Kulla e Djajve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kulla e Djajve

Mesazh  Elizza prej 01.05.10 18:27

Kulla e Djajve, legjenda e fisit Su dhe hipoteza shkencore





Shumica e gjeologėve besojnė se shkėmbi monolit ėshtė gryka e njė vullkani tė vjetėr qė ka mbetur nė kėmbė pas shėmbjes sė shkėmbenjve tė butė pėrreth tij nga errėrat, uji dhe ngricat


Devils Tower, Kulla e Djajve ngrihet rreth 260 metra mbi mjedisin qė e rrethon dhe maja e saj pak mė tepėr se 1550 metra mbi nivelin e detit. Parku prej 550 hektarėsh ėshtė i mbushur me pyje pishash dhe lėndina ku vėrtiten drerėt, qentė e gjahut dhe forma tė tjera tė faunės. I njohur edhe si Strofkulla e Arriut, parku kombėtar Devils Tower ėshtė njė vend i shenjtė pėr shumė indianė tė Amerikės. Presidenti Theodore Roosevelt e shpalli kėtė tokė monument kombėtar nė vitin 1906. Nė serinė tonė tė pėrjavėshme “Parqet Kombėtare tė Amerikės” ju sjellin sot pamje nga Kulla e Djajve.

Nė veriperėndim tė Shteteve tė Bashkuara, sa hyn nė Uajoming, pjestarėt e fisit Su (Sioux) tregojnė njė histori me pėrfundim tė gėzuar, njė nga shumė legjendat pėr njė kullė tė madhe guri. Sipas kėsaj legjende, tri shėrbėtore mblidhnin lule kur u sulmuan nga arrinjtė. Pėr tė shpėtuar, ato iu ngjitėn njė shkėmbi. Duke parė gjendjen e tyre tė dėshpėruar zotėrit e bėnė shkėmbin tė lartėsohej. Ndėrsa arrinjtė i ngjiteshin shkėmbit, ai lartėsohej edhe mė shumė deri sa mė nė fund arrijtė ranė dhe ngordhėn. Por nė faqet e shkėmbit edhe sot shikon gėrvishtjet e thella qė lanė putrat e tyre.

Spekullimet shkencore janė mė pak romantike. Shumica e gjeologėve besojnė se shkėmbi monolit ėshtė gryka e njė vullkani tė vjetėr qė ka mbetur nė kėmbė pas shėmbjes sė shkėmbenjve tė butė pėrreth tij nga errėrat, uji dhe ngricat. “Bad Gods Tower”, “Kulla e zotėrve tė kėqinj” ishte pėrkthimi qė i bėnė eksploruesit e parė emrit “Kulla e djajve” qė i kishin vėnė asaj Sutė. Ky masiv shkėmbor mbresėlėnės vazhdon tė jetė njė pejsazh mistik legjendash dhe mitesh.

Stephen Spielberg, regjisor i filmit fantastiko-shekencor “Close Encounters Of The Third Kind”, zgjodhi Devils Tower pėr zbritjen e qėnieve nga njė botė tjetėr.

Komandanti ushtarak i njėsisė sė qeverisė qė e vrojtoi atė nė vitn 1875 tha prerazi se “maja ishte e paarritshme nga krijesat pa krahė”. 18 vjet mė pas, deklaratėn e tij e sfidoi kauboi William Rogers me ndihmėsin e tij Willard Ripley. Mė 4 korrik 1893, dyshja festoi Ditėn e Pavarėsisė duke iu ngjitur Devils Tower. Ata pėrdorėn njė shkallė 20 metėrshe dhe ganxha hekuri pėr t’iu ngjitur faqes sė shkėmbit. Sot, rreth 2000 alpinistė nė vit i ngjiten kėsaj kollone shkėmbore mbi 250 metra tė lartė. Megjithėse mesataja e ngjitjes ėshta nga 3 nė 4 orė, koha rrekord ėshtė 18 minuta.

Nė vitin 1906, kjo gradaēielė e krijuar nga natyra u shpall monumenti kombėtare Devils, monumenti i parė kombėtar i vendit.
//Voa News//
avatar
Elizza

1073


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi