Paganizmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Paganizmi

Mesazh  Neo prej 04.05.10 11:28

Paganizmi



Paganizmi (nga lat. paganus, "katundar, fshatar" nga fjala pagus - fshat) ėshtė njė emėrtim qė tregon njė radhė tė gjėrė besimesh dhe ushtrimesh shpirtėrore apo fetare tė feve natyrore (animizmi) ose politeiste, tė kundėrta me fetė monoteiste Abrahamike.

Me ardhjen e Krishtėrimit nė Evropė, paganė quheshin ata qė nuk pranonin fenė e re monoteiste, dhe kėta ishin pikėrisht katundarėt, apo ata qė ishin tė lidhur mė ngushtė me traditėn (trashėgiminė) e vjetėr, me kultin e natyrės, qė bazohej mbi elementet dhe nė harmoninė me stinėt e vitit.

Paganizmi ėshtė njė fe e bazuar mbi njė "besimtari te toka", apo nė nderimin dhe dėgjimin e natyrės.

Emėrtimi paganizėm pėrdoret sot pėr tė treguar fetė evropiane tė para krishtere.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1417


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi

Mesazh  Estilen prej 04.05.10 16:40

Shume i pasakte dhe injorues komenti i mesiperme per paganizmin

“Kalendari primitiv”:i paganeve shqiptare.dhe jo aq katundare sa thuhej me siper.
Valle pse e kane detyruar shqiptarin te besoi ne Krishterim dhe Islam..!!?

Mėnyrė shumė e vjetėr dhe origjinale e tė ndarit tė kohės.(nga kjo vertetohet se ne kemi pas nje kulture te hershme Pagane.)

Paraqitja dhe bėrja e ditur e kėtij kalendari primitiv tė popullit shqiptar ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi nė bazė tė tij jo vetėm organizohej jeta dhe koha ndėr shqiptarėt, por njėkohėsisht pas tij grupohej edhe njė pjesė e rėndėsishme e folklorit muzikor popullor i cili interpretohej nė to.

Kalendar popullor

- Nė kohėra tė vjetra populli ynė ka pėrdorur njė kalendar origjinal mjaft interesant, gjurmėt e tė cilit janė ruajtur deri vonė. Veēantia themelore e kėtij kalendari popullor ėshtė lidhja e ngushtė me fenomenet e natyrės dhe me veprimtarinė praktike, pa ndikime fetare ose autoritare.

Bazė e kalendarit ėshtė viti, qė ėshtė periudha e ndėrrimit tė stinėve. Viti ėshtė baraz me 365 ditė, tė ndara kėshtu: 3 ditė janė festat pėr fillimin e vitit ("kryet e motmotit"), 180 ditė janė tė verės, 2 ditė janė festat e mesit tė vitit dhe 180 ditė janė tė dimrit.

Shihet qė nga ana astronomike kalendari nuk ėshtė i saktė dhe prandaj me kalimin e kohės datat luanin nga fenomenet qė paraqisnin.(1) Nuk dihej si rregullohej ky mėnjanim.

Secila nga dy gjysmat e vitit (mund t'i quajmė stinė) ndahej nė 4 pjesė me nga 45 ditė secila. Emrat e disa prej kėtyre pjesėve (mund t'i quajmė muaj) janė mjaft tė goditur. Kėshtu janė korriku, djegaguri dhe vjeshta - tė verės; brymsi, ngrijsi dhe pranvera - tė dimrit.

Nė kohėt e mėvonshme mbi kėtė kalendar tė vjetėr ndikuan kalendarėt e tjerė mė tė pėrsosur, u futėn emrat e disa festave e tė tjera.

Ndėr kėto festime tė rėndėsishme muziko-folklorike pėrmendim festimet e “Mjedisit tė Dimrit” dhe “Mjedisit tė Verės”, “Ditėn e Shėngjergjit” etj.

Sipas Zojzit: "dy stinėt e mėdha tė vjetit numrojnė nga 180 ditė sejcila: 180 dit verė dhe 180 dit dimėn. Ndėr kėto dit nuk numrojmė tri ditėt e festimit tė Shėngjergjit dhe dy ditėt e festimit tė Sh. Mitrit ose Shmartit".

“Mjedisi i Verės dhe ai i Dimrit” bien pėrkatėsisht nė tė 90 ditė pas Shėn Gjergjit dhe tė Shmitrit".

Pėr konceptin popullor tė tė ndarit tė kohės ka vetėm dy stinė: vera fillon nė Shėn Gjergj dhe mbaron nė Shėn Mitėr; dhe dimri fillon nė Shėnmitėr dhe mbaron nė Shėn Gjergj. Kalendari primitiv nuk njeh stinė tė ndėrmjetme.

Nė Jug tė Shqipėrisė, banorėt pajtonin barinjtė pėr tė kullotur bagėtitė duke u nisur nga kėta dy orientues bazė.

Mė tej “Ditėt e Javės” ndahen nė:

E Dielė qė lidhet me Diellin apo Dita e Diellit.
E Hėnė qė lidhet me Hėnėn ose Dita e Hėnės
E Marta kushtuar Zotit Mart.
E Mėrkura kushtuar Mėrkurit
E Enjte ?
E Premte- Prendės-Venusit
E Shtuna kushtuar Saturnit.


Edituar pėr herė tė fundit nga estilen nė 04.05.10 21:33, edituar 1 herė gjithsej

Estilen

857


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi

Mesazh  Estilen prej 04.05.10 16:49

Kalendari i vjetėr pagan i tokės, ėshtė njėri prej dy kalendarėve kryesorė kombėtarė pėrdorur deri vonė nė tė gjithė krahinat tona duke i rezistuar presionit tė vazhdueshėm institucional fetar deri nė komunizėm kur dhe u zhduk.

Duke qenė se merr pėr bazė ciklet e Tokės, me karakter tė qartė bujqėsor, merr emrin Bujku.

Mbėshtetur nė tė dhėnat qė kemi pėr tė, ne pėrdorim njė skemė ballafaquese me kalendarin tjetėr pagan. Nė rrethin e portokalltė pėr Bujkun, drejtimet janė si vijon:


Bujku

Viti: 8 muaj / 365 ditė (366 njė herė nė katėr vjet)
Muaji: 45 kohė (ditė)
Java: 7 kohė (e hėna e para)
Koha: 12 pashė (ose herė) (6 pashė ditė, 6 pashė natė)


Tė parėt tanė kishin kėtė kalendar tė bazuar nė ciklet e Tokės. Datat 6, 7 dhe 8 maj sipas kalendarit tė sotėm ishin festat e fillimit tė vitit tė ri. Kėto tri ditė nuk pėrfshihen nė asnjėrin nga muajt, por sė bashku quhen "Kryet e Motmotit" apo njėfjalas "Kryevit". Pra viti fillonte me kohėn e ngrohtė sikundėr dita fillon me ndritjen e qiellit.

Muajt e verės zgjasin si nė vijim (nė pėrqasje me kalendarin e sotėm):

1. Veror - 9 maj deri mė 22 qershor.
2. Korrik - 23 qershor deri mė 6 gusht
3. Djegagur - 7 gusht deri mė 20 shtator
4. Vjeshtė - 21 shtator deri mė 4 nėntor

Mė 5 dhe 6 nėntor tė tė sotmit janė festat e Mesvitit tė Bujkut. Po ashtu kėto dy ditė nuk bėjnė pjesė nė asnjėrin nga muajt e Bujkut. Kėtu mbaron stina e verės dhe fillon ajo e dimrit.

Muajt e dimrit zgjasin si nė vijim:

1. Bryms - 7 nėntor deri mė 21 dhjetor
2. Dimror - 22 dhjetor deri mė 4 shkurt
3. Ngrijs - 5 shkurt deri mė 21 mars
4. Pranverė - 22 mars deri mė 5 maj

Data e parė e ēdo muaji ėshtė festė ose sė paku gjendet pranė njė feste tė caktuar.

-Mė 1 veror ėshtė fillimi i vitit tė ri, Kryeviti
-mė 1 korrik dita mė e gjatė e vitit,
-mė 1 djegagur ėshtė Mesvera qė ka largėsi tė njėjtė ditėsh si nga fillimi i verės ashtu edhe nga fundi i verės dhe ėshtė koha mė e nxehtė e vitit,
-mė datėn 1 vjeshtė i bie barasnata vjeshtore kur dita dhe nata janė tė barabarta,
-mė 1 bryms fillon stina e dimrit,
-mė 1 dimėror i bie nata mė e gjatė e vitit dhe koha kur dita fillon tė zgjatet,
-mė 1 ngrijs ėshtė dita e Mesdimrit qė ka largėsi tė njėjtė ditėsh si nga nata mė e gjatė e vitit ashtu edhe nga barasnata pranverore,
-dhe mė datėn 1 pranverė ėshtė barasnata pranverore kur nata dhe dita janė tė barabarta.

Qė tė gjithė muajt e Bujkut janė tė barabartė, nga 45 ditė. Ditėt e javės mbesin ashtu siē janė dhe sot dhe vazhdojnė me tė njėjtėn renditje qė kanė pasur.

Dita e Mesdimrit edhe pse bie me datėn 1 ngrijs, nė ēdo tė katėrtin vit mbahet si ditė mė vete dhe nuk bėn pjesė nė asnjė muaj, ngjashėm sikur Kryeviti dhe Mesviti, ndėrkaq e nesėrmja llogaritet si data 1 ngrijs, duke e bėrė kėtė njė vit tė brishtė, pra me njė ditė mė shumė.

Vitet njehsohen ashtu si mė parė. Pėr mė saktė: data 9 maj 2007 sipas kalendarit aktual, i bie tė jetė data 1 veror 2007 sipas Bujkut.

Disa dukuri natyrore nė kalendarin Hyllveg, tek Bujku janė 45 ditė apo njė muaj mė vonė, sepse Bujku bazohet nė ciklet e Tokės edhepse i pėrshtatet cikleve diellore.

P.sh. Mesvera e Bujkut ėshtė 45 ditė pas asaj tė Hyllvegut sepse mesi i verės sipas Hyllvegut qė ndjek ciklin diellor bie saktėsisht mė 22 qershor kur ėshtė dita mė e gjatė e vitit dhe kur Dielli vrojtohet nė pikėn mė tė lartė tė qiellit.

Ndėrsa sipas ciklit tokėsor ėshtė vapa mė e madhe dhe tė korrat qė merren pėr referim dhe kjo bie nė kohėn e Mesverės sė Bujkut. E njėjta gjė vlen edhe pėr fillimin e stinėve si dhe pėr Mesdimrin.





Ky eshte Kalendari me i vjeter Pagan



Estilen

857


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kalendari i sotem Pagan

Mesazh  Estilen prej 04.05.10 17:11

Kalendari i sotem Pagan

Hyllvegu

Viti: 12 muaj / 365 ditė (366 njė herė nė katėr vjet)
Muaji: 30-31 ditė (shkurt 28-29)
Java: 7 ditė (e hėna e para)
Dita: 24 herė (12 herė ditė, 12 herė natė)


Hyllvegu ėshtė standardizim i kalendarit festiv shqiptar sipas cikleve diellore. Duke vrojtuar modelin e festave shqiptare tė shpėrndara gjatė vitit vihet re se ato kryhen sipas njė rregullsie qė ndjek ciklin diellor.

Kjo rregullsi pas ciklit diellor tregon dhe zbatimin e pavetėdijshėm mbarėpopullor tė njė kalendari tė vjetėr nė rite pagane, i cili pavarėsisht pėrpjekjeve pėr dobėsim, apo zhdukje prej institucioneve fetare apo administrative pushtuese, nėse hetohet me kujdes, ndonėse ende i pazyrtarizuar ruan me ngulm thelbin e vet tė pandryshuar qė prej lashtėsisė.

Festat mbi tė cilat ngrihet Hyllvegu janė nė dimėr: fundshtatori me barasnatėn e vjeshtės kur mbahet Plugimi dhe Dita e Bletėve; funddhjetori qė vjen me 2 javėt e Mesdimrit, Buzmit dhe festės sė ujqve.

Ato nisin nga data 25 dhjetor e ndjekin solsticin dimėror deri nė 6 janar. Festa e njeriut-ujk, Ulknirit, paraqet egėrsinė e natyrės nė dimėr dhe njėsohet me djem veshur nė lėkurė ujqish qė shkaktojnė trazira pėrgjatė 2 javėve tė Mesdimrit - me rrėnjė thellė nė lashtėsinė ilire.

Nė verė: fundmarsi me Ditėn e Verės dhe veroret e vajzave ndjek barasnatėn pranverore nė 21 tė muajit. Nė fund tė qershorit vijojnė dy javėt e Mesverės pėr solsticin veror me tė Korrunat, tė Qethat, therjen e bagėtisė, Natėn e Verės, Rrėshajėn e gjarpėrinjve dhe nė tė parat e korrikut buēasin festimet e kultit tė Diellit me zjarrndezje nė majat e larta malore gjatė natės dhe zjarret e tymit nė fusha.

Viti nė Hyllveg ndjek kalendarin e sotėm e nis mė 1 janar dhe mbaron nė 31 dhjetor, por ka vetėm dy stinė, verėn dhe dimrin. Vera nis me barasnatėn e 21 marsit dhe mbaron nė barasnatėn e 23 shtatorit.

Qė prej aty e nė mars gjysma tjetėr e vitit ėshtė dimėr. Nė dy solsticet Hyllvegu shėnon dy festat e mėdha tė Mesverės dhe Mesdimrit. Renditja e muajve ecėn gjithashtu sipas kalendarit tė sotėm duke ruajtur dhe tė gjithė rregullat e tjera tė tij.


Festimet kryesore

2 javė tė Mesdimrit dhe Ulknirit

25 dhjetor – Kėrshėndellat (22), Buzmi I
1 janar - Kryeviti, Motmoti, Viti i Ri, Buzmi II
6 janar – Beniku, Buzmi III

21 mars - Dita e Verės, Veroret, Dita e Luleve

(Plakat)

2 javė tė Mesverės, tė Korrunat, Dielli

24 qershor – Nata e Verės, Tė Korrunat, Tė qethat
1 korrik – Rrėshajat, Dielli
6 korrik - Dielli

(Djegaguri)

23 shtator - Dita e Dimrit, Dita e Bletėve, Plugimi


Sipas kėtij caktimi tė praktikės kombėtare gjatė shekujve, duke ndjekur ciklin diellor, edhe shpėrndarja festive bėhet e vetėkuptueshme. Me ndarjen dystinėshe, Mesdimri dhe Mesvera bien nė mes tė stinėve tė Hyllvegut, dhe dallojnė nga pėrkatėset e Bujkut me rreth 45 ditė, pėr shkak se i fundit feston nė ciklin e tokės.

Shkėputmas pjesėrisht nga karakteri bujqėsor, nė Hyllveg merret parasysh ana tradicionale dhe funksioni i festave nė ditėt e sotme. Nė vijim tė kėsaj renditjeje ēdo krahinė shqiptare ka dhe festa tė tjera lokale qė ndjekin veēoritė dhe doket e krahinės.

Simboli pagan i diellit (gremēi i Diellit), ėshtė i pasqyruar nė shumė vendbanime tė lashta pellazgo-ilire, gjithashtu ėshtė i pasqyruar akoma dhe sot nė onamentet e grave nė veshjet tradicionale shqiptare ( sidomos nė Mat, Pukė. Mirditė, Bjeshkė, etj. ).

Veē kėsaj nga ana funksionale, gremēi ėshtė vetė kalendari i thjeshtuar nė simbol. Tregon lėvizjen e Tokės rreth Diellit (prandaj nė qendėr haset shpesh dhe me njė rreth) dhe katėr pikat kyēe tė lėvizjes, dy barasnetėt dhe dy solsticet (sot dhe ndarjen nė katėr stinė).

Ėshtė njėri nga dy simbolet kryesore tė kultit ilir (pellazg), sepse ilirėt kishin kult qendror Diellin (aq sa FANATIKET romakė shpesh na ngatėrronin me mithraistėt persė qė kishin kult tė ngjashėm). Simboli haset nė disa variante, sipas frymėzimit, ky nė fjalė ėshtė marrė pėr Hyllvegun.

Ka dhe popuj tė tjerė qė e pėrdorin si simbol, nė kėtė formė apo tė tjera, por qė s'kanė lidhje me kultin ilir, por me kulte tė tyre apo interpretime tė tyre, qė mund ose s'mund tė kenė ngjashmėri me tonin.

Veē pėrdorimit fillestar, shenja, si shumė tė tjera nė kultet popullore, pėrdoret si nuskė, gdhendje, ojnė, tatuazh etj. pėr fat, shėndet, mbarėsi, identifikim ose dhe thjesht pėr arsye estetike, por tė gjitha rrjedhin nga kulti vendor i Diellit.

Ne jemi nje popull Pagan,fete e tjera jane te mevoneshme dhe jane detyruar me dhune te pervetsohen nga i mjeri popull shqiptar.

Estilen

857


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi

Mesazh  Jetmira prej 04.01.14 21:30

Paganizmi ėshtė njė emėrtim pėrmbledhės pėr sistemin e praktikave burimore tradicionale, dokesore e folklorike tė njė populli, kryesisht pėrpara se kėto tė asimiloheshin ose ndryshoheshin nga feja. Duke qenė se si i tillė emėrtimi merr kuptim tė ndryshėm nė vartėsi tė gjeografisė dhe kombit pėrkatės, mė poshtė trajtohet kuptimi i paganizmit shqiptar.

Paganizmi ėshtė hyjnizimi i vetive tė natyrės dhe tė njeriut. Zotat nė paganizėm pėrfaqėsonin pėrkatėsisht lumenj, qiell, tokė, dete, pyje, ara etj. si dhe urrejtjen, dashurinė, dijen, gjakftohtėsinė, frikėn, trimėrinė, shkathtėsinė, plogėshtinė, aftėsinė, pamundėsinė, urtinė etj.

Nė dallim nga fetė meslindore (nėse merren kėto si kristalizim i monoteizmit, qė pėrcaktohet si besim i verbėr nė absurd a pakuptueshmėri), paganizmi nuk shtron ēėshtje besimi, por hyjnizon (pra, shpreh nė formė zotash) natyrėn dhe veēori tė tjera tė realitetit, pėr lehtėsi interpretimi. Ai pėrbėn mishėrim tė vetive e ndjesive, antropomorfizėm nė shprehjen, shpjegimin dhe interpretimin organik tė natyrės dhe dukurive.

Paganizmi shihet dhe praktikohet pėr funksionin kryesor qė ky ka, rregullimin e jetės personale e shoqėrore sipas njė rendi natyror, me anė tė ritualeve dhe studimit tė natyrės dhe, nė dallim nga fetė meslindore, nuk ka nė vetvete pėr bazė besimin nė "zot" (ndonėse ky mund tė shėrbejė si mjet pėr disa nga praktikuesit), sesa pikėrisht shprehjen e dukurive nė formė zotash, ndaj dhe pėr shkak tė kėsaj strukture tė veēantė nuk pėrfshihet nėn teizėm
avatar
Jetmira

530


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi

Mesazh  Elsavrana prej 05.01.14 18:17

MENDIMI IM...Kur ne ,njerezit i faleshim natyres, lumenjve, detrave, maleve, qiejve, diellit e henes apo dhe elementeve te tjere te na rrethojne, ishim shume me afer ZOTIT, e kishim shume te fuqishme shkendijen hyjnore...ishim me te paqme, me te paster dhe me te forte ne rrahjen e zemres(pulsi hyjnor) dhe me shpikjen e feve , ne nuk beme gje tjeter, por pranuam te percahemi, te urrehemi dhe te luftojme nen flamuj te shpikur ligesisht....pra e humbem pafajesine tone qe ishte dhe ura lidhese me Zotin. C'nuk shpikem per ta hedhur ne ere kete ure....dhe tani rrrekemi ta rindertojme. Dhe shpresoj se ne nje menyre apo ne tkjetren(Nuk kane rendesi mjete e punes apo materiali)....po ajo URE do te ndertohet. Per t'u bere te denje per ZOTIn...per t'u bashkuar me TE.
avatar
Elsavrana

57


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi

Mesazh  number3 prej 06.01.14 22:34

njerzit qe adhurojn idhuj te rrem ne vend te ZOTIT te ver8 jan
avatar
number3

njeri thjesht

102


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Paganizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi