Simbolika e Bukes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolika e Bukes

Mesazh  Jon prej 01.05.10 1:58

Simbolika e Bukes ne traditėn shqiptare nder shekuj



Buka si emėrtim e ka prejardhjen nga latinishtja buēa (bukka), (gojė, faqe e fryrė, bulshia), po me kuptimin “kafshata”.

Por ndėr Ilirė e paraardhės tė kėtij populli si ushqim ngrėnie, ėshtė pėrdorur shumė mė parė, sė paku qė nga Neolitiku, por me pėrdorim shumė mė tė gjerė nė periudhėn e metaleve (Bakėr, Bronz e sidomos nė Periudhėn e Hekurit), por natyrisht, me emra tė tjerė qė janė fshirė pa lėnė gjurmė.

Dėshmitė e shumta tė prodhimit e tė depozitimit tė drithėrave, po dhe mjetet e pjekjes sė bukės na flasin qartė e saktė pėr ato periudha tė pėrdorimit tė grurit, tė elbit, tė thekrit e me radhė pėr bukė e nėnprodukte tė tjera tė drithėrave.

Emri bukė edhe nė ditė tė sotme, nė tė folmen popullore ėshtė tepėr i pėrdorur nė kuptime frazeologjike e nė shprehje urtėsie, nė simbolika nga mė tė ndryshmet, si nė kuptimin e ngrėnies, nė shprehje tė mikpritjes, nė pėrshėndetje, nė betime, nė urime, nė mallkime, nė shprehje tė lidhjeve sociale, nė pėrshėndetje, nė shprehje miqėsie, nė shprehje mosmirėnjohjeje e me radhė.

Janė formuar dhe fjalė tė ndryshme me simbolika tė caktuara nga fjala bukė: bukėshkalė, shtėpi buke, bukėdhėnės, bukojmė bashkė (hamė bukė bashkė), kėta nuk bukojnė bashkė (nuk u puqen aspak mendimet mes tyre), ose bukojnė bashkė, pra kanė gjithnjė mendime tė njėjta pėr ēdo gjė.

Qė te F. Bardhi gjejmė (nė fjalor, 1635) shprehjet figurative interesante: "Pėr bukėt e pėr krypėt!", "Zotynė s'na ep gurė pėr bukė", "Dheu i zi ban bukėnė e bardhė", “Kallėxon udhėn e drejtė, pash bukėn!”, "Kush ve ndė mulli ma parė, ai ma parė blo".

Nė popull dėgjohen dendur shprehje tė tilla me simbolika tė caktuara: "Pėr kėtė bukė!", "Pėr kėtė bukė qė na mban gjallė!", "Mė vraftė buka qė kam ngrėnė!", "U vrava nė bukėn tėnde" (nė besėn tėnde), "Pashė bukėn, mė kallėzo se si kanė ndodhė ato punė!". Nė dasėm: "U trashėgofshi! Me bukė tė ėmbėl!" e sa e sa shprehje tė kėsaj natyre, me kuptime figurative tepėr interesante.

Buka ka qenė ndėr shekuj ushqim i pranishėm, kryesues, si shprehje simbolike nė ngrėniet e caktuara tė ditės. Gatuhej nga miell i dalė nga bluarja e drithėrave, qė pasi bėhej i qullėzuar me ujė, zbruhej (ngjishej) me duar, ose me mjete teknike e, pasi disa herė bėheshin mbi tė dhe zbukurime me kuptime simbolike, me mjete tė caktuara a me gishta, pra me shtypje, piqej, sipas rastit, vendit dhe kohės nė prushin e zjarrit tė vatrės, nė ēerep tė ngrohur e mbi bukė hidhej shpuzė, nė ēerep me saē tė ngrohur e ku mbi tė hidhej shpuzė (hiri me thėngjij tė zjarrtė), nė tepsi mbi kamaz (pirusti) e me saē, ku poshtė tepsisė e mbi saē hidhej shpuzė.

Pėrgjithėsisht, mė sė shumti nė shek. XVIII-XX, nė fshatra buka ėshtė pjekur nė furrė qė e kishte ēdo shtėpi nė anėn ndarėse tė grave e, nė mė pak raste, mė sė shumti nė verė e pėr tė mos pasur vapė brenda, furra bėhej nė oborr tė shtėpisė.

Vetėm nė qytete, para njė shekulli, me ndonjė pėrjashtim tė rradhė nė fshatra, buka ėshtė pėrgatitur nė furra publike. E kjo e fundit nė fshatra u bė masive shkallė-shkallė vetėm pas viteve 1950-1970.

Buka e grurit nё jo pak raste ёshtё bёrё e mbrume (e mbufatur) duke i futur tharm (esencё qё e mbufat); bёhen tё mbrume dhe bukёt rituale prej gruri. Nga drithёrat e tjerё pёrgjithёsisht nuk bёhen tё mbrujtura. Bukėt bёhen dhe duke pёrzier miell gruri e misri, ose dhe elb e qiqra ose misėr bashkė, pėr tė dalė mė e kėndshme nė tė ngrėnė. Nė Malėsi tė Gjakovės (Tropojė) ėshtė bėrė buka dhe nga gėshtenja tė miellėzuara, nė mungesė tė drithit.

Buka ėshtė pėrdorur dukshėm nė paraardhėsit e Shqiptarėve: te Arbrit e Mesjetės, ndėr Ilirė tė Antikitetit e mė parė nė kohė. Pėr kėtė na flasin gjetjet arkeologjike: drithėra tė karbonizuar nga nxehtėsi e zjarrit qė nė Neolit e mė vonė, qypa (rezervuarė drithi me kokrra tė karbonizuara) janė gjetur nė fusha e nė malet shqiptare, mokrat e bluarjes sė drithit, njoftimet pėr drithėra: grurė, elb, thekėr e mel nga shkrimet e autorėve grekė e romakė, ose nga shkrime e regjistra kadastralė tė Mesjetės.

Nė Iliri dėshmohen nga Vitruvi e autorė tė tjerė mullinjtė me ujė pėr bluarje drithi qė nė shek.II para Kr. e kjo dėshmon pėr pėrdorim tė shumtė, nė masivitet tė bukės pėr ngrėnie, si njė ushqim kryesor nė Ilirė; pronarėt e lirė, si dėshmohet nė shkrime tė kohės antike, e punonin vetė tokėn pėr drithėra, ose me skllevėr; e punonin shumė herė me punėtorė me pagesė (Oberari). Nė njoftimet e regjistrat kadastralė te Mesjetёs pėr taksa na dėshmohet masiviteti i drithėrave tė mbjellė, mullinjtė me ujė tė bluarjes: njė, dy a tre, tė thuash se nė ēdo fshat, edhe nė ata mė malorė.

Pra buka ka qenė e pėrditshme e kryesore nė ēdo shtėpi, prej gruri kryesisht, po dhe, mė pak: elbi, thekri, meli, thierza. Mė sė miri masivitetin e drithėrave ndėr Shqiptarė, tė bukės e tregojnė: regjistri venedikas i Shkodrės (1416-1417), shumė regjistra kadastralė osmanė tė shek.XV-XVII, shumė shkrime udhėtarėsh tė ndryshėm.

Nė shek.XVII filloi tė prodhohet dhe misri i ardhur nga Meksika nė Egjipt e pėrmes Perandorisė Osmane nė Shqiptarė.

Nė shek.XVIII e deri nė vitet '70-tė shek.XX u bė drithi mė masiv i bukės nga qė prodhohej mė me shumicė e nė kushte mė tė pėrshtatshme klimatike, nė ultėsira fushore, nė bregdet e nė male. Kaq masive u bė mbjellja e misrit e buka e misrit, sa fjala "drithė" nė malėsitė shqiptare u pėrdor me kuptimin misėr. Nga vitet '90 e kėtej misri mbillet shumė pak pėr bukė e diēka mė shumė pėr nevojat industriale (pije).

Ndėr Shqiptarė (ėshtė fjala jo vetėm pėr ata nė Shqipėri, por pėr ata qė banojnė si autoktonė nė jug e nė lindje tė Malit tė Zi, nė Kosovė, nė Luginėn e Moravės, nė Maqedoninė Perėndimore e nė disa vise nė jug tė Shqipėrisė, jashtė kufirit, ashtu si ka bashkėsi greke e sllave nė Jug e nė Veri tė Shqipėrisė, ku tėrė Shqiptarėt nė hapėsirat e pėrmendura bėhen rreth 8 milionė, me zakone e doke, tradita e rituale familjare e festa ka ngjashmėri e njėjtėsi nё traditat e bukės.

Nė kėto ngjashmėri e njėjtėsi pėrfshihen dhe minoritetet greke e sllave nė Shqipėri, ku bukėn e kanė bėrė rrotullame (tė rrumbullakėt, nė formė tepsie) e kurrė nė formė gjatoshe: si shkop, si top, katrore e nė forma tė tjera, qoftė bukėt e pėrditshme, ose kuleēėt pėr fėmijė ose ata ritualė, po kėshtu ēfarėdo bukėsh a kuleēėsh ritualė.

Kolendrat, si kuleēė ritualė pėr kullanat e 23-24 dhjetorit janė bėrė tė rrumbullakėt e me vrimė nė mes nga qė ata futeshin me radhė nė njė shkop me dy degė (diēka si cfurk druri) qė kolendarėt e mbanin mbi supe nė ecje e vizita.

Me vrimė bėhej dhe buka a kulaēi ritual i Ujtė tė Bekuar (mė 6, 12 a 18 janar), ku ujtė ritual nga njė grykė qypi pihej pėrmes asaj vrime nga tėrė anėtarėt e familjes, me siguri kjo njė mbetje e lashtė pagane "e krishterizuar".

Aty nga viti 1930 njė malėsor nuk kishte bukė pėr t'i dhėnė fėmijės, po vetėm bulmetra e zarzavate qė ai ashtu nuk pranonte t'i hante. Fėmija qante pėr shumė kohė e kėrkonte bukė. Pėr psikologjinė malėsore fėmija ėshtė jeta, ėshtė lumturia, ėshtė e ardhmja, ėshtė hyjni e qiellit, e i zėnė ngushtė nga kjo e nga frika se fėmija do t'i pėsonte ndonjė batėrdi, i mėrzitur sė tepėrmi, vrau veten. U largua vetė nga kjo jetė.

Buka ėshtė respektuar si gjė e shenjtė: para saj bėheshin lutje, pėrdorej si betim pėr tė treguar tė vėrtetėn ashtu si pėrdorej dhe Ungjilli, Kurani e objekte tė tjera tė shenjtėrisė pagane ose monoteiste. Konsiderohej mėkat i rėndė tė mallkosh bukėt "se kėshtu tė vret Zoti".

Ndalohej qė mbetjet e bukės tė hidheshin nė banjo a nė vende tė ndyra, ndalohej qė ato tė shkeleshin mė kėmbė. Ato mund tė hidheshin nė hirin e zjarrit, nė vende ku nuk i shkel njeri, ose dhe varroseshin nė tokė, po edhe u jepeshin shpendėve a bagėtive pėr t'i ngrėnė. Tė gjitha kėto flasin qartė pėr njė traditė tė lashtė tė pėrdorimit tė saj nė ngrėnie.

Bukėt rituale ishin kudo tė pranishme nė festa me rite pagane, nė ato krishtere a islame, qė shoqėronin ritualet e urimet pėr mbarėsi, pėr shėndet, pėr fat tė mirė nė tė ardhmen. Me interes ka qenė "kulaēi i nuses" ku hanin tėrė dasmorėt nga pak e uronin ēiftin qė martohej.

Me interes ka qenė buka rituale qė bėhej mė 24 dhjetor e qė shoqėrohej me shumė rite pagane, edhe pse kjo ishte festė e Krishtlindjeve. Buka aty ku pėrdorej si e tillė, mbushej brenda me copėza tė shumė perimeve, tė pemėve, me lėng tė thelbėve tė arrave, me yndyrna. Me tė bėheshin shumė rite nė hardhi, nė ara, nė hambar tė bukės e nė bagėti.

Bukėt rituale, a hashuret janė pėrdorur shumė nė tė Kremte e rituale islame, si Nata e Kadrit, Nata e Hashures dhe me radhė. Nė fshatra tė ndryshme tė Labėrisė, diku-diku dhe nė Kosovė, a nė vise tė tjera shqiptare, ditėn e parė tė mbjelljes sė tė lashtave kryhej njė rit i tillė: Zonja e shtėpisė atė ditė nė mėngjes herėt gatuante njė kulaē tė cilin e fuste nė trastėn e farės qė dėrgohej nė arė pėr mbjellje. Kur fillonte brazda e parė, merrnin kulaēin, e thyenin mbi bririn e njėrit kį, nė katėr pjesė.

Dy nga copat ua jepnin qeve pėr t'i ngrėnė, njė pjesė e hante bujku i parmendės dhe pjesėn e katėrt e hidhnin nė brazdėn qė hapte sė pari parmenda e qė aty mbulohej me dhe nga brazda e dytė e parmendės. Si simbol i prodhimit tė bukės, nė kohėt tė kaluara, kau i lėrimit tė tokės nuk bėhej pastėrma, po kur ngordhte varrosej si njeri.

Eshtra qeshė tė varrosur janė gjetur diku-diku dhe nė gėrmime arkeologjike.

Nė fshatrat e Kosovės, nė viset fshatare nė Veri dhe Jug tė Shqipėrisė, nė jo pak vise, kremtohej festa e bukės qė diku quhej edhe festa e tė Korrave, e bėhej nė pėrfundim tė mbledhjes sė bereqetit, nė verė a nė vjeshtė.

Ajo ka qenė simbol i shenjtė i mikpritjes: "bukė e krypė e zemėr pėr mikun", pra pritje me pėrzemėrsi tė madhe. Familja mund tė mos kishte bukė pėr tė ngrėnė, po Bukėn pėr mikun, si racion, e ruante me emrin "Buka e mikut", madje dhe pėr njė kohė tė gjatė. Ka ndodhur njė herė nė fillim tė shek.XX qė njė shtėpie nė malėsi t'i vijė njė mik nė mesnatė mbasi njerėzit kishin rėnė pėr tė fjetur. Ata atė mbrėmje nuk kishin pasur bukė pėr tė ngrėnė, por vetėm gjellė perimesh e bulmetrash.

Dalin nė shtėpia afėr e sigurojnė bukė pėr mikun. Erėrat e mishit tė fėrguar e tė fėrgesave tė tjera zgjuan njė fėmijė 4 vjeē nga gjumi e ai filloi tė qajė me tė madhe e tė thotė se nuk ka ngrėnė bukė nė mbrėmje. Miku me tė i kuptoi tė tėra e me tė ngrėnė njė kafshatė e la bukėn qė atė ta hanė fėmijėt. Tė zotit tė shtėpisė i tha vetėm se kishte ngrėnė vonė e nuk mund tė hante mė.

I zoti i shtėpisė, i emocionuar shumė nga kjo, nguli kėmbė qė ai tė hante. Nė pamundėsi pėr ta bindur mikun tė hante e duke menduar se djali qė nxori sekretin nuk kish faj, i dėshpėruar nė kulm pėr atė qė ndodhi, doli jashtė shtėpisė e vrau veten.

Njė herė e njė kohė, Pasha i Shkodrės e kish dėnuar me varje njė malėsor pėr veprimet e tij kundėr shtetit e rregullave tė kohės. Disa minuta para se tė varej Pasha e pyet malėsorin: "A e ke ndjerė veten ndonjėherė tjetėr nė siklet sa sot qė po varesh nė litar?". "Po!", - i tha ai, "Kur mė ka ardhur miku e nuk kam pasur bukė pėr t'i dhėnė.

Ajo nuk harrohet kurrė se mikpritja e buka pėr mikun janė tė shenjta e kujtohen ndėr shekuj, kurse kjo qė po mė ndodh sot hyn nė zhurmė, pėr njė kohė e pastaj harrohet". Pasha i Shkodrės u mrekullua nga kjo pėrgjigje qė kurrėn e kurrės nuk e priste.

Nga kjo pėrgjigje Pasha urdhėroi tė falet e tė pėrcillet me kujdes deri te fisi i tij, deri nė shtėpi ku banonte. Kėtė ngjarje tė kujtesės gojėdhanore e kanė pėrshkruar nė veprat e tyre shkencore pėr etnokulturėn shqiptare: etnologu i shquar Mark Krasniqi, po mė herėt dhe Mark Milani, Terenc Toēi, At Kolė Berisha e disa tė tjerė.

Gjithandej dėgjohej ndėr pleq e kjo ka njė simbolikė tė veēantė. Sot kjo duket si e pakuptimtė, por pėr ato kohė buka e miku ishin tė shenjta e cėnimi i tyre ishte dėnim nga Urdhėruesi i Qiellit.

Nė Frashėr tė Pėrmetit nė nėntor 1940, si na tregon T. Toēi nė librin e tij, "Shqiponja Arbėnore", ushtarė shqiptarė e italianė nuk kishin fare ushqim e bukė pėr tė ngrėnė. Banorėt e atyshėm u jepnin gjithė ē'kishin nga rezervat ushqimore e bukė, po dhe ato po mbaroheshin.

Atė bėnte, me shumė dhunti, edhe familja e mėsuesit Skėnder Frashėri, por i kishte mbetur bukė vetėm pėr atė mbrėmje. Fėmija i shtėpisė, Shėndeti, duke i parė ushtarėt shumė tė uritur, shkon nė shtėpi dhe kėrkon qė pjesėn e bukės qė ai do tė hante nė darkė, t'ia jepnin qė t'ua ēonte ushtarėve pėr ta ngrėnė.

Familjarėt, tė prekur nga kjo pėrzemėrsi e djalit, njė pjesė tė bukės sė mbrėmjes ia dhanė qė t'ua ēonte ushtarėve. Ai ua ēoi atyre e ata donin t'ia mbushnin duart me para, po ai nuk pranoi se "buka mikut s'i jepet me para". Nė mbrėmje familjarėt kėrkuan tė ulej nė tryezė pėr tė ngrėnė me tė tjerėt, po ai nuk pranoi kurrėn e kurrės nga qė pjesėn e tij ua kish dhėnė me dėshirė ushtarėve.

Familjarėt, tė mrekulluar, tė mallėngjyer nga ky gjest i Shėndetit, edhe ata vendosėn tė mos hanė darkė asnjėri e bukėn e ushqimin t'ua ēonin ushtarėve ku qėndronin pranė zjarreve nė natyrė. Kjo ėshtė zemėr e mirėsisė shqiptare, gjest shumė mbinjerėzor qė tė mrekullon.

Buka e drithėrat nga ajo prodhohet, po dhe mjetet e prodhimit tė saj kanė zėnė vend tė posaēėm dhe nė mitologji e besime vendėse shqiptare: Dragoi me forcėn e mbinatyrshme tė tij, nė luftė me Kuēedrėn mbron arat, drithėrat nga stuhitė e mėdha e nga breshėri. Ai sjell ujėrat qė kuēedra i ndalon e kėshtu ujiten arat.

Armė tė tij tė fuqishme janė parmenda, zgjedha e parmendės, furkėza me tė cilėn ngarkohet drithi nė kalė. Nė kohė stuhie e breshėri, qė binin shkatėrrimin e tė korrave nxirrnin jashtė tryezat e bukės, qerepin, pirustinė, e objekte tė ndryshme tė prodhimit tė drithėrave e tė bukės.

Simbolikat rituale qė lidhen me prodhimin e drithėrave e tė bukės ėshtė e pranishme gjithandej. Edhe kjo flet qartė pėr njė traditė shumė tė lashtė tė tė ushqyerit tė stėrgjyshėrve tanė Ilirė e Parailirė me bukė e prodhime drithėrash. Kjo flet shumė pėr popull a fise sedentare ku ėshtė zhvilluar etnokultura pėrkatėse qė ka mbajtur e ka pėrforcuar unitetin etnik qė nga lashtėsia e deri nė kohėn tonė.

Ėshtė me shumė rėndėsi qė tė studiohet kjo anė e tė ushqyerit sedentar, pėr tė dėshmuar mė nė thellėsi evolucionin e identitetit etnik e kulturor tė kėtij populli qė nga lashtėsia e deri nė kohė tė re e tė sotme.

Kėto tradita tė shenjta pėr bukėn sot i takojnė pėrgjithėsisht sė kaluarės e shumė pak prej tyre kanė mbetur nė jetesė, nė tė tashmen. Sot buka bėhet me mjete e me teknika tė reja nė furra e sipėrmarrje publike.

Prof. Dr. Mark Tirta
avatar
Jon

1235


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e Bukes

Mesazh  gjilanasi prej 02.05.10 17:09

Ne nje kohe buka ishte e shenjte kurse sot eshte e shenjte paraja.
Cdo gje ndryshon ne kohe.
avatar
gjilanasi

399


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi