Djegia spontane e njeriut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Jon prej 12.05.10 13:20


Djegia spontane e njeriut -  Spontaneous Human Combustion


 

Bėhet fjalė pėr djegje tė njerėzve nė mėnyrė spontane, ku djegia e njeriut bėhet nga "brenda", duke mos u pėrfshirė asnjė element i dukshėm nga jashtė, mjedisi mbetet i paprekur ose i prekur pak, ndėrsa trupi pėrfundon nė hi.

Ne tre shekujt e fundit, perafersishte 200 raste te fenomeneve te tilla jane pershkruar, por asnje shkencetare gjer me tani nuk ka arritur te shpjegoje perfundimishte se si ndodhe kjo.

Interpretimet nga parashkencat perfshijne denime hyjnore, reakcion zingjiresh atomik, dhe procese te panjohura te kemikaleve. Cfare lloj energjie eshte liruar qe mund te shkaktoje nje djegje spontane?

Individet qe ne menyre spontane digjen gjer ne vdekje pa ndonje shkak te dukshem, eshte njeri nga fenomenet me misterioze qe ekzistojne sot ne bote.







Edituar pėr herė tė fundit nga Jon nė 12.05.10 13:42, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Elizza prej 30.06.10 20:51


DJEGIA SPONTANE E NJERIUT

Lynne North



Historia njeh raste kur trupa njerėzor janė djegur vetiu me njė vrull tė tillė sa qė janė kthyer nė njė grumbull hiri brenda pak minutave. Megjithėse kjo dukuri ka ndodhur herė pas here pėr shekuj me radhė, nuk ka njė shpjegim tė plotė se si dhe pse ndodh kjo. Nė shek. 18 dhe 19, populli e shpjegonte kėtė Djegie Spontane tė Njeriut (DSN) si njė formė shpagimi ose hakmarrjeje hyjnore.

Shumė kėrkime tė sotme pėrpiqen ta hedhin poshtė idenė e ekzistencės sė kėsaj dukurie, e cila, nė fakt, nuk ndodh dhe aq rrallė sa duan tė thonė disa. Rastet qė dėshmohen nga doktorėt dhe patologėt vijnė duke u shtuar dhe do tė kishte shumė mė tepėr raste tė dėshmuara, nė qoftė se nuk do tė ekzistonte ngurimi se mos bėhen qesharakė nga kolegėt profesionistė. Nė asnjė rast DSN-tė nuk janė tė ngjashėm me njėri tjetrin dhe, megjithatė, ato kanė disa veēori tė pėrbashkėta.

1. Shpejtėsia e goditjes


Viktimat e DSN shpesh janė parė tė gjallė pak para ēastit qė ata janė pėrfshirė nga njė zjarr i pabesueshėm; njė zjarr qė digjet me njė shpejtėsi tė tillė dhe qė shoqėrohet shpesh me tym tė zi dhjami, qė duket qė shėrben si lėndė djegėse dhe qė nuk mund tė shuhet me ujė.

2. Intensiteti

Trupi i njeriut nuk digjet lehtė, sidomos njė trup i gjallė. Njerėz qė vdesin nė zjarr shpesh vuajnė vetėm djegie tė pjesshme. Madje edhe nė kushte djegieje shfarosėse skeleti mbetet pa u djegur. Kėshtu, psh, krematoriumet pėrdorin njė temperaturė prej 2500 gradė Fahrenhait ose mė shumė pėr tre deri katėr orė dhe kockat pėrsėri mbeten pa u djegur. Pėr 12 orė djegie nė temperaturėn 3000 gradė Fahrenhait kockat nuk zhduken plotėsisht. Si shpjegohet atėhere qė trupi transformohet nė njė grumbull hiri brenda pak minutave nga DSN?

3. Zgjedhshmėria

Nė rastin e DSN, shpesh ekstremitetet e trupit, duart ose kėmbėt, mbeten tė paprekura. Ka raste kur trupi ėshtė djegur duke u transformuar nė hi dhe rrobat nuk kanė pėsuar asgjė. Janė gjetur trupa tė karbonizuar mbi karrike ose shtretėr tė pa dėmtuar.

4. Efekti psikologjik

DSN duket se shoqėrohet gjithmonė nga njė ekstazė ose shtangėsi e personit. Duket sikur viktima humbet menjėherė dėshirėn pėr tė jetuar. Nė asnjė rast nuk ėshtė vėnė re ndonjė pėrpjekje pėr t'i shpėtuar djegies. Viktimat duket se i nėnshtrohen fatit me tė nisur djegia.

Ėshtė e qartė se kėtu ndodh diēka qė ėshtė tej njė zjarri normal. Pavarėsisht nga ngjashmėritė, secili rast ka karakteristikat e veta unike, si tė jetė vendosur tė shmangė shpjegimet e plota. Ka raste vdekjesh nga djegia qė janė kaq tė ēuditshme sa qė i vetmi shpjegim i mundshėm ėshtė DSN.

Nga ana tjetėr, akoma nuk njihet ndonjė mėnyrė me anėn e tė cilit trupi i njeriut mund tė gjenerojė nxehtėsi tė pabesueshme tė nevojshme pėr t'u reduktuar nė hi. Gjithashtu, nė qoftė se njė temperaturė e tillė do tė ishte e mundshme, nuk ėshtė llogjike qė materialet rrethues mbeten tė paprekur.

Sidoqoftė, mister mund tė mbetet edhe fakti se pas nisjes sė zjarrit, ē'gjė e mban atė (zjarrin) tė gjallė. Disa sugjerojnė rrymat e ajrit nga vatrat e zjarrit, po atėhere si shpjegohet qė nuk digjen edhe rrobat?

Doktorėt e shekujve tė kaluar nuk e kishin aspak problem tė pranonin DSN, ndonėse nė shumicėn e rasteve ata ja atribuonin kėtė tymosjes dhe pirjes sė tepruar.

Kjo pikpamje ishte shumė popullore me rritjen e lėvizjes kundėr duhanit dhe pijeve. Referenca tė DSN mund tė gjeni nė vepra tė Marryat, Zolas, De Kuincit, Melviles dhe Dikensit.

Nė librin e Dikensit "Shtėpia e Ftohtė", kopraci Kruk pėson kėtė djegie makabre. Ashtu si edhe me shkrimtarėt e tjerė, Dikensi e bazoi veprėn e tij mbi njė rast tė famshėm. Rastin konkret Dikensi e kishte ndeshur gjatė periudhės kur kishte punuar si reporter, 20 vjet mė parė.

Megjithėse teoria e alkolit ishte shumė popullore, ajo gjithashtu nuk ka shumė tė ngjarė (fatmirėsisht!). Edhe trupat e lyer me alkol do tė digjeshin vetėm derisa tė mos ishte mbaruar alkoli. Livingston Gearhart i SHBA ka sugjeruar se DSN shpesh korrespondon me rritje tė intensitetit tė fushės magnetike tė Tokės. Dihet shumė pak mbi efektet qė ushtrojnė ndryshimet magnetike nė trupin e njeriut.

Sidoqoftė, studimi i Gerhart ka ēuar nė sugjerimin se zjarri i pazakontė i gjeneruar gjatė DSN mund tė jetė ndonjė lloj shpėrbėrjeje molekulare ose kimike tė trupit tė njeriut. Kjo ide mund tė ketė tė vėrteta pėrderisa djegia spontane nė natyrė pranohet si njė dukuri natyrore.

Njihet rasti i djegies spontane tė mullarėve tė barit pėr shkak tė fermentimit qė ndodh nga lagėshtia brenda mullarit. Nė brendėsi zhvillohen bakterie qė pėr shkak tė fermentimit ngrejnė temperaturėn.

Nė qoftė se kjo temperaturė nuk del jashtė atėhere mullari tejnxehet, oksidohet dhe merr zjarr. Po kėshtu ndodh me koēekėt, fabrikat e letrės dhe grumbujt e hekurishteve. Nė disa raste, edhe qymyri pluhur mund tė nxehet nga thithja e ajrit dhe mund tė marrė flakė nė mėnyrė spontane.

Madje thuhet se edhe jashtėqitjet e zogjėve e kanė kėtė veti dhe disa zjarre kishash i atribuohen ndezjes spontane tė grumbullimeve vjeēare tė kėtyre mbeturinave nė ēatinė e tyre. Edhe dheu mund tė digjet zakonisht pėr shkak tė substancave naftėmbajtėse nėn sipėrfaqe.

Shkencėtarėt dhe doktorėt i pranojnė kėto forma tė djegies spontane, por refuzojnė tė njohin mundėsinė e DSN te njerėzit. Ata pranojnė qė jo tė gjitha rastet e djegies shpjegohen me shkaqe shkencore, por preferojnė nocionin e Djegies sė Mbinatyrshme. Nocioni i djegies spontane te njerėzit duket i pamundur.

Nė qoftė se DSN ėshtė e mundur, pavarėsisht nga dyshimet shkencore, si mund tė ndodhė dhe, me tė nisur, ē'gjė e ushqen zjarrin?

Djegia spontane nė natyrė nuk mund tė na ēojė nė njė shpjegim tė DSN te njerėzit. Nuk mund tė grumbullohen nė trupat njerėzore tė njėjtat bakterie pėr tė prodhuar nxehtėsi tė mjaftueshme pėr tė nisur djegien. Gazi i zorrėve mund tė digjet, por pėr kėtė nevojitet oksigjen.

Edhe kimikatet nė trupin e njeriut mund tė ndikojnė mbi gazin metan tė pranishėm, por edhe ky ka nevojė pėr oksigjen qė tė digjet. Nė qoftė se do tė ishte shkaktar metani, sasia shumė e madhe e tij te lopėt do tė bėnte qė tė kishim raste tė shpėrthimit tė lopėve. Por kjo dukuri nuk ka ndodhur kurrė.

Disa thonė se DSN mund tė shpjegohet si njė aksident ose pakujdesi. Psh, rrėzimi i njė reflektori ose rezistence, pirja e duhanit nė shtrat ose shkėndija qė dalin nga njė sobė ose vatėr zjarri. Por kėto shpjegime nuk na e zgjidhin dot misterin sepse, thjesht, nė raste tė tilla rrobat do tė digjeshin tė parat. Si shpjegim tjetėr i mundshėm ėshtė ofruar edhe rrufeja sferike.

Kjo mbėshtetet nė teorinė se, nė disa rrethana, rrufeja sferike, qė ėshtė njė dukuri natyrore, mund tė manifestojė radiovale tė shkurtra energjie tė ngjashme me ato nė njė furrė me mikrovalė.

Nė kėtė mėnyrė, sugjerohet se njė person qė ndodhet pranė rrufesė sferike ose vetėm pranė fushės sė frekuencės valore tė formuar nga njė rrufe e tillė, mund tė digjej pėr vdekje brenda rrobave tė veta ose edhe madje brenda lėkurės sė tij. Kjo teori ka diēka tė ngjashme me teorinė e 'ndryshimit magnetik' tė Gearhart. Gearhart zbulon me studimin e tij se DSN koinēidon me njė rritje tė menjėhershme e tė papritur tė intensitetit magnetik nė fushėn e Tokės, krahasuar me ditė mė parė.

Kėto teori e shpjegojnė gjerė e gjatė DSN, por asnjėra prej tyre nuk shpjegon se pse kjo dukuri ndodh kaq rrallė (fatmirėsisht) ose se pse zjarri, me tė nisur, mbetet aq i lokalizuar. Gjithashtu, megjithėse rrufeja sferike, po tė kapet, shpėrthen, ajo nuk jeton mė shumė se njė minutė, pra nuk ka se si tė ketė kėtė efekt shkatėrrues.

Njė mundėsi tjetėr shpjegimi ėshtė ofruar nga policia. DSN, thonė ata, mund tė jetė rezultat i njė krimi. Kriminelėt e lyejnė viktimėn me benzinė dhe i vėnė flakėn. Dihen plot raste kur trupi i njeriut digjet pa i vėnė zjarrin dhomės. Megjithatė, nė rastet e DSN trupi duket se digjet nga brenda jashtė dhe jo e anasjellta.

Vetė patologėt bien dakord se, nė disa raste, trupi mund tė prodhojė gazra nga brenda qė mund tė digjen po t'i ekspozohen oksigjenit. Por sasia e nevojshme do tė ishte fatalisht toksike. Dhe po tė niste njė zjarr do tė digjeshin edhe rrobat.

Shpjegimi mė i mundshėm sot duket se ėshtė Teoria e Qiririt. Djegia nėn vete (e brendshme, e fshehur) nė 500 gradė Celsius mund ta kthejė trupin e njeriut nė hi, nė qoftė se i lihet kohė e mjaftueshme. Sipas kėsaj teorie, trupi, me tu ndezur, fillon tė digjet.

Dhe kjo ėshtė vėrtetuar. Trupi i njeriut ka shumė ujė, por njė nxehtėsi e mjaftueshme e nxjerr atė jashtė nė formėn e avullit. Kjo dėshmohet nga avulli qė ėshtė kondensuar nė dritaret e dhomės ku ka ndodhur njė dukuri e tillė.

Me t'u tharė trupi, dhjami shkrin dhe ngjitet pas rrobave duke lozur rolin e njė fitili. Meqėnėse dhjami nuk digjet pastėr, mbi dyer dhe mure grumbullohet blozė. Sasia normale e oksigjenit nė ajėr ėshtė 21 %. Kjo pėrqindje zvogėlohet nė njė dhomė ku ka zjarr.

Kur arrin 16 %, zjarri zbehet duke u djegur nėn vete. Nė qoftė se trupi nuk gjendet efekti i fitilit shkakton njė zjarr tė ngadalshėm nėn vete. Nė kėtė ēast, temperatura nė dhomė shpesh ngrihet gjė qė shpjegon nxehjen e fortė tė dorezave tė dyerve etj.

Shtresa e nxehtė e gazit, prodhuar nga djegia nėn vete, zbret poshtė dhe shkrin artikuj plastikė. Gazetat dhe librat nuk ndikohen sepse ato digjen me temperatura mė tė larta. Djegia nėn vete vazhdon derisa mbaron dhjami i trupit ose oksigjeni nė dhomė. Gjymtyrėt nuk pėsojnė gjė sepse ato kanė mė pak dhjam.

Shkencėtarėt duken tė kenaqur me kėtė teori ndonėse ajo akoma nuk shpjegon se c'gjė e shkakton zjarrin, qė duket se nis nga brenda. Ndoshta shpjegimi i vėrtetė nuk ndodhet nė sferėn e shkencės ose brenda kornizės sė planit vdekėsor, me aq sa e njohim ne.
avatar
Elizza

1071


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Pajtim prej 01.07.10 0:50

Hera e pare qe po ndegjoj nje fenomen te tille..!!! interesante..!!
avatar
Pajtim

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  irma-miri@live.it prej 05.07.10 23:59

Deri tani nuk kisha degjuar per kete fenomen per sa i perket qenieve humane...
avatar
irma-miri@live.it

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  gjilanasi prej 08.12.10 21:16

Shkencetaret duan te kene pergjigje per te gjitha fenomenet por egoja e tyre nganjehere eshte aq e tepert saqe i pengon qe te kene nje pergjigje.
avatar
gjilanasi

396


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Berti69 prej 11.09.11 0:43

Ajo qe eshte veēanerisht e ēuditshme ne kete lloj fenomeni, eshte se eshtrat e pjeseve te trupit qe u dogjen u konsumuan gjithashtu, per tu djegur kockat ne gjendje te hirit duhet te kete nje djegie ne temperature shume te larte.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  maqomaqo3 prej 11.09.11 1:35

eshte e frikshme por sbesoj se eshte e vertete ,ska mundesi te ndodhe kjo ,eshte thjesht nje manipulim ,fotot skane te bejne me te por edhe ndonje video eshte montim . njeriu ka qindra semundje te tjera edhe kjo i mungon ,kjo do ishte mire per skenaret e filmave horor me satanain
avatar
maqomaqo3

196


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  nert prej 11.09.11 10:11

berti69 shkruajti:Ajo qe eshte veēanerisht e ēuditshme ne kete lloj fenomeni, eshte se eshtrat e pjeseve te trupit qe u dogjen u konsumuan gjithashtu, per tu djegur kockat ne gjendje te hirit duhet te kete nje djegie ne temperature shume te larte.

1. Djegia e trupt te njeriut eshte ne kah te kundert te asaj qe ne kemi pare ne nje diegie normale, pra nga brenda trupit jashte tij, me pare digjen organe e trupit, me pas nxehtesia kalon te kockat, qe jane me afer, pastaj fillon te digjet dhjami muskujt e lekura jashtme. Kjo eshte diegie shume po shume me ndryshe se ajo nga jashte si dhe kromatorium, ku digjet lekura ne fillim, muskujt dhjami e me pas kockat pra jane me te mbrojtura dhe i duhet me shume kohe per tu diegur e tu bere hi.

2.Mendoj se trupi i njeriut digjet pak nga pak pa flake si prushi per kete arsye nuuk ka dhe diegie te rrobave dhe te ndonje mobiljeje rreth e perqak

Mendoj se arsyeja e fillimit te kesaj dukurie jane :
]
[*] RRitje e temperature te brendshme e cila mund te bente fillimin e nje varg reaksionesh katalitike ku temperatura e trupit do te vazhdonte te rritej. Te mos harrojme se trupi i njeriut perbehet vetem nga O.C.H.N.(lehtesisht te diegshem ).

Mendoj se fillimi i kesaj mund te jete ne organin e trupit te njeriut melcia e cilesuar dhe si laborator i trupit te njeriut ku ne te behet diegja dhe shperberja e elementeve karbohidrate, yndyrnat e proteinat. Mjafton nje anomali e ketij organi dhe do te vazhdonte te shperbente elementet pa u ndaluar dhe do te ngumbullohej nje sasi e larte e nxhetesise. Te mos harrojme reaksionin e famshem

Karbohidrate = co2+h2o + energji (temperature).

Nqs mbetet enigme se ku mund te gjendej ai o2 per te vazhduar diegien te mos harrojme se trupi i njeriut ka me shumice, pasi nuk mendoj se kjo diegie eshte e menjehershme por mund te zgjase dhe nderkohe njeriu eshte i ndergjegjshem dhe vazhdon te marre fryme
avatar
nert

118


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Odin prej 29.09.11 8:22


Reaksion kimik qė shkakton djegie tė brendshme




Mikal Ferti, njė pensionist 76-vjeēar ėshtė gjetur i vdekur vitin e kaluar nė shtėpinė e tij nė Irlandė. Nė pėrfundim tė ekspertizave ka rezultuar se vdekja e tij ka ardhur nga djegia spontane.

Trupi i tij ishte gjetur pothuaj i karbonizuar, mirėpo tė gjitha mobiliet nė shtėpi kishin mbetur tė padėmtuara.

Ky ėshtė rasti i parė i djegies spontane tė brendshme nė Irlandė. Bėhet fjalė pėr njė fenomen jo tė rėndomtė kur njė objekt, nė kėtė rast njeriu digjet pa ndikime tė burimeve tė nxehtėsisė nga jashtė, por si pasojė e reaksioneve kimike brenda organizimit.

Pėr kėtė fenomen nuk ekziston arsye shumė e pranueshme, ndėrsa njė numėr i madh i shkencėtarėve e mohon kėtė mundėsi.

Nė 300 vjetėt e fundit, nė tė gjithė botėn janė paraqitur disa qindra raste tė djegies njerėzore spontane, por shumė pak nga kėto raste janė trajtuar shkencėrisht.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Odin prej 11.09.12 23:02

Djegia spontane njerezore, nje profesor mund te kete gjetur arsyen



Nje prej mistereve te cilave ka kohe qe njerezit mundohen t'i japin nje pergjigje eshte edhe djegia njerezore spontane, nje rast kur trupi i njeriut papritur merr flake pa ndonje shkak te arsyeshem dhe e cuditshme eshte qe digjet vetem trupi i njeriut pa u shperndare flaket me tej.

Nje profesor ne Cambridge mund te kete dhene nje shpjegim shume interesant ne lidhje me ceshtjen e djegies natyrore spontane dhe e ka bere kete duke eksperimentuar me nje derr.

Profesor Brian J Ford eshte nje biolog kerkimi dhe autor i me shume se 30 librave, shume prej te cileve jane per biologjine e qelizave dhe mikroskopine, por tani vemendja e tij eshte terhequr nga studimi i mekanizmave pas 'shperthimit' te njerezve.

Ai tha ne nje artikull ne New Scientist: "Nje minute ata mund te jene duke u relaksuar ne nje karrige, ndersa momentin tjeter ata shperthejne ne flake."

"Ata ngjajne si nje pishtar i ndezur dhe per me pak se gjysem ore ata ngelen vetem hi."

"Zakonisht kembet ngelen te padjegura. Dhe me e cuditshme akoma, eshte qe edhe objektet qe ndodhen prane trupit ngelen te paprekura, si per shembull nje tufe me gazeta apo nje mbeshtetese per krahun."

Raportimi i pare ne lidhje me kete fenomen daton ne vitin 1641 kur doktori dhe matematicieni Danez, Thomas Bartholin pershkroi vdekjen e Polonus Vorstius, i cili ishte duke pire vere ne shtepine e tij ne Milano ne Itali nje mbremje ne vitin 1470 perpara se te shperthente ne flake.

Qe atehere me shume raportime te djegies spontane jane mbledhur dhe eshte bere nje lidhje e tyre me alkolizmin, megjithese me vone kjo lloj lidhje u percaktua si e pabazuar.

Rasti me i fundit i ketij fenomeni ishte 76 vjecarja Michael Faherty e cila vdiq ne 22 dhejtor te vitit 2010. Mjekja ligjore e West Galway, Ciaran McLoughlin e regjistroi shkakun e vdekjes si djegie spontane njerezore.

Profesori Ford deshironte te hidhte poshte teorine e alkolizmit si edhe dicka tjeter te quajtur "wick effect" te sugjeruar nga mjeku ligjor ne Londer Gavin Thurston ne vitin 1961.

Thurston kishte pershkruar se si dhjami njerezor digjet ne rreth 250grade celcius, por nese do te shkrihej do te digjej si nje fitil, ashtu si edhe rrobat apo materiale te tjera ne temperature ambjenti.

Ai shtoi: "Mendova qe kishte ardhur koha qe te testonim realitetin keshtu qe morrem nje pjese nga barku i derrit dhe e lame ne etanol per nje jave."

"Edhe kur e fshime me nje garze te lagur me alkol, indet nuk digjeshin."

"Alkoli nuk eshte prezent ne indet tona, por megjithate ka nje perberes tjeter te ndezshem ne trup qe mund te rritet shume ne perqendrim"

Ne fakt trupi krijon aceton qe eshte shume i ndezshem.

Ai shtoi: "Ne disa kushte mund te prodhohet ketoza ne te cilen formohet acetoni, duke perfshire ketu alkolizmin, dieten pa yndyrna, diabet."

"Keshtu qe vendosem te benim serish eksperimentin me derrin por kesaj here e lame ne aceton dhe jo etanol."

"U dogj dhe u kthye ne hi brenda gjysem ore."

Per here te pare nje arsye e duartrokitshme ne lidhje me djegien njerezore eshte treguar me ane te nje eksperimenti.
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Denissa Malaj prej 12.08.13 21:52

Kam par nje dokumentar qe i dedikohej ketij fenomeni, ku jan shpjeguar te gjitha rastet e ketyre fotove qe ke postuar tek kjo teme ,
eshte dhene tek Explorer shkenca
avatar
Denissa Malaj

La ilahe il All-llah


7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Zattoo prej 05.10.13 13:36

Njeriu qė i shpėrthyen flakėt nga brenda



Franck Baker nga Vermonti (SHBA), ishte pėrballur me vdekjen dhe ishte dekoruar me tre Zemra tė purpurta nė Vietnam, por thotė se tmerrin e vėrtetė e kishte parė mė 1995 deri sa ishte i shtrirė nė divanin e dhomės sė tij tė ndejės, kur u pėrfshi nga njė djegie e brendshme spontane.

“Po bėheshim gati pėr peshkim dhe po prisnim nė  divan. Gjithēka ishte si ėshtė mė mirė. Miku im Pit ishte i ulur afėr meje dhe po  talleshim pa tė keq, deri sa atmosfera nuk nisi tė ngrohet, tha Baker nė emisionin  “Rastet e pashpjegueshme” nė TV Sciense.

Baker thotė tha se nė njė moment e kishte pushtuar paniku.

Nė trupin e tij papritmas kishte shpėrthyer flaka.

“Ishte gjėja mė e mallkuar qė kam parė ndonjėherė. I tėri u humba. S’kisha asnjė parafytyrim se ēfarė po ndodhte me mua, asgjė s’po kuptoja. Mė pėrfshiu paniku”, sqaroi veterani i luftės, i cili nė saje tė ndihmės sė mikut  disi ia doli tė shuante flakėt dhe tė kėrkojė ndihmėn e mjekut.

Por diagnoza nuk e kishte befasuar mė shumė se flakėt qė papritmas kishin nisur t’ia pėrpinin trupin.

“Mjeku mė tha: Franck, kjo flakė ka shpėrthyer nga brenda”, rikujton Baker pėrjetimin e pazakontė, tė cilin po ua rrėfente shikuesve nė emisionin televiziv.

avatar
Zattoo

667


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Luli prej 15.11.13 13:53

Foto te Mary Reeser para dhe pas djegies, fotografite jane autenitke.

avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

925


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Berti69 prej 04.10.14 10:14

Djegja Njerezore Spontane- trupa njerezish qe shperthejne papritur ne flake !



Jennie Saffin u ul ne tavolinen e saj te ngrenies duke ngrene me babain e saj kur trupi i saj shpertheu ne flake.

Ky mister ka qene shume i perfolur nga eksperte dhe nga njerezit e thjeshte. Kishte pyetje te tilla si; a i ishte vene flake me qellim trupit te saj apo eshte i vertete versioni qe ka dhene babai i Jennie; qe ai pa me bishtin e syrit nje drite te shndritshme dhe me pas kur ktheu koken pa vajzen e tij qe kishte marre flake.

Djegja njerezore spontane eshte dokumentuar edhe me perpara, dhe qe atehere ka qene nje mister, por megjithate, asnjehere me pare nuk ka patur deshmitare okular gjate ngjarjes dhe babai i Jennie ka qene i pari qe ka qene deshmitari okular i ketij fenomeni.

Historia e plote daton qe ne 15 shtator te vitit 1982, Jennie dhe babai i saj ishin ulur per te ngrene darke ne tavolinen e kuzhines. Jennie Saffin ishte 61 vjec kur ajo ne menyre te papritur shpertheu ne flake dhe vecanerisht rreth duarve dhe rreth fytyres se saj. Babai i saj u ngrit menjehere qe ta ndihmonte duke e hedhur asaj uje nga lavamani per te fikur flaket.

Megjithate, Jennie vdiq tete dite me vone ne spital per shkak te djegjeve te renda. Gjithashtu edhe babai i saj kishte djegje te renda neper duan nga perpjekjet per te ndihmuar vajzen e tij.

Hetuesit ne vendin e ngjarjes nuk munden te gjenin prova dhe te dhena te tjera qe te mund te kundershtonin versinin e ngjarjes qe dha babai i Jennie-t. Ishte e cuditshme qe dhoma ku kishte ndodhur gjithshka nuk kishte asnje shenje djegje sado te vogel. Ne fakt aty dukej sikur asgje nuk kishte ndodhur. Nderkohe qe duke pare trupin e djegur te Jennie-t do te mendohej qe do te gjendeshin shenja edhe ne dhomen ku kishte ndodhur ngjarja.

Hetuesit ishin te habitur dhe nuk dinin te jepnin nje pergjigje mbi cfare i kishte ndodhur ne te vertete Jennnie-t ne ate dite te fresket ne Londer, Angli. Nuk kishte asnje arsye te logjikshme per ate ndodhi. Si ishte e mundur qe nje grua e ulur ne tavolinen e saj ne kuzhine papritur te shperthente ne flake? Pse ajo nuk reagoi, te pakten sipas thenieve te babait te saj? Hetuesit kishin nevoje per pergjigje por nuk dinin se ku t'i merrnin keto pergjigje.

Hetuesit kerkuan ne cdo cep te shtepise te Jennie-t por prape nuk kishin asnje pergjigje per fenomenin e cuditshem qe kishte ndodhur aty. Asgje rreth e rrotull vendit ku ndodhej Jennie nuk ishte djegur fare. Si ishte e mundur qe trupi i saj te digjej aq shume dhe te mos linte asnje shenje rreth e rrotull ne lidhje me kete zjarr? Hetuesit filluan te hetonin me thelle ne vdekjen e Jennie-t nga ana shkencore por nuk arriten ne asnje zgjidhje. Ne fakt ata kishin me shume pyetje. A pinte Jennie Seffin pije alkolike? A kishte ajo nje diete te varfer qe te mund te kishte shkaktuar nje reaksion kimik ne trupin e saj? A po thoshte te verteten babai i saj 82 vjecar?
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djegia spontane e njeriut

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi