mendojne keshtu sikur juve, as qe do ta ndjejne aromen e xhennetit e lere me te kene ate nder ta shohin Zotin e tyre.
Zoti na udhezofte dhe meshirofte neve dhe juve.
Me se miri e di Ai se ku e kemi vendin, KUJDES.
avatar
lindita

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Ivana prej 20.07.10 18:59

Me pelqen, do te thoja se e ke gozhduar Zotin dhe ai nuk ka nga te te levize tani hahahhaahhahaha kur te te ktheje pergjigje te lutem ma posto, dua ta lexoj, jam kurioze te di justifikimet e zotit. Dua te di se edhe kujt do ti falet ai per mekatet e tij.

Ah meqe ra fjala:
Si nuk e pyete per 2012? Ku do te jete zoti atehere???

hahahhahhahahhahahhahhaha Zot te fala dhe kujdesu per veten, se per njerezit je kujdesur mjaftueshem
avatar
Ivana

24


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  desi prej 20.07.10 23:30

hahahahaha.......monolog shume i bukur....nje reflektim i arrire mbi ekzistencen.....mendoj se nje pjese e pyetjeve te tua gjenden ketu ne toke...tek ne njerezit.Zoti ekziston...ai eshte filllesa e universit(ose universeve) E keqja qendron tek ne njerezit qe me imagjinaten tone kemi krijuar mitin e zotit mbret ne qiell me shkop ne dore qe do beje mrekullira sa te hapim gojen per tiu lutur....fete jane e keqja e njerezimit ...ato e budallallepsin njeriun...dhe nuk e lejojne te shoh me tej.Edhe une jam protestante si ty:) protestoj kunder feve......dhe besoj se Zoti sbie dakort me ate cka kane arritur ato nder shekuj vrasje,intriga,luftra etj.Zoti eshte ne zemrat tona,jo ne dokrrat me te cilat na mbushin mendjen fete.
avatar
desi

5


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Fikrro prej 21.07.10 13:45

Black angel, ivana, desi....... nese me lejohet do ju thoja 3 gjera:

1. Me pelqeu guximi juaj.
2. S'me pelqeu ajo cfare keni shkruajtur.
3. Mendoj qe ju protestanet e keni veshtire te besoni dicka qe nuk e shihni me syte tuaj prandaj nuk anoni nga asnje fe.

Jam i fese myslimane por tua them te drejten kjo qe keni shkruar me ka cuditur dhe me ka bere te mendoj, i kam ikur atij mendimi thjesht qe te jetosh nuk duhet te kesh dyshime.
Une jam kurioz per shume gjera dhe po tia filloj tash te kerkoj zbulime dhe te gjejė pse-het kurre nuk do tia arrije dhe do jetoj me brengen se cfare te beje.
Sidoqoft bravo per guximin.

Jetojeni jeten por jo te gjithė permbajtjen saj.

Ju pershendes fikrro.
avatar
Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ehhhhhhhhhh

Mesazh  Mace prej 27.07.10 17:45

Urime per guximin qe keni marr per te shkruar kete leter ose per te qene me e sakt per te postuar keto mendime qe jane reale tek te gjithe pavaresishte se disa i mohojne.

Thone qe kur ZOTI krijoj njeriun e krijoj ate sipas fytyres se TIJ, pra nese dikush e lexon me vemendje kete leter edhe mund te arrij ne konkluzionin qe ZOT dmth DIJE, RESPEKT, RREGULL, MIRKUPTIM, DASHURI, MIRESI, MESHIRE, e shume gjera te tjera.

Pra Z. X, te sugjeroj qe kete leter qe ke shkruar ne drejtim te ZOTIT per te marre disa pergjigje,ta rilexosh dhe do shikosh qe ato pergjigje i ke tek pyetjet e tua, tek llogjika, tek mirkuptimi, tek dija, tek miresia, tek dashuria, tek falia, tek adhurimi e mbi te gjitha tek durimi si dhe tek plot gjera te tjera qe te ka dhuruar NATYRA dhe ZOTI.

Persa i perket antareve te tjere qe bejen komente apo ironizojne, le te perpiqen njeher qe kete leter qe ti ja ke drejtuar GJITHESISE me keto pyetje tja drejtojne vetes e mbase do shikojne qe jemi ne ata qe e sollem boten ne kete gjendje eshte injoranca dhe padija si dhe ligesia e njeriut qe kemi arritur deri ketu.

Sa per ty Lindita besoj se nuk ma do mendja se ti do arrish te futesh ne portat e Parajses perderisa arrin qe te paragjykosh dike qe ka guximin e ti drejtohet ZOTIT ti thot ku JE??
Do doja te dija ju lutem kush i di 7 mekatet e pafalshme qe ZOTI NUK I FAL ???? Ma do mendja se kjo do na bej te kuptojme se sa te paster jemi, sa besim kemi ne Zot, sa e duam ate, sa e urrejme, sa kujtohemi per te dhe PSE KUJTOHEMI PER TE VETEM KUR JEMI KEQ?!

DHE NJEHER JU PERGEZOJ PER GUXIMIN DHE DO JU LUTESHA LEXUESVE TE TJERE QE TA LEXOJNE ME LLOGJIKE DHE ME DIJE KETE LETER INTERESANTE , DHE JO ME INJORANC.
Sepse ne thelb kjo leter permban nje kuptim te qart "INJORANCA dhe PADIJA" e njerzve cojne ne katastrofa maramendese, qe as ZOTI nuk di se cfare te beje ne situata te tilla.

Nje keshill per ju Z.X nese me lejohet me gjithe Respektin Tim!
Prano Dijen moho Injorancen dhe do shikosh qe aty do gjesh ZOTIN, OSE DO E KUPTOSH QE ZOTI eshte ai qe eshe i zoti te marr dije e njohuri.

P.S:
ENEIDA!
avatar
Mace

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  pohenix prej 27.07.10 19:08

SA E BUKUR KJO ME PELQEU SHUME POR DESHIROJA TE DI PSE ESHTE PERCAKUAR SI KAQ E GUXIMSHE NGA DISA PREJ JUSH.NQS ZOTI KA FALUR KAQ SHUME MEKATE DO TA FALI DHE KETE KESHTU NUK KINI PSE SHQETESOHENI
avatar
pohenix

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ZOTI

Mesazh  0011 prej 07.12.10 20:24

nje fshatar shum i varfer vendosi te shkruj nji leter ZOTIT, dhe ti kerkonte 10.000 euro per te ngren buk
letren ja dha nji priftit dhe i tha do tia dergosh ZOTIT kete zarf mir emore vesht.E mir tha prifti
prifti u taku me papen dhe i tha se nji fshatar ka shkruajtur kete leter per ZOTIN dhe kerkon 10.000 euro per buk te kalamajve
e mir tha papa jepjani 5.000 euro se ka nevoj per buk
prifti i dha zarfin me 5.000 euro fshatarit ja ZOTI te ka kthy pergjigje me anen e Papes hape zarfin e shifi se ē ka.
kur fshatari i pa parat u gezua shum dhe filloi te shkruaj perseri leter ZOTIT dhe shkrujti
O ZOT kur te me dergosh para mos mi dergo te Papa mi dergo mu direkt se Papa mi ka hanger 5.000 euro se un te kerkova 10.000 dhe me erdhen 5.000
avatar
0011

36


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Leter Zotit

Mesazh  jorevikavaja prej 07.12.10 23:00

Black angel, edhe mua me mundoj ne keto pyetje, sepse sic thone disa qe beso qe dikush ka formuar gjithcka, dhe do te gjesh zgjidhje atehere pse zoti na beri ne kureshtare nese ekziston, duke e ditur se ne do ti dilnim kunder ..

Ai do e kishte pasur me te lehte nese do krijonte nje bote perfekte.

I qendroj edhe nje here teorise qe zoti eshte nje dhe i plotfuqishem qe nuk ka nje qellim te caktuar, atehere bie kunder sepse ai vete na coi neve drejt molles se ndaluar, pra drejt nje qellimi te caktur, qe sot besoj se zoti do te jete penduar nese ekziston...apo e kam gabim?????

Vete zoti eshte "simboli i drejtesise dhe urtesise", pra krejt e kunderta nga realiteti, sepse ne veme re qe te pakten pjesa me e madhe e luftrave behet ne emer te zotit, pra edhe ai ka nje qellim te caktur apo jo??

Edhe nje here shtoj qe nga padrejtesia nuk lind bote e drejte....gje qe \verteton qe zoti per mua nuk ekziston.............
by jorevi
avatar
jorevikavaja

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  inkubacioni prej 08.12.10 0:17

O njerz nuk po ju ka hije te beni hajgare me ket qeshtje kaq te madhe siq eshte Zoti a mendoni se ju po dini diqka a katastrof kush ka met me drejtu punen e Zotit
avatar
inkubacioni

34


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Idlir prej 08.12.10 14:12

Se pari, Ai lloj Zoti qe kam zgjedhur te besoj, nuk para shqetesohet per qyfyret tona, qofshin ne forme protestash, ironish apo c'kadotjeter. Keshtuqe s'ka asnj problem per ate letren, e cila nga pikpamja letrare nuk ishte pa vlere.

Se dyti, sikur te ishim pak me modeste s'do te benim keq, pasi t'i japim vete statusin e atij qe i tregon vendin Zotit, me duket sa mendjemadhesi aq edhe infantilitet.

Se treti; nqs ate letren do ta lexojme (midis reshtave) pa pozicionime paraprake, mund te gjejme disa te verteta qe ia bejne mu, mu perpara hundes se njerezimit besimtar e jobesimtar. Ne emer te Zotit vriten e prite, ne emer te zotit poshterohet e perndiqet, etj, etj Meqe autori i letres nuk i perket ndonje feje, atehere, ne nentext, me duket se ai i drejtohet zotit pikerisht te feve, pasi ato, fete, kur poshterojne e godasin, pretendojne se bazohen ne keto veprime te ndyra te zoti. Atehere, nje njeri qe nuk eshte i interesuar se ceshte Zoti ne te vertete, atakon kete lloj hyjnie qe i servirin fete.

Do vazhdoja edhe me, por pashe se dikush para meje ka dhene nje pergjigje interesante me te cilen bashkohem.
avatar
Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Idlir prej 08.12.10 14:21

Ivana; te debatosh e te mbosh nje pozite religjioze apo ateiste, me arsyetim, etike e kulture eshte nje gje e admirueshme. Por te besh hahaha, kot se koti, thjesht se te pershtatet ty ne formimin tend, me duket feminore. Me keto lloj reagimesh shume shpejt forumi do te braktiset nga anetaret serioze (kualitative), dhe do te shnderrohet ne revisten hosteni te kohes se partise, ku tregoheshin barcaleta e behej hajgare. Nqs e kini kete qellim vazhdoni se do tia arrini qellimit.
Mos u beni si ata qe s'bejne asgje ne kete bote, por i kerkojne llogari gjithe dynjase, pa e ditur se nga i buron kjo e drejte. Pse nuk jepni versionin tuaj per shkakun e kesaj gjendjeje ne bote? Njeriu qenka kaq flori, po qenka zoti qe po e merrr ne qafe?

Personalitetet me te medhenj si Gete e Bethoven, shprehnin adhurim per Perendine. Edhe ne kemi te drejte ta perbuzim Perendine, por me pare le te behemi si ata (Gete-Bethoven); le te realizojme veten e te behemi njerez...
avatar
Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Elizza prej 08.12.10 17:11

S'do tė zgjatem shumė dhe s'dua t'i pėrsėris disa mendime tjera tė antarėve me tė cilat pajtohem, por....

Gabimi mė i madh kur flasim pėr Zotin ėshtė se i referohemi si tė ishte diēka materiale, apo diēka e krahasueshme. Fjala 'Zot' ėshtė vetėm fjalė, nocion. Ne mund tė flasim me orė tė tėra pėr nocione, pėr ide, koncepte, por jo pėr tė vėrtetėn, jo pėr Zotin. Zotin nuk mund ta pėshkruajmė me fjalė, nuk mund ta paraqesim si tė na pėrshtatet neve, e aq mė pak ta fajsojmė pėr problemet e fatkeqėsitė tona. Ne mund tė flasim pėr pengesat nė njohjen e Zotit, pėr rrugėn drejt njohjes sė Zotit, pėr mėnyrat, por kurrė pėr Zotin!

Kjo mund tė jetė e ngjashme me njė tė verbėr qė nga lindja, qė pyet pėr ngjyrėn e kuqe si ėshtė. Ne nuk do tė gjejmė fjalė ta themi. Do tė pyet; "Eshtė e gjatė apo e shkurtėr?", "E ėmbėl apo e hidhur?"...e vetmja qė mund t'i themi ne ėshtė: "Nuk ėshtė kjo"....Ne nuk mund tė gjejmė fjalė ta pėrshkruajmė ngjyrėn e kuqe me ato nocione qė do ta njihte ai.... Deri kėtu shkon edhe njohuria jonė pėr Zotin, ne mund t'i eliminojmė gjėrat qė njohim, duke thėnė: "Nuk ėshtė kjo, nuk ėshtė kjo"...por Ēka ėshtė atėherė?!.....
Ne me anė arsyes nuk mund ta vėrtetojmė ekzistencėn e Zotit, por as ta mohojmė!

Toma Akuinski tha: "Ja se ē'ėshtė pika e fundit e njohurisė sė njeriut pėr Zotin - e dimė se nuk dimė se ēka ėshtė".
Njohja sipėrfaqėsore apo mosnjohja e realitetit ēon nė shkrime tė tilla (si tė zotrisė vertikal a horizontal), e nė mohim.
avatar
Elizza

1087


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  yasmin prej 08.12.10 17:34

Fakti qe nuk jam dakort me filozofine e black angel ne lidhje me shkrimin e tij nuk do te thote qe nuk respektoj mendimin e tij...nuk dua te behem avokate e askujt por me duket sikur po i beni gjyq popullor autorit te kesaj teme...kush nga ne e di se cfare ka kaluar ai ne jete qe e ka shtyre te mendoje ne kete menyre?!! Jane disa rrethana ne jete qe te shtyjne ne nje filozofi te tille,nuk eshte faji i black angel qe mendon ne kete menyre...Se a ben gabim ai qe mendon ne kete menyre eshte cshtje e tij midis Zotit sepse fundja Atij ia ka nisur "letren" dhe postimin e tij ne forum e ka bere per te ndare dicka me ne....jo per gje por ju qe po beni avokatin e Zotit po merrni atributet e Tij duke qene se po gjykoni nje krijese te Tij dhe ju e dini shume mire qe vetem Zotit i takon te gjykoje krijesat e Tij....
avatar
yasmin

350


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Estilen prej 08.12.10 17:58

yasmin shkruajti:Fakti qe nuk jam dakort me filozofine e black angel ne lidhje me shkrimin e tij nuk do te thote qe nuk respektoj mendimin e tij...nuk dua te behem avokate e askujt por me duket sikur po i beni gjyq popullor autorit te kesaj teme...kush nga ne e di se cfare ka kaluar ai ne jete qe e ka shtyre te mendoje ne kete menyre?!! Jane disa rrethana ne jete qe te shtyjne ne nje filozofi te tille,nuk eshte faji i black angel qe mendon ne kete menyre...Se a ben gabim ai qe mendon ne kete menyre eshte cshtje e tij midis Zotit sepse fundja Atij ia ka nisur "letren" dhe postimin e tij ne forum e ka bere per te ndare dicka me ne....jo per gje por ju qe po beni avokatin e Zotit po merrni atributet e Tij duke qene se po gjykoni nje krijese te Tij dhe ju e dini shume mire qe vetem Zotit i takon te gjykoje krijesat e Tij....

Eshte shume vertete kjo thua Yasmin...Te gjithe ne nga maja e piramides(se diturise apo dhe e injorances,i drejtohemi ''turmes qe jane poshte'' nesh,gati per ti bere autopsine e filozofise se mendimit te tij,pa e pasur ate target.Eshte e drejte ose jo, ajo per te cilet gjykojme tjetrin,rendesi ka qe ''kundreshtari'' nuk eshte ne hulline e mendimit tim,e pastaj rrufe zbrazim ndaj tij.Gabim,cdo kush ka te drejte te shprehi ate qe mendon,ndryshe asgje nuk na diferencon nga nje diktator i vogel.

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Fakiri prej 08.12.10 20:07

jakud linda shkruajti:po ju nuk e dini se cfare ju pret neser e jo me ne boten e pertejme
qe nuk e di njeri nese egzistone apo jo.
Jo per gje po nuk eshte kthyer njeri qe andeje e te na tregoje se qysh eshte .
kaq kisha une .

Qė nuk ėshtė kthyer njeri nga andej nuk do tė thotė se nuk ekziston bota tjetėr po mė thuaj mua se njenė diken qė nuk ka shkuar nė botėn tjetėr(i pavdekshėm) apo do tė jesh ai i cili qė do ti ngul kėmbėt nė kėtė botė pėr tė mos shkuar nė botėn tjetėr....pasi shumė mė e arsyshme do tė ishte qė njeriu duke jetuar nė botėn materiale(fizike)t tė ketė mė shumė mundėsi pėrlogjikėn e tij pėr tė mbetur nė kėtė botė,se sa tė kėrkoni njė gjė nga tė vdekurit tė kthejen dhe tė tregojnė qė bota tjetėr ekziston.
avatar
Fakiri

1035


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Idlir prej 09.12.10 10:02

Une , personalist, Yasmin dhe Estilen, nuk me ngjan se i bera gjyq dikujt, dhe as qe e pashe nga ndonje fare maje, por, sugjerova qe komunikim njerezor quhet ai qe sherbehet me argumente dhe jo me opinione. Qe argumenti eshte mbreti i diskutimit (atje ku ai eshte i mundur) kete nuk e shpika une, dhe, prape nuk e shpika une qe opinioni eshte arbitrar, ose te pakten shpreh nje qendrim ultrasubjektiv, bazuar mbi emocione apo pervoja te mundeshme siē supozon Yasmin. Qendrimi i Elizza, mua mu duk nje qendrim filozofik, jo nje gjyq, pasi eshte e njohur "Deviza" se ne: mund te themi ē'ka nuk eshte Zoti, por nuk themi dot se ē'fare eshte, pasi Ai e transhendon arsyen tone. Arsyeja nga ana e saj eshte e kufizuar, sipas E. Kant (Kritika e arsyes se kulluar teorike), ndaj, po sipas Kantit, as mund te pohojme as mund te mohojme ekzistencen Siperore.
Gjithsesi, perssa kohe qe nuk ka fyerje, por kundershtime te bazuara ne edukkaten elementare (qe me ngjan se e kemi qene perkitazi saj), me duket s'e s'ka shkak per alarm. A do bisedojme apo jo? Nqs duhet te themi amin per cdo gje qe thuhet atehere eshte tjeter lojw. Nje teme e hedhur ne forum, eshte nje shkak qe sejcili prej nesh te shprehet; pa fyerje, pa cinizem, me dashuri... Cfare mund te bejme tjeter?
Une e vleresova letren e Black Angel (rilexojeni pjesen time), dhe reflektova mbi te. Kaq...
avatar
Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  yasmin prej 09.12.10 13:41

i dashur idlir....
une nuk te thashe ty qe po i ben gjyq popullor shkrimit te black angel,por nese ti vete e mendon qe une tu drejtova edhe ty qe po ben gjyq popullor do te thote qe ti ne ndergjegjen tende po beje,per ilustrim: nese une ndodhem ne nje vendngjarje ku eshte kry nje krim dhe merrem si deshmitare ne seance gjyqesore ku me pyesin mua se cfare pashe une pergjigjem vetem per ate cfare shikova me syte e mi dhe nuk i them atyre shiko mos u merrni me mua se une nuk e bera krimin dhe as mora pjese sepse kete e deklarova edhe ne procesverbalin fillestar te pyetjes nga hetuesit, po deshet rilexojeni...nje gje e tille do te tregonte se deshmitari ka nje pjese faji,besoj se e kupton kete shembull....
tani po filloj me konkretisht....qe une i kam vleresu disa mendime e tua kete e kam thene edhe publikisht dhe ta dish qe kete temen per here te pare e lexova kur pashe qe kishe dhene ti nje mendim me te sepse u bera kurioze.....e lexova dhe fillimisht nje leter e tille mua me preku jo per ate qe kishte akuzu black angel Zotin po, ai rebelim qe vinte nga disa zhgenjime,dhimbje qe kishte perjetu autori i temes dhe per kete mua mu duk se ju(ne pergjithesi) nuk po repektonit mendimin e tij,mendim qe ai ka dashur thjesht ta ndaje me ne dhe jo te na tregoje se c'eshte Zoti astu sic bejne shumica ketu,sepse njohja drejt Zotit eshte krejt individuale dhe une irritohem kur ju anetare te dashur na permendni keto se ca thote tomas akuin,emanuel kant,gete,bethoven apo edhe vete filozofia e elizzes qe ti mbron aq shume....duke dhene thjesht mendime ne ere sikur na plasi ketu se ca mendojne filozofet sikur ne te mos ishim marre kurre me filozofi por vetem ju....po cfare mendon black angel qenka mediokre qe nuk mendon si keta te "diturit" qe ju te gjithe i drejtoheni sikur ky anetar te ishte ndonje blasfemues apo nje humorist meqe i ben te tjeret te qeshin...pse black angel-it nuk i lejohet te filozofoje sepse bjen ndesh me filozofine e getes,bethoven e company dhe fiozofise tuaj personale(nese eshte e tille)....

atehere pra nese eshte keshtu une dua ta them dhe ta them shume fort qe edhe pse besoj ne Zot kjo filozofi e black angel ne kete shkrim eshte shume me e mire se ajo filozofia qe na keni paraqite ju duke mbrojte mendimet e filozofeve tuaj te preferuar duke mos pasur ju nje filozofi te tuajen personale....dhe ky shkrim i black angel jo vetem me duket me filozofi vetjake por me duket edhe art sepse arti pikerisht me kete ka te beje qe dhimbjen tende e kthen ne nje art vetjak dhe origjinal,sepse une nga shkrimi i tij ndjeva nje pjese te dhimbjes qe ka provu ai dhe jo sulme ndaj Zotit,per te dhene nje mendim te drejte duhet te vihesh ne vendin e atij qe e provon dicka dhe jo duke permende se c'a thone filozofet sepse cdokush ka filozofine e tij....
po me del tym nga koka...nga keto paragjykime...
avatar
yasmin

350


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Idlir prej 09.12.10 14:36

Yasmin; ne thjesht po shprehemi ashtu si dime. Tani, nqs une s'kam nje filozofi time, si te bej? Te bisedoj apo jo? Ne fjalet e mia nuk ka pas pasion, por thjesht komunikim, per aq sa eshte aftesia ime e te mos qenit gjyqtar. Natyrisht qe "me djeg", pasi apriori mendoj se ne cdo formulim mund te gaboj edhe kur nuk jam i vetedijshem per kete. Spjegimi yt me beri te ndihem mire, por emocionaliteti qe manifestove me vuri ne pozite pak te veshtire. Nqs une kam permendur disa figura, kjo ka qene edhe per t'i dhene njefare sharmi bisedes (sipas meje), ndersa Elizzen nuk e mbrojta, ne ate sens qe e ke trajtuar ti... per me teper ndoshta imitova (ne konotacion pozitiv), nje shkrimin tend ku midis te tjerah thosh"... une dhe Estileni...". Ja, kaq ishte. Po te jem ndonjehere i inatosur do te ta them, por, te lutem te jesh pak me pak sensitive, se ne njefare menyre sikur frenohemi po u vetekontrolluam ore e cast.
Tani te themi te drejten, ajo letra nuk eshte se kishte ato vlera qe i projekton ti. Eshte deshira jote e mire (sipa meje of course) qe e ben te duket ashtu. Mua vete as me trazoi (letra), por vetem se me dha nje shtyse per te bere ca refleksione
avatar
Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  yasmin prej 09.12.10 14:51

Pra Idlir ketu tani the qe kjo leter nuk ka ato vlera qe thashe une,por me pas thua qe kjo leter sherbeu qe ti te besh disa refleksione...tani dicka nuk e kam te qarte,si te ben ty te reflektosh dicka qe nuk paska vlera....jo per gje por zakonisht gjerat pa vlera nuk meritojne qe ne te shtrydhim trurin per to (sepse keshtu u shprehe qe ajo leter nuk ka vlera pervec vlerave artistike)......
avatar
yasmin

350


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Arsenic prej 09.12.10 15:18

Ne jetojme ne nje mashtrim aq te madh saqe kjo na ka percjellur qe nga lindja e njerezimit.

Tere koncepti i Zotit eshte krejt dicka tjeter: demonet ne fakt jane interpretuar si Zoti ne librat e shenjte dhe njerezit ne fakt i luten ketij Zoti - kjo ka edhe nje kuptim, sepse demonet ushqehen me qeniet njerezore, kur ata bejne lutje.

Pra fete jane te bazuar ne demonet. Kete gabim apo me mire te themi mashtrim njerezor e gjejme kudo neper bote ...
avatar
Arsenic

93


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Idlir prej 10.12.10 10:21

Nuk thashe "pa vlere", Yasmin, por kam folur per relativitet vlere. Sa per refleksionin, une ngaqe desha te hedh njefare ideje timen, gjeta rastin, me ate leter, sic mund ta gjeja edhe pa letren; si te thuash, jo se me "detyroi" letra.
Dikur, ketu, jam shprehur se argumenti eshte ai qe duhet te na motivoje dhe jo opinioni. Letra ishte opinion dhe jo argument, por sigurisht qe kjo nuk perben sakrilegj. Me sa duket ti nuk i referohesh se c'kam reflektuar mbi letren; ne nje pjese te argumentit, une e kam mbeshtetur. Cfare duhet te bejme? Te jemi absolute: o plotesisht pro; o plotesisht kunder?
Pastaj sikur na ka ngecur diskutimi kot, ne nje pike e cila sidoqofte nuk me duket se kerkon kaq vemendje dhe impenjim. Ne keto replika, sidomos me ty, une po perpiqem qe te ndertoj nje raport besueshmerie dhe vleresimi, qe dmth, se edhe kur nuk jemi ne nje mendje, ne vazhdojme te debatojme si kolegw e miq.
avatar
Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Idlir prej 10.12.10 10:30

I sugjeroj Paradoxit, qe ta zhvilloje idene e feve qe bazohen ne demone, se mu duk me interes
avatar
Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  yasmin prej 19.01.11 12:25







..............


Edituar pėr herė tė fundit nga yasmin nė 30.01.11 13:25, edituar 1 herė gjithsej
avatar
yasmin

350


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Idlir prej 19.01.11 12:35

Le te presim pergjigjen e Zotit! Deri atehere; na qofte heshtja e mbare!
avatar
Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Xhulia123 prej 19.01.11 18:42

Une jam dakort me yasminen, per faktin se ne duhet te perpiqemi t'a kuptojme njeri-tjetrin, e jo te luajme rolin e Zotit duke i gjykuar. Por ama, m.q.s. black angel pati guximin te tallej me Zotin duke e trajtuar si nje njeri e duke vene ne dyshim fjalet e tij ne Bibel, atehere le te kete kurajon qe te perballet me njerez te zakonshem si ne nė nje forum ku nuk eshte balle per balle fatmiresisht dhe te pranoje kritikat, te cilat nuk krahasohen as gabimisht me ate qe mund t'i ndodhe nga fjalet blasfemuese qe tha ne fillim dhe kjo sepse Zoti e ve drejtesine ne vend, heret ose vone.
avatar
Xhulia123

44


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

kam gjetur adresen e Zotit

Mesazh  Nikolaos prej 19.01.11 20:01

Shikoni kete video dhe e gjeni....:http://www.youtube.com/watch?v=17jymDn0W6U
ketu eshte e verteta. A mund te me thoni se ku ndodhet Zoti ketu?


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 15.04.11 14:07, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Monark prej 15.03.11 20:58

Me sa po shoh ketu tek kjo letra paska shume shtermberime te bibles - ne bibel nuk behet fjale per moll starkinge apo shalqi por per ''pemen e njohjes se mires nga e keqja'' -sepse ne te vertete ai ishte nje urdherim nga zoti e theksoj ''vetem 1 urdherim jo dy ose tre por vetem nje'' keshtu mendoj un se njeriu nuk ishte ne gjendje te mbante vetem nje urdherim dhe jo me shume.
Ti dark angel thua se zoti nuk ka fuqi egzekutive -ndersa un mendoj se zoti i ka lene koh njeriut qe te mendoje se pa te nuk mund te hedh as hapat e veta.
Por edhe un jam njeri dhe nuk i di te gjitha pergjigjet prandaj do lexoj edhe me shume per ti gjetur ato.
zoti nuk e dinte se ne do mekatonim per shum arsye nuk e ka lejuar kete njera nga me te rendesishmet eshte se zoti eshte dashri-1 gjoni 4:16
avatar
Monark

14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  99koli prej 15.03.11 21:30



avatar
99koli

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Niko_ prej 16.03.11 19:59

Pėr mendimin tim, kjo ėshtė tema mė argėtuese e forumit dhe e sjellė kėtu nė mėnyrė shumė tė zgjuar (duke patur parasysh qė ka edhe besimtarė fanatikė tė ē'do besimi fetar, qė tė hedhin thonjtė nė fyt kur guxon tė prekėsh tema tė tilla). Unė jam nga njerėzit qė deklarohen tė pa'fe dhe jam me shprehjen (kontrollo, beso), por nga ana tjetėr besoj se jeta e njeriut ėshtė shumė e shkurtėr dhe nuk mjafton aspak qė dikush tė merret me kėto gjėra dhe tė arrijė nė njė pėrfundim tė saktė me prova tė pa'kundėrshtueshme.

Niko_

135


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zot...

Mesazh  g-kristi prej 13.04.11 20:32

A di ca kot jeni lodh krejt...ai qe do beson ai qe sdo sbeson...Un Per VEte..besoj ne zot..VEtem ne Zot...jo te fet sbesoj shum megjithse ato percjellin nje mesazh jo te keq..nuk te shtyjn te besh dicka te keqe por megjithate e mira eshte thjesht besimi ke zoti dhe kaq
avatar
g-kristi

35


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Nikolaos prej 13.04.11 20:43

G-kristi, ti po bie ne kundershtim me veten kur thua besoj ne zot dhe nuk besoj ne fe. Eshte pikerisht feja ajo qe na thote se ka zot se askush nuk e ka pare ate.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Xhemajl prej 14.04.11 16:27

Nikolaos shkruajti:G-kristi, ti po bie ne kundershtim me veten kur thua besoj ne zot dhe nuk besoj ne fe. Eshte pikerisht feja ajo qe na thote se ka zot se askush nuk e ka pare ate.
Nikolaos mund te besosh ne zote duke mos ndjekur rite fetare, dhe mos ndjekja e fesė nuk do te thot mos besim ne zot.
avatar
Xhemajl

382


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Nikolaos prej 14.04.11 19:15

Nuk e ke kuptuar ate qe kam dashur te them. Sigurisht qe mund te besohet ne zot nese jemi te bindur qe ai ekziston, po si e dime ne qe ai ekziston? - kete e kemi mesuar nepermjet fese, sepse pikerisht shkrimet fetare na informojne per "zotin". Te thuash nuk besoj ne fe, eshte te hedhesh poshte ate cfare thote feja, kur feja aprovon zotin. Megjithate une mbetem ateist, pavaresisht se dikur besoja.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  freegogo prej 14.04.11 22:14

me falni se hera e pare qe shkruaj ne kete forum, pas leximit te temave qe i parashtron nikolaos i cili mundohet cdo here ne cdo teme vetem te vertetoj mosbesimin e tij ne Zot, do te ishte mire te rrespektoni ate numer ta madhe qe besojn ne Zot sepse do te dilnin budallenj shtat milijard njerez qe besojn, e vetem ti i mencuri dhe e gjete realitetin dhe te verteten, ju lutem te keni rrespekt ndaj tyre sepse edhe ata kan argumente ashtu sic mendon ti se ke shum argumente te cilat bazohen sic duket vetem mendjen tuaj.
te besosh dhe te ndjekesh rituale fetare nuk te demton por perkundrazi cdo fe thirr ne rrespekt dhe nder mes njerezve, dhe mendoj se ai qe nderon nderohet dhe kjo mban rendin shoqeror.
edhe te mos besosh je i lire por mos nencmo se vetem nencmim te kthehet.
mire do te ishte nikolaos ti para se te kerkosh zotin me gjith kto mundime qe ke bere duke kerkuar dicka jasht kufijve te mendjes tende sikur po kerkon nje shok tendin ne gjithe keto adresa dhe telefonata, mos u lodh dhe mos humb kohe se ata qe kan besuar Zotin nuk do te nderojn besimin e tyre por edhe ata qe nuk besojn sikur ju nuk ofendojn te tjeret qe besojn sepse jemi te lire.
edhe dicka per fund:ata qe besojn dhe ata qe nuk besojn Zotin prap se parap duken te barabarte, neqofte se nuk ka Zot asnjeri nuk eshte ne humbje por neqofte se nje dite vertetohet se ka Zot dhe bote tjeter ateher vetem ata qe nuk besuan do te jen ne humbje.
avatar
freegogo

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Nikolaos prej 14.04.11 23:04

Po me ben te qesh me fjalet naive qe thua. Kush te tha ty qe 7 miliard njerez besojne ne Zot? Vetem Kina me Japonine (qe kane prodhuar koka shkencetaresh) jane sa ēereku i botes dhe nuk besojne ne zot, por me duket se nuk i ke mesuar mire mesimet. Nuk ka nevoje te me japesh mend ti mua sepse dijet i marre nga librat e njerezve te medhenj. Mos te duket vetja kaq i madh ty sa udheheqesit e medhej qe e kane kundershtuar zotin? Njeriu me i pasur i botes deri dje ishte Bill Gates dhe ai eshte shprehur se nuk beson ne Zot. Nese ai nuk beson ne Zot, dhe zoti ekziston, pse "zoti" e ka bere ate me te pasurin e botes? ketu kemi ardhur per debate, per te zgjidhur enigma, per te kundershtuar, per te zbuluar te verteten, jo te pranojme gjithcka qe shkruhet per zotin tuaj imagjinar i cili jeton ne mendjen e njerezve vetem 2000 vitet e fundit kur jeta njerezore ka mbi 70 000 vjet. Sa here i je lutur ti Zotit dhe sa pergjigje ke marre prej tij? sa luftra, termete, vullkane kane vrare njrez pa faj dhe zoti yt ka heshtur? sa foshnja te pafaj kane vdekur? sa njerez vuajne? pa me thuaj ti more cfare bente Zoti perpara se te krijohej universi? po flinte gjume? c'kuptim ka jeta e tij e vetmuar? Ti bazohesh ne zot vetem tek fjalet e kuranit, por kuranin tend more zoteri fatkeqesisht nuk e studjojne neper shkolla, te pakten vendet e zhvilluara te botes sepse kurani yt i mbulon femrat me shami nga koka te kemba, dimer e vere, te mbytur me djerse, i diskriminon ato ne shoqeri. Ja kjo eshte e keqja e fese. Nuk kemi nevoje fare per rregullat fetare sepse e dime shume mire se cila eshte e mira dhe cila eshte e keqja, nuk ka nevoje te na mesoje as kurani, as bibla. Shqipetaret e mbajne veten kot per shumice myslimane, sepse shume pak prej tyre i rrespektojne rregullat absolute te fese, madje rinia moderne i perqesh ato. Vendet me te zhvilluara te botes si Amerika, Kanadaja, Gjermania, Franca, Anglia, Australia jane shume larg rregullave te kuranit. Dhe ne duhet te ecim me vendet e emancipuara, dhe jo te kthejme koken nga lindja qe ka vetem lufte dhe zi.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  freegogo prej 15.04.11 9:54

Te kapemi vetem per nje ose dy pika dhe te debatojme dhe mos te derdhim bisedat majtas e djathtas te lutem.nese ke deshir do te skojme nje nga nje
dhe debatojm pa nencmime...
e para:
A ekziston Zoti? Mė duket interesant fakti qė kėtij debati i jepet kaq shumė vėmendje. Studimet e fundit kanė treguar se mbi 90% e njerzve nė botė sot besojnė nė ekzistencėn e Zotit ose e ndonjė fuqie mė tė lartė. Megjithatė, nė njė farė mėnyre pėrgjegjėsia bie mbi ata qė besojnė nė ekzistencėn e Zotit, pėr tė vėrtetuar nė njė farė mėnyre qė Ai me tė vėrtetė ekziston.

Pėrveē argumetave tė Biblės dhe Kuranit nė lidhje me ekzistencėn e Zoti, ka edhe argumenta logjik. I pari ėshtė argumenti ontologjik. Forma mė e njohur e argumentit ontologjik nė pėrgjithėsi pėrdor konceptin e Zotit pėr tė provuar ekzistencėn e Zotit. Ajo fillon me pėrkufizimin e Zotit si “ekzistenca mė e pėrktyer.” Ėshtė argumentuar pra se tė ekzistosh ėshtė diēka mė e madhėrishme se sa tė mos ekzistosh, prandaj qenia ekzistuese mė e madhėrishme duhet tė ekzistojė me tė vėrtetė. Nėse Zoti nuk do tė ekzistonte atėhere Ai nuk do tė ishte qenia mė e pėrkryer, por kjo do tė binte nė kundėshtim me vetė pėrkufizimin e Zotit. I dyti ėshtė argumenti teologjik. Argumenti teologjik ėshtė se pėrderisa universi shpalos njė krijim kaq tė mahnitshėm atėherė duhet tė ketė pasur njė Krijues Hyjnor. Pėr shembull, sikur toka tė ishte vetėm disa qindra milje afėr ose larg diellit, nuk do tė ishte nė gjendje tė kishte njė jetė tė kėtillė. Nėse elementet nė atmosferėn tonė do tė ishin vetėm pak pėrqindje ndryshe, ēdo gjallesė nė tokė do tė vdiste. Pobabiliteti qė njė molekulė proteine tė jetė formuar rastėsisht ėshtė 1 nė 10 (ku 10 ėshtė e ndjekur nga 243 zero). Njė qelizė e vetme pėrbėhet nga mijėra molekula proteine.

Njė argument i tretė logjik nė lidhje me ekzistencėn e Zotit ėshtė argumenti kozmologjik. Ēdo pasojė e ka njė shkak. Universi dhe gjithēka nė tė ėshtė njė pasojė. Duhet tė ketė diēka qė ka shkaktuar ekzistencėn e gjithēkaje. Ky diēka “i pa-shkaktuar” ėshtė Zoti. Njė argument i katėrt ėshtė argumenti moral. Ēdo kulturė pėrgjatė historisė, ka pasur njė formė ligji. Gjithsecili ka njė ndėrgjegje tė asaj qė ėshtė e drejtė dhe asaj qė ėshtė e gabuar. Tė varit, tė vjedhurit, tė gėnjyerit dhe imoraliteti janė pothuajse universalisht tė dėnueshme. Nga kush erdhi pra kjo ndėrgjegje e sė mirės dhe e sė keqes veēse nga njė Zot i shenjtė?

Nėse Zoti ekziston, atėhere ne duhet tė japim llogari para Tij, pėr tė gjitha ato qė kemi bėrė. Nėse Zoti nuk ekziston atėhere ne mund tė bėjmė ēfarė tė duam, pa e vrarė mendjen se Zoti do tė na gjykojė. Mendoj se kjo ėshtė arsyeja pse evolucioni ėshtė kaq i besueshėm nė shumė shoqėri, pėr t’u dhėnė njerėzve njė alternativė pėr tė besuar nė njė Krijues Zot. Zoti ekziston dhe padyshim qė tė gjithė e dinė se Ai ekziston. Vetė fakti se disa mundohen tė hedhin poshtė nė mėnyrė agresive ekzistencėn e Tij, ėshtė nė fakt njė argument pro ekzistencės sė Tij
Besimi tek Zoti nuk ėshtė njė hap i verbėr drejt errėsirės, ėshtė njė hap i sigurt drejt njė dhome tė ndriēuar mė sė miri, nė tė cilėn qėndrojnė tashmė 90% e njerzve.
e dyta:
neqofte se ti i merr keto argumente nga njerez te medhenj per te cilet pohojne se nuk ekziston Zoti, poashtu edhe une i marr nga njerez te medhenj zoteri por me i madhi i gjithve eshte Muhamedi i cili argumenton se Zoti ekziston.
a e din kush eshte Muhamedi pra:
per te kan folur njerez edhe me te mdhej se ata qe ta argumentojn ty mosekzistimin:
Michael H. Hart, nė "The 100: A Ranking of the Mos Influential
Persons in Histori", New York, Hart Publishing Company, Inc. 1988,
f. 33, thotė:
"Vėnia e Muhammedit a.s. nė krye tė listės sė personaliteteve mė
influencuese nė botė, mbase mund t'i befasojė disa lexues, e tė
tjerėt t'i bėjė tė pyesin pėr njė rangim tė tillė, por ai ishte
njeriu i vetėm nė histori, i cili ishte bindshėm mė i suksesshmi, si
nė aspektin fetar, ashtu edhe nė atė profan."

Gėte, thotė:
"Njeri i shkėlqyer, dritė e Zotit, u pėrpoq qė, atė dritė, t'a
pėrhapte nė botė, por bota u ngrit kundėr tij. Detyrohet tė bėjė
kompromis, gjersa tė vinte ēasti qė tė influenconte tek ata. Nė
histori, kėrkova shembullin e njė njeriu tė shkėlqyer, e atė e gjeta
te Pejgamberi ."
"Ai ėshtė Profet dhe jo poet..."
"Mrekulli nuk mund tė bėj, tha
Profeti,
Mrekullia mė e madhe ėshtė qė unė jam."
"Kreu i qėnieve tė krijuara/ Muhammedi."

Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, nė
traktatin "Pejgamberi urtiplotė Muhammed", veē tė tjerash, thotė:
"Nuk ka dyshim, se pejgamberi Muhammed, ėshtė njėri ndėr
reformatorėt mė tė mėdhenj tė njerėzimit. Atij i takon lavdia mė e
madhe, qė e udhėzoi njerėzimin nė dritėn e vėrtetė, nė drejtėsi dhe
paqe. Ai pengoi gjakderdhjen e tė pafajshmėve dhe hapi rrugėn e
pėrparimit dhe prosperitetit.

Volteri, mendimi i Volterit, mbi Muhammedin a.s., i cili mė parė, nė
veprėn poetike, shfaqet i mjegullt nė paragjykimet e tij, mė pas
evulon, nė dy kaptinat e veprės sė tij historike, nė kaptinėn e
VI "Mbi Arabėt dhe Muhammedin" dhe kaptinėn e VII "Mbi Kur'anin dhe
ligjin musliman". Volteri, nga paragjykimet qė kishte, evuloi
gradualisht mendimin e tij mbi Muhammedin a.s.
"Nipi i Abdul Mutalibit, Muhammedi a.s., i cili mė vonė do t'ia
ndėrrojė pamjen pjesės mė tė bukur dhe mė tė madhe tė botės, qė nė
moshėn 40 vjeēare,
Ishte i ditur dhe modest, poet, astronom, reformoi kalendarin e
arabėve, qe ligjvėnės dhe mjek. Nė njė periudhė prej tre shekujsh,
gjenialiteti i popullit arab, tė cilin e vuri nė lėvizje Muhammedi
a.s. bėri pėrparim mahnitės.

Napoleon Bonaparti, thotė:
"Musai (Mojsiu), ia ka shpallur fenė e Zotit, popullit tė vet, Isai
(Jezusi) botės romake, kurse Muhammedi a.s., tėrė botės. Arabia
ishte vend pagan. Gjashtė shekuj pas Isait, Muhammedi e njohu botėn
me besimin nė Njė Zot tė Vetėm, qė ėshtė Zoti i Ibrahimit, i Musait
dhe i Isait.

Princi Otto Von Bismark, politikan dhe burrė i madh shteti,
themeluesi i Gjermanisė, i cili njihet nė popull si "Udhėheqėsi i
Hekurt", thotė:
"Muhammedi a.s. ėshtė personaliteti i jashtėzakonshėm. Jo
rastėsisht, Zoti nuk nxori ndonjė tjetėr nė skenėn e ngjarjeve
botėrore. Muhammed, mė vjen keq qė s`isha bashkėkohėsi yt. Ky libėr,
mėsues dhe pėrhapės i tė cilit je ti, s`ėshtė libri yt. Ai ėshtė
libėr Hyjnor. Tė mohosh burimin e tij ėshtė aq qesharake, sa edhe tė
pretendosh pasaktėsinė e shkencave ekzakte. Prandaj njerėzimi, vetėm
njė herė, ka parė njė figurė tė tillė unikale, siē ishe ti dhe mė
s`do tė ketė rastin tė shohė (tė ngjashėm).
Unė, me respektin mė tė madh, pėrulem, para paraqitjes tėnde tė
madhėrishme."

Mahatma Gandi, nė "Young India" tė botuar nė "The Light", Lahore, 16
shtator, 1924, thotė:
"Kam dėshiruar tė njoh sa mė mirė jetėn e njeriut, qė sot, padyshim,
ka ndikim tė padiskutueshėm nė miliona zemra njerėzore. Jam bidur,
mė shumė se asnjėherė mė parė, se s'ėshtė shpata ajo qė ia siguroi
Islamit vendin nė botė. Jo s'ėshtė shpata, por modestia e plotė,
thjeshtėsia e Pejgamberit, tė qenurit rigoroz ndaj obligimeve,
respekti i tij i thellė ndaj prindėrve dhe miqve, guximi dhe
trimėria, besimi i tij i patundur tek Zoti dhe bindja e paluhatshme
nė pejgamberinė e tij.
Pikėrisht kėto, dhe jo shpata, pėrvetėsuan njerėzit dhe iu dhanė
fuqi atyre qė tė kapėrcenin ēdo vėshtirėsi. Kur pėrfundova sė
lexuari pjesėn e dytė tė biografisė sė tij, mė erdhi keq qė s'kisha
tė lexoja edhe mė shumė pėr atė jetė tė madhe."

Alfred Kroner, njė ndėr dijetarėt mė tė njohur tė gjeologjisė nė
botė, thotė:
"Duke menduar mė thellė rreth kėtyre ēėshtjeve dhe rreth asaj se,
nga i mori Muhammedi a.s. ato njohuri, kur dihet se ai ishte beduin
dhe analfabet, besoj se ėshtė e pamundur qė vetė ai, tė mund tė
sillte njohuri kaq tė sakta mbi gjithėsinė dhe krijimin e saj. Kėto
dijetarėt i zbuluan vetėm para disa kohėsh, me anėn e mjeteve tė
pėrsosura bashkėkohore.

Profesor Hej, ėshtė ndėr dijetarėt mė tė njohur tė Oqeanologjisė nė
Amerikė, ai shprehet:
"Jam shumė i impresionuar qė gjenden tė tilla dije nė Kur'anin e
madhėrishėm. Ėshtė shumė interesante, qė kėto tė vėrteta shkencore
gjenden nė Kur'an dhe vazhdimisht po punohet nė zbulimin e
domethėnieve tė vargjeve tė tij...
"Besoj se, vėrtet, kėto vargje janė prej Zotit."

Profesor Armstrong, njėri ndėr dijetarėt e njohur tė astronomisė nė
SHBA, punon nė agjencinė e fluturimeve kozmike "NASA". Kur u pyet se
ēfarė mendon pėr tė vėrtetat astronomike, tė pėrmendura nė Kur'anin
famėlartė, ai u pėrgjigj:
"Kjo pyetje ėshtė mjaft e vėshtirė. Rreth saj kam filluar tė
mendoj... Unė jam shumė i impresionuar, se si Kur'ani pėrputhet
plotėsisht me astronominė bashkėkohore, gjė qė zgjon kureshtjen e
dijetarėve. Vėrtet ėshtė shumė interesante... Ėshtė e pamundur qė
ato (tė dhėna shkencore nė Kur'an) tė jenė rezultat i tė dhėnave
shkencore tė asaj kohe."





avatar
freegogo

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Nikolaos prej 15.04.11 12:45

Ke shkruar shume fjale pa nxjerr ne drite asgje. Keto qe ke thene ti i dime tashme, dhe e kuptoj qe je i ri ne kete forum dhe akoma nuk ke lexuar mire ata njerez te medhenj qe jane shprehur kundra ekzistences se Zotit. Ti ke permendur me shume shkrimtare qe kane pohuar ekzistencen e Zotit, por shkrimtaret jane krijues nuk jane zbulues, shkrimtaret i krijojne vet zotat me imagjinaten e tyre sepse kete detyre kane. Pa shiko njehere sa astronome fizikantė, biologe e mohojne ekzistencen e tij, me mire se keta askush nuk e di se si eshte krijuar jeta sepse keta jane shkencetaret e vertete. Ne fillim ti permende qe "sikur toka tė ishte vetėm disa qindra milje afėr ose larg diellit, nuk do tė ishte nė gjendje tė kishte njė jetė tė kėtillė". Kjo do te thote qe jeten tone e ka ne dore Dielli dhe jo zoti sepse pa diell s'ka jete. Pra nese zoti juaj ekziston ai nuk ka mundur te krijoje jete ne asnje vend tjeter pervec tokes, sepse toka eshte ne largesine e duhur nga dielli per te krijuar jete. A ia mban zotit tuaj te krijoje jete ne Mars, Venus? nuk mundet, s'ka fuqi sepse ne kete rast del dielli me i fuqishem. Dielli i ka krijuar te gjithe elementet e jetes. Ti ne autoret qe permende, fute dhe nje astronom, i cili as ai nuk e ka pohuar zotin, thjesht ka lavderuar kuranin qe perputhet me disa gjera shkencore. Pa me thuaj more njeri, pse kurani nuk tregon me shume per jeten tone? Pse kurani nuk na thote se kur jane shfaqur njerezit e pare ne toke? sa vjet ka? pse nuk na thote se sa vjecar eshte Dielli, Universi, Toka? kete e ka zbuluar vetem shkenca, jo feja. pse kurani nuk na thote per zbulime te tjera shkencore te se ardhmes? Napoleon Bonaparti nuk besonte ne zot, por jane disa njerez ketu qe bejne mashtrime me ide te tilla. Napoleoni eshte shprehur keshtu: "nese do te besoja ne nje fe, Dielli dhėnėsi i jetės, do te ishte Zoti im", jo me kot e kane quajtur Napoleonin si antikrishtin e dyte. Ti the qe 90% e botes jane besimtar, ky eshte absurditeti me i madh qe kam degjuar, ja le te flasin dhe te tjeret per kete. Po harrove, Kinen, Japonine, Korete qe s'besojne fare ne kete zot qe besoni ju, dhe keto perbejne me shume se ēerekun e botes, plus sa ateiste te tjere ka bota, plus sa skeptike, plus sa fe te tjera. Cfare jane keto marrezira qe thua, 90%? a nuk te duket pak si qesharake, e tepruar? Ndoshta ne vendet myslimane 90% jane besimtar, por te thuash ne bote eshte marrezia me e madhe. Edhe po te ishin 90% e botes besimtar, besoj se pjesa tjeter qe mbetet (10%) jane shkencetaret. Dhe kush e di me mire a ka zot apo jo, populli i thjeshte apo shkencetaret? ti thua besojne shumica, por mos harro se shumica eshte popull i thjeshte dhe jo njerez me influence te madhe. Ti thua qe kurani ka gjera shkencore, c'me duhet mua qe ka gjera shkencore, aty mund te kete sa te duash gjera shkencore, por ka futur teper fjalen zot. Kurani nuk eshte fjala e zotit. Po te kishte zot ai nuk duhet te kishte vonuar kaq shume per te perhapur fjalet e tij kur jeta e njeriut ka mbi 70 000 vjet. Nuk te duket ēudi kjo? Se dyti, e zeme se zoti ekziston dhe token e ka krijuar per te jetuar ne, Diellin per te na dhene drite, jete, gjalleri etj, pa me thuaj per cfare arsyeje i krijoi yjet? per cfare arsyeje i krijoi asteroidet, per cfare arsyeje i krijoi kometat? vrimat e zeza? satelitet? per cfare i sherbejne njeriut keto?- Jepi pra pergjigje kesaj, gjeje pergjigjen ne kuran po deshe! Nje dite tjeter, ia kam bere kete pyetje nje besimatari te madh mysliman dhe ai m'u pergjigj: " zoti, i ka krijuar yjet per te zbukuruar qiellin tone naten". A nuk eshte per te qeshur kjo? Kurani dhe feja nuk pranon ekzistencen e alieneve, ufove duke thene se jemi te vetmit ne univers? e si mund te jemi te vetmit ne univers kur vetem galaktika jone eshte sa nje grimce rere ne te gjithe reren e plazhit. Ku nje galaktike ka mbi 200 miliard yje, ku nje nder yjet eshte dielli yne. A nuk eshte absurde kjo? paska zgjedhur zoti vetem token tone per jete? o njeri ketu ke plot video dhe fakte qe ufot ekzistojne sepse eshte e pamundur te jemi vetem ne ne kete univers stergjigand. Ufot nuk jane krijime amerikane a ruse, sepse ka te dhena qe ato jane shfaqur shume vite me perpara, me perpara se te krijohej teknologjia ajrore. Ta kam bere dhe nje here kete pyetje: cfare bente zoti perpara se te krijohej universi? cfare lloj jete ben ai i vetmuar? a ka kuptim jeta e tij? cfare ngjarjesh ka jeta e tij? nese universi nuk ka te drejte te krijohet nga asgjeja, pse zoti paska te drejte? pse duhet qe patjeter te krijohemi nga dikush? a nuk jane te gjitha keto pyetje qe kerkojne pergjigje? Njeriu kur krijon dicka e krijon sepse i duhet, i sherben, po ne qe jemi kaq mikroskopik, per cfare i duhemi zotit? po kur te zhduket rraca jone njerezore kush do t'i thote zotit Zot? kush do ta nderoje ate? Kush eshte ai qe e ka pare zotin? Muhamedi? Krishti? Moisiu? i besohet valle nje njeriu te vetem? duhen shume deshmitare njekohesisht qe dicka te besohet realisht.
ketu ke videon qe zbulon se nga ka ardhur kurani:

Nuk besohen gjerat kaq kollaj more njeri, duhen shume fakte per te besuar, fakte reale, jo vetem teori kuranore. Me perpara feja i digjte shkencetaret qe binin ne kundershtim me te dhe tani fese i ka rene fuqia dhe te siguroj qe ne renie do te jete ne te ardhmen. Vendet qe kane perqafuar fene me shume jane prapanike, te pashkolluar, ose studjojne me shume fe sesa shkence. Njerezit atesite jane njerezit me te zgjuar ne bote. Ke pare ti ndonje ateist pa shkolle? ndersa tek besimtaret ka me miliona njerez te pashkolle dhe analfabet. O njeri zoti per mua eshte natyra vet, vet Dielli i madherishem pa te cilin jeta jone do te ishte e pamundur. E theksoj se Dielli eshte zoti i tokes dhe jo i universit, i universit eshte vete natyra. Sa te kete Diell do te kete dhe jete, sa s'ka diell jeta merr fund. Me Diellin zgjohemi cdo dite, te paret tane kane adhuruar Diellin si zot me mijera vite, diellin e kemi kudo me vete, kudo ndihet prania e tij, brenda dhe jashte, dite dhe nate, sepse edhe naten e reflekton driten e tij nepermjet henes. E kush eshte ajo gje qe ndihet me shume se Dielli? se drita e tij? se prania e tij? asgje dhe askush. Dielli eshte zoti yne real dhe absolut

Nuk e kuptoj se pse nuk reagojne ateistet e tjere te forumit? vetem shkruajne materiale antifetare dhe nuk i mbrojne ato. Apo mos valle jane thjesht kopjime dhe nuk dine t'i mbrojne?
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Estilen prej 15.04.11 14:23

Nicolaos...c'fare ngelet per t'u thene nga ateistes kur degjome brockulla dhe bema si keto me poshte...

Perjashtohet nga universiteti nje studente pakistaneze..





Faji i saj i vetėm ėshtė bukuria. Pėr kėtė motiv, studentja ėshtė perjashtuar nga shkolla nga ana e autoriteteve me deshiren e prindėrve tė saj, pėr shkak se tėrhiqte vėmėndjen e meshkujve.

Migjithse nė fakt, ajo mbante veshjen tradicionale myslimane, perēen. Nė rast se nuk do tė bindej, vajza do tė dėrgohej nė Pakistan. Denoncimi i ketij akti inkuizicional ėshtė bėrė nga njė mėsuese e studentes pakistaneze.

Me e keqja eshte se Zoti nuk po i del ne mbrojtje kesaj fatkeqe o Nikolaos,ai e beri kete krijese te bukur,e cila po dhunohet nga barbaret e shekullit modern.

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Leter Zotit

Mesazh  Nikolaos prej 15.04.11 14:58

Mjerė ata qe jetojne atje thuaj...falenderojme Enverin qe e zhduku kete te keqe te madhe qe po i kanosej Shqiperise sepse ndoshta po te mos kishte qene ai do ishim edhe ne si ky rasti me siper, dhe sot fale tij jetojme edhe pa nevojen e fese, ne harmoni, sepse askush ne vendin tone nuk pyet sot per fene. Dhe me vjen keq per pjesen kosovare qe jetojne akoma nen ndikimin fetar te trasheguar me dhune nga armiku i dikurshem turk. E them kete sepse kam vene re se ne keto forume jane me shume kosovarė ata qe adhurojne dhe mbeshtesin fene.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

644


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi