Nata e ''Valpurgės''- Djallit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nata e ''Valpurgės''- Djallit

Mesazh  Jon prej 08.05.10 13:40

30 prilli, Nata e ''Valpurgės''- Djallit




Nė natėn e 30 prillit shtrigat dhe satanistėt, kėndojnė, kėrcejnė dhe kryejnė rite sataniste. Ky ėshtė pikėrisht momenti kur ''mjeshtri'' dhe i adhuruari i tyre, djalli, mbėrrin pėr tė festuar bashkė me ta nė njė festė sublime

Nata e Valpurgės (Walpurgisnacht nė gjermanisht), e festuar natėn midis 30 prillit dhe 1 majit, veēanėrisht nė Europėn veriore, konsiderohet si nata e shtrigave. 30 prilli festohej nė Gjermani (veēanėrisht nė Malet Harz) dhe konsiderohej si nata e luftės sė djallit kundėr tė mirės.

Nė atė natė mendohej se shtrigat mblidheshin nė majė tė maleve pėr tė kryer ritet e tyre sataniste, shtrigėritė e magjitė malinje pėr tė thirrur djajtė e demonėt.

Valpurga ėshtė njė fjalė gjermane (Walpurga) dhe e ka prejardhjen e saj tė largėt nga fjala antike Walburga e cila pėrbėhet nga "Wal" qė do tė thotė "mal me tė vrarė" ose edhe "luftė" dhe nga fjala "Purag" qė do tė thotė "kėshtjellė" ose "qytet i fortifikuar". Nga shumica e njerėzve kjo fjalė dhe vetė simbolika e kėsaj nate tė tmerrshme sataniste ka marrė kuptimin e luftės ndaj tė mirės dhe shpesh pėrkthehet "kėshtjella e tė vdekurve".

Kjo ėshtė njė festė qė i kushtohet djallit dhe adhurimit tė tij, madje ėshtė njė natė e mallkuar nga kisha e cila e quan "nata qė i dedikohet magjisė dhe kultit tė djallit".

Sipas besimit tė jo pak njerėzve, nata e Valpurgės ishte nata kur djalli ngjitej nė tokė, kur varret ishin tė hapura, kur gjithēka mund tė ndodhte dhe kur e keqja do tė mundte tė mirėn. Tė gjithė njerėzit apo qeniet satanike nė tokė, ajėr dhe ujė mund tė argėtoheshin nė kėtė natė sublime.

Data 30 prill njihet edhe si Halloween-i tjetėr dhe ēuditėrisht ėshtė gjashtė muaj para tij. Data 30 prill ėshtė konsideruar prej shekujsh si njė festė satanike pasi ėshtė pikėrisht edhe nata kur Anton Lavey themeloi Kishėn e Djallit. Ai e konsideronte natėn e Valpurgės si "festėn mė tė madhe demoniake tė vitit", pėrveē Halloween-it.

Sipas Lavey, kjo ėshtė nata kur "shtrigat dhe djajtė bredhin nėpėr botė duke festuar me orgji lulėzimin e lavdishėm tė Ekuinoksit tė Pranverės", pra natėn e 30 prillit.

Satanistėt Laveyanė e konsiderojnė kėtė datė tė shenjtė pikėrisht pėr shkak tė legjendės Walpurgisnacht pasi siē deklarohet edhe nga Anton LaVey, 3 festat "e shenjta" qė festohen nė mėnyrė madhėshtore nga djalli janė: ditėlindja e tij, Nata e Halloween-it dhe Nata e Valpurgės. Laveyanėt e emėrtonin ndryshe kėtė natė "duke pritur 1 majin", pasi ishte pikėrisht dita kur djalli do tė kishte konsoliduar pushtetin e tij me anė tė ndihmės sė tyre tė ēmuar.

Sipas traditės dhe udhėzimeve tė djallit, Lavey rruajti kokėn e tij gjatė ritualit tė themelimit tė Kishės me disa lėvizje teatrale pėr tė pasquruar pamjen e xhelatit. Pas kėsaj, kryhet njė lloj magjie pėr tė mohuar trinitetin e shenjtė dhe jetėn shpirtėrore nė favor tė njė adhurimi tė djallit, ferrit dhe tė mirave materiale qė i premtonte ai.

30 prilli, nata e Valpurgės, ėshtė edhe data e fillmit tė verės nė kalendarin ezoterik. Gjatė kėsaj nate festohet dita e hakmarrjes ndaj Ligjit tė sė Mirės dhe zhvillohen rite tė ndryshme satanike me anė tė sė cilave falėnderohet djalli pėr fitimin e parave dhe pėr arritjen e suksesit.

Ēdo vit nė natėn e 30 prillit dhe 1 majit, besohet se shtrigat dhe satanistėt, kėndojnė, kėrcejnė, kryejnė rite sataniste dhe fluturojnė lart pėr tė zbritur vetėm gjatė sabba-s sė "shenjtė". Ky ėshtė pikėrisht momenti kur "mjeshtri" dhe i adhuruari i tyre, djalli, mbėrrin pėr tė festuar bashkė me ta nė njė festė sublime.

Sabba e Natės sė Valpurgės

Sipas traditės antikrishte tė pėrhapur nė Gjermani, nė natėn e Valpurgės festohej edhe sabba e parė e natės. Sabba ėshtė takimi mes shtrigave dhe djallit, e cila zhvillohet gjatė ditės sė shtunė pas natės sė Valpurgės. Gjatė kėsaj nate thuhet se tė gjitha shtrigat mblidheshin sė bashku dhe fluturonin larg pėr t'u takuar me tė adhuruarin e tyre, djallin.

Para se tė merrnin fluturimin ato pėrjetonin njė lloj metamorfoze, duke u transformuar me anė tė magjisė sė dhuruar nga djalli nė krijesa monstruoze ose kafshė tė pėrbindshme, nė mėnyrė qė t'i shėrbenin mė sė miri idealit tė prijėsit tė tyre. Metamorfoza ishte njė fazė shumė e rėndėsishme pėr tė gjitha shtrigat pasi shėnonte zbatimin e vullnetit tė djallit, tė cilit i kishin faluar jetėn dhe shpirtin.

Mblidheshin nė vendin e paracaktuar (zakonisht nė vende pyjore ose nė afėrsi tė pemėve) duke fluturuar sipėr njė kafshe, fshese etj. Atje mė pas gjejnė djallin duke i pritur (shpesh me pamjen e njė dashi gjigant). I shumėadhuruari i tyre pėrshėndetej me tė famshmen "osculum infame" qė nga folklori pėrkthehet "Puthja e turpshme" ose "Puthja e turpit" pasi konsiston nė puthjen e tė prapmeve tė djallit (tė cilėn ai e quan "gojėn tjetėr").

Legjenda thotė se ishte pikėrisht kjo puthje ajo qė e lejonte djallin tė bėnte pėr vete femrat qė mė pas ktheheshin nė adhurueset e tij tė ēmendura dhe besniket mė tė devotshme, tė afta pėr gjithēka pėr tė kėnaqur vullnetin e prijėsit tė tyre, madje edhe tė falnin jetėn dhe shpirtin.

Para se tė fillonte festėn, djalli pėrshėndeste adhurueset e reja dhe i detyron ato tė kryejnė "apostasinė" (braktisjen e fesė). Procedura kėrkon qė mohimin total tė ēdo lloj besimi fetar duke kryer akte tejmase tė ulėta si pėr shembull tė kėndojnė meshėn si njė parodi, tė kryejnė blasfemi, tė shkelin kryqe, apo simbole tė tjera fetare tė shenjta.

Mė pas djalli jep miratimin e tij pėr fillimin e orgjisė dhe pjesėtarėt e festės ēiftėzohen me njėri-tjetrin pa dallim seksi. Nė fakt, nė Natėn e Sabbės nuk marrin pjesė vetėm femra, por konsiderohet si nata e shtrigave pasi ato luajnė rolin vendimtar. Femra konsiderohet nga djalli si mbartėsja e superfuqive mė tė mėdha dhe ėshtė pikėrisht ajo e pėrzgjedhura pėr tė kryer misionet e tij mė tė pėrbindshme.

Duke arritur tė ndezė njė adhurim tė pangopur tek kėto shtriga, djalli i stėrvit pėr tė qenė pėrjetėsisht tė devotshme ndaj vullnetit tė tij dhe gjithashtu pėr tė qenė tė gatshme tė bėjnė gjithēka pėr tė kėnaqur dėshirat e tij mė tė tmerrshme dhe pėr t'u kthyer kėshtu nė ushtaret e tij nė luftėn kundėr tė mirės.

Orgjia ėshtė pikėrisht aktiviteti kryesor i kėsaj nate qė i kthen shtrigat nė "ushtare" tė devotshme.
Njė e dhėnė e ēuditshme ėshtė se sipas raporteve (gjithmonė duke iu referuar legjendės) gjatė kryerjes sė kėtyre marrėdhėnieve tė shthurura nuk ndihet asnjė lloj kėnaqėsie seksuale dhe akti seksual me djallin ėshtė veēanėrisht tepėr i dhunshėm, shkatėrrues dhe i pėrgjakshėm.

Gjithmonė pas orgjisė fillonte banketi, i karakterizuar nga mishi i fėmijėve dhe ushqime tė lėngshme tė cilat nuk kanė asnjė lloj shije.

Pėr mė tepėr, ushqimi i ngrėnė, rigjenerohet nė mėnyrė magjike menjėherė pas pėrfundimit tė ngrėnies. Ky ėshtė njė simboll tė cilin djalli e pėrdor pėr tė theksuar bollėkun dhe pėr tė premtuar se asnjėherė nuk mungon asgjė kur janė me tė.

Banketi mė pas ndiqet nga kėrcimi dhe kėngėt tė shoqėruara nga njė muzikė e tmerrshme ējerrėse. Nė pėrfundim tė sabbės, djalli shpėrndan ilaēe magjike dhe i jep tė gjithėve fuqi tė mbinatyrshme nė mėnyrė qė t'i pėrdorin pėr tė kryer tė kėqija dhe pėr tė pėrmbushur vullnetin e tij pa iu dridhur syri.

KB
avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nata e ''Valpurgės''- Djallit

Mesazh  Jetmira prej 15.07.13 17:19

avatar
Jetmira

655


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi