Fenomeni i prarashikimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fenomeni i prarashikimit

Mesazh  Jon prej 06.05.10 8:27

Fenomeni i prarashikimit



Parashikimi ose parathėnia e gjėrave dhe situatave ende pa ndodhur ato, ėshtė njė kureshtje instiktive psikologjike qė ndėrlidhet me vetė evoluimin e qenjes njerėzore nė pėrgjithėsi, andaj, lirisht mund tė konstatojmė se ekzistimi i fenomenit tė parathėnies lidhet me njohurinė e ekzistimit tė vetė njeriut.

Historia njerėzore e tė gjitha kohėve ėshtė pėrplot me fakte mbi parathėnėsit qė janė munduar nė ēfarėdo forme ta parashohin ardhmėrinė tonė, si nė hapsirė tė ngushtė regjionale, por edhe me pėrmasa mė tė gjera botė

▪ Format e parathėnies sė ngjarjeve, varėsisht prej kulturave dhe civilizimeve, kanė qenė tė ndryshme. Civilizimi i hershėm botėror SUMER, i cili ka ekzistuar qė nė mileniumin III para erės sonė, ishte njohės shumė i mirė dhe tejet i pėrpiktė i matematikės dhe astrologjisė.

Pėrmes vrojtimit tė yjeve dhe lėvizjes sė trupave tė ndryshėm kozmikė, ata kanė qenė nė gjendje edhe t'i parathonin ngjarjet dhe ndodhitė e ndryshme. Dihet se kalendari Sumer ėshtė kalendari mė i vjetėr botėror i pėrpiluar gjer mė tani nė histori.

Nėse bredhim gjurmėve tė vjetra tė vrojtimit dhe tė parashikimit tė sė ardhmes, pa dyshim, ėshtė e pamundur tė tejkalohet Lindja e Mesme dhe Lindja e Largėt, gjegjėsisht Babilonia. Kėtu, edhe nė atė kohė, kanė ekzistuar shkollat e caktuara, ku me thelbėsi ėshtė studiuar kjo shkathtėsi.

Duke u afruar kronologjikisht mė afėr, vijmė gjer tek Greqia Antike.Tė gjithė filozofėt e Greqisė Antike me njė respekt tė madh i janė pėrkushtuar shkathtėsive vrojtuese pėr parathėnien e ngjarjeve tė ndryshme. Nė kėtė kontekst, duhet pėrmendur: Platonin, Solonin, Pitagorėn, Apollonien etj. Parathėnia e ngjarjeve, nė Greqinė Antike, ishte shndėrruar nė shkencėn zyrtare si pjesė pėrbėrse e religjionit tė atėhershėm.

Njeri ndėr tė urtit mė tė mėdhenj dhe ēudibėrės tė Greqisė Antike, pa dyshim, ka qenė filozofi Pitagora. Bashkėkohėsit e tij kanė regjistruar se ai, veē tė tjerash, besonte nė reinkarnimin dhe shpėrnguljen e shpirtit. ėshtė pėrfolur mjaft rasti, kur qartė e njeh shpirtin e shokut tė tij tė vdekur tek njė qen.

Pėr te, mė tej, thuhej se ka pasur aftėsi tė jashtėzakonshme nė parathėnien e ngjarjeve; ka mundur t'i ndalė dukuritė natyrore, ka mundur tė komunikonte me shtazė, veēanėrisht me gjarprinj tė helmueshėm qė shėtisnin nė trupin e tij pa ndonjė kafshim vdekjeprurės.
Aftėsi tė jashtėzakonshme telepatike ka pasur edhe Apollonie.

Pėr te thuhej se ishte i aftė qė pėr njė sekondė tė bartet nga njė vend nė vendin tjetėr. Gjatė sundimit tė mbretit romak Dominicianum, ka qenė i akuzuar pėr magji dhe ishte i ftuar nė gjyq. Mirėpo, gjatė gjykimit, papritmas zhduket nga kariga e tė akuzuarve pa lėnė asnjė gjurmė.

Parathėnia e ardhmėrisė pėrmes ėndrrave ka pasur pėrherė njė rėndėsi tė veēantė.ėshtė besuar se pėrmes ėndrrave Zoti komunikon me njerėz. Kėshtu, ekzistonin individė tė caktuar tė cilėt kanė kryer shėrbime profesionale nė kėtė drejtim. Mė sė shumti shėrbenin nė oborret mbretėrore.

Me njė respekt dhe konsideratė tė caktuar, si tė shpėrblyer mė sė miri, ata kishin edhe pėrgjegjėsi tė madhe. Nėse interpretuesi mbretėror i ėndrrave rastėsisht e gabonte komentimin dhe ai pėr kėtė merrte vendim tė gabuar, shpeshėherė paguhej me kokė.

Libri mė i vjetėr i pėrbėrė nga tekstet e interpretimit tė ėndrrave buron nga Egjipti i Vjetėr. ėshtė ky papirusi i famshėm "ēester Biti", i shkruar kah vitet 1350 p.e.s Personat me aftėsi tė jashtėzakonshme tė komentimit tė ėndrrave pėrmenden edhe nė librat e shenjėt religjiozė.

Vetė veprat religjioze, e veqanėrisht kėtu paraprin Bibla, nė mes trjerash, janė njė "makineri parathėnėse" e tė ardhmes. Nėse ato lexohen me vėmendje, nga thebėsia e tyre mund tė xirren shumė segmete profetizuese tė sė ardhmes.

Nė kėtė drejtim, nuk duhet haruar edhe parathėnėsit, tė themi ashtu, indirrekt, tė cilėt parathėniet e tyre i kanė konsideruar si frymėzim letrar, dhe nė bazė tė kėtij frymėzimi, janė autorė tė shumė veprave gjeniale tė letėrsisė botėrore.

Nė kėtė kontekst, nuk mund ta anashkalojmė shkrimtarin e madh me famė botėror tė zhanrit fantastiko-shkencor, Zhyl Vernin. Prej 108 ideve tė veta tė pėrshkruara, 98 janė realizuar tėrėsisht si tė sakta.

Po ashtu, tė gjithėve na ėshtė e njohur tragjedia mė e madhe detare nė historinė njerėzore e quajtur "TITANIK", qė ngjau mė 14 prill 1912.

Fundosjen e kėsaj anije gjigante dhe tejet tė pėrsosur krenaria e anijendėrtimtarisė sė atėhershme angleze, ka pasur shumė paralajmrime dhe parathėnie nga mė tė ndryshmet, por nga tė gjitha ėshtė interesante romani i botuar, katėr vite para kėsaj tragjedie, i shkrimtarit anglez, Morgan Robertson, titulluar "Pa shpresa ".

Nė kėtė vepėr letrare, fundosja e anijės nė fjalė bėhet pikėrisht nė muajin prill, gjatė udhėtimit plotėsisht tė njėjtė tej-oqeanik, nė relacionin Angli-SHBA. Nga autori i romanit , kjo anije prezentohej si e arritur mė e madhe e anije-ndėrtimtarisė botėrore me gjasė minimale tė fundosjes.

Merreni me mend, anija e trilluar nga romani i Robertsonit quhej "TITAN". Ngjarjet dhe dramat njerėzore tė prezentuara nė te, janė plotėsisht identike me deklaratat e mėvonshme tė dėshmitarėve tė gjallė qė e kanė pėrjetuar fundosjen e "TITANIK-ut".

Edhe pėrshkrimi i anijes kolosale, sė bashku me dimensionet e saja, ka qenė gati identik me "TITANIK-un" faktik, vetėm gabimi i vogėl prej disa metrash, qė mud t'i falet shkrimtarit.
Nuk ka koment!

Shembuj parathėnės nga biografia e personaliteteve tė ēmuara historike, duhet tė ketė shumė. E mos tė flasim pėr individė tjerė anonimė qė kishte dhe ka ēdo popull, shtet, regjion e deri njė fshat mė i vogėl.

Edhe pse ka mjaft dėshmi tė shkruara pėr shumė parathėnie tė realizuara, shkenca bashkėkohore edhe mė tej mbetet e shurdhėr nė kėto fakte, duke i konsideruar ato si koincidenca tė rastit. Ajo, ndoshta, ka edhe tė drejtė, sepse metodika e saj kėrkimore nė hulumtimin e fonemeneve natyrore nė pėrgjithėsi nuk pėrputhet me faktin se mund tė ket pasojė pa ekzistuar shkaku direkt i saj nė atė moment.

Sido qė tė jetė, trysnia e madhe e realitetit pėr shumė parathėnie tė realizuara, njohuria njerėzore nuk e ka kufizuar vetėm nė shkencat ekzistuese ekzakte, por ėshtė zhvilluar edhe njė disiplinė tjetėr paralele e quajtur Parapsikologji, e cila ka pretendime serioze qė me rezultatet e saja hulumtuese, ta luhasin bazėn e shkencės sė sotme bashkėkohore, duke dėshmuar se, pėrveē ekzistimit tė realitetit tė caktuar hapėsinor dhe kohor, ekziston edhe njė mes-hapsirė e nivelit mė tė lartė hyjnor nė tė cilėn mund tė hyjnė disa individė me prirje tė caktuar dhe nga ajo tė marrin informata tė shumta pėr tė kaluarėn dhe tė ardhmen tonė.

Aftėsinė e parathėnieve tė ngjarjeve dhe dukurive para se ato tė ndodhin, ose qė kanė ndodhur mė parė, parapsikologjia e sheh si njė dukuri komplekse duke e kategorizuar nė disa disiplina kėrkimore:
Prekognacion: parathėnie e drejtėpėrdrejtė e ngjarjeve tė kaluara, ku tė dhėnat e arritura nuk mbėshteten nė tė mbajturit mend tė gjėrave qė tregohen;
Premonicion - qė ka tė bėjė me parandjenjėn e rrezikut qė mund tė ndodhė sė shpejti;
Profetizimi - qė ka tė bėjė me parathėnien e ngjarjes sė afėrt qė i dedikohet njė grupi mė tė madh njerzish;
"DEZHA VU"- parathėnie e cila mbėshtetet nė ndjenjėn shumė tė pėrhapur "veē kam qenė kėtu mė parė", "veē e kam parė ate diku", edhe pse vendi ose personi takohet pėr herė tė parė nė jetė.

Shikuar nga ky kategorizim, do tė vėreni se tė gjitha parathėniet qė kanė tė bėjnė me parashikimin e ngjarjes qė i dedikohen njė grupi tė madh njerzish, quhen profetizim.

Edhe pse, siē thamė, zyrtarisht e mohuar, nė kohėn e sotme, disi heshturazi dhe nga dyert e vogla, parathėniet dhe fenomenet tjera njerėzore me prejardhje jashtėshqisore, pranohen publikisht si reale.

Nė kėto rrethana tė rikrijuara, shkenca jonė, tėrthorazi ėshtė e detyruar t'i hapė dyert e veta dhe tua liberalizojė studimet dhe marrjen me to, pa bėrė si zakonisht zhurmė tė madhe kritike.

Evropa e sotme materialiste, me disa ndryshime dhe adaptime, shumė forma tė teknikave parathėnėse, i ka pėrvetsuar kryesisht nga Lindja dhe civilizimet e lashta pagane, kuptohet, duke i pėrshtatur ato mentalitetit tė vet, tė themi bashkėkohorė.

Njera ndėr format mė tė pėrehapura parathėnėse, qė tanimė ėshtė legalizuar edhe zyrtarisht, dhe e njeta mund tė haset nė tė gjitha revistat revijale dhe gazetat ditore, ėshtė astrologjia, gjejgėsisht, parathėnie a ngjarjeve pėrmes yjeve dhe shenjave tė Zodijakut.(Horoskopi)

Nga horoskopi si teknikė parathėnėse e fatit, kohėn e fundit, nuk pėrjashtohen edhe mėnyrat tjera tė parathėnies, e qė, dita mė ditė mbushin faqet e gazetave dhe revistave tona. Bie fjala: parathėnėnia e fatit pėrmes numeralogjisė, letrave tė fatit, letrave tarot, etj.

Jemi skeptik apo jo, i besojmė ose jo, ne tė gjithė sė pari nė kėto publikime, e lexojmė horoskopin, ose ndonjė formė tjetėr parathėnėse.


Adnan Abrashi
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi