E vėrteta e fshehtė e Italisė

Shko poshtė

E vėrteta e fshehtė e Italisė

Mesazh  Jon prej 15.05.10 11:14

E vėrteta e fshehtė e Italisė qė njohim



Italia nuk ėshtė pėrkeqėsuar, ka qėnė e keqe qė nė fillim

Ndėrhyrje humanitare - Kur Londra dhe Parisi (domethėnė Lordi Palmerston dhe Napoleoni i III-tė) vendosėn qė tė mbėshtesnin Savojat nė pushtimin e principatave italiane, gazetat evropiane u mbushėn me pėrshkrime tė tmerrshme lidhur me keqqeverisjen e shtetit tė Kishės dhe tė Mbretėrisė sė dy Siēilive: kėta popuj "rėnkonin" nė mjerim, nė prapambetje, nėn njė represion reaksionar mizor regjimesh idioteske dhe mizore. Aq sa kėrkohej "njė ndėrhyrje ndėrkombėtare" pėr t'u dhėnė fund qeverive "kundėr interesave tė popullsisė".

Shtypi masonik italian i mori me kėnaqėsi lajmet e egra tė diktuara nga jashtė. Me 9 mars tė 1857, "Il Corriere Mercantile di Genova", konfirmoi se nė burgjet burbone pėrdorej "kufja e heshtjes", njė pajisje torture e aplikuar nė fytyrėn e tė burgosurve pėr t'i penguar ata qė tė flisnin. E kotė tė thuash se ky objekt ishte i panjohur nė Napoli.

Nė tė vėrtetė - si rrėfen Christophe Moreau, njė ekspert francez i ngarkuar nga qeveria e tij pėr tė studiuar sistemin britanik tė burgjeve - ishte nė pėrdorim nė burgjet angleze: "... Njė instrument i pėrbėrė nga kapėse tė ndryshme hekuri qė kapin kokėn e fajtorit dhe pėrfundon poshtė me njė gjuhė tė hekurt tė lakuar qė futet nė gojė deri nė qiellzė".

U shkruajt se, Vatikani i dėnonte fajtorėt me kamxhik. Praktikisht, kishte 5 apo 6 tė fshikulluar nė vit. Nė Britaninė e Madhe, macja me 9 bishta ishte njė sistem korrent ndėshkimi i aplikuar nga gjykatat nė 700 - 800 raste nė vit dhe pėrdorej normalisht pa kurrfarė procesi kundėr marinarėve tė anijeve tė luftės.

Sipas shkrimeve, nė Jug gėlonin dėnimet kapitale pa kontroll. Nė realitet, pas "revolucionit" tė dėshtuar tė 1848, gjykatat napolitane u dhanė revolucionarėve mazzinianė dhe profrancezė 42 dėnime me vdekje. Mbreti Ferdinandi i II-tė i ndryshoi tė gjitha, nuk u krye asnjė ekzekutim.

Nė mbretėrinė civile tė Sardenjės, model i gazetave evropiane, mė 26 mars 1856 deputeti Brofferio i sė majtės u ngrit kundėr numrit tė tepruar tė ekzekutimeve kapitale tė marra kur qeveria piemonteze ėshtė bėrė "konstitucionale dhe liberale": 113 ekzekutime midis viteve 1851 dhe 1855, ndėrsa qeveria absolutiste e mėparshme (1840 - 1844) kishte ekzekutuar vetėm 39. Mbretėria savojase konstitucionale dėnonte me vdekje 8 herė mė shumė se Franca, u ankua Brofferio.

Shėrbėtorė tė Londrės - "Vendet (europiane) i njihnin Italisė tė drejtėn e tė ekzistuarit si komb pėrsa i besonin detyrės shumė tė lartė pėr t'i ēliruar nga zgjedha e Romės katolike (...)": kėshtu shprehej Buletini i Lindjes sė Madhe Italiane nė vitin 1865.

Pėr ta kėnaqur regjimin anglikan dhe pėr t'i siguruar mbėshtetjen, Cavour mbylli urdhrat fetarė dhe konfiskoi pronat ekleziaste nė krahinėn Piemonte (gazeta "Times" i thuri himne kėtij veprimi). Superfuqia e epokės - Mbretėresha Victoria - formon njė "coalition of the willing" nė vitin 1854 pėr tė luftuar Carin nė Krime, me qėllim qė t'i pengojė Rusisė eksesin nė Bosfor: Cavour dėrgon 15000 ushtarė piemontezė nė Krime, me qėllim qė t'i bėjė qejfin Mbretėreshės Victoria.

Do tė vdesin 5000, njė e treta e efektivave, nė ato luftėra nė tė cilat Pimenonte nuk kishte asnjė interes. Pėr ta paguar kėtė luftė tė largėt, Cavour lidh njė kontratė huaje me financėn britanike, tė cilėn Mbretėria e Italisė do ta shlyejė vetėm mė 1902.

Cavour, shkruan Angela Pellicciari, ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm se "Italia nuk ndėrtohet me mbėshtetjen e popullsisė italiane, por me mbėshtetjen ndėrkombėtare tė qeverive liberale, kundra fesė (...) sė mazhorancės dėrrmuese tė popullsisė".

Deficit publik i jashtėzakonshėm- Cavour pranon nė Dhomėn subalpine me 1 korrik 1850: "E di sa tė tjerėt se, duke vazhduar nė rrugėn qė kemi ndjekur prej dy vjetėsh me shpejtėsi do tė shkonim drejt falimentimit dhe, duke vazhduar t'i rrisim barrat, pas shumė pak vjetėsh do tė jemi nė pamundėsinė pėr tė marrė hua tė tjera dhe tė kėnaqim tė moshuarit".

Borxhe tė reja pėr tė paguar borxhet e vjetra: ėshtė kėtu qė fillon Italia qė njohim. Nė 34 vitet qė shkojnė nga rėnia e Napoleonit tė III-tė mė 1848, pavarėsisht dėmeve tė pushtimit francez, Mbretėria e Sardenjės akumuloi 134 milionė borxhe. Vetėm nė 12 vitet e qeverisė Cavour, nga 1848 deri mė 1860, borxhi publik shkon pėrtej 1 miliardėshit (Shteti i Kishės dhe Mbretėria e Napolit kanė aktive tė lehta bilanci). Natyrisht, kontribuesit piemontezė u shtypėn nga taksimi mė i rėndė i Italisė.

Piemonte kishte akumuluar 1 miliard lireta borxh, tė barabarta me 200 miliard euro tė sotme.

Falimentimi i shtetit ishte i afėrt, nė pikėn qė vetėm lufta ndaj Austrisė (dhe pushtimi i principatave italiane) mund tė japė njė shpresė pėr tė dalė prej krizės. E pranon Pier Carlo Boggio, deputet cavourian nė vitin 1859: "Ēdo vit bilanci i Piemontes mbyllet me njė rritje tė pasivit... Vetėm ushtria thith njė tė tretėn e tė gjitha hyrjeve...

Piemonte do ta rriste me 500 milion borxhin publik tė saj... Piemonte falsifikoi bazat normale tė bilancit pasiv tė tij. Ja pra udhėkryqi: o lufta, o falimentimi. Politika e Piemontes nė kėto vite do tė quhet e menēur, bujare dhe e fortė, ose e pakujdesshme, impulsive apo aventureske, nėse do tė kemi luftė apo paqe". Fituan dhe vetėm nė bankat e Burbonėve gjetėn (dhe morėn) ekuivalentin e 1500 miliard eurove.

Miliarderė shtetėrorė- Camillo Benso Konti i Cavour imponoi liberalizimin absolut ndaj modelit anglez. Nga ana e tij, ishte aksionisti mė i madh i "Shoqėrisė Anonime tė Mullinjve anglo - amerikanė" (siē) tė Collegno, enti privat mė i madh drithor i gadishullit. Nė vitin 1853, me tė korrat e pakta dhe urinė qė gėlon midis shtresave popullore, ndėrsa principatat "reaksionare" ndalojnė eksportimin e drithėrave pėr tė ushqyer popullsitė e tyre, Piemonte e lejon, kėshtu qė prodhuesit vendas realizojnė fitime tė mėdha nga eksportimet e produktit tė shtrenjtuar.

Pėr kėtė arsye ndodhin trazira pėrpara banesės sė Cavour, tė shtypura nga policia dhe nga ushtria me tė shtėna.

Tashmė i pėrmenduri Angelo Brofferio, deputet i sė majtės, akuzon: "Nėn qeverinė e Kontit Cavour trashen nė mėnyrė tė paligjshme monopolistėt, magazinierėt, hajdutėt, spekulatorėt, ndėrsa lėngon dhe vuan tėrėsia e qytetarėve nėn peshė e taksave dhe tė tatimeve". Deputeti nėnvizon konfliktin e interesit: "Konti Cavour ėshtė magazinier i grurit dhe i miellit...".

Cavour posedonte edhe njė pronė nė Leri: 900 hektarė qė i pėrkasin abacisė sė Lucedio, tė blera nga babai i tij Michele me shumėn 2 lireta gjatė konfiskimit tė parė tė pronave kishtare, domethėnė nėn pushtimin napoleonian.

Kasta - E "ēliruar" Toscana me "kryengritje spontane", masonėt vendas nė pritje tė trupave savojase vendosin njė qeveri provizore, njė diktaturė "popullore". E kryeson Baroni fiorentin Bettino Ricasoli.

Vetė Cavour do t'i thotė pėr tė Mbretit Vittorio Emanuele: Ricasoli "e qeveriste Toscana tamam si njė pasha turk, duke mos e ēarė kokėn as pėr ligje, as pėr ligjishmėrinė". Brofferio saktėson: "Llogaritė e qeverise toscane (sapo ishte pėrmbysur) parashikonin pėr vitin 1859 njė aktiv prej 85000 liretash. Nė arkat kishte 6 milion lireta nė kesh.

Qeveria e re e mbyllte 1859 me njė pasiv prej 14 milion e 168 mijė liretash". Nė mė pak se njė vit, e masakruar mė shumė se dyfishi i asaj qė diktatori gjeti nė arkė. Si? Akoma Brofferio: "Thesari shtetėror ishte masakruar pėr tė kėnaqur babėzinė e favoritėve tė rinj; lukse kalecėsh dhe spiunėsh nė pafundėsi; pėrzėnie, arrestime, bastisje; garda kombėtare e vėnė nė shėrbim tė policisė dhe jo tė mbrojtjes kombėtare. Asnjė liri personi, shtypi, banimi; ēdo shoqatė e ndaluar; njerėz pa fe dhe pa karakter tė nderuar...". Qenė tashmė tė rekomanduarit.

Shėrbime tė devijuara - Njė pafundėsi sheshesh dhe rrugėsh tė Italisė i janė kushtuar Ricasoli, Cavour, Carlo Farini, Mazzini, Daniele Manin ("diktator" provizor i Venezia, allaRicasoli), tė Niccolņ Tommaseo dhe tė terroristėve tė tjerė. Nė kėtė listė etėrish tė adhuruar tė Rilindjes mungon dukshėm njė hero shumė aktiv: Filippo Curletti, funksionar i policisė politike (Digos-i i ardhshėm), i pėrkėdheluri i Cavour dhe instrumenti i tij.

I ngarkuar prej tij, Curletti organizoi nė mėnyrė tė palodhur kryengritje popullore spontane nė principatat italiane, ku Vittorio Emanuele tė mund tė thoshte se "nuk ishte i pandjeshėm ndaj thirrjes sė dhimbjes" qė ngrihej nga italianėt e shtypur nga obskurantizmi dhe tė justifikonte ndėrhyrjen e ushtrisė piemonteze.

Curletti organizoi kryengritje nė Ancona, Perugia, Fano, Senigallia, duke rekrutuar pėr to kriminelė tė rėndomtė dhe tė arratisur nga burgu. Si ia arrinte? U zbulua vetėm pas vdekjes sė Cavour, kur Curletti e humbi mbrojtėsin e tij dhe u procedua.

Origjina e procesit qe njė i penduar - i penduari i parė i historisė italiane - Vincenzo Cibolla, kreu i "bandės sė Cocca", njė bandė kriminelėsh qė terrorizoi Torinon nė vitet Pesėdhjetė. I kapur, Cibolla zbulon se informatori i parė i bandės, pse jo dhe ortaku i ndarjes sė plaēkės dhe rrėmbimeve, ishte funksionari i policisė Curletti.

Banda e Cocca ishte prototipi i Banda della Magliana apo i grupeve mafioze, qė shpesh u kanė dhėnė njė dorė me atentate dhe vrasje shėrbimeve sekrete tė devijuara (tė ashtuquajtura) nė strategjinė e tensionit. I dėnuar me 20 vjet nė mungesė (ishte arratisur nė Zvicėr), Curletti boton njė memorial tė tijin tė bujshėm.

Duke treguar sesi Farini, nė atė kohė diktatori provizor i Parma, i kėrkoi qė tė organizojė masakrėn e Kolonelit Anviti (ish-kreu i policisė tė Maria Luizės), si linēim "popullor". "Ne nuk mund ta prekim pa shkaktuar bujė. - i thotė Farini Curletti. - Do tė duhej mjeshtėri qė popullsia ta pėrkrahte aferėn. Ju mė keni kuptuar. Besoj se mė keni kuptuar". Curletti vėren: "Unė u nisa dhe dihet ajo qė ndodhi".

Koloneli Anviti, i njohur nga "populli", u tėrhoq zvarrė, midis shkelmave, thikave dhe kėngėve patriotike, "nė Caffč degli Svizzeri" nė Parma, ku "u vendos sipėr njė tavoline dhe ju pre koka, ndėrkohė qė nuk ishte shuar akoma".

"Me kokėn e pėrgjakur ėshtė dashur tė pihet njė filxhan kafe, i ėshtė vendosur njė cigare nė gojė dhe nė kėtė mėnyrė u dėrgua nė kolonėn qė ngrihet mbi njė prej kuadrateve tė sheshit tonė tė madh", shkroi gazeta "La Civiltą Cattolica". Kufoma e shpėrfytyruar u vėdallis nėpėr rrugė pėr 4 orė.

Kush qenė patriotėt qė kryen kėtė akt drejtėsie popullore? "Nja 1000 tė dėnuar me kush tė plakur nė ves dhe tė organizuar nė krim", qė diktatori Farini (baba i atdheut) "u nguc qė tė lironte nga kėshtjella e Castelfranco".

Ryshfete dhe tanxhente - Curletti ėshtė njė prej pagatorėve qė nėn komandėn e Admiralit Persano korruptuan me para oficerėt e lartė tė ushtrisė burbonase, me qėllim qė tė pėrgatisnin suksesin e "tė Njėmijėve".

Carlo Persano ėshtė njė komandant detar shumė i keq (do tė mundet nė Lissa nė vitin 1860 nga flota inferiore austriake), por njė subversiv i shkėlqyer. Nė gusht tė 1860 i shkruan Cavour "Shkėlqesi, mė ėshtė dashur tė marr para tė tjera. 20000 dukate Devincenzi-t, 2000 Konsullit Fasciotti, 4000 komitetit...".

Nė kompensim, thotė ai, "mund tė mbėshtetemi tashmė nė pjesėn mė tė madhe tė oficerėve tė Marinės Mbretėrore napolitane". Nė fakt. Tetėqind "qelbanikė" (thotė Ippolito Nievo, qė ishte njėri prej tyre) pushtojnė Palermo pa shkrepur njė pushkė dhe penetrojnė nė Mbretėrinė e Napolit si thika nė gjalpė.

Massimo D'Azeglio i shkruan njė nipi me 29 shtator 1860: "Kur shikohet njė ushtri prej 100 mijė njerėzish e mundur me humbjen e 8 tė vdekurve dhe 18 tė plagosurve, kush do ta kuptojė, e kupton". Vetė Garibaldi thotė se, janė luftėtarėt e tij patriotė me kėmishė tė kuqe: "tė gjithė pėrgjithėsisht me origjinė shumė tė keqe dhe pėr mė tepėr hajdute... me rrėnjė nė llumin e dhunės e tė krimit".

Nė fakt, qeveria garibaldine qė ka zėvendėsuar Mbretin e Napolit pėrshkruhet kėshtu nga Boggio: "Shpėrdorimi i parasė publike ėshtė i pabesueshėm... shuma pėrrallore zhduken me shpejtėsinė me tė cilėn u muarėn nga arkat burbonase... Harxhohen miliona, ndėrsa ushtarėve tuaj (i shkruan Boggi Garibaldi) u mohohet deri buka. Ushtarėt, tė privuar nga gjėrat mė tė nevojshme, janė detyruar qė t'i sigurojnė siē munden, nga kėtu abuzimet, shpėrdorimet, dhunat qė irritojnė popullsitė".

Janė detyruar - Edhe kreu i Digos-it, Curletti, i dėrguar nė Napolin e ēliruar, nėnvizon: "E gjeta Napolin nė rrėmujėn mė tė pabesueshme. Ushtria gurgullonte me femra: Milady White dhe Admiralja Emilia i qenė heroinat. Netėt kalonin nė orgji.

Garibaldi nuk ishte mė i njohshėm; kur nuk kėnaq maninė e tij tė tepruar pėr popullaritet, duke u brohoritur nėpėr rrugė, e kalonte kohėn midis Milady dhe Alexandre Dumas...". Qysh atėhere, velina dhe putana, xhuxhė dhe balerina. Nė qeverinė garibaldine, ministri Franceso Crispo kėrcėnon ministrin Cordova, duke i vėnė pistoletėn nė gjoks.

E kėshtu me radhė. Garibaldi tund kokėn dhe ėndėrron qė tė formojė njė republikė mazziniane, duke tradhtuar Piemonte monarkist. Tashmė i pėrmenduri Boggio e fton qė tė ndėrmjetėsojė: nga kush i pati "topat dhe municionet e luftės? Po shumat e mėdha tė parave? Pse, Gjeneral, hytė nė Napoli pa e shkrepur njė pushkė?".

Dhe i kujton se nuk ėshtė ai qė ka vepruar nė mėnyrė tė atillė qė "krerėt e trupave" t'i shpėrndanin "trupat e tyre". Dhe Pietro Borreli, mason, do tė shkruajė nė "Deutsche Rundschau" nė tetor tė 1882: Garibaldi?: "Njė nulitet intelektual. Anėtarėt e dinė se i gjithė revolucioni nė Siēili u bė nga Cavour, emisarėt e tė cilit, tė veshur si tregtarė endacakė, pėrshkonin ishullin dhe blinin me peshė floriri personat mė influentė".

I njėjti aparat qė propagandoi Garibaldin si heroin shumė tė pastėr tė dy botėve, e pėrqeshte si nulitet e tė paaftė dhe pėrhapte zėrin se, nėqoftėse heroi biond e kish lėnė krifėn bionde tė flokėve t'i mbulonte veshėt, kjo ndodhte pse ia kishin prerė veshėt nė Amerikėn e Jugut pėr njė vjedhje kuajsh.

Kapitalistė pa kapital - Heroi e kuptoi muhabetin dhe shqiptoi "bindjen" e tij. Shkoi nė Caprera, duke ia lėnė Jugun, Vittorio Emanuele. Am,a jo pėrpara se t'ia kish dhėnė tenderin e Hekurudhave Jugore, Augusto Adami dhe Adriano Lemmi, tė dy financierė hebrenj nga Livorno, pse jo dhe kunetėr, qė kishin paguar pjesė tė llogarive tė Bjondit nga Nizza. Njė konēension nė tė cilin shteti do tė duhej tė mbėshteste tė gjitha humbjet e menaxhimit.

Deputeti Poerio tha nė Parlament: njė kontratė e tillė "e bllokon pėr shumė vjet tė ardhmen e kėtyre provincave (jugore), i vendos nėn barrėn e pamatshme tė 650 milionė liretave dhe, veē tė tjerave, i siguron arkės koncesionare fitimin neto prej 17 pėrqindėsh pa e derdhur asnjė qindarkė tė veten".

Pikėrisht, siē do tė veprojnė Agnelli, Pirelli, Bastogi, kapitalistė tė mbajtur me kapitalin e Mediobanca. Adriano Lemmi do tė bėhet mė pas Mjeshtėr i Madh i Masonerisė, pse jo dhe padron i monopolit tė duhanit.

Mashtrime elektorale - Pavarėsisht revoltave qė shpėrthejnė kudo, pushkatimet dhe represionet shumė tė egra, "popujt e Jugut" (dhe tė Kishės) votojnė pasivisht pėr aneksimin Savojave nė plebishitet qė mbahen nė territoret e sapopushtuara mė 1860. Ata qė votojnė janė pothuajse 3 milionė njerėz dhe 98 pėrqind ėshtė nė favor tė Vittorio Emanuele. Ėshtė njė rezultat nga ato qė sot i quajnė "bullgarė", bile savojas.

Paksa e habitshme po tė mendohet se njė vit mė pas, nė zgjedhjet e para politike tė Italisė sė bashkuar tė vitit 1861, ku e drejta e votės bazohet mbi censusin dhe mund tė votojnė vetėm 2 pėrqind e shtetasve (domethėnė 419938 meshkuj), praktikisht del nė votime vetėm 57 pėrqind e atyre qė kanė tė drejtėn e votės, domethėnė 242000 individė.

Mrekullinė e shpjegon akoma nė memorialin e tij kreu i Digos-it, Curletti, hero i vėrtetė i injoruar i Rilindjes: "Kishim marrė regjistrat e famullive pėr tė formuar listat e votuesve. Pėrgatitėm tė gjitha fletėt e votimit (...)

Njė numėr i vogėl votuesish u paraqitėn pėr tė marrė pjesė, por, nė momentin e mbylljes sė kutive tė votimit, i futėm fletėt e votimit, natyrisht nė kuptimin piemontez, tė atyre qė kishin abstenuar (...) Pastaj thonim qė votimi kishte mbaruar (..). Pėr sa i pėrket Modena, mund t'ju flas me dijeninė e problemit, pasi gjithēka u bė para syve tė mi dhe nėn drejtimin tim.

Gjėrat nuk shkuan ndryshe nė Parma e nė Firenze". Duke mos pasur kontrollorė nga opozita (Cilėt? Ēdo opozitė ishte e jashtėligjshme), duke qenė tė thirrur pėr tė votuar pėr mė tepėr analfabetė dhe injorantė tė metodės elektorale dhe, pėr pasojė, abstenues masivė, gjėja mundi tė kalojė me lehtėsi. Gazetat angleze i thurėn himne triumfit tė demokracisė.

Zgjedhje tė pavlefshme - Nga ana tjetėr, qysh nė Piemonte nė vitin 1857, Cavour kish treguar sesi i respektonte kutitė e votimit. Me sistemin e censusit, votuan atėhere vetėm 69470 qytetarė; 67 pėrqind e atyre qė kishin tė drejtė vote, qė qenė 2.4 pėrqind e popullsisė.

Pavarėsisht kėsaj, pėr shkak tė imponimeve fiskale, tė mjerimit dhe tė pasigurisė (kriminalitet shumė i lartė) dhe borxhe publike shumė tė mėdha, nė atė votim tė kryer vetėm me pasanikė, opozita (katolike) kaloi nga 20.4 pėrqind nė 40.2 pėrqind.

Qeveria Cavour rrezikon qė tė ndodhet pėrballė njė opozite nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės dhe deri tė rrėzimit. Zgjidhja ėshtė gjetur shpejt: kreu i qeverisė Camillo Benso anullon zgjedhjen e 22 deputetėve tė opozitės.

Votimi, i mbajtur me 23 dhjetor 1857, ėshtė shenja se "Partia klerikale po vepron nė hije... pėr ta kthyer prapa shoqėrinė, pėr tė penguar zhvillimin e rregullt tė qytetėrimit modern". Faj i klerikėve, qė nė konfesionarėt e tyre kanė nxitur tė votohet kundėr atdheut. Cavour: "Denoncohet pėrdorimi i mjeteve shpirtėrore nė luftėn elektorale". Ky ėshtė motivacioni pėr tė cilin zgjedhjet janė anulluar: abuzim me mjete shpirtėrore.

Nė pritje tė gjykimit - Nė dimrin 1862 - 63 Lordi Henry Lennox, njė admirues i Rilindjes, vizitoi burgjet e Napolit nėn qeverinė pimeonteze, tė mbushura plot me rebelė ndaj regjimit. Referoi pėr kėtė nė Dhomėn e Komuneve.

Lidhur me burgun Santa Maria: "... mendoja se tė burgosurit qenė proceduar pėrpara se tė dėnoheshin; mė vjen keq ta them, nuk ishte kėshtu. Njė hungarez me emrin Blumenthal, francez influent, mė tha se ndodhej prej 18 muajsh nė qeli pa qenė as i proceduar, as i marrė nė pyetje (...). Kur lashė qelinė e tij, tė burgosur tė tjerė u grumbulluan rreth meje dhe shoqėruesit tim, duke na pyetur nė italisht: "Pse jemi nė burg?Pse nuk na gjykojnė? (...).

Drejtori m'u pėrgjigj se nuk dinte ēfarė tė thoshte: kishte nėn mbikqyrjen e tij 83 njerėz asnjėherė tė proceduar, nga tė cilėt rreth gjysma nuk u qenė nėnshtruar as pyetjeve. Qenė tė burgosur pa e ditur se pėr ēfarė krimi qenė akuzuar (...). Shumė prej tyre qenė njerėz me pamje tė mjerė, mezi flisnin, me flokė tė thinjura, tė mbėshtetur nė paterica, fatkeqė tė mjerė tė dėshiruar qė t'i pėrfundonin ditėt e tyre nė njė azil".

Vizitė nė burgun La Concordia: "...Qenė njė peshkop katolik roman dhe dy priftėrinj, tė tėrhequr zvarrė nga krevati njė muaj mė parė, dhe tė destinuar qė t'i kalojnė ditėt e tyre nė shoqėrinė e kriminelėve tė regjur (...). Njė njeri ishte nė burg prej 2 vjetėsh, njė plak afėr tė 70-ve, i kėrrusur nga mosha dhe i detyruar me vaktet e burgut: njė nė ditė dhe vetėm ujė pėr tė pirė".

Njė burg nė Salerno: "...Drejtori qe jashtėzakonisht i sjellshėm dhe, duke e ditur motivin e vizitės time, uroi qė tė mund tė sillte ndonjė pasojė pozitive. Shtoi se ishte detyruar nė atė moment tė mbante 1359 tė burgosur nė njė burg qė mund ta mbante vetėm 650: njė grumbullim i tillė kishte shkaktuar njė epidemi tifoje qė kish vrarė edhe njė mjek e njė gardian".

Vizitė nė burgun Vicaria: "…Prej 1000 tė burgosurve, 800 qenė tė vendosur nė 5 dhoma jo tė ndara me dyer, por me zgara hekuri, kėshtu qė efektet e nxjerra nga kėta 800 njerėz qarkullonin lirisht nga njėri cep nė tjetrin (...).

Por le tė kthehemi nė oborrin e burgut. Pėr fakt, nuk ndodh shpesh tė shikoj atė qė kam parė, njė spektakėl qė nuk do ta harroj kurrė... Sapo mė parė, tė burgosurit u vėrsulėn drejt meje me ulėrima proteste dhe sharje, me sytė e etura pėr gjak dhe krahėt e ngritura lart, duke kėrkuar jo lirinė, por procesin; jo faljen, por njė vendim (...).

Kam biseduar me tė burgosur nė pritje tė gjykimit qė mė thoshnin: "Sikur tė mund tė kishim ndonjė indikacion pėr vendimin qė na pret, dėshpėrimi ynė nuk do tė ishte kaq i zi. Nė fund tė ēdo rruge, pėr sa e vėshtirė, ėshtė e mundur tė ndizet njė shkėndijė shprese; kurse tani ka vetėm dėshpėrim".

Holodmor jugor - Francezi Charles Garnier grumbulloi njė numėr tė mirė shpalljesh tė nxjerra nga komandantėt piemontezė gjatė luftės ndaj banditizmit dhe tė vendosura nė vend. Nga shtabi qendror i tij nė Teramo, Gjenerali Galatieri, qershor 1861: "Vij qė tė mbroj njerėzimin e tė drejtėn e pronėsisė dhe tė shfaros banditizmin.

Kushdo qė s'tregon njė bandit do tė pushkatohet pa dallim seksi, moshe, gjendjeje; spiunėt do tė pėsojnė tė njėjtin fat. Kushdo, qė merret nė pyetje, nuk bashkėpunon me forcat publike pėr tė zbuluar pozicionet dhe lėvizjet e banditėve, do ta shikojė shtėpinė e tij tė plaēkitur dhe tė djegur".

Shpallje e Majorit Fumel, shkurt 1862: "...Njerėz qė u japin strehim apo ēdo mjet tjetėr mbėshtetės banditėve, ose i shikojnė ose e dinė se ku kanė gjetur strehim dhe nuk informojnė pėr kėtė autoritetet civile dhe ushtarake, do tė pushkatohen menjėherė. Tė gjithė kafshėt do tė duhen tė ēohen nė magazinat qendrore me eskortėn e duhur. Tė gjitha kapanonet (e pėrdorura nga barinjtė, shėnimi im.) duhet tė digjen.

Kėshtjellat dhe shtėpitė e fshatit e pabanuara duhet tė zbulohen dhe hyrjet tė murosen brenda 3 ditėsh; pas skadimit tė njė afati tė tillė, do tė digjen pa dallim dhe kafshėt pa ruajtjen e duhur do tė vriten. Ėshtė e ndaluar qė tė dėrgohet bukė apo ushqime tė tjera jashtė territorit tė komunės. Shkelėsit do tė konsiderohen bashkėpuntėorė tė banditėve.

Gjuetia ndalohet pėrkohėsisht. I nėnshkruari, duke pasur parasysh rrethanat, nuk ka ndėrmend tė njohė mė shumė se dy rreshtime: pro dhe kundėr banditėve! Kėshtu qė do ta klasifikojė midis tė parėve indiferentėt dhe kundėr tyre do tė adoptojė masa energjike, pasi nė kohė emergjence neutraliteti ėshtė krim. Ushtarėt e hallakatur qė nuk do tė paraqiten brenda 4 ditėsh, do tė konsiderohen banditė".

Koloneli Fantoni, nė shpalljen e nxjerrė nga Lucera mė 9 shkurt 1862, nė nenin e parė ndalonte hyrjen, edhe nė kėmbė, nė 13 pyje, midis tė cilėve ai i Gargano. "ēdo pronar tokash, qehaja apo gjysmatar do tė detyrohet, menjėherė pas botimit tė kėtij lajmėrimi, qė ta tėrheqė nga pyjet e sipėrpėrmendura tė gjithė punėtorėt, barinjtė, lopēarėt e tė tjera dhe bashkė me to edhe tufat; personat e mėsipėrm do tė detyrohen qė tė shkatėrrojnė tė gjitha stallat dhe kapanonet e ngritura nė kėto vende.

Tash e prapa, asnjeri nuk mund tė nxjerrė jashtė nga zonat e caktuara asnjė furnizim pėr fshatarėt dhe kėtyre tė fundit nuk do t'u lejohet tė ēojnė mė shumė ushqim nga sa ėshtė e nevojshme pėr njė ditė tė vetme ēdo njeriu tė familjes sė tyre. Njerėz qė nuk do t'i binden kėtij urdhėri, i cili do tė hyjė nė fuqi 2 ditė pas botimit, pa asnjė pėrjashtim kohor, vendi apo personi, do tė pushkatohen".

Prefekti De Ferrari i Foggia dhe i Capitanata, 1863: "...Tė gjithė kafshėt e territorit do tė grumbullohen menjėherė nė pak lokalitete me qėllim qė tė ruhen mė mirė. Tė gjitha fermat e vogla do tė braktisen, ushqimi dhe tagjia do tė spostohen dhe ndėrtesat do tė murosen. Asnjė nuk do tė mund tė shkojė nė fushė pa autorizimin e shkruar tė kryebashkiakut dhe eskortėn e mjaftueshme".

Mė 8 korrik, Prefekti Ferrari shton edhe njė ndalim tjetėr: "Kuajt mund tė pajisen me patkonj vetėm nė publik dhe nė ofiēina tė autorizuara; asnjė nallban apo prodhues patkonjsh dhe gozhdash nuk mund tė largohet nga distrikti i tij pa njė dokument, i cili tė tregonte rrugėn qė do tė bėnte, orėn e nisjes dhe orėn e kthimit. Kushdo qė posedonte patkonj dhe gozhdė duhet t'i denonconte ato tek autoritetet". Nuk qenė kėrcėnime tė kota.

Mė 29 prill 1862, deputeti Giuseppe Ferrari tha nė Dhomė: "Nuk mund tė mohoni se familje tė tėra arrestohen pa pretekstin mė tė vogėl; se ka, nė ato provinca, njerėz tė liruar nga gjykatėsit, tė cilėt mbesin nė burg. Ėshtė futur njė ligj i ri nė bazėn e tė cilit ēdo njeri i kapur me armė nė dorė pushkatohet... Nėqoftėse vetėdija juaj nuk ju thotė se po derdhni gjak, nuk di mė sesi tė shprehem".

Qe shkatėrrimi i mbėshtetshmėrisė ekonomike, vėnia nė uri; dhjetėra fshatra tė djegura, tė panumėrta mizoritė, pėr tė cilat mė pas ėshtė fshirė kujtesa, qė tė kujtojnė nga afėr shfarosjen e fshatarėve nė Ukrainė, e kryer nga Stalini dhe Kaganoviēi.

Pėr njė mizori dihet, pasi u diskutua nė Dhomėn e Komuneve britanike: nė Pontelandolfo tė krahinės Molise, 30 gra qenė grumbulluar rreth kryqit tė ngritur nė sheshin e tregut, duke shpresuar qė tė shpėtonin nga fyerjet, u vranė tė gjitha me bajoneta.

Deri Napoleoni i III-tė, qė i kish dhėnė mbėshtetjen e tij tė armatosur Cavour pėr pushtimin e Italisė, mė 21 korrik 1863 i shkruante Gjeneralit tė tij Fleury: "Kam shkruar nė Torino protestat e mia; detajet pėr tė cilat vihemi nė dijeni janė tė tilla sa t'i anashkalojnė tė gjithė tė ndershmėrit ndaj kauzės italiane. Jo vetėm mjerimi dhe anarkia janė nė kulm, por aktet mė tė padenja konsiderohen si gjėra normale: njė Gjeneral tė cilit nuk ia kujtoj emrin, duke u ndaluar fshatarėve qė tė marrin rezerva ushqimi kur shkojnė tė punojnė nė fusha, dhe duke dekretuar qė tė pushkatohen tė gjithė ata qė gjenden nė posedim tė njė cope buke. Burbonėt nuk i kanė bėrė kurrė gjėra tė tilla - Napoleon".

Duke qenė se Italia ka lindur kėshtu, nuk duhet habitur aspak, qė sot ėshtė kėshtu. Nė fund tė fundit, mund tė jetė ngushėlluese: nuk jemi pėrkeqėsuar, qemė tė kėqinj qysh nga fillimi.

Prej 150 vjetėsh kjo qelbėsirė fillestare, nė vend qė tė diskutohej dhe t'i shėrbente njė provimi tė rreptė vetėdijeje kombėtare, fshihet dhe kallajiset me retorikėn e fryrė tė shpifur rilindėse tė dalė drejtpėrsėdrejti nga lozhat; kush kundėrshton se pėrcjell tė dhėnat e kėsaj qelbėsire groposet nga akuzat e "integralizmit katolik", "revizionizmit" tė ndaluar, reaksionit dhe censurohet nga mediat, njėlloj si vėllimi i historianes Angela Pellicciari, nga ku kemi nxjerrė dhe kėto informacione. Me kėtė bėjmė thirrjen: Mos harroni Kujtesėn!


Armin Tirana
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E vėrteta e fshehtė e Italisė

Mesazh  Jon prej 16.05.11 10:16

Silvio Berluskoni financohej nga “Cosa Nostra”

Njė histori plot intriga dhe me vrasje mes politikės dhe Koza Nostrės

Bėhet fjale pėr dhjetėra miliarda lireta. Njė shumė parash qė nė vitet 70-tė pėrbėnte njė thesar tė vėrtetė, baras me dhjetėra miliona euro tė sotme.

Ky ishte investimi qė njė grup mafiozėsh palermitane ja pati besuar asokohe Silvio Berluskonit: Para qė e kishin origjinėn nga trafiku i drogės, pėrmes tė cilit lėviznin valixhe tė tėra me heroinė dhe dollarė nga Siēilia drejt Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Nė rreshtin e parė tė kėtij operacioni, ishte Stefano Bontate, “princi i Vilagracias”, kumbari mė i pasur i gardės sė vjetėr qė frekuentonte sallonet e Palermos aristokratė dhe lozhat masonike, duke vendosur edhe pėr fatet e politikes lokale. Bashke me tė, njė “bord” bosėsh tė tjerė i dhanė pako tė tėra miliona liretash themeluesit tė kompanisė sė ndėrtimit Edilnord.

Kėta bosė u shfarosėn gjatė luftės sė pamėshirshme qė ndėrmorėn killerat korleonezė tė Toto Riinės nė fillim tė viteve ‘80-tė. Tė gjithė tė vdekur, pėrveē njėrit.

Tė paktėn sipas deklaratave me tė fundit tė Xhovani Bruskės: Njė prej financuesve tė supozuar tė Berluskonit ėshtė ende gjallė. Ėshtė i lirė, sepse i ra shansi tė jetė mafiozi i vetėm qė pėrfitoi nga rishikimi i tė famshmit “maksi-proces” kundėr mafias.

Emri qė Bruska shėnoi nė hetimet e 25 nėntorit tė kaluar, figuron tė jetė ai i Xhovanelo Grekos, njė i mbijetuar: Pasi shpėtoi nga vrasėsit korleonezė ia mbathi pėr nė Spanjė, u arrestua 16 vite mė vonė dhe pastaj fitoi lirinė falė rishikimit tė dėnimit pėrfundimtar.

Ēėshtja e kapitaleve mafioze qė mbėrritėn deri tek Kavalieri nė vitet 1970, ėshtė objekt i hetimeve prej tė paktėn 15 vitesh, por pa u arritur kurrė tė gjendet njė fakt mbi pėrgjegjėsitė e Berluskonit.

Kanė folur njė duzinė dėshmitarėsh dhe bashkėpunėtorėsh tė drejtėsisė, me mbėshtetjen e ekzaminimeve tė gjata bankare pėr tė rindėrtuar origjinėn e parave qė i mundėsuan kryeministrit aktual tė krijojė perandorinė e tij ekonomike.

Sipas hipotezave tė akuzės, pika e referimit tė kėtij operacioni ka qenė Marcelo del’Utri, njė menaxher palermitan qė u vendos nė Veri nė vitin 1974. “Paratė, - thonė disa dėshmitarė – paskėshin qenė tė nevojshme pėr tė shmangur njė krizė mungese tė hollash me tė cilen po pėrballej kompania e Berluskonit, duke i mundėsuar pėrfundimin e disa veprimtarive nė sektorin e ndėrtimit, dhe nisjen e aventurės televizive me blerjen e filmave pėr kanalet e para televizive qė u destinuan me pas pėr tė formuar grupin Fininvest.

Berluskoni ishte shėnuar nė listėn e tė hetuarve pėr pastrim parash, por pozicioni i tij mė vonė u arkivua. Ndėrsa Del’Utri u dėnua edhe nė gjykatėn e Apelit, nėn akuzėn e bashkėpunimit me mafian. Nė arsyetimin e dėnimit nga gjykata, flitet pėr njė takim tė kryer nė Milano, ku Berluskoni i pati kėrkuar Bontates mbrojtje pėr vetėn dhe familjen.

Pikėrisht nė kontekstin e mėsipėrm hyjnė nė lojė pohimet e reja tė Xhovani Bruskės, njė prej kapove tė mėdhenj tė Koza Nostrės nė Palermo, i cili sė bashku me Toto Riinėn udhėhoqi sulmin kundėr shtetit nė vitet 1992-93: Njeriu qė shtypi telekomandėn e bombės sė Kapaēit kundėr Xhovani Falkones dhe urdhėroi vrasjen e vogėlushit Xhuzepe Di Mateo, pėr tė lėshuar njė sinjal tė llahtarshėm vdekjeje ndaj tė penduarve qė guxonin tė flisnin.

Qė nga shtatori i kaluar, pasi u akuzua edhe pėr pastrim parash dhe tentative shantazhi, Bruska po i furnizon gjykatėsit e Palermos me njė bashkėpunim tė ri. Njė zgjedhje e detyruar kjo, pasi mikropėrgjuesit zbuluan sesi gjatė leje-daljeve nga burgu, bosi vazhdonte tė menaxhonte pasuri tė fshehta dhe tė merrej me shantazhe e kėrcėnime.

E sidomos, pasi u zbulua se u kishte mbajtur fshehur hetuesve emra tė rėndėsishėm.Nė vitin 1996, nė momentin e arrestimit Bruska beri njė seri deklaratash false, tė qėllimshme pėr tė denigruar e delegjimituar gjykatės e politikanė tė sė majtės.

Por shpejt iu ēorr maska dhe vendosi tė flasė pėr krejt sezonin e masakrave, duke pranuar pėrgjegjėsitė e veta dhe duke pėrshkruar edhe negociatat e para mes Koza Nostrės dhe institucioneve tė shtetit nė verėn e 1992-it.

Por pas 14 vitesh u zbulua se si ai kishte ruajtur pėr vetė shumė njohje dhe lidhje tė vjetra. Duke nisur nga historia e thesarit tė supozuar mafioz qė iu besua Berluskonit.

Rrėfimi, i hedhur e zezė mbi tė bardhė gjatė muajve tė fundit, sipas hetuesve ėshtė i rėndėsishem sepse pėrshkruan nė detaje tė gjitha tentativat nga ana e bosėve pėr tė rikuperuar kapitalet e dorėzuara biznesmenit milanez.

Bruska pretendon se ēdo vit, Berluskoni u kthente financuesve siēilianė 600 milionė lireta. Pastaj lufta korleonezė nė vitet 1981-82 e shfarosi Bontaten dhe grupin e tij, duke bėrė qė marrėdhėniet tė ndėrpriten.

Pėr kėtė qėllim, nė vitin 1986 u urdhėrua njė atentat kundėr banesės sė Berluskonit, nė mėnyrė qė t’i kujtonin atij detyrimet e vjetra.

Njė paralajmėrim ky qė u krye pa dijeninė e Riinės, i cili ishte tėrbuar nga ky gjest dhe qė nga ai moment e tutje, e mori pėrsonalisht nė dorė kontrollin e marrėdhėnieve me kryeministrin e ardhshėm, duke e menaxhuar vetė dorėzimin e 600 milionė liretave vjetore.

Ishte ky hapi i parė drejt njė marrėveshjeje mė tė gjerė, sipas fjalėve tė Bruskės, qė nė verėn e vitit 1992 e afroi Del’Utrin dhe partinė e sapolindur “Forza Italia”, drejt njė pakti me kupolėn e Koza Nostrės.

Sot Xhovani Bruska ka dhėnė rrėfime tė reja pėr bosėt tė cilėt nė vitet 70-tė investuan pėr Kavalierin. Mes tyre ishte edhe Pietro Markeze, i vrarė nė burg nė vitin 1982. E mbi tė gjithė ishte Xhovanelo Greko, mė i besuari i Bontatės, i akuzuar si autor i shumė vrasjeve: Njė prej njerėzve tė paktė tė kumbarit palermitan, qė i mbijetoi kasaphanės korleoneze.

Bruska rrėfen sesi Greko ja doli t’i zėrė ngushtė vrasėsit e Riinės me njė aksion tė befasishėm: Ai ja behu nė banesėn e mafiozit Gaetano Cina, mik i Del‘Utrit, qė asokohe ishte aleat i korleonezėve. “Xhovanelo Greko del nga vendi ku ishte fshehur dhe i bėn njė surprizė kėtij Cinės, pėr t’i marre paratė”.

Cina, sipas Bruskės, ėshtė njeriu qė nė atė kohe mund tė lidhej direkt me krahun e djathtė tė Berluskonit. Dhe qė pėrmes kėtij kanali, ia doli tė pėrfitonte kuotėn e tij tė investimit.Deri tani asnjė bashkėpunetor nuk kishte folur pėr rrugėn e kthimit qė pėrshkonin paratė.

Pėrkundrazi, shumė tė penduar kanė pėrshkruar zemėrimin e mafiozėve palermitanė, tė cilėt kėrkonin tė mėsonin se ku kishin pėrfunduar miliardat e mbledhura nga i ndjeri Bontate pėr llogari tė familjeve tė tjera.

Sepse shumė tė paktė ishin ata qė e njihnin hartėn e thesarit. Dhe Bruska sot pretendon se Xhovanelo Greko ėshtė njėri prej atyre qė e dinin kėtė hartė. E pėr kėtė motiv, kishte arkėtuar edhe frutin e investimit tė tij milanez.

I arratisur nga Siēilia pas vrasjes sė shefit tė tij nė mafia, Xhovanelo Greko ėshtė akuzuar sė ka qene njėri prej vrasėsve tė skuadrės sė Ēiakulit (Ēiaculli, fshat pranė Palermos), e cila tentoi mė kot t’ua priste hovin shfarosėsve korleonezė. Pas 16 vitesh nė fshehje, policia e zbuloi nė ishullin spanjoll Ibiza.

Por procedura e ekstradimit u pengua nė njėmijė e njė mėnyra, derisa nė vitin 2000 Greko bėn tė ditur sė “ėshtė gati tė flasė me gjykatėsit italianė” pėr t’u mbrojtur nga akuzat dhe pranuar transferimin nė Itali.

Nė njė intervistė, ky i shumėakuzuar si killer siguroneė se nuk dinte asgjė pėr negociatat e fshehta tė shtetit me mafian, dhe donte tė mbrohej ne proceset pėr vrasje qė ishin hapur nė Palermo. Njė vit mė pas, vjen surpriza: Gaetano Grado zgjodhi tė bashkėpunojė me drejtėsinė.

Grado ėshtė njė tjetėr aleat i Bontates, qė sipas dėshmive tė tė penduarve, frekuentonte vilen Arkore tė Berluskonit. Nė dėshmitė e tij, Grado vetėakuzohej pėr tė vetmen tentative vrasjeje pėr tė cilėn Greko qė dėnuar gjatė maksi-procesit.

Mbi kėtė baze, Greko u ēlirua nga dėnimi me anė tė njė akti tė gjykatės sė Apelit tė Katanias.Pasi ka kryer edhe njė tjetėr dėnim pėr bashkėpunim mafioz, sot Xhovanelo Greko ėshtė i lire dhe jeton larg Siēilisė, bashkė me tė shoqen dhe vajzat.

Ja njė romancė kriminale me fund tė lumtur. Por kėsaj romance, nėse fjalėt e Bruskės verifikohen, mund t’i shtohet njė kapitull i errėt, lidhur me paratė e investuara nė biznesin e Berluskonit, qė u rikthyen bashkė me fitimet; njė histori qė mund tė ofrojė indicie tė reja hetimore dhe mund t’i japė impuls tė ri hapjes sė hetimeve pėr pastrim parash ndaj Kavalierit.

Kush ėshtė Xhovani Bruska

Xhovani Bruska, 54 vjeē, ėshtė pėrgjegjėsi i veprave kriminale tė paprecedenta. Ai ka deklaruar fajėsinė pėr urdhėrimin ose ekzekutimin e vrasjes sė mbi 150 personave.

Ne vitin 1992 ishte ai qė shtypi telekomandėn e bombės qė vrau prokurorin Xhovani Falkone, tė shoqen dhe tre agjentė policie. Pastaj urdhėroi pengmarrjen dhe vrasjen e Xhuzepe Di Mateos, djalit 13 vjeēar tė njė tė penduari.

Nė Itali veprojnė katėr grupe mafioze, ja si janė organizuar

Si funksionon mafia italiane

Njė pėrshkrim i shpejtė i termave, tė shfrytėzuar nga mafia, mund tė ndihmojė nė shpjegimin e saj se ēfarė mendojmė ne kur flasim pėr “bashkekzistencėn paqėsore” mes shtetit dhe kriminalitetit tė organizuar, pėr tė kuptuar mė mirė se ēfarė ėshtė duke ndodhur nė Italinė e Silvio Berluskonit.

Mafia: Ekzistojnė katėr mafie tė ndryshme, tė cilat kontrollojnė territorin dhe aktivitetet e biznesit nė katėr rajone jugore tė Italisė: Cosa Nostra nė Sicili, Camorra nė Campania, Ndrangheta nė Kalabri dhe Sacra Corona nė Unita nė Puglia.

Kėto organizata nuk kanė investime vetėm nė Evropė, por edhe nė pjesėt tjera tė botės. Bashkekzistenca: Kjo shprehje pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur para disa viteve nga Pietro Lunardi, atėbotė ministėr pėr punė publike nė qeverinė Berlusconi, e cila qeverisi nga viti 2001 deri nė vitin 2005.

Koncepti i bashkekzistencės me mafien ėshtė ai pėr tė cilėn shkruan Roberto Saviano, kur thotė se betoni dhe sektori i ndėrtimtarisė janė aktivitetet mė tė rėndėsishme ligjore tė bosėve tė mafisė.

Mafia e bardhė: Kjo frazė nėnkupton spektrin e gjerė tė aktiviteteve kriminale tė mafias gjatė tė cilit nuk shfrytėzohet domosdo dhuna fizike - me njė fjalė, krimi i bardhė. Pasi qė kėto aktivitete nė shikim tė parė janė tė padukshme, ato nuk krijojnė ndonjė alarm tė madh social.

Pizzo, apo paratė pėr mbrojtje: Nėse ju, si biznesmen apo shitės, Prona e konfiskuar e mafiozėve ėshtė shfrytėzuar pėr ndihma sociale. Por, ndryshimet ligjore mund tė nėnkuptojnė qė kriminelėve t’u kthehet pasuria e tyre.

Me amendamentin kundėrthėnės, tė miratuar sė fundi nga Senati i Italisė, pasuria e mafiozėve nuk do t’u jepet organizatave sociale, por do tė shitet nė ankand publik.

Kjo do tė thotė se mafiozėt do tė jenė nė gjendje tė rikthejnė pasurinė e tyre me ndihmėn e personave tė tretė. prodhoni mirėqenie, ju duhet tė ndani pėrfitimin tuaj me ne. Me fjalė tjera, duhet tė na paguani njėlloj tatimi territorial. Nėse nuk paguani, atėherė rrezikoni biznesin dhe jetėn tuaj.

Dhuna nuk ėshtė gjithmonė domosdo e nevojshme. Viktimat e zhvatjes janė tė obliguara tė bėjnė mafiozėt lokalė bashkėpronarė tė bizneseve, e ata nė fund mund tė dėbohen nga biznesi i tyre nga ana e “partnerit tė ri”.

Nga ky shpjegim i shkurtėr mund tė shini se “mafia e bardhė”- me ndihmėn e shfrytėzimit tė fondeve tė pakufizuara dhe me ushtrimin e trysnisė - mund tė ndryshojė rregullat e garės sė lirė nė ekonominė e tregut. Njė ndėrmarrės, i cili ėshtė edhe anėtar i mafisė, nuk ka kurrė problemesh me fonde.

E tėra qė duhet tė bėjė ai ėshtė tė shesė kokainėn, pėrderisa biznesmenėt e ndershėm janė tė detyruar tė hyjnė nė borxh nėpėr banka dhe tė paguajnė nivelin e interesit.

Dhe, pasi tė infiltrohen nė aktivitetet legale, mafiozėt vendosin lidhje tė privilegjuara me institucionet politike dhe financiare, duke ushtruar ndikim ndaj tyre me mjete tė ligjshme dhe tė paligjshme, duke korruptuar apo kėrcėnuar.

Vetėm pas vrasjes sė Giovanni Falcones nė vitin 1992, shteti italian miratoi disa masa kufizuese pėr shefat e mafisė, pėr tė ndryshuar kushtet pėr bosėt e mafisė nėpėr burgjet nė Itali.

Deri nė atė vit, tė jesh nė burg pėr njė bos tė mafisė nėnkuptonte si tė qėndronte nė ndonjė hotel, prej nga ata ishin nė gjendje tė ushtronin edhe mė tutje pushtetin e tyre ekzekutiv.

Por, atė qė bosėt e mafies- sė nuk kanė arritur ta gėlltisin kurrė ishte humbja e miliarda eurove, tė cilat i kishin akumuluar gjatė viteve. Falė menēurisė sė dy personave - priftit tė jashtėzakonshėm nga Torino, Atit Luigi Ciotti dhe Giancarlo Casellit, ish-prokurorit publik nė Palermo - disa nga fondet dhe pronat, tė konfiskuara nga mafia qė nga viti 1996, janė alokuar pėr shfrytėzim social.

Nėse vila e ndonjė udhėheqėsi famėkeq tė Camorras shndėrrohej nė librari apo shkollė pėr infermiere, ishte ky njė leksion etik pėr popullatėn lokale tė kontrolluar nga mentaliteti i mafisė. Ishte kjo njė ftesė pėr liri.

Nė gjithė Italinė, Libera, njė asociacion i formuar nga Ciotti nė vitin 1995, kryeson trustet e tokave tė krijuara nga pronat e konfiskuara tė bosėve tė mafies. Pėrkundėr faktit se kėto truste shpesh janė kėrcėnuar dhe sulmuar, ato ofrojnė njė model tė luftės sociale kundėr mafisė.

Por, tani, me amendamentin kundėrthėnės tė miratuar sė fundi nga Senati i Italisė, pasuria e mafiozėve nuk do t’u jepet mė organizatave sociale, por do tė shitet nė ankand publik. Kjo do tė thotė se mafiozėt do tė jenė nė gjendje tė rikthejnė pasurinė e tyre me ndihmėn e personave tė tretė.

Italia e Silvio Berlusconit po vėzhgohet me kujdes, me ē’rast vėmendje e konsiderueshme po u kushtohet aksioneve tė policisė dhe arrestimeve tė fundit tė bosėve tė mafisė, siē ishte arrestimi i Gianni Nicchit.

Ne anėn tjetėr, qeveria po ua kthen fuqinė financiare bosėve tė mafisė. Kjo atėherė qartėson kuptimin e termit “bashkekzistencė paqėsore” me mafien: e kthen me dorėn e majtė atė qė e merr me dorėn e djathtė.
TO
avatar
Jon

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E vėrteta e fshehtė e Italisė

Mesazh  musliman1 prej 16.05.11 18:29


E kam filmin e Toto rinnes shum i mir osht zgjat diku 5 ore filmi quhet IL CAPO DEI CAPI .
avatar
musliman1

6


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: E vėrteta e fshehtė e Italisė

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi