Qefini misterioz

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Qefini misterioz

Mesazh  Neo prej 25.04.10 1:27

Qefini misterioz



Qefini. Ose ndoshta nė shumės, qefinėt. Kode dhe dokumenta, tė redaktuar shpesh herė nė distanca tė mėdha kohe nga ditė kur, sipas Ungjijve, savani me tė cilin u mbėshtoll trupi i Jezusit mbeti bosh, nuk ndihmojnė pėr tė qartėsuar gjėrat.

Ndoshta rrėfejnė pėr atė origjinalin, apo pėr njė prej kopjeve tė shumta tė tij, pak a shumė tė vlefshėm tė hedhur nė qarkullim gjatė shekujve nga artistė tė frymėzuar apo falsifikatorė tė etur pėr para. Kėshtu qė, maturia nė tentativėn pėr tė rindėrtuar udhėtimin qė relikja mund tė ketė kryer nga Palestina e shekullit tė parė e deri sot, ėshtė e detyrueshme.

Qefini "origjinal" ėshtė i ruajtur nė Duomon e Torinos dhe besimtarėt (priten 2 milionė nga e gjithė bota) munden qė ta vizitojnė nga 10 prilli deri nė 23 maj me rastin e ekspozesė sė shtatė nga viti 1898 e deri mė sot. Pėr tė dimė me siguri informacione, duke filluar nga gjysma e shekullit XIV, kur i ishte besuar Lireyt nė Francė.

Pėr historinė e mėhershme tė tij mbretėron njė errėsirė e madhe, qė mbushet aty-kėtu nga shfaqjet e saj nė Turqi, Greqi dhe nė kufirin mes Francės dhe Spanjės. Por besueshmėria e kėtyre referimeve ėshtė e gjitha pėr t'u verifikuar, sepse ka njė mbivendosje me njė tjetėr rrobė shumė tė vlerėsuar nga komunitetet e krishterė tė Lindjes, Mandilioni. Ky i fundit, sipas burimeve, gjendej me siguri nė Edesa (Urfa e sotme nė juglindje tė Turqisė) mes viteve 525 dhe 540 pas Krishtit dhe ndoshta edhe mė parė.

Tė ndryshme, por tė njėjta?

Sindon, apo mbėshtjella ėshtė fjala greke qė apostujt, Marku, Mateu dhe Luka pėrdorin nė vitet 60 dhe 80 pas Krishtit pėr tė pėrshkruar nė ungjijtė e tyre qefinin nė tė cilin Jozefi i Arimateas vendosi trupin e Nazarenit (nė Ungjillin e katėrt, Xhovani foli pėr othonia, "fashė"). Termi mandilion, me origjinė perse paraqiste nė fakt rrobėn me tė cilėn Jezusi kishte pastruar fytyrėn, duke lėnė disa tipare tė fytyrės.

Duke parė ndryshimin e dimensioneve, atėherė si ėshtė e mundur tė ngatėrrohen tė dy rrobat? "Pėr ta kuptuar duhet qė tė rilexojmė me vėmendjen Doktrinėn e Adait (njė ungjill apokrif i shekullit IV qė ripėrsėriste njė tekst mė tė lashtė tė vitit 150)", shpjegon Barbara Fale, studiuese e arkivit tė Fshehtė tė Vatikanit.

'Aty rrėfehet se Mbreti i Edesės, Abgar dėrgoi njė piktor pėr tė realizuar portretin e Jezusit dhe qė, duke parė vėshtirėsitė nė realizimin e kėsaj detyre, vetė Jezusi i kish dhėnė njė rakos tetradiplon, njė "copė tė palosur nė tetėsh" me tė cilėn sapo ishte fshirė".

Sapo ishte hapur, rroba do tė kishte rikthyer jo vetėm fytyrėn, por edhe figurėn e plotė tė Jezusit. "Mė vonė, nė shekullin VII erdhi edhe dėshmia elokuente e Peshkopit Andrea tė Kretės qė, duke folur pėr kohėn e Edesės, specifikoi qė aty pėrfshihej imazhi i njė trupi".

Duken si prova shteruese nė favor tė njė korrespondimi mes qefinit dhe mandilionit, por jo tė gjithė bien dakord... "Nė Edesė kishin vetėm njė facoletė, asgjė mė shumė", kundėrpėrgjigjet Gian Marco Rinaldi, ekspert i CICAP qė prej vitesh i ėshtė pėrkushtuar ēmaskimit tė marrėzive qė thuhen nė lidhje me qefinin. "Nėse Mandilioni paraqiste Jezusin me sytė e hapur, i gjallė, ēfarė lidhje do tė kish patur me qefinin, nė tė cilin paraqitet njė i vdekur?"

Pėrplasja mes "autenticistėve" nga njėra anė dhe skeptikėve nga ana tjetėr ėshtė e fortė. "Tregu i relikeve ishte nė lulėzim", vazhdon Rinaldi, "kėshtu qė ēarēafė tė varrimit tė Jezusit u prodhuan me bollėk nė tė gjithė botėn. Pėr tė mos folur pėr copa mė tė vogla, tė pastra apo edhe tė gjakosura, si pėrshembull qefini qė ruhet nė Oviedo, nė Spanjė.

Eshtė e ditur qė mes shekujve XIII dhe XIV nė kisha, mbi tė gjitha nė ato franceze, recitoheshin gjatė Javės sė Shenjtė skena tė Pasionit dhe qė pėrpiqeshin tė realizoheshin nė mėnyrė sa mė realiste. Kryqėzohej njė trup i leshtė dhe mė pas ai varrosej. Tė dielėn nė mėngjes tre gra, ndoshta pėr ta bėrė sa mė real aktin e ringjalljes nxirrnin prej aty njė "qefin" tė boshatisur. Kėshtu pra lindi tradita e ēarēafėve".

Imitim


Pėr tė mbėshtetur tezėn e atyre qė nuk besojnė nė autenticitetin e Rrobės sė Shenjtė, vjen nė ndihmė njė episod qė ka ndodhur nė vitin 1390. Prej afro tridhjetė vitesh, rroba ndodhej nė Lirey, nė Francė, nė duart e familjes fisnike de Charny.

Megjithatė, njė ditė Pierre d'arcis, peshkop i Troyes, nė Dioqezėn e tė cilės ndodhej Lirey) i shkruajti Papės Klementi VII, duke akuzuar Geoffroy II de Charny si dhe tė tjerė klerikė tė vendit tė tij se, fitonin para duke shfrytėzuar besimin e njerėzve.

Sepse - denonconte ai - qefini ishte nė tė vėrtetė vetėm njė falsifikim vulgar i prodhuar nga njė artist disa dekada mė parė. Papa e zgjidhi kėtė ēėshtje, duke pranuar tė vazhdohej, por vetėm me kushtin qė tė thuhej ēdo herė, me zė tė lartė qė ta dėgjonin besimtarėt, se bėhej fjalė vetėm pėr njė kopje dhe jo pėr qefinin e vėrtetė tė Jezu Krishtit.

Nėse do tė ishin tė vėrteta fjalėt e d'Arcis - tė konfirmuara nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė nga datimi si dhe analizat e radiokarbonit qė u kryen nė vitin 1988 nė disa kampionė tė rrobės sė shenjtė, diē do ta shohim - para shekullit XIV nuk duhet tė ketė ekzistuar asnjė qefin, ose tė paktėn nuk do tė ketė ekzistuar ai i Torinos.

E megjithatė, Barbara Frale kėmbėngul pėr tė kundėrtėn. Kronologjia e saj fillon madje nga viti 150-200, kur qefini-mandilion mendohet tė ketė qenė tashmė nė Edesė. "Nė ungjillin apokrif tė Nikodemit ėshtė shkruajtur se, bashkėshortja e Ponc Pilatit, Klaudia Prokula, simpatizante e tė krishterėve ia besoi rrobėn Shėn Pjetrit", pohon studiuesja e Vatikanit "dhe njė tjetėr apokrif i quajtur ungjilli i hebrenjve, flet pėr njė zėnkė qė mendohet tė ketė shpėrthyer pikėrisht pėr faj tė asaj rrobe.

Tė dy tekstet i pėrkasin shekullit tė dytė dhe janė tė njėkohshėm me Doktrinėn e Adai, qė nė fund tė fundit ėshtė emri nė gjuhėn siriane i Tadeut tė Edesės, njė prej shtatėdhjetė dishepujve tė Jezusit. Pra, jo vetėm qė nė atė moment qefini-mandilion ekzistonte tashmė, por mund tė besohet se ndodhej pikėrisht nė Edesa.

Vendosja nė kėtė vend duhet t'i ketė garantuar tė paktėn shtatė shekuj qetėsi qefinit, pavarėsisht se arabėt e pushtuan qytetin nė shekullin e shtatė. Mė pas, befasisht, nė vitin 944 gjenerali bizantin Giovanni Curcuas u shfaq nė qytet. Misioni i tij ishte tė merrte robėn i dėrguar nga Perandori Konstantin Porfirogenito.

Nė kėmbim do tė liroheshin 200 tė burgosur myslimanė qė mbaheshn nė Kostandinopojė dhe gjithashtu emiri i Edesės do tė merrte 12 mijė monedha tė arta. Marrėveshja u krye dhe qefini-mandilion mbėrriti nė kryeqytetin bizantin ku, pėr 260 vite qėndroi nė kishėn e Pharos, i paprekur.

Nė vitin 1201, kujdestari perandorak i relikes sė shenjtė, Nicola Mesarites, nė kulmin e njė revolte drejtuar pallatit tė perandorit gjeti edhe kohėn pėr tė bėrė njė pėrshkrim entuziast. Sigurisht qė nuk e imagjinonte se 3 vjet mė vonė, pėr shkak tė dėshtimit tė rėndė tė kalorėsve tė kryqėzatės sė katėrt, qefini do tė zhdukej pėrsėri.

Pothuajse. "Nė vitin 1205 rroba e shenjtė ndodhej nė Athinė, nėn mbrojtjen e dukėve tė la Roche, qė e kishin marrė qė nga koha e kryqėzatave", vazhdon rindėrtimin e tij la Frale.

Kaluan edhe tetėdhjetė vite tė tjerė, kur nuk dihej mė asgjė pėr qefinin, ai u rishfaq nė anėn tjetėr tė Mesdheut nė fshatin e vogėl tė Mas Deu, nė kėmbėt e Pirenejve, nė duart e kalorėsve Templarė. La Frale, gjithmonė ajo, ka gjurmuar nė arkivat e Vatikanit proces verbalin e marrjes nė pyetje qė ndodhi nė 1287 tė kavalierit Arnaut Sabbatier para Inkuizicionit. Aty thuhet se, Templarėt kishin nė zotėrim njė rrobė tė gjatė me pamjen e njė burri.

QEFINI I TORINOS/Peripecitė e pėlhurės

Enigmat qė e mbėshtjellin qefinin, megjithatė nuk janė vetėm historike, por janė edhe shkencore. Ende nuk ekziston njė shpjegim i pranueshėm se si mund tė jetė formuar nė njė rrobė imazhi "nė negativ" i njė burri rreth 1.75 metra tė gjatė qė kish mbi vete shenjat e qindra plagėve si dhe ato tė kryqėzimit, duke mos pėrjashtuar pra hipotezėn e mrekullisė.

Vetė kisha pėrpiqet tė tregohet shumė e matur. "Nuk besohet tek qefini, por vetė qefini ndihmon pėr tė besuar", thotė monsinjor Giuseppe Ghiberti, president i Komisionit Dioqezian pėr qefinin e Torinos. 'Korrespondenca mes rrėfimit pėr imazhit qė pėrfshin si dhe rrėfimit ungjillor prodhon tek njerėzit njė ndjenjė empatie dhe dashurie pėr njeriun-Krisht qė ka vuajtur"

Mund tė jetė rastėsi, por sa herė qė afrohet njė ekspozim rindizen debatet mes atyre qė besojnė se imazhi ėshtė krijuar nė mėnyrė tė mrekullueshme dhe atyre qė pėrpiqen ta riprodhojnė, duke pėrdorur nocione tė kimisė dhe fizikės, apo, thjeshtė kufizohet duke lėnė tė rendė fantazinė.

Mes teorive mė tė guximshme qė kanė dalė vitin e kaluar janė dy tė tilla qė pretendojnė se pėlhura ėshtė nė tė vėrtetė vepėr e Leonardo Da Vinēit.

Peripeci


Burimet heshtin pėrsėri nė lidhje me atė ēfarė ka ndodhur nė dekadat e mėvonshme. Pėr qefinin do tė fillohej tė flitej sėrish nė vitin 1356, kur ai ndodhej nė Lirey dhe qė aty e tutje historia e tij ėshtė e ndarė pėrsa u pėrket studiuesve.

Mė pas, relikja do tė transferohej nė Chambery me dėshirėn e pronarėve tė rinj, dukėt e Savojės dhe aty rrezikoi qė tė shkatėrrohej fare nga njė zjarr qė ra nė vitin 1532. Mė pas u transferua nė Milano nė 1537, nė Nicė dhe Verceli, ndėrkohė qė nė vitin 1553 iu mor francezėve tė Henrikut II nga Klaudio Antonio Kosta, i cili e fshehu nėn mantelin e tij qesen ku ishte futur.

Pra nė vitin 1561, rroba e shenjtė u rikthye nė Chambery. Zhvendosja e fundit dhe definitive nė Torino ndodhi me vendim tė Emanuel Filibertos nė vitin 1578. Qė nga qendra piemoneze rroba e shenjtė do tė lėvizej edhe dy herė tė tjera. Nė vitin 1706 pėr tė shkuar nė genova (Torino ishte nėn rrethim) dhe nė vitin 1939, kur, pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore migroi edhe mė larg, drejt Montevergines prej ku u rikthye nė vitin 1946.

Kujdes

Enigmat qė e mbėshtjellin qefinin, megjithatė nuk janė vetėm historike, por janė edhe shkencore. Ende nuk ekziston njė shpjegim i pranueshėm se si mund tė jetė formuar nė njė rrobė imazhi "nė negativ" i njė burri rreth 1.75 metra tė gjatė qė kish mbi vete shenjat e qindra plagėve si dhe ato tė kryqėzimit, duke mos pėrjashtuar pra hipotezėn e mrekullisė. Vetė kisha pėrpiqet tė tregohet shumė e matur.

"Nuk besohet tek qefini, por vetė qefini ndihmon pėr tė besuar", thotė monsinjor Giuseppe Ghiberti, president i Komisionit Dioqezian pėr qefinin e Torinos. 'Korrespondenca mes rrėfimit pėr imazhit qė pėrfshin si dhe rrėfimit ungjillor prodhon tek njerėzit njė ndjenjė empatie dhe dashurie pėr njeriun-Krisht qė ka vuajtur".

Analiza e radiokarbonit e kryer nė vitin 1988 nga laboratorėt e Oksfordit, Tuksonit dhe Zyrihut ka vėrtetuar megjithatė se rroba i pėrket periudhės mesjetare. E megjithatė, grindja vazhdon sepse sot, pas mė shumė se njėzetė vjetėsh tė paktė janė ata qė vėnė dorėn nė zjarr pėr saktėsinė e atyre analizave.

"Falė njė modeli statistikor tė pėrpunuar nė bashkėpunim me universitetet e Londrės, Parmės dhe Triestes, kemi treguar se si tė dhėnat e pėrftuara nė vitin 1988 nuk janė shkencėrisht tė besueshme", shpjegon Giulio Fanti, docent i matjeve mekanike dhe kimike nė Universitetin e Padovės.

"Nė fakt nuk ėshtė absolutisht e mundur qė nė njė kampion prej disa centimetra katrorė, si ai i pėrdorur pėr tė kryer testimet, tė mund tė rregjistrohet njė hendek kronologjik prej dy shekujsh (Oksfordi e fiksoi datėn mė tė hershme nė 1155, Tucson atė mė moderne tė 1359). Kjo ėshtė e shpjegueshme vetėm me njė kontaminim mjedisor tė pėlhurės, qė do tė thotė se, rezultati i vitit 1988 nuk ėshtė i qėndrueshėm".

Nėse sot ekziston vullneti pėr ta bėrė, mund tė gjendet data me teknologji mė tė sofistikuara. Veē tė tjerash, gjysma e pėlhurės qė ėshtė pėrdorur atėherė ndodhet e vulosur nė Torino "dhe ėshtė e vetmja pėr tė cilėn mund tė garantojmė autenticitetin", thotė me shaka monsinjor Chiberti. "Ēdo ditė vjen tek kryepeshkopi i Torinos njė kėrkesė pėr vlerėsimin e kryer nga ana e shkencėtarėve, qė thonė se kanė punuar me materialin".

Nė fakt, nga qefini nuk hidhet tej asgjė. Nėpėr botė, qarkullojnė kampionė mikroskoopikė tė pėlhurės. Nuk mungojnė as mburravecėt. Gian Marco Rinaldi ia ka ējerrė maskėn njėrit nė vitin 2002. "Quhej Dmitrij Kuznetsov dhe arriti tė botojė plot dhjetė artikuj shkencorė, nė tė cilėn demonstronte nė mėnyrė eksperimentale se zjarri i Chambery do tė kishte prodhuar njė tepricė radiokarboni tek qefini, e domethėnė njė "rinim" tė pėlhurės.

Nė atė epokė, shumė nga ata qė merreshin me qefinin e pėrshėndesnin si hero". Por nuk i eci. "Pėr dy vite isha nė gjurmė tė tij. Nė fund zbulova jo vetėm qė fliste tė pavėrteta, por edhe qė muzetė dhe institutet ruse dhe uzbeke prej nga kėmbėngulte se kish marrė kampionėt pėr eksperimentet e tij as nuk ekzistonin".
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qefini misterioz

Mesazh  Neo prej 25.04.10 1:28

Debate

Mund tė jetė rastėsi, por sa herė qė afrohet njė ekspozim rindizen debatet mes atyre qė besojnė se imazhi ėshtė krijuar nė mėnyrė tė mrekullueshme dhe atyre qė pėrpiqen ta riprodhojnė, duke pėrdorur nocione tė kimisė dhe fizikės, apo, thjeshtė kufizohet duke lėnė tė rendė fantazinė.

Mes teorive mė tė guximshme qė kanė dalė vitin e kaluar janė dy tė tilla, qė pretendojnė se pėlhura ėshtė nė tė vėrtetė vepėr e Leonardo Da Vinēit (qė ka jetuar njė shekull pas lajmeve tė parė historikė pėr qefinin e Torinos).

Sipas amerikanes Lillian Schwartz, konsulente e shkollės sė arteve pamorė nė New York, Mjeshtri duhet ta ketė realizuar imazhin "nė njė dhomė primitive tė errėt". Rrethana qė, nėse vėrtetohen do tė ēonin pas nė kohė edhe me 400 vite lindjen e fotografisė".

Gazetarja italiane, Vittoria Haziel, ka ēuar pėrpara nga ana e saj hipotezėn e pirografisė, duke thėnė se Leonardo ka realizuar autoportretin e tij nė pėlhurė, duke pėrdorur njė hekur tė nxehtė.

Ndėrsa nė frontin e atyre qė kėmbėngulin nė autenticitetin e qefinit, treguesi mė i fundit vjen nga Barbara Frale. Studiuesja ka interpretuar disa shkrime qė duket se kanė mbetur tė stampuar nė pėlhurė pasi, siē ka shpjeguar "dikush ka pėrdorur dorėshkrime tė mbledhur rrotull mbi pėlhurė pėr ta bėrė tė njohshme kufomėn".

Mėkat qė gėrmat rezultojnė tė padukshme pėr njė sy jo tė stėrvitur dhe shumė pak tė qarta qoftė edhe pėr njė specialist. Aq sa, pėr tė pastruar imazhin dhe gjetur gėrmat, u desh qė tė hyjė nė fushė, nė gjysmėn e viteve nėntėdhjetė, Instituti i Optikės i Cnrs-sė franceze.

Sipas Frale, fraza e plotė ėshtė: "Jezusi i Nazaretit i dėnuar, me vdekje, sepse u gjet fajtor" dhe ėshtė shkruajtur pjesėrisht nė greqisht, pjesėrisht nė latinisht dhe pjesėrisht nė gjuhėn aramaike. Shumė gjuhė? "Eshtė shkruajtur nė shumė gjuhė, sepse nė shekullin I Jeruzalemi ishte njė qytet shumėetnik, nė tė cilin flitej latinisht, greqisht, gjuha aramaike, nabateoike dhe demotike".

Nė ēfarėdolloj gjuhe tė ishte shkruar, ai mesazh pėrmbante njė profeci: njeriu i qefinit do tė bėnte qė tė flitej pėr tė pėr shumė, shumė vite tė tjerė.

Torino - kulmi i trekėndėshit tė magjisė

Pa dyshim qė Torino ėshtė qendra italiane e okultizimit. Sheshet e saj kanė qenė gjithnjė sfond i fenomeneve tė pashpjegueshme. Dihet se magjistarė e profetė tė tė gjithė kohėve kanė zgjedhur tė rrojnė pikėrisht nė Torino. Sipas ezoteristėve, qyteti i Torinos ėshtė njėri nga kulmet e dy trekėndėshave gjeografike, ai i magjisė sė bardhė, qė e lidh me Pragėn dhe Lionin, dhe ai i magjisė sė zezė qė e lidh me Londrėn dhe San Franciskon.

Ezoteristėt pohojnė gjithashtu se energjia pozitive buron nga pika nevralgjike e piazza Castello, ose mė saktė, nga vendi ku ngrihet Palazzo Reale qė lidhet me shatėrvanin e Tritonit. Kangjellat e Pallatit, tė rrethuara nga statujat e bijve tė Zeusit, Kastorit dhe Poluksit, shėnojnė kufirin mes qytetit tė shenjte dhe atij diabolik.

Pikat ku ėshtė mė i lartė pėrqendrimi i forcave pozitive janė pikėrisht te kangjellat e Palazzo Reale ku dikur u shfaq nė publik Sacra Sindone, ose Qefini i Shenjtė, dhe gjithashtu edhe tek Mole Antonelliana.

Mole Antonelliana duket se rrezaton mbi gjithė qytetin energjitė pozitive nga nėndheu. Nė lidhje me kėtė temė, ja vlen tė pėrmendim tė famshmin Gustavo Adolf Rei pėr fuqitė paranormale tė tė cilit ekzistojnė shumė histori dhe legjenda.

Pėr sa i pėrket magjisė sė bardhė, duhet thėnė diēka edhe pėr Piazza Solferino me tė famshmen Fontana Angelica. Ky shatėrvan pėrbėhet nga katėr grupe statujash, tė cilat janė ngritur sipas rregullave tė masonerisė.

Energjia pozitive e qytetit shtohet edhe mė tepėr nga prezenca e Sacra Sindone, qefinit tė shenjtė qė, sipas traditės, ėshtė pėrdorur pėr tė mbėshtjellė trupin e Krishtit, pasi u hoq nga kryqi. Por sipas traditės ezoterike, kush zotėron njė nga reliktet e Krishtit i zotėron tė gjitha. Kėshtu qė prania e Qefinit tė Shenjtė nė Torino i garaton qytetit edhe prezencėn e simboleve tė tjera tė krishtėrimit.

Prej kėtej buron bindja se kisha Gran Madre di Dio, nė rrėzė tė kodrinės torineze, ruan nė brendėsi tė saj Sacro Gral-in, kupėn me tė cilėn piu Jezusi gjatė Darkės sė Fundit dhe nė tė cilėn u mblodh gjaku i tij pas kryqėzimit. Si provė pėr kėtė duket se shėrbejnė dy statujat nė hyrje qė pėrfaqėsojnė Besimin dhe Religjionin.

Dhe si pėr tė mos lėnė mangėt asgjė, thuhet se nė bodrumet e Basilica di Maria Ausiliatrice ruhet njė kryq i realizuar nga druri i kryqit ku u kryqėzua Jezusi.

Qindra mijėra pelegrinė shkojnė nė Torino tė shohin pėlhurėn e qefinit tė Jezusit

E Martė, 20.04.2010, 06:15pm (GMT1)

Pėlhura e famshme me tė cilėn mendohet tė jetė mbėshtjellė Krishti pas kryqėzimit, ėshtė prezantuar nė Katedralen e Torinos dhe mund tė shihet deri mė Rreshajat. 1,8 milionė pelegrinė duan tė shfrytėzojnė rastin.

Hildegard dhe Ernst Rump kanė ardhur nga Bad Laer nga landi gjerman i Saksonisė sė Poshtme nė Torino, pėr tė parė pėlhurėn e Krishtit. Ky ēift i moshuar ėshtė shumė i interesuar pėr historinė e artit dhe pėr fenė dhe ėshtė i gėzuar qė ka gjetur dy bileta, pėr tė parė pėlhurėn e ekspozuar. Megjithėse tė dy nuk kishin rezervuar gjė nė internet, siē rekomandojnė urgjentisht organizatorėt e Dioqezės sė Torinos.

Nė radhėn e gjatė tė njerėzve lėviz edhe ēifti Rumps nė kopshtin e pallatit mbretėror nė Torino, drejt Katedrales relativisht tė vogėl. Njė ēati prej pėlhure bėn hije dhe mbron radhėn e njerėzve nga dielli i fortė i pranverės nė Italinė e Veriut.

Vetėm tre minuta

Ngadalė lėvizin pelegrinėt nė rruginat e Muzeut Historik para Katedrales. Njė semafor sinjalizon nėse duhet tė ecėsh, apo tė qėndrosh. Nė Katedrale ėshtė gjysėmerrėsirė. Pėlhura e lirit me pėrmasat katėr metra me katėr, varet pas njė xhami antiplumb, e ndriēuar fort mbi altar. Majtas dhe djathtas dy policė qėndrojnė roje.

Pėr Hildegard Rump e gjitha ėshtė shumė mbresėlėnėse: "Nuk ėshtė se mbetem pa mend, por mė prek. Nė fakt duhet ta shohėsh nė qetėsi".

Atyre nuk u mbetet shumė kohė pėr ta parė. Vetėm tre minuta mund tė qėndrojnė para pėlhurės, pėr tė parė shenjat mbi tė. Fotografimi ėshtė i ndaluar. Disa dhjetėra mijėra njerėz hyjnė nė kishė nga mėngjesi deri nė mbrėmje. Pėlhura tregon shenjat e fytyrės dhe konturet e trupit tė njė burri me mjekėr, i cili ėshtė torturuar nė duar dhe kėmbė.

Gjurmė gjaku duken nė ballė, ku ka patur kurorėn me gjemba. "Pėr mua personalisht, ėshtė vėrtetim i pėrshkrimeve tė testamentit tė ri dhe i mesazhit tė ringjalljes sė Jezu Krishtit", thotė pelegrini Ernst Rump. "Kėtu kemi disa pika konkrete referimi, se si duhet tė ketė ndodhur. Kėto nuk janė gjėra qė pėrbėjnė besimin, por qė e mbėshtesin dhe e konfirmojnė atė".

Pėr katolikėt pėlhura e varrit, qė ndodhet nė pronėsi personale tė Papės, ėshtė reliktja mė e ēmuar. Monsignore Guiseppe Ghiberti, organizon shfaqjen e saj nė peshkopatėn e Torinos. Ai mendon se, pėlhura nė epokėn e sotme vizuale fiton njė vlerė krejt tjetėr. Figura e birit tė Zotit ėshtė mė e fortė se fjala e Zotit thotė ai: "Pėr kishėn ėshtė shumė me rėndėsi qė tė tregojė diēka, qė paraqet jehonėn e ungjijve. Mesazhi sot ėshtė po aq i rėndėsishėm si para qindra vjetėsh".

Pėlhura tregon shenjat e fytyrės dhe konturet e trupit tė njė burri me mjekėr, i cili ėshtė torturuar nė duar dhe kėmbė. 3000 ndihmės vullnetarė do t'i orientojnė masat e pelegrinėve deri nė fund tė majit. Mė 2 maj, Papa vjen personalisht nė Torino.

Pėr njerėzit e biznesit, pėlhura ėshtė njė bekim i vėrtetė. Pėlhura e varrit apo (sindone nė italisht) ėshtė edhe si libėr i ēmuar, si pullė poste edhe si poster. Dyqanet e suvenirėve janė plot, nė hotele nuk ka mė vende bosh. Ėshtė hera e parė prej vitesh, qė pėlhura e varrit tė Krishtit ekspozohet pėrsėri nė Torino.

Deri sot, shkenca nuk e ka tė qartė, se si shėnjat e fytyrės sė burrit kanė lėnė gjurmė nė pėlhurė. Nuk ėshtė bojė, nuk ėshtė as fotografi, kjo ėshtė fare e qartė. Bruno Barberis, konsiderohet si njė nga ekspertėt mė tė njohur pėr kėrkimet nė lidhje me pėlhurėn e varrit.

Nėse burri nė pėlhurė ėshtė me tė vertetė Jezu Krishti, ėshtė e pasigurtė edhe pas 100 vjetė studimesh, thotė ai nė bisedė me DW: "Nuk kam pėrgjigje pėrfundimtare dhe tė qartė. Unė vetėm mund tė them, se me tė dhėnat qė kemi sot mund tė thuhet, se propabiliteti ėshtė shumė i lartė. Kjo ėshtė gjithēka qė unė mund tė them.

Pas dhjetė, pesėmbėdhjetė vjetėsh pas studimeve tė mėtejshme do tė jemi ndoshta nė gjendje tė themi diēka mė tė saktė. Kjo ėshtė e mundur". Bruno Baberis planifikon njė pėrcaktim tė ri tė moshės sė copės me metoda mė tė sakta se para tridhjetė vjetėsh. Nė atė kohė copa qe vlerėsuar tė kishte njė vjetėrsi afro 1300-vjeēare, pėrfundim qė u arrit me metodėn radiokarbonike.

Kisha Katolike i mbėshtet studimet. Sipas kryepeshkopit Severino Poletto, nuk ka shumė rėndėsi nėse shenjat janė tė vėrteta apo jo. Admirimi i relikeve nė vetvete ėshtė njė shenjė e besimit tė gjallė. Njerėzit duhet tė vijnė pa paragjykime tek pėlhura, tha kryepeshkopi me rastin e hapjes sė ekspozimit tė pėlhurės.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1464


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qefini misterioz

Mesazh  Jon prej 01.05.10 18:40

Qefini i Torinos

avatar
Jon

1260


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qefini misterioz

Mesazh  gjilanasi prej 09.01.11 1:45

Edhe pse sipas shkencetareve kjo daton nga mesjeta, kjo nuk i pengon njerzit te besojne qe kjo eshte shembelltyra e Krishtit.
Kjo eshte vetem njė menyre per te terhequr njerezit ne kishe, nje relike komerciale, asgje me shume.
Nese kjo eshte fals, njerzit qe besojne jane ata qe e kane gabim dhe jo Kisha.
avatar
gjilanasi

414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Qefini misterioz

Mesazh  Zattoo prej 13.02.11 0:06

Ky eshte absurd total, meqe ai u ngjit ne qiell ... nuk mund te kete dhembe dhe eshtra !
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi