Simbolika e lėvizjeve nė valle

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolika e lėvizjeve nė valle

Mesazh  Elizza prej 01.05.10 13:03

Nga tradita jonė:



SIMBOLIKA E LĖVIZJEVE NĖ VALLET TONA POPULLORE



Vallet tona popullore janė aq tė lashta , sa ėshtė i lashtė edhe vet populli shqiptar. Krahas zhvillimit tė kulturės sė tė kėnduarit dhe kulturės sė luajtjes me instrumente muzikore , ėshtė zhvilluar edhe kultura e artit tė vallėzimit popullor .

Mu ashtu si qė paraqesin ngjarje tė ndryshme kėngėt tona popullore , edhe vallet tona paraqesin ndonjė ngjarje specifike qoftė nga historia, luftėrat e ndryshme deri tek motivet e dashurisė , fejesave dhe martesave popullore .

Derisa tematika e ndryshme nė kėngėt tona popullore paraqitet pėrmes fjalėve poetike tė gėrshetuara me ritmet dhe meloditė e ndryshme muzikore, vallet tona popullore ēdo ngjarje , apo tematikė e zhvillojnė pėrmes lėvizjeve koreografike tė kėmbėve, duarve , kokės dhe shtatit nė pėrgjithėsi , duke u shoqėruar me ritmet dhe meloditė e ndryshme instrumentale .

Pėr kah lashtėsia , mund tė vėrejmė se nė kohėrat kur nuk kishte instrumente muzikore , luheshin valle pa shoqėrim instrumental , tė cilat shoqėroheshin me ritmin e shuplakave tė duarve , me ritmin e tė rrahurit tė kėmbėve, apo edhe me shoqėrim tė kėndimeve vokale nga ana e vetė valltarėve , apo e ndonjė grupi kėngėtarėsh vokal.

Pėr kah karakteri nė traditėn tonė muzikore , dallojmė tri lloj vallėzimesh popullore:



1. Valle tė burrave,

2. Valle tė grave dhe

3. Valle tė pėrziera




Vallet e burrave janė zhvilluar dhe kultivuar mė tepėr nėpėr vendet rurale , ku ka mbretėruar mė tepėr fanatizmi dhe kanunet e egra , tė cilat nuk ua kanė mundėsuar botės femėrore bashkimin, argėtimin dhe vallėzimin nė shoqėri bashkė me meshkujt.

Vallet e burrave pėr kah karakteri dhe tematika kanė qenė kryesisht valle luftarake dhe tė rėnda pėr t’u vallėzuar nga bota femėrore .Ato kryesisht janė luajtur me shoqėrim instrumental nė pėrbėrje tė surleve dhe tupanėve . Shumė mė vonė, kėto valle kanė fillua tė shoqėrohen edhe me formacione tė gjėra orkestrale .

Edhe vallet e grave (femrave) janė zhvilluar e kultivuar kryesisht nėpėr vendet rurale, ku ka mbisunduar fanatizmi dhe kanunet e egra, tė cilat nuk ua kanė mundėsuar nė asnjė mėnyrė femrave (grave) qė tė gjenden sė bashku nė njė ambient argėtues me meshkujt (burrat).

Vallet e grave (femrave) janė shoqėruara tradicionalisht me pėrcjellje tė defeve , kėndimit tė kėngėve dhe shoqėrimit me tė rrahurit e shuplakave .

Pėr kah karakteri, vallet e femrave (grave) kanė karakter lirik dhe gazmor . Ato shumė mė vonė kanė filluar tė shoqėrohen edhe me pėrcjellje tė formacioneve tė gjėra orkestrale .

Vallet e pėrziera janė zhvilluar e kultivuar kryesisht nėpėr qendrat urbane , ku kanė dominuar emancipimi , civilizimi dhe arsimimi i popullatės .

Vallet e pėrziera nėnkuptojnė vallėzimet e pėrbashkėta te tė dy gjinive .

Karakteri i valleve tė pėrziera ėshtė mė tepėr lirik dhe i pėrshtatshėm pėr t’u vallėzuar nga femrat dhe meshkujt.

Vallet e pėrziera shoqėrohen kryesisht me formacione mė tė kompletuara orkestrale .

Varėsisht nga karakteri qė trajtojnė vallet tona popullore dhe nga krahinat apo lokacionet ku ato janė krijuar pėr herė tė parė , edhe emėrtimet e tyre bėhen nė bazė tė kėsaj natyre, si p.sh. “Vallja e kaēakėve”, “Vallja e komitėve” ,”Vallja e Deli Agushit”,”Vallja e Ibrahim Hoxhės”,”Vallja e Drenicės”, “Vallja e Rugovės”,”Vallja e Gjakovės”,”Vallja e Prizrenit”,”Vallja e Tiranės”,”Vallja e Prespės”,”Vallja e Preshevės”,”Vallja e maramės”, “Vallja e Tėrrnocit”,”Vallja e Gjilanit”...etj. etj.

Por, krahas mėnyrės sė tė vallėzuarit tė valleve tona , tė cilat dallojnė dukshėm prej njė vendi nė njė vend dhe prej njė krahine nė njė krahinė, ėshtė karakteristike simbolika e lėvizjeve e cila praktikohet gati se nė secilėn valle .

Nė vazhdim , do tė pėrpiqemi qė t’i shpjegojmė simbolikat e kėtyre lėvizjeve pas tė cilave me siguri se do t’i kuptojmė , do t’i ēmojmė dhe do t’i duam edhe mė shumė vallet tona popullore:



Vallet krah pėr krah


Vallet e ashtuquajtura “krah pėr krah” janė mė tė shpeshta nė vallėzimet tona popullore dhe mė tė preferuara .

Simbolika e rreshtimit tė valltarėve krah pėr krah ,ka kuptimin e afrisė dhe dashurisė vėllazėrore , besės dhe besnikėrisė sė fortė , ku nė asnjė mėnyrė vėllai nuk do tė heq dorė nga vėllai , por do t’i ndihmojė kudo nė punė, nė luftė e nė jetė duke ia dhėnė njė krah tė fortė mė tepėr.

Vallet krah pėr krah i luajnė mė tepėr burrat.



Vallet dorė pėr dorė


Vallet “dorė pėr dorė “ mė tepėr simbolizojnė dashurinė , besnikėrinė , bashkimin dhe unitetin ndėrvėllazėror, qė ka kuptimin:”Kur jemi tė bashkuar – jemi mė tė fortė”!

Vallet “dorė pėr dorė” luhen kryesisht nė formacione tė pėrziera femra e meshkuj , qė ka edhe simbolikėn e dashurisė sė motrės ndaj vėllait dhe vėllait ndaj motrės .



Valle brez pėr brez


Vallet “brez pėr brez” luhen kryesisht nga burrat (meshkujt) dhe ato mė tepėr kanė karakter luftarak .

Simbolika e kapjes sė valltarėve brez pėr brezi , tregon vendosmėrinė e qėndresės nėpėr luftėra e sfida tė ndryshme, ku vėllai – vėllain do ta rrokė pėr brezi dhe nuk do ta lėshojė me asnjė kusht qė t’ia rrėmbej armiku , por ata do tė qėndrojnė e rezistojnė sė bashku deri nė fitore, ose do tė flijohen sė bashku !



Vallet gjunjazi


Vallet “gjunjazi” gjithashtu kanė karakter luftarak dhe luhen ekskluzivisht nga burrat (meshkujt).

Simbolika kur valltarėt vallėzojnė gjunjazi tregon ngjarjet, apo skenat tragjike kur nė luftė plagoset ndonjė luftėtar, apo edhe ndonjė taktikė e ecjes gjunjazi pėr tė mos u hetuar nga sulmuesit – armiqtė !



Vallet zhagas (zvarrė)


Edhe vallet e ashtuquajtura “zhagas”, apo zvarrė , kanė karakter luftarak , qė vallėzohen ekskluzivisht nga burrat (meshkujt).

Kėto valle kanė dy simbolika:

E para , ka tė bėjė me njerėzit – luftėtarėt e plagosur rėnd nėpėr fushėbeteja tė ndryshme, dhe e dyta , ka tė bėjė me taktikėn e ecjes luftarake pėr tė mos u hetuar nga armiqtė dhe sulmuesit e ndryshėm nė ndonjė befasi, apo pabesi .



Mbajtja pėr brezi e valltarit prijės kur shkon zhagas (zvarrė)


Nuk janė tė rralla vallet e burrave me karakter luftarak , kur valltarin prijės e mbajnė pėr brezi valltarėt tjerė dhe ai vallėzon duke shkuar zhagas (zvarrė).

Vallėzimi zvarrė i prijatarit tė valles , ka simbolikėn e plagosjes sė prijėsit luftarak nė fushėbetejė , i cili nė asnjė mėnyrė nuk do tė dorėzohet nga lufta dhe atė do ta mbajnė fuqishėm edhe bashkėluftėtarėt e tij, tė paepur deri nė frymėn e fundit tė jetės sė tij .



Rrahja e tokės me kėmbė tri herė


Vallėzimet e burrave me karakter luftarak , shpeshherė shoqėrohen me rrahje tė kėmbėve nga tri herė pėrmbi tokė .

Kėto lloj vallesh kanė simbolikėn e betimit pėr mbrojtjen e atdheut, dashurisė ndaj atdheut dhe qėndresėn heroike pėr te .

Rrahja e tokės nga tri herė me kėmbė , ka kuptimin e betimit tė luftėtarėve:



- Kėtu u linda ,

- Kėtu u rrita dhe

- Kėtu do tė vdes!



Vallja nė dysh mashkull e femėr


Nė traditėn e valleve tona popullore , shumė shpesh luhen valle tė ashtuquajtura “Valle dyshe”, tė cilat zakonisht i luajnė njė mashkull dhe njė femėr.

Vallet e tilla, pėr motiv kanė kryesisht dashurinė nė mes tė dy tė rinjve dhe vardisjet e tyre ndaj njėri – tjetrit.

Kėto valle mė tepėr luhen nėpėr qendrat urbane, ku civilizimi, emancipimi dhe arsimimi ėshtė nė nivelin mė tė lartė kulturor .



Vallja me shpata , ose jatagan


Nė mesin e valleve tradicionale tė burrave, sidomos atyre me karakter luftarak , shpeshherė na ka rėnė qė t’i shohim nga dy valltar burra (meshkuj) tė cilėt vallėzojnė me shpata, ose me jataganė .

Simbolika e kėtyre valleve ka tė bėjė me dyluftimin nė fushėbetejė nė mes tė sulmuesit dhe mbrojtėsit, ku lufta zhvillohet me anė tė shpatave , ose jataganėve .

Pra, vallet e kėtilla i takojnė njė lashtėsie shumė tė largėt, kur nuk kishte armė moderne dhe tė pėrsosura sikur qė ekzistojnė nė kohėt e sotme .



Ēka simbolizon mindili, apo shamia nė dorėn e prijėsit tė valles ?


Nė traditėn e valleve tona popullore , gjithmonė praktikohet qė prijatari , apo prijatarja e valles , ta mbajė nė dorėn e djathtė njė mindil apo shami me tė cilėn i prinė valles duke e dredhur e valėvitur pa ndalur atė .

Simbolika e kėtij mindili, apo shamie nė dorėn e prijatarit – prijatares sė valles paraqet flamurin nė duart e njė prijėsi ushtarak, i cili iu prinė luftėtarėve pėr nė fushėbetejė, ose tė njė flamurtari dasmorė i cili iu prinė krushqve deri nė marrjen e nuses .

Tė njėjtėn simbolikė e ka edhe shamia nė dorėn e djathtė tė prijatares femėr nė rreshtin e valltareve femra .



Ēka simbolizojnė prijėsit e valleve dhe pėrse ndėrrohen ata herė pas here duke ua lėshuar rendin valltarėve tjerė pėr ta udhėhequr e drejtuar vallen?


Motivi dhe simbolika e prijatarėve tė valleve tona popullore, tė cilėt i prijnė rreshtit tė gjatė tė valltarėve , ėshtė i lidhur drejtpėrsėdrejti me motivet politike.

Prijatari, apo prijatarja e valles simbolizon udhėheqėsin shpirtėror tė popullit, apo tė shtetit. Ata herė pas here ndėrrojnė pozitat e tyre, duke ua lėshuar vendin udhėheqės valltarit tjetėr tė radhės , qė paraqet tamam traditėn e pushtetit demokratik , kur njė udhėheqės (prijatar) duhet tė ndėrrohet herė pas here dhe nė vend tė tij, tė vijė ndonjė prijatar (udhėheqės) tjetėr i cili do ta rifreskojė vallen, e nė kėtė rast , do ta rifreskojė pushtetin , apo qeverinė e njė vendi .

U munduam kėshtu ta japim njė shpjegim mė detal rreth simbolikės sė lėvizjeve nė vallet tona popullore, duke qenė tė vetėdijshėm se kėtu ka edhe shumė lėvizje e simbolika tė tjera, tė cilat nuk kemi arritur qė t’i pėrmendim tė gjitha .
Demir Krasniqi
avatar
Elizza

1073


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi