Mistere

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mistere

Mesazh  Kinich-Ahau prej 03.05.10 22:25

Mistere

Shumė nga kėrkuesit mbi fenomenet e paspjegueshme dhe UFO-t, nxjerrin shpesh herė nė pah njė fakt shumė tė rėndėsishėm qė nuk mund t'i jepet njė pėrgjigje e saktė.

Ndėrsa mendohet nga shumica e shkencėtarėve qė merren me kėrkime tė kėsaj natyre, se, rastet e identifikuara si Objekte Fluturuese tė Paidentifikuara ose UFO, janė nga burime jashtėtokėsore ose janė projekte qeveritare. Ka dhe njė rrymė tjetėr mendimi, qė kėto objekte tė kenė lidhje me Indinė e Lashtė ose me Atlantisin.

Ajo qė dihet mbi mjetet enigmatike fluturuese nė Indinė e Lashtė, vjen nga burimet e vjetra tė literaturės indiane: tekste tė shkruara, qė kanė ardhur te ne nėpėrmjet shekujve. Nuk ka pikė dyshimi se, kėto tekste janė autentike dhe shumė prej tyre njihen si epikat indiane. Nuk ka pak, po ka qindra tekste tė tillė. Shumė prej tyre akoma nuk janė pėrkthyer nė anglisht qė prej sanskritishtes sė vjetėr.

Perandori indian, Ashoka, krijoi njė shoqėri sekrete tė quajtur "Shoqėria sekrete e nėntė burrave tė panjohur", tė cilėt ishin shkencėtarė qė supozohet se kataloguan shumė shkenca.

Ashoka e mbajti punėn e tyre tė fshehtė, pasi ishte i trembur nga pėrmbledhja e avancuar e shkencės, qė bėnė kėta shkencėtarė, duke iu referuar burimeve antike, mund tė pėrdorej pėr luftė, ndaj tė cilės ai ishte totalisht kundėr. Ashoka, ishte kthyer nė njė budist tė devotshėm, pasi kishte mundur njė ushtri tė madhe nė njė betejė shumė tė pėrgjakshme.

"Nėntė burrat e panjohur" shkruajtėn njė total prej nėntė librash, ndoshta nga njė prej secilit.
Njė prej kėtyre librave ishte "Sekretet e forcės gravitacionale".

Ky libėr, i njohur prej historianėve, por aktualisht i palexuar e i pagjetur akoma, trajton ēėshtjet e gravitacionit dhe tė kontrollit tė tij. Ky libėr, mendohet se ėshtė diku i mbajtur fshehur, nė ndonjė bibliotekė tė Indisė ose tė Tibetit (ose ndoshta dhe nė ndonjė vend tė Amerikės sė Veriut...).

Arsyet e Ashokės mund tė kuptohen lehtėsisht nga kushdo, pasi nėse dikush me qėllime negative do tė mund tė kishte nė dorė njohuri tė tilla, atėherė Toka do tė kthehej sėrish nė njė grumbull pluhuri. Ishin pikėrisht kėto armė e kėto njohuri qė shkatėrruan perandorinė e lashtė indiane, Rama, disa mijėra vjet pėrpara se Ashoka dhe raca e tij tė ishin aty.

Tekste tė detajuar mbi teknologjinė mijėravjeēare indiane

Pak vite mė parė, kinezėt zbuluan disa dokumente sanskrite nė Llahsa, Tibet dhe i ēuan ato nė Universitetin Chandrigarh pėr t'i pėrkthyer.

Dr. Ruth Reyna, i kėtij universiteti, deklaroi se, kėto dokumente pėrmbajnė instruksione pėr tė ndėrtuar anije hapėsinore pėr udhėtime ndėryjore.

"Metoda e tyre e shtytjes, tha ajo, ishte e tipit "anti-gravitacional" dhe ishte e bazuar nė njė sistem analog e "laghimas", fuqia e panjohur e egos, qė ekziston nė psikologjinė e njeriut, "njė forcė centrifugale e fuqishme mjaftueshėm pėr tė mposhtur forcėn gravitacionale".

Duke iu akorduar Yogės Hindu, ėshtė pikėrisht kjo lloj force ajo qė lejon ngritjen nė ajėr dhe zhvendosjen e njė personi. R Reyna, tha se, nė bordin e kėtyre makinave, tė cilat ishin tė quajtur "Astras" nė tekst, indianėt e lashtė mund tė kishin dėrguar njerėz nė cilindo planet, ke i'u referuar dokumentit, i cili mendohet tė jetė mijėra vjet i vjetėr.

Dorėshkrimet, u tha se ishin bartėse tė sekretit tė "antimas", "mbulesės sė padukshme" dhe "garimės", si dhe "si tė bėhesh i rėndė sa njė mal plumbi".

Natyrisht, shkencėtarėt indianė nuk i morėn kėto tekste seriozisht, por u bėnė mė tė ndjeshėm ndaj kėtyre teksteve tė lashta dhe vlerės sė tyre, vetėm kur kinezėt deklaruan se, studimi i kėtyre teksteve ishte pėrfshirė nė programin hapėsinor qė ata kishin. Ky ishte njė nga rastet e para, kur njė qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kėrkimesh mbi anti-gravitacionalitetin.

Dorėshkrimet nuk thonė pėrfundimisht, nėse udhėtimet ndėrplanetare u realizuan apo jo ndonjėherė, por pėrmend planifikimin e njė udhėtimi nė Hėnė, megjithėse nuk ėshtė e qartė nėse ky udhėtim u krye apo jo.

Megjithatė, njė prej epikave indiane mė tė mėdha, Ramayana, ka nė pėrmbajtje tė saj njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė njė udhėtimi nė Hėnė, nė bordin e njė Vimana (ose Astra), dhe tregon njė betejė tė zhvilluar nė Hėnė me njė Asvin (njė anije e qytetėrimit Atlantas). Kjo ėshtė vetėm njė evidencė e vogėl nė lidhje me kontrollin antigravitacional tė pėrdorur nė kohėn e indianėve tė lashtė.

Qė tė kuptohet kjo lloj teknologjie, duhet tė shkohet shumė prapa nė kohė. E ashtuquajtura Perandoria-Rama e Indisė Veriore dhe Pakistanit, u zhvillua rreth 50 000 vjet mė parė nė ndarjen kontinentale, qė i pėrkiste Indisė dhe ishte njė komb shumė i madh, me qytete tė sofistikuara, shumė prej tė cilėve vazhdojnė tė zbulohen edhe sot nė shkretėtirėn e Pakistanit, nė Indinė perėndimore dhe atė veriore.

Rama ekzistonte paralel me qytetėrimin Atlantas, qytetėrim, i cili drejtohej nga "udhėheqėsit shpirtėrorė tė dritės", tė cilėt ishin dhe qeverisėsit e qyteteve. Shtatė qendrat mė tė mėdha tė qytetėrimit Rama, njihen nė tekstet Hindu si "Shtatė qytetet Rishi". Duke iu akorduar teksteve indiane, njerėzit kishin fluturuar me makina fluturuese tė quajtura Vimana.

Kėto ishin me dopjo kuvertė, dritare anash dhe njė kube qendrore dhe ngjanin nga forma me njė pjatė tė filxhanėve tė sotėm. "Udhėtonin me shpejtėsinė e erės dhe lėshonin njė tingull melodioz", shkruhet aty. Kishte tė paktėn katėr tipe tė ndryshme tė Vimanas. Disa ishin si tip pjate, tė tjera si cilindėr (anije nė formė cigarje).

Tekstet e lashta indiane mbi Vimanat, janė tė shumtė. Duhet tė shkruash volume tė tėrė librash me pėrshkrimet qė bėjnė ata. Indianėt e lashtė i prodhonin kėto anije vetė. Ata shkruajtėn manuale tė tėra mbi kontrollin e tipeve tė ndryshėm tė Vimanas, shumė prej tė cilėve janė akoma nė qarkullim dhe njė pjesė e mirė janė pėrkthyer edhe nė anglisht.

Samara Sutradhara, ėshtė njė traktat udhėzues me tė gjitha detajet mė tė imta tė njė udhėtimi ajror nė njė Vimana. Ka rreth 230 strofa qė tregojnė mėnyrėn e ndėrtimit, lėshimit nė ajėr, udhėtimin me mijėra milje, uljet normale dhe ato tė detyruara e deri te pėrplasjet e mundshme me zogj.

Nė vitin 1875, Vaimanika Sastra, njė tekst i periudhės sė shek. IV p.e.s. shkruajtur nga Bharadvajy i Zgjuar (i cili i referohej disa teksteve akoma mė tė lashtė), u zbulua nė njė tempull indian.

Ky dorėshkrim pėrshkruante operacionin e njė Vimana dhe jepte informacion nė lidhje me drejtimin e timonit, masat e sigurisė pėr udhėtime tė gjata, mbrojtjen e anijes nga rrufetė dhe mėnyrėn sesi t'i jepje kėtyre makinave, duke zėvendėsuar enregjinė diellore me njė lloj tjetėr energjie, e cila ėshtė ajo anti-gravitacionale.

Vaimanika Sastra ka tetė kapituj me diagrama, ku pėrshkruhen tre tipe avionėsh, pėrfshirė aparaturat qė mund tė duheshin nė rast zjarri apo prishje. Aty pėrshkruhen edhe 31 pjesė nga kėto anije dhe 16 materiale, me tė cilėt ishin ndėrtuar kėto anije. Kėto materiale thithnin nxehtėsinė dhe dritėn dhe konsideroheshin tė vlefshme pėr ndėrtimin e Vimanave.

Ky dokument ėshtė pėrkthyer nė anglisht dhe ėshtė lehtėsisht i verifikueshėm: "VYMAANIDASHAASTRA AERONAUTICS" nga Maharishi Bharadwaaja, pėrkthyer nė anglisht dhe publikuar nga G. R. Josyer, Mysore, India, 1979. Josyer ėshtė drejtori i "International Academy of Sanskrit Investigation" nė Mysore.

Hitleri dhe nazistėt, nė kėrkim tė epikave indiane

Nuk ka pikė dyshimi qė, Vimanat ishin tė ushqyera nga njė energji qė ėshtė thjesht antigraviteti. Bharadvajy i Zgjuar tregon pėr mė shumė se 70 autoritete dhe tė paktėn 10 ekspertė nė fushėn e fluturimit. Kėto burime tashmė kanė humbur.

Vimanat ishin tė mbajtura nė njė tip hangari tė quajtur Vimana Griha dhe nė tekste thuhet se pėrdornin njė lėndė tė lėngshme tė verdhė, e disa herė njė lloj pėrzierje me bazė mėrkuri, por qė gjithsesi shkruesit nuk e kishin shumė tė qartė se nga se pėrbėhej saktėsisht.

Megjithatė, Vimanat pėrdornin mėnyra tė ndryshme shtytje, pėrfshirė kėtu edhe motorėt reaktivė.

Ėshtė shumė interesant fakti se, nazistėt ishin tė parėt qė vunė nė pėrdorim motorrėt reaktivė pėr raketat e tyre V-8, ose si quheshin ndryshe "bombat zukatėse".

Hitleri dhe nazistėt kishin njė interes tė veēantė pėr Indinė dhe Tibetin. Ekspedita nga shkencėtarė nazistė ishin tė pėrvitshme nė kėto vende, duke filluar qė nga vitet '30, me qėllim sigurimin e informacionit. E ndoshta pikėrisht prej kėtyre njerėzve, ata arritėn tė merrnin informacionin e shumtė shkencor qė dispononin.

Duke iu referuar tekstit Dronaparva, pjesė e Mahabaratas dhe Ramajanas, njė Vimana pėrshkruhet nė formė sferike. Mund tė udhėtojė nė ēdo drejtim qė dėshiron. Me shpejtėsi shumė tė madhe dhe tė pėrdorė gjithashtu mėrkurin pėr udhėtimet e saja.

Nė njė tjetėr burim indian, Samarin: "Vimanat ishin makina tė hekurta fluturuese, tė lėmuara dhe tė puthitura shumė mirė, qė udhėtonin nė sajė tė mėrkurit, i cili lėshohej pas nė formė flake gjėmuese". Ėshte kurioz fakti se, shkencėtarėt rus kanė zbuluar disa objekte qė ata i kanė quajtur instrumenta tė lashtė navigimi, tė pėrdorur nė anije fluturimi.

Kėta instrumenta ata i kanė gjetur nė disa shpella nė Turkesatn dhe nė shkretėtirėn e Gobit. Objektet janė gjysmė sferik, prej xhami ose porcelani dhe pėrfundojnė me njė formė konike me njė pikė mėrkuri nė brendėsi.

Nė "Mahavira tė Bhavabhutit", njė tekst i Jain, i shekullit tė tetė, por qė i referohet burimeve tė lashta, ne lexojmė: "Njė karrocė ajrore, Pushpaka, merr shumė njerėz pėr nė kapitalin e Ayodhias. Qielli ėshtė plot me makina tė shkėlqyera fluturuese, tė errėta si nata, por tė vėzhgueshme nga drita tė forta vezulluese e tė verdha."

Vedat antike indiane, shpjegojnė se Vimanat ishin me madhėsi e forma tė ndryshme, duke pasur dhe emra sipas formės, si p.sh., formė elefanti, shqiponje etj.

Fatkeqėsisht, sipas dėshmive shkencore, u pėrdorėn pėr luftė. Atlantasit, pėrdorėn makinat e tyre pėr luftė, tė quajtura Valiksi, tė cilat ishin nė gjendje tė vinin nėn kontroll botėn, sipas teksteve indiane. Atlantasit, tė njohur si Asvins nė tekstet indiane, ishin teknologjikisht mė tė zhvilluar sesa indianėt.

E megjithatė, nuk janė gjetur tekste qė tė pėrshkruajnė hollėsisht teknologjinė e atlantasve. Nė tekstet e lashta indiane, anijet atlantase, jepen tė ngjashme me Vimanat, por shumica e tyre janė nė formė cigareje dhe udhėtojnė edhe nėn ujė e deri edhe nė hapėsirė.

Duke iu referuar Eklal Kueshanas, autor i studimit "Kufiri i fundit", kėto makineri fluturuese pėrdornin forca anti-gravitacionale dhe kishin fuqi shtytėse pėrafėrsisht deri nė 80 000 kuaj fuqi. "Ramayana, Mahabarata", flet pėr njė luftė tė tmerrshme, qė u zhvillua rreth 10-12 000 vjet mė parė, mes atlantasve dhe indianėve tė lashtė.

Mbretėria Atlantis dhe Perandoria Rama, pėrdorėn armė tė shkatėrrimit nė masė nė kėtė luftė. Kėto armė qė pėrshkruhen nė kėto tekste nuk ishte e mundur qė tė kuptoheshin nga lexuesit dhe transkriptuesit e kėtyre shkrimeve, deri gjysmė shekulli pėrpara.

Sundimi i trurit

Synim i hershėm i njeriut ka qenė, dhe ėshtė edhe sot: sundimi i trurit, e njėkohėsisht edhe sundimi i njeriut

Pėr shkak se tė gjitha format e jetės u janė nėnshtruar ligjeve tė evolucionit dhe gjithēka lėviz drejt formės mė tė lartė dhe mė tė pėrsosur tė ekzistencės, edhe njeriu si pjesė pėrbėrėse e kėtij sistemi, anon drejt formave mė tė larta e mė tė pėrsosura tė dijes.

Apetitet e tij drejt zbulimeve tė reja nuk janė shuar kurrė. Zbulimet e shumta shkencore sollėn vėshtrim krejtėsisht tė ri, si pėr vetė njeriun ashtu edhe pėr natyrėn, botėn dhe kozmosin nė pėrgjithėsi...

Megjithatė, edhe pėrkundėr gjithė kėtyre shpikjeve, gjithė kėtij pėrparimi, nė qendėr tė vėmendjes mbeti truri me tė gjitha misteret e tij. Synim i hershėm i njeriut ka qenė, e ėshtė edhe sot: sundimi i trurit, e njėkohėsisht edhe sundimi i njeriut.

Eksperimentet nė kėtė drejtim datojnė qė nga kohėt mė tė hershme, por kėrkimet e mirėfillta shkencore fillojnė me shkencėtarin rus I. P. Pavlovin, respektivisht me eksperimentin e tij tė quajtur 'refleksi i kushtėzuar'. Nė vitin 1903, ky fiziolog rus shpalli zbulimin e tij epokal, pėr tė cilin edhe u nderua me Ēmimin Nobėl pėr mjekėsi.

Pavlovi, duke punuar me qentė, vėrejti se ata fillonin tė sekretonin pėshtymė para se t'i ushqente. Kjo tėrhoqi vėmendjen e tij dhe ai vendosi ta studiojė kėtė reagim tė qenėve, me tė cilin edhe u bė shumė i famshėm. Pak ēaste para se t'ia jepte qenit ushqimin, ai i binte njė zileje.

Nė fillim qeni nuk shfaqi ndonjė reagim tė veēantė ndaj ziles. Por, pas disa provash, qeni filloi tė sekretonte, sapo dėgjonte tingullin e ziles. Qeni kėtė e kishte kuptuar si njė sinjal se sė shpejti do tė ushqehet.

Pavlovi kreu edhe njė numėr tė madh eksperimentesh pėr tė zbuluar lidhjet ngacmim-reagim. Si ngacmues neutral ai paraqiste dritat, tingujt e zileve, kėmbanat etj. Zakonisht, njėrin nga kėta ngacmues ai e shoqėronte me ushqim dhe me njė solucion acidi tė holluar ose me shok tė dobėt elektrik. Kėto reagime, Pavlovi i quajti 'reflekse' dhe filloi tė interesohej edhe mė shumė pėr mekanizmat fiziologjikė tė kėtyre reflekseve nervore dhe reagimet e tyre.

Mė vonė, pasuesit e tij konstatuan se sjelljet mund tė "kushtėzohen" tek tė gjitha qeniet e gjalla, duke filluar nga ameba deri tek njeriu, dhe erdhėn nė pėrfundim se pėrdorimi i kėtij "kushtėzimi" ėshtė i pakufishėm.

Ky zbulim bėri bujė nė gjithė botėn dhe pėr tė u interesuan shumė psikologė tė famshėm, si: Tolmani, Wotsoni, Skinneri etj., tė cilėt edhe filluan ta aplikojnė, sė pari, nėpėr shkolla e pastaj edhe nė shoqėri tė gjėrė. Qėllimi kryesor i kėtij "refleksi" ishte "modifikimi i sjelljeve" nė pėrshtatshmėri me situatėn.

Posaēėrisht nė kėtė drejtim u angazhua psikologu amerikan Burrus F. Skinner, i cili dha edhe kontribut tė madh pėr shkencėn e sjelljes. Ai bėnte parashikimin dhe kontrollin e sjelljeve nėpėrmjet informacioneve tė marra nga analizat e sjelljeve, dhe me kėtė bėri ndryshime kolosale nė sjelljet e shoqėrisė amerikane, qė i sollėn atij edhe autoritet shumė tė madh.

Ai kėtė metodė e futi nė pėrdorim qė nga ēerdhet e fėmijėve, shkollat, uzinat e deri te shtėpitė e pleqve.

Mirėpo, rezultatet e kėrkimeve tė Skinnerit, pėrveē rėndėsisė sė madhe qė kanė pėr psikologjinė moderne, pėr modifikimin e sjelljeve, pėr tė mėsuarit e programuar etj., tė aplikuar nė tė gjitha shtresat e shoqėrisė, njėkohėsisht paraqesin edhe frikė, sepse ofrojnė mundėsi tė pakufishme edhe pėr keqpėrdorim, pėrkatėsisht manipulim me njerėzit, nėpėrmjet 'refleksit tė kushtėzuar', pastaj 'veprimit tė kushtėzuar' etj., me plane tė paraprogramuara.

Pėr kėtė, Skinneri shkruan edhe nė librat e tij 'Pėrtej lirisė dhe dinjitetit' qė e botoi nė vitin 1971, dhe 'Mbi reflektimet e mėtejshme' tė botuar me 1987.

Studime tė mėtejshme nė kėtė drejtim bėri edhe psikologu i njohur amerikan M. Seligman, tė cilat i pėrshkruan nė librin e tij 'Paaftėsia pėr tė ndihmuar veten', tė cilin e botoi me 1975. Ai kėtė paaftėsi e studioi nėpėrmjet kushtėzimit klasik tė qenve. Nė njė eksperiment, u stėrviten nėpėrmjet njė tingulli qė shoqėrohej me njė shok elektrik katėr qenė.

Eksperimentuesit prodhonin njė tingull, i cili pas 10 sekondash pėrcillej me njė shok elektrik. Qentė nė fillim klithnin dhe vraponin pėrreth pėr tė gjetur ndonjė strehim, por pas shumė shokėve elektrike, kur e panė se kjo ishte e pashmangshme, u shtrinė pėrtokė dhe filluan ta vuajnė shokun elektrik.

Nė provat e mėtejshme, qentė as qė u pėrpoqėn t'i shmangen sulmit; ata u dorėzuan plotėsisht. Pra, ata u bėnė tė paaftė pėr tė ndihmuar veten.

Seligmani, thotė se kjo paaftėsi edhe te njerėzit fitohet nė mėnyrė tė ngjashme ashtu si tek eksperimenti i mėsipėrm, gjė qė ngjalli edhe dėshirat e shumė diktatorėve pėr tė sunduar mbi masėn, pasi nė shumė shtete u zbatua edhe nė praktikė.

Pasojat e njė eksperimentimi tė tillė me qėllime tė caktuara, nėpėrmjet mjeteve qė disponojmė sot, mund t'i paramendojė secili...

Pra, pėrveē rolit tė madh pozitiv qė pati ky zbulim i Pavlovit, dhe qė u pėrdor me sukses nė shumė sfera tė jetės, duke i kontribuar shumė njerėzimit, nė anėn tjetėr, hapi edhe rrugėt e reja drejt njė kontrolli masiv, tė kushtėzuar sipas nevojės, nė drejtim tė tė cilit po punohet intensivisht.

Data e misionit tė tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve tė Bermudės, nė hapėsirėn e quajtur "Trekėndėshi i Bermudeve"

Bermuda, pilotėt qė u ringjallėn 45 vite pasi ishin zhdukur

Dėshira e njeriut pėr tė parashikuar tė ardhmen, si dhe pėr tė ndikuar nė ngjarjet e sė kaluarės, kanė qenė vazhdimisht preokupim i tij i fshehur.

Duke filluar nga shkrimtarėt e ndryshėm tė botės fantastiko-shkencore e deri tek sharlatanėt e shumtė, ėshtė munduar qė t'i tregohet njerėzimit diēka nė lidhje me ngjarjet dhe rrjedhėn e tyre, nė tė cilat mund tė ndikohet drejtpėrdrejtė, duke pėrdorur tė ashtuquajturėn makinė kohore.

Mirėpo, nuk janė marrė vetėm kėta me kėtė problematikė. Kjo ēėshtje i ka munduar nė njėfarė mėnyre edhe filozofėt e ndryshėm e madje edhe shkencėtarė tė njohur tė kohėrave tė ndryshme, duke u nisur nga Isak Njutoni e gjer tek Albert Ajnshtajni dhe shkencėtari i famshėm i kohės sė sotme, Stiven Hoking.

Problemi qė kanė shtruar kėta tė tre dhe shumė tė tjerė ėshtė zhvillimi i ngjarjeve dhe i dukurive natyrore nė kohė dhe hapėsirė.

Nė mėnyrė mė tė moderuar kėtė e studioi Ajnshtajni nė "Teorinė e relativitetit", nė tė cilėn i shpjegoi gjėrat nė katėr dimensione (tri hapėsinore dhe njė kohore), ndėrsa Hokingu nė librin e tij, "Bing Bangu" i studioi nė mėnyrė mė tė zgjeruar pėrmes 11 dimensioneve (7 hapėsinore dhe 4 kohore).

Fakti qė pėrmendet nė studimet e tyre ėshtė i ashtuquajturi "dilatacioni kohor" apo "zgjerimi i kohės". Duke u nisur nga formula e njohur E=m x c2 ėshtė munduar tė tregohet qė materia dhe energjia janė tė lidhura ndėrmjet tyre nė mėnyrė tė pandashme.

Nė njė eksperiment qė ėshtė bėrė lidhur me kėtė problem, ėshtė ai i matjes sė kohės nga dy vėshtrues: njėri nė lėvizje e tjetri nė qetėsi. Ndėrkohė qė i pari, me orėn e tij, fluturonte me aeroplan supersonik, i dyti, qėndronte nė tokė dhe nuk lėvizte fare.

Me tė zbritur nė tokė u vėrtetua se ora e tė parit po ngecte prapa nė krahasim me vėshtruesin e dytė, i cili kishte qėndruar nė tokė i palėvizshėm. Por, ē'do tė ndodhte kur njeriu tė lėvizė me shpejtėsi tė dritės prej 300.000 km/s apo pėrafėrsisht sa ajo d.m.th. 298.500 km/s pra, sa 99.5% e shpejtėsisė sė dritės?

Sipas Ajnshtajnit, njeriu do tė plakej dhjetė herė mė ngadalė se sa njerėzit e tjerė, qė qėndrojnė nė tokė. Kjo qė u tha mė lart nuk ėshtė teorikisht e parealizuar, por nė kohėn nė tė cilėn jemi duke jetuar ėshtė teknikisht e pamundshme pėr shkak tė problemeve tė ndryshme tė pazgjidhura.

Pra, nė kėtė mėnyrė tė shqyrtimit tė problemit u gjet metoda se si tė parashikohet e ardhmja. Por si tė ndikohet tek e kaluara?

Kėtij problemi nė mėnyrė serioze i ėshtė pėrkushtuar z. Hoking ku pėrmend "vrimat e zeza" qė ndodhen nė kozmos. "Me ndihmėn e tyre", thotė ai, "ėshtė e mundur qė tė udhėtohet nė kohė, pasi ato nė njė farė mėnyre paraqesin tunelet kohore.

Problemi qėndron nė atė qė nuk dihet se sa kohė do tė kthehet njeriu prapa nė kohė, pastaj problemi i paradoksit kohor ose nė mėnyrė tė ndikimit tė rrjedhės sė saj pėr tė ardhmen.

Hokingu pėrmend njė rast tė pazakonshėm ku kishte marrė pjesė nė rolin e ekspertit. Ngjarja kishte ndodhur nė qershor tė vitit 1990. Gjatė emetimit tė programit amerikan CBS, papritmas u ndėrpre programi pėr njė lajm sensacional.

Nė bazėn ushtarake amerikane kishin ateruar pesė aeroplanė gjuajtės - bombardues amerikanė tė tipit "Spitfajer" tė Luftės sė Dytė Botėrore. Me radiomarrėse ata lajmėronin bazėn se, "kishin kryer misionin e tyre ushtarak me sukses dhe po prisnin leje pėr aterrim".

Aterrimin e tyre e raporton kol. Benjamin Bruks dhe kapitenėt: Antoni Reinhard, Benjamin Helg dhe Donald Viks. Zbritja e pilotėve i befasoi shumė ata, sepse shumė gjėra kishin ndryshuar. Lajmi me kaq u ndėrpre nė televizion, sepse autoritetet ushtarake ndėrhynė dhe nuk lejuan xhirimin e mėtejshėm, me arsyetim se po xhironin sekretet ushtarake tė bazės.

Mė tej, rrėfen Hokingu, unė mora pjesė nė tė ashtuquajturėn "operacioni i sigurimit", ku edhe pata kontakt direkt me ta. Pilotėt nė fjalė qenė tepėr tė shokuar nga ajo qė u kishte ndodhur. Mbas marrjes nė pyetje arritėm qė tė kuptojmė se, ekuipazhi kishte pasur pėr detyrė qė tė zbulojnė nėndetėset japoneze qė lundronin nėpėr Oqeanin Paqėsor.

Misioni i tyre kishte qenė tepėr delikat, sepse ata kishin shfrytėzuar njė korridor ajror fare pak tė njohur pėr pilotėt. Data e misionit tė tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve tė Bermudės, nė hapėsirėn e quajtur "Trekėndėshi i Bermudeve".

Nė fillim autoritetet ushtarake nuk u kishin besuar, duke menduar se bėhej fjalė pėr spiunė apo mashtrues. Lajmi pėr vizitorėt e paftuar arriti edhe nė Pentagon dhe hulumtimet lidhur me kėtė rast i morėn pėrsipėr oficerėt e lartė tė Armatės Amerikane.

Identiteti i pilotėve sė shpejti u vėrtetua: pilotėt e eskadrilės ishin shpallur "tė humbur nė aksion" para 45 vjetėve dhe nuk dihej asgjė pėr fatin e tyre. Se si ėshtė e mundur qė kėta tė shfaqen nė kėtė kohė, askush nuk ishte nė gjendje ta tregonte.

Koloneli Bruks gjatė bisedės me Hokingun rrėfen se atė ditė, gjatė fluturimit mbi zonėn e pėrmendur, ata befas kishin humbur kontrollin mbi aeroplanėt e tyre. Aparatet e navigacionit dhe instrumentet e tjera matėse tregonin shenja tė mosfunksionimit. Ndėrkohė qė ata po mundoheshin tė stabilizonin aeroplanėt, u verbohen sytė nga njė dritė e bardhė, e cila i gėlltiti dhe nė atė moment ata nuk dinin asgjė pėr vete.

Stiven Hokingu thotė se, rastet e zhdukjes pa gjurmė tė anijeve dhe aeroplanėve, bashkė me personelin e tyre pėrcjellės dhe me pilotė, janė tė dokumentuara, por rasti me tė cilin kishin tė bėnin ishte unik.

Nė Pentagon, Hokingu mbajti referat tė gjatė me rastin e "ringjalljes" sė pilotėve. Ai thotė se, "Trekėndėshi i Bermudeve" dhe drita e bardhė qė buron nga ajo, nė tė vėrtetė paraqet vrimėn kohore, nė tė cilėn pilotėt kishin hasur rastėsisht dhe pikėrisht kjo u kushtoi atyre qė 45 vjet tė gjenin rrugėn e kthimit. Ajo ēka ėshtė mė interesante ėshtė se pilotėt nuk ishin plakur aspak.

Rasti i pilotėve tė humbur ėshtė vetėm njė nga rastet e shumta tė zhdukjes sė objekteve nė tė. Dokumentet e ndryshme qė datojnė nga shekulli XVIII tregojnė se aty janė humbur anije tė ndryshme tregtare, e gjer nė kohėn e sotme kur kanė humbur fregata, tanker e kush e di se ēfarė tjetėr.

Se nė ēfarė kohe do tė paraqiten ato ėshtė vėshtirė tė parashikohet, pasi principi i punės sė "Makinės kohore" nuk dihet, thotė Hokingu, dhe vazhdon: - Me rastin qė kam studiuar ėshtė vėrtetuar se, "Makina kohore" me tė vėrtet punon. Dyert e kohės, siē duket janė hapur, por nuk dihet se ku dhe nga tė ēojnė.

Kinich-Ahau

Shkrime: 54


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi