Shkembijte Protonike, a ishin parardhesit e jetes ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shkembijte Protonike, a ishin parardhesit e jetes ?

Mesazh  Estilen prej 28.04.10 12:45

A ishin paraardhėsit e jetės... shkėmbinj protonikė?



Idetė e Piter Miēellit pėr mėnyrėn se si gjallesat pėrftojnė energji nė fillim dukeshin qesharake nė sytė e biologėve, por me kalimin e kohės kanė filluar tė merren parasysh nga brezi i ri i shkencėtarėve biokimistė e gjeokimistė.

"Idetė e Miēellit kishin tė bėnin me mėnyrėn se si qelizat organizohen nė hapėsirė dhe prodhimi i energjisė qelizore ėshtė njė prej kėtyre veēorive," thotė gjeokimisti Majk Rasėll i Laboratorit tė NASA-s pėr Shtytjen e Avionėve Reaktivė, nė Pasadenė, Kaliforni.

"Ēėshtja ėshtė se pjesės mė tė madhe tė ideve qė kanė tė bėjnė me prejardhjen e jetės i mungon si organizimi nė hapėsirė ashtu dhe furnizimi me energji pėr drejtimin e riprodhimit apo rritjes sė gjallesave".

Disa shkencėtarė, mes tė cilėve dhe Rasėlli, po rishqyrtojnė prejardhjen e jetės nė dritė tė ideve tė Miēellit. Ata mendojnė se vetia mė e pagjasė e jetės ėshtė pikėrisht dhe treguesi i prejardhjes sė saj.

Kėshtu ndryshe nga teoritė e deritashme ata paraqesin njė pamje krejt tjetėr pėr sa i pėrket jetės sė hershme nė Tokė dhe si evoluoi ajo. Ėshtė njė pamje pėr tė cilėn po dalin gjithnjė e mė tepėr tė dhėna.

Para Miēellit, tė gjithė mendonin se qelizat e merrnin energjinė e tyre me anė reaksionesh kimike. Valuta universale e jetės ėshtė molekula e quajtur ATP. Me ndarjen e saj ēlirohet energji. ATP-ja qėndron pas ēdo procesi qelizor qė ka nevojė pėr energji, duke filluar qė nga prodhimi i proteinave pėr lėvizjen e muskujve. Ndėrkaq mendohej se vetė ATP-ja vinte si pasojė e njė sėrė reaksionesh standarde kimike ushqimore.

Ishte pikėrisht kėtu qė Miēelli mendonte ndryshe. Jeta, thoshte ai, nuk e merr energjinė nga ajo lloj kimie qė ndodh nė gypat e laboratorit, por nga njė lloj elektriciteti.

Energjia qė vjen nga ushqimi, pėrdoret pėr t'i dhėnė ngarkesė pozitive joneve tė hidrogjenit, ose protoneve, pėrmes njė membrane. Teksa protonet grumbullohen nė njė anė, njė luhatje elektrokimike pėrshkon tėrė membranėn. Sapo iu jepet rasti, protonet kalojnė nė anėn tjetėr, duke lėshuar kėshtu energji e cila mblidhet pėr tė formuar molekula ATP.

Nga pikėpamja energjetike kjo ecuri ėshtė njėsoj si tė mbushėsh njė rezervuar me kova me ujė dhe mandej tė pėrdorėsh ujin e rezervuarit pėr tė lėvizur rrotėn e mullirit.

Miēelli e quajti kėtė teori tė tijėn si kimiosmozė, dhe nuk ėshtė e ēuditshme se pse biologėt patėn vėshtirėsi ta pranonin. Pse vallė do tė duhej jeta tė krijonte energji nė njė rrugė kaq tė ndėrlikuar, duke i rėnė anės e anės, kur fare mirė tėrė puna mund tė bėhej me anė reaksionesh kimike?!

Mund tė duket si diēka e pagjasė, por kimiosmoza ndodh kudo nė natyrė. Energjia protonike drejton jo vetėm frymėmarrjen e qelizave, por dhe fotosintezėn: energjia diellore shndėrrohet nė gradacion protonik nė tė njėjtėn mėnyrė siē ndodh tek energjia ushqimore.

Dhe kėto gradacione protonike nė tė shumtėn e rasteve thithen drejtpėrsėdrejti, nė vend se tė pėrdoren pėr tė krijuar molekula ATP. Ato drejtojnė qarkullimin e zgjatimeve bakteriale si dhe pėrēojnė substanca tė numėrta nga dhe prej qelizave. Pra, energjia protonike ėshtė thelbėsore pėr prodhimin e energjisė, lėvizjes dhe ruajtjes sė mjedisit tė brendshėm, duke qenė kėto veēori themelore tė vetė jetės.

Kjo me radhėn e vet na thotė se energjia protonike nuk ėshtė njė risi e vonė, pėrkundrazi ka qenė e pranishme qė herėt nė historikun e jetės. Madje qė nė degėt e para "tė pemės sė jetės", ku gjejmė bakteret dhe arkeat. Tė dy kėto grupime tė thjeshta qelizore, kanė pompa protonesh dhe prodhojnė ATP nga rryma protonike duke pėrdorur tė njėjtėn proteinė. Shpjegimi i vetėkuptueshėm ėshtė se tė dy grupimet e kanė trashėguar kėtė mekanizėm nga njė paraardhės i pėrbashkėt, paraardhėsi i tėrė jetės nė Tokė.

Kėsisoj, thotė Bill Martini, i Universitetit tė Dyseldorfit nė Gjermani, ky paraardhės duhet tė ketė pasur ADN, ARN dhe proteina, njė kod gjenetik, ribozome, ATP dhe enzima qė punojnė me energji protonike pėr prodhimin e ATP-sė. Pra, pak a shumė paraardhėsi i tyre do tė ngjante sė tepėrmi me qelizat e sotme.

Megjithatė dallimet janė tė habitshme. Veēanėrisht mekanika e replikimit tė ADN-sė do tė ketė qenė krejt e ndryshme. Duket se replikimi i ADN-sė ka evoluar nė dy rrugė tė ndryshme e tė pavarura nė baktere dhe arkea, sipas Juxhin Kooninit tė Qendrės Kombėtare pėr Informacionin Bioteknologjik nė Merilend, SHBA.

Nėse Martini ka tė drejtė, paraardhėsi nė fjalė duhet tė ketė qenė i sofistikuar pėr sa i pėrket gjeneve dhe proteinave dhe e merrte energjinė nga rryma protonike e jo nga fermentimi (prodhim i energjisė pa praninė e oksigjenit). E sakaq membranat e tij duhet tė kenė qenė krejt ndryshe nga ē'vėrejmė sot nė natyrė. Pra ka qenė jetė, por jo jetė siē e njohim.

Rreth vitit 2002, Martini u njoh me punėn e Rasėllit. Deri asokohe Rasėlli ishte njė zė nė shkretėtirė, pasi ekspertiza e tij gjeokimike nuk u pėrqafua nga biologjia molekulare qė sundon kėtė fushė tė shkencės.

Ndėrkaq Rasėlli kishte qė nė fillvitet 1990 qė punonte mbi gypat hidrotermikė (nė shkėmbinj nėnujorė) tė ashtuquajtur gypa bazikė. Pėrkundėr gypave tė mėparshėm (tymosėsit e zinj) tė zbuluar nė vitin 1977, dhe tė krijuar nga reaksioni i vrullshėm i ujit tė detit me llavė vullkanike, gypat bazikė tė Rasėllit ishin mė tė qetė. Ata gjendeshin nė shkėmbinj tė flluskuar qė pėrshkoheshin nga labirinte tė tėra poresh.

Kėta gypa shkėmborė krijoheshin kur uji ndėrvepronte me olivinėn minerale qė haset rėndom nė tabanin e detit, dhe qė duhet tė ketė qenė e kudondodhur dhe nė kohė tė hershme para se korja e Tokės tė trashej.

Procesi nė fjalė prodhon njė mineral tė quajtur serpentinė dhe lėshon hidrogjen, lėngje bazike dhe nxehtėsi. Gjithashtu zgjeron shkėmbin dhe shkakton ēarje, duke lėnė kėshtu ujin tė rrjedhė pėrposhtė, duke zhvilluar mė tej reaksionin. Nė vijim tretėsira e nxehtė dhe e mbushur me hidrogjen pėrshkon tabanin e detit nė formė gypash bazikė hidrotermikė.

Gypat nė fjalė mund tė jenė krejt njėsoj si ato qė krijoheshin dhe 4 miliardė vjet mė parė, por asokohe oqeanet ishin tė ngopura me dyoksid karboni, duke qenė kėshtu acide, ndėrsa sot janė bazike. Si dhe mungonte oksigjeni. Pa oksigjen, hekuri shkrihet lehtė, vetė formacionet hekurore anembanė globit dėshmojnė se sa hekur ka shkrirė asokohe nė oqeane. Me ngritjen e niveleve tė oksigjenit, miliarda tonė hekuri precipituan nė formė ndryshku.

Kjo do tė thotė, vazhdon Rasėlli, se ndėrfaqja mes gypave bazikė dhe deteve tė lashta ka qenė mė e prirė pėr biokimi se sa ėshtė sot.

Veēanėrisht nė poret e tyre janė formuar flluska mineralesh hekur-squfurore, qė me radhėn e vet kanė veti tė shėnuara katalitike. Kjo nuk ėshtė hamendje, pasi Rasėlli ka pikasur nė natyrė gypa tė lashtė me struktura tė tilla dhe madje dhe i ka riprodhuar nė laborator.

Do tė ishte pikėrisht ky fakt i krijimit tė dhomėzave tė vogla nė shkėmbinj qė do tė tėrhiqte vėmendjen e Martinit. Dhomėza tė tilla do tė ishin pararendėsit e mureve biologjike qelizore, prej ku do tė formohej vetė lėnda qelizore.

Sė bashku, Martini dhe Rasėlli pohojnė se minerale tė tilla hekur-squfurore gjenden ende nė zemėr tė proteinave qė shndėrrojnė dyoksidin e karbonit nė sheqer (me anė tė hidrogjenit), nė arkea dhe baktere tė tilla si metanogjenėt dhe acetogjenėt.

Lėngu i gypave ka mbajtur gjithashtu dhe bashkime nitrogjeni, si p.sh. amone, dhe kushtet kanė pėrparėsuar prodhimin e aminoacideve (lėnda e nevojshme pėr krijimin e proteinave).

Madje nuk mbaron me kaq. Nė prani tė fosfatit, mineralet duhet tė kenė pėrshpejtuar dhe prodhimin e nukleotideve (lėnda e nevojshme pėr krijimin e ARN-sė dhe ADN-sė). Dhe nėse nukleotidet u formuan me anė katalize minerale, poret nė gypat bazikė kanė ndikuar nė mėnyrė vendimtare nė proces.

Simulimi i kryer nga ekipi i Diter Braunit nė Universitetin "Ludvig Maksimilian" tė Mynihut nė Gjermani, tregon se luhatja e temperaturės mes kreut dhe fundit tė poreve mbledh nukleotidet nė njėrėn anė dhe nxit bashkimin molekular pėr krijimin e ARN-sė dhe ADN-sė.

Kėto molekula mė tė mėdha pėrqendrohen mandej nė sasi mė tė larta. Veē kėsaj, rrymat konvekte tė kėtij mjedisi shkaktojnė rritje dhe ulje tė vazhdueshme tė temperaturės, gjė qė pėrdoret ende sot pėr prodhimin e ADN-sė nė laboratorėt anekėnd globit.

http://www.newscientist.com/article/mg20427306.200-was-our-oldest-ancestor-a-protonpowered-rock.html

Estilen

1022


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi