Numri 12

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Numri 12

Mesazh  Neo prej 04.05.10 13:27

NUMRI 12



- 12 janė kostelacionet, 12 planetet, 12 muajt;

- 12 ditet dhe 12 netet (ditet e Epagomeni) te shtuara nė fund te ēdo viti pėr te barazuar vitin diellor;

- nr 12 ėshtė me frekuenti mbi Petroglifi, nė lidhje me fenė e Crom ne Amazoni;

- 12 apostujt e Jesusit, 12 burrat e dėrguar ne Kanan, 12 Adityas te Brahamani nė lidhje me 12 muajt e vitit;

- nr 12 ėshtė frekuent ne Rig Veda;

- 12 shkronja formojne emrin e zotit te ndjekura nga 12 ndryshime ne Tetragramma hebreje,

- 12 ishin titanet ne Greqi, 12 anijet greke ne Odise, 12 kalorse te tavolines se rrumbullaket

- Kurora me 12 pupla shqiponje e vendosur nga Pawnees mbi koken e vajzes se sakrifikuar pėr zotin Diell ose Aferditen;

- 12 janė rrugėt e detit te hapura nga zoti sipas historisė se Quichase;

- 12 janė gershetat qe bien nga turbantet e statujat e Tiahuanaco, qe perfaqsojne 12 rajonet (fiset) e shenjta ter zotit te diellit; (turbantet= nga turqishtja tülbent, rrobe pambuku pėr te mbuluar koken e perdorur nga meshkujt ne vendjet orientale)

- 12 fiset e Israelit;

- 12 hynite ne Tiahuanaco ku miliarda vite me pare ekzistonte 1 baba i tė gjitha gjerave qe quhej Mout i perfaqsuar nga 1 vezė kozmike. Rreth kėtij zoti qe kishte 4 gishterinj i perfiguruar ne porten e diellit ne Tiahuanaco dhe i konsideruar "zot i zhurmes dhe i rrufese" (i adhuruar edhe ne amazone).

- 12 ore ne ditė dhe 12 ore ne nate qe bėjnė 24; nr 24 ėshtė i kudogjendeshem ne doktrinat hebreje dhe armoricane;
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numri 12

Mesazh  Equinox prej 21.10.11 0:05

Numri 12 te Egjiptianet

Ne jeten e perditshme egjiptianet perdornin sistemin dhjetor te numerimit, por ne sferen fetare mbizoteronte numri sumer "gjashtedhjete", ndersa fenomenet qiellore i nenshtroheshin numrit hyjnor "dymbedhjete".

Kupa qiellore ishte e ndare ne tri pjese, ku secila perfshinte dymbedhjete trupat qiellore.
Ne dymbedhjete pjese ishte e ndare bota e pertejme.

Dita dhe nata perbeheshin nga dymbedhjete ore.

Dhe te gjitha ketyre "ndarjeve" i pershtateshin grupet e perendive, te cilat nga ana e tyre kishin nga dymbedhjete pjesetare.
Panteoni kryesor egjiptian konsiderohej RA ("krijuesi"), i cili kryesonte nje keshille prej dymbedhjete perendish.
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numri 12

Mesazh  Nikolaos prej 21.10.11 14:50

Shumė gjėra janė lidhur me numrin 12. Pėr njė vit Toka bėn njė rrotullim rreth Diellit. Gjatė kėsaj kohe, Hėna pėr gati 12 herė kryen ciklin e ndryshimeve tė saj.

Lidhur me kėtė, viti prej 12 muajsh u pėrcaktua pikėrisht nė sajė tė Hėnės dhe brezi zodiakal u nda nė 12 yllėsi/ 12 shenja te horoskopit. Numri 12 ka qėnė i shenjtė pėr shumė popuj tė ndryshėm.

12 janė zotat e Olimpit nė Greqinė e lashtė. Perandori romak, Diokleciani, bashkoi 12 provinca. Aleksandri i Madh nė kohėn e fushatave ushtarake bėnte 12 flijime.

Nė Indi, rrotat e qerreve i bėnin me 12 rreze. Heronjtė dhe gjysmė-zotat e lashtė (mitologjikė) kryenin 12 heroizma (Herkuli, per shembull). 12 apostuj kishte Jezus Krishti. Nė Mirditė (Shqipėri) fiset u ndanė nė 12 bajrakė...
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

544


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numri 12

Mesazh  Jon prej 26.08.12 22:22

Numri dymbėdhjetė, mistik, magjik dhe i shenjtė



Numrat janė mė shumė se njė masė pa vlerė. Ata shėrbejnė pėr ilustrim dhe organizim dhe kanė njė formė tė veten estetike, sidomos shifra thuajse magjike 12.

Numrat janė pėr njerėzit e zyrave dhe ekonomistėt, pėr statistikat e thata, pėr matematicienėt, qė janė nė pėrgjithėsi njerėz tė tėrhequr. Numrat janė e kundėrta e sensualitetit dhe e kėnaqėsisė, pasurisė sė ngjyrave dhe tingėllimit. Kush do ta dijė me tė vertetė, se sa gram sheqer ka njė ēokollatė, apo sa janė pėrmasat e saj. Motoēiklistėt e ēmojnė nganjėherė zhurmėn e lartė tė motorit, por nuk do ta konkretizonin kurrė zėrin e motorit tė tyre me tė dhėna nė decibel. Dhe ai ia ka marrė mendtė ndonjėherė njė i dashuruar tė dashurės sė vet, duke i lavdėruar masėn e kėndit e hundės, apo duke i pėshpėritur nė vesh detyra tė komplikuara matematike.

Numrat pėrgjegjės pėr formėn e bukur



Numrat nuk janė koncepte, qė shprehin vetė diēka. Por a nuk kanė pėr kėtė arsye kuptim? Natyrisht qė po! Vetė listimi, qė bėmė me pėrmbajtjen e ēokollatės, volumin e zėrit tė motorit dhe pėrpjekjen pėr t'iu afruar sė dashurės, i pėrgjigjet njė ligji tė fortė tė retorikės. Tre elemente tė renditura arrijnė efektin mė tė mirė nė tė shprehur. Dy do tė ishin shumė pak, katėr ca si shumė, mė shumė se tre shembuj e zbehin efektin dhe shkrehin harkun e pritjes sė surprizės. Forma ėshtė pėrmbajtje. Dhe kjo formė ėshtė shpesh e lidhur me njė organizim, qė ėshtė i bazuar nė shifra, si nė retorikė, ashtu edhe nė poezi.

Mbi tė gjithė del dymbėdhjeta



Pėrveē kėsaj numrat janė tė lidhur edhe me ndjesi dhe imagjinata, viti i shtatė i nėmur, tė gjitha gjėrat e mira janė tre, e premtja e keqe me datė 13. Shprehjet popullore pasqyrojnė bestytnitė popullore, qė sot askush nuk i merr seriozisht, por qė kanė lėnė gjurmėt e tyre nė mendimet dhe ndjenjat. Nga grumbulli i numrave, qė mbajnė kuptime, del dukshėm nė pah dymbėdhjeta. Olimpi grek ka dymbėdhjetė perėndi kryesore, dymbėdhjetė shenja tė zodiakut zbukurojnė kupėn e qiellit, dy herė dymbėdhjetė orė bėjnė njė ditė. Njė sistem i tėrė llogaritjeje, qė ėshtė pėrdorur pėr shekuj me rradhė, ėshtė i bazuar te dymbėdhjeta, krahas atij, qė pėrdoret sot zakonisht, qė ėshtė i bazuar te dhjeta.

Sipas shembullit tė natyrės

Sistemi dymbėdhjetėsh, apo duodecimal, vihet re dukshėm nė jetėn e pėrditshme. Njė duzinė vezė janė njė masė e kuptueshme pėr tė gjithė. Kush e mban veten pėr tregtar tė specializuar, mundohet tė veēohet nė ofertėn e tij me cilėsi dhe origjinalitet nga "malli me duzina", pra nga produktet inferiore masive tė furnizuesve tė mėdhenj. Fakti qė dymbėdhjeta ėshtė konsoliduar si njė nga njėsitė kryesore tė masės, lidhet shpesh me dymbėdhjetė fazat e hėnės, qė shėnojnė rrjedhėn e njė viti. Ta ndaje kalendarin sipas hėnave nė dymbėdhjetė muaj ishte logjike. Kėshtu numri dymbėdhjetė tė krijon pėrshtypjen, sikur ai ėshtė pajisur me njė kuptim tė veēantė natyror, ose nėse njeriu ėshtė besimtar, me njė fuqi hyjnore.

Dymbėdhjeta e besimtarėve



Numri dymbėdhjetė pėrbėn thuajse njė lajtmotiv nė Bibel. Dymbėdhjetė apostuj ishin tė dėrguarit pėr tė pėrhapur mesimet e Jezusit nė botė. Dymbėdhjetė fiset e Izraelit pėrbėjnė popullin e zgjedhur. Gjatė natės kėnduan dymbėdhjetė psallmet. Dymbėdhjetė virtyte krijon shpirti i shenjtė: dashuri, gėzim, paqe, durim, butėsi, mirėsi, rezistencė, zemėrbutėsi, besnikėri, thjeshtėsi, dlirėsi dhe abstinencė. Festa kristiane e krishtlindjeve kishte (dikur nė njė kohė) dymbėdhjetė ditė e netė.

Edhe qyteti i shenjtė Jerusalemi ėshtė i dominuar krejtėsisht nga dymbėdhjeta. Ai ka dymbėdhjetė dyer, mbi tė cilat qėndrojnė dymbėdhjetė engjėj. Pėrveē kėsaj tė gjitha masat e qytetit bazohen te numri dymbėdhjetė. Pėrtej kėtyre kuptimeve tė kapshme shkon Kabbala, tradita mistike e hebraizmit. Nė kėtė doktrinė, me tė preferuarėn ezoterike, tė gjitha numrat pėrtej kuptimeve tė tyre ideologjikė, kanė njė kuptim tė brendshėm dhe paraqesin njė esencė tė veten.

Filmi dhe muzika



Kompozitori Arnold Schönberg

Por edhe larg fesė dhe besimit ka mjaft shembuj spektakolarė, qė e veēojnė numrin dymbėdhjetė si diēka tė veēantė nga shumėllojshmėria e numrave. Si teknika muzikore me dymbėdhjetė tonalitete ka hyrė nė historinė e muzikės teknika e kompozimit tė Arnold Schėnbergut. Ai pėrdori tė dymbėdhjetė tonet e sistemit tonik nė mėnyrė tė njėjtė. Krijimtaria e tij kėrkon njė vesh shumė tė ushtruar. Pėr shumicėn e tė tjerėve, me mė pak vesh, pjesėt e Schėnbergut tingjėllojnė pak absurde.

Nė mėnyrė shumė mė pak estetike, por tė paharruar, numri dymbėdhjetė u pėrjetėsua nė njė vepėr tė historisė sė filmit. Nuk mund tė imagjinohet, qė Gary Cooper si marshali heroik Will Kane, t'u dilte pėrballė banditėve dhe vagabondit Frank Miller nė ndonjė orė tjetėr veēse nė mesin e ditės. "High Noon" ėshtė njė nga filmat mė tė njohur western.

Po tjetėr?




Duke patur parasysh fazat hėnore dhe harmonitė e tingujve tė ēudit fakti, qė dymbėdhjetėn nuk e bėjnė tė veten mė shumė institucione. Bowlers pėr shembull i hedhin tradicionalisht "tė gjitha nėntat". Futbollistėt e injorojnė fuqinė e fesė dhe tė traditės sė botės sė perėndive antike. Me kokėfortėsi tifozėt dhe FIFA i qėndrojnė besnikė trupės me njėmbėdhjetė lojtarė, nė njė kohė kur me dymbėdhjetė do tė krijohej me lehtė njė lloj olimpi futbollistik. Por ndoshta kjo mund tė ndryshojė nė pėrshtatje me vitin 2012.

avatar
Jon

1233


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi