OMG - OMGJ

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

OMG - OMGJ

Mesazh  Neo prej 12.05.10 15:49

OMG - OMGJ



Me OGJM (Organizem i Modifikuar Gjenetikisht) nenkuptohet nje organizem gjallor, pasuria gjenetike e te cilit eshte modifikuar nga njeriu nepermjet teknikave te inxhenjerise gjenetike.

Sot, inxhenjeria gjenetike eshte mjaft e zhvilluar, dhe ka gjetur aplikime ne shume fusha, nga agrikultura tek mjekesia deri tek ushqimet.

Por hyrja e OMGJ, mbi te gjitha ne sektorin ushqimor, ka shkaktuar edhe nje debat mbi mundesite e zhvillimit te ketyre teknologjive, pasi duket se ekziston nje bashkelidhje mes perdorimit te OMGJ dhe disa demeve ne shendetin e njeriut e te kafsheve.

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1447


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: OMG - OMGJ

Mesazh  Neo prej 12.05.10 16:02

Ushqimet Bio, Forcat e Universit dhe OMGJ-te!

Njeriu eshte ai c`ka ha ose me sakte me thuaj cfare ha te te them si duhet te jesh me shendet. Keto perbenin filozofine baze te kohes se Hipokratit, ne periudhen e Greqise se lashte.

Qysh ne kohen e Indianeve, 12-15 mije vjet me pare eshte zbuluar se ekzistonte nje lidhje e forte midis ushqimeve dhe organeve te trupit.

Le te themi se, ushqime te caktuara ndikojne fuqishem ne rendimentin e trurit dhe ne funksionet fizike te trupit, si ne kujtesen e njeriut, gjumin, dhimbjet, depresionet deri ne aftesine e te mesuarit dhe te pershtaturit ndaj nevojave te jetes. P.sh ushqimet e pasura me lecitin, qe ndodhet ne familjen e bishtajoreve, rrisin fuqine mendore, ndersa ato te pasura me karbohidrate e te varfra me proteina, ne menyren me te sigurte te tyre e bejne njeriun te pergjumur, te ngathet e te vrazhde.

Kerkimet, si ne ate kohe dhe ne kohet moderne sot kane vertetuar qe, ushqimi ose ushqyerja e sakte e kombinuar me "mjekun" levizja, mund te kuroje, sigurisht per nje kohe me te gjate se ilacet, por me te sigurte se ato, shumicen dermuese te semundjeve, per te mos te thene te gjitha.

P.sh. cregullimet nervore, cregullimet ne organet e tretjes, hemorroidet, henrie discalis etj, mund te qetesohen nga medikamentet mjekesore, por kurre s`mund te sherohen prej tyre. Perkundrazi, ato mund te sherohen totalisht vetem nga menyra e ushqyerjes. Atehere, ku qendron forca magjike e sherimit prej dietes korrekte te ushqyerjes.

Me diete, shpjegojme dhe kuptojme mekanizmin natyral te te ushqyerit tek njerezit, jo sforcimin per te mbajtur diete rraskapitese, c`mobilizuese deri ne semundje-ndjellese.

Sikunder ne kohet shume te lashta (Indianet e vjeter) edhe Anshtajni e preku me se njehere idene se universi perbehet nga vibrime, te quajtura ndryshe vibrime te energise. Pra, materia, ne cfare do lloj lende qofte, e ngurte, e lenget apo e gazte thith dhe emeton vale me frekuenca te ndryshme, si ato alfa, beta dhe gama.

Vec te tjerave, ekziston nje lidhje e ngushte apo koherence e persosur midis organizimit te universit dhe organizimit trupor. Sikunder universi, me mori yjesh, mikrokozmosi njeri perbehet nga qeliza te panumerta, qe rriten e zhvillohen, ne saje te drites, ujit, ajrit dhe ushqimit qe hame.

Natyra e ushqimeve dhe pijeve qe perdorim kane efektet e tyre ne trupin tone, per pasoje dhe ne mendjen tone. Pra, te gjitha ushqimet pershkohen prej vibrimeve te sipermendura, te padukshme e te fshehura, tipikisht te percaktuara qarte e me frekuenca te ndryshme, te cilat ndikojne ne trupin dhe mendjen e personit qe i ha ato.

Sipas tipit te vibracionit dhe forces se energjise, qe mbizoteron ne cdo objekt apo krijese, behet e mundur qe keta te fundit te marrin cilesine e ketyreve forcave. Keto forca klasifikohen sipas nje kuptimi "gros", ne forca te ndjeshme, te pandjeshme dhe statike.

Ne varesi te mbizoterimit te ketyreve forcave klasifikohen dhe ushqimet, si: ushqimet e ndjeshme, (sensitive), qe garantojne tek dukuria njeri ndjenjen e harese, gezimit, te vetedijes, te dashurise, paqes, te respektit, te moralit shpirteror e te tjera si keto, ushqimet e pandjeshme, (mutative), qe stimolojne tek njeriu force, levizje, deshire per ndryshim e te tjera si keto dhe ushqimet statike, (static ose dull), qe i japin njeriut ndjenjen e plogeshtise, te perkeqesimit deri ne ate te kallurit per se gjalli.

Le t`i marrim me rradhe. Kur njeriu perdor ushqimet e ndjeshme, qe me poshte do t`i themi se cilat jane, veren se mendja e tij rrjedh lehtesisht drejt niveleve me te larta te ndergjegjesimit, rrjedh qete dhe qarte.

Keto ushqime jane baza e jetes, sepse percjellin energji tek shendeti mendor dhe fizik i njeriut, per rrjedhoje dhe paqe ne psiqiken dhe shpirtin e tij. Ne kete grup ushqimesh perfshihen frutat, shumica e perimeve dhe zarzavateve, bulmetet dhe produktet e tyre, familja e kokrizave si gruri, orizi, misri, shumica e barerave dhe erezave.

Keto ushqime, duke qene se marrin energji diellore dhe kalojne nen procesin e fotosintezes, sigurojne per njeriun, nje varietet te gjere ushqyesash me vitamina, mikroelement, etj., duke e furnizuar ate me proteina, karbohidrate, yndyrna dhe vitamina e minerale kryesore.

Kur njeriu perdor ushqimet e pandjeshme veren se, mendja e tij behet me e agjituar, me nervoze dhe e pa afte per t`u qetesuar dhe/ose relaksuar.

Ne fakt, keto i japin njeriut force per te levizur, per te ndryshuar, duke e stimiluar si mendjen dhe trupin e tij, porse duhen marre ne menyre shume te moderuar, ne sasi mesatare, sepse perndryshe prishin ekuilibrin mendor dhe ate trupor.

Ne keto ushqime perfshihen pijet me kafeina, cokollatat, ushqimet e fermentuara, disa loj ilacesh etj. Dhe kur njeriu perdor ushqimet statike veren se, ai fillon e ndjehet si i pergjumur, i ngathet, pa energji, pa inisiative, vecanerisht kur ai (njeriu) zbeh ose pakeson dy llojet e ushqimeve te sipermendura.

Ne keto ushqime perfshihen mishi, peshku, alkoli, cigaret, ilacet, ushqimet e fermentuara ne vazo, ne kartone, vezet, kerpudhat, qepet, hudhrat etj., me ane te te cilave, njeriu behet me nervoz dhe i pa afte per t`u qetesuar dhe/ose relaksuar. Po ne kete kategori klasifikohet dhe ushqimi i marre nga OMGJ-te. Keto kategori ushqimesh nuk mund te perbejne bazen e ushqyerjes se njeriut, sepse kane aciditet te larte dhe i mundojne organet e trupit per t`i tretur e per t`i perthithur ato.

Mbi aciditeti ne trupin e njeriut eshte shkaku kryesor per fillimin e semundjeve te tij dhe perpos te tjerave, ato krijojne shume nxehtesi per trupin, duke krijuar shqetesime per mendjen e trurin. Kjo eshte arsyeja, qe keto lloje ushqimesh perdoren ne kushte te vecanta klimaterike, si ne brezat e ftohte dhe aspak ne ato tropikale e ekuatoriale.

Madje, mendohet qe, ashtu si lengu i qepes ngacmon syte tane, duke i bere te qajne, po ky stermundim do thonim se krijohet edhe per proceset ne tru e ne mendje. Po keshtu dhe veza e mishi, te cilat permbajne kolesterol te larte deri ne 20 mlg, bejne te mundur nxitjen e nje sere semundjeve te gjakut e te zemres.

Kesisoj duket qarte lidhja e produkteve ushqimore te dala nga toka, por qe gjenerohen dhe nga vibrimet e leshuara nga kozmosi qe na rrethon.

Kjo lloj nderhyrje ka bere ate, qe ushqimet tona te kene gjenetiken, vecorite, shijet dhe vlerat e sotme, duke pranuar kete lloj bashkepunimi me natyren, qe kurresesi s`mund te jete vetem toka, qe gjithesesi mund te jete vetem universi.

Ne kete kuptim, ai (ushqimi) nuk mundet dhe nuk ka mundesi te pranoje nderhyrje te tjera, ne gjenetiken e saj nga duart e pasardhesit shume te vone njeri, duke i trajtuar ato, si kavie per te kenaqur tamaqarllekun e ketij te fundit.

Eshte llogaritur se, toka mund te ushqeje 40-50 miliard njerez normal, por jo 4-5 miliard "grykesa", edhe sikur te rrise sasine e tyre me OMGJ. Vereni sa po ngjajne produktet e ushqimeve te OMGJ me produktin njeri.

Pra, aresyet e mos perdorimit, as ne sasi mesatare te kesaj kategorie ushqimi, nuk lidhet me ndjenja sentimentale e paragjykime apo bindje fetare, as me vleresime emocionale, por me aresye e fakte shkencore nga vete jeta njerezore dhe sidomos e jetes para saj.

Prof. ass. Sazan GURI

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1447


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: OMG - OMGJ

Mesazh  Neo prej 12.05.10 16:07

Ushqimet me me shume organizma gjenetike te ndryshuara



Produktet OMGJ ditet e sotme perben nje nga temat me te diskutuara pas gripit te derrit.

Bimet –kafshet apo mikroorganizmat te cilave u jane ndryshuar veeorite duke transferuar genet e nje lloji tjeter me ane te metodave bioteknologjike quhen ‘organizma me gjenetike te ndryshuar’ ose ‘transgjenike’.

Edhe ju mund te keni ngrene ndonje produkt apo ushqim transgjenik ose me OMGJ.

Sipas lajmit te publikuar ne adresen howStuffWorks jepen 5 produktet ku perdoret me shume OMGJ:

1. Aspartam (embelsues sintetik): megjithese teknikisht eshte nje lende sintetike, perftohet si rezultat i kombinacionit te dy amino acideve natyrale. Keto acide prodhohen nga dy lloje te ndryshme bakteresh dhe ne disa raste njeri prej baktereve ndryshohet per te shtuar prodhimin.

A eshte i demshem aspartam? Aspartam nuk permban lende gjenetike. Megjithese nuk ekziston ndonje prove e cila te verifikoje mundesine e shfaqjes se kancerit nga aspartame tek minjte e laboratorit te cileve iu eshte dhene aspartame, eshte pare leucemi dhe kancer limfatik.

2. Vaj kanola: vaji kanola ose i njohur ndryshe si vaji i lakres se eger eshte nje nga lendet me te perdorura. 80% e kanoles se perdorur ne Kanada eshte ndryshuar gjenetikisht. Gjenetika e kanolas ndryshohet per te rritur imunitetin ndaj disa ilaeeve bujqesore te perdora per te zhdukur bimet e demshme.

Ne kete menyre kontrollohen me lehte barerat e eger dhe perdoret me pak ilae bujqesor dhe merret me shume prodhim.

3. Qumeshti: hormoni rBGH ben te mundur qe lopet te prodhojne me shume qumesht dhe hap rrugen e mastitit (infeksionit te gjirit). Kete lope te semura duhet te jene vazhdimisht nen kontrollin e doktorit dhe te mjekohen me antibiotike. Hormoni rBGH rrezikon njerezit nga kanceri.

Bota eshte ndare me dysh persa i perket sigurise se qumeshtit te marre nga lopet te cilave iu eshte injektuar rBGH. Pavaresisht se perdorimi i ketij hormoni eshte ndaluar ne Bashkimin Europian dhe Australi, ne Amerike eshte lejuar dhe FDA nuk ka vendosur ndonje kusht per perdorimin e ketij qumeshti.

4. Soja: ne mes gjithe produkteve soja eshte produkti me nje ndryshim te thelle gjenetik. Ne vitin 2007 me shume se gjysma e botes prodhoi nje lloj te ndryshuar. Gjenetika e sojes ndryshohet per shkaqe te ndryshme.

Arsyet me te perhapura jane rritja e imunitetit ndaj insekteve dhe kerpudhave, pasurimi i produktit nga ana e vitaminave, yndyrave dhe proteinave.

Keshtu mund te perdoret si ushqim per kafshet. Ne te njejten kohe soja perdoret edhe si kimikat ne farmaci. Ne Amerike nese perdoret soje ne produkte te ndryshme, patjeter shkruhet ne etikete dhe keta zakonisht jane soje me gjenetike te ndryshuar. Ketu nuk behet fjale vetem per qumesht soje apo tofu, perdoren edhe ushqime qe permbajne soje si buke, gjevreke me drithera, akullore dhe eokollate.

5. Misri: misri perdoret kudo ne Amerike. Ne te vertete Amerika eshte prodhuesi me i madh i misrit. Ne vitin 2000 Ministria e Bujqesise pohoi se 25% e misrit te prodhuar ne Amerike ndryshohet gjenetikisht. Produktet qe permbajne miser jane soset e sallatave, margarina, mielli dhe shurupi i misrit.

Misri i paster mund te infektohet me OMGJ nga arat me miser te ndryshuar gjenetikisht nepermjet eres.
Shkencetaret theksojne se nga ky fenomen mund te infektohen siperfaqe te medha.

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1447


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: OMG - OMGJ

Mesazh  Neo prej 12.05.10 16:11

Rrezik ushqimet e modifikuara !

Ndihmat me produketet e modifikuar gjenetikisht duket se do tė jenė problemi kryesor pėr mbarėvajtjen e marreveshjeve tė Tregtisė sė Lirė ndėrmjet Shqipėrisė dhe vendeve tė Bashkimit Europian.

Sipas tė dhėnave zyrtare, nė Shqipėri pritet tė vijnė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės rreth 16 mijė tonė misėr dhe sojė e modifikuar gjenetikisht. Ndėrkohė, vendet e Bashkimit Europian, pas njė miratimi tė njė paketė ligjesh nga Parlamenti Europian, kanė ndaluar kategorikisht futjen e OMGJ-ve nė kėto vende si dhe tė produkteve qė pėrmbajnė modifikime gjenetike.

"Nė rast se nė Shqipėri do tė pėrdoren organizmat e modifikuara gjenetikisht, atėherė produktet bujqėsore qė do tė prodhohen nė Shqipėri do tė jenė tė papranueshme nga vende e BE-sė, ē'ka do tė sjellė probleme sėrioze pėr mbarėvajtjen e marrėveshjeve tė nėnshkruara", ka theksuar Lavdosh Fetuni, kryetar i bordit tė Shoqatės sė Bujqėsisė Organike.

Historia

Pak kohė mė parė IFDC-ja zhvilloi njė tender pėr importin e misrit dhe sojės tė modifikuar gjenetikisht, ndėrkohė qė fituese e kėtij tenderi ėshtė kompania "Korparata amerikane pėr kredi". Kjo e fundit ka sjellė nė Shqipėri rreth 2 mijė tonė misėr dhe sojė, ndėrkohė qė pjesa tjetėr pritet tė vijė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt.

Ndihma e amerikanėve ėshtė kundėrshtuar nga Shoqatat e Ambientalistėve, tė cilėt kanė deklaruar qė organizma tė tillė janė njė dėm i madh pėr shėndetin e shqiptarėve, ekonominė e vendit si dhe njė dėm i madh i biodiversitetit.

24 shoqata ambientaliste kanė nėnshkruar njė peticion drejtuar institucioneve shtetėrore dhe parlamentit nė tė cilėn kėrkojnė ndalimin e futjes nė vend tė OMGJ-ve. "Sipas tė dhėnave tona, ndihma e cila pritet tė vijė sė shpejti nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė pėrdoret nė blegtori. Por ajo mund tė pėrdoret edhe nė bujqėsi pėr mbjedhjen e misrit dhe tė sojės.

Ndėrkohė, kėrkesė pėr blerjen e kėtyre organizmave ka pasur dhe nga ndėrmarrjet e industrisė ushqimore", ka theksuar Monika Spahivogli, anėtare e bordit tė Shoqatės sė Bujqėsisė Organike. Sipas tė dhėnave, nga kjo shqoatė deri tani kanė pėraqitur kėrkesė pėr blerjen e misrit dhe tė sojės tė importuar nga Amerika rreth 36 tregatė dhe subjekte private.

Kryetari i kėtij bordi Lavdosh Feruni, ka sqaruar se pėrdorimi i organizmave tė modifkuara gjenetikisht, nė shėndetin e njerėzve mund tė sjellė probleme serioze nė aparatin tretės si dhe alergji. Sipas tij, pėrdorimi i kėtyre organizmave nga fermerėt shqiptarė do tė sjellė njė efekt negativ ekonomik, pasi do tė krijojė njė vartėsi ekonomike tė fermėrėve ndaj kompanive tė mėdha qė merren me tregtimin e OMGJ-ve.

Ndėrsa kryetari i shoqatės "Masmedia dhe Mjedisi", Xhemal Mato, ka sqaruar pėr Gazetėn se nė projektligjin pėr biodiversitetin, i cili ėshtė miratuar nga Ministria e Mjedisit, ekziston njė nen i veēantė i cili ėshtė pro pėrdorimit tė OMGJ-ve.


Xhemal Mato: Ligj kundėr ushqimeve jo-bio

Projektligji pėr biodiversitetin pritet tė miratohet brenda kėsaj jave nė Parlament.

Sipas Xhemal Matos, kryetar i shoqatės "Masmedia dhe Mjedisi", njė nen i veēantė i kėtij projektiligji i pėrket organizmave tė modifikuara gjenetikisht, ku aprovohet pėrdorimi i tyre. "Ne kemi kėrkuar qė ky nen tė ndryshohet, por kėrkesa jonė nuk ėshtė pranuar", ka theksuar Mato.

Sipas tij, gjatė shqyrtimit tė projektligjit komisioni parlamentar i Bujqėsisė dhe Ambientit kėrkoi qė tė paktėn pėr 5-vjet tė ndalohet hyrja e OMGJ-ve nė Shqipėri. Por, projektligji qė do tė paraqitet kėto ditė nė Parlament nuk pasqyron ndryshimet e kėrkuara.


Dėmet e ushqimeve te modifikuara

- Pėrdorimi i organizmave tė modifikuara dėmton:
- Aparatin tretės
- Krijon alergji
- Dėmton biodiversitetin
- Shkakton dėm ekonomik te fermerėt
- Dėmton marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė me vendet e Bashkimit Europian.
- Nė Shqipėri do tė vijnė nga SHBA 16 mijė ton misėr dhe sojė e modifikuar gjenetikisht.

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1447


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: OMG - OMGJ

Mesazh  Neo prej 12.05.10 16:15

Argumentet pro dhe kundėr OMGJ-ve

Bashkimi Evropian ka shtyrė diskutimin rreth ēėshtjes nėse duhet lejuar importimi i njė lloji tė misrit tė modifikuar gjenetikisht pasi mė heret kėtė vit parlamenti evropian kishte votuar pėr t'i dhėnė fund moratoriumit mbi ushqimet me organizma tė modifikuar gjentikisht.


Ndėkohė kėto ditė zyrtarė tė Vatikanit kanė thėnė se Papa mund tė konsiderojė miratimin e pėrdorimit tė drithėrave tė modifikuara gjenetikisht nė kuadėr tė luftimit tė urisė nė botė.

Faik Luta bisedoi me gazetarin dhe shkrimtarin pėr ēėshtje shkencore, Richard Holingham, dhe fillimisht e pyeti se aktualisht cilat janė argumentet pro dhe kundėr ushqimeve dhe drithrave tė modifikuara gjenetikisht?

Holingham: Argumentet kryesore rreth bimėve tė modifikuara gjenetikisht nga ana e shkencėtarėve janė se nėpėrmjet kėtij procesi nuk janė duke bėrė diēka thelbėsisht tė ndryshme nga kultivimi i zakonshėm i bimėve. Ata vetėm e marrin gjenin (ndonjėherė edhe tė kafshės) qė ata e konsiderojnė si tė dobishėm dhe e inkuadrojnė atė nė materialin gjenetik.

Ata thonė se kjo nuk paraqet asnjė problem, asnjė problem nė aspektin e mjedisit dhe shėndetit. Por ata qė janė kundėr i akuzojnė shkencėtarėt se po ngatėrrohen me natyrėn, sidomos kur ėshtė fjala tek pėrdorimi i gjeneve tė kafshėve. Argumenti kryesor i tyre kundėr bimėve tė modifikuara gjenetikisht ėshtė se janė tė padėshmuara dhe se pėr momentin ky ėshtė vetem njė eksperiment me jetėn.

Ndonėse kėto lloj bimėsh tashmė kultivohen pėr mė shumė se dhjetė vjet nė Shtetet e Bashkuara, pėr skeptikėt kjo ėshtė njė kohė shumė e shkurtėr pėr tė vlerėsuar pasojat nė mjedis.

BBC: Ēfarė ligjesh ose rregullash janė nė fuqi sa i pėrket kultivimit dhe shitjes se ushqimeve qė pėrbėjnė organizma tė modifikuara gjenetikisht.

Holingham: Bashkimi Evropian ka njė numėr tė madh vendesh anėtare qė kanė organizata tė forta tė mbrojtjes sė mjedisit, ndėrkohė qė nė disa pjesė tė Gjermanisė ushqime tė tilla janė tė ndaluara plotėsisht. Ka ekzistuar njė moratorium ose embargo mbi bimė tė reja tė modifikuara gjenetikisht dhe shumė rregullime tė ndryshme sa i pėrket prodhimeve tė tilla. Janė disa bimė eksperimentale nė Evropė, por ato nuk kultivohen nė shkallė tė gjėrė, njė gjė qė ėshtė krejtėsisht ndryshe me Shtetet e Bashkuara ku bimė tė tilla kultivohen gjithandej dhe konsiderohen saktėsisht njejtė sikurse tė ishin bimė konvencionale.

BBC: Si ėshtė e rregulluar kjo ēėshtje nė vendet evropiane jashtė Bashkimit Evropian, siē ėshtė Shqipėria?

Holingham: Importi mė i fundit nė Shqipėri i ushqimeve tė modifikuara gjenetikisht nga Amerika qė ishin tė destinuara pėr kafshė ėshtė shumė i ngjashėm me atė nė Zambi tė para dy tre viteve, kur ky vend refuzoi ndihma ushqimore tė ofruara nga Amerika, sepse ishte mėsuar se misri ishte i modifikuar gjenetikisht. Shtetet e Bashkuara thonė se nuk mund t'i ndajnė prodhimet konvencionale nga ato tė modifikuara gjenetikisht. Ato thonė se nuk e bejnė kėtė me qėllim tė keq, por kjo ėshtė rezultat i situatės nė Amerikė ku nuk bėhen dallime mes kėtyre dy lloj prodhimeve.

BBC: Njė ide e kahmotshme ishte qė drithėrat e modifikuar gjenetikisht tė pėrdoren nė ērrėnjosjen e urisė nė vendet e varfėra, ēfarė mendohet sot pėr kėtė?

Holingham: Janė disa drithėra dhe bimė tė modifikuara gjenetikisht nė disa vende tė botės qė tani janė nė zhvillim e sipėr. Pėr shembull nė Indi kemi tė ashtuquajturin oriz tė artė, i cili ėshtė i avancuar me vitamina dhe ėshtė modifikuar me qėllim qė tė ndihmojė popullin e atjeshėm duke u dhėnė orizin qė ėshtė mė i mirė. Gjithashtu ka projekte tė ngjashme edhe nė Afrikė ku drithėrat do tė kultivohen edhe nė tokė shumė tė varfėr. Kėto lloj projektesh janė tė mbėshtetura nga fonde.

BBC

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1447


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi