Origjina e botes dhe njeriut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Origjina e botes dhe njeriut

Mesazh  Admin prej 20.05.08 2:25

Origjina e botes dhe njeriut

Sipas mitologjise ne fillim ekzistonte nje kaos, lloj mase pa forme dhe e perbere nga elemente te tille si toka, uji, zjarri etj.

Nga kjo mase me vone u krijua bota dhe me pas njeriu.Nga kjo mase e zhytur ne erresire te plote, dolen dy elemente te fuqishem, Toka, qe eshte burim i te gjitha te mirave e sendeve si dhe Erosi ose dashuria, i ciki ne dallim nga te gjitha perendite e tjera, i jep njeriut gjalleri, force duke e bere jeten te gezuar.

Pas nje kohe shume te gjate, Kaos morri trajta me te percaktuara dhe nga ai u krijua Erebi dhe Nata,qe dhe me vone ata linden Diten, Eterin, Uranin (qiellin).Ky i fundit u be me pas venqendrimi i te gjitha perendive.Nga Urani (qielli) dhe Gjea (toka) linden titanet.

Keta ngriten krye kunder perendive dhe u munduan te ngjiteshin ne qiell duke vendosur njerin mal mbi tjetrin.
Nga te gjithe titanet e tjere dallohej per nga fuqia Kronosi.

Titanet te nxitur nga e ema e tyre,Gjea,e zemeruar sepse qiklopet e pabindur(edhe keta femije te saj),te debuar nga i ati i tyre qene derguar ne Tartar, te udhehequr nga titani Kronos i bene lufte Uranit duke e rrezuar kete te fundit.Kronos morri pushtetin, por kur Zeusi shfronesoi Kronosin dhe mori sundimin ne qiell,

Titanet ndermorren kunder tij nje lufte 10vjecare,ne mbarim te se ciles,te mundur keqas,qene mbyllur ne Tartar.

Kronosi (koha) permbysi te atin e tij,Uranin,mbasi ky i fundit i zhdukte Titanet, nga frika se mos i merrnin pushtetin.

Nga martesa e Kronos me Rea-n linden Hera,Plutoni,Poseidoni,Zeusi.Por Kronosi, nga frika se mos edhe femijet e tij do te hakmerreshin nje dite, ashtu sikunder kishte vepruar dhe ai me te atin, i gelltiti te gjithe djemte qe lindi gruaja e tij Rea.

Kur Rea lindi Zeusin,iu lut prinderve te saj Qiellit dhe Tokes qe ta ndihmonin te shpetonte djalin e saj Zeusin.

Keta e keshilluan vajzen e tyre te shkonte ne ishullin e Kretes dhe aty,kur lindi Zeusi,e ema e tij,gjithnje e ndihmuar nga prinderit e saj fshehu te birin ne nje shpelle ne malin Ida ku dhia Amaltea e ushqente me qumeshtin e saj.

Pastaj Rea mbeshtolli nje gur te madh dhe ia dha te shoqit,i cili e gelltiti menjehere pa kuptuar gje.Zeusi,pasi u rrit shume shpejt e rrezoi nga froni te atin duke u bere ai keshtu sundues i gjithefuqishem.Luftoi dhe kunder titaneve te tjere qe ishin vellezerit e tij.

Titani Promete,i biri i titanit Japet dhe vella i Atlasit,krijoi njeriun e pare prej balte dhe uji duke i dhene paraqitjen e perendive.

Pas kesaj, ndersa perendesha Athina i dha shpirt njeriut,Prometeu per ta bere qenie te arsyeshme,vodhi zjarrin nga qielli dhe ua dha njerezve.Ai u mesoi si duhet te jetonin,te punonin,te ndertonin shtepi etj.Dhenia e zjarrit qe e domosdoshme per jetesen e njeriut dhe per zhvillimin e te gjitha mjeshterive.

Zeusi,i zemeruar nga veprimi i Prometeut,sepse zjarrinmund ta kishin vetem perendite e qiellit,vendosi ta ndeshkonte rrepte.Me prangat qe i kishte fabrikuar Hefesti dhe me anen e ketij te fundit,e lidhi Prometeun ne nje shkemb ne malin e Kaukazit.Nje shqiponje e derguar nga Zeusi,i shqyente melcine,e cila rritej perseri,keshtu qe dhimbja s’pushone kurre.Vuajti per 30vjet,derisa nje dite Herakliu e vrau shqiponjen duke cliruar Prometeune lidhur.

Zeusi mendoi gjithashtu te ndeshkonte dhe njerezit.Me ata veproi keshtu:i dergoi Epimeteut,qe ishte vellai i Prometeut,Pandoren e bukur,me te cilen ai u martua.Ajo ishte gruaja e pare e krijuar nga Hefesti me urdher te Zeusit.

Perendesha Athina e pajisi Pandoren me te gjitha cilesite;vete emri Pandora do te thote “me te gjtha cilesite”.Kur Pandora shkoi tek Epimeteu,Zeusi i dhuroi nje kuti ku ishin mbyllur te gjitha te mirat dhe te keqijat se bashku dhe qe s’duhej hapur kurre.Epimeteu,kureshtar e hapi kutine fatale dhe atehere te mirat dhe te keqijat u perhapen ne gjithe boten.

Ne fund te kutise kishte mbetur vetem Shpresa,perendesha qe mbetet deri ne fund te te gjithe njerezit.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Origjina e botės

Mesazh  Admin prej 21.04.09 22:43

Origjina e botės

Ēdo gjė qė ekziston rreth nesh – bota qė na rrethon – nga vjen e gjitha kjo? Nė radhė tė parė, pėrse ėshtė ajo aty? Sa i vjetėr ėshtė Universi? Apo a ėshtė ai gjithmonė aty? A jemi ne me tė vėrtetė tė veēantė nė kohė dhe hapėsirė? A do tė arrimė tė kuptojmė se si filloi gjithēka? Nga ėshtė bota?

Kozmologjia po punon pėr tė studiuar edhe cepin mė tė skajshėm tė Universit. Pėr herė tė parė mund t’u japim shpjegim pyetjeve rreth fillimit dhe zhvillimit tė Universit me anė tė vėzhgimeve reale. Me teleskopėt e sotshėm, me pėrshpejtuesit e grimcave dhe me super kompjuterėt, shkencėtarėt po arrijnė, ēdo herė e mė tej, ta pėrplotėsojnė imazhin se si u krijua Universi.

Udhėtimet nė kohė me anė tė dritės

Nė Berkeley University tė Kalifornisė astrofizikani Saul Perlmutter studion „yjet eksploduese“. Imazhet ai i merr nga teleskopi hapėsinor Hubble. Astronomėt i quajnė kėta yje Supernova. Supernovat hyjnė nė ngjarjet mė tė dhunshme tė Universit. Ato eksplodojnė me fuqinė e trilion trilionė bombave atomike. Drita e tyre shndrit pėr njė kohė tė shkurtėr mė shumė se e njė galaktike tė tėrė. Pėr shkak se drita e tyre mund tė pėrllogaritet shumė saktė, Perlmutter mundet tė na japė largėsinė e tyre nga Toka dhe, nė kėtė mėnyrė, mund tė hedhim njė vėshtrim nga e kaluara.

Perlmutter:
Tė gjithė kėto Supernova janė ekplozione qė kanė ndodhur para njė, dy, tre miliardė vitesh. Nė ēastin kur studiojmė njė nga kėto supernova, ato na tregojnė diēka rreth kėtij momenti tė historisė para njė apo dy miliardė vitesh, ndėrkohė qė ne pėrpiqemi tė qėmtojmė sa mė shumė e mundur, pėr tė zbuluar se si ka qenė Universi para dy, pesė apo dhjetė miliardė vitesh.

Pra ēdo vėzhgim drejt gjithėsisė ėshtė po ashtu edhe njė udhėtim nė kohė, mbrapa nė tė kaluarėn. Yjet, galaktikat, mjegullnajat spirale janė aq larg, saqė dritės i duhet shumė rrugė pėr tė bėrė deri nė tokė. Njė rreze drite pėr njė vit kalon njė rrugė prej 9 ½ miliardė kilometrash. Dritės sė Diellit tonė i duhet vetėm 8 minuta qė tė mbėrrijė tek ne. Por dritės sė Andromedės, galaktikės mė tė afėrt me Rrugėn e Qumėshtit, i duhen 2 ½ milionė vite deri tek ne.

Shkretėtira nė Kili. Kėtu ndodhet vegla mė e madhe e njerėzimit nė tokė e bėrė pėr tė vėzhguar Gjithėsinė. Ėshtė Very Large Telescope, shkurt VLT.

Ky teleskop nuk ėshtė vetėm njė dylbi i fuqishėm, por gjithashtu edhe njė makinė kohe. Me tė shkencėtarėt kanė mundėsinė tė depėrtojnė sa mė larg nė Kozmos. Nė thellėsitė e Gjithėsisė ata kėrkojnė zonat ku u krijuan yjet e para nga gjella kozmike e zanafillės qė mė pas do tė formonin formacionet komplekse dhe tė mrekullueshme: galaktikat, prej tė cilave ėshtė ndėrtuar Universi.

Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj nga Instituti Max Planck pėr fizikė extraterrestrale nė Garching janė nė kėrkim tė lidhjes mes yjeve tė para dhe galaktikave mė tė hershme.

Si qe e mundur qė nga strukturat e para difuze tė zhvilloheshin forma tė qarta tė njė galaktike? Imazhet e para qė morėm nga VLT-ja na shfaqin sisteme yjesh 10 miliardė vit-drite larg. Trajta tė paqarta skematike. Tani shkencėtarėt duhet tė vendosin rreth njė njolle drite.

Vetėm atėherė mund t’ia drejtojnė tė gjithė forcėn e dritės tė Teleskopit objektit tė pėrzgjedhur. Po morėn njė vendim tė gabuar, do me thėnė Teleskopin ia drejtojnė njė mjegullnaje difuze yjesh nė vend njė galaktike, kjo do tė thotė tė humbasėsh kohė teleskopi shumė tė ēmueshme.

A ka mė shumė se njė univers?


Nė Stanford University tė Kalifornisė fizikani Andrej Linde ka njė shpjegim shumė tė thjeshtė pėr ekzistencėn e Materies: Universi jonė ėshtė thjesht njėri nga pafund shumė universe tjerė paralele me pafund shumė tipare tė ndryshme. Ka pafund botė, nė tė cilat sundojnė mbase ligje krejtėsisht tjera fizike, ndryshe nga bota jonė. Dhe krejt rastėsisht, ky i yni ėshtė krijuar ashtu, qė ne tė mund tė jetojmė.

Andrej Linde:
Fill pas Shpėrthimit tė Madh Universi nis tė prodhojė pjesė tė tij tė veta tė ndryshme. Dhe mbasi ky proces po zhvillohet pėrjetėsisht, ka mundėsi tė lindin gjithė universet e mundshme, madje edhe ato mė tė pamundshmit. Disa mund tė kenė ligje fizike qė mund tė ngjasojnė me tonat. Dhe disa herė lindin universe me ligje krejtėsisht tė ndryshme. Ne mund tė udhėtonim shumė e shumė larg pėr tė arritur te kėta universe dhe tė shikonim diēka krejt tjetėr. Por pėr tė udhėtuar aq larg nuk jemi nė gjendje ta bėjmė fizikisht. Atėherė mendojmė: ky ėshtė Universi im dhe ky ėshtė njė tjetėr univers ku jeton dikush tjetėr. Kėtė unė e quaj imazhin e Multiversit

Multiversi ėshtė mė shumė se njė ide. Linde e ka pėrllogaritur kėtė dhe fizikanėt tjerė nuk e shohin idenė e tij si tė pamundur. Por si ėshtė krijuar nė fakt? Pėrgjigjja tij: fjalėpėrfjashėm nga Hiēi. Nga Hiēi e ka llogaritur formulėn e Multiversit. Sipas Teorisė sė Lindes ka njė Vakuum zanafille me luhatje tė vogla. Nga kjo ėshtė krijuar Universi. Kėto lėvizje kanė qenė shkak pėr shpėrndarjen e parregullt tė Materies: nė disa vende u formuan galaktika dhe disa tė tjera hapėsira boshe. Por nga ky vakuum luhatės nuk lindi vetėm njė univers, por pafunsisht shumė.

Koperniku na mėsoi qė nuk jemi nė qendėr tė Universit. Giordano Bruno vuri re se yjet janė diej njėsoj si yni. Hubble na vėrtetoi se Universi zgjerohet. A do tė na mėsojė Andrej Linde qė Universi jonė me qindra miliarda galaktika nuk ėshtė i vetmi?

Saul Perlmutter:
Nė tė vėrtetė duhet tė supozojmė mundėsinė e ekzistencės sė universeve tė tė gjithė llojeve dhe sasive tė mundshme dhe se tė gjithė kėta mund tė ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė – nė qoftėse ekziston diēka e tillė si koha.

Harald Lesch nuk ėshtė dakord. Ai mendon se shkenca nuk ėshtė nė gjendje t’i japė pėrgjigje njė pyetjeje tė tillė, sepse sipas parakushteve qė shtron, ėshtė e pamudur tė ketė njė pėrgjigje. Ēdo mendim qė braktis sistemin e vet pėr tė nuk ėshtė mė shkencė.

Harald Lesch:
Pėr ēdo shkencė natyrore ėshtė deēizive qė sė pari tė respektojmė kauzalitetin dhe sė dyti kundėrvėnien midis hipotezės dhe eksperimentit. Kur kjo nuk respektohet, dhe kjo ndodh per Definition nė rastin e universeve paralele, atėherė dy pikat e rėndėsishme, qė shkenca ka zbatuar me aq madhėshti dhe triumfalitet nė tre shekujt e kaluar, nuk ekzistojnė mė.

Nė Penn State University tė Pennsylvanisė atstofizikanėt Martin Bojowald dhe Abhay Ashtekar janė tė njė mendimi tjetėr. Ata kanė llogaritur njė formulė, e cila vėrteton matematikisht, qė nuk ka patur asnjėfarė Shpėrthimi tė Madh, por ēdo gjė ka nisur me njė Big Bounce, njė proces sustimi. Njė tezė e bazuar matematikishit pėr kohėn para Shpėrthimit tė Madh ėhtė e llahtarshme, sepse sipas teorise klasike tė Shpėrthimit tė Madh, nuk duhej tė kishte fare kohė para Shperthimit. Koha dhe hapėsira do tė duhej pra tė ishin krijuar vetėm nė momentin e Shpėrthimit.

Problemi qė kemi deri mė sot ėshtė: sa mė larg tė zhvendosemi nė tė kaluarėn e Universit, aq mė pranė do t’i vijmė ēastit, kur e tėrė masa e Gjithėsisė tkurret shumė e mė shumė, deri nė momentin qė volumi arrin te zeroja, ndėrsa trysnia pafund. Por nė kėtė pikė ēdo teori merr fund. Pėrshkrimi i njė gjendjeje tė tillė nuk ka qenė i mundur me metodat tona shkencore dhe prandaj rrėzohet edhe teorikisht. Pse Abhay Ashtekar dhe Martin Bojowald vazhdojnė tė bėjnė akoma llogari edhe pse fizika e tyre duhej tė ndalonte nė momentin e Shperthimit tė Madh?

Shkanca ka mundur deri mė tani ta shpjegojė Universin ose me Teorinė e Relativitetit ose me Teorinė e Kuanteve, por qė t’i kombinojė tė dy kėta principe matematikore s’ka arritur deri mė tani askush. Tė gjitha llogaritė nuk shkojnė mė tej se deri tek momenti i Shpėrthimit tė Madh. Ashtekar dhe Bojowald mundėn pėr herė tė parė tė kombinojnė dy teoritė dhe arritėn nė njė ekuacion plotėsisht tjetėr.

Meqenėse nuk do ecnin larg me metodat normale pėrllogaritėse, ata vet kohės i japin njė strukturė hapsinore. Shkurt: llogaritė i bėnin nė dimensionin e katėrt. Kjo lloj llogaritjeje quhet teoria e gravitetit kuantik tė lakimit (Loop Quantum Gravity). Nė momentin kur tė dy shkencėtarėt pėrdorėn teorinė dhe pėrllogaritjet e tyre pėr kohėn para Shpėrthimit tė Madh, si rezultat fituan diēka apsolutisht tė habitshme: llogaritjet nxorrėn njė univers paraardhės.

Abhay Ashtekar:
Megjithatė e papritura mė e madhe ishte qė me tė vėrtetė nė anėn tjetėr – pra para Big Bangut – ka patur njė tjetėr univers. Kėtė nuk e kemi pritur. Nė fillim nuk isha i sigurt nė mos bėhej fjalė pėr njė efekt artificial. Por me llogaritjet e mėtejme pamė se kishim tė bėjmė me njė efekt real fizik.
Nė vend tė njė fillimi absolut,a mos ėshtė fjala pėr njė cikėl pa mbarim? A mos vallė Bojowald dhe Ashtekar gjetėn pėrgjigjen e pyetjes „ēka pėrpara“? Gjer mė tani thuhej: kujt i ec pėr dore tė kombinojė Terinė e Relativitetit me atė tė Kuanteve ai do ta zgjidhi enigmėn e Formulės sė Botės! A mos ia kanė dalė Ashtekar dhe Bojowald?

Harald Lesch:
Ne nuk kemi kurrfarė mundėsie pėr tė kuptuar tė tėrė sistemin. Pėr kėtė duhet tė qėndronim jashtė sistemit. Atėherė dhe vetėm atėherė mund t’i pėrgjigjeshim pyetjes se ē’kishte para Shpėrthimit tė Madh, apo dhe pyetjes tė famshme, se nga po zgjerohet nė tė vėrtetė Universi? Me kėtė duhet tė pajtohemi. Kozmologjia ėshtė njė arqitekturė e brendshme, pra mund tė na japė vetėm tiparet e brendshme tė Universit. Vetėm nė qoftė se dalim jashtė tij do tė kishim njė shansė. Por pėrderisa jemi brenda, dhe ne jemi brenda, s’kemi asnjė mundesi.

Admin

1182


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Origjina sipas teorise se evolucionit

Mesazh  Estilen prej 18.11.09 9:37

Ida, hallka munguese e teorise se Darvinit

Per te gjithe ata qe nuk e besojne akoma, fakti i kerkuar prej vitesh nga
me skeptiket, hallka munguese e teorise se Darvinit qe lidh primatet me
hominidet, tani eshte para syve te te gjitheve…




Quhet Ida dhe eshte gjetur ne Messel te Gjermanise dhe eshte
cilesuar si “mrekullia e tete e botes”. Eshte ajo cka shkencetaret, po
kerkonin qe nga publikimet e para te teorise se Darvinit, nje hallke e
pamohueshme e lidhjes se njeriut me majmunin dhe me lemuroidet e pare.
Deri me tani kishim arkeopteriksin,
lidhjen midis zogjve dhe zvarranikeve, nje pafundesi fosilesh te
ndermjetem midis specieve te ndryshme, nje teresi eksperimentesh dhe provash
qe e vertetonin kete teori. Megjithate, nuk mjaftonin per ti vene ne
nje mendje te gjithe! Kerkohej me padurim lidhja direkte, nje
lemuro-majmuno-njeri i cili te shfaqte karakteristika te perbashketa
midis primateve dhe hominideve, dhe per me teper duhej te ishte i
plote. Ja ku eshte!


Fosili i gjetur, paraqet tipare te ndryshimeve te para qe
transformuan lemuret ne primatet e pare. .Karakteristikat qe e lidhin
me primatet dhe njeriun jane:


1- Thonj ne vend te kthetrrave.


2- Forma e kockes se thembres se kembes tregon se Ida ka lidhje me
lemuret (primatet me bisht te gjate), majmunet (me bisht te shkurter),
dhe njerezit.


3- Vafti i fundit qe gjendet i fosilizuar ne stomakun e Idas permban fara dhe fruta por jo insekte.


4- Mungojne thonjte e kacavirrjes ne kembe. Cka tregon se nuk ishte nje lemur.


5- Gishti i madh, “perballe” kater te tjereve tregon se ishte nje primat.


6- Orbita syri te medha, te cilat indikojne se mund te shihte dhe naten.


7- Bishti i gjate tregon se nuk ishte plotesisht nje majmun.


Te gjitha keto e bejne kete fosil mjaft te vecante dhe te
rendesishem per shkencen dhe historine e saj. Per here te pare faktohet
se si majmunet e pare jane zhvilluar gradualisht nga majmunet lemuroide
dhe nuk jane shfaqur papritmas. Me pas prej tyre u zhvillua njeriu,
hallkat e evolucionit te te cilit jane mjaft te njohura tashme
(austrolopitek, neandertal, homo-sapiens per te permendur me kryesoret.)


Shenim: Majmunet lemuroide jane nje specie
majmunesh te vegjel dhe me bisht te gjate. Jane llojet e para te
primateve qe jane shfaqur mbi toke. Fill pas zhdukjese se dinosaureve,
jane keta majmune te cilet i mbizoteruan ndryshimeve klimatike, per
shkak te trupit te tyre te vogel dhe nevojave te kufizuara ne ushqim, e
filluan te zhvillohen dhe ‘pushtojne’ planetin.

Deri me tani ajo mbi te cilen mund te dyshohej ishte se primatet u shfaqen (u krijuan)
vetvetiu, pa asnje lloj lidhjeje dhe zhvillimi me keta majmune. Ida
ndryshon gjithcka. Ajo ploteson hallken kafshe te vogla e te
pazhvilluara – IDA – majmune -Njeri dhe tregon se si speciet e sotme
evoluan nga specie primitive. Per kete arsye ajo eshte kaq e
rendesishme!


Darvini per ditelindjen e tij te 200 nuk mund te kerkonte dhurate me te bukur!


Burimet/Guardian, B.B.C, Skynews …..



Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e botes dhe njeriut

Mesazh  Estilen prej 18.11.09 11:01

Krijohet ne laborator kodi gjenetik i nje bakteri!





kromozomKerkuesit
kane krijuar kodin gjenetik komplet te nje organizmi te gjalle – nje
bakter – duke bere keshtu nje tjeter hap te rendesishem perpara per te
krijuar jeten artificiale.

Me 485 gjene aktive, bakteri Mycoplasma genitalium, ka kodin gjenetik
me te shkurter te njohur se cdo organizem tjeter i gjalle. Virus qe
kane nje kod gjenetik akoma me te shkurter, nuk konsiderohen si qenie
plotesisht te gjalla, por si nje gjendje midis se gjalles dhe jo te
gjalles per shkak te paaftesise se tyre per tu riprodhuar pa ndihmen e
qelizave mbartese.

Bakteret perkundrazi jane te afte te riprodhohen dhe edhe pse nga me te
thjeshtat jane qenie plotesisht te gjalla. Grupi i qendres non-profit J.Craig Venter Institute, ne Maryland, punon prej vitesh duke kerkuar menyren per te ndertuar M. genitalium nga hici.

“Konsiderojme arritjen tone si hapin e dyte te rendesishem te nje
procesi te perbere prej tre hapash ne tentativat tona per te krijuar
organizmin e pare sintetik”, ka thene Craig Venter, themelues i
institutit.

“I gjithe ky proces ka filluar me vetem kater shishe produktesh kimike”.

M. genitalium ka nje strukture mjaft te thjeshte, e gjithe ADN-ja
mbahet ne nje kromozom te vetem. “Qellimi yne perfundimtar eshte ai i
krijimit te nje kromozomi krejtesisht sintetik i cili mund te futet ne
nje qelize artficiale, duke krijuar keshtu organizmin e pare
artificial, te krijuar vetem nga njeriu” – ka shtuar Venter.

Craig venter eshte nje mer i njohur ne fushen e kerkimeve
bioteknologjike. Ne 2001, Celera nje nderrmarje e krijuar prej tij, ish
e para qe dekodifikoi gjithe kodin gjenetik te njeriut.


Nje tjeter artikull per arritjen ne fjale e gjeni edhe te selfmaderadio.


Sipas: Yahoo.it



Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Origjina e botes dhe njeriut

Mesazh  Estilen prej 18.11.09 11:10

Nje ‘gjeneze’ e dyte ?

Zbulimi i mikrogjallesave krejtesisht te ndryshme nga gjithe qeniet e gjalla do te ishte prova se jeta ne Toka ka filluar me shume se nje here.

Kerkimi mund te duket i veshtire, larg realitetit dhe ndoshta i pashprese, megjithate neqoftese perfundon me sukses do te jete prova vendimtare per krijimin e rastesishem te jetes ne Toke.

Ideja eshte e thjeshte por gjeniale.

Faktikisht neqoftese jeta mund te krijohet ne kushtet e pershtatshme mjedisore, atehere eshte e mundur qe ajo te jete krijuar ne Toka me shume se nje here. Kerkuesit jane duke kerkuar prova te nje gjeneze te dyte, duke kerkuar mikroorganizma biokimikisht te ndryshem nga te gjithe organizmat e njohur deri me sot.

Disa prej vendeve me te pershtatshme per te krijuar forma jete alternative jane pjeset ekologjikisht te izoluara nga nderhyrja e njeriut si grykat e vullkaneve ne fund te oqeanit ose pllajat e ashpra te Antarktides.

Mikrogjallesat e “reja” mund te jene edhe para syve tane dhe ta kemi te veshtire ti shohim, sepse ndoshta perkufizimi yne per jeten nuk eshte i plote ose krejtesisht pergjithesues.

Mjafton te permendet se para disa shekujsh te vetmet qenie te cilesuar si te gjalla ishin ato qe mund te leviznin, dhe keshtu gjithe bota bimore bente pjese ne objektet pa jete.

Per shkak te nderhyrjeve te njeriut ne Toke do te jete akoma me e veshtire te kuptohet nese nje forme e dyte jete eshte krijuar apo jo.

Ajo mund te jete zhdukur qe ne hapat e para te zhvillimit te saj per shkak te aktivitetit njerezor.

Nje sere arsyesh e cojne cakun e kerkimit me prane te pamundures. Megjithate rezultati eshte teper i
rendesishem per tu anashkaluar nje kerkim i tille.

Disa nga sjelljet me te rendesishme shoqerore mund te tronditen thelle nga keto rezultate.

Sidoqofte njerezimi ka te drejte te dije te verteten mbi vetveten…

Sipas: Lescienze.it

Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi