Drakula

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Drakula

Mesazh  Jon prej 01.05.10 19:00



Konti Vlad Drakula ka ngelur njė nga personazhet, i cili nuk do tė harrohet kurrė nga historia e njerėzimit. Mbi tė gjitha, ai do tė kujtohet i veshur me simbolin kryesor tė sė keqes qė herė-herė ėshtė krahasuar me vetė djallin, i cili kishte marrė formė njerėzore.

Drakula ishte njė prej luftėtarėve mė guximtarė nė luftimet qė kryheshin kundėr Perandorisė Osmane. Ai ndiqte taktika tė ndryshme pėr tmerrimin e kundėrshtarit. Taktika e tij mė e njohur psikologjike ishte ngulja nė hell e kundėrshtarėve tė kapur rob, duke ndėrtuar kėshtu njė pyll tė tėrė me trupa njerėzish


Konti Vlad Drakula ka ngelur njė nga personazhet, i cili nuk do tė harrohet kurrė nga historia e njerėzimit. Mbi tė gjitha, ai do tė kujtohet i veshur me simbolin kryesor tė sė keqes qė herė-herė ėshtė krahasuar me vetė djallin, i cili kishte marrė formė njerėzore.

Drakula ishte njė prej luftėtarėve mė guximtarė nė luftimet qė kryheshin kundėr Perandorisė Osmane. Ai ndiqte taktika tė ndryshme pėr tmerrimin e kundėrshtarit. Taktika e tij mė e njohur psikologjike ishte ngulja nė hell e kundėrshtarėve tė kapur rob, duke ndėrtuar kėshtu njė pyll tė tėrė me trupa njerėzish. Nguleshin hunjtė e mėdhenj nė tokė dhe mbi ta nguleshin kundėrshtarėt e kapur robėr, qė rrinin pezull nė ajėr deri sa vdisnin ashtu, tė ngulur mbi ata hunj tė mprehur mirė.

Kokat ishin sheshit, gjithandej dhe kėto ishin skenat me tė cilat pėrballeshin nėpėr fusha osmanėt. Tmerri kalonte ēdo kufi dhe shumė shpejt Drakula konsiderohej nga osmanėt si vetė djalli. Arritėn deri aty sa tė besonin se nuk ishte njeri. Njė pamje nė tė cilėn mund tė vėrehet qartė profili i kėtij luftėtari tė tmerrshėm, ėshtė edhe njė gravurė nė tė cilėn tregohet Vlad Drakula duke ngrėnė mėngjes.

Ai tregohet i ulur nė njė tavolinė nė mes tė njė fushe, i rrethuar nga qindra trupa tė ngulur nė hell. Shijimi i kėsaj atmosfere, ndėrsa ha mėngjesin e tij, tregon sesa i pangopur ishte ai me vuajtjen e kundėrshtarit. Tmerri dhe reputacioni i kėtij njeriu u bė legjendė aq sa dhe sot besohet se ai ishte pėrfaqėsues i djallit ose djalli vetė.

Konti Vlad Ţepes, vendbanimi i tė cilit ishte vendosur nė Sighisoara, Rumani, nuk ishte as vampir e as ndonjė krijesė tjetėr mbinatyrore. Ky pseudonim i keq i erdhi kontit nga nofka e tij. Megjithatė, tregimet mizore pėr tė kanė shumė gjasa pėr tė qenė tė vėrteta.

Dhe Tepes ishte njė pseudonim gjithashtu dhe jo mbiemri i tij, pasi Vlad kėnaqej kur ndėshkonte mbi hunj popullin (tep do tė thotė "shtizė" nė rumanisht).

Thuhet madje se njėherė ai iu gozhdoi kapelet nė koka ambasadorėve tė Francės, sepse ata refuzuan t’i hiqnin ato para tij. Pas kėsaj, ai preu kokėn e shėrbėtorit tė tij pėr ta vendosur atė po mbi hu, pasi ai ishte njė djalė i dobėt, i cili nuk mundi tė duronte dot erėn e kufomave.

Njė tjetėr histori qė tregohet pėr tė tmerrshmin kont ėshtė se njė herė ai mblodhi tė gjithė lypsėt e zonės sė tij pėr njė gosti dhe pas saj, ai i dogji ata tė gjithė. Batakēinjtė nga ana tjetėr besonin se ai vrau dy zogj me njė gur, ēliroi vendin nga lypėsit dhe i shpėtoi ata nga vuajtjet.

Po ashtu, tregohet se Drakula urdhėroi t’i priteshin duart bashkėshortes sė njė fshatari dhe pastaj koka e saj tė vendosej sipas zakonit tė tij mbi njė hu, sepse ajo u takua me burrin e saj e veshur me rrobat e grisura. Kjo pastaj u pėrdor si njė argument frikėsues pėr fshataret e tjera qė ato tė arnonin rrobat e tyre gjithmonė.

Njė nga krimet mė tė pėrgjakshme tė Drakulės ka qenė kur ai urdhėroi qė tė shpoheshin dhjetė mijė njerėz nė tė njėjtėn kohė nė njė qyteti tė vogėl qė ishte vonuar nė pagimin e taksave tek ai, taksė qė ishte rreth dy monedha argjendi.

Pas kėtij akti makabėr, Drakula duke qeshur iu tha pakicės sė mbijetuar: "Kjo do tė bėjė tė tjerėt tė paguajnė gjithmonė nė datėn fikse atė ēka mė detyrohen".

Po me urdhėr tė tij, njė herė tjetėr shumė njerėzit u dogjėn nė shtėpitė e tyre dhe kufomat iu hodhėn si ushqim gaforreve nė njė pellg tė zonės.

Pastaj ai mblodhi gaforret dhe ua dhuroi familjeve tė atyre qė guxuan tė shkelin mbi fuqinė e tij. Gjatė mbrėmjeve qė ai organizonte i pėlqente tė shtronte nė njė sallė tjetėr kufomat e armiqve tė tij me fyt tė prerė dhe tė hapur dhe nė duart e tyre vendoste gotat e mbushura me verė.

Mbi njė mal nė Brasov tė quajtur kalaja e zezė ėshtė njė kėshtjellė tė cilėn pronari ia dha Drakulės dhuratė pėr ditėlindje. Drakula pasi nuk i pėlqeu diēka e vogėl te kėshtjella, urdhėroi ta vrisnin vasalin brenda ditės.

Por duhej tė kalonin disa qindra vjet kur ekspertėt mjekėsorė nxorėn pėrfundimin se Drakula ka pas vuajtur nga skizofrenia e vazhdueshme dhe e ngadaltė dhe si nga njė tjetėr sėmundje e rrallė, qė quhet porphyria. Simptomat e kėsaj sėmundjeje janė fobia nga rrezet e diellit (ultraviolet mund tė shkaktojnė tumoret kanceroze) qime tė gjata qė duken si veshje trupi, mprehje e dhėmbėve etj. Por mė kryesore pėr kėtė sėmundje ėshtė nevoja konstante e pirjes sė gjakut. Kjo shpjegon edhe legjendat e vampirizmit.

Mendohet se gjatė sundimit tė tij (1456-1462), "Vlad gjakpirėsi" ėshtė thėnė se ka vrarė nga 40.000 nė 100.000 civilė evropianė (rivalėt politikė, kriminelėt dhe cilindo tjetėr tė cilin ai e konsideronte "tė padobishme pėr tė njerėzimit"), kryesisht duke pėrdorur metodėn e tij e preferuar e tė nguljes sė kokave mbi heshta nė shtylla tė mprehta.

Burimet kryesore qė kanė tė bėjnė me kėto ngjarje janė tė dhėnat nga Transilvani fqinj, i cili kishte pėrleshje tė shpeshta me Vlad III. E megjithatė Vladi III respektohet si njė hero i popullit nga rumunėt pėr mundjen e pushtuesve turq. Viktimat e tij tė heshtėzuara thuhet se janė mė shumė tė 100.000 myslimanėve osmanė.

Historikisht, emrin "Drakul" ėshtė nxjerrė nga njė urdhėr sekret vėllazėrore e kalorėsve tė quajtur Urdhri i Dragoit, i themeluar nga Sigismundi i Luksemburgut (mbretit tė Hungarisė, Kroacisė dhe Bohemis dhe Perandori i Shenjtė Romak) qė tė mbrojė krishterimin dhe mbrojtjen kundėr Perandorisė Osmane.

Ka spekulime gjithashtu pėr faktin se Drakula ushqente njė urrejtje tė madhe pėr gratė, dhe si pasojė e kėsaj, krimet e tij ishin tė shumta kundėr tyre. Ai bėhej edhe mė mizor me gratė e pabesa, vajzat qė nuk e ruanin virgjėrinė e tyre dhe tė vejat pasionante, me sa duket duke u pėrpjekur pėr tė imponuar njė moral puritan nė mes subjekteve tė tij.

Por paēka krimeve tė tij mizore, kohėt e fundit disa zyrtarė rumunė hodhėn idenė e ndėrtimit tė njė parku tė madh horror nė territorin e Sighisoara.

Nė park do tė paraqiten atributet e inkuizicionit dhe nga periudhat tė tjera tė pėrgjakshme nė historinė njerėzore si kafka, gijotina, karrige elektrike dhe pajisje tė ndryshme tė torturės.

Por janė disa organizata tė ndryshme sociale dhe ekologjike, duke pėrfshirė edhe UNESCO-n, tė cilat janė kundėr kėtij ndėrtimi. Ata besojnė se parku do tė jetė i dėmshėm pėr mjedisin dhe do tė prishė atmosferėn historike tė vendit.

Ata janė tė shqetėsuar gjithashtu qė njė park i tillė i pazakontė argėtues do tė tėrheqė njerėz me ērregullime psikologjike, pėr shembull, maniakė, tė cilėt e konsiderojnė idhull Drakulėn e tyre.

Pėrktheu: Lorena Kollobani

Jon

1307


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drakula

Mesazh  Jon prej 01.05.10 19:06

KUSH KA QENE KONTI DRAKULLA ?

Personazhi vampir tashmė tejet i njohur dhe i popullarizuar kudo ne botė, me emrin konti Drakulla, ne te vėrtetė ka qenė VLAD TEPASHI (1431-1476). Ai ishte njė figure e shquar nga historia e rezistences rumune e shek XV. Sinonimin "TEPASH", qe do tė thotė "ngulites", e ka marrė nga prirja e tij qe armiqtė e vet, t'i denoje ashoer me metodėn e nguljes ne hu.

Vladi, se bashku me vellane e tij me tė ri, Radon, si rezistues dhe kundershtar i pushtimit otoman, i kishte kaluar disa vjet ne kazate (njesi administrative ku shtrihej pushteti otoman), me te tmerrshme turke. Aty i jepet rasti qe t'i mesoje dhe pervetesoje shumė nga metodat me te ashpra te denimit, pėrdorimi i te cilave me vonė kundėr armiqve te tij, atė do ta lartesojne ne fron si sundimtarin me te ashper dhe gjakatarin me te famshem.

Ne vitin 1448, pati sukses qe territorin e Vllahise, krahine kjo qe deri ne atė kohe ishte ne protektoratin turk, ta marrė nėn kontroll, mirėpo shpejt ky sukses i tij dėshtoi, dhe ai detyrohet te ike ne Hungari. Ne kėtė shtet, duke qenė i njohur si kundershtar i flakte i pushtimeve turke ne Evrope, arrin ta fitoje besimin dhe mbrojtjen e popullit hungarez.

Fale perkrahjes se miqve hungareze, me 1456, sėrish rikthen pushtetin ne territorin me pare te humbur, dhe aty sundon deri ne vitin 1462. Gjatė kėsaj periudhe te sundimit te tij, Tapeshi ndertoi keshtjellen famekeqe te quajtur Drakulla, ku ushtroheshin tortura nga me te paparat, dhe aty likuidoi mijėra kundershtare te bindjeve te tij.

Kur ne vitin 1462, turqit sėrish e pushtuan atė krahine, ai iku prapė. Por, mbreti i atehereshme rumun, Matja Korvin, nga frika e reputacionit te keq qe kishte Tapeshi dhe nėn ndikimin e presionit tė madh te opinionit, e arrestoi dhe e dėnoi me burg.

Pas 12 vjetėsh te qendrimit nėn pranga, lirohet nga burgimi dhe arrin sėrish ta riperterije titullin e kontit qe e kishte me pare si sundimtar i pacenueshem fuqiplote. Por, tashmė, edhe numri i armiqve te tij ishte shumė me i madh. Ai vritet nga njė komplot i organizuar mirė pikėrisht nga armiqtė e tij. Por, nuk mbaron ēdo gjė me vdekjen e tij.

As thashethemt. Madje, ne ato vise u thuren shumė mite dhe legjenda. Edhe pse ishte i varrosur ne afersi te Bukureshtit, ne vendin Snagov, edhe sot e kėsaj ditė, ende qarkullojne shumė dyshime pėr vdekjen e vėrtetė te tij. Besohej se ai fare nuk ėshtė i vdekur. Varri ishte i zbrazet, sepse menjehere pas varrimit, sipas legjendes se krijuar, ai ishte ringjallur sėrish dhe tash shetit diku nėpėr Rumani, duke u ushqyer me gjak njerezish. Sipas kėtyre bestytnive, populli paragjykon se prapė njė ditė do tė kthehet sundimi i tij...

Hulumtimi i historisė se bujshme prej gjakatari te kėtij konti, degjimi i shumė tregimeve dhe miteve pėr biografine e tij, pak prirje edhe fantazi kreative i mjaftuan shkrimtarit te famshem Bram Stoker, qe pėrmes romanit te tij "Drakulla", ta krijoje imazhin e VAMPIRIT me te popullarizuar ne botė, nga i cili, me vonė, inspirohen shumė skenariste te famshem hollivudian pėr te krijuar filma te zhanrit horor.

Edhe pse prejardhja e vampirizmit si fenomen, i vishej kėtij sundimtari famekeq rumun, legjendat pėr kėso krijesa qe zgjohen naten dhe ne kohėn e henes se plotė kėrkojnė gjakun e fresket qe e thithin nga viktimat e tyre, burimin e kanė nga kohėt edhe me te lashta.

Sot, ne fjaloret e tyre, vampirizmin si term dhe dukuri, e kanė pervetesuar shumė gjuhe te botės. Ta zėmė, ne rusisht thuhej "UPITY", ne lituanishte "WEMPITI", ne polonishte "UPIOR" etj. Edhe fjalori i gjuhesh shqipe e ka ne perdorim kėtė nocion si "VAMPIR", me domethėnie- i vdekuri qe, sipas besimeve te kota, gjoja del naten nga varri dhe ua thithe gjakun njerėzve te gjallė. ne bestynine e popullit tonė, termi ne pėrdorimin e zakonshem zevendesohet edhe me nocionin "LUGAT".

Ne gjuhėn angleze, fjala vampir, pėr here tė parė ėshtė pėrmendur ne revisten "London Journal", me 04 maj 1732, kur ne te publikohet teksti dhe perkthimi i njė raporti sensacioal nga mjeku ushtarak Johan Fluckinger, ne te cilin pershkruhet rasti i Arnold Panelit, vampirit serb, i cili atėbotė e kishte perhapur kėtė epidemi ne rrethinen e gjerė te kryeqytetit te Serbise- Beogradit.

Jon

1307


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

drakula

Mesazh  iforti prej 11.12.11 19:36

drakula eshte thjesht nje perralle per tja treguar femijve 12 vjecar

iforti

402


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drakula

Mesazh  Tanki prej 11.12.11 21:42

Ne ate kohe dhe ne ate vend { Transilvani dhe Vllahi } ku ka mbreterura. Ky ka qen nje " Djall " per adhuruesit dhe popullin e atyshem.

Por pastaj me nje perfundim Tragjik te tij dhe perkrahesve te vet.

Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drakula

Mesazh  Tanki prej 11.12.11 22:36

Gjithashtu pas vdekjes Tragjike te tij thuhet se nje eksperdit e arkeologeve rumun ne vitet e 70-ta hyn si mision te tyre ta kontrollojn kishen ortodokse ne Targu mures vendi ku ndodhej varri dhe kufoma e varrosur e sundimtarit rumun.

Pasi germuan varrin e tij ata konstatuan se varri dhe arkivoli ku gjendeshin kockat e tij ishte bosh dhe ne vend te tyre gjeten kocka te kaut !

Sipas nje Legjende thuhet se Drakula para se te vdiste beri nje " PAKT me DJALLIN " ku i garantohej perjetesia dhe pavdeksia .

Ne rrethanat e atjeshme shohim qe edhe mbas vdekjes se tij ky njeri ka mbetur mister per ate vend dhe shum dijetar e historian te atjeshem !!!?

Tanki

Njeriu ne krahasim me Mendimet e tij eshte sikur se nje fije peri e zhytur posht ne Oqean

223


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drakula

Mesazh  Luli prej 13.01.13 13:07

DRAKULA - Biri i Djallit

Doli nga historia nė fundin e katėrqindės pėr tė hyrė nė legjendė nė fundin e tetėqindės, falė fantazisė sė shfrenuar tė njė shkrimtari irlandez.

Bram Stoker zgjodhi nė fakt emrin e tij, Drakula, pėr tė pagėzuar vampirin protagonist tė njė romani tė suksesshėm. Figura historike e Drakulės sė vėrtetė do tė meritonte njė rishikim tė thellė.

Njė rilexim qė nuk e degradon nė gjakatarin e marrė tė pėrshkruar nga shumėkush, por as ta lartėsojė si njė princ tė ndriēuar tė Rilindjes, siē u pėlqente profesorėve tė historisė nė Rumaninė e Ēausheskut.

Vladi III, princi luftėtar qė ka hyrė nė histori me nofkėn "Drakula", i njohur edhe si ndėshkuesi, ka lindur me shumė gjasa nė qytetin transilvan tė Shigishoarės nė vitin 1431.

Babai i tij, princi Vlad II i dinastisė Basarab, pretendent pėr fronin e Vllahisė dhe komandant i rojeve kufitare nė shėrbim tė Janush Huniadit. I mbiquajtur "Drakul", qėkur perandori Sigismondo I e dekoroi me Urdhrin e Dragoit, Vlad II gjeti momentin e favorshėm pėr tė rifituar tė drejtat dinastike dhe pėr tė hipur sėrish nė fronin qė kish qenė i babait. Rasti iu paraqit nė vitin 1436, kur nė krye tė njė grupi ushtarėsh hungarezė ai arriti tė vendosė oborrin e tij nė pallatin princnor tė Targoviste.

Pėr herė tė parė, kronikat regjistrojnė praninė e njė djali tė dytė tė princit, i vogli Vlad. Por jeta e oborrit nuk ėshtė e destinuar as pėr pėrtaci dhe as pėr paqe: Vllahia ishte njė feud kufitar dhe prania me perandorinė otomane detyron pėr njė vigjilencė tė palodhur ushtarake.

Vladi, nga ana e tij pėrpiqet qė tė mos shkaktojė pakėnaqėsi as me mbretin e Hungarisė dhe as me sulltanin. Larja e hesapeve do tė vinte nė 1442, kur princi u gjet mes pėrparimit tė pandalshėm tė otomanėve dhe betimit pėr tė ruajtur kufijtė e perandorisė, kjo pėr shkak tė cilėsisė si anėtar i Urdhrit tė Dragoit.

Edhe njė herė, siē kish ndodhur nė tė kaluarėn, princi vendosi qė tė kish njė sjellje tė paqartė, duke lejuar tė kalojė ushtrinė turke pa ndėrhyrė.

Njė lojė qė e paguan shtrenjtė: turqit do tė mposhteshin dhe Janush Huniadi e dėboi, duke e zėvendėsuar me Basarab II. Vladi dhe familja e tij u vendosėn nė Galipoli, pranė oborrit tė Sulltanit Murati II qė, nė vend t'i priste si miq, i burgosi.

Por, nė vitin 1443, Murati vendosi qė tė emėronte Vladin princ tė Vllahisė, me qėllimin qė tė vendoste nė fronin e atij feudi aq tė vėshtirė njė njeri qė kish njohje tė thellė mbi armikun hungarez. Si garanci pėr besnikėrinė e tij i kėrkoi qė vllahu t'i linte peng dy fėmijėt e tij, Vlad dhe Radu.

Pikėrisht kėtu, Vladi i vogėl hyn nė histori: gjatė qėndrimit nė kėshtjellėn e Egrigoz, nė Anadoll, u edukua me mėnyrat otomane, ku fitoi edhe kėnaqėsinė sadiste pėr torturat, mbi tė gjitha nguljen e njerėzve nė hell, si ndėshkim...

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

720


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drakula

Mesazh  Luli prej 13.01.13 13:13

Ne keshtjellen e Kontit Drakula


Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

720


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drakula

Mesazh  Eon prej 14.01.13 9:29

“Shi eshtrash” nga Kisha “Drakula”



Nė varrezat e Kishės sė St.Mary nė Whitby nė veri-lindje tė Anglisė, shkrimtari britanik Bram Stoker gjeti frymėzimin pėr veprėn e tij “Drakula” nė fund tė shekullit tė 19-tė.

Sot, kur kanė kaluar mė shumė se 1 shekull nga rrėfimet e Stoker, banorėt lokalė janė terrorizuar kur nisi rėnia e “reshjeve me eshtra nga qielli”.

Moti i keq me erėra tė forta, reshjet e dendura tė shiut dhe rrėshqitja e tokės ka nxjerrė nė sipėrfaqe eshtrat shumė-vjeēare tek varrezat nė njė shkėmb pranė kishės. Erozioni i ka dėmtuar varret, aq sa sė fundmi eshtrat kanė dalė nė sipėrfaqe e kanė "fluturuar" nė oborret e banorėve.

Kėta tė fundit, tė alarmuar nga dukuria, u kėrkuan autoriteteve ndihmė pėr grumbullimin e eshtrave dhe rivarrosjen e tyre.

Eon

605


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drakula

Mesazh  Katilja prej 27.11.13 16:49

sbesoj se drakula mund tjet thjesht 1 perrall

Katilja

642


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drakula

Mesazh  Luli prej 18.02.14 0:28

Drakula nuk vdiq kurrė



Miti i tij ėshtė si vetė ai: I pėrjetshėm. Dikur terrorizonte mesjetėn dhe intrigonte romantikėt, ndėrsa sot josh adoleshentėt. Ja pėrse vampirėt vazhdojnė tė pėlqehen kaq shumė.

Ka ndonjė vit a mė shumė, qė i gjen gjithandej. Kanė pushtuar raftet e librarive, por sidomos ekranet, si ata televizivė edhe tė kinemasė. Nga seritė televizive “Buffy, vrasėsja e vampirėve” dhe “Twilight”, duke kaluar nėpėr “Ditarėt e vampirit”, krijesat qė thithin gjak thyejnė vazhdimisht ēdo rekord frekuentimi. Sado qė janė tė ndryshėm nga njėri-tjetri, tė gjithė ata kanė njė paraardhės tė pėrbashkėt, Drakulėn. I lindur nga pena e shkrimtarit irlandez Bram Stoker nė fund tė shekullit XIX, ky personazh ėshtė frymėzuar nga figura historike e Vladit tė Tretė Drakula. Kush ishte ky burrė qė tė meritonte “pasardhės” tė kėtillė? Nga vjen fama e tij kaq e tmerrshme dhe nė ē’mėnyrė i dha jetė njė miti kaq tė fuqishėm? Lista e mizorive qė Vladi III ka kryer vėrtet, ėshtė mbresėlėnėse.

Gjithēka fillon nė shekullin XV. Vladi lindi rreth viti 1430 nė Sigishoara, qytezė nė qendėr tė Rumanisė. Nuk i kishte mbushur ende 14 vjeēėt kur i ati mori fronin e Vllahisė, njė rajon nė jug tė vendit. Atė epokė, gjithė zona gjendej nė njė situatė politike shumė delikate. Duke qenė ndėrkaq vasal i Hungarisė, sovrani kėrcėnohej nė lindje nga pėrparimi i turqve; prej dy shekujsh, perandoria otomane ishte lėshuar me njė fushatė ekspansioni nė thellėsi tė Ballkanit. Otomanėt kishin mbėrritur deri nė Detin e Zi, kontrollonin tė dyja brigjet e Danubit dhe rrugėt kryesore tė komunikimit.

Pėr tė mbrojtur kufijtė e tyre, Hungaria dhe Vllahia u detyruan tė lidhnin njė traktat paqeje me sulltanin. Nė shenjė tė vullnetit tė mirė, princi vllah dėrgoi “peng” nė oborrin e sulltanit dy bijtė e njomė, njėri syresh Vladi. Por pak pas mbėrritjes sė fėmijėve, Papa e hodhi poshtė marrėveshjen e mėsipėrme tė paqes, nė emėr tė kryqėzatės kundėr Islamit. Otomanėt, tė zemėruar, e mbajtėn rob Vlad Drakulėn bashkė me tė vėllanė, pėr katėr vjet rresht.

Mes sadizmit dhe legjendės

Se ē’lloj jete e torturash iu nėnshtruan dy tė miturit, nuk dihet me saktėsi. Por dihet se kur Vladi hypi nė fron me emrin Vladi III, ndėrmori njė luftė tė egėr dhe tė pandalshme kundėr otomanėve. Shfaqja mė e parapėlqyer e tij ishte ngulja e kokave tė armiqve nė hunj tė gjatė apo shkuarja e tyre nė hell: Pėr kėtė i mbeti dhe “titulli” Vlad Tepesh (hu-ngulėsi). Poshtė dritareve tė kėshtjellės sė tij, thuhet se kishte krijuar dora-dorės njė pyll tė tėrė me hunj majė tė cilėve nguleshin kokat e ushtarėve otomanė e kundėrshtarėve tė tjerė; njė sipėrfaqe qė zgjatej me kilometra.

Ndodhte qė duke festuar, shijonte agoninė e fundit tė viktimave. Me mijėra burra, gra e fėmijė qenkėshin vrarė kėsisoj, pa numėruar viktimat e vrasjeve “tė zakonshme”. Paskėsh shkuar deri aty sa tė detyronte nėnat tė hanin fėmijėt e tyre pasi ishin “gatuar”, apo bashkėshortėt tė hanin gjinjtė e grave. Kjo legjendė makabre sa mė s’ka, ėshtė rrėfyer edhe nė njė shkrim anonim tė titulluar “Historia e vojvodės Drakula” (Histoire du voievode Dracula), publikuar nė vitin 1463 dhe shpėndarė nė gjithė Europėn.

A pėrkon kjo me tė vėrtetėn? Vėshtirė ta thuash. “Ėshtė e pamundur tė llogarisėsh viktimat e Drakulės duke u mbėshtetur nė dokumentet e epokės”, paralajmėron historiani rumun Matei Kazacu, i specializuar nė epokėn e Vladit III, qė nėnvizon rėndėsinė e propagandės keqdashėse qė gėloi rreth kėtij personazhi. “Kjo sepse princi, pasi nuk u kėnaq dhe thyerjen e sulmeve otomane, nisi ta nxjerrė inatin edhe me familjet e mėdha tė mbretėrisė sė tij, bojarėt, qė tradicionalisht ishin vendimmarrės dhe bėnin ligjin. Eliminoi privilegjet e njė pjese tė popullsisė, pėr tė nxjerrė tė ardhura pėr luftėn kundėr turqve. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur, pra, qė kėto masa tė ngjallnin shumė pakėnaqėsi”.

Nė fakt, nuk ekzistojnė prova qė ky sovran tė ketė qenė mė shumė mizor se bashkėkohėsit e tij. Matei Kazacu pohon se ndėshkimet qė urdhėronte Drakula, ishin relativisht tė zakonshme nė shekullit XV. Por nė dallim nga tė tjerėt, “Vlad Drakula e shijonte ndėshkimin, e bėnte spektakolar terrorin, pėr ta shfrytėzuar si armė politike”. Gjithsesi, kjo nuk do t’i mjaftonte pėr njė jetė tė gjatė. Nė vitin 1476 u vra nė fushėbetejė kundėr turqve dhe u harrua.

Kafshimi dhe seksualiteti

Duhet tė vinte shekulli XIX qė shkrimtari Bram Stoker ta shpluhuroste kėtė personazh nga errėsira e shekujve. Teksa ishte nė kėrkim tė frymėzimit, autori pėrjetoi njė makth, tė mbushur pėrplot me vampirė. Vendosi qė ta shndėrronte kėtė pėrjetim nė subjekt tė librit tė tij, me protagonist njėfarė Konti Vampyr. Kur ishte duke bėrė kėrkime nė bibliotekė mbi Transilvaninė, rajoni pranė Vllahisė dhe djep i shumė legjendave mbi gjakpirėsit, has nė figurėn e Vlad Drakulės.

Kėshtu ndodhi qė Konti Vampyr u bė Konti Drakula. Nė atė kohė, historitė me vampirė ishin tė modės nė Europė. Nė fillim tė shekullit XIX, romanticizmi i rinxorri nė pah kėto tema. “Romantikėve u pėlqente ideja e jetės pas vdekjes. Gjithashtu edhe dimensioni seksual, qė fshihet pas nguljes sė dhėmbėve dhe posedimit tė trupit tė dikujt pėrmes kafshimit fatal, ėshtė shumė intensiv”, thotė Marjolen Bute, historiane franceze e kulturės popullore. Nė njė epokė kur nuk lejohej tė flitej pėr seksin, kėta personazhe mundėsonin “anashkalimin” e rregullave tė moralit.

Por figura e vampirit ėshtė shumė mė antike se kaq. Qė nė shekullin XII besohej se tė vdekurit kėrkonin t’u pinin gjakun tė gjallėve, njė bindje veēanėrisht e pėrhapur nė ishujt britanikė dhe nė vendet ortodokse, ku nuk ekzistonte koncepti i Purgatorit dhe ku nuk pėrcaktohej fare destinacioni i shpirtrave nė pritje tė marrjes sė gjykimit. Epidemitė e mėdha vdekjeprurėse dhe varrezat masive, ku ndonjėherė futeshin nėn dhe edhe njerėz ende tė gjallė, ndikuan edhe mė shumė nė pėrhapjen e legjendės. Disa arkeologė kanė gjetur skelete tė shekullit XVI, me kafazin e kraharorit tė pėrshkuar nga njė hu druri, apo me gojėn e mbajtur hapur nga ndonjė tullė a tjegull, pėr t’i penguar “tė kafshonin” qefinin me tė cilin ishin mbėshtjellė.

E megjithatė, i botuar nė vitin 1897, libri i Bram Stokerit pati sukses tė kufizuar. Ishte pėrshtatja teatrale e mėvonshme, e mė tej ajo kinematografike, ēka e futi Drakulėn nė legjendė.

Nė kinema

Nė vitin 1931, Universal Studios prodhuan njė komedi tė frymėzuar nga libri, qė njė vit mė herėt kishte pasur sukses tė hatashėm nė Broduej si produksion skenik. I pritur mirė nga publiku i gjerė, “Drakula” e Tod Brauningut ishte i pari i njė serie tė gjatė prej mbi 200 filmash tė frymėzuar nga ky personazh.

“Figura e vampirit ka kaq sukses, sepse pėrfaqėson njė metaforė perfekte tė qenies njerėzore, qė pėrplaset mes instiktit tė vet tė kafshės, etjes pėr gjak dhe dėshirės pėr pavdekėsi”, analizon Marjolen Bute. Dhe me Drakulėn, vampiri vjen dhe merr fytyrė njerėzore, duke humbur pak nga pak pėrmasėn e vet monstruoze. Romani i En Rajsit (Anne Rice), “Intervistė me vampirin” (1976), e humanizon pėrfundimisht personazhin e famshėm dhe hap rrugėn pėr vampirėt post-modernė tė pajisur me ndjenja, si tek seria “Buffy kundėr vampirėve”, apo mė tej akoma “Twilight”, njė sukses madhėshtor tek adoleshentėt.

“Tė rinjve u pėlqen kjo figurė, sepse evokon tema joshėse e tė forta pėr ta, si vdekja dhe seksi”, thotė Bute, “por elementi qė josh mė shumė tek saga Twilight, ėshtė riaktualizimi i pėrrallave nė njė shoqėri tė hiperseksualizuar si kjo e jona”. Sa pėr Vlad Drakulėn e vėrtetė, pjesėrisht i harruar pas kėtyre zhvillimeve, figura e tij ridoli nė dritė nė shekullin e njėzetė, kur diktatori rumun Nikolae Ēaushesku e shpalli hero kombėtar.

Vampirė nė Venecia

Edhe Italia ka vampirin e saj: Njė grua qė sot do tė ishte 380 vjeēe. Vdiq nga murtaja nė Venecia dhe u varros si “vampire e mundshme”: Me njė copė tulle nė gojė pėr ta penguar tė ushqehej me gjak dhe tė shndėrrohej nė Nachtzehrer, mishngrėnėsin e natės, shėrbėtor i demonėve dhe bartės i murtajės. Kjo epidemi e llahtarshme, qė shfarosi Europėn nė periudhėn 1400-1600, mes shumė pasojave tė tjera shkaktoi edhe hapjen e vazhdueshme tė varreve pėr tė futur gjithnjė e mė shumė kufoma. Spektakli nė kėto raste ishte dramatik. “Murtaja konsiderohej vepėr e djallit dhe shėrbėtorėve tė tij”, thotė arkeologu kriminolog Mateo Borini, qė nė vitet 2006-08 drejtonte njė ekspeditė gėrmimesh nė Lazarretto Nuovo tė Venecias. “Ajo e Venecies ėshtė varrosja rituale mė e ruajtur e Europės. Dėshmon lemerinė e Perėndimit pėrballė dekompozimit tė trupave”.

Nga Elise Forestier

Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

720


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Drakula

Mesazh  gjilanasi prej 22.07.14 19:58



E ndėrtuar nė shekullin e 14-tė, kjo kėshtjellė tėrheq 500 mijė turistė nė vit, edhe pse aty ka jetuar Vlad Cepesh, njeriu i njohur me emrin Drakula…



Shikojeni nga brenda vilėn e vampirit mė tė njohur tė tė gjitha kohėrave


Konti Drakula

Konti Vlad Drakula ka ngelur njė nga personazhet, i cili nuk do tė harrohet kurrė nga historia e njerėzimit. Mbi tė gjitha, ai do tė kujtohet i veshur me simbolin kryesor tė sė keqes qė herė-herė ėshtė krahasuar me vetė djallin, i cili kishte marrė formė njerėzore. Drakula ishte njė prej luftėtarėve mė guximtarė nė luftimet qė kryheshin kundėr Perandorisė Osmane. Ai ndiqte taktika tė ndryshme pėr tmerrimin e kundėrshtarit.

Taktika e tij mė e njohur psikologjike ishte ngulja nė hell e kundėrshtarėve tė kapur rob, duke ndėrtuar kėshtu njė pyll tė tėrė me trupa njerėzish. Nguleshin hunjtė e mėdhenj nė tokė dhe mbi ta nguleshin kundėrshtarėt e kapur robėr, qė rrinin pezull nė ajėr deri sa vdisnin ashtu, tė ngulur mbi ata hunj tė mprehur mirė. Kokat ishin sheshit, gjithandej dhe kėto ishin skenat me tė cilat pėrballeshin nėpėr fusha osmanėt.

Tmerri kalonte ēdo kufi dhe shumė shpejt Drakula konsiderohej nga osmanėt si vetė djalli. Arritėn deri aty sa tė besonin se nuk ishte njeri. Njė pamje nė tė cilėn mund tė vėrehet qartė profili i kėtij luftėtari tė tmerrshėm, ėshtė edhe njė gravurė nė tė cilėn tregohet Vlad Drakula duke ngrėnė mėngjes. Ai tregohet i ulur nė njė tavolinė nė mes tė njė fushe, i rrethuar nga qindra trupa tė ngulur nė hell.

Shijimi i kėsaj atmosfere, ndėrsa ha mėngjesin e tij, tregon sesa i pangopur ishte ai me vuajtjen e kundėrshtarit. Tmerri dhe reputacioni i kėtij njeriu u bė legjendė aq sa dhe sot besohet se ai ishte pėrfaqėsues i djallit ose djalli vetė. Konti Vlad Ţepes, vendbanimi i tė cilit ishte vendosur nė Sighisoara, Rumani, nuk ishte as vampir e as ndonjė krijesė tjetėr mbinatyrore. Ky pseudonim i keq i erdhi kontit nga nofka e tij. Megjithatė, tregimet mizore pėr tė kanė shumė gjasa pėr tė qenė tė vėrteta. Dhe Tepes ishte njė pseudonim gjithashtu dhe jo mbiemri i tij, pasi Vlad kėnaqej kur ndėshkonte mbi hunj popullin (tep do tė thotė “shtizė” nė rumanisht). Thuhet madje se njėherė ai iu gozhdoi kapelet nė koka ambasadorėve tė Francės, sepse ata refuzuan t’i hiqnin ato para tij. Pas kėsaj, ai preu kokėn e shėrbėtorit tė tij pėr ta vendosur atė po mbi hu, pasi ai ishte njė djalė i dobėt, i cili nuk mundi tė duronte dot erėn e kufomave.

Njė tjetėr histori qė tregohet pėr tė tmerrshmin kont ėshtė se njė herė ai mblodhi tė gjithė lypsėt e zonės sė tij pėr njė gosti dhe pas saj, ai i dogji ata tė gjithė. Batakēinjtė nga ana tjetėr besonin se ai vrau dy zogj me njė gur, ēliroi vendin nga lypėsit dhe i shpėtoi ata nga vuajtjet. Po ashtu, tregohet se Drakula urdhėroi t’i priteshin duart bashkėshortes sė njė fshatari dhe pastaj koka e saj tė vendosej sipas zakonit tė tij mbi njė hu, sepse ajo u takua me burrin e saj e veshur me rrobat e grisura. Kjo pastaj u pėrdor si njė argument frikėsues pėr fshataret e tjera qė ato tė arnonin rrobat e tyre gjithmonė.

Njė nga krimet mė tė pėrgjakshme tė Drakulės ka qenė kur ai urdhėroi qė tė shpoheshin dhjetė mijė njerėz nė tė njėjtėn kohė nė njė qyteti tė vogėl qė ishte vonuar nė pagimin e taksave tek ai, taksė qė ishte rreth dy monedha argjendi. Pas kėtij akti makabėr, Drakula duke qeshur iu tha pakicės sė mbijetuar: “Kjo do tė bėjė tė tjerėt tė paguajnė gjithmonė nė datėn fikse atė ēka mė detyrohen”. Po me urdhėr tė tij, njė herė tjetėr shumė njerėzit u dogjėn nė shtėpitė e tyre dhe kufomat iu hodhėn si ushqim gaforreve nė njė pellg tė zonės.Pastaj ai mblodhi gaforret dhe ua dhuroi familjeve tė atyre qė guxuan tė shkelin mbi fuqinė e tij. Gjatė mbrėmjeve qė ai organizonte i pėlqente tė shtronte nė njė sallė tjetėr kufomat e armiqve tė tij me fyt tė prerė dhe tė hapur dhe nė duart e tyre vendoste gotat e mbushura me verė. Mbi njė mal nė Brasov tė quajtur kalaja e zezė ėshtė njė kėshtjellė tė cilėn pronari ia dha Drakulės dhuratė pėr ditėlindje. Drakula pasi nuk i pėlqeu diēka e vogėl te kėshtjella, urdhėroi ta vrisnin vasalin brenda ditės.

Por duhej tė kalonin disa qindra vjet kur ekspertėt mjekėsorė nxorėn pėrfundimin se Drakula ka pas vuajtur nga skizofrenia e vazhdueshme dhe e ngadaltė dhe si nga njė tjetėr sėmundje e rrallė, qė quhet porphyria. Simptomat e kėsaj sėmundjeje janė fobia nga rrezet e diellit (ultraviolet mund tė shkaktojnė tumoret kanceroze) qime tė gjata qė duken si veshje trupi, mprehje e dhėmbėve etj. Por mė kryesore pėr kėtė sėmundje ėshtė nevoja konstante e pirjes sė gjakut. Kjo shpjegon edhe legjendat e vampirizmit.Mendohet se gjatė sundimit tė tij (1456-1462), “Vlad gjakpirėsi” ėshtė thėnė se ka vrarė nga 40.000 nė 100.000 civilė evropianė (rivalėt politikė, kriminelėt dhe cilindo tjetėr tė cilin ai e konsideronte “tė padobishme pėr tė njerėzimit”), kryesisht duke pėrdorur metodėn e tij e preferuar e tė nguljes sė kokave mbi heshta nė shtylla tė mprehta. Burimet kryesore qė kanė tė bėjnė me kėto ngjarje janė tė dhėnat nga Transilvani fqinj, i cili kishte pėrleshje tė shpeshta me Vlad III. E megjithatė Vladi III respektohet si njė hero i popullit nga rumunėt pėr mundjen e pushtuesve turq. Viktimat e tij thuhet se janė mė shumė tė 100.000 myslimanėve osmanė.

Historikisht, emrin “Drakul” ėshtė nxjerrė nga njė urdhėr sekret vėllazėrore e kalorėsve tė quajtur Urdhri i Dragoit, i themeluar nga Sigismundi i Luksemburgut (mbretit tė Hungarisė, Kroacisė dhe Bohemis dhe Perandori i Shenjtė Romak) qė tė mbrojė krishterimin dhe mbrojtjen kundėr Perandorisė Osmane.
Ka spekulime gjithashtu pėr faktin se Drakula ushqente njė urrejtje tė madhe pėr gratė, dhe si pasojė e kėsaj, krimet e tij ishin tė shumta kundėr tyre. Ai bėhej edhe mė mizor me gratė e pabesa, vajzat qė nuk e ruanin virgjėrinė e tyre dhe tė vejat pasionante, me sa duket duke u pėrpjekur pėr tė imponuar njė moral puritan nė mes subjekteve tė tij.

Por paēka krimeve tė tij mizore, kohėt e fundit disa zyrtarė rumunė hodhėn idenė e ndėrtimit tė njė parku tė madh horror nė territorin e Sighisoara. Nė park do tė paraqiten atributet e inkuizicionit dhe nga periudhat tė tjera tė pėrgjakshme nė historinė njerėzore si kafka, gijotina, karrige elektrike dhe pajisje tė ndryshme tė torturės.Por janė disa organizata tė ndryshme sociale dhe ekologjike, duke pėrfshirė edhe UNESCO-n, tė cilat janė kundėr kėtij ndėrtimi. Ata besojnė se parku do tė jetė i dėmshėm pėr mjedisin dhe do tė prishė atmosferėn historike tė vendit.

gjilanasi

185


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi