Ėndrrat vijnė nga Zoti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ėndrrat vijnė nga Zoti

Mesazh  Neo prej 01.05.10 16:55

Ėndrrat vijnė nga Zoti

Ky artikull rreth ėndrrave ėshtė marrė nga njė tekst mistikė rreth 300 faqesh i shkruar nga Alexandre Grothendieck, njėri nga gjenitė mė tė mėdhenjė tė shekullit XX nė matematikė, i cili ka marrė medaljen Fields nė 1966, ekuvalente me ēmimin Nobel nė matematikė.
Reth tij mund tė informoheni mė shumė nė wikipedia.

Grothendieck sot ėshtė tėrhequr totalisht nga fusha shkencore dhe jeton i izoluar nė njė fshat nė Pyrénées (Francė) ku vazhdon jetėn e vet shpirtėrore, duke jetuar sikur ermit dhe duke refuzuar ēdo kontakt me njerzitė.


I

Tė gjitha ėndrrat janė tė krijuar nga Perėndia. Ēdo ėndėrr (edhe mė tė parėndėsishme nė dukje) ėshtė njė vepėr unike e artit e krijuar nga Artisti i Lartė, Krijuesi i ēdo sendi, vetė Perėndia.

Dhe nėse Perėndia merr mundin qė ēdo natė tė na ofroi kėtė dhuratė pėr ēdo qenie njerėzore nuk ėshtė pėr asgjė, sepse ēdo ėndėrr pėrmban njė mesazh qė ka pėr qėllim edukimin, pėr tė ecur pėrpara.

Perėndia ėshtė prindi, i cili kujdeset pėr fėmijėt e tij, krijesat e tij, edhe pse shumica nuk e kuptojnė atė.

A llogarisni nė kėtė, duke marrė hipotezėn se Zoti ėshtė Ai qė krijon ėndrrat, qė Perėndia di gjithēka pėr ju dhe ju njeh mė mirė se ju qė e njihni vetveten tuaj.

II

Vetė Perėndia shfaqet nė disa ėndrrat nė maskėn e njė karakter qė Grothendieck e quan ėndėrrimtari, i cili mund tė shfaqet nėn maskėn e njė shoku, tė afėrmi, apo edhe tė njė tė panjohuri.

Ky person ju flet shpesh dhe ju nuk jeni tė kujdesshėm, sepse jeni shumė larg aq sa dyshohoni se ėshtė vetė Perėndia ai i cili ju adresohet juve!

III

Ekzistojnė disa ėndrra, qė Grothendieck i quan ėndrrat e tė dėrguarit (mesazhe), nė tė cilin asgjė nuk ėshtė e fshehur, ku tė gjitha janė tė ditura: kjo ėshtė e vėrteta vetė e cila vjen dhe na shfaqet.

Nė ėndrrat e zakonshme Perėndia mesazhet i jep te koduara, foto qė mund tė duken absurde (por nė fakt nuk janė), kėshtu qė shpesh herė ėshtė shumė e vėshtirė qė tė lidhen mes vete, nė atė qė Frojdi e quan pėrmbajtja e manifestimit tė ėndrrės (ajo qė ju shikoni) dhe pėrmbajtjes latente (ēka do tė thotė ėndėrra, mesazhi i fshehur).

Por nė ėndrrat e tė dėrguarit nuk ėshtė e tillė: e vėrteta ėshtė e ekspozuar e gjitha e zhveshur.
Ėndrrat e tilla janė tė karakterizuar nga qartėsia e madhe e perceptimeve, dhe me njė pėrmbajtje emocionale intensive.

Kėto ėndrrat vijnė nė njė moment vendimtar tė jetės sonė "pėr tė na goditur nė shpinė" sikur Zoti tė na thotė: « Zgjohu! « . Kėto ėndrra janė njė falje qė ju ėshtė ofruar, dhe nuk duhet qė ti anashkaloni...

IV


Vetė Grothendieck ka ekperimentuar me shumė ėndrra dhe nga tė tilla ėndėrra, ai ka marrė njohuritė e tij rreth Zotit, kuptimin e jetės dhe evoluimin e njerėzimit.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ėndrrat vijnė nga Zoti

Mesazh  Neo prej 30.05.11 9:43

Endrra

Endrra ėshtė dritare e hapur pėr tė parė nė botėn e sė vėrtetės, ėshtė vėzhgim i ngjarjeve qė kanė pėr tė ndodhur, drejtpėrsėdrejti ose me anė tė njė sėrė simbolesh.

Nė atė masė qė mendja e njeriut tė mbetet larg prej presioneve tė ndryshme si dhe kufizimeve tė kushtėzuara, nė atė masė ēdo ėndėrr ėshtė njė dritė qė i vjen prej pėrtej, njė dritė qė, si njė shenjė orientuese, mund t'i tregojė udhė njeriut duke ia ndriēuar errėsirat qė ka pėrpara.

Eshtė pėr shkak se nė ėndrra nuk ndihet nevoja pėr sy, lėndė dhe dritė, se gjėrat e para kuptohen me anė tė parandjenjės dhe njohjes shpirtėrore qė ėndrrat shpesh mund t'i tregojnė njeriut edhe gjėra shumėpėrmasore dhe papėrfytyrimisht tė bukura. Dhe nuk ka ndodhur rrallė qė me njė ėndėrr tė vetme tė jepet dje pėr tė sotmen dhe pėr tė ardhmen informacion i gjerė sa tė mos e nxėnė as librat!

Mund tė thuhet se s'ka njeri qė tė mos shohė ėndėrr. Nisur nga kjo, ėndrrės mund t'i themi edhe vėzhgimi i natyrshėm i shpirtit. Me anė tė kėtij vėzhgimi njeriu pothuajse jeton jashtė mureve rrethues tė lėndėsores dhe plotėsisht nė njė dimension tjetėr dhe kush e di se sa shumė tė fshehta tė fatit tė tė njėjtit brez arrin t'i parashikojė...

Aq tė shumta janė ėndrrat qė vėrtetohen njė pėr njė, saqė, sikur ēdo person tė mund tė pėrcaktonte nga ėndrrat qė shihte, vetėm ato qė u dilte kuptimi, me to do tė formoheshin vėllime tė tėra!

Sa e sa ėndrra tė ekspozuara nga bota e pėrtejme ndaj horizontit tė vėzhgimit tė njeriut sipas kapacitetit tė ēdo zemre tė pastėr ka qė zemra hyn nė ato ėndrra e shėtit, arrin nė ēezmat e ujit parajsor tė atyre bahēeve qė konsiderohen secila nga njė trėndafilishte mė vete dhe pi gjersa tė ngopet si dhe, me anė tė vėzhgimit tė ē'pejzazheve tė padukshme qė sytė s'i kanė parė, veshėt pėr to s'kanė dėgjuar e shpirtrat kanė qenė tė paaftė pėr t'i pėrfytyruar, nga ato tė ēara tė fshehta tė hapura pėr kah e pafundmja, kapėrcen vetveten...

Eshtė nė saje tė ėndrrave qė ne arrijmė tė njohim qenien e dy receptorėve tanė tė veēantė si zemra (ndjesitė) dhe parashikimi duke shpėtuar, kėshtu, prej errėsirės dhe burgut tripėrmasor tė materies.

Kėshtu, pėr shpirtrat e lartė tė njėsuar me tė vėrtetėn, nuk ndihet nevoja e ėndrrave pėr tė vėzhguar tė pėrtejmen. Ata gjithė kohėn i shohin sė bashku edhe tė kėtushmen, edhe tė atjeshmen duke jetuar tė dehur me bukuritė e sė pafundmes. Ē'e do se kjo portė s'ėshtė e hapur pėr kėdo; edhe atyre qė u hapet, vetėm pas pėrpjekjeve dhe pėrvojave tepėr serioze mundet t'u hapet...

Ndėrsa ata qė e shohin mendjen njerėzore si njė plehėrishte ku ndodhen tė pėrzjera edhe gjėrat mė tė ulta ose qė kėrkimet e tyre lidhur me kėtė subjekt i ndjekin nė botėt e tyre tė turbullta tė ndjenjave shtazore, i shohin dhe i tregojnė ėndrrat ku pėrshkohen mijra frymėzime hyjnore, karnaval fantazmash tė nėnvetėdijes, mijra shpikės dhe mijra miq tė sė vėrtetės qė i marrin prej aty frymėzimet e tyre tė para, do tė vazhdojnė t'i jenė mirėnjohės kėsaj klime tė begatė tė botės simbolike.

F.Gülen
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ėndrrat vijnė nga Zoti

Mesazh  Flavius prej 26.03.15 0:25

Ēdo enderr qe nuk deshifrohet eshte si nje leter qe vjen nga posta dhe nuk lexohet.
avatar
Flavius

108


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi