Dielli dhe fuqia e tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dielli dhe fuqia e tij

Mesazh  Elizza prej 02.05.10 16:12

Dielli





Dielli ėshtė njė yll i klasifikuar si xhuxh i verdhe ėshtė qėndra e sitemit tonė diellor. Toka dhe trupat e tjere qiellore tė sistemit diellor (duke pėrfshirė planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit. Dielli pėrbėn 99% tė masės sė sistemit diellor. Energjia diellore mbėshtet pothuaj tė gjithė jetėn nė tokė nėpėrmes fotosintezės qė nga shfaqja e organizmit tė parė. Energjia diellore sjell ndriēim, ngrohtėsi, ndihmon rritjen e bimėsisė me njė fjalė ėshtė burim i jetės.

Rreth 73% e masės sė diellit ėshtė hidrogjen, 25% ėshtė helium, dhe pjesa tjetėr pėrbėhet nga sasi tė vogla elementesh tė rėnda. Mosha e diellit ėshtė rreth 4.6 miliardė vjet dhe ai ėshtė pothuajse nė gjysmėn e ciklit tė tij tė zhvillimit gjatė tė cilit ndodh proēesi kimik i shndėrrimit tė hidrogjenit nė helium. Gati 5 milionė ton lėndė diellore kthehet nė energji ēdo sekondė brenda bėrthamės sė diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor.

Pas rreth 5 miliard vjetėsh dielli do tė shndėrrohet nė fillim nė njė gjigand tė kuq dhe pastaj nė njė xhuxh tė bardhė, duke krijuar njė mjegullnajė planetare. Klasifikimi spektral i Diellit eshte G2V. G2 tregon qė temperatuara e tij siperfaqėsore ėshtė rreth 5 780 K, karakteristikė qė i jep njė ngjyrė tė bardhė, por qė duket e verdhė pėr shkak tė fenomenit scattering. Kurse V (5, numėr romakė) tregon qė dielli, si pjesa mė e madhe e yjeve, ėshtė nė sekuencen kryesore; kjo do tė thotė qė energjia e rrezatuar ėshtė e krijuar nė brendesi tė tij nga pėrzjeria e hidrogjenti me helium, dhe ėshtė nė njė gjendje ekuilibri hidrostatik, qė do tė thotė qė nuk pėrhapet (pėr shkak tė presionit qė krijohet nga reaksionet termonukleare).
avatar
Elizza

1071


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dielli i vetmi zot i jetes ne Toke

Mesazh  Nikolaos prej 10.04.11 19:28

Napoleon Bonaparti ka thėnė: Nėse do tė mė duhej tė zgjidhja njė fe, Dielli dhėnėsi i jetės, do tė ishte zoti im.


Edituar pėr herė tė fundit nga Nikolaos nė 25.06.11 21:07, edituar 4 herė gjithsej
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

542


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dielli dhe fuqia e tij

Mesazh  Nikolaos prej 10.04.11 20:38


DIELLI NĖ MITOLOGJI:
Njeriu e ka ndjerė nevojėn dhe rėndėsinė e Diellit pėr jetėn qė nė kohėt e lashta. Sipas pėrfytyrimeve tė grekėve tė lashtė, botėn e drejtonin zotat (perėnditė), qė jetonin nė malin Olimp nė Larisa tė Greqisė. Heliosi rrezeshndritshėm ishte biri i Zeusit, kryezotit. Nė pėrkthimin nga greqishtja Heliosi quhet Dielli. Egjiptianėt zotin-diell e quanin Ra. Njė figurė tjetėr mitologjike e barazvlerėsuar me Diellin ishte Apolloni. Apolloni pėrfytyrohej nga grekėt e lashtė si djali i Zeusit (Jupiterit) dhe i Letos, vėllai binjak i Artemisės (Hėnes). Ishte njė djalosh atlet i zhveshur, i pashėm, i fortė dhe me shumė talente. Pothuajse ēdo qytetėrim e ka adhuruar Diellin si zot (perėndi). Ai shfaqet me njė helmetė tė artė nė dorė dhe me flokė tė artė. Perėndia Diell ėshtė njė hyjni supreme, pasi flakėt e tij mund tė shkatėrrojnė gjithēka. Data kur festohet dita e Diellit (Apollonit) ėshtė 22 qershori, pikėrisht nė ditėn mė tė gjatė tė vitit. Pas kėsaj date dita fillon e shkurtohet. Dielli ėshtė zoti i ditės, Hėna zonja e natės.

DIELLI NĖ ASTROLOGJI:
Dielli nė astrologji quhet planet. Ai ėshtė mė i rėndėsishmi bashkė me Ashendentin dhe Hėnėn. Dielli pėrfaqėson jetėn, shpirtin, gjallėrinė tonė, individualitetin, dėshirėn pėr t’u dukur, vullnetin dhe energjinė krijuese, rrezatuese, dėshirėn pėr tė jetuar, egon, nderimet, personalitetin. Ai shpreh potencialin e energjisė qė kemi, krijimtarinė, marrjen e njė pozicioni nė jetė. Virtytet diellore janė: ndershmėria, kurajo, zemėrmadhėsia, bujaria, pėrbuzja e rrezikut, por tė cilat mund tė kthehen shumė lehtė nė: mashtrim, krenari, arrogancė (mėndjemadhėsi) dhe autoritarizėm. Dielli personalizon rrezatimin personal, jetėn e brendshme reale, entuziazmin, drejtėsinė, dritėn, ditėn, zemėrgjerėsinė, udhėheqjen, kėnaqėsinė, iniciativėn, ambicjen, besimin tek vetja, afeksionin, dinjitetin dhe sensin e organizimit, forcėn, mėnyrėn se si e pėrballojmė jetėn.Nga ana negative pėrfaqėson: Arrogancėn, mburrjen, krenarinė, zemėrimin, egocentrizmin, dominimin. Dielli ėshtė lidhur me anėn mashkullore tė njeriut: me babain, bashkėshortin, me natyrėn aktive, periudhėn e pjekurisė, jetėn publike, famėn, idealet, fisnikėrinė dhe lavdinė. Ka lidhje me artin, spektaklet, drejtimet, organizimet, punėn nė lidhje me bankat, metalin arin, luksin dhe udhėheqjen.
Nga anatomia lidhet me anėn e djathtė tė trupit.
Dielli sundon Luanin dhe ėshtė ne ngritje te Dashi. Udhėheq ditėn e dielė dhe numrin 1.
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

542


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dielli nė flamur

Mesazh  Nikolaos prej 25.06.11 20:07

14 vendet qe mbajne Diellin si simbol ne flamurin e tyre

Maqedonia


Argjentina


Antigua dhe Barbuda


Bangladesh


Japonia


Filipinet


Kazakistani


Kiribati


Kyrgistan


Malavi


Namibia


Nigeri


Ruanda


Uruguaji



avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

542


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lulet e Diellit

Mesazh  Nikolaos prej 25.06.11 23:20

avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

542


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dielli dhe fuqia e tij

Mesazh  Blak Devill prej 25.06.11 23:40

Dielli yne eshte yll i klasifikuar ne kategorine G2, nje prej me shume se 100 miliard yjeve ne galaksine tone.

Diametri: 1.390.000 km.

Masa: 1.989e30 kg

Temperatura: 5537 °C ne Siperfaqe

Temperatura: 15,000,000 °C Ne Berthame

Dielli eshte quajtur ne mitologji me emra te ndryshem: Greket e quajten ate Helios kurse Romaket e quajten ate Sol.

Dielli eshte objekti me i madh ne sistemin diellor. Ai permban me shume se 99,8% te mases totale te Sistemit Diellor (Jupiteri permban pjesen tjeter). Eshte thene shpesh se Dielli eshte nje yll. Kjo eshte e vertete ne kuptimin, qe ka shume te tjere te ngjashme me ate.
avatar
Blak Devill

179


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

DIELLI

Mesazh  Dilan prej 25.06.11 23:46


Ne Brendesi te Diellit dhe Njollat e Zeza

Shtresa e jashtme e rrotullimit varion: ne ekuator rrotullohet 1 here ne ēdo 25,4 dite, ne afersi te poleve eshte me shume se 36 dite. Kjo sjellje e ēuditshme eshte per shkak te faktit se Dielli nuk eshte nje organ solid-i ngurte si ne Toke. Efekte te ngjashme jane pare edhe ne planetet e gazit. Rotacioni shtrihet ndjeshem poshte ne brendesi te Diellit, por Berthama/Thelbi i Diellit rrotullohet si nje trup i ngurte. Kushtet ne berthamen e Diellit (perafersisht e 25% e rrezes te tij) jane ekstreme. Temperatura eshte 15,000,000 °C dhe presioni eshte 250 miliard atmosfere. Ne qender te berthames dendesia e Diellit eshte 150 here me shume se sa ajo e ujit. Forca e Diellit varjon: (rreth 386.000.000.000) megavat nga reaksionet e fuzionit berthamor. Ēdo sekonde rreth 700.000.000 ton hidrogjen konvertohet ne rreth 695.000.000 ton helium dhe 5.000.000 ton e energjise ne forme te Rrezeve Gamma Rays. Njollat e zeza jane rajone me temperature rreth 3527 °C. Njollat e zeza mund te jete shume te medha, rreth 50.000 km ne diameter. Njollat e zeza jane shkaktuar nga komplikimet dhe marredheniet e fushes magnetike te Diellit. Kur shikojme Diellin dhe siperfaqen e tij, karakteristikat me te dukshme jane zakonisht Njollat e Zeza Sunspoots, te cilat jane zonat e mire-percaktuar ne siperfaqe dhe shfaqen me pjese me te erreta se sa pjesa tjeter e siperfaqes per shkak te temperaturave te uleta. Njollat e Zeza Sunspoots jane rajone te aktivitetit te dendur magnetike ku konvertimi i elementeve frenohen nga fusha te forta magnetike, reduktimin e transportit te energjise nga e brenda. Fusha magnetike shkakton ngrohje te forte ne Corona-Kurora-Siperfaqa, duke formuar rajone aktive, qe jane burim i fishekzjarreve intensive diellore dhe nxjerrja ne mase e materialeve nga Corona: quajtur ne anglisht corona mass ejection ose CME. Numri i dukshem i Njollave te zeza ne Diell nuk eshte konstant, por ndryshon me kalimin e nje cikli 11-vjeēar i njohur si cikli diellor. Ata qe nuk shfaqen jane ne latituden e larte diellore. Pas ciklit njollat diellore perparojn, numri i njollave rritet dhe levizin me afer ekuatorit te Diellit, nje fenomen i pershkruar nga ligji Sporer. Historia e numrit te njollave verejtur gjate 250 viteve te fundit, tregon ciklin 11-vjeēar diellor. Cikli Diellor ka nje ndikim te madh te motit ne hapesire, dhe eshte nje ndikim i rendesishem ne klimen e Tokes qe nga shkelqimi i drites dhe mardheniet e tjera magnetike. Ne shekullin e 17, cikli diellor duket se ka ndaluar teresisht per disa dekada.

Fusha Magnetike dhe disa faktore tjere

Rajoni mbi kromosfere i quajtur corona-kurore, shtrihet miliona kilometra ne hapesire, por eshte e dukshme vetem gjate nje eklipsi Diellor. Kur Hena kalon midis Tokes dhe Diellit atehere kemi te bejme me nje eklips Diellor. Eklipset jane te dukshme mbi zona te gjera te Tokes. Eklipset e Diellit ndodhe nje here ose dy here ne vit. Fusha magnetike e Diellit eshte shume e forte (sipas standardeve tokesore) dhe shume e komplikuar. Magnetosfera e tij, (e njohur edhe si heliosfera) shtrihet pertej Plutonit. Perveē ngrohjes dhe drites, Dielli gjithashtu leshon nje lume me dendesi te ulet te grimcave te ngarkuara (kryesisht elektronet dhe protonet), e njohur si Era Diellore, e cila pershkon te gjithe sistemin diellor ne rreth 450 km/sec. Era diellore dhe grimcat shume te larta te energjise hidhen nga shperthimet Diellore. Keto grimcka ose kjo Ere Diellore e quajtur Solar Storm ose Solar Flare, mund te shkaktoje nje efekt dramatik ne Toke duke rrezikuar egsistencen e njerezimit ne te ardhmen ne planetin tone.


Te Dhenat Nga Anijet/Satelitet e Nases

Te dhenat e fundit nga Anija Ulysses tregojne nje ndryshim te shpejtesise me 750 kilometra ne sekonde te Erave Diellore. Perberja e Eres Diellore gjithashtu duket te ndryshoje ne rajonet polare. Studim i metejshem i Eres Diellore do te behet nga anijet e nisura kohet e fundit Wind, ACE dhe SOHO nga pika te favorshme dinamike te qendrueshme drejtperdrejte ne mes Tokes dhe Diellit rreth 1,6 milione km nga Toka.


Kuptimi i Njerzimit

Per mijera vjet njerezimi, me disa perjashtime, nuk e njihte ekzistencen e Sistemit Diellor. Njerezit besonin se Toka mund te jete e palevizshme ne qender te Universit dhe kategorikisht . Edhe pse filozofi greek Aristarkun Samos kishte spekuluar ne nje rishqyrtim te Kozmosit, Nicolaus Copernic ishte i pari qe zhvilloi nje sistem matematikisht heliocentrik. Pasardhesit e tij te shekullit 17-te, Galileo Galilei, Johannes Kepler dhe Isaac Newton, zhvilluan te kuptuarin e fizikes, e cila coi ne pranimin gradual te idese se Toka dhe Planetet tjera rrotullohen rreth Diellit , dhe qe Toka nuk eshte qendra e gjithshkaje. Ne kohet e fundit, permiresimet ne Teleskop dhe perdorimi i anijeve/sateliteve kane mundesuar hetimin e fenomeneve gjeologjike te tilla si, male dhe kratere, dhe dukurive meteorologjike sezonale, te tilla si rete, stuhite e pluhurit dhe akullnajave ne planetet e tjera
avatar
Dilan

28


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dielli dhe fuqia e tij

Mesazh  nitty prej 26.06.11 0:17

Ja se ēfarė magjie mund tė bėjnė rrezet e Diellit me Natyrėn





































avatar
nitty

166


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dielli dhe fuqia e tij

Mesazh  Nikolaos prej 29.06.11 21:28

avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

542


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dielli-Letra me e mire ne Tarot

Mesazh  ludovigtarot prej 30.06.11 12:37

Ja disa vizatime te letres se diellit ne lloje letrash te ndryshme tarot:








avatar
ludovigtarot

23


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dielli dhe fuqia e tij

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi