Pagjumėsia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pagjumėsia

Mesazh  Elizza prej 01.05.10 16:53

Pagjumėsia - Insomnia



Cfare eshte Insomnia?
Insomnia eshte crregullimi i regjimit te gjumit , veshtiresi per te rene ne gjume dhe per te qendruar ne gjume. Pacientet qe vuajne nga Insomnia kane keto simptoma:


  • Veshtiresi per te rene ne gjume
  • Prishje te gjumit shume here gjate nates dhe veshtiresi per te shkuar serisht ne gjume
  • dalja e gjumit heret ne mengjes
  • ndjehen te lodhur kur zgjohen

Llojet e Insomnias

  • Insomnia Primare. Kur pacientet kane probleme me gjumin pa patur ndonje problem mjekesor tjeter.


  • Insomnia Sekondare. Ku pacientet nuk mund te flene per shkat te ndonje shqetesimi mjekesor (azma, depresion, kancer) kane dhimbje, jane ne disa ilace te caktuar ose ndodhen nen influencen e ndonje substance tjeter (p.sh. alkolit).

Insomnia Akute dhe ajo Kronike

Pagjumesia varion ne sa shpesh dhe sa kohe zgjat. Mund te jete per periudhe te shkurter (akute) ose per periudha te gjata (kronike). Gjithashtu mund te shfaqet edhe me hope, duke patur periudha te tera kur pacienti nuk ka probleme me gjumin. Insomnia akute quhet kur nje person ka probleme per nje nate deri ne nje jave, Ndersa kronike quhet kur personi ka probleme pagjumesie tre dite ne jave per nje muaj ose me teper.

Shkaqet e Insomnias

  • DIsa nga shkaqet e pagjumesise akute jane;


  • Stress i madh ne jete (ndryshimi apo humbja e vendit te punes, vdekje ne familje, divorci , etj)


  • Shqetesim emocional ose fizik.


  • Faktore te ambjentit, zhurmat dritat, temperaturat (nxehte ose ftohte) qe nderhyjne ne gjume.


  • Disa lloj mjekimesh mund te ndikojne tek gjumi (mjekimet e azmes, alergjive, ilacet per depresioni, per te ftohtin, per tensionin e gjakut)


  • Prishja e orarit te gjumit (psh kur ndryshon shtet, ose kur ndryshon orarin e turnit te punes)

Shkaqet e Pagjumesise kronike

  • Depresioni ose ankthi
  • Stresi kronik
  • Dhimbje ose shqetesim naten

Simptomat e Insomnia
Disa nga shenjat e insomnias jane:

  • Pergjumesi gjate dites
  • Te ndjehurit i lodhur ne pergjithesi
  • Irritim
  • Probleme me perqendrimin ose me memorien

Diagnostifikimi i Insomnias

Mund te behet nga mjeku juaj, dhe mund te perfshije nje egzaminim fizik, historine mjekesore dhe historine tuaj te gjumit. Mund tju kerkohet nga mjeku qe te mbani nje ditar per nje jave ose dy per orarin e gjumit dhe si ndjeheni gjate dites. Gjithashtu mjeku mund te kerkoje nje interviste me personin qe flini per te mesuar cilesine dhe sasine e gjumit tuaj. Ne disa raste egzaminimet ne qendra te specializuara per gjumin mund te jete e nevojshme.

Kurimi i Insomias

Pagjumesia akute nuk eshte e nevojme te trajtohet me ndonje ilac. Zakonisht nje regjimit i rregullt gjumi eshte efektiv. Ne qofte se pagjumesia ju pengon funksionimin normal gjate dites, atehere mjeku mund tju rekomandoje ilace qe ndihmojne gjumin, zakonisht keto jane ne doza te lehta dhe me efekt te shkurter per te mos shkaktuar pergjumje gjate dites. Evitoni blerjen dhe pirjen e ilaceve te gjumit sepse mund te kene efekte dytesore dhe perdorimi i tyre per nje kohe te gjate ben qe te humbasin efektin.
Kurimi i pagjumesise kronike behet duke kuruar shqetesimet mjekesore qe e shkaktojne si psh dhimbja. Ne qofte se insomnia vazhdon pas trajtimit te problemeve mjekesore atehere mjeku mund te sugjeroje nje terapi per regjimin e gjumit. Regjimi eviton veprimet qe mund te shkaktojne pagjumesi, dhe meson pacientit si te praktikoje veprime pozitive per gjumin. (teknika per relaksim, etj.)

Zakone te mira per te fituar mbi pagjumesine

Ja disa keshilla per te mundur insomnian dhe per te mundesuar nje gjum sa me te plote, gjithashtu te quajtur dhe “higjena e gjumit”:

  • Perpiquni te shkoni ne te njejten ore per te fjetur dhe zgjouni ne te njejten ore. Marrja e dremkave gjate dites nuk rekomandohet sepse mund tju mbaje zgjuar gjate nates.
  • Evitoni konsumin e Kafeines, Alkolit dhe Nikoties gjate pasdites. Kafeina dhe Nikotina jane simulante dhe ju pengojne qe te flini. ALkoli mund te shkaktoje nderprerje te gjumit gjate nates dhe prish cilesine e gjumit.
  • Beni ushtrime fizike por jo para se te flini sepse mund te simuloni trupin per te qendruar zgjuar. Ekspertet mendojne qe nuk duhet bere aktivitet fizik me vone se 3 ore para gjumit.
  • Mos hani rende para gjumit, ne te kundert Dicka e lehte mund te ndihmoje.
  • Ndiqni nje regjim relaksimi para gjumi, lexoni nje liber, degjoni muzike apo beni nje banje.
  • Ne qofte se nuk mund te flini apo nuk jeni pergjumesh cohuni dhe beni ndonje aktivitet te vogel.
  • Ne qofte se vrisni mendjen dhe shqetesoheni per gjera te ndryshme, beni nje liste me ato gjera qe keni per te bere para se te shtriheni per te fjetur qe te mund te qetesoheni kur te jeni ne krevat.

Elizza

"Komplimenti mė i madh ėshtė tė tė quajnė Qenie Njerezore"

1083


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pagjumėsia

Mesazh  Elizza prej 08.05.10 19:05

Pagjumėsia - rritje e sheqerit nė gjak

Fėmijėt e moshave, ndėrmjet 3 dhe 6 vjeē, janė dyfish mė tė rrezikuar pėr rritjen e sheqerit nė gjak nėse flenė mė pak se tetė orė nė ditė - tregon njė studim i shkencėtarėve kinezė dhe amerikanė. Niveli i lartė i vazhdueshėm i sheqerit nė gjak, i paraprin diabetit, ndėrsa sipas rezultateve tė botuara nė revistėn 'Archives of Pediatric and Adolescent Medicine', kjo vėrehet mė shumė te fėmijėt me mungesė gjumi dhe mbipeshė.

Tė dhėnat e grumbulluara nga studimi ku janė pėrfshirė 1.240 pjesėmarrės, kanė treguar se pagjumėsia kishte ndikuar nė rritjen e nivelit tė sheqerit nė gjak, pavarėsisht nga mosha, gjinia, ushqyerja, sėmundjet tjera apo aktiviteti fizik i fėmijės.

Elizza

"Komplimenti mė i madh ėshtė tė tė quajnė Qenie Njerezore"

1083


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Insomnia - pagjumesia

Mesazh  laureta prej 25.06.10 22:05

Insomnia - pagjumesia

Nuk ju zė gjumi dhe nėse zgjoheni nuk arrini tė flini dot pėrsėri? Pagjumėsia nė gjuhėn mjekėsore quhet “insomnia”.

Pagjumėsia kronike shfaqet tek rreth 15% e popullsisė.

Cilėsia e gjumit ėshtė po aq e rėndėsishme sa dhe kohėzgjatja e tij. Tek tė rinjtė shfaqen mė shumė vėshtirėsi nė nisjen e gjumit kurse tek tė moshuarit plus kėsaj dhe zgjimi i shpeshtė natėn krijon problem. Depresioni dhe problemet e jetės shtojnė problemet e gjumit.

Gratė kanė mė shumė probleme nė kėtė drejtim. Sidomos gjatė shtatėzanisė apo gjatė menopauzės. Nė fakt vėshtirėsitė nė fjetje krijojnė tek njeriu idenė se pėrsėri nuk do ta zėrė gjumi dhe kjo veēse ia shton edhe mė shumė problemin.

Shkaqet: Mund tė keni ngrėnė pak mė shumė seē duhet ēokollatė apo pirė pak tepėr kola, ēaj apo kafe. Pėr njė person tė ndjeshėm edhe njė sasi e vogėl kafeine mund t’ju lėjė pa gjumė.

Apo ndoshta keni pirė cigare para se tė flini. Edhe ilaēet pėr gjumė bashkė me alkolin mund tju lėnė pa gjumė pasi trupi mėsohet me ato dhe bėn efekt tė kundėrt megjithėse si fillim ato ju sjellin gjumin. Ushtrimet e rėnda gjimnastikore apo punėt e mbingarkuara para gjumit mund tė shkaktojnė probleme me gjumin tuaj.

Dhimbjet e ndryshme mund tju shkaktojnė pagjumėsi sidomos tek tė moshuarit qė vuajnė nga dhimbjet kronike tė kyēeve. Depresion dhe stresi janė tė tjerė shkaktarė tė pagjumėsisė. Njė krevat i papėrshtatshėm mund tė jetė problem.

Edhe problemet me prostate, apo tė diabetit dhe tė rrugėve urinare duke bėrė qė tė ngriheni shpesh natėn pėr nevojat personale mund tė prishin gjumin tuaj.Gjithashtu edhe problemet me frymėmarrjen, tė zemrės apo ato alergjike mund tju shkaktojnė probleme me gjumin tuaj.

Diagnoza: Gjatė diagnozės tė kėtij lloj problemi duhen marrė parasysh anamneza(shqetėsimet), si janė krijuar dhe me se kanė lidhje, njė vlerėsim psikologjik i atij qė vuan nga kėto shqetėsime dhe njė vizitė mjekėsore bashkė me disa teste.

Vetėm pasi janė kryer tė gjitha kėto kėrkime dhe pas tyre pacienti nuk ka gjetur zgjidhje apo kėto kėrkime e bėjnė tė dyshoj mjekun pėr njė problem shumė specific qė ka tė bėjė me gjumin atėherė mund ti drejtoheni laboratorit tė gjumit.

Si ta pengojmė pagjumėsinė?

Sė pari duhet theksuar se alkoli nuk ėshtė aspak qetėsues bile pirja e tij ndikon negativisht.
Nė disa raste mund tė tė duhet tė pėrdoren ilaēet por pėr njė kohė tė shkurtėr.
Mos flini as shumė tė ngopur e as tė uritur. Hani tė paktėn 3-4 orė para se tė flini.
Qėndroni larg prej kafesė,alkolit, kolės dhe pijeve me kafeinė.
Bėni gjimnastikė tė rregullt por nė darkė vonė largojuni aktiviteteve tė stėrmunduara.

Mos shkoni nė shtrat pa ju ardhur gjumi.

Dhomėn e gjumit mos e pėrdorni pėr gjė tjetėr veēse pėr gjumė.
Nėse nuk ju zė gjumi ngrihuni dhe kaloheni kohėn me diēka tjetėr. Kur t’ju rrikthehet gjumi dhe ju kthehuni nė krevat.

Nė ēfarėdo ore tė shtriheni mundohuni tė ngriheni nė tė njėjtėn orė.
Mundohuni tė mos flini ditėn dhe ta izoloni nga zhurmat, drita dhe temperatura.

Mund tė merrni njė dush para se tė flini.
Pini njė gotė qumėshti tė ngrohtė para se tė flini.
Flini mbi ēarēaf dhe kėllėf tė pastėr.

laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

58


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pagjumėsia

Mesazh  Fikrro prej 25.06.10 22:33

Shum te mira jane keto sugjerime per ata qe duan te kene gjum te rehatshem por sa i perkete kafes qe thuhet qe kafeja nese pihet para se te flihet nuk te le te flej nuk eshte e vertet.Une kam biseduar me nje profesoresh te psikologjis lidhur me kete qeshtje dhe me ka thene se nuk eshte e vertete puna eshte se njeriu e ngulit ne psiqiken e vet se kafeja nuk e le te flej por nese duam te flejm flejm edhe nese pim kafe para gjumit.Te pershendes.

Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pagjumėsia

Mesazh  Elizza prej 25.06.11 19:30

Si tė luftojmė pagjumėsinė nga vapa



Afshi i nxehtė gjatė natės e bėn mė tė vėshtirė ēlodhjen. Ja si mund t’ia dilni mbanė, mbi tė gjitha duke zgjedhur me kujdes ushqimet qė pėrdorni kur hani darkė ose para se tė flini


Nė kėto net tė zjarrta nata shndėrrohet nė njė ankth, ndėrsa gjumi bėhet njė mirazh pėr shumė prej nesh. I nxehti qė ka pėrfshirė njė pjesė tė mirė tė botės e ka bėrė tė vėshtirė ēlodhjen, sidomos pėr personat qė vuajnė nga pagjumėsia. Por edhe pėr kėtė shqetėsim, ekspertėt e kanė gjetur zgjidhjen. Ata propozojnė disa ndryshime nė ushqimin e pėrditshėm qė mund tė na ndihmojnė tė gjejmė njė ekuilibėr mė tė madh pėr tė qetėsuar sado pak afshin e natės qė na e bėn gjumin thuajse tė pamundur. Vėmendje mė e madhe pėr ushqimin duhet treguar te subjektet qė janė mė tė rrezikuara nga temperaturat e larta, si tė moshuarit dhe fėmijėt: nė verė, por edhe nė dimėr, ėshtė shumė e vėshtirė tė flemė nėse kemi ngrėnė shumė dhe e ndiejmė veten tė tejngopur. Ekspertėt kanė hartuar njė guidė ushqimesh tė domosdoshme pėr tė bėrė njė gjumė tė mirė. Mes atyre qė duhen evituar, sidomos nė darkė, janė ēokollata, ēaji dhe kafeja qė pėrmbajnė kafeinė. Duhen shmangur edhe pijet alkoolike, sidomos birrat qė preferohen shumė gjatė verės, pasi ndikojnė nė njė gjumė jo tė qetė me njė zgjim tė hershėm nė orėt e para tė mėngjesit. Para sė gjithash, nė darkė ėshtė thelbėsore tė mos konsumohet kripė me shumicė apo ato pjatat pikante me specat djegės, curry, piper etj. Edhe patatinat, sallatat dhe pjatat ku pėrdoren erėza pikante dhe me aroma tė forta nuk rekomandohen. Pothuajse tė gjitha ushqimet e konservuara duhen evituar. Megjithatė ekzistojnė edhe ushqimet qė duhen pėrdorur mė shumė, pasi na ndihmojnė tė ēlodhemi: para sė gjithash makaronat, orizi, elbi, buka dhe tė gjitha ato qė pėrmbajnė njė aminoacid qė favorizon sintezėn e serotoninės, neurotransmetuesit cerebral qė favorizon ēlodhjen. Dritė jeshile nė dietėn e darkės u hapet edhe agrumeve, vezėve tė ziera, mishit, peshkut, djathėrave tė freskėt dhe kosit. Serotonina rritet me konsumin e ushqimeve me sheqer, si frutat e ėmbla tė sezonit, apo perimeve si sallata jeshile, radhiqes, qepės dhe hudhrės, qė pėr shkak tė vetive qė kanė favorizojnė ēlodhjen dhe gjumin. Njė gotė qumėsht i freskėt dhe i vakėt, para se tė shtrihesh, pėrveēse zvogėlon acidin gastrit qė mund tė ndėrpresė gjumin, favorizon njė gjumė tė mirė. Po ashtu edhe ēajrat e freskėt apo kompostot e ėmbėlsuara me mjaltė kėshillohen shumė pėr tė qetėsuar mendjen dhe trupin para gjumit.

Kujdes nga rreziqet

"Gjumi i paktė rrit kortizonin, duke krijuar njė rrezik tė madh kardiovaskular. Veē tė tjerash, zvogėlon sintezėn e ndėrmjetme tė sistemit mbrojtės, i cili dobėsohet dhe bėhet mė i prekshėm ndaj infeksioneve dhe kancerit", shpjegojnė studiuesit. Tumoret nė gji, prostatė dhe kolonėn vertebrale shfaqen mė tepėr te personat qė nuk flenė shumė. Pėr shembull disa studiues nga Harvardi, pasi mbikėqyrėn pėr 12 muaj mijėra infermiere, bėnė tė ditur pak kohė mė parė se rreziku pėr zhvillimin e kancerit tė gjirit ėshtė mė i lartė se 36 pėr qind duke punuar me turne, sepse humbasin shumė net pa gjumė. Dyshimi i parė ėshtė humbja e melatoninės. Duke qenė se prodhohet vetė nė errėsirė, ėshtė quajtur hormoni “Drakula", sepse "del" vetėm natėn dhe mjafton tė ndezėsh njė abazhur tė vogėl pėr tė parė sasinė qė qarkullon. Gjithashtu ka edhe veti kundėr kancerit, tė cilat tashmė janė vėrtetuar. David Bassett, njė studiues amerikan, i ka "ushqyer" qelizat e kancerit tė gjirit me gjakun e marrė nga studentėt qė nuk flinin shumė. Gjaku i individėve tė cilėt nuk flenė gjatė, i varfėr me melatoninė, e lejonte tumorin tė zhvillohej dy herė mė shpejt. Kėshtu, askush nuk u habit kur u demonstrua se njerėzit me nivel tė ulėt melatonine janė mė tė rrezikuar tė preken nga kanceri.

Fatkeqėsisht gjėrat nuk pėrfundojnė kėtu, ka edhe mė: duke u bazuar te njė raport amerikan i kohėve tė fundit, gjumi i paktė ėshtė njė lloj treguesi i njė jete jo tė shėndetshme, sepse kush fle mė pak se 6 orė natėn ėshtė i prirur t’i jepet duhanit, alkoolit dhe tė qenėt sedentar.

Duke arritur nė kėtė pikė, tė gjithė mund tė mendojnė se duhet t’i dyfishojnė orėt e gjumit. Nė fakt ky ėshtė mendim i gabuar: edhe gjumi i tepėrt ka disavantazhet e veta. Fillimisht rrit rrezikun kardiovaskular dhe vdekshmėrinė nė pėrgjithėsi.

"Gjumi ėshtė njė fazė rikuperuese pėr organizmin. Ta zvogėlosh atė, padyshim qė pėrbėn rrezik. Gjithashtu ekziston njė ēekuilibėr nėse trupi ka nevojė tė pushojė gjatė pėr tė marrė veten. Nėse gjendet nė njė gjendje tė ekuilibruar, jeton dhe pushon mirė. Ndaj gjumi ėshtė njė lloj treguesi i mirėqenies sonė. Ajo qė vlen vėrtet ėshtė sasia e gjumit", pėrfundon studiuesi.
http://B.S.//

Elizza

"Komplimenti mė i madh ėshtė tė tė quajnė Qenie Njerezore"

1083


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pagjumėsia

Mesazh  Gjinkalla prej 20.01.12 20:01

Une vuaj nga pagjumėsia,o zot perse?

Gjinkalla

340


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

duhet

Mesazh  iforti prej 20.01.12 20:23

gjinkalla5 shkruajti:Une vuaj nga pagjumėsia,o zot perse?
duhet te konsultohesh me mjekun

iforti

401


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pagjumėsia

Mesazh  Zattoo prej 22.01.13 21:44

Si t’i zgjidhni problemet e pagjumėsisė



Shumica e njerėzve nė kohėn e sotme, tė cilėt kanė fatin tė punojnė dhe tė kenė tė ardhura, nuk flenė sa duhet, kanė treguar disa studime tė fundit.

Sipas kėtyre hulumtimeve, vetėm ēdo i dhjeti person i hemisferės perėndimore fle sa duhet, ndėrsa arsyet pėr kėtė janė tė shumta.

Si t’i shmangim apo t’i largojmė gjithė ato gjėra qė na e pengojnė gjumin dhe nė fund tė mėsojmė tė flemė shėndetshėm? Ju sjellim disa kėshilla tė mira.

Para gjumit: Edhe pse pėr ndikimin e ushqimit qė e konsumojmė para gjumit nė peshėn trupore ende diskutohet (disa pohojnė qė i kontribuon trashjes, tė tjerėt pohojnė qė nuk ėshtė ashtu), njė gjė ėshtė e sigurtė, ngrėnia e tepėrt para gjumit me siguri nuk do t’i ndihmojė gjumit kualitativ.

Mos hani tė paktėn tre orė para se tė shkoni nė shtrat, e nėse jeni shumė tė uritur, hani diēka tė shėndetshme, si karota tė freskėta. Nuk ėshtė nevoja aspak tė shpenzohen fjalėt pėr domosdoshmėrinė e shmangies sė pijeve tė ėmbla energjetike, si atyre me kafeinė. Gjithsesi shmangeni dhe alkoolin.

Edhe pse konsumimi i tij do tė ndihmojė tė flini mė lehtė, alkooli do tė dehidrojė trupin tuaj dhe do tė shkatėrrojė seriozisht kualitetin e gjumit. Sigurohuni qė hapėsira nė tė cilėn flini tė jetė e ajrosur mirė para gjumit dhe sipas mundėsisė pa ndonjė pajisje tė ndezur elektronike.

Po kėshtu, do tė ishte ideale tė flini nė errėsirė tė plotė. Temperatura optimale e dhomės nė tė cilėn flini nuk duhet tė kalojė 16 shkallė nė dimėr.

Zattoo

636


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pagjumėsia

Mesazh  Katilja prej 12.07.13 11:25

Pagjumesia pengon ritjen e qelizave te reja
Pagjumėsia mund tė shkaktojė ndalimin e qelizave tė reja nė tru, sipas sugjerimit tė njė studimi. Njė grup studiuesish zbuloi se pagjumėsia ndikon nė atė qė nė gjuhėn mjekėsore quhet Hipocampus dhe shpjegohet tė jetė rajon i trurit qė ka tė bėjė me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit tė trurit tregojnė se ato qė sjellin efekte nė tru janė pikėrisht hormonet e stresit. Njė ekspert anglez tha se do tė ishte shumė interesante tė shihej se si edhe gjumi shumė i shkurtėr ka tė njėjtin efekt. Studimet janė kryer te kafshėt duke marrė disa prej tyre dhe duke i lėnė 72 orė pa gjumė. Pastaj, janė krahasuar kafshėt e deprimuara prej gjumit me ato qė kanė kryer procesin normal tė fjetjes dhe kanė zbuluar se ato qė nuk kishin fjetur, kishin njė nivel mė tė rritur tė hormoneve tė stresit, qė quhet ndryshe corticosterone, shoqėruar kjo edhe me rėnien e ritmit tė prodhimit tė qelizave tė reja nė tru dhe pikėrisht nė zonėn e quajtur hipocampus. Rezultati i kėtyre eksperimenteve dhe vėzhgimeve tregon se niveli i rritur i hormoneve tė stresit, i krijuar nga pagjumėsia ose gjumi i pjesshėm, shpjegon reduktimin e prodhimit tė qelizave nė trurin e tė rriturve. Megjithatė, niveli i nervave nuk prishet edhe pėr njė periudhė pagjumėsie ose gjumi tė ērregullt dyjavor dhe truri gjatė kėsaj kohe rrit pėrpjekjet e tij nė mėnyrė qė tė kundėrveprojė ndaj pakėsimit tė qelizave.

Katilja

Askush Sesht Perfekt
Gjithsecili esht bota per dike
Kshuqe mos paragjykoni asnje

754


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pagjumėsia

Mesazh  Katilja prej 12.07.13 11:26

Jo pak njerez perveq problemeve ma te ndryshme kan edhe problem te pagjumsise.

Ky fenomen i mundon shume shkencar te medicines, te cilet me mundime
kan arritur te spjegojn deri diku shkakun e pagjumsise por nuk kan
arritur shume te eliminojn kete problem me karakter psiqik dhe serioz.

Para disa vitesh ne Prishtine ne nje Cajtore rrija nganjehere edhe me
nje person i cili pas disa muajsh po me tregon se ka problem me
pagjumsi. Ai me thonte se nuk mund te ket gjume qe me shume se 25 vjet!
Une i thash se nese vertet nuk mund te ket gjum qe aq kohe, ai duhet
te ket patur ndonje problem te madh para 25 vitesh dhe ketu eshte
pergjigjja.
Ai me pergjigjej pshtjellt.
I them se nese don shume shpejt mund ta verifikojm kete.
I propozova te perdor nje caj para se te bjen ne krevat nga bima (vetem
lulet) Aguliqja apo Myzhdja e Pranveres (Primula Officinalis).
Diten e neserme u takuam prap dhe me tha se kishte fjetur por kishte pa
endrra te kcija...
dhe me tha se do te behem i njohur me mjeksine time barishtare sepse ai kishte provuar shume metoda tjera nder me te ndryshmet edhe ne Evropen
Perendimeore etj...

-Per ata apo ato qe e kan problem pagjumsine:

Me lule te Aguliqes pervlohet me uje shume te val nje gote(2.5- 3 dl) dhe menjihere kullohet ne gote tjeter.
Me kusht se nuk e ke te "DEJUN" organizmin nga kemikalet farmaceutike,
do te flesh rehat si kingj dhe do te zgjohesh i kthjellt dhe i pushuar.

Katilja

Askush Sesht Perfekt
Gjithsecili esht bota per dike
Kshuqe mos paragjykoni asnje

754


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi