Djalli - Dreqi

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Djalli - Dreqi

Mesazh  Neo prej 25.04.10 13:53

Djalli - Dreqi



Djalli, Dreqi ose Shejtani (latinisht : diabolus, grecqisht Διάβολος dhiavolos - nga e cila rrjedh fjala djall = "shpifės", ose "i perjashtuar") ėshtė shpirti apo parimi i sė keqes sipas religjioneve abrahamike.

Nė traditėn e krishterė, bėhet fjalė pėr njė ėngjėll tė rėnė.Sipas Priscillienit nuk ėshtė nivel me Zotin, sepse duke qenė ėngjėll , ai ėshtė krijesė e Zotit.

Ai paraqet personifikimin e sė keqes.

Pamja e tij ėshtė mes njeriut dhe kafshės reale apo imagjinare.

Kjo qėnie njihet edhe me shumė emra tė tjerė si: Asmodai, Beelcebub, Lucifer, Mefistofel dhe Satan.

Mesopotami

Religjioni Mesopotame ėshtė njė nga tė parat qė ka paraqitur universin si fushė e betejės, si luftė kozmike midis mirės dhe tė keqes.

Eposi i Gilgameshit ėshtė teksti mė i vjetėr i njohur, ai shėnon shfaqjen e parė tė njė figure tė lig me personazhin e Huwawa-it.

Ky kolos gjigant ruante pyllin, nė tė cilin Gilgameshi dėshironte tė presė dru qė i mungonin popullit tė tij.Gilgameshit e mbyt pėrbindėshin, por nuk sjellė lavdi dhe e sheh se nė vend tė kėsaj ndėshkohet nga Enlil, Zot i qiellit dhe mbreti i zotave.

Huwawa pėrtej aspektit tė tij tmerrshėm ("gjėmim i tij ėshtė si njė stuhi, goja e tij ėshtė zjarr dhe fryma e tij ėshtė vdekja"), nė tė vėrtetė paraqet njė forcė natyrore me karakter tė shenjtė.

Persi

Zarathustra ėshtė burimi i njė rrėmuje tė paparė nė mitet Mesopotame, sepse ajo zėvendėson tė gjitha Zotėrat ekzistuese me dy entitete, Ahura Mazda, zoti i dritės qė sjellė rregull, dhe Ahriman ose Angra Mainyu, kryetari i forcat destruktive.

Ai krijon gjithashtu edhe religjioni e parė dualist midis dy fuqive tė barabarta dhe projektimin e njė vizion tė botės nė tė zezė dhe tė bardhė.

Egjipt

Panteoni egjiptian na sjellė dy hyjni .

Sė pari Anubis-in, i cili mbretėron nė botėn e tė vdekurve (nekropolit) dhe mbart atribute tė djallit qė i gjejmė te tė krishterėt: gjysmė njeri, gjysmė kafshė, ose me bisht.

Nė anėn tjetėr, Seth, njė nga format e tė cilit ėshtė edhe ajo e gjarpėrit mund ti ketė dhėnė djalli ngjyrėn e kuqe. Ne gjithashtu mund tė konsiderojnė se kjo formė e Seth-it ėshtė rimarrė nga krishtėrimi duke e bėrė gjarpėrin ai i cili e ka joshur Evėn qė tė bėnte mėkatin.

Neo

Shkrime: 1198


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djalli - Dreqi

Mesazh  Neo prej 15.08.10 22:31

Djalli Dhe Shejtani
(Pikepamje e krishtere - Neo)

Si njė fjalė, 'satan' ėshtė njė fjalė e papėrkthyer hebraishte qė do tė thotė ‘kundėrshtar’, ndėrsa ‘djall’ ėshtė njė pėrkthim i fjalės greke 'diabolos', qė do tė thotė gėnjeshtar, njė armik ose akuzues i rremė.

Nganjėherė fjalėt origjinale tė Biblės lihen tė papėrkthyera ("Mammon", te Mt. 6:24, ėshtė njė shembull Aramaik i kėsaj).

Nė qoftė se ne besojmė se shejtani dhe djalli janė ndonjė qenie jashtė nesh pėrgjegjėse pėr mėkatin, atėhere, sa herė qė tė ndeshim kėto fjalė nė Bibėl, na duhet tė nėnkuptojmė kėtė person tė lig.

Pėrdorimi biblik i kėtyre fjalėve tregon se ato mund tė pėrdoren si mbiemra tė zakonshėm qė pėrshkruajnė njerėz tė zakonshėm.

Ky fakt e bėn tė pamundur tė arsyetosh qė fjalėt djall dhe shejtan siē pėrdoren nė Bibėl e kanė fjalėn pėr njė person ose qenie tė madhe tė ligė jashtė nesh.

Fjala 'Shejtan' Nė Bibėl

1 Mbretėrit 11:14 shėnon se "Zoti ngriti kundėr Solomonit njė armik (e njėjta fjalė hebraishte e pėrkthyer "shejtan" diku tjetėr), Hadadin Idumeon". "Dhe Perėndia ngriti kundėr Solomonit njė armik tjetėr (njė shejtan tjetėr)...Rezonin...ai qe armik (shejtan) i Izraelit" (1 Kings 11:23,25).

Kjo nuk do tė thotė qė Perėndia ngriti njė person ose njė ėngjėll mbinatyror pėr tė qenė njė shejtan/armik i Solomonit; Ai ngriti njerėz tė zakonshėm. Mat.16:22,23 jep njė shembull tjetėr. Pjetri po pėrpiqej tė pengonte Jezusin nga shkuarja nė Jeruzalem pėr tė vdekur nė kryq.

Jezusi iu kthye dhe i tha Pjetrit "Shporru prej meje, Shejtan...s’ke ndėr mend punėt e Perėndisė, por punėt e njerėzve". Kėshtu Pjetri u thirr shejtan. Shkrimi ėshtė i qartė si kristali se Krishti nuk po fliste me ndonjė ėngjėll ose demon kur foli ato fjalė; ai po fliste me Pjetrin.

Meqėnėse fjala 'shejtan' thjesht nėnkupton njė kundėrshtar, njė njeri i mirė, edhe Perėndia Vetė mund tė quhet ‘shejtan’. Nė thelb nuk ka asgjė prej mėkati me domosdo nė fjalėn vetė.

Pėrmbajtja mėkatare qė ka fjala 'shejtan' ėshtė pjesėrisht nė sajė tė faktit qė vetė natyra jonė mėkatare ėshtė 'shejtani' ose kundėrshtari ynė mė i madh dhe, gjithashtu, nė sajė tė pėrdorimit tė fjalės nė gjuhėn e botės pėr t’iu referuar diēkaje tė shoqėruar me mėkatin.

Perėndia Vetė mund tė jetė njė shejtan kur sjell sprova nė jetėt tona ose duke na ndaluar nga njė drejtim i gabuar veprimi qė mund tė jemi duke ndėrmarrė. Por fakti qė Perėndia mund tė thirret 'shejtan' nuk do tė thotė qė Ai vetė ėshtė mėkatar.

Librat e Samuelit dhe Kronikave janė paralelizma tė tė njėjtave ngjarje, siē janė katėr ungjillet dėshmi tė tė njėjtave ngjarje duke pėrdorur gjuhė tjetėr. 2 Sam.24:1 dėshmon: "Zoti...nxiti Davidin kundėr Izraelit" qė ta bėnte tė numėronte Izraelin. Ngjarja paralele nė 1 Kron.21:1 thotė se "Shejtani u ngrit kundėr Izraelit, dhe nxiti Davidin" tė bėnte numėrimin.

Nė njė pjesė nxitjen e bėn Perėndia, nė tjetrin e bėn Shejtani. I vetmi pėrfundim ėshtė qė Perėndia veproi si 'shejtan' ose kundėrshtar i Davidit. Ai i bėri tė njėjtėn gjė Jobit duke i sjellė sfida nė jetėn e tij, kėshtu Jobi tha pėr Perėndinė: "Mė pėrndjek me fuqinė e dorės sate" (Job 30:21); 'po vepron si shejtan kundėr meje', ishte ajo qė nė fakt Jobi po thoshte.
Fjala 'Djall' Nė Bibėl

Dhe po kėshtu ėshtė edhe me fjalėn ‘djall’. Jezusi tha, "nuk ju kam zgjedhur ju dymbėdhjetė (dishepuj) dhe njė nga ju ėshtė njė djall? Ai e kishte fjalėn pėr Judė Iskariotin..." qė ishte njė burrė i zakonshėm i vdekshėm.

Ai nuk po fliste pėr ndonjė qenie personale me brirė, ose i ashtuquajtur ‘qenie nė frymė’. Fjala ‘djall' kėtu thjesht nėnkupton njė njeri tė keq. 1 Tim.3:11 jep njė shembull tjetėr. Gratė e pleqve tė kishės tė mos ishin "shpifėse"; fjala origjinale greke kėtu ėshtė ‘diabolos', qė ėshtė e njėjta fjalė e pėrkthyer ‘djall’ diku tjetėr.

Kėshtu Pali paralajmėron Titin qė gratė e moshuara nė asamble nuk duhet tė jenė "akuzues tė rreme"ose ‘djaj’ (Tit.2:3). Dhe po ashtu ai i tha Timoteut (2 Tim.3:1,3) se "nė ditėt e fundit...burrat do tė jenė...akuzues tė rremė (djaj)".

Kjo nuk do tė thotė qė qeniet njerėzore do tė kthehen nė qenie tė mbinatyrshme, por ata do tė jenė mė tė kėqinj. Duhet tė jetė mė se e qartė nga e gjithė kjo qė fjalėt ‘djall’ dhe 'shejtan' nuk nėnkuptojnė njė ėngjėll tė rėnė ose njė qenie mėkatare jashtė nesh
Mėkati, Shejtani Dhe Djalli

Fjalėt 'shejtan' dhe 'djall' janė pėrdorur nė mėnyrė figurative pėr tė pėrshkruar tendencat natyrore mėkatare brenda nesh, pėr tė cilat ne folėm nė Kapitullin 6.1. Kėto janė 'shejtani' ose kundėrshtari ynė kryesor. Ata gjithashtu janė personifikuar dhe, si tė tillė, pėr ta mund tė flitet si 'djalli'- armiku ynė, njė shtrembėrues i sė vėrtetės.

Kėshtu ėshtė ‘njeriu’ ynė natyror- djalli vetė. Lidhja ndėrmjet djallit dhe dėshirave tona tė kėqia - mėkati brenda nesh - bėhet i qartė nė disa pjesė:"ashtu si bijtė (vetė ne) kanė marrė pjesė prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai (Jezusi) u bė pjestar nė po ato gjėra; qė tė shkatėrronte me anė tė vdekjes (sė tij) atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin" (Heb.2:14). Djalli kėtu pėrshkruhet si tė jetė pėrgjegjės pėr vdekjen. Por "pagesa e mėkatit ėshtė vdekja" (Rom.6:23).

Prandaj mėkati dhe djalli duhet tė jenė paralel. Nė mėnyrė tė ngjashme Jakobi 1:14 thotė se dėshirat tonė tė mbrapshta na tundojnė duke na ēuar nė mėkat dhe, pra, nė vdekje; por Hebrenjve 2:14 thotė se djalli sjell vdekjen. I njėjti varg thotė se Jezusi pati natyrėn tonė me qėllim qė tė shkatėrronte djallin. Bėni dallimin e kėsaj me Rom. 8:3: "Perėndia, duke dėrguar Birin e tij nė shėmbėllim mishi mėkatar (domethėnė nė natyrėn tonė njerėzore) e dėnoi mėkatin nė mish".

Kjo tregon se djalli dhe tendencat mėkatare qė janė natyrshėm brenda natyrės sė njeriut janė efektivisht tė njėjta. Ėshtė me rėndėsi jetike tė kuptosh qė Jezusi u tundua njėsoj si ne. Keqkuptimi i doktrinės sė djallit do tė thotė qė ne nuk mund tė ēmojmė si duhet natyrėn dhe veprėn e Jezusit. Vetėm nė sajė tė Jezusit qė kishte natyrėn tonė prej njeriu - ‘djallin’ brenda tij - ne mund tė kemi shpresėn e shpėtimit (Heb.2:14-18; 4:15).

Duke u ngritur mbi dėshirat e natyrės sė tij njerėzore, djallin Biblik, Jezusi ishte nė gjendje tė shkatėrrojė djallin nė kryq (Heb.2:14). Nė qoftė se djalli ėshtė njė qenie personale, atėhere ai nuk duhet tė egzistojė mė. Heb.9:26 thotė se Krishti u shfaq "pėr tė hequr mėkatin me anė tė sakrificės sė vetes". Heb. 2:14 ia pėrshtat kėtė thėnies qė nėpėrmjet vdekjes sė tij Krishti shkatėrroi djallin nė vetvete. Nėpėrmjet vdekjes sė tij Jezusi nė prespektivė shkatėrroi "trupin e mėkatit" (Rom.6:6), d.m.th. natyrėn njerėzore, mėkatin e zbuluar nė (trajtėn e) vetė trupave tanė.

"Kush kryen mėkat ėshtė nga djalli" (1 Gjo.3:8), sepse mėkati ėshtė rezultat i lejimit tė dėshirave tona natyrore tė liga (Jakob 1:14,15), tė cilat Bibla i quan ‘djall’. "Prandaj u shfaq biri i Perėndisė pėr tė shkatėrruar veprat e djallit" (1 Gjo.3:8).

Nė qoftė se ne e kemi mirė kur themi qė djalli ėshtė dėshirat tona tė liga, atėhere vepra e dėshirave tona tė liga d.m.th. rezultati i tyre, janė mėkatet tona. Kjo ėshtė konfirmuar nga 1 Gjo. 3:5: "Ai (Jezusi) u shfaq pėr tė marr mėkatet tona".

Kjo konfirmon se "mėkatet tona" dhe "vepra e djallit" janė e njėjta gjė. Vep. 5:3 jep njė shembull tjetėr tė kėsaj lidhjeje ndėrmjet djallit dhe mėkateve tona. Pjetri i thotė Ananias: "Pse Shejtani ta mbushi zemrėn tėnde?" pastaj nė vargun 4 Pjetri thotė "Pse e shtive nė zemėr tėnde kėtė gjė?" Tė shtish diēka tė ligė nė zemrėn tėnde ėshtė njėsoj si Shejtan tė ta mbushė zemrėn. Nė qoftė se ne vetė fillojmė diēka, p.sh. njė plan mėkati, atėhere fillon brenda nesh.

Nė qoftė se njė grua zė njė fėmijė, nuk ėshtė jashtė saj; fillon brenda saj. Jakobi 1:14,15 pėrdor tė njėjtėn figurė kur pėrshkruan se si lakmia jonė fillon dhe sjell mėkatin, i cili sjell vdekje. Ps.109:6 paralelizon njė person mėkatar me njė 'shejtan': "Vendos njė njeri tė keq mbi tė: dhe Shejtani le tė jetė nė tė djathtė tė tij", d.m.th. nė pushtet mbi tė (Krah. Ps.110:1).
Personifikimi

Megjithatė ju, me tė drejtė, mund tė pėrgjigjeni: 'por flet sikur djalli tė jetė person!' Kjo ėshtė e vėrtetė; Heb.2:14 flet pėr "atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin". Edhe njė sasi e vogėl e leximit tė Biblės tregon se shpesh pėrdor personifikimin- kur flet pėr njė ide abstrakte si tė jetė njė person.

Kėshtu Prov. 9:1 flet pėr njė grua e quajtur 'Mėnēuri' qė ndėrton njė shtėpi, dhe Rom.6:23 e vė mėkatin nė ngjashmėri me njė pagues qė jep pagesėn e vdekjes. Kjo karakteristikė diskutohet me tej nė Degėzimin 5. Djalli ynė, 'diabolos', shpesh pėrfaqson dėshirat tona tė liga.

Po prapė nuk mund tė kesh djallėzi abstrakte; dėshirat e liga qė janė nė zemrėn e njė njeriu nuk mund tė egzistojnė veēmas nga njeriu; prandaj ‘djalli’ ėshtė i personifikuar. Mėkati shpesh personifikohet si njė zotėri (p.sh. Rom.5:21; 6:6,17; 7:3). Prandaj, ėshtė e kuptueshme qė edhe ‘djalli’ personifikohet duke qenė se ‘djalli’, gjithashtu i referohet mėkatit.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, Pali flet pėr ne sikur kemi dy qenie, si tė ishin brenda mishit tonė (Rom.7:15-21): njeriu i mishit, ‘djalli’, lufton me njeriun e Frymės. Megjithatė dihet qė nuk ka tamam dy qenie personale qė luftojnė brenda nesh.

Kjo pjesė mėkatare e natyrės sonė personifikohet si "e keqja" (Mt.6:13 V.R.) - djalli Biblik. E njėjta frazė greke e pėrkthyer "e keqja" kėtu, pėrkthehet si "person i lig" nė 1 Kor.5:13, duke treguar se kur njė person i hap rrugė mėkatit, ai ėshtė "i keq" - ai vetė- bėhet njė "i keq", njė ‘djall’.
'Djalli’ dhe 'Shejtani' nė njė kuptim politik

Kėto fjalė 'djall' dhe 'shejtan' pėrdoren gjithashtu tė pėrshkruajnė rregullin mėkatar dhe tė lig tė botės, nė tė cilėn jetojmė. Pėr hierarkitė shoqėrore, politike dhe pseudo-fetare tė njerėzimit mund tė flitet nė terma tė ‘djallit’.

Djalli dhe shejtani nė Dhjatėn e Re shpesh iu referohen pushteteve shoqėrore dhe politike tė sistemeve romake ose jude. Kėshtu ne lexojmė se si djalli hedh besimtarėt nė burg (Zbu.2:10), duke iu referuar autoriteteve tė Romės qė burgos besimtarėt.

Nė tė njėjtėn pėrmbajtje lexojmė pėr kishėn e Pergamos qė vendoset atje ku ėshtė ndenjėsja ose froni i shejtanit - p.sh. vendi i qeverisė pėr koloninė romake nė Pergamos, ku ishte edhe njė grup besimtarėsh. Ne nuk mund tė themi qė Shejtani vetė, nėse egziston, personalisht pati njė fron nė Pergamos.

Mėkati vetjak pėrkufizohet si njė shkelje e ligjit tė Perėndisė (1 Gjo.3:4). Por mėkati i shprehur sė bashku si njė forcė shoqėrore dhe politike kundėr Perėndisė ėshtė njė forcė mė e fuqishme se individėt; ėshtė kjo fuqi kolektive qė personifikohet nganjėherė si njė qenie e fuqishme e quajtur djall.

Nė kėtė kuptim Irani dhe fuqitė e tjera islamike i kanė quajtur Shtetet e Bashkuara "shejtanin e madh"- d.m.th. kundėrshtarin e madh tė ēėshtjes sė tyre, nė terma fetare dhe politike. Kėshtu janė pėrdorur shpesh fjalėt ‘djall’ dhe ‘shejtan’ nė Bibėl.

Nė pėrfundim, ėshtė ndoshta e vėrtetė tė thuash qė, nė kėtė temė mė tepėr se nė ndonjė tjetėr, ėshtė jetike tė bazojmė kuptimin tonė mbi njė pamje tė drejtpeshuar tė tė gjithė Biblės, nė vend qė tė ndėrtojmė doktrina masive nė pak vargje qė pėrmbajnė frazat proverba, tė cilat duket se u referohen besimeve tė zakonshme lidhur me djallin. Kapitulli 6.1 dhe ky seksion do tė rikėrkojė rilexim tė kujdesshėm dhe me lutje.

Ėshtė pranuar qė pozicioni doktrinal i pėrshkruar atje, ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė qėnė nė gjendje tė kemi njė kuptim tė arsyeshėm tė tė gjitha pjesėve qė flasin pėr djallin dhe shejtanin. Ato fjalė mund tė pėrdoren si mbiemra tė zakonshėm ose nė disa vende ato i referohen mėkatit qė gjendet brenda natyrės sonė njerėzore.

Disa nga pjesėt mė gjerėsisht tė keqkuptuara, qė citohen nė mbėshtetje tė ideve tė pėrkrahura, janė marrė parasysh nė Degėzimet qė shoqėrojnė kėtė studim.

Ata qė e kanė tė vėshtirė tė pranojnė pėrfundimet tona duhet tė pyesin veten: (1) ėshtė mėkati i personifikuar? Ėshtė e qartė qė ėshtė. (2) Ėshtė e vėrtetė qė 'shejtani' mund tė pėrdoret thejsht si njė mbiemėr? Po, ėshtė.

Pra, ēfarė problemi tė vėrtetė mund tė ketė nė pranimin qė mėkati ėshtė personifikuar si armiku/shejtani ynė?

Bota shpesh personifikohet nė letrat dhe Ungjillin e Gjonit (shih V.R); ēfarė titull mė tė mirė se 'shejtan' ose ‘djall’ mund tė ketė pėr kėtė personifikim?

Neo

Shkrime: 1198


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djalli - Dreqi

Mesazh  Neo prej 15.08.10 22:42

Kush ėshtė djalli – shejtani
(Pikepamje islamike - Neo)

Gjithnjė sillet vėrdallė nėpėr kokat tona kush ėshtė djalli – shejtani? Akoma pa i gjetur pėrgjigje kėsaj pyetje... djalli ėshtė sekret pėr ne, i pa dukshėm, ai na sheh neve, e ne nuk e shohim atė.

Ai ēuēuritė nė veshėt tanė, na krijon njė vesvese – hipokondri pa e ditur ne se ku ėshtė ai.... ēka vepron etj. Andaj, edhe mė tutje ngelė pyetja: Kush ėshtė djalli?

Allahu i plotfuqishėm nga mėshira e Tij ndaj neve na mėsoi se kush ėshtė djalli – shejtani, cila ėshtė ngjarja e armiqėsisė ndaj njeriut dhe si u lind dhe zhvillua ajo armiqėsi. Ai na mėsoi si tė ballafaqohemi dhe tė ngadhėnjejmė ndaj tij dhe ndaj ēdo force tjetėr qė ėshtė e fshehtė apo e dukshme nė univers.

Allahu i Madhėrishėm na ka urdhėruar qė tė kėrkojmė ndihmė dhe mbrojtje prej Tij, sepse Allahu xh.sh. ėshtė Mbizotėrues mbi tė gjitha krijesat e Tij, besimtar dhe jobesimtar, nga ata qė i nėnshtrohen Allahut apo ata qė bėjnė mėkate, ata qė kanė tė alternativėn e zgjedhjes apo janė pa alternativė zgjedhjeje. Tė gjitha krijesat janė tė nėnshtruara ndaj Allahut xh.sh., andaj nuk ka ndonjė krijesė nė univers qė mund tė dalė nga mbikėqyrja e Allahut xh.sh apo dėshira e Tij. Allahu xh.sh. nė Kur’anin famėlartė thotė:

“Ai ėshtė mbizotėrues ndaj robėrve tė Tij. Ai hollėsisht di punėt e Tij dhe tė robėrve tė Vet.” El En’am:18

Nuk ka krijesė nė univers qė mund tė dalė jashtė dėshirės sė Allahut nė veprim, por krijesat qė posedojnė alternativėn e zgjedhjes nė veprim apo mos veprim, kanė mundėsi qė tė dalin jashtė dėshirės ligjėsuese apo metodologjisė nė ēėshtjen vepro apo mos vepro.

Mirėpo edhe kėto qė dalin nga ky sistem, sėrish dalin me alternativėn e zgjedhjes qė ua ka dhėnė Allahu xh.sh., sepse po tė donte Ai, do ti krijonte tė gjitha krijesat tė adhurojnė dhe veprojnė me imponim, pa tė drejtė zgjedhjeje dhe do ti kishte nėnshtrua ndaj ligjeve tė tij pa dėshirėn e tyre, mirėpo Allahu xh.sh. deshi qė krijesat e Tij tė jenė ashtu si janė. Nė kontekst tė kėsaj gjejmė fjalėt e vėrteta tė Allahut xh.sh. tė shprehura nė Kur’an ku thuhet:

“A mos do ta mbysėsh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bėhen besimtarė?! Sikur tė duam Ne, do tė zbritnim njė argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e nė qafat e tyre do t’i rrinin pėrulur atij.” (Esh-shura:3-4)

Ky ajet kur’anor ėshtė kėshillė pėr tė dėrguarin e Allahut s.a.v.s. i cili ishte i dėshpėruar dhe i shqetėsuar nė veten e tij pėr shkak se disa njerėz refuzonin besimin, sepse i dėrguari i Allahut s.a.v.s. e dinte mirė pėr ndėshkimin qė do ti presė ata ditėn e ringjalljes- kiametit. Andaj, meqė ai ishte mėshirė pėr tė gjitha botėt, ishte thellė i interesuar qė ti shpėtojė tė gjithė nga ndėshkimi dhe dėnimi qė i pretė pabesimtarėt ditėn e gjykimit.

Allahu xh.sh. e informon tė dėrguarin e Tij se ata njerėz nėse janė larguar nga dėshira e Allahut nė ēėshtjet legjislative, qė Allahu xh.sh ua dėshiroj besimin dhe ndjekjen e metodologjisė islame, ata nuk kanė mundėsi tė dalin jashtė dėshirės sė Allahut nė ēėshtjet e veprimit, sepse po tė dėshironte Allahu xh.sh. tė gjithėve do t’ua impononte nėnshtrimin, mirėpo dėshira e Allahut ishte qė ata tė kenė tė drejtėn e alternativės – zgjedhjes, qė tė besojnė apo mos besojnė, ti nėnshtrohen apo tė bėjnė mėkat.

Andaj ua dha tė drejtėn e zgjedhjes qė tė veprojnė apo mos veprojnė. Kjo e drejtė e zgjedhjes buron nga dėshira e Allahut, sepse po tė mos ishte ajo dėshirė ata nuk do tė kishin mundėsi tė zgjedhin nė veprim. Pra e tėrė kjo nėnkupton se nuk ka krijesė nė univers qė mund tė dalė jashtė dėshirės sė Allahut xh.sh.

Cilėsia e djallit

Para se tė themi diēka rreth kėsaj nė fillim patjetėr na duhet tė bėjmė dallimin mes cilėsisė djall dhe vet djallit. Nocioni djall – shejtan, si cilėsi universale nėnkupton ēdo gjė qė e largon njeriun nga nėnshtrimi ndaj Allahut xh.sh. dhe nga e vėrteta. Ēdo gjė qė e nxitė nė rebelim –mėkat dhe tenton qė njeriun te hedhė nė tė keqe, secili prej tyre ėshtė djalli.

Duhet ditur se ekzistojnė djaj- shejtanė nga xhinėt dhe nga njerėzit, e qė tė dy kėto i bashkon cilėsia e njėjtė ashtu si i bashkon qėllimi i njėjtė qė ėshtė zgjerimi i rebelimit – mėkatit dhe ērregullimeve nė rruzullin tokėsorė. Djajtė nga xhinėt janė mėkatarėt nga xhinėt qė nuk kanė pranuar tė vėrtetėn – islamin dhe ftojnė nė kufr, e edhe djajtė nga njerėzit kryejnė tė njėjtin rol.

Pra, shprehja shejtan nė kėtė rast ėshtė cilėsi pėr njė rol tė caktuar, e nuk ėshtė personifikim i ndonjė personi apo emri, andaj ēdokush qė fton nė mosbesim dhe idhujtari e rebelim – mėkat, ai ėshtė djall.

Iblisi ėshtė djall nga Xhinėt i cili gėzonte autoritet tė lartė saqė thuhet se jetonte me melekėt. Iblisi ėshtė krijesė prej krijesave tė Allahut xh.sh. por ndryshon nga melekėt (engjėjt) sepse bli ka lirinė e zgjedhjes nė veprim apo mos veprim.

Ai nuk ka mundėsi tė rebelohet nė ēėshtjet e Allahut edhe pse posedon tė drejtėn e zgjedhjes, porse ka mundėsi tė rebelohet nė ato ēėshtje qė ka tė drejtė zgjedhje. Pra ai ka mundėsi tė mos nėnshtrohet urdhrave tė Allahut, dhe pėr kėtė arsye doli nga mėshira e Allahut dhe u mallkua.

Njerėzit kanė biseduar gjerė e gjatė pėr mėkatin e Iblisit. Disa thonė, si mund ta ketė dėnuar Allahu xh.sh Iblisin pėr shkak se ai refuzoi ti bėjė sexhde dikujt tjetėr pėrveē Allahut ?! Allahu e urdhėroi qė ai ti pėrulet, ti bėjė sexhde Ademit, e ai refuzoi ti bėjė sexhde dikj tjetėr jashtė Allahut xh.sh.

Ata qė e shpikėn dhe propagandojnė kėtė shprehje dhe ide janė ateistėt dhe aleatėt e tyre. Ne u pėrgjigjemi atyre duke u thėnė, Ata nuk e kanė tė qartė kuptimin e vėrtetė tė ibadetit – adhurimit. Ibadeti ėshtė nėnshtrimi i krijesės urdhrave tė Krijuesit tė tij.

Andaj, kur Allahu xh.sh. na urdhėron neve tė falim namazin pesė herė nė ditė, kjo nėnkupton nėnshtrueshmėri, adhurim dhe iradet ndaj Allahut xh.sh.. Ngjashėm ėshtė edhe ēėshtja e zeqatat, agjėrimit haxhit si dhe ēdo urdhėr i Allahut xh.sh. qė ka urdhėruar tė veprohet ėshtė adhurim dhe nėnshtrueshmėri.

Ne nuk i polemizojmė Allahut xh.sh. porse i nėnshtrohemi urdhrit tė Tij, ne nuk themi pse tė falim pesė kohėa namaz e tė mos i falim katėr apo tri, ose pse tė falim katėr rekat e jo mė shumė ose mė pak etj, porse ne i nėnshtrohemi urdhrit tė Tij edhe atėherė kur nuk dimė urtėsinė (hikmetin) apo shkakun e atij veprimi, sepse motivi nė adhurime ėshtė se ai buron nga Allahu xh.sh. .


Pra ne kemi pėr obligim tė verifikojmė dhe tė bindemi se urdhri ėshtė nga Allahu xh.sh., e kur tė verifikojmė dhe tė bindemi, atėherė menjėherė kalojmė nė zbatim pa koment, sepse motivi pėr zbatim ėshtė urdhri nga Allahu xh.sh..

Roli i mendjes sė njeriut ėshtė tė vėrtetojė dhe tė bindet se ky univers ka krijues qė e ka krijuar, dhe se i njėjti Krijues ėshtė qė na krijoi edhe neve. Ai ka krijuar sistemin me njė precizitet tė lartė, dhe kėtė univers tė mbushur pėrplot me mrekulli qė dėshmon se tėrė kjo nuk mund tė krijohet pa njė Krijues Madhėshtor.

Nėse arrijmė deri te kjo konkluzė, atėherė kėtu ėshtė fillimi i besimit.... mirėpo mendjet tona janė tė kufizuara, saqė nėse kanė arritur deri te kjo linjė, nuk kanė mundėsi tė tejkalojnė kėtė pikė. Mendja e njeriut pash. Nuk mund ta dijė se kush ėshtė ky Krijues madhėshtor, si e ka emrin, ēka dėshiron nga ne dhe pse na ka krijuar.

Pėr kėtė arsye pėr ti dhėnė pėrgjigje kėtyre enigmave vjen nė shprehje roli i tė dėrguarve pėr ti plotėsuar gjėrat. Allahu dėrgoi tė dėrguar me shpallje dhe tė pėrforcuar me mrekulli nga qielli qė rrėnojnė ligjet e fizikės- universit. Kėta tė dėrguar i informojnė njerėzit se Allahu xh.sh. ėshtė Ai i cili krijoi universin, Ai ėshtė i cili krijoi kėtė univers nė shėrbim tė njeriut bile edhe fuqitė e mėdha siē ėshtė dielli psh, detrat, yjet etj. Tė gjitha kėto janė tė krijuara nė shėrbim tė njeriut.

Dielli lindė pėr ēdo mėngjes dhe nuk ka mundėsi tė gabojė apo bėjė mėkat, ose tė thotė, sot nuk dua tė lindė, detet avullojnė ujin qė Allah e zbret nga qielli pėrmes shiut, e edhe ato nuk kanė bėrė ndonjė mėkat ndonjė ditė qė tė thonė; Uji ėshtė i imi, sot nuk e avulloj, nuk e zbrazė, pra deti nuk ka mundėsi tė pengojė qė tė avullohet uji.

Atėherė roli i tė dėrguarve ishte tė na informojnė se Allahu e ka Krijuar tėrė kėtė ekzistencė nė shėrbimin e njeriut, e Ai kėrkon nga ne qė vetėm ta adhurojmė dhe tė veprojmė sipas asaj qė na urdhėron Ai. Pejgamberėt deri te ne kanė bartur metodologjinė e adhurimit ndaj Allahut xh.sh. e Allahu ata i pėrforcoi me mrekulli qė ishin mbi fuqinė dhe mundėsinė e njeriut.

Qėllimi i kėtyre mrekullive qė ne tė bindemi se ata vėrtetė janė tė dėrguarit e Allahut xh.sh. dhe t’ua presė rrugėn gėnjeshtarėve apo djajve qė pretendojnė se edhe ata janė tė dėrguar dhe bartin shpallje me vete.

Pra, nėse kemi arritur tė kuptojmė se ēka dėshiron Allahu xh.sh. nga ne, atėherė ne kemi pėr obligim tė nėnshtrohemi dhe tė adhurojmė. Pra kemi pėr obligim dėgjueshmėri dhe nėnshtrim pa polenizim, sepse motivi i nėnshtrimit dhe adhurimit ėshtė thjesht se urdhri vjen nga Allahu xh.sh.. Ai me diturin e Tij tė pa kufizuar dinė atė qė ne nuk e dimė, pastaj Ai me urtėsinė e tij e din ku ėshtė e mira dhe interesi i jonė, sepse ne me mangėsinė tonė ndoshta bėjmė keq duke menduar se po bėjmė mirė.

Allahu xh.sh. me tė gjitha cilėsitė e Tij ėshtė absolut. Nėse njeriu dėshiron tė polemizoj, ėshtė krejt e natyrshme tė polemizoj me rivalin e tij, me atė qė ėshtė i barabartė me te nė dituri, psh mjeku kur duhet tė polemizoj polemizon me njė mjek si ai, inxhinieri polemizon inxhinierin. Mjeku nuk bėnė polemikė nė lėmin e medicinės me zdrukthėtarin etj.

Pra nėse duhet patjetėr polemizuar dhe dėshirojmė qė polemika tė jetė e frytshme, duhet qė patjetėr polemika tė bėhet mes dy subjekteve tė barabartė nė dituri. Atėherė cili nga ne ėshtė i barabartė me diturinė e Allahut xh.sh qė tė polemizoj me te pėr ēėshtjet qė na ka urdhėruar ose tė polemizojmė nė ndonjė dije prej dijeve tė shumta. Pra pėr kėtė lexo ajetin Kur’anor ku Allahu xh.sh. thotė:

“Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės.” (el-Ahzab:36)

Po ashtu ajetin tjetėr ku Allahu xh.sh. thotė:

“I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi All-llahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarit e Tij, dhe thanė: “Iu pėrgjigjėm thirrjes dhe respektuam urdhėrin. Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė.” (el-Bekare : 285)

M.M. Sha’ravi

Neo

Shkrime: 1198


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djalli - Dreqi

Mesazh  Neo prej 15.08.10 22:53

Kush eshte Djalli, Dreqi ose Shejtani?
(Pikepamje islamike - Neo)

Nisur nga kuptimi i saj leksikor, fjala "shejtan" emėrton qenien qė ėshtė pėrzėnė nga vendndodhja hyjnore, qė ėshtė larguar prej mėshirės hyjnore, qė tė gjitha mundėsitė qė ka pasur nė dorė, i ka kthyer kundėr vetes, qė ka humbur tek ka qenė fitues.

Nisur nga gjendja ku ndodhet, Shejtani ėshtė viktimė e njė rrethi vicioz pasi ėshtė larguar nė mėnyrė tė pakthyeshme nga dėgjimi dhe kuptimi i sė vėrtetės.

Nė fillim Shejtani ėshtė vetėgoditur me anė tė krenarisė dhe arrogancės. Duke e patur fjalėn pėr njeriun, ai ka thėnė: "Unė jam mė i dobishėm se ai!" Ky mendimi i parė djallėzor, kjo dialektikė ka pėrbėrė turin e parė tė rrethit tė mbyllur ku e ka futur veten ai duke i prerė lidhjet e duke i mbyllur rrugėdaljet.

Me kėtė ai ka hedhur hapin e parė nė vorbullėn vrasėse dhe i ka pėrlyer me baltėn e justifikimit tė gjitha mundėsitė e pendesės. Nė kėtė thėnie ka, si fillim, njė vetėpėlqim e, pastaj, njė arrogancė qė ka kapėrcyer brigjet e ėshtė derdhur jashtė.

Kur Shejtani bėri mėkat, edhe Hz. Ademi pati gabuar duke e zgjatur dorėn drejt asaj peme tė ndaluar. Por, me ta kuptuar se si qėndronte ēėshtja, pati rėnė nė gjunjė e pati thėnė: "Zoti ynė! Ne i bėm dėm vetes sonė. Po s'na fale, do tė jemi ndėr ata qė kanė humbur me tė tėra!" (Kur'ani, Araf: 23). Me tė hyrė nė mes falja, rrugėdalja qe hapur dhe profeti Adem pati shpėtuar.

Kurse Shejtani i doli nė mbrojtje vetvetes, egos sė tij, me justifikime djallėzore. Pėrballė qortimeve, ai nuk deshte tė pohonte tė metėn e vet dhe, duke thėnė "Unė jam mė i dobishėm se ai", u shkatėrrua. Dhe mė pas vendosi tė bėhej armiku kryesor i njerėzimit. Shihni vendosmėrinė e tij nė kėtė udhė: "Betohem nė madhėshtinė tėnde se tė gjithė njerėzit do t'i nxjerr nga udha!" (Kur'ani, Sad: 82).

Dhe nė njė vend tjetėr: "Do t'u dal majtas e djathtas, para e prapa e do tė shohėsh se si nuk do tė tė falenderojnė. Ashtu do tė jetojnė ata, gjithmonė mosmirėnjohės. Do tė hanė tė mirat e tua dhe do tė adhurojnė tjetėrkėnd. Do tė notojnė nė tė mira, por ty nuk do tė tė njohin!" (Kur'ani, Araf: 17).

Edhe nė shumė vende tė tjera Kur'ani tregon pėr grindjen e Shejtanit, pėr armiqėsinė ndaj njeriut dhe pėr revoltėn ndaj Zotit. Revolta e tij dha si rezultat dėbimin e tij nga ana e Zotit. Sapo qė Shejtani tha "Unė jam mė i dobishėm se ai","Zbrisni poshtė tė gjithė!", duke e lėnė atė tė vetėm.

Pretendimet e mėdha, nga njėra anė, dhe armiqėsia e pėrbetuar kundėr njerėzimit, nga ana tjetėr, e largoi krejtėsisht atė prej atmosferės konstruktive, zbutėse e lartėsuese tė Mėshirės. Mė pas iu dorėzua plotėsisht logjikės djallėzore dhe tha: "Betohem nė madhėshtinė tėnde se tė gjithė njerėzit do t'i nxjerr nga udha!" dhe zgjodhi pėr udhė atė tė gėnjeshtarit e tė mashtruesit.

Sa mė shumė qė gėnjeu, aq mė shumė u largua e sa mė shumė u largua, aq mė shumė iu shtua zemėrimi e urrejtja e kėshtu, fitoi njė natyrė tė dytė tė pėrbėrė nga intriga dhe mosmirėnjohja. Nė ēdo largim, tėrbohej edhe mė shumė e, duke e ndjerė mė shumė pėrzėnien, s'bėnte tjetėr veēse rrinte duke shprehur neverinė, urrejtjen dhe arrogancėn e vet.

Ngrihej tė polemizonte me Allahun, bėnte dialektikė e, kėshtu, largimi prej mėshirės sė Allahut e shtynte atė nė revoltė, e cila e largonte, pastaj, edhe mė. Dhe Shejtani, si viktima e rrethit vicioz ku qe mbyllur vetė, iu nėnshtrua dėnimit, vetėndėshkimit: zemra iu vulos. Kjo kishte kėtė kuptim: brenda nuk i mbeti gjė tjetėr veē mendimit tė keq, kurse tė gjitha fakultetet e mira, tė gjitha burimet dritėsore iu shuan e morėn fund. Zoti e urdhėroi:

Pėr ta kuptuar kėtė, domethėnė se si njeriu qė bie nė njė pozitė tė tillė, i humb tė gjitha vlerat e tij, po jap kėtė shembull. Njeriu ėshtė njė qenie shumė e pėrplotėsuar. Nė se i vlerėson dhe i vė nė punė dinamikat qė i janė dhuruar, mund tė kthehet e tė bėhet njė engjėll. E tani mendoni njė njeri shumė tė dhembshur e jashtėzakonisht tė pėrsosur nė namazin e tij, nė agjėrim, nė lutje, nė haxh, nė zeqat e nė marrėdhėniet me njerėzit.

Nė njė moment tė caktuar, kėtė njeri e kanė prekur nė nderin e vet, janė marrė me dinjitetin e tij, ndjeshmėria i ėshtė dėmtuar rėndė dhe, si njeri, kurrė nuk ėshtė marrė nė konsideratė. Ndėrkaq, ka arritur nė njė gjendje tė tillė sikur mbi sistemin e tij nervor janė ngarkuar male e, mė nė fund, njeriu nuk ka mundur tė durojė e ka plasur.

Atėherė nė kokėn e tij nuk ka mbetur gjė mė: as butėsi, as durim, as mirėkuptim, as falje. E nė se do ta trajtėsonit kėtė gjendje tė njeriut me atmosferėn tė pėrbėrė tėrėsisht prej neverisė dhe urrejtjes, s'do tė shihnit tek ai gjė tjetėr veē shkėndiave qė shpėrthejnė si prej xhehennemit. E, nė atė ēast, nė se do tė donit t'i jepnit ndonjė kėshillė, nuk do tė mund tė arrinit t'i jepnit tė kuptonte asgjė.

Ēdokush, nė jetėn e tij personale, ka parė e ka jetuar gjėra tė ngjashme me kėtė. Ja, pra, Shejtani ėshtė njė qenie qė nė ēdo sekondė tė jetės pėrjeton nė vetvete tė tillė urrejtje e neveri. Gjatė gjithė jetės e sa tė jetė gjallė, nuk do tė mendojė gjė tjetėr veē tė keqes. Eshtė nė njė gjendje tensioni tė lartė, por, natyrisht, jo njė tension i dobishėm, por djallėzor.

Nė kėtė gjendje ai mendon veēse pėr keq, sepse edhe nuk mundet tė gjejė rast pėr tė menduar mirė, pasi brenda ėshtė mbushur plot e pėrplot me tė kėqia. Prandaj ndodh qė, edhe nė se nė njė aspekt, e njeh Allahun, ai, ashtu si edhe besimtari i cili, megjithėse e njeh Allahun, gjatė zemėrimit e humb bonsensin dhe durimin, nuk mundet ta kujtojė Atė dhe nuk mundet tė shprehė besim. Sepse gjėrat e kėqia qė ka brenda, i bėhen pengesė.

Ka edhe shumė njerėz qė, ashtu si Shejtani, viktimė e njė rrethi vicioz, kanė rėnė viktimė e tė njėjtave gjėra. Edhe ata janė bėrė viktimė e tė tillave ndjenja dhe pasione tė kėqia dhe i janė nėnshtruar idhullit ego. Nė lidhje me kėtė dukuri, mund tė thuhet se askush nuk ėshtė i siguruar. E vetmja siguri e neve besimtarėve, ėshtė besimi dhe mbėshtetja jonė tek Zoti.

Djalli dhe funksioni i tij

Para se ta kundėrshtonte Zotin, djalli merrte pjesė sė bashku me engjėjt dhe bėnte punėn qė bėnin edhe ata. (Kehf, 18:50) Ndėrkaq, meqė nuk ishte si engjėjt e krijuar prej drite, nuk ndodhej nėn garanci. Siē ėshtė thėnė edhe mė parė, engjėjt nuk kundėrshtojnė, nuk ngrenė krye, por bėjnė atė qė u urdhėrohet. (Tahrim, 66:6)

Natyra vėrtetė e djallit, entiteti i vėrtetė i tij doli nė shesh pasi iu propozua t'i pėrulej njeriut tė parė, Ademit, pėr ē'shkak embrioni i mendjemadhėsisė dhe fara e revoltės tė pranishme nė qenien e tij, por tė pashfaqura gjer atėherė, plasėn dhe u zhvilluan me vrull.

Djalli tha duke iu drejtuar Zotit me mendjemadhėsi: "Unė jam epror ndaj tij sepse atė e krijove nga balta, kurse mua prej zjarri!" (Sa'd, 38:76) Sipas deklaratės sė ajetit kur'anor dhe, ashtu siē thotė edhe imam Shibliu, gjersa ngriti krye, djalli quhej Iblis, pastaj u quajt shejtan, djall, dhe iu dha mundėsia tė rronte gjer nė kiamet. Pas kėsaj, djalli iu betua Zotit kėshtu: "Do t'u futem njerėzve nga e djathta e nga e majta, nga para e nga prapa dhe do t'i prapėsoj!" (A'raf, 7:17)

Kėtu duam ta sqarojmė me pėrparėsi kėtė specifikė: Nė luftė, para se tė merret vendim pėr ta sulmuar armikun ose pėr t'u mbrojtur prej tij, nuk studiohen njė e nga njė tė gjithė individėt-ushtarė tė armikut, por pėrbėrja dhe fuqia ushtarake e reparteve dhe nėnreparteve, armatimi dhe rezervat luftarake, aftėsitė e manovrimit, epėrsia nė armatim, pozicioni ose pozicionet qė ka zėnė, etj.

Studimi dhe njohja e ngjyrės sė flokėve dhe syve tė oficerėve dhe ushtarėve, tipi i veshjeve dhe veēori tė tjera personale s'vlejnė pėr kurrgjė. Kėshtu qėndron puna edhe me xhindet.

Lidhur me kėtė ēėshtje, e rėndėsishme dhe themelore pėr ne ėshtė tė pėrcaktojmė rrugėt nga mund tė na afrohet djalli, mėnyrat dhe dredhitė e tij pėr tė na goditur nė besimin tonė qė ėshtė garancia e jetės sonė tė amshuar, dhe tė gjejmė rrugėzgjidhjet e duhura.

Cila ėshtė urtėsia e krijimit tė djallit dhe e lejimit tė tij pėr t'i prapėsuar njerėzit?


a) Po tė mos krijohej djalli, krijimi i njeriut s'do tė kishte asnjė kuptim. E para, Allahu ka shumė krijesa si engjėjt qė kurrė nuk bėjnė mėkat dhe qė nuk ndikohen pėr tė keq nga djalli. Ashtu siē ka krijuar ndryshe nga njeriu, bimėt dhe kafshėt, Allahu ka dėshiruar tė krijojė njerėzit si pasyra qė i pasqyrojnė artet hyjnore ndryshe nga engjėjt.

Ndėrkaq u ka kundėrvėnė njerėzve djallin dhe shpirtrat e kėqinj si elementė provokimi dhe nxitjeje dhe pretekst zhvillimi me qėllim pėr tė zhvilluar dhe nxjerrė nė shesh mundėsitė dhe aftėsitė qė pėrmbahen nė natyrėn dhe entitetin e njerėzve, qenien esenciale tė tyre. Djalli qė e reflekton jashtė mendjemadhėsinė dhe shtysėn e rebelimit, vepron nė mėnyrė tė vetėdijshme. Djalli ėshtė si njė maratonist kundėrshtar qė e ndjek njeriun nga pas.

Pėr tė arritur nė finish, pėr tė dalė fitues, pėr t'u shkėputur nga ky kundėrshtar i pėrjetshėm qė s'i ndahet, njeriut i duhet ta lėrė pas, tė jetė gjithmonė nė krye dhe shumė para tij. Po qe se njeriu nuk do tė kishte njė kundėrshtar dhe armik qė do tė mund tė bėhej pėr tė element provokimi dhe nxitjeje, njeriu kurrė nuk do ta bėnte kėtė garė serioze dhe t'i zhvillonte mundėsitė dhe aftėsivė e veta; mė saktė, njeriu nuk do tė gjente dot terrenin pėr t'i zhvilluar mundėsiė dhe aftėsitė tė cilat, mė nė fund, do tė atrofizoheshin sė bashku me njeriun.

Njeriu e ka arritur nivelin mė tė lartė njerėzor dhe pozitėn e njeriut tė pėrsosur me anė tė luftės kundėr kėtij armiku tė pėrjetshėm. Nė tė njėjtėn kohė, kur i ka munguar forca, dėshira dhe vullneti i duhur, njeriu e ka humbur kėtė garė duke rėnė nėn nivelin mė tė ulėt tė qenieve!

b) E keqja nuk qėndron te krijimi i djallit, por te ndjekja e tij dhe kryerja e tė keqes. Ashtu siē ndodh qė nė njė krim, si shkak i vėrtetė i krimit tregohen jo thika apo arma e zjarrit tė pėrdorura nė atė krim, por duart qė i pėrdorėn, pra, njeriu, nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe djalli ėshtė njė vegėl e pėrgjakur e pėrdorur nė aktet e kėqija apo kriminale tė kryera nga njeriu dhe fajtori i vėrtetė, dora e pėrgjakur qė e pėrdori atė vegėl.

Sigurisht, nuk ėshtė djalli shkaku i vėrtetė i pėrfundimeve tė kėqija tė arritura nga kryerja e disa akteve tė kėqija prej egos te njeriu dhe vullnetit tė hyrė nėn urdhrin e egos. Djalli dhe tė kėqijat janė nga njė shkak banal mė vete; shkaktari i vėrtetė ėshtė vullneti i njeriut. Njerėzit bėjnė tė kėqija jo se ėshtė djalli, por me anė tė vullneteve tė veta.

c) Njeriu ėshtė i prirur ta vlerėsojė ēdo gjė nė kuadrin e vet tė ngushtė dhe sipas rezultateve tė vogla qė ka nė dorė, kurse akti krijues i Zotit sheh kah rezultatet dhe dobitė e pėrgjithshme. Pėr shembull, po ta fusim dorėn nė zjarr, do tė na digjet; megjithė kėtė, a mund tė themi qė zjarri ėshtė krejt i dėmshėm? Zjarri ka njė sėrė vetish dhe cilėsish.

Jemi ne qė e bėjmė atė tė keq e tė dėmshėm apo tė mirė e tė dobishėm. Dhe, po t'i shohim rezultatet e pėrgjithshme tė pėrdorimit tė zjarrit, do tė arrijmė nė pėrfundimin se ai ėshtė shumė i dobishėm e i nevojshėm. E tillė ėshtė energjia elektrike. I tillė ėshtė shiu. I tillė ėshtė edhe djalli.

Duke u bėrė pjesė e dėshirave dhe vullnetit tė njeriut tė keq, djalli e shtyn atė pėr nė xhehennem, skėterrė. Kurse duke e nxitur vullnetin e njeriut tė mirė pėr t'u larguar prej tij, si vrapuesi qė pėrpiqet t'i shkėputet nė vrapim kundėrshtarit qė e ndjek nga pas, djalli bėhet shkaktar pėr lartėsimin moralo-shpirtėror tė njeriut tė mirė, pėr fitoren parajsore tė tij. Ky ėshtė funksioni i djallit.

d) A mund tė themi pėr zjarrin, rrymėn elektrike apo shiun, "mė mirė tė mos ishin" duke i konsideruar tė kėqinj vetėm duke parė disa rezultate negative tė pjesshme e jo rezultatet e tyre tė pėrgjithshme? Jo! Nė tė njėjtėn mėnyrė, s'mund tė themi se "pse u krijua djalli".

Ashtu siē ndodh qė, bie fjala, pėr njė gisht tė gangrenuar nuk e vrasim trupin e shėndoshė, por vetėm gishtin e vdekur e presim, po ashtu, nuk duhet tė kundėrshtojmė ekzistencėn e djallit qė na sjell dobi tė mėdha, pėr shkak tė njė sėrė gjėrash tė kėqija.

Meqė nė shėrbimin ushtarak apo nė luftė ka vrasje dhe vdekje, a mund tė themi qė tė mos shkojmė ushtar ose nė luftė? Si kjo, dėmet qė mund t'i shkaktojė besimit djalli duke ia zbukuruar tė keqen njeriut, janė apo s'janė njė me njė mijė nė raport me dobitė qė i sjell besimit profeti. "Si mund tė ndodhė" – do tė thoni. Nuk mund tė thuhet se "a nuk shkojnė nė xhehennem mijra njerėz nėn mashtrimin e djallit?"

Sepse cilėsia te besimtari ėshtė edhe mė e rėndėsishme se sasia te mohuesi, edhe mė me epėrsi. Kush ka mė shumė rėndėsi, jeta e njė njeriu, apo jeta e njė mijė insekteve? Ndėrsa nga njė mijė fara hurmaje, vetėm 11 arrijnė tė mbijnė dhe bėhen pemė, a ėshtė mė mirė tė kesh njė mijė fara, apo 11 pemė hurmaje?

Ē'ėshtė shenja e djallit?

Shenja e djallit ėshtė njė pikė e rėndėsishme nė zemrėn e njeriut, veēanėrisht besimtarit, ku djalli drejton topin, pushkėn, shigjetėn, ajo pikė e zemrės tė cilėn e merr nė shenjė djalli. Nė zemrėn e njeriut, veēanėrisht, tė besimtarit, ėshtė pika ku vijnė e mblidhen frymėzimet engjėllore, si dhe pika e djallit. Krejt si polet minus (-) dhe plus (+) tė njė baterie elektrike!

Ē'do tė thotė qė djalli i afrohet njeriut nė drejtime tė ndryshme pėr ta goditur?

Afrimi i djallit te njeriu nga anė tė ndryshme ka kuptimin e paralajmėrimit nė dimensione tė ndryshme tė njeriut ndaj tė kėqijave sipas situatave tė ndryshme ku ndodhet ai. Njeriu, i cili paraqet njė kuptim dhe pėrmbajtje shumėdimensionale, duke i zhvilluar dimensionet e veta, pavarėsisht dhe nė kundėrshtim me pėrmbajtjen lėndėsore tė tij, mund tė bėhet i denjė pėr xhennetin, parajsėn.

Nė antagonizėm me kėtė, djalli pėrqėndrohet pėr t'i vėnė nė punė dhe zhvilluar te njeriu cilėsitė lėndėsore jo vetėm pėr ta penguar lartėsimin e njeriut, por edhe pėr ta shmangur dhe kthyer pas.

Pa dyshim, po qe se secila prej disa mundėsive me tė cilat ėshtė pajisur njeriu pėr tė siguruar disa dobi dhe urtėsi, siē janė epshi, ndjenja e dhunės, agresiviteti, zemėrimi, furia, arsyeja, ambicja dhe kryeneēėsia, nuk zbuten ose nuk bėhen tė rregullueshme e tė kontrollueshme me anė tė besimit, mund tė vihen nė punė kundėr mekanizmit tė ndėrgjegjes dhe kėtė vėnie nė punė e bėn djalli.

Pėr shembull, pėr sa kohė qė njeriu tė mbetet nėn mekanizmin e egoizmit frymor (vetiak, sensual), do tė thotė se ndėrgjegjja, domethėnė mekanizma engjėllore, ėshtė dhe vazhdon tė jetė e shtypur sė bashku me tė gjitha vlerat dhe atributet e saj tė shquara.

Kurse, kur zhvillohet dhe del nė pah mekanizma engjėllore dhe engjėlloriteti, egoizmi frymor me tė gjithė mekanizmėn e vet hyn nėn urdhrin e ndėrgjegjes. Megjithėse djalli e gjen esencėn e njeriut, pėrdor kundėr tij vetėm mekanizmėn e egoizmit frymor.

Djalli nuk afrohet ose nuk mundet tė afrohet te mekanizma e ndėrgjegjes ose, siē mund tė shprehemi ndryshe, te pikat e shquara dhe jetike tė ndėrgjegjes sepse atje ka vullnet, vitalitet hyjnor dhe vetėdije. Po tė dijė njeriu ta pėrdorė vullnetin, djalli s'i afrohet dot; me flatrat e vetėdijes e tė vitalitetit hyjnor, ngjitet dhe qėndron nė qiejt e kulturės shpirtėrore pa ngecur nė pengesat djallėzore.

Prandaj, njeriu i kėtij brezi qė e ka zemrėn tė mbushur me Zotin, ia mbyll gjithmonė dyert djallit dhe duhet t'ia mbyllė. Atėherė, tė gjitha zhurmat, bubullimat dhe furtunat qė shkakton djalli, mbeten jashtė njeriut, kufizohen duke qarkulluar vetėm nė fushėn e vetė djallit!

Fushat djallėzore dhe engjėllore ndodhen, nė entitetin e njeriut, aq afėr njėra-tjetrės, saqė mund tė ndikohen gjithmonė nga njėra-tjetra. Pėr shembull, efektet radioaktive tė njė shpėrthimi nė anėn djallėzore e fusin nėn ndikimin e tyre edhe anėn engjėllore.

Siē e prekėm edhe mė lart, djalli pėrdor epshin dhe e shtyn me forcė njeriun nė sensualitet; ia pushton mendjen dhe ia rrokullis nė dhelpėri; po kėshtu, ia provokon ambicjen, zemėrimin, mendjemadhėsinė dhe pangopėsinė pėr kėtė botė. Ai kėrkon t'ua turbullojė botėt ndjesore dhe shpirtėrore njerėzve qė i fut nė rrjetė dhe t'i largojė nga vetvetja!

Por djalli nuk na sulmon vetėm duke na bėrė qė tė ndjejmė tė kėqijat e tij dhe tė bėjmė edhe vetė tė kėqija. Ashtu siē na erdhi nga e majta, na vjen edhe nga e djathta, nga para e nga pas. Vetė Kur'ani tregon pėr armiqėsinė e egėr tė djallit kundėr Allahut dhe pėr pohimet e tij tė paturpshme pėr mėnyrėn se si ka pėr t'ua marrė mendjen njerėzve pėr t'i shmangur nga rruga e drejtė. (A'raf, 7:17)

Djalli i del njeriut para dhe ia thyen shpresat pėr tė ardhmen, e bėn qė ta mohojė ringjalljen. Ai e bėn njeriun tė mendojė se "feja islame e mbaroi detyrėn e saj dhe s'ka pėr t'u ringjallur mė kurrė"! Ai hedh zi mbi zemra duke e treguar tė ardhmen tė errėt e kaotike.

Djalli i del njeriut nga pas dhe ia pret lidhjet me tė shkuarėn, me dritėn profetike duke e bėrė tė mendojė se "kohėt ndryshuan, kurse ato gjėra mbetėn pas". Ai i bėn njeriun ta shajė tė shkuarėn e vet dhe t'i mohojė rrėnjėt e veta, ta mohojė prejardhjen e vet.

Nė kėtė mėnyrė, duke na i mbyllur tė gjitha dritaret dhe kalimet pėr nė tė shkuarėn e pėr nė tė ardhmen dhe pasi na i kėput tė gjitha lidhjet me tė djeshmen e tė nesėrmen, na ofron neve njė mėnyrė tė menduari me pėrmbajtje plot helm dhe njė filozofi jete me stoli tė rreme: "E kaluara dhe e ardhmja janė pėrrallė, s'ke pėr tė ardhur mė nė kėtė botė, prandaj mos u merr me atė qė iku se s'kthehet mė, por shih ta shijosh jetėn e jo ta shkatėrrosh kot..."

Djalli i vjen njeriut nga e majta dhe e tėrheq nė rrjedha tė njohura e tė hapura tė mėkatit. Veprimtaritė e kolonės sė pestė janė veprimtari qė i bėjnė ndihmėsit e djallit, tė cilėt i rekruton ai duke u ardhur nga e majta. Tė gjitha rrugėt e haramit (akteve dhe veprimtarive joligjitime, tė ndaluara, tė pabekuara e tė dėnueshme), tė pėrhapura gjerėsisht nė ditėt e sotme, janė rezultat dhe pėrfundim i goditjes ssė njeriut nga djalli nga ana e majtė. Por nuk duam tė bėjmė kėtu njė pėrshkrim tė shėmtuar duke i pėrmendur kėto njė e nga njė.

Njė formė dhe mėnyrė tjetėr e afrimit dhe e goditjes sė djallit ėshtė paraqitja e tij me figurėn e tė drejtės dhe tė vėrtetės duke ia treguar njeriut gjėrat e kėqija si tė mira dhe kjo ėshtė gjėja mė e rrezikshme pėr besimtarin.

Duke i shkuar nga e djathta besimtarit qė ua ka mbyllur derėn mėkateve e qė ėshtė dhėnė me gjithė shpirt pas adhurimit, djalli e bėn atė t'i pėlqejė vetja, t'ia dedikojė sukseset vetes, kurse tė metat, tė kėqijat dhe humbjet, tė tjerėve.

Kėshtu, djalli arrin ta bėjė atė tė shijojė humbjet mė tė hidhura sikur tė ishin suksese. Sigurisht, po qe se me ato qė bėjmė dhe tregojmė, synojmė tė na lavdėrojnė dhe ngrenė nė qiell tė tjerėt, do tė thotė se djalli na godet nga e djathta. Njė njeri i tillė, pastaj, nuk ka vlerė as kur bėn Qaben tavaf, as kur lufton nė radhėt e para!

Omer bin Abdylazizi i shkruan dikujt njė letėr monument shprehjeje. Pastaj, duke e dalluar se ka pėrdorur ca shprehje formale, tė zbukuruara e tėrheqėse, nga tė cilat e kupton se i ėshtė pėrkėdhelur egoja, e gris. Po qe se nė ego na vjen njė entuziazėm e njė gėzim si rrjedhojė e punėve, detyrave dhe shėrbimeve qė kemi bėrė e bėjmė, duhet tė mendojmė se nė kėtė mes mund tė jetė pėrzier djalli dhe, me kėtė mendim, t'i drejtohemi Zotit duke e pėrtėrirė fjalėn e dhėnė.

Ajo qė na duhet neve, ėshtė tė mos tregojmė konsideratė pėr gjėrat qė i pėlqejnė egos sonė. Gjėrat qė bėjmė, t'i bėjmė sepse i ka urdhėruar Zoti, kurse kėnaqėsitė qė i ka tė nevojshme akti, t'i lėmė pėr nė jetėn tjetėr.

Ēdo njeri ėshtė i detyruar t'i mendojė favoret e Zotit pėr tė dhe, nė ēfarėdo posti qė tė ndodhet, tė falėnderojė pėr faktin qė Zoti e ka bėrė tė merituar tė favoreve tė Tij. Ai do tė ēojė nė vend pėrgjegjėsinė ndaj Zotit dhe detyrėn pėr ta falenderuar Atė, kurse Zoti, si rrjedhojė imediate tė mėshirės sė Tij tė gjerė, do t'u japė njė thellėsi tė veēantė favoreve sipas qėllimit dhe sinqeritetit tė njeriut.

Veē kėtyre, nė kuptim tė pėrgjithshėm, mund tė mendoni edhe kėtė: djalli vjen nga e djathta dhe i tregon ēėshtjet e mėdha, si tė vogla, kurse tė voglat, si tė mėdha. Nė ēdo komė mund tė hasni njė njeri tė tillė: ėshtė musliman, haxhi dhe njė nga ndjekėsit e rregullt tė xhamisė. Allahu mos e ndaftė nga adhurimi! Mirėpo nė shtėpi ka fėmijė qė s'falin namaz.

Ndėrkaq, nuk i plas zemra pėr kėtė, por pėr gjėra tė vogla, pėr tė cilat grindet vazhdimisht nė xhami! Rrugėt janė plot me tė rinj tė mjerė, mes tė cilėve janė edhe djali, vajza apo nipi i tij, mirėpo ec e shih se, nė vend qė t'i mendojė kėto e tė dėshpėrohet, nė vend qė tė kėrkojė zgjidhje pėr kėto, ngrihet dhe grindet pėr tė meta ose mangėsi tė vogla.

Njerėz si ky nuk i lėnė t'u shpėtojnė pa ia bėrė tė vdekurit tė shtatat, tė dyzetat, gjashtė muajt dhe motmotin dhe ju zėnė me top po s'i bėtė edhe ju kėto dhe ceremoni si kėto.

Nė shtėpitė e tyre, nė vendin mė tė zgjedhur ėshtė njė Kur'an qė askush nga pjesėtarėt e asaj familjeje s'e di se ē'thotė!

Ja, pra, situata si kėto janė "kroshé nga e djathta", mė tė rėnda se goditjet e djallit nga e djathta!


Neo

Shkrime: 1198


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Etimologjia e fjalės: "Djalli"

Mesazh  Fikrro prej 11.12.10 19:54

Etimologjia e fjalės: "Djalli"



Aristofeja nuk pret qė rasti t’i ikė, qė koha tė kalojė e plaga qė ka pėsuar t’i mavijoset e t’i gangrenizohet. Jo, ajo u mblodh nė Romė pasi e ardhmja e vet po rrezikohet, e nė Tiranė u pėrpoq tė rivendos rregull, qė askush tė mos lajthisė nga mėsimet e djallit e tė heretikėve.

Nė njė shkrim tė dt. 25 shtator te Telegrafi mbi Djallin, ishte njė shkrim pa autor, Aristofeja kėrkon tė mbrohet duke larguar shigjetat e kritikės nga vetja e duke rikonfirmuar pėrmbajtjen e konceptit Djall, qė vetė ka pėrpiluar e shkruar me kujdes nė ēdo fjalor tė botuar deri mė sot. Autori anonim sjell nė kėtė shkrim trajtesėn bajate mbi prejardhjen e fjalės djall:djall, thotė, vjen nga greqisht “dia”, tutje, dhe “vallein”, hedh, flak.

Shikoni ē’ka ndodhur nė greqisht: nga shprehjet shqipe hedh vallen dhe shkel me kėmbė greqishtja ka marrė (vallen pėr hedh, flak, dhe shkel pėr kėmbė),dhe nė krah tė fjalės diavolos vė anglishten devil.

Autorit tė shkrimit s’i bėn aspak pėrshtypje pėrse te anglishtja devil mungon parashtesa greke dia (d.m.th. tutje) dhe folja greke vallein (flak ?!) dhe as merr mundimin tė na shpjegojė se ēdo tė thotė hebraishtja ha-Satan, arabishtja shajtaan dhe shqipja shejtan.




Hebraishtja ha-Satan,arabishtjashajtaan,dhe shqipja shejtan,kanė nė temėn e tyre sinonimet J dhe At,tė cilat ky autor e ka tė vėshtirė t’i mėsojė.
Antishqiptarizmi s’e ka bėrė aq tė zgjuar (e veē pėr kėtė Aristofeja e mban dhe e majm si shėrbėtor besnik tė saj pasi i ditur kuptohet qė s’ėshtė), ndryshe ai nuk do tė guxonte tė vinte nė shkrimin e tij gjithė ato fjalė, kuptimin e tė cilave vetėm njė Kod, ai i SHQIPES, mund t’i zbėrthejė.

Nė anglishten e vjetėr devil shkruhej deofol dhe nė anglishten mesjetare devel.

Ato bashkė me latinishten diabolicus dhe greqishten diavolos,duan tė na kumtojnė njeriun e keq, qė pėr Aristofenė ėshtė cilido qė DI e qė Pėrhap tė vėrteta si barazimin Ay = Yll.


Njė nga karakteristikat e greqishtes ėshtė shprehja e mjaft koncepteve me dhjetra fjalė.
Siē shihet, edhe kėtu shqipja ia kalon greqishtes e shumė gjuhėve, qė mburren me fjalorin e tyre tė madh miliona fjalėsh.

Nė shqipe, nė shumicėn e rasteve, sendi dhe koncepti shprehen me njė fjalė, dhe kjo shpreh peshėn e konceptit dhe qėndrueshmėrinė e gjuhės, qė e ka krijuar atė.dia vjen nga fjalė si diavolos apo latinishtja diabolicus,dhe jo e kundėrta.

Termi diavolos, njeriu i keq, apo diēka e keqe “qui inspire la haine”, qė fut grindjen mes njerėzve (te Bailley), vjen nga shqipja e do tė thotė (po e pėrsėrisim dhe njė herė pėr tė dashuruarit pas greqishtes sė “vjetėr ?!” dhe asaj tė re) “Di Ay Yll Ėshtė”.

Ky njeri qė dinte tė fshehtat e gjuhės e qė guxonte t’ua mėsonte tė tjerėve bashkė me sekrete tė tjera tė dijes u deklarua nė Mesjetė heretik.
Heretik don tė thotė “AR E (= I, tė gjithė) them janė”, pra, Ar, Yll, (kėtu: Perėndi) janė Tė Gjithė Njerėzit e Tė gjithė Popujt”.

Djalli dhe Heretiku, janė e kundėrta e asaj qė pretendon Aristofeja. Dhe kjo del nga vetė goja e saj, nga mėsimet qė ajo ka pėrhapur p.sh. nė Kinė. Duke njohur pėr herė e mė shumė Kodin e Shqipes ne do tė mėsojmė se Aristofeja ato qė i thotė nė njė gjuhė, i hedh poshtė nė njė gjuhė tjetėr, atė qė nderon te njė popull, e poshtėron te njė popull tjetėr. Por, kėsaj loje, besojmė, se po i vjen fundi. Dhe bash pėr kėtė Aristofeja ėshtė fort e shqetėsuar.

Pėr kinezėt Ai ėshtė mashkullia (viriliteti), dhe dashuria, dhe CHIEN AI ėshtė rruga pėrmes sė cilės shkohet nė lumturinė dhe mirėqenien shoqėrore.CH’ I EN AI, vjen nga shqipja dhe do tė thotė “(Atėhere Kur) Tė Gjithė Tė Jenė Ai = Perėndi, (Nė Shoqėri Do Tė Ketė Paqe Sociale, Mirėsi Dhe Mirėqenie Pėr Tė Gjithė).”

Kjo maksimė e filozofisė kineze (e ndėrtuar siē shihet me brumė shqiptar) vlen dhe pėr ne shqiptarėt.
Shekuj robėrie, shtypje dhe obskurantizmi nuk arritėn tė pėrkulin shpirtin shqiptar, shqiptarin nuk arriti ta “qeverisė” askush, as i huaji, e siē po shohim me sytė tona, as ndonjė shqiptar, apo kastė shqiptarėsh. Dhe kėtu s’kemi tė bėjmė me ndonjė instinkt Vetėshkatėrrimi, por me instinktin e Mbijetesės.

Nė trojet shqiptare rron njė racė ku secili ėshtė njė PERĖNDI.
Vetėm atėhere kur shqiptarėt do ta kuptojnė nė thelb kėtė vlerė, vlerėn e tė qenit popull - perėndi, kur ata do ta respektojnė njėri – tjetrin si Perėndi, kur tė punojnė pėr pėrsosjen e tyre morale, lartėsimin intelektual e tė kuptojnė se pushtetin e tyre s’mund t’ia falin askujt, pėr asnjė ēast, e kur tė gjejnė rrugėn e njė vetqeverisjeje tė drejtė, ku tė dėgjohet e tė peshojė zėri i ēdonjėrit, ku tė punohet pėr njė organizim tė tillė shoqėror ku i “pėrfaqėsuari”, nė se do tė ketė atėherė ndonjė tė tillė, tė revokohet nė ēdo ēast qė ta dėshėrojnė votuesit e tij, vetėm atėhere shoqėria shqiptare do tė shkonte shumė mė mirė.


Kjo do tė ishte njė shoqėri ku pėrfaqėsuesve s’do t’u vente mendja kurrė tė guxonin tė merrnin qoftė edhe pėr njė ēast nėpėr kėmbė njė individ, ta injoronin votuesin e tė shfrytėzonin pushtetin pėr interesa tė tyre.



A janė kėto mendime njė utopi?

Sot kėto fjalė janė utopi, por nesėr kur tė merren vesh gjėra qė ne sot, jo pėr fajin tonė, s’i dimė, s’do tė ketė forcė tė ndalė njerėzit pėr tė ndėrtuar e pėr tė patur pėr vete njė shoqėri mė tė mirė.
Ne duhet tė punojmė e tė luftojmė pėr njė shoqėri ku mbreti ynė tė ish FSHESARI i turnit tė tretė. Atė ditė kur ky fshesar do tė kėrkonte tė flakte fshesėn e do tė na thoshte se kėrkon tė mbretėrojė mbi ne, ne do ta shkarkonim, sepse ne bėnim (pėrpara) dhe pa tė.

Dija ėshtė kaq e rėndėsishme pėr mbijetesėn, sa qė tė parėt tanė kanė uluritur me shpresė se ne njė ditė do t’i dėgjonim, e do t’i kuptonim:ULURASIM ėshtė njė nga fjalėt e panumėrta kuptimplote qė ne e trashėgojmė nga tė parėt, por deri mė sot, fatkeqėsisht, s’kemi ditur t’ua vėmė veshin, tė kuptojmė se ē’kanė kėrkuar tė parėt tanė tė na kumtojnė.Ne s’dimė ende se ē’pasuri e madhe, ē’filozofi fshihet nė fjalėt e thesarit tonė gjuhėsor. Kjo vlen pėr tė gjitha gjuhėt e tjera pa pėrjashtim. Njerėzit kudo nuk e dinė domethėnien e fjalėve qė flasin pėr ditė.

Kujt i ka shkuar vallė ndėrmend tė hetojė mė parė njė gjė tė tillė? Nė cilėn vepėr mund ta keni lexuar kėtė gjė?

Ende, dhe kėto ditė ne lexojmė pėrralla pėr gjuhėt e gatshme, tė ardhura nga lart, apo nga ndonjė anė tjetėr e horizontit, apo nga ndonjė kometė qė na u vėrtitka mbi kokė ēdo 3000 vjet?!
Aristofeja gjithmonė do tė gjejė kalemxhinj tė shkathėt pėr tė na treguar prroēka tė tilla e pėr ta larguar vėmendjen tonė sa mė larg nga e vėrteta.



ULURAS shpreh njė barazim semantik e fjalėformues i shfrytėzuar gjėrėsisht nė shqip dhe nė tė gjitha gjuhėt e tjera : UL, Yll = Ur, Ar.

Duke njohur barazime tė tilla tė thjeshta (shih shkrimet tona te Republika nr. 217 – 220) dija bėhet mė e lehtė, me 20 faqe tona fėmijėt tanė dinė mė shumė, nisin tė mėsojnė gjėra qė deri mė sot i mėsonin vetėm pjella mbretėrish, princash e princeshash, mbase nė Kembrixh, mbase diku tjetėr.
Dija me kohė ėshtė pėrmbledhur nė disa pohime tė thjeshta, qė Aristofeja i ka pėrvetėsuar e s’pranon tė pėrhapen ndėr popull, ndryshe rrezikojmė tė bėhemi “tė barabartė” e s’do tė kemi mė elitė.
Ajo ka bllokuar tė vėrtetėn mbi shqipen, por dhe tė vėrteta tė tjera tė thjeshta nė shkencat e sakta. Fėmijėt tanė duhet shtrydhin trutė pėr tė nxėnė diēka nė tekstet e dobėta shqip, pasi akoma te ne s’ka dalė njė njeri, qė TĖ VĖRTETAT E DIJEVE TĖ SHKENCAVE NATYRORE T’I KTHEJĖ NĖ NJĖ GRUSHT POSTULATESH TE THJESHTA.

Na duhet njė Lajbnic, apo njė Rasėll pėr ta bėrė kėtė, e dikush qė tė marrė guximin t’i pėrhapė, si dhe njė lloj klase politike tjetėr (meqė pa tė thonė hėpėrhė s’kemi nga t’ja mbajmė),qė jo vetėm tė mos ta ndalonte DIJEN, por ta mbėshteste atė si njė pasuri tė paēmuar pėr ne shqiptarėt.

Ēlirim Xhunga

Fikrro

Shkrime: 2307


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djalli - Dreqi

Mesazh  Niko_ prej 06.02.11 0:05

:djall, thotė, vjen nga greqisht “dia”, tutje, dhe “vallein”, hedh, flak.
Ēa jan kto prralla? Cila greqishte ėshtė kjo? Kush ėsht Aristofeja?

Niko_

Shkrime: 106


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Emri Lucifer i ndaluar

Mesazh  Estilen prej 23.07.11 21:24



Emri Lucifer i ndaluar me ligj nė Zelandė




Zelanda e Re ka vendosur qė tė ndalojė me ligj njė emėr shumė tė dashur pėr satanistėt. Qeveria zelandeze e ka hequr zyrtarisht nga regjistrat emrin Lucifer dhe askush nuk mund tė regjistrohet me kėtė emėr nė Zelandė.

Ky veprim ka ardhur pasi tre ēifte kishin vendosur qė t’i quanin fėmijėt e tyre pikėrisht me emrin Lucifer. Por, nga ana tjetėr, pėr tė balancuar kėtė vendim, Zelanda ka vendosur gjithashtu qė tė ndalojė edhe emrin Mesia.

http://www.dailymail.co.uk/news/

Estilen

Shkrime: 1892


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djalli - Dreqi

Mesazh  ajzberg prej 17.08.11 16:29

Clirim Xhunga ka shume te drejte ,per mua eshte nje nga etimologet me te medhej i gjuheve te Europes dhe ne vecanti te shqipes,me kete rast e pershendes dhe i jap kurajo qe te luftoje akoma me shume pa patur frike nga aristofeja ...........

ajzberg

Shkrime: 4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djalli - Dreqi

Mesazh  berti69 prej 28.12.11 20:43

Disa besojnė se Satani dhe turma e demonėve tė tij vijnė nga imagjinata e njeriut.

Ato janė forma tė tė menduari (egregor) tė cilėt kanė marrė njė dimension mė tė gjerė, pas indoktrinimit dhe propagandės sė Kishės Katolike Romake gjatė mesjetės, e rėnduar nga frika e tepruar e besimtarėve.

Nga kjo perspektivė, Satani ėshtė njė lloj Super Egregori i keq i cili ushqehet me zemėrimin, urrejtjen dhe frikėn tonė.

berti69

Shkrime: 172


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

i nderuar

Mesazh  iforti prej 29.12.11 19:37

berti69 shkruajti:Disa besojnė se Satani dhe turma e demonėve tė tij vijnė nga imagjinata e njeriut.

Ato janė forma tė tė menduari (egregor) tė cilėt kanė marrė njė dimension mė tė gjerė, pas indoktrinimit dhe propagandės sė Kishės Katolike Romake gjatė mesjetės, e rėnduar nga frika e tepruar e besimtarėve.

Nga kjo perspektivė, Satani ėshtė njė lloj Super Egregori i keq i cili ushqehet me zemėrimin, urrejtjen dhe frikėn tonė.
satanai ce eshte luciferi bashke me demonet e tij kan ndikim te madh ne toke mashtrimi me i madh ce satanai i beri botes ishte se ai nuk egzistonte por ne te vertet ai egziston edhe ne duhet te kemi kujdes prej tij

iforti

Shkrime: 423


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Djalli - Dreqi

Mesazh  besimtarja prej 23.01.12 23:39

Nje pyetje kam,ajo doktrina e krishtere ,perkatesisht kujt sekti fetar te krishtere i perket?

besimtarja

Shkrime: 2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi