Simbolika e gjarperit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Simbolika e gjarperit

Mesazh  Neo prej 01.06.08 13:53



E shpėtoi gjarpėri

Nė botė ndodhin shumė gjėra tė pabesueshme qė ne i quajmė mrekulli sepse nuk kemi pėrgjigje adekuate pėr to. E vėrteta ėshtė se ato ndodhin dhe pėrherė sfidojnė njohurinė tonė tė kufizuar, duke na bindur pandėrprerė, se dimė aq sa s’dimė asgjė.


Rasti i pazakonshėm i ushtarit Sovjetik i cili shėrbente nė Forcat e Armatosura Ruse gjatė luftės nė Afganistan, ėshtė ngjarje e vėrtetė dhe e bazuar nė ngjarjen e vetė akterit tė saj.

Kjo ngjarje ėshtė botuar nė revistėn “ORAKUL”

Ja pėrmbajtja e saj:

Njėsia ushtarake ku ka shėrbyer ushtari Oleg ka qenė e stacionuar nė njė provincė tė pabanuar malore tė Afganistanit . Misioni i tyre ishte vėzhgimi i malit tė lartė strategjik, ashtuqė njėsiti ishte ndarė nė dy llogore fushore, tė vendosura pėrballė anėve tė kundėrta tė malit tė lartė nė mes.

Tabori kryesor numėronte 12 ushtarė, ndėrsa nė llogoren e dytė, nga ana e kundėrt e malit, ishin vetėm katėr ushtarė vėzhgues. Detyra kryesore e Olegut ka qenė furnizimi me ushqim pikėrisht i kėtij logori mė tė vogėl.

Njė ditė, duke udhėtuar shtegut unazore nė rrėzė tė malit , mu nė mes rruge, takon njė gjarpėr tė madh qė ishte pėrdredhur rreth njė guri dhe me shikim fiksues e vrojtonte atė.

Edhe pse u frikua shumė duke u shtangur nė vend, ai u pėrmbajt duke mos e larguar shikimin qė gėrshetohej me atė tė gjarprit. Me armėn qė e kishte, nuk guxonte tė shtinte, pasiqė hordet armike pėrherė qarkullonin aty pari.

Pėr momentin, i ra ndėrmend qė nga termosi i madh i ushqimit qė e kishte me vete, ta hudhėr nė drejtim tė gjarprit njė copė mishi. Ashtu edhe bėri. Gjarpri u angazhua rreth mishit dhe Olegu pa kurrfarė problemi kaloi skaj tij pėr ta vazhduar rrugėn mė tej.

Karakteristika e tėrė kėtij tregimi nuk mbaron vetėm me kaq. Gjarpri tanimė qe mėsuar dhe rregullisht nė vendin e njėjtė e priste “mikun “ e vet bamirės. Gjithnjė Olegu nė kohėn e caktuar shtegtonte kėtė rrugė dhe gjithnjė gjarprin e takonte nė vendin e njėjtė duke e ushqyer atė me nga njė cope mish.
Kjo miqėsi e pazakonshme zgjati plotė 2 muaj.

Njė ditė, ushtari Oleg, duke bėrė marshutėn e tij tė pėrditshme, nuk e takoi gjarprin nė vendin e caktuar. U befasua pa masė pse ai nuk ishte aty ta merrte “hisen” e vetė. Ndalet, dhe fillon ta kėrkoj “mikun” mat anė rrugės.

Por kot! Gjarpri nuk qe askund. Nuk kishte kohė ta priste mė gjatė, sepse shokėt tjerė ushtarė nga logori i vogėl, e prisnin drekėn e tyre. Vazhdoi rrugėn qė mos tė vonohet… dhe… papritmas diēka e madhe u hedh mbi tė duke ju mbėshtjedhur me njė shpejtėsi rreth tėrė trupit .

Ishte gjarpri! Olegu u shtang nga kjo “pabesi ”. Prej frikės sė madhe qė e kaploi, detalet tjera as qė i kujtoheshin, E mbante nė mend vetėm atė, se pas njė kohe, gjarpri e kishte liruar nga pėrqafimi i tij, dhe nė mėnyrė tė qetė ishte larguar nė drejtim tė malit tė dendur.

Edhe pse e shoshiti gjatė kėtė ngjarje nė mendje, Olegut nuk i hynte assesi nė kokė pse gjarpri veproi kėshtu me te. Pasi u qetėsua nga trauma e frikės sė madhe qė e kishte kapluar, dhe erdhi nga pak nė vete, shikoi orėn dhe tek atėherė konstatoi se kishte qenė plot 30 minuta nėn pėrqafimin e gjarprit.

Duke e bluar vazhdimisht nė kokė kėtė ngjarje tė pabesueshme qė i kishte ndodhur, vazhdoi rrugėn edhe pėr disa mile sa i kishin mbetur drejt cakut. Posa u afrua llogorit, njė qetėsi vdekjeje e irritoi intuitėn e tij. Kishte njė ndjenjė tė keqe?!

U afrua mė afėr dhe s’kishte se ēka tė shihte: nė vend se t’i takonte katėr shokėt e vetė ushtar, ai takoi katėr kufoma tė shtrira pėrtokė dhe tė mbuluara me gjak. Ata ishin sulmuar dhe vrarė nga armiku. Atij nuk i mbetej asgjė tjetėr, pėrpos tė largohet sa mė shpejt nga ky vend dhe t’i njoftoj shokėt nė taborin kryesor, qė ishin nė anėn tjetėr tė malit. Duke e hedhur termosin e ushqimit pėrtokė, vrapoi me shpejtėsi nė drejtim tė tyre.

Kur arriti nė bazė, nuk kishte se ēka tė shihte: tė gjithė ushtarėt tjerė edhe nė kėtė pikėqėndrim ishin masakruar nė mėnyrė mė mizore nga armiku. Kot kėrkoi nėpėr tenda tė zbraztė ndonjė tė gjallė, por nuk takoi asnjeri qė frymonte. Nga e tėrė ekspedita ushtarake e pėrqėndruar pėrreth kėtij mali tanimė tė mallkuar, vetėm ushtari Oleg kishte shpėtuar gjallė dhe pa therė nė kėmbė.

Ai tek tani e kuptoi enigmėn e cila vetėm para disa minutave nuk kishte zgjidhje pėr te. Gjarpri e sulmoi me qėllim qė ta ndalonte dhe ta mbante larg llogorit .
E pabesueshme por e vėrtetė: atė e shpėtoi gjarpri…!

Neo

"Hyjnorja - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1416


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Simbolika e gjarperit

Mesazh  Hidra prej 24.04.10 21:18

Nese ka mundesi dikush te shpjegoj simboliken e gjarperit, i cili gjendet kudo, cka fshihet prapa ketij simboli? flm


Hidra

32


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Fegi prej 24.04.10 21:49

Figura e Gjarprit Kadmik ne Bashet e Anijeve Ilire

Pse anijet tregohen ne monedhat ilire te labeatve (rreth liqenit labeat-d.m.th i Shkodres), daoresve ...?

Detaria ilire eshte nje subjekt i madhe.Anijet e quajtura lembe dhe liburnide jane te njohur si emertime te veqanta ne terminologjine e detarise boterore te antiktetit.

Arkeologet shqiptare nuk jane marre fare me kete subjekt,madje edhe disa rifigurime numizmatike te anijeve ilire nuk i kane analizuar fare.Pse anijet tregohen ne monedhat ilire te labeatve(rreth liqenit labeat-d.m.th i Shkodres),Daoresve,etj?Si zbukurim ornamental?Jo,ato kane kuptime substancial.

Anijet tregojne simboloken e flotes si perparsi ushtarake tek iliret,por edhe kultin jetik te miteve detare,qe lidheshin me hyun Redon.

Cka tregojne studimet i Ilirologut Stipqeviq

Ilirologu i shquar,Aleksader Stipqeviq ka treguar nje vemendje te madhe per anijet ilire dhe kerkon te gjeje kuptimin e figurave perfaqsuese mbi bashet e anijeve ilire.

Stipqeviq ka botuar ne 1973 nje studim per kete tematike ne permbledhje studimesh realizuar nga instituti i Akademise se Shkencave dhe arteve te Zares,fashikulli 20.Stipqeviqi nuk esht arkeolog i fushese,por njohes erudit i biblografise arkeologjike.

Ai ka bere nje sinteze te plote dhe te admirushme mbi iliret, qe e ka botuar edhe ne italishte shqip dhe ne anglisht.

Ai kundershton tabute helenocentriste dhe romakocentriste dhe bene perpjekje edhe per nje shtjellim teorik te qytetrimit ilir sipase te dhenave te autorve antike dhe dhenave arkeologjike,qe ne shekullin e XX paten nje dinamike zhvillimi.

Sipase Stipqeviqit gjarpri eshte nje kafshe ktonike e hyjnizuar tek iliret.Te dhenat per nje panteon ilir jane te fragmentuar dhe nuk lejojne nje kodifikim dhe klasifikim perfundimtar,ose shume te mevetshem .
Por Stipqeviqi e ka bere megjithat nje hulumtim pioniri edhe ne rrafshin mitologjike.

Figura mitike e gjarprite eshte arektipare ne shume popuje dhe qytetrime te lashte,por tek iliret ka pasur nje parapelqim te thelle dhe jo vetum mitik,por edhe historike dhe artistike.

Gjarpri ktonik i takon tokės, por gjarpri ėshtė edhe kafsha e mjediseve tė dyfishta: e tokės dhe ujėrave. Atributi ktonik ėshtė mė gjenetik, atributi detar ėshtė, pėr mendimin tim, jo mė i vonė, por pėrafėrsisht i sė njėjtės zanafillė tė njė njėkohėsie shumė tė largėt.

Qė bashi i njė anije mund tė formėsohet si gjarpėr, me kokėn e kthyer nga kuverta, apo edhe kiēi nė tė njėjtėn mėnyrė, kėrkohet qė konstruktorėt e anijes tė krijonin njė strukturė lundruese lehtėsisht tė lėvizshme, herė me bash dhe herė me kiē, dallimi midis bashit dhe kiēit nuk ėshtė shumė i qartė, pėr arėsye se ne nuk e dimė nėse kėto lloj anijesh kishin Aimon, nga ana tjetėr kuptohet se kėto lundronin me anėn e remave, me forcėn e krahėve. Nga ravijėzimet miniaturike tė anijeve nė monedha nuk del qartė karakteri velor, nuk dallohet as direku, ku mund tė funksionalizoheshin velat e erės.

Anijet ilire nė tė vėrtetė duhet tė kenė patur vela dhe direkė, pėrveē remave, se ndryshe nuk do tė kuptoheshin ekspeditat detare tė mbretėrve ilirė deri nė brigjet greke, sidomos nė kohėn e Teutės, qė pushtuan edhe qytete bregdetarė greke. Nuk mund tė shpjegohet njė lundrim kaq i gjatė me anije deri nė jug vetėm me anė tė remtarėve, pa shfrytėzuar fuqinė shtytėse tė erėrave.

Vetėm kėshtu mund tė rindėrtojmė idenė e njė dije navigacioni tek ilirėt e detit. Natyrisht detarėt ilirė janė orientuar nga yjet, kanė lundruar jo shumė larg brigjeve, por duke i parė brigjet gjatė lėvizjes. Hambari jo shumė i thellė i kėtyre anijeve natyrisht ėshtė shfrytėzuar pėr mbrojtjen e amforave tė ujit tė pijshėm dhe tė ushqimeve si dhe tė armaturės, ndoshta edhe per fjetje.

Figura ne Monedhe

Ilirėt duhet tė kenė patur disa kantiere ndėrtimi tė anijeve, vendi mė i pėrshtatshėm ka qenė Shkodra dhe liqeni labeat. Materiali drusor vinte nga pyjet e mėdha bregdetare, qė janė shfrytėzuar pėr ndėrtimtari anijesh edhe nga venedikasit e bregut tė pėrtejmė edhe nė kohėn mesjetare.

Le t'i rikthehemi motivit grishės tė kultit tė gjarprit tek anijet ilire.

A.Stipēeviēi e pėrqendron analizėn nė pyetjen e mėposhtme.:A kanė pasur anijet ilire bashin nė trajtė gjarpri.Nė vitin 1971, arkeologu shqiptar Bep Jubani zbuloi nė lokalitetin Ēinamak afėr qytetit tė Kukėsit, nė Shqipėrinė verilindore, njė monedhė tė panjohur tė Ilirėve tė vjetėr.

Nė anėn e pėrparme tė kėsaj monedhe ėshtė rafiguruar njė burrė i panjohur me njė kėsulė me rreth tė gjerė tė tipit iliro-maqedon (kausia), ndėrsa nė anėn e pasme figuron njė anije ilire, nė tė cilėn dallohen mirė remtarėt. Pėrmbi dhe ndėn anijen lexohet mbishkrimi LABIATAN – emri i fisit tė njohur ilire Labeate (Labeates), i cili i ka pasur selitė e veta rreth liqenit tė sotshėm tė Shkodrės.

Duke e inkuadruar shfaqjen e kėsaj monedhe nė rrethanat politike tė viseve ilire jugore dhe duke e krahasuar atė me monedha tė tjera tė prera nga Ilirėt nė atė kohė, B.Jubani ka arritur nė konkluzionin se kjo monedhė e Labeatėve ėshtė prerė pas vitit 168 para e.s., pra pas rėnies sė kėsaj pjese tė bregdetit ilir ndėn pushtetin romak dhe nė kohėn kur shfaqet njė monedhė tjetėr e ngjashme me emrin e njė fisi tjetėr ilir – Daorėsve.

Ekzemplare te ēmuar


Gjetja e monedhės labeate ka njė rėndėsi tė shumėanėshme pėr historinė e Ilirėve dhe veēanėrisht pėr numizmatikėn ilire, por kėtu ne do tė merremi shkurtimisht me njė detaj qė i ka shpėtuar vėmendjes sė B.Jubanit, po ashtu si edhe vėmendjes sė numizmatikėve tė tjerė qė kanė shkruajtur mbi monedhat e njohura mė parė ilire dhe iliro-greke me figurėn e anijes ilire.

Ėshtė fjala pėr trajtėn e bashit nė anijen e rafiguruar, apo nė anijet e rafiguruar nė monedhat e tjera ilire tė njohura deri tashti. Nė fakt, nė ekzemplarėt e monedhės labeate qė porsa u zbuluan nė Ēinamak shihet fare bukur se bashi i anijes sė rafiguruar kishte trajtėn e njė gjarpri.

Kjo e dhėnė, natyrisht, nuk mund tė na ēudis, sepse do tė kishte qenė shumė mė e ēuditshme sikur anijet ilire tė kėsaj treve mos tė kishin pasur nė bashin figurėn e kėsaj shtaze. Megjithatė pėrpara se tė zbulohej monedha labeate nuk mund tė thuhej me siguri se ēfarė shtaze ishte ajo qė qe rafiguruar nė anijet ilire qė shohim nė monedhat e fiseve tė tjera, qyteteve dhe mbretėrve ilirė.

Qė lundėrtarėt labeatė zgjodhėn si shtazė tė tyre mbrojtėse pikėrisht gjarprin, jo vetėm qė nuk ėshtė diēka e ēuditshme por ėshtė edhe e vetmja gjė e mundėshme.

Nė fakt, gjarpri, pikėrisht nė kėtė pjesė tė bregdetit ilir ka qenė nderuar si totem i fisit, qė nė sistemin mitologjik tė Ilirėve tė atėhershėm ka pasur njė vend qendror. Qona rreth Liqenit tė Shkodrės, ku Labeatėt kanė pasur selitė e tyre, i pėrkiste asaj cope relativisht tė vogėl tė bregdetit ilir nė tė cilin sipas P.Melas dhe Plinit jetonin ”Illyrii proprie dicti”. Sipas legjendės qė na kanė regjistruar autorėt antikė, Ilirėt e muarrėn emrin nga Yllyrios-i hero eponim i fisit, i biri i Kadmos-it dhe Harmonias.

E gjithė kjo pėrrallė mitologjike ėshtė e lidhur me gjarprin. Kadmosi dhe Harmonia para se tė vdesin u shndėrruan nė gjarpinj dhe nė kėtė trajtė vazhduan tė jetojnė nė Fushat Elize, ndėrsa vet Illyrios-i, porsa lindi, u mbėshtuall nga gjarpri, i cili i dha njė fuqi magjike. Linguistėt modernė e venė gjithashtu emrin e Illyriosit nė lidhje me gjarprin duke e derivuar emrin e tij nga njė fjalė qė don tė thotė gjarpėr.

Veē asaj tė shumta janė tė dhėnat arkeologjike, filologjike, mitologjike – mbi kultin e gjarprit tek Ilirėt dhe gjithashtu tė shumta janė mbeturinat e kėtij kulti nė folklorin dhe artin e popujve ballkanikė tė sotshėm, veēanėrisht tek shqiptarėt.

Rėndėsia e madhe qė ka pasur gjarpri nė besimin e Ilirėve ka qenė edhe mė parė njė element qė ēonte nė konkluzionin se bashet nė trajtė gjarpri qė shiheshin nė rrafigurimet e njohura tė anijeve ilire nė monedhat ilire paraqitnin realisht gjarprin dhe jo ndonjė shtazė tjetėr.

Nė favor tė tezės se anijet ilire kanė pasur bashe nė formė gjarpri po pėrmendim edhe njė tė dhėnė qė tashti, pas zbulimit tė monedhės labeate, merr njė rėndėsi tė veēantė. E kemi fjalėn tek shprehja ”drakontepheon” pėr detin Adriatik, tė cilėn e gjejmė nė veprėn ”De magistratibus rei publicae Romanae”, Lib. I, cap. 46 tė shkrimtarit bizantin tė shekullit VI Johannes Laurentius Lydos.

Kėto kuēedra (gjarpėrinj) qė mban deti Adriatik nuk mund tė jenė veēse anije qė lundrojnė mbi "tė dhe qė bashin e kanė nė trajtė gjarpri. Nuk do tė jetė vetėm njė rastėsi qė njė liburne e stacionuar nė Aleksandri tė Egjiptit tė mbante emrin ”Draco”.

Megjithėse nuk mund tė pohojmė me vendosmėri qė emri i kėsaj anijeje romake ka lidhje me faktin se i pėrkiste tipit liburn, pra njė anijeje qė pėrpara ardhjes sė Romakėve nė bregdetin ilir lundronte nė Adriatik me bashin nė trajtė gjarpri, prap se prap e vemė nė dukje kėtė rast, sepse ėshtė anija e vetme me kėtė emėr qė L. Casson-i pėrmend nė veprėn e tij shumė tė plotė mbi anijet e lashta

Monedhat ilire

Mbetet akoma te thuhet disa fjale mbi bashet e anijeve te rifiguruara mbi disa monedha te tjera ilire.Pose monedhes labeate anije jane rifiguruar edhe mbi monedhat te qyteteve Skodra dhe Lisos,te mbretit ilir Genthios si edhe mbi monedhat te fisite te Daoresve qe kane banuar rreth lumite Neretva.

Trajten e disa zhtazve te tjera,gje nga e cila mund te nxirret konkluzione se bash ne trajten e nje gjarpri,e kane pasur vetum anijet e pjesve ilire jugore,ndersa ato te Adriatikut verior mbanin figura kali ose ndoshta dashi mbi kiqet ose bashet.

Krahasimet me Anijet Vikinge

Ka tė ngjarė qė si reminishencė tė kėtyre gjarpėrinjve qė lundrojnė nėpėr Adriatik mund tė marrim edhe pohimin e kronikanit Spalatin tė shekullit XIII, Shėn Thoma Arkigjakoni – zakonisht i orientuar mirė nė legjendat dhe gojėdhėnat nga e kaluara e bregdetit Adriatik lindor – sipas tė cilit fenikasi Kadmi ”qui depulsus regno venit in Dalmatiam, factusque pirata sevissimus ceepit quasi lubricus anguis per mare discurrere”.

Me konstatimin e faktit se anijet e rafiguruara mbi monedhėn e Labeatėve i kishin bashet nė trajtė gjarpri, nuk i ėshtė dhėnė, ndėrkaq, njė pėrgjigje e plotė pyetjes. Ėshtė interesant tė pėrmendet kėtu rasti i anijeve vikinge, tė cilat kanė gjarpėr nė bashin dhe qė pėr shkak tė ngjashmėrisė me gjarprin qė lundron nėpėr det quheshin drakare (Drakkars – kuēedra) dhe snekare (Snekkars – gjarpinj).

Mendimin qė deti Adriatik epitetin ”drakontophoron” ta ketė marrė pikėrisht pėr shkakun se anijet ilire kishin mbi bash njė gjarpėr, e kanė shprehur edhe pėrpara nesh autorė tė tjerė. Krh. L.Vojnović,” Histoirie de Dalmatie,” Paris 1934, vol. I, f.14; R. Ferri, vend, cit., faqe 420. sepse pos rafigurimit tė anijeve ilire mbi monedhėn e Labeatėve, ku gjarpri shihet kjartė, dhe rafigurimit tė kėtyre anijeve mbi monedha tė tjera ilire ku ėshtė vėshtirė tė identifikohet me siguri shtaza e rafiguruar, ekzistojnė edhe disa rafigurime tė tjera anijesh ilire, tė cilat nė mėnyrė evidente nuk i kishin bashet nė trajtėn e kėsaj shtaze.

E kemi kėtu fjalėn nė radhė tė parė pėr rrafigurimet shumė tė skematizuar tė anijeve tė gravuara mbi ndėn-gjunjėzat (kallēinjt) e gjetura nė Glasinac (lokaliteti Ilijak).

Mbi dy ndėn-gjunjėze tė gjetura nė njė varr tė pasur princėror janė rafiguruar katėr anije (nga dy mbi ēdo ndėn-gjunjėz), nė tė cilat shihen kjartė bashet nė trajtėn e njė shtaze pėr tė cilėn mund tė thuhet me siguri se nuk ėshtė njė gjarpėr.

Shtazėt qė janė rafiguruar mbi kėto ndėngjunjėze u ngjajnė shumė shtazėve qė figurojnė nė bashet e anijeve qė shohim mbi njė stele tė gjetur nė Novilara pranė Pésaros nė Itali. Kėto shtazė kanė gjithashtu ”brirė” (ka tė ngjarė tė jenė veshė) si ato tė ndėngjunjėzave tė Glasinacit.

Dhe ndėrsa shumica e specialistėve qė kanė shkruajtur mbi kėto stela nguron tė pėrcaktojė llojin e shtazės, F.Behn shpreh mendimin se kėto anije kanė pasur bashin nė trajtė dashi. Vetė rafigurimi mbi stelėn lejon mundėsinė edhe tė interpretimeve tė tjera, por duhet pranuar se ky mendim nuk ėshtė pa baza, sepse dihet se dashi tek Ilirėt ka qenė njė shtazė kulti.

Megjithatė neve na duket se do tė ishim shumė mė afėr sė vėrtetės sikur nė bashet e anijeve tė rafiguruara mbi stelat e Novilaras dhe nė ato tė rafiguruara mbi ndėngjunjėzet e Glasinacit tė shihnim figurėn e njė kali, - njė shtazė qė ka pasur njė rėndėsi tė madhe nė besimin e Ilirėve dhe kulti i tė cilės, siē na njoftojnė shkrimtarėt e vjetėr, ka qenė i lidhur me detin.

Arkeologėt qė kanė shkruajtur mbi stelėn e Novilaras kanė shprehur hamendje mbi pėrkatėsinė e anijeve qė po ndeshen kėtu midis tyre. Undseti, Orsi dhe disa tė tjerė kanė menduar se skena mbi kėtė stele paraqet njė betejė detare midis banorėve vendas tė Picenumit nga njėra anė dhe Fenikasve ose Grekėve nga ana tjetėr. M.Hoernesi, ndėrkaq ka paraqitur tezėn shumė bindėse sipas tė cilės anija armike qė lufton kundėr asaj tė Picenumit ka qenė nga bregu i pėrtejmė i Adriatikut, d.m.th. ilire.

Fakti qė anijet me bashe tė tillė shfaqen edhe mbi ndėngjunjėzet e Glasinacit do tė mund tė konsiderohej si njė vėrtetim i faktit se anijet ilire nė pjesėn veriore tė Adriatikut, ku nuk ekzistonte kulti i gjarprit, kishin mbi bashin njė shtazė tjetėr, ndoshta pikėrisht kalin.

Sidoqoftė mund tė pranojmė tezėn e Hoernesit mbi iliricitetin e anijes sė stelės sė Novilaras, sepse edhe rrafigurimet e anijeve tė Glasinacit kanė pikėrisht tė njėjtėn trajtė si ato tė anijeve qė ndeshen nė skenėn e stelės.

Njė rafigurim tjetėr anijeje e kemi mbi njė pllakėz nga Drozori i Likas. Edhe mbi kėtė pllakėz ėshtė paraqitur njė betejė detare si mbi stelėn e Novilaras, por anijet janė rafiguruar nė mėnyrė aq skematike sa qė nuk ka mundėsi tė identifikohet shtaza mbi bashin.

Moikom Zeqo


Edituar pėr herė tė fundit nga Fegi nė 24.04.10 21:55, edituar 1 herė gjithsej

Fegi

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Estilen prej 30.04.10 14:25

Kulti dhe miti i gjarperit ne teritoret ilro-shqiptare

Nė besimet e popujve tė Ballkanit, gjarpri shpeshherė shfaqet si krijesė qė ndihmon njerėzit, qė i ruan prej tė keqes, qė u ruan shtėpitė dhe varret, qė pėrfaqėson shpirtrat e tė parėve.

Ata besime pėr gjarprin janė shumė tė moēme nė Ballkan, sidomos nė trevat, tė cilat pėr arsye gjeografike ose ndonjė arsye tjetėr, kanė mbetur tė kursyera prej ndikimeve tė mėdha tė popujve tė ndryshėm, tė cilėt gjatė kohės prunė nė Ballkan besime dhe adete tjera.




Simboli i gjarprit nė derėn hyrėse, nė Tuz afėr Liqenit tė Shkodrės

Njė prej atyre viseve, qė kanė ruajtur shumė besime dhe adete tė moēme, ėshtė treva nė veri tė Liqenit tė Shkodrės. Saktė, nė kėtė zonė ėshtė ruajtur tregimi shumė interesant dhe si duket shumė i moēėm pėr gjarprin, i cili u ndihmon njerėzve nė nevojė. Tregimi, qė ėshtė shėnuar edhe jashtė kėsaj treve, ėshtė ruajtur nė shumė versione, por ai mė interesanti ėshtė:

Marinarėt (peshkatarėt) kanė lundruar me njė anije nėpėr Liqe tė Shkodrės dhe kanė gjuajtur peshk. Pa pritur, erdh furtuna dhe tallazet e hodhėn anijen nė shkėmb nėnujor, i cili ēeli vrimėn nė barkė. Nėpėr atė vrimė, uji shpejt depėrton dhe rrezikon tė mbys anijen bashkė me peshkatarė (marinarė).

Kėtė luftė pėr jetė e pa gjarpri prej bregu. Ai u hodh nė ujė dhe me trup tė vet e mbylli vrimėn dhe e shpėtoi anijen bashkė me peshkatarė. Gjarpri e ka trupin e ftohtė pėr arsye se uji nė liqe ka qenė shumė i ftohtė kur ai u fut nė ujė pėr tė shpėtuar peshkatarėt.

Ėshtė edhe versioni, ku thuhet qė vrimėn nė anije e bėri miu, e jo ndeshja e anijes me shkėmbin nėnujor. Nė njė version tjetėr, pėr tė shpėtuar anijen, gjarpri u kėrkoi disa kushte njerėzve nė anije.

Lė tė ndalemi te tregimi qė rrjedh nga afėrsia e Liqenit tė Shkodrės. Ēka ėshtė kėtu aq interesante, qė na shtyu ta zgjedhim pėr komentim tonė?

E vėrtetė, ky tregim na ēon larg nė tė kaluarėn ilire. Dihet, nė trevėn e Liqenit tė Shkodrės, nė kohėn para-romake dhe romake, kanė jetuar Labeatėt, fis ilir. Nė monedhat e tyre tė farkėtuara nė shekullin II para Krishtit shumė qartė shihet qė anijet pėrpara (nė ballė) dhe mbrapa kanė pasur simbolin e gjarprit.

Zbukurimet qė marinarėt i vendosin nė ballė tė anijes simbolizojnė ndonjė kafshė ose shpeshherė krijesė mitologjike, pėr tė cilėn besojnė qė do t'i mbrojė nė lundrimin e gjatė dhe tė rrezikshėm nėpėr det.

Nėse Labeatėt, ēka ėshtė e besueshme edhe pėr Ilirėt tjerė, vendosnin nė ballė tė anijes simbolin e gjarprit, e jo vetėm nė anije qė lundronin nėpėr Liqe tė Shkodrės, por edhe nėpėr det, vepronin ashtu se besonin qė ai do t'i mbrojė prej fatkeqėsive. Pra, gjarpri merr rolin e mbrojtėsit tė marinarėve, dhe kjo kurrsesi jo rastėsisht.

Dihet, Ilirėt e jugut e ēmonin gjarprin si mbrojtės tė fisit (totem), pėr arsye se nė mitologjinė ilire gjarpri ėshtė nė lidhje me vetė emrin e Ilirit. Shkrimet antike, qė sjellin kėto tregime, pėrmendin Ilirin (Illyrios), tė cilin, sa lindi, e mbėshtolli gjarpri dhe i dha fuqinė magjike.

Edhe prindėrit e Ilirit, Kadmi dhe Harmonia, mbas vdekjes u shndėrruan nė gjarpėrinj. Disa dijetar modern mendojnė qė emri Ilir do tė thotė gjarpėr. Kėtu duhet tė jetė edhe shpjegimi pse gjarpri ka qenė kaq shumė popullor te Ilirėt, dhe kjo nė kuptimin pozitiv; ai nuk rrezikon njeriun, por e ndihmon dhe e ruan prej tė gjitha fatkeqėsive.

Ky besim pėr gjarprin nė kuptimin pozitiv ėshtė i pranishėm edhe sot e kėsaj dite nė Ballkan, besim i pėrhapur pėr gjarprin rojė e shtėpisė; gjarpri ruan shtėpinė dhe familjen.

Tregimi qė kėtu paraqitem, e gati mund tė pėrjashtohet dyshimi, ėshtė vazhdim i drejtpėrdrejtė i tregimeve me tė vėrtetė shumė tė moēme pėr gjarprin qė ndihmon njerėzit; pėr arsye se nė atė tregim, ai shfaqet si shpėtimtar i marinarėve, gjegjėsisht peshkatarėve nė Liqenin e Shkodrės, duhet tė supozojmė qė tregimi ėshtė i lidhur me besimin e marinarėve labeatė dhe tė gjithė ilirėve pėr gjarprin si mbrojtėsin e tyre.

Ky tregim ka rėndėsi tė madhe pėr studimin e gjurmėve ilire nė besimet e tashme tė shqiptarėve rreth Liqenit tė Shkodrės; ai mund tė na shėrbejė edhe si vėrtetim jo vetėm pėr vazhdimėsinė kulturore por edhe etnike tė shqiptarėve nė ato troje.

Estilen

1024


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjarperi sherues i Epilepsise

Mesazh  Fikrro prej 25.06.10 20:58

Gjarperi sherues i Epilepsise

Njerezit ne kohet me te vjetra kane perdorur gjarprin per te marre rruzat e tij te cilet pohonin se rruzat e gjarperit te sjellin fat dhe te mbrojne nga e keqja, kjo perdoret diku diku edhe ne ditet e sotme.

Por nga te vjetrit kam degjuar se gjarperi eshte sherues i semundjes epilepsis.X person nga komuna e Krushes se vogel pohon se e gruaja e tij eshte sheruar nga epilepsia duke:

-"nxene nje gjarper te gjalle ne muajin maj apo para shinxherxhit siq thone ata.Ne muajin maj sepse atehere gjarperi ka lekure te re.E duke mbushur nje ene te madhe me uje,e lene qe uji te vlohet dhe e futni gjarprin ne ujin e nxehte te gjalle.

Gjarperi do te filloj te bertas sikur nje femije i vogel e leni aty te zihet per se gjalli.Pasi te zihet i heqni eshterat e gjarprit dhe personi me semundjen e epilepsise te lahet me ata uje.Pas larjes semundja e tij do largohet dhe i semuri do jete i sheruar."

Ky perdorim i gjarprit te zier ka rrjedhur nga gjenerata ne gjenerat dhe sipas X personit nga Krusha e madhe ka pasur sukses tek gruaja e vet.

Une kam nje anetar te familjes time te semure nga nje lloj epilepsie dhe po presim ta bejem kete lloj rituali jo magjik per sherim, pasi qe muaji maj ka kaluar dhe ne vone kemi degjuar per kete do presim deri ne vitin tjeter per rezultatet.


Fikrro

734


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  arian prej 28.06.10 18:45

Megjithese ne keto kohe po sundon konspiracioni; dhe mendoj qe per shoqerine shqiptare po perceptohet si nje realite per shkak se ne jami manipuluar per 50 vjet, dhe ne kete projekt eshte perfshire perkthyesi i david icke, Jim Mars, dhe Tex Mars etj.

Po perpiqen te manipulojne opinion publik me perallat e te lartpermendurve, ku mendojne se reptilizmi e ka origjinen ne Shqiperi, sidomos ke radikalisti David Icke, qe po behet milioner me shitjen e prallave te veta.

Tani kerkon te infektoje dhe shoqerine shqiptare me kontraditat e tij psikologjike, qe jane te dukshme, sidomos ne faktet qe ai paraqet sikurse masonet sundojne boten, dhe ky si kundershtar i hapur i katyre sundimtareve te pashpirt sic na i paraqt ne ose si na i servir, keta e lejojne qe ky ti demaskoje per planet e tyre [perverse], dhe kur keta reptile kontrollojne gjithe boten, qenkan te pa afte te kontrollojne nje sharlatan si David Icke, per te mbajtur nen influencen e konspiracionit gjithe boten.

arian

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  preserver83 prej 04.09.10 13:44

Te gjitha i lexova por gjerat me kryesiore nuk ekzistojne ketu te cekura....prejardhja e gjarperit ne kete bote, roli i gjarperit ne kete bote-toke, jeta dhe menyra e jeteses, karakteristikat e disa gjarperinjeve me te nhohur TEK NE dhe ne bote,....

C'e shtyri njeriun te perdor gjarperin ne simbolikat e tij,popujt qe besonin ne gjarperin,perosona qe sot e kesaj dite si shenje mbrojtese apo si dicka tjeter perdorin simbolin e gjarperit dhe disa te tjere bile e mbajne ne shtepi, disa te tjere jetoje me gjarperin sic shumica e njerzimit qe jeton me familjet dhe prinderit,....e shume shume gjera qe kane kuptim te ngjajshem por te ndryshem nga njeri-tjetri.

Keto gjera nuk jane cituar ketu fare.

Ta perkujtojme pak Biblen, si liber qe edhe islami e pranon si liber i shjenjte (edhe pse pak a shum i ndryshuar). Ne kapitullin e pare te bibles ZANAFILLA, mund te gjeni rolin e gjarperit qe luajti ne kohen qe kemba e njeriut te pare, Ademi preku token....pa mare parasysh ne cfarE menyre dhe si, kur...

Pastaj, gjarperi njihet edhe si energji seksuale ne disa rituale, kulte apo dhe ne disa fe....

Gjarperi njihet edhe si zevendes i satanes...

Gjarperi ne te gjall, eshte i trishueshem, edhe nese mund te jet i parezikshem,por nese mund ta lexoni veten (te keni kontroll mbi jeten tuaj,ndjenjat...) atehere mund te kuptoni se ne momentin kur keni gjarperin ne dore apo duke e shiquar ate me ngulm,do te kuptoni se ne brendesine tuaj, per por trishtimit, ndjeni dhe epsh, adrenalin, kuriozitet, ndjenji dinamizem...e shume gjera tjera.

Ne arkeologji gjarperi simbolizon hyrje ne shpella-vendbanime te mbyllura...

Ne lidhje me kete, ne popull perdoret fjala se gjarperinjte gjigant te medhenje qe jetojne jashte fshatit, ato ruajne pasuri ari te fshehura ne toke, ne te vertet ato gjarperinj (sic thuhet ne popull) jane xhind e jo vertet gjarperinj.

Tema eshte e perkryer por materiali nuk eshte i mjaftueshem per t'iu pergjigjur pyetjes se parashuar ne fillim...

Respekte dhe falemenderim per te gjith njerezit qe kontribuojne ne zgjerimin e vetedijes se njerzimit!

preserver83

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  white_electricity prej 14.10.10 14:50

Paraqet trupin astral.Ne te majte Ida dhe ne te djathe Pingala.Ne mes Shushumna.Une di qe ka origjinen tek filozofia indiane.
Keni pak info por shihni fotot kah fundi faqes ta keni idene.
Dhe ne te vertete mjekesia e ka prejardhjen teknikat pagane.Teknikat tantrike kane shenuar bazen e mjekesise se lashte.7000 vjet ose me shume...Mund te jete i njohur si caduceus ne Greqi,qe ndoshta simbolizon ndonje praktike tjeter jo-indiane.
Por, nese hap syrin intuitiv do te ndjesh vibracione te medha nga ajo skulpture,sepse do te dalin gjithe ato kultura lashta indiane,mijevjecare para syve,do ndjesh sherimin dhe lehtesimin me nje shikim...Eshte Madheshtore
Ka qene aq kohe e praktikuar dhe e shenjte,qe tregon sherimin astral si metodat baze te mjekimit...


white_electricity

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  white_electricity prej 14.10.10 14:53

linku : http://www.energyenhancement.org/Release-the-Energy-Blockage-Knots-on-the-Bridge.htm
kete mundja te gjej ne shpejtesi.Merrni si burim infosh faqen,hulumtoni me tej!

white_electricity

20


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Dre1 prej 21.10.10 23:22

Simboli i gjarperit poashtu gjendet edhe ne objektet farmaceutike.

Dre1

54


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Idlir prej 04.12.10 12:49

Nje tjeter kuptim i Gjarperit eshte edhe Kundalini, energjia paresore qe rri e perqendruar ne vertebren e fundit (fundi i shtylles kurrizaore). Kur "Zgjohet", Kundalini leviz pergjate shtylles kurrizore, pershkon cakrat 9Qendrat) energjitike dhe Gjendren Pineale ne tru. Me pas takohet me cakren mbi koke (dy gisht). Pergjate kesaj levizjeje, kundalini jep asosacionin e gjarperit, per shkak te formes se kolones vertebrale. Ne kulturen hinduse eshte simbol i Njohjes Ezoterike, Zotit.

Shkaku i perdorimit te gjarprit te dyfishte ne farmaceutike, thuhet se eshte forma e tij (gjarperit) e ngjashme me Acidin dezinksirobonukleik (ADN).

Ne kodin enderror shqiptar, te pakten ne juglindje, gjarpri identifikohet me hasmin.

Pervec endrrave arketipale, universale, ne dekodifikimin e enderrave te tjera ka rol thuajse absolut, formimi i individit sipas kultures ku rritet. Keshtu, nese per nje fshat apo treve, gjarperi eshte simbol i hasmerose, atehere si i tille transmetohet tek femija, dhe gjate jetes se mevoneshme te ketij, shfaqet si rast paralajmerimi per armiqesi (ne rastin e enderrave paralajmeruese)

Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  DevilChild prej 04.12.10 16:11

Gjarpri simbolizon djallin, kjo per arsye se ne Biblen e shenjte thuhet se: "...djalli u shnderruar ne gjarper..." dhe qe shkaktar per gabimin e pare te Ademit dhe Eves! Simbolike edhe e grupit te madh "Metallica" eshte gjarperi, te cilin nese e shohim mire eshte paraqet numrin 666, cfare do te thote, se ka tamam apo ekzaktsisht kuptimin e djallit.

DevilChild

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Idlir prej 06.12.10 9:46

Bibla eshte njeri liber i shenjte. Ka libra te shenjte nganjehere me te vjeter se bibla, qe shpallin se djalli nuk ekziston. Bota eshte edhe budiste, hinduse (me te lashta se krishterimi e islamizmi), taoiste, zen-budiste, zoroastriane etj. Te gjitha keto fe kane librat apo doktrina e tyre.

Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Angeloflight prej 14.12.10 7:18

DevilChild shkruajti:Gjarpri simbolizon djallin, kjo per arsye se ne Biblen e shenjte thuhet se: "...djalli u shnderruar ne gjarper..." dhe qe shkaktar per gabimin e pare te Ademit dhe Eves! Simbolike edhe e grupit te madh "Metallica" eshte gjarperi, te cilin nese e shohim mire eshte paraqet numrin 666, cfare do te thote, se ka tamam apo ekzaktsisht kuptimin e djallit.


Nuk mund te shkeputesh rreshta dhe paragrafe nga Bibla e Sheite ne menyre qe tia pershtatesh mendimit tand.

Tani mund te na shpjegosh se qfare ka deshte me than Krishti kur i keshillon nxenesit e tij te jene te zgjuar si gjarperi?

Angeloflight

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Angeloflight prej 14.12.10 7:20

Idlir shkruajti:Bibla eshte njeri liber i shenjte. Ka libra te shenjte nganjehere me te vjeter se bibla, qe shpallin se djalli nuk ekziston. Bota eshte edhe budiste, hinduse (me te lashta se krishterimi e islamizmi), taoiste, zen-budiste, zoroastriane etj. Te gjitha keto fe kane librat apo doktrina e tyre.

The greatest trick the Devil pulled is to make people believe he doesn't exist. :-)

Angeloflight

12


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Idlir prej 14.12.10 14:48

Angeloflight shkruajti:
Idlir shkruajti:Bibla eshte njeri liber i shenjte. Ka libra te shenjte nganjehere me te vjeter se bibla, qe shpallin se djalli nuk ekziston. Bota eshte edhe budiste, hinduse (me te lashta se krishterimi e islamizmi), taoiste, zen-budiste, zoroastriane etj. Te gjitha keto fe kane librat apo doktrina e tyre.

The greatest trick the Devil pulled is to make people believe he doesn't exist. :-)
Edhe kjo, sipas kishes i dashur Angeloflight...

Idlir

156


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  DevilChild prej 17.04.11 23:43

Angeloflight shkruajti:Nuk mund te shkeputesh rreshta dhe paragrafe nga Bibla e Sheite ne menyre qe tia pershtatesh mendimit tand.

Tani mund te na shpjegosh se qfare ka deshte me than Krishti kur i keshillon nxenesit e tij te jene te zgjuar si gjarperi?

Shiko, djalli eshte shume i zgjuar, ti thuaj "po" ose "jo", eshte problemi yt. Djalli eshte aq i zgjuar sa ka kthyer nje perqindje te madhe ne bote kunder Zotit, kshtuqe mund te jete kjo arsyeja pse Krishti ka thene behuni te zgjuar si gjarpri.

Pse nuk mund te thuash ti qe gjarperi mund te perdoret edhe ne kuptimin "djall" ?

DevilChild

21


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  SweetEmo prej 18.04.11 0:26

DevilChild shkruajti:

Shiko, djalli eshte shume i zgjuar, ti thuaj "po" ose "jo", eshte problemi yt. Djalli eshte aq i zgjuar sa ka kthyer nje perqindje te madhe ne bote kunder Zotit, kshtuqe mund te jete kjo arsyeja pse Krishti ka thene behuni te zgjuar si gjarpri.

Pse nuk mund te thuash ti qe gjarperi mund te perdoret edhe ne kuptimin "djall" ?
se besoj se krishti ka then nje gje te till sepse n fund po te shiqojm jesuzi ose isa ka qen i derguari i Zotit dhe sma merr mendja qe i ka then nxensve te tij qe te behen te zgjuar sa gjarpri pff kot fare kjo lale

SweetEmo

14


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjarperi

Mesazh  Estilen prej 22.08.11 10:59

Mbretėria e Gjarpėrinjve



"Gjarpėri ėshtė fuqi e madhe, forca mė e madhe nė botė. Gjarpėri ėshtė krijuar 40 vite para se tė krijoheshin gjitha gjallesat tjera nė botė. Ajo ėshtė e madhe sa mali, por neve na duket e vogėl.

Ka njerėz qė nuk besojnė kėtė, por kjo ėshtė kėshtu dhe kurrsesi ndryshe" - kėto janė fjalėt e Rrustė Kovaēajt, njeriu nga Gorana e Madhe, i cili qe 20 vite merret me kėto qė nė botėn urbane i takojnė domenit tė fanta-shkencės: kėrkon gjarpėrinjtė, iu flet, gjarpėrinjtė i mbėshtillen rreth trupit dhe sipas fjalėve tė tij, nė harmoni tė plotė shoqėrohet me ta, ata i ka shokė...

Gorana ėshtė njė vend i thatė dhe pa ujė, i vendosur mes Tivarit dhe Ulqinit.

Biseda me gjarperin

“Kėtė aftėsi e kam fituar prej njė njeriu, i cili ka qenė buzė vdekjes. Ka qenė i joni, goranas. Ai kėtė e ka trashėguar prej njė Malėsori, me tė cilin kanė ndarė njė dhomė nė spitalin e Podgoricės” – fillon tregimin Rrustė Kovaēaj.- Pėr kėto gjėra, njeriu duhet tė jetė trim dhe tė besojė nė to.

Gjarpėri mua mė njeh. Unė me tė flas, ai mbėshtillet rreth meje. Fqinjtė shumė herė mė kanė ardhur qė t’ua shėroj deshtė, dhitė, lopėt, kuajt... S’ka tė njehur. Unė e bėj kėtė, dhe pėr kėtė nuk kam kėrkuar asnjėherė asnjė lek. Nuk bėj hajgare”.

Kulti i gjarpėrit, jashtėzakonisht mirė i ruajtur nė Goranė, ėshtė njė ndėr kultet mė tė vjetra nė historinė e qytetėrimit. Nė trevat tona pėr sa dihet daton nga koha e ilirėve. Kjo ėshtė e kuptueshme, sepse ilirėt, si popull parahistorik, kanė qenė mjaft tė afėrt me natyrėn, prandaj tė gjitha aktivitete e tyre rrjedhin nga kjo lidhje.

Gjurmė tė kėtij kulti ende sot e kėsaj dite janė tė pranishme nė traditėn dhe besimet e banorėve tė hapėsirės jug-adriatike – gjerdanėt dhe bylyzykėt, me prirje nė pamje tė gjarpėrit, flasin pėr “gjarpėrin e shtėpisė qė nuk mbytet”, “bullarin, si kafshė e shenjtė”, “rreth asaj qė pėr Buzėm nuk bėn tė qepet, sepse gjapėri t’i han flokėt”, “gjarprin si rojtar i thesareve”... Gjarpėri tek Ilirėt ka pasur rol tė rojes sė vatrės dhe si perėndi ktonike, ka qenė nė lidhje me shpirtėrat e tė parėve.

“Gjarpėri qė gjendet nė shtėpi, nuk vritet, dhe nėse vendos qė tė mos e mbytėsh, asnjėherė prej saj nuk do tė kesh dėm” – tregon Kovaēaj – “Gjarpėrinjtė e kanė mbretėri dhe zgjedhin mes tyre kryetarin.

Gjithėherė takohen tė marteve, ku mblidhen shumė gjarpėrinj. Unė kam parė qė nga kėtu e deri nė Ulqin, plot gjarpėrinj pėrreth rrugės. Ka qenė e martė. Edhe tė tjerėt kanė mundur tė shohin qė janė me mua, por i vetmi unė kam mundur t’i dėgjoj.

Kur i mbledh, unė vet me vete kėndoj kėngėn dhe ata mblidhen tė gjithė. Flas me ta, Unė ua kuptoj gjuhėn, edhe ata mua. I preku dhe luaj me ta. Ata gėzohen me kėtė. Pasi qė t’i mbledh, mė duhet t’i laj me ujė dhe sapun porsi njerėz”.

Gorana, si vend shkėmbor dhe pa ujė, ka plot gjarpėrinj. Pėrveē nepėrkės dhe gjarpėrit tė gurit, sipas fjalėve tė bashkėbiseduesit tonė, ka edhe shumė lloje tė rrezikshme pėr tė cilat zoologjia ende nuk di gjė, nė ekzistencėn e tė cilėve dėshmojnė dėshmitarė tė shumtė okularė.

“Gjarpėrinjtė ēelin nga vezėt, tė bardha ose tė larme. Por gjarpėrin mund ta krijoj edhe vetė. Nduk qimen nga bishti i kalit, dhe duhet kujdesur qė qimja tė jetė e plotė, dhe kėtė qime e fut nė shishe me ujė. Pas 40 ditėsh, prej qimes bėhet gjarpėri. Pastaj e lėshon edhe ujin edhe gjarpėrin nė fushė, dhe gjarpėri do tė jetojė” – thotė Rrusta.

“Ka dhe njė gjarpėr, shumė i helmueshėm, ka veshė tė vegjėl dhe ėshtė mė e gjatė se gjarpėri i gurit dhe shumė i rrezikshėm, sepse e ndjek njeriun. Mund tė vdesė njeriu nė minut nga helmimi i tij nėse nuk gjendem aty qė t’a shėrojė. Ka edhe gjarpėrinj jo-helmues tė cilėt e pėrmbysin njeriun.

E tillė ėshtė “arshaja” (rrėshaja), e cila mund ta lidhė njeriun rreth belit dhe ia han zemrėn. Nė atė vend njeriu ėshtė mė sė dobėti dhe ajo e di kėtė – prandaj aty i hyn nė trup.

Nėse arshajėn, asnjė gjė e gjallė nuk e sheh pėr dhjetė vite, mund tė trashet sa beli i njė njeriu. Por fati i mirė qė ka zogj tė vegjėl qė shkojnė gjithkah, prandaj edhe e shohin, pėrndryshe arshajat do tė bėheshin diva. Mė kanė thėnė qė ka pasur edhe gjarpėrinj tė mėdhenj.

Jam ndjerė i vogėl, kur i kam parė, kėtu tek fqinjtė kanė mbytur dy, kanė qenė tė trasha sa kėmba e njeriut. Mė ka thėnė dhe njė fqi, se e ka ndjekur njė gjarpėr i madh, qė ka qenė mė i madh se sa gardhi pėrmes tė cilit ka kaluar pėr tė ikur nga ai gjarpėr. E kanė mbytur me kobure dhe kur e kanė hedhur nė ledinė, tė gjithė kanė thėnė se diēka si kjo asnjėherė, askush nuk ka parė”, shpjegon Rrustė Kovaēaj.

Jo larg nga shtėpia e Rrustės, jeton edhe Ajshe Kovaēaj, e cila, duke folur pėr njė ngjarje nga jeta e saj, dėshmoi thėnien e Rrustės pėr ekzistencėn e fuqive tė pashpjegueshme (xhindėt) tė lidhura me gjarpėrinjtė: “Ka qenė herėt nė mėngjes, unė kam qenė tek pusi pėr tė mbushur ujė. Nė mezhdė ishte shtrirė njė gjarpėr i kuq dhe i bukur. Jam frikėsuar se do tė mė hajė, dhe i jam vėrsulur qė ta sulmojė.

Posa kam bėrė kėshtu, m’u ka marrė (paralizuar) dora e djathtė, dhe kam dėgjuar njė zė vajtues sikur i foshnjes. Mė kanė dėrguar tek dervishi nė Ulqin dhe ai mė ka shkruar hajmali, mė ka shėruar dhe mė ka thėnė se ai ka qenė “xhind” dhe ėshtė fat qė nuk e kam mbytur, sepse tash do tė isha e vdekur. Dervishi mė ka thėnė se “xhindėt” shėndrrohen nė gjarpėrinj dhe vizitojnė njerėzit”.

Rrustė Kovaēaj shėron prej kafshimit tė gjarpėrit nė mėnyrė tė veēantė. Kur njeriun ose kafshėn e han gjarpėri, Rrusta shėron duke folur nė vete fjalė, “kėngėn”, qė vetėm ai e di. Vetė thotė se e humb dhuntinė nėse nuk i mban fshehtė ato fjalė, dhe thotė se nuk di nė ēfarė gjuhe janė kėto fjalė, sepse ajo “gjuhė nuk ekziston dhe nuk ka tė ngjashme nė botė”.

"Disa nuk mė kanė besuar. Drejtori nė ndėrmarrjen ku punoja mė ka tallur, ndėrsa unė shpejt ia kam dėshmuar… E kam thirrur gjarpėrin, nė makinė, nė ulėsen e tij. Nuk ka mundur tė hyjė derisa e kam marrė gjarpėrin, e kam hequr. Ndėrsa njė fqiut tim i ka hyrė gjarpėri nė televizor, aso gjarpėri me vrima tė mėdha, i moēėm.

Unė e kam marrė nė duar dhe e kam dėrguar nė mal. Ajo mė nuk kthehet. Pėrsėri, njė fqiut tjetėr i ka hyrė nėn shtrat dhe ėshtė mbledhur lėmsh. Unė kam ardhur dhe kam folur me tė, ai ka lėvizur pas meje, pėrmes fushave e deri nė pyll ku e kam lėnė. Unė para tij, e ai pas meje, dhe njerėzit shikonin”.

“Gjarpėri ka fuqi tė madhe. Ėshtė i tmerrshėm”

Estilen

1024


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Eon prej 02.11.11 20:12

Gjarpėrinjtė, miti dhe misteri i tyre

Flet studiuesi, farmacist-veterineri, Arben Qafėzezi: Kėshilla praktike pėr mbrojtjen dhe kurimin

Gjarpri, ky zvarranik me aftėsi tė ēuditshme, ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė mitologjinė ilire. Kulti i gjarprit ėshtė evident edhe te shumė popuj tė botės qė nga Azia Lindore e deri nė Amerikė. Kulti i gjarprit, nė rrafshin botėror, daton prej kufirit paleolitik dhe vjen deri nė ditėt tona, ndėrsa nė trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit.

Megjithatė, nga epoka e neolitit e deri nė epokėn e hekurit, arkeologėt ende nuk kanė zbuluar njė simbol tė qartė tė kėtij kulti. Ky fakt arkeologjik i ka shtyrė studiuesit albanologė tė mendojnė se fizionomia e plotė e kėtij kulti i takon periudhės sė hekurit, shek VI - V para e.s. Rruga mitologjike e kultit tė gjarprit fillon nė Mesopotami, pėrcillet nė Azinė e Vogėl dhe kėtej nė botėn mesdhetare, nga ku egjeanėt dhe fenikasit tregtarė e pėrcollėn nė Perėndim.

Kulti i gjarprit

Kulti i gjarprit respektohej edhe prej familjeve mbretėrore. Kėshtu Olimpia, bashkėshortja e Filipit dhe nėna e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, e cila ishte e bija e mbretit tė Epirit, disa herė ishte parė tė mbėshtillte rreth trupit gjarpėrinj tė gjallė.

Autorėt antikė dhe kujtesa popullore na ofrojnė edhe legjenda tė tjera pėr gjarprin dhe nė vendin tonė, prej tė cilave po veēoj legjendėn e gjarprit tė Bistricės.

Nė zonėn e Delvinės nė lashtėsi ishte njė gjarpėr i madh (Kuēedra), i cili ishte bėrė tmerri i zonės, sepse, ai jo vetėm kishte zėnė burimet, por edhe hante ēdo gjė, madje edhe njerėzit. Shumė orvatje ishin bėrė pėr ta vrarė gjarprin, por kishin dėshtuar. Mė nė fund funksionoi plani i njė plaku. Ai ngarkoi njė gomar me eshkė dhe qymyr. Kur pėrbindėshi ishte nė gjumė, plaku e shpuri gomarin nė vendin ku flinte dhe ndezi eshkėn.

Gjarpri, pasi e hetoi gomarin e gllabėroi nė bark, por eshka vazhdonte tė digjej brenda tij dhe bashkė me tė edhe gjarpri. Meqenėse nuk i duronte dot dhimbjet i kėrkoi ndihmė perėndisė sė detit dhe Bistricės. “Ku je, o nėna ime Bistricė dhe ti motra det?”.

Bistrica nxori 18 burimet e Syrit tė Kaltėr, por kjo nuk i mjaftonte gjarprit qė tė shuhej, i cili e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, nėna ime det dhe ti motra Bistricė?”. Deti erdhi vonė deri nė Finiq, por nuk arriti ta shuante. Qė tė shpėtonte nga dhimbjet gjarpri lėvizi me shpejtėsi nė shpatin e malit mbi Delvinė. Nga lėvizja u formua njė vijė e drejtė, ku nuk mbin bari.

Kėtė vijė vendasit e quajnė: “Rruga e gjarprit”, atje, ku sot gjendet njė dukuri komplekse natyrore me origjinė gjeologjike, nė tė dyja anėt e sė cilės ka mbirė valanidh. Me kockat e gjarprit, u ngrit, thotė legjenda, Manastiri i Mesopotamit. Nė pjesėn e poshtme tė murit tė tij, gjendet njė gjarpėr i gdhendur nė gur, me krahė dhe me bisht tė pėrdredhur, i cili mendohet e motivohet edhe si dragoi shqiptar.

Forma e gjarprit gjendet nė shumė figura, skulptura, objekte zbukurimi e stoli tė ndryshme, varėse nė pėrmendoret e periudhės romake etj. Nė luginėn e Vjosės, gjarpri ėshtė prezent nė skulpturėn e njė femre, e cila ėshtė gjendur nė fshatin Qesarat tė rrethit tė Tepelenės. Skulptura ėshtė prej guri gėlqeror dhe ka njė lartėsi 0.98 m. Nė tė paraqitet njė femėr me njė shportė tė mbushur me fruta nė dorėn e majtė, rreth sė cilės ėshtė mbėshtjellė njė gjarpėr, koka e tė cilit drejtohet pėr nga frutat nė shportė.

Disa arkeologė shqiptarė janė tė mendimit se kėtu gjarpri simbolizon bollėkun e prodhimit. Gjarpri ishte njė figurė, i cili adhurohej shumė nė gjithė luginėn e poshtme tė Vjosės gjatė antikitetit. Ai ėshtė prezent edhe nė monedhat e Bylisit, Amanties dhe Apolonisė. Njė element tjetėr, i cili dėshmon pėr kultin e gjarprit nė trojet shqiptare, ėshtė njoftimi i autorėve tė antikitetit se nė Iliri kishte pyje tė posaēme, ku rriteshin gjarpėrinjtė, tė cilėt ushqeheshin njė herė nė vit prej tri femrave, qė shkonin atje nudo.

Nėse pranohej ose jo ushqimi, priftėrinjtė bėnin parashikimin e ecurisė sė motit, prodhimit, mėnyrės sė qeverisjes, mundėsisė sė zhvillimit tė luftėrave etj.

Figura e gjarprit gjendet e skalitur edhe nė portat e shtėpive, zbukurimet e ndryshme me gdhendje druri, si nė: tavane, musėndra, dyer, furka tjerrjeje, cula dyjare, ēifteli, kėrraba, nė pėrmendoret e varreve etj., duke pėrfshirė njė areal tė gjerė nė zona tė ndryshme tė vendit si nė: Pėrmet, Labėri, Ēamėri, Malėsi e Madhe, Dukagjin, Kosovė, Malėsi e Tiranės etj. Mark Tirta, gjatė studimit tė dokeve dhe zakoneve tė Malėsisė sė Tiranės, konfirmon se koka dhe lėkura e gjarprit pėrdoreshin nė kėtė trevė si hajmali pėr fėmijėt, pėr tu mbrojtur nga syri i keq dhe sėmundjet e ndryshme. Prania e kultit tė gjarprit edhe nė ditėt tona, me njė shtrirje nė tė gjitha trevat shqiptare, dėshmon pėr njė kult tė pėrbashkėt shqiptar, i cili u ka rezistuar dogmave tė besimeve tė ndryshme.

Gjarpri i shtėpisė, e vėrteta rreth tij


Legjenda thotė: Besohet se ēdo shtėpi ka gjarprin e vet. Ata zakonisht janė tė qetė. Ndodh qė gjatėsia e tyre tė jetė mbi dy metra, por populli i quan “gjarpėrinjtė e shtėpisė”.

Ata lėvizin apo ecin nėpėr shtėpi lirisht dhe askush nuk guxon ti ngacmojė, kėshtu qė shpesh herė i gjejmė nėpėr teshat apo mbulesat e fjetjes, nėn jastėkėt, nėpėr djepet e foshnjave, e kėshtu me radhė. Thuhet nėse e mbysim gjarprin, atėherė ai ndėshkon saqė nė atė shtėpi ndodhin ngjarje tė kobshme, u digjet shtėpia, mund tė vdesė dikush prej anėtarėve tė familjes, etj. " Ėshtė interesant tė pėrmendet rasti i mbrojtjes nga magjia" nėpėrmjet kokės sė gjarprit. Vajzat e bukura dhe nuset, me qėllim qė tė mbroheshin nga magjia, e mbanin nė qafė dhe midis gjinjve kokėn e gjarprit.

Nė fakt, kur dikush rastėsisht gjatė punės sė pėrditshme nė fushė mbyste ndonjė gjarpėr, ia merrte kokėn, tė cilėn sipas nevojės mė vonė mund ta mbante njė vajzė ose nuse e shtėpisė. Koka e gjarprit e mbajtur nė trup ishte njė ritual i trashėguar qė nga ilirėt, tė cilėt besonin nė forcėn mbrojtėse tė tij.

Gjarpri edhe sot e kėsaj dite tek shqiptarėt konsiderohet si "roje i shtėpisė" dhe mendohet se secila shtėpi diku nė themelet e saja e ka gjarprin e vetė, i cili e mbron atė. Prandaj kur ai paraqitet nė oborrin e shtėpisė as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetė. Pra, koka e gjarprit tek shqiptarėt e ka pasur kuptimin e njė objekti sigurie pėr individin dhe shtėpinė.

Natyra ka nevojė...

Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se gjarpėrinjtė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė ekosistem, ashtu si ēdo qenie tjetėr qė ėshtė krijuar dhe gjarpri ėshtė krijuar pėr njė qėllim. Shumica e gjarpėrinjve tė shtėpisė nė botė e sidomos nė vendin tonė janė johelmues.

Prania e tyre tregon se rreth shtėpisė tuaj do tė ketė me shumicė ushqime tė bollshme qė tėrheqin kafshė me tė cilat ushqehet ai, si hardhuca, minj, bretkosa etj, kėshtu qė kur vret gjarprin pa dashur ke ftuar miun nė shtėpi dhe ke prishur ekuilibrin natyror.

Pėr shembull njė herė nė njė pronė tė madhe tė pyllėzuar nė USA, e pasur me shumė gjarpėrinj, njė fermer vendosi tė fillojė vrasjen e tė gjithė gjarpėrinjve me ēdo mjet, por pas njė viti rezultati qė u mor ishte mbipopullim me bretkosa tė neveritshme, hardhuca, salamandra, minj etj.

Pranverėn e ardhshme ai filloi tė mblidhte gjarpėrinj tė atij lloji, tė cilėt ishin johelmues pėr ta populluar pėrsėri zonėn. Megjithėse njė ofidiofob (ai qė ka shumė frikė gjarprin) nuk do tė zgjidhte kėtė rrugė.

Dallimi i gjarpėrinjve helmues nga ata jo helmues

1. Gjarpri jo helmues e ka beben e syrit tė rrumbullakėt kurse ai helmues e ka nė formė elipsoidi pingul me tokėn.

2. Dhėmbėt e gjarprit johelmues janė njėsoj tė barabartė nė nofullėn e sipėrme nė dy rreshta, kurse ai helmues ka dhe dy mė tė mėdhenj 3-6 cm nė nofullėn e sipėrme qė quhen ēataj dhe duken qartė nė pjesėn e kafshuar.

3. Luspat e bishtit nė gjarprin helmues janė vendosur nė njė rresht kurse tek tjetri nė dy rreshta.

4- Dallimi i fundit ėshtė se njė pjesė gjarpėrinjve helmues qė kanė ngjyrat kryesore verdhė e zi pėr helmuesit janė njė rreth i zi i pasuar nga njė i verdhė nė tė padėmshmit janė dy rrathė tė zinj qė pasohen nga njė i verdhė. Megjithatė, pacienti i pickuar gjithmonė do tė trajtohet njėlloj sikur ėshtė pickuar nga njė gjarpėr helmues.

Pohime dhe tė dhėna tė rėndėsishme pėr gjarpėrinjtė

Gjarpri ėshtė zvarranik me prejardhje nga kafshė tė ngjashme me hardhucėn. Paraardhėsve tė tyre mendohet qė tju jetė zgjatur trupi shumė dhe pastaj tju jenė gėrryer kėmbėt nėpėr tokė. Me pėrjashtim tė Polit tė Veriut, Polit tė Jugut dhe vendeve subpolare nė tė gjithė botėn hasen rreth 3000 lloje gjarpėrinjsh nga kėta 400 lloje janė helmues.

Nga lloji nė lloj trupi i gjarpėrinjve mund tė ndryshojė p.sh. disa mund tė kenė njė trup tė trashė me bisht tė shkurtėr, kurse disa tė tjerė shkojnė duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhėsia e gjarpėrinjve ndryshon shumė nga 10cm (gjarpri mė i vogėl) deri me mbi 10 m te Pitoni (gjarpri mė i madh).

Ėshtė i pavėrtetė pohimi i shumė njerėzve se gjarpri mė i madh ėshtė anakonda me 10 m gjatėsi, sepse deri mė sot askush nuk ka mundur tė gjej njė anakondė mbi 9 metra e gjysmė. Gjarpri jeton 10-40 vjet nė vartėsi nga lloji. Speciet e gjatėsive tė vogla jetojnė mė pak 3-10 vjet kurse tė mėdhenjtė si p.sh Pitoni deri 40 vjet.

Ai jeton rreth 1 muaj pa ngrėnė dhe 1-2 javė pa pirė ujė. Kafka e gjarprit ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė tė atillė qė tė jetė sa mė e lėvizshme. Nofullat e gjarprit nuk janė si te njeriu tė ngjitura, por janė vetėm tė lidhura ndėrmjet tyre, kjo i mundėson gjarprit ta hap gojėn shumė. Dhėmbėt e rendit tė parė tek gjarpri shėrbejnė pėr kapjen e presė, kurse dhėmbėt e rendit tė dytė shėrbejnė pėr tė bartur prenė deri nė laring e mė pas nė lukth.

Meqenėse tė gjitha kockat e gojės tek gjarpri nuk janė tė lidhura ndėrmjet tyre ai pas ēdo kafshimi apo gėlltitje tė gjahut duhet qė tė hapi e tė mbylli gojėn disa herė qė tė gjitha kockat tė venė nė vend. Dhėmbėt gjarpri nuk i ka pėr tė pėrtypur, por pėr mbajtjen e presė ose nė rast se ėshtė gjarpėr helmues i ka pėr tė lėshuar helmin.

Tė gjitha dhėmbėt i ka tė kthyer pėr nga brenda. Nėse prehu mundohet tė ikė nga goja e gjarprit atėherė dhėmbėt e gjarprit i hyjnė mė thellė nė mish, dhe nėpėrmjet kanalit qė pėrshkruan dhėmbin e tij (si age e shiringave) injektohet helmi, i cili nė disa raste shėrben pėr ngordhjen e gjahut nė raste tė tjera shėrben si tretės i ushqimit.

Shumica e organeve tė brendshme tė gjarprit janė tė gjatė. Mushkėria e majtė e gjarprit nuk ėshtė thuajse aspak e formuar, kurse mushkėria e djathtė mund tė shkojė deri nė 2/3 e gjatėsisė sė trupit. Me anėn e kėtij thesi mushkėror ai mund tė qėndrojė pėr njė kohė tė gjatė pa frymė (p.sh. kur gjarpri kap pre shumė tė madhe dhe ai nuk mund tė marrė mė frymė me gojė atėherė ai i ka rezervat e ajrit nė (thesin mushkėror).

Kjo veti e bėn atė qė tė qėndrojė gjatė nė ujė pa marrė frymė. Tek gjarpėrinjtė, tė cilėt jetojnė nėpėr lisa zemra ėshtė mė afėr kokės, qė edhe nėse gjarpri zvarritet lart zemra tė mund ta furnizojė trurin me gjak.

Gjarpėrinjtė, tė cilėt jetojnė nė tokė zemrėn e kanė diku mbas 1/3 e trupit. Gjarpėrinjtė e ujit e kanė zemrėn diku nė mes tė trupit. Kėshtu kanė mundėsi qė tė qėndrojnė nė ujė. Pra, nuk e ke vrarė njė gjarpėr nėse i ke kėputur vetėm bishtin e diēka mė shumė.

Fakte rreth gjarprit

Gjarpri femėr ėshtė mė i madh se ai mashkull. Gjarpėrinjtė nuk janė vegjetarianė ata hanė insekte ose kafshė tė vogla shumica prej tyre janė dėmtues si p.sh minjtė, brumbujt etj. Ai ha vetėm kur ėshtė i uritur, ka raste qė rri muaj pa ngrėnė.

Gjarpri e ka kohėn e ēiftimit nė pranverė (prill-maj), pasi ka zbritur nga malet ku fillon tė shkrijė dėbora, pjell zakonisht ēdo vit vezė ose disa lloje gjarpėrinjsh, pjellin kėlyshė 13-15 cm me peshė rreth 2 g. Koha e pjelljes ėshtė zakonisht vjeshta.

Shumica e gjarpėrinjve e arrijnė pjekurinė seksuale nė moshėn 4-vjeēare dhe janė mė agresivė gjatė sezonit tė shumimit. Tė gjithė llojet e tyre mund tė notojnė pėr bukuri, dhe pickimi prej tyre nė ujė ėshtė njėjtė i dėmshėm si pickimi nė tokė.

Llojet e gjarpėrinjve qė jetojnė nė Shqipėri

Nė Shqipėri njihen rreth 18 lloje gjarpėrinjsh, por ėshtė e sigurt se ka akoma mė tepėr se kaq duke marrė parasysh qė midis llojeve ka edhe nėnlloje. Ata e kafshojnė njeriun vetėm kur janė tė detyruar ta bėjnė kėtė pėr vetėmbrojtje. Shumė njerėz nuk e kane idenė dhe nuk dinė tė dallojnė gjarpėrinjtė helmues nga ata tė padėmshėm. Mė poshtė jepet njė lloj renditjeje e thjeshtė tė specieve qė jetojnė kėtu.

Gjarpri i ujit (natrix natrix )

Tre lloje nepėrkash veēojmė nepėrkėn e lėndinės ( vipera ursinii ), tre lloje gjarpėrinjsh Shigjetė, dy lloj bollash veēojmė atė tė shtėpisė (elaphe longissima) dhe atė me katėr vija, tre lloje tė gjarprit kamzhik (dolichophis) etj.

Ndihma e parė nė rast kafshimi

1-Largojmė menjėherė tė pickuarin nga gjarpri, i hiqen nga trupi unaza, byzylykė etj nga gjymtyra e pickuar, shpėlahet vendi i kafshimit me ujė tė bollshėm e sapun dhe vritet gjarpri e i merret koka qė ti tregohet mjekut pėr tė caktuar llojin.

Mbulohet vendi me njė beze, dhe bėhet lidhja e krahut ose kėmbės sė pickuar 3-4 cm mbi pickim dhe shtrėngohet aq sa tė hyjė lirisht njė gisht mes krahut dhe bendės lidhėse. Lidhja e gjymtyrėve bėhet vetėm kur ajo mund tė jetė nėn pozicionin e zemrės. Dėrgimi me shpejtėsi nė ambulancė duke vendosur akull ose ftohėsa mbi pickim nėse mundet.

KUJDES! -Mos tento tė ēash mė tepėr plagėn dhe tė thithėsh helmin, sepse vėrtet qė helmi tė vdes kur ka kontakt me gjakun, por ti mund tė kesh ndonjė plasaritje tė mukozes sė gojės ose ulēeracion dhe nga shpėtimtar kthehesh nė viktimė. -Mos i jep ushqim, alkool, kafe, ēaj, duhan etj tė pickuarit nga gjarpri. -Mos pėrdor pomada tė ndryshme nė plagė.

Gjarpri i sapovrarė mbahet larg sepse ndodh qė i sapovrari mundet qė dhe shumė rrallė tė pickojė nė mėnyrė reflektive. Meqenėse gjarpri ėshtė kafshė e tokės veē serumit anti-vipera duhet qė plaga tė quhet e molepsur dhe nga bacilli i tetanozit dhe mikrobe tė tjera, pra nė mjekim kėto duhet tė merren parasysh.

Parandalimi prej pickimit

Mėnjano ecjen nė muzg e zhveshur nėpėr tė ēarat e shkėmbinjve, apo afėr shkurreve apo pirgjeve me gurė nė vendet ku ka lėvizje gjarpėrinjsh. Mos fli pėrtokė nėse mundesh dhe kontrollo gjithēka nėn objektet afėr, para se tė flesh nė tokė.

Pėrdor preparate qė largojnė gjarpėrinjtė (si psh V.S.R) rreth shtėpisė, vilės, tendave staneve tė bagėtive nė mal, kėto preparate kanė si pėrbėrės kryesorė squfurin, kamforėn etj dhe shiten nė farmacitė veterinare e bujqėsore.

Masė tjetėr ėshtė dhe luftimi i minjve nė shtėpinė tuaj, i cili ėshtė ushqimi kryesor qė tėrheq gjarpėrinjtė.

Eon

607


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Berti69 prej 17.11.11 14:25

REPTILI GJYSĖM PERĖNDI QĖ UDHETON MES NESH QĖ NGA ILIRĖT



Janė gjetur rrėnoja deri katėr mijė vjeēare tė katragjyshėrve tanė, pellazgė dhe ilirė.
Mirėpo, dijmė fare pak pėr gjuhėn, sigurisht zakonet, veshjet, folkun e kohės etj.

Ato kanė pėsuar kaq tepėr ndryshime e transformime, saqė ėshtė shumė e vėshtirė tė spiegosh rrugėn qė ka ecur njė fjalė e ditėve tė sotme qė nga ilirishtja, apo kuptimin qė ka nė tė vėrtetė njė toponim I ardhur nga Ilirishtja , ta zėmė “Sazan” ( vėnd I thatė), “Vlora – Vlona – Aulona”, “Vjosa – Aoo” etj.

Ama, njė simbol, ka udhėtuar i gjallė.

Duket e pabesueshme se si ka mundur tė udhėtojė ai, I respektuar si gjysėm perėndi, qė nga ajo periudhė e “Polizoizmit” deri mė sot. Respektuar thuajse njėlloj, megjithėse gjuhėt dhe zakonet e stėrgjyshėrve me ne stėrnipėrit, janė tanimė kaq shumė lrag njėritjetrit.

Po cili ėshtė kjo gjysmė perėndi?

Ėshtė gjarpėri; kjo tjetėr ēudi dhe tjetėr faqe e pasaportės tė vazhdimėsisė iliro – shqiptare.

Megjithse nėpėr letrat e shkruara apo nė ndonjė proverb gjarpėri ėshtė njė simbol qė pėrmban vetėm tė kėqia ( njė shkrimtar i yni i njohur hedh pėr konsum sikur fjala “serp” – gjarpėr, ėshtė rrėnja e prejardhejs sė serbėve),ja, qė, adhurohet edhe nė ditėt e sotme, nga njerėz tė gjallė.

Si ka mundėsi qė gjarpėri, qė nė letrat t ona e nė tė sharat tona tė pėrditėshme simbolizon njeriun gjakftohtė e tė pashpirtė, tė pabesė dhe tė fshehtė; si ka mundėsi qė ky reptile qė han minjtė dhe qė ėshtė shėnjestėr e lakmueshme e shqiponjės sė qiellit, tė ketė qėnė I respektuar qė nė Iliri dhe deri nė ditėt e sotme?

Do tė japim diēka tė shkruar qė lidhet me periudhėn e antikitetit iliro – shqiptare , nga mendimi I sotėm shkencor dhe , mė pas, diēka nga befasimet e ditėve tė sotme.
Befasime qė vijnė nga buzėliqeni I Shkodrės dhe fshati I lashtė atje, Shirokė.

“Shumė sinjifikative ėshtė legjenda, tė cilėn na e ka pėrshkruar Apolodori. Sipas tij:

“Kadmi, pasi kėrkoi dhe nuk e gjeti tė motrėn Evropėn, qė e kishte rrėmbyer Zeusi, u vendos nė Tebė dhe u martua me Harmonin, e cila ishte e bija e perėndisė sė luftės, Aresit, dhe e perėndeshės Afėrdita. Me urdhėr tė perėndive Kadmi shkoi nė mbretėrinė e Enkelejve dhe u bė mbret i tyre. Nė mbretėrinė Enkelease ata lindėn njė djalė, i cili nė momentin e lindjes u mbėshtoll nga gjarpri mistik. Djalit ia vunė emrin “Ilir” nga rrjedh edhe emri i Ilirisė. Nė kohėn e pleqėrisė Kadmi dhe Harmonia u shndėrruan nė gjarpėrinjė tė shenjtė”.

….Legjenda thotė: Besohet se ēdo shtėpi ka gjarpėrin e vet. Ata si rėndom janė tė qetė. Ndodh qė gjatėsia e tyre tė jetė mbi dy metra, por populli i quan “gjarpėrinjtė e shtėpisė” ose “gjarpėri i shtėpisė”.

Ata lėvizin apo ecin nėpėr shtėpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojė, kėshtu qė shpesh herė i gjejmė nėpėr teshat apo mbulesat e fletjes, nėn jastėkėt, nėpėr djepet e foshnjeve, e kėshtu me radhė. Iu jepet qumėsht nė vendet e caktuara, ku gjarpėri i shtėpisė zakonisht e ka daljen e vet.

Thuhet nėse e mbysim gjarpėrin, atėherė ai ndėshkon saqė nė atė shtėpi ndodhin ngjarje tė kobshme, u digjet shtėpia, mund tė vdesė dikush prej anėtarėve tė familjes, etj. " Eshte interesant te permendet rasti i mbrojtjes nga magjia" nepermjet kokės se gjarpėrit. Vajzat e bukura dhe nuset , me qellim qė tė mbrojtjen nga magjia , e mbartin nė qafė dhe midis gjinjėve kokėn e gjarpėrit.

Nė fakt, kur dikush rastesisht gjate punės sė pėrditshme nė fushe mbyste ndonjė gjarpėr, ia merrte kokėn , tė cilėn sipas nevojės mė vonė mund ta mbante njė vajzė ose nuse e shtėpisė.

Koka e gjarpėrit e mbajtur nė qafė ose midis gjinjėve eshte nje ritual i trashėguar qė nga ilirėt, tė cilėt besonin nė forcėn mbrojtėse tė gjarpėrit. Gjarpėri edhe sot e kėsaj dite tek shqiptarėt konsiderohet si "roje i shtėpisė" dhe mendohet se secila shtėpi diku nė themelet e saja e ka gjarpėrin e vetė i cili e mbron shtėpinė.

Prandaj kur ai paraqitet nė oborrin e shtėpisė as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetė. Pra, koka e gjarpėrit tek shqiptarėt e ka patur kuptimin e njė objekti sigurie pėr individin dhe shtėpinė.

…Asnjė kafshė nė simbolikėn religjoze tek ilirėve nuk ka luajtur rol tė rendėsishėm sa gjarpėri. Kjo kafshė misterioze, me formė tė jashtzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellėsia e tokės aty ku jetojnė demonėt dhe zotat e nėntokės, si edhe shpirtrat e tė ndjerėve, i cila me kafshimin e vet mundet aty per aty ta mbyse jo vetem kafshen, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt nga frika…

….Shumė e njohur dhe e famshme ėshtė legjenda e Gjarprit Hitit, emri i tė cilit ishte Illurjanka, qė pėr disa autorė shėrben si burim nga rrjedh edhe emri ilir. Autorė tė kėtij mendimi janė: gjermani O. Gruppe dhe filologu slloven K. Oshtiri. Nė aspektin kohor, simbolika e gjarprit nė trevėn shqiptare gjendet pėrtej kufirit tė formimit tė etnosit ilir. Ky kult ėshtė prezent edhe sot nė pėrralla, legjenda e tregime tė ndryshme, brenda gjithė hapėsirės etnike shqiptare.

Kulti i gjarprit respektohej edhe prej familjeve mbretėrore. Kėshtu Olimpia, bashkėshortja e Filipit dhe nėna e Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, e cila ishte e bija e mbretit tė Epirit, disa herė ishte parė tė mbėshtillte rreth trupit gjarpėrinj tė gjallė.

Autorėt antikė dhe kujtesa popullore na ofrojnė edhe legjenda tė tjera pėr
gjarprin…si legjendae gjarprit tė Bistricės. Nė zonėn e Delvinės nė lashtėsi ishte njė gjarpėr i madh (Kuēedra), i cili ishte bėrė tmerri i zonės, sepse, jo vetėm kishte zėnė burimet, por edhe hante ēdo gjė, madje edhe njerėzit.

Tentativat pėr ta vrarė gjarprin kishin dėshtuar, por funksionoi plani i njė plaku. Plaku ngarkoi njė gomar me eshkė dhe qymyr. Kur pėrbindėshi ishte nė gjumė, plaku e shpuri gomarin nė vendin ku flinte dhe ndezi njė eshkė.

Gjarpri, pasi e hetoi gomarin e hėngri, por eshka vazhdonte tė digjej nga frymėmarrja e gjarprit dhe bashkė me tė edhe gjarpri. Meqenėse nuk i duronte dot dhimbjet i kėrkoi ndihmė perėndisė sė detit dhe Bistricės. “Ku je, o nėna ime Bistricė dhe ti motra det?”. Bistrica nxori 18 burimet e Syrit tė Kaltėr, por kjo nuk i mjaftonte gjarprit, i cili e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, nėna ime det dhe ti motra Bistricė?”.

Deti erdhi deri nė Finiq, por nuk arriti ta shuante. Qė tė shpėtonte nga dhimbjet gjarpri lėvizi me shpejtėsi nė shpatin e malit mbi Devinė. Nga lėvizja u formua njė vijė e drejtė, ku nuk mbin bari. Kėtė vijė vendasit e quajnė: “rruga e gjarprit”, atje, ku sot, gjendet njė dukuri komplekse natyrore me origjinė gjeologjike, nė tė dyja anėt e sė cilės ka mbirė valanidh. Me kockat e gjarprit, u ngrit, thotė legjenda, manastiri i Mesopotamit.

Nė muret e poshtme tė manastirit tė Mesopotamit, gjendet njė gur i madh nė faqe tė sė cilit, ėshtė gdhendur njė gjarpėr, i cili ėshtė ndoshta dragoi shqiptar. Albanologu Robert Elsie, nė veprėn “Leksiku i kulturės popullore shqiptare, besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veēori kulturore”, thekson: “Gjarpri ka qenė simbol i fuqishėm i ilirėve tė lashtė, sidomos i atyre tė Ballkanit jugor. Nė periudhėn romake, nė Dardani, kishte altar kushtuar gjarpėrinjve Drakon dhe Drakaena”

. Nė luginėn e Vjosės, gjarpri ėshtė prezent nė skulpturėn e njė femre, e cila ėshtė gjendur nė fshatin Qesarat tė rrethit tė Tepelenės. Skulptura ėshtė prej guri gėlqeror dhe ka njė lartėsi 0.98 m. Nė tė paraqitet njė femėr me njė shportė tė mbushur me fruta nė dorėn e majtė, rreth sė cilės ėshtė mbėshtjellė njė gjarpėr, koka e tė cilit drejtohet pėr nga frutat nė shportė. Arkeologėt shqiptarė, H. Ceka dhe S. Anamali, janė tė mendimit se kėtu gjarpri simbolizon bollėkun e prodhimit…

Njė element tjetėr, i cili dėshmon pėr kultin e gjarprit nė trojet shqiptare, ėshtė njoftimi i autorėve tė antikitetit se nė Iliri kishte pyje tė posaēme, ku rriteshin gjarpėrinjtė, tė cilėt ushqeheshin njė herė nė vit prej tri femrave, qė shkonin atje nudo. Nėse pranohej ose jo ushqimi, priftėrinjtė bėnin parashikimin e ecurisė sė motit, prodhimit, mėnyrės sė qeverisjes, mundėsisė sė zhvillimit tė luftėrave etj.

Te shqiptarėt konsiderohet edhe sot si mbrojtės prej fatkeqėsive. Gjarpri i shtėpisė ose Vitorja ka qenė e shenjtė. Ajo ishte mbrojtėsja e familjes, e njerėzve, sillte mbarėsi nė njerėz, nė prodhime, nė bujqėsi, blegtori e nė pemėtari.

Figura e gjarprit gjendet e skalitur edhe nė portat e shtėpive, zbukurimet e ndryshme me gdhendje druri, si nė: tavane, musėndra, dyer, furka tjerrjeje, cula dyjare, ēifteli, kėrraba, nė pėrmendoret e varreve etj., duke pėrfshirė njė areal tė gjerė nė zona tė ndryshme tė vendit si nė: Pėrmet, Labėri, Ēamėri, Malėsi e Madhe, Dukagjin, Kosovė, Malėsi e Tiranės etj”

I gjith ky hulumtim rreth gjarpėrit, nėpėr literaturė dhe nė internet , na u nxit nė njė mėngjes rrugės pėr nė Shirokė….

Mbase nga ēastet mė tė bukura tė shijimit tė natyrės pėr secilin nga lexuesit mund tė jetė duke ecur nė kėmbė buzė ujrave tė Bunės dhe liqenit nė agim apo muzg. Mundėsisht nė pranverė apo verė…

…Befas kaloi njė gjarpėr para kėmbėve tė Besnik Abullit dhe tė miave. Besniku mė kapi nga krahu dhe me la tė kuptoja qė nuk duhej tė bėja asnjė hap pėrpara.
Gjarpėri m’u bė sikur mė pa mu nė sy; njė herė mua, mandej Besnikun. Dhe vazhdoi pėrpara drejt ujit.

Besnik Abulli , ėshtė nga amatorėt e shumtė tė shetitjeve buzė ujrave tė tė gjitha stinėve tė vitit dhe vjen e ikėn kėndej qėnga zėmra e qytetit tė tij. Ai shkon e kthen ēdo mėngjes andej, herė I vetėm, herė me bashkėshorten; dallohet pėr nervat e qeta, sytė e ėmbėl, zemrėn bujare, mungesėn totale tė diabetit. Dhe kėta tipare “antistress” sigurisht kanė hisen e tyre prej buzėujrave nė mėngjes.

Besnik Abulli ėshtė I bindur qė gjarpėri as tė han e as tė ngacmon, se ai ecėn nė punė tė vet pavarėsisht se mund tė shqisojė zhurma apo afrimine ngacumesėve tė llojllojėshme.

Ne malesor i mbishkodrs - vazhdon tė tregojė Besniku - e ndali makinen plot pasagjerė qe, pak maandej. Para makinės po kalonte rrugėn njė gjarpėr. Ai iu dha kėtė spiegim pasagjerėve tė habitur per gjaprerin qe u ndal dhe e pa: “Une nuk kaloj permbi gjarpen, se kushedi se cka me ndodhė nė shtėpi!”

Gjarperi pa nga makina dhe vazhdoi rrugen pa e ndryshuar atė

Gjarperi as e ndryshon rrugėn e as shpejtėsinė,edhe megjithese mund te dyshoje se mund ti kercenohet jeta. Psh njė makine me tė shpejtė, qe gjarperi e dallon, ai nuk bėn tentativė pėr t’u mbrojtur duke ndryshuar parametrat e ecjes.

Mund tė lahesh ne liqen dhe mund te ndodhesh mes njezet gjarperinjeve. Nuk te sulmojnė; jo vetėm se nuk kanė helm nė ujė, por gjarpėri nuk tė ngacmon.

..Tefe Shestani, qe, e ke gjallė, njitu, nė Shirokė, e ka kape nje gjarpėr duke shkuar te ujėt, nė liqen, qėnga Taraboshi. E ka kape nga koka. I ka thene shqip se e ke rrugen gabim, e ka cue atje dhe e ka leshue. midis njerezve dhe ai u nis andej nga I tha Tefa. Gjarpėri e kupton gjuhen e njerezve . Ai tė pickon kur e ke shkelė me kėmbė dhe e ke kėrcėnuar jetėn e tij.

Gjarpėri ėshtė ai qė shfaros mijtė. Fli i gjumė nė livadh dhe gjarperi nuk tė bėn gjė. Pa frikė, fli nė mes tė gjarpėrinjve!

Siē duket, pra, simbioza e gjaprerit si rreshqanor i frikeshem nuk egziston, tash 4 mije vjet kėtyre buzėujrave tė Shirokės dhe liqenit tė Shkodrės dhe mė tej….

Riza Lahi

Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


390


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Nexus prej 28.11.11 17:57





















Nexus

166


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  preserver83 prej 04.04.12 20:03

te gjitha keto figurat e fundit jane simbole sataniste...

preserver83

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Nexus prej 07.04.12 9:53

Gjarpri!


Gjarpri! Ėshtė ky njė paralajmėrim i befasishėm qė u ua ngjallė frikėn nė palcė kur shėtisni nėpėr pyje, punoni nė fusha dhe ndėrtimtari, ose nė vende tjera ku mund t’i hasni gjarpėrinjtė.

Asnjė befasi nuk ua rrėqeth trupin, mendjen dhe nxitė reflekse tė shpejta tė frikės, se momenti kur e keni dorėn ose jeni afėr gjarprit qė nuk e keni vėrejtur. Arsyeja kryesore ėshtė se kafshimi eventual i gjarprit helmues mund t’u kushtoj me jetė. Pas 2 sekondave u hiqet ajo frikė e tmerrshme, dhe gjarprit mund t’ia shtypni kokėn.

Gjatė historisė, gjarprit i janė dhėnė karaktere tė shumta mitologjike nga shumė popuj qė nga kohėrat e lashta e deri mė sot.


Karakteri historik, mitologjik dhe simbolik i gjarprit



Gjarpri ėshtė njėri prej gjallesave mė tė vjetra nė tokė dhe njė simbol shumė i pėrhapur tek kulturat e ndryshme.

Nė Egjiptin e Lashtė dhe Lindjen e Mesme, gjarprit nė njėrėn anė i bėheshin lutje sikur njėrit prej zotėve, kurse nė anėn tjetėr shfrytėzohej pėr qėllime tinėzare, vrasje, komplote dhe rituale tė kėqija. Nė Indi, gjarpėrinjve u bėhen lutje sikur Zotit edhe nė ditėt e sotme, dhe ata shikohen si simbol i plleshmėrisė.

Shpesh herė nė ėndėrr shohim gjarprin. Nė interpretimin bashkėkohor, gjarpri nė ėndėrr simbolizon joshjen seksuale tė rrezikshme dhe tė ndaluar. Nėse e keni parė ėndėrr nė shtrat, atėherė ėshtė shenjė e agresionit seksual. Nė njė kuptim tjetėr, gjarpri simbolizon personin afėr jush i cili ėshtė i pashpirt, i pamėshirshėm, dhe tė cilit nuk mund t’i besohet.

Gjatė historisė, popujt dhe kulturat e ndryshme kanė pėrdorur, vizatuar dhe skalitur gjarprin nė shumė objekte dhe punė. Gjarpri ėshtė njėra ndėr 12 shenjat e horoskopit kinez qė pėrfshinė tė lindurit ndėrmjet datave 5 maj dhe 5 qershor sipas kalendarit perėndimor.

Mistifikimi i mėtutjeshėm i gjarprit nė mitologji ėshtė bėrė nė formė tė dragoit, gjarpėr i pėrmasave tė mėdha dhe qė fluturon, edhe ky njė shenjė e horoskopit kinez pėr ata qė kanė lindur ndėrmjet datave 5 prill dhe 4 maj. Nė kėtė shenjė ka lindur edhe Hashim Thaēi, ndonėse dragoi i ėshtė dukur si gjarpėr me pėrmasa mė tė mėdha, prandaj vendosi tė quaj veten gjarpėr.

Nė Indi dhe disa vende tjera, zbavitja e gjarprit me dajre (snake charming) pėrgjatė rrugėve ėshtė njė shfaqje e pėrditshme. Aktori bart me vete gjarprin, zakonisht tė llojit kobra (naja naja), nė njė krojshe ose ēantė, ulet diku kėmbėkryq, nxjerrė gjarprin dhe e vė pėrballė tij, dhe filloj ta zbavitė me njė lloj fyelli ose instrumenti tė ngjashėm.

Kobra qėndron nė bisht dhe pjesėn e prapme tė shtrirė, ndėrsa gjysmėn e trupit dhe kokėn e mban pėrpjetė nė drejtim tė fyellit. Gjarpinjtė nuk kanė veshė tė jashtėm, por kanė tė brendshėm dhe shqisat e tė dėgjuarit nuk i kanė tė zhvilluara. Ata reagojnė ndaj lėvizjeve tė fyellit, e jo tė zėrit tė tij. Nga kjo karakteristikė fizike gjarpri duket si i padėgjueshėm.

Shqisat e tė pamurit tek gjarpėrinjtė ndryshojnė shumė nga ata qė janė nė gjendje ta dallojnė vetėm terrin dhe dritėn, deri tek ata me shikim mė tė mprehtė, por nė pėrgjithėsi nuk kanė shikim adekuat pėr t’i pėrcjellė lėvizjet. Ata mė tepėr shfrytėzojnė erėn nė gjurmimin dhe ndjekjen e gjahut.

Kanė nofulla shumė elastike dhe janė nė gjendje tė kapėrdijnė viktimėn ose ushqimin disa herė mė tė madhe se koka e tyre. Varėsisht prej llojeve, disa shumohen me anė tė vezėve, e disa tjerė pjellin kėlyshė.

Gjarpri ėshtė njėri prej simboleve mė tė vjetra. Pėr tė tregohen ngjarje nga mė tė ndryshmet (mė gjerėsisht pėr kėtė nė nėntitujt vijues). Shumica e atyre simboleve, qė vazhdojnė dhe tė pėrdoren edhe sot, ndoshta janė pėr shkak tė karakteristikave biologjike tė gjarprit.

Gjarpri pėrshkruhej si roje e tempujve dhe shtėpisė nga gjitarėt siē janė minjtė. Sipas njė rasti mitologjik qė pėrmendet shumė, miu kishte brejtur anijen e njė profeti tė mbushur me ushtarė. Nga vrima e miut anija po mbushej me uji dhe rrezikonte fundosjen. Gjarpri fut trupin e tij nė vrimė dhe pengon fundosjen e anijes.

Kėtu gjarpri na paraqitet nė simbolin e shpėtimtarit tė jetės sė njerėzve. Nė mjekėsi, sidomos nė mbishkrimet nėpėr barnatore, shenja e mė e pėrhapur qė simbolizon jetėn dhe shėrimin, pėrmban tė vizatuar njė gjarpėr tė mbėshtjellė rreth njė hinke, me bisht tė lėshuar teposhtė dhe kokė pėrpjetė pak tė kthyer kah gryka e hinkės.

Shumė njerėz ende vizatojnė tatuazhe nė formė gjarpri nė trup e tyre. Mirėpo, nė kohėt bashkėkohore gjarpri mė tepėr pėrdoret si simbol i frikės, rrezikut dhe propagandės, sikur nė fotografinė 1.

Emėrtime pėr dhe me simbolikė tė gjarprit si rrezik dhe propagandė pėrdoren edhe nė shumė lėmi tjera.

Kėshtu pėr shembull, njė lloj helikopteri sulmues amerikan i prodhuar qė nga viti 1967 quhet Bell AH-1 Cobra. Aftėsia e lartė manovruese e aeroplanit luftarak duke fluturuar nė formė vertikale pėrpara ose vertikalisht (bisht teposhtė dhe kabinė pėrpjetė) njihet si Kobra e Pugaēevit.

E ka marrė kėtė emėr nė bazė tė pilotit testues tė kompanisė Suhoi OKB, Viktor Pugaēev, kur ai po bėnte njė manovėr nė formė tė pozitės nė tė cilėn ngritet kobra, nė vitin 1989 nė panairin ajror tė Paris Le Bourget, me aeroplanin luftarak Suhoi Su-27.

Operacioni luftarak i forcave speciale amerikane nė Somali nė fillim tė tetorit 1993 pėr kapjen e komandantit tė milicisė somaleze, Muhamed Fara Aidid, u quajt Gothic Serpent(Gjarpri Gotik), ndėrsa ai nė fillim tė marsit 2002 nė tė cilin forcat speciale tė SHBA-ve dhe shumė pjesėtarė tjerė nga NATO dhe jashtė saj, bėnė pėrpjekje pėr shkatėrrimin e forcave tė Al-Kaidės dhe Talibanėve nė Afganistan, u quajt Operacioni Anakonda (njė lloj gjarpri shumė i madh). Anakonda ėshtė edhe njė film qė e karakterizon gjarprin nė fjalė.

Disa popuj, si pėr shembull kinezėt, gjarprin e pėrdorin edhe si ushqim normal ose mish pėr ta ngrėnė. Rekrutėt nė njėsitė speciale tė ushtrisė amerikane stėrviten se si t’i zėnė, mbysin, dhe hanė gjarpėrinjtė gjatė fazės sė tyre pėr mbijetesė ose nė mungesė tė ushqimit alternativ.

Kjo veprimtari e stėrvitjes u ka dhėnė atyre pseudonimin “gjarpėr ngrėnėsit”.Ka edhe shumė e shumė dėshmi dhe tregime pėr gjarprin qė i dinė lexuesit, qoftė nė formė mitologjike dhe reale prej kohėrave mė tė lashta e gjer mė sot, por nuk do tė zgjerohemi nė diskutimin e tyre.

Nė nėntitullin vijues do tė trajtojmė gjarprin nga kėndvėshtrimi i religjioneve monoteiste, kurse nė titullin 2 do tė sjellim tregime dhe dėshmi nga realiteti pėr gjarprin tek shqiptarėt.


Gjarpri nga kėndvėshtrimi i religjioneve monoteiste



Kulturat pagane kishin “krijuar” zotėra nga mė tė llojllojshėm. Shumicėn e kėtyre zotėrave i kishin ndarė nė sektorė sikurse sot ministrat e qeverive, dhe ata tė quajturit Zot, nuk pėrfaqėsonin edhe kombet tjera pos atyre prej nga vinin, dhe eventualisht ata tė cilėt i pushtonin.

Pėr shembull, Zoti ose Perėndia e luftės nė Greqinė Antike quhej Ares, por kombet tjera kishin “Zotat” e vet pėr tė njėjtin sektor me emra dhe persona tjerė; Mars te romakėt, Agurzili te berberėt, Al-kaumi te arabėt,Anhuri te egjiptasit, Ēaj Ju te kinezėt, Mangala te indianėt, Haēimani te japonezėt, e kėshtu me radhė.

Nė sektorėt tjerė kishte Zota tė tjerė. Tek romakėt, Flora ishte Perėndesha e luleve dhe botės bimore; Fauna e botės shtazore. Pėrpos shumėllojshmėrisė sė Zotave nga tė dyja gjinitė e njerėzve, sektorėve dhe shumė popuj, krijoheshin edhe Zota nė formė tė statujave dhe atyre u drejtoheshin lutjet.

Lutjet ndaj gjarprit si krijesė kulti dhe Zot qė u pėrmenden nė mesin e disa kulturave tė vjetra, i ka eliminuar dukshėm ndikimi i fuqishėm i religjioneve monoteiste.

Ėshtė interesante se si Bibla (Dhiata e Vjetėr ose shkrimet e shenjta hebraike) pėrshkruan gjarprin dhe tė bėmat e tij qė nė librin e parė tė saj (Zanafilla), dhe hiq mė larg se te kapitulli i 3-tė. Nga gjashtė vargjet e para tė kėtij kapitulli, lexojmė:

1: Por gjarpri ishte mė dinaku ndėr tė gjitha bishat e fushave qė Perėndia kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thėnė me tė vėrtetė Perėndia: "Mos hani nga tė gjitha pemėt e kopshtit?".

2: Dhe gruaja iu pėrgjigj gjarprit: "Nga fruti i pemėve tė kopshtit mund tė hamė;

3: por nga fruti i pemės qė ėshtė nė mes tė kopshtit Perėndia ka thėnė: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do tė vdisni".

4: Atėherė gjarpri i tha gruas: "Ju s'keni pėr tė vdekur aspak;

5: por Perėndia e di qė ditėn qė do t'i hani, sytė tuaj do tė hapen dhe do tė jeni nė gjendje si Perėndia tė njihni tė mirėn dhe tė keqen".

6: Dhe gruaja pa qė pema ishte e mirė pėr t'u ngrėnė, qė ishte e kėndshme pėr sytė dhe qė pema ishte i dėshirueshme pėr ta bėrė tė zgjuar dikė;dhe ajo mori nga fruti i saj, e hėngri dhe i dha edhe burrit tė saj qė ishte me tė, dhe hėngri edhe ai.


Sipas Biblės, gjarpri shihet si dreqi i cili mashtron Evėn pėr tė ngrėnė Frytin e Ndaluar tė Perėndisė nga Pema e Menēurisė nė Kopshtin e Edenit. Eva i dha tė hajė edhe burrit tė saj, Adamit.

Mė vonė nė kėtė punim, do t’u sjellim disa ngjarje nga jeta bashkėkohore se si “flet” gjarpri. Shkelja e premtimit nga Adami dhe Eva pėr tė mos e prekur Pemėn e Menēurisė kishte nxitur ndėshkimin nga Perėndia dhe pėrcaktimin e raporteve tė jetės nė tokė ashtu siē e kemi edhe nė ditėt e sotme. Bibla (Zanafilla tek kapitulli 3) e tregon shumė qartė kėtė:

12: Njeriu [Adami] u pėrgjigj: "Gruaja [Eva] qė ti mė vure pranė mė dha nga pema dhe unė e hėngra".

13: Dhe Perėndia i tha gruas: "Pse e bėre kėtė?". Gruaja u pėrgjigj: "Gjarpri mė mashtroi dhe unė hėngra prej saj".

14: Atėherė Perėndia i tha gjarprit: "Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur gjithė ditėt e jetės sate.

15: Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj".

16: Gruas i tha: "Unė do tė shumėzoj nė masė tė madhe vuajtjet e tua tė shtatzėnisė; me vuajtje do tė lindėsh fėmijė; dėshirat e tua do tė drejtohen ndaj burrit tėnd dhe ai do tė sundojė mbi ty".

17: Pastaj i tha Adamit: "Meqenėse dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema pėr tė cilėn tė kisha urdhėruar duke thėnė: "Mos ha prej saj", toka do tė jetė e mallkuar pėr shkakun tėnd. Me dhembje do tė hash frytet e saj gjithė ditėt e jetės sate.

18: Ajo do tė prodhojė gjemba dhe bimė gjembore, dhe ti do tė hash barin e fushave.

19: Do tė hash bukėn me djersėn e ballit, deri sa tė rikthehesh nė dhé, sepse nga ai ke dalė. Sepse ti je pluhur dhe nė pluhur do tė rikthehesh".

Kjo ėshtė ajo qė e hasim edhe sot nė jetėn e gjarprit, burrit, dhe gruas. Gjarpri ėshtė njė zvarranik i trishtueshėm qė ecė me barkun pėrtoke, gruaja ndjen dhembje tė madhe gjatė lindjes sė fėmijės dhe nė pėrgjithėsi sundohet nga burri, ndėrsa burri duhet tė punojė shumė derisa sa tė vdesė dhe tė kthehet nė tokė ose tė bėhet dhé.

Zanafilla, kapitulli 3:

20: Dhe burri i vuri gruas sė tij emrin Evė [sikur nė shqip kur i thoni dikujt: Ev, ev, ev ēka m’bane!], sepse ajo qe nėna e tėrė tė gjallėve.

21: Pastaj Zoti Perėndi i bėri Adamit dhe gruas sė tij tunika prej lėkure dhe i veshi.

22: Dhe Zoti Perėndi tha: "Ja, njeriu u bė si njė prej nesh, sepse njeh tė mirėn dhe tė keqen. Dhe tani nuk duhet t'i lejohet tė shtrijė dorėn e tij pėr tė marrė edhe nga pema e jetės kėshtu qė, duke ngrėnė nga ajo, tė jetojė pėr gjithnjė".

23: Prandaj Zoti Perėndi e dėboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qėllim, qė tė punonte tokėn nga e cila kishte dalė.

Version pak a shumė tė ngjashėm pėr komplotin e gjarprit kundėr jetės sė pėrhershme tė njerėzve e pėrmban edhe Kurani. Te kapitulli 2 i Kuranit (El-Bekare), lexojmė kėto vargje:

35. Ne thamė: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote nė Xhenet dhe aty hani sa tė doni e kur tė doni, por mos iu afroni kėsaj peme, se ndryshe do tė bėheni tė padrejtė”.

36. Shejtani i shtyu tė gabojnė e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni - u thamė Ne - do tė jeni armiq tė njėri-tjetrit. Nė Tokė do tė qėndroni, do tė keni furnizim e do tė jetoni deri nė njė kohė tė caktuar”.

Edhe kėtu sikur nė Bibėl, djalli (Shejtani nė arabisht) ėshtė gjarpri qė i mashtron Ademin dhe Havėn tė bėjnė gjėra tė ndaluara ose hanė pasurinė qė nuk e kanė krijuar vetė.

Marrė nė pėrgjithėsi, gjarpri nė religjionet monoteiste, pėrpos nė shkrime, edhe nė jetėn e pėrditshme cilėsohet si gjallesė e pabesė. Nga biseda qė kam pasur me disa klerikė, kam hasur edhe nė aso thėnie se gjarpri pėrmban disa veēori tė ferrit ose xhehenemit.

Kėtė ma arsyetonin kėshtu: “Po qė se sheh ndonjė egėrsirė papritmas, ta zėmė ariun, ujkun, tigrin, frika nga kėto fillon me ritėm tė ngadaltė dhe vjen duke u shtuar varėsisht prej pozicionit nė tė cilin gjendeni dhe rrezikun qė e paramendoni, por nėse shkon pėr ta ujitur njė lule nė saksi dhe aty befas gjendet njė gjarpėr, brenda njė sekondi do t’u dridhet i tėrė trupi.”

Mirėpo, gjarperi si zvarranik i mallkuar pėr keqbėrje, mund tė pėrdoret si dreq kundėr keqbėrėsve tjerė siē e tregon nėntitulli nė vijim.

1.1.2. Komploti me gjarpėrinj i dy profetėve izraelitė kundėr skllavėrimit nga Faraoni tė izraelitėve– Sipas Biblės dhe Kuranit

Egjipti i lashtė ishte fuqia mė e madhe e botės e asaj kohe dhe vendi mė i zhvilluar nė rendin shoqėror skllavopronar. Mbreti ose sundimtari i Egjiptit quhej Faraon (disa arkeolog shqiptarė spekulojnė se ky emėr ka etimologji shqipe “Fara(e)jon”). I tėrė populli izraelit ishte skllav i Egjiptit dhe regjimit tė Faraonit.

Misionin e nxjerrjes sė popullit nga skllavėria kolektive e realizon me ndihmėn e Perėndisė, Moisiu, (Musa nė Kuran, Moses nė anglisht, Moshe tek hebrenjtė e sotėm), dhe gjatė punės sė tij, gjarpri paraqitet si personazh i shpeshtė. Si Bibla nė kapitullin 3 (Dalja 1-6), ashtu edhe Kurani nė kapitullin 27 (En-Neml 7-12) dhe kapitullin 28 (El-Kasas 29-35) tregon se si Moisiut (Musės) i ėshtė shfaqur njė engjėll nga Perėndia nė formė tė flakės pėr t’i dhėnė udhėzime ta nxjerr popullin e tij nga skllavėria e Egjiptit.

Moisiu fillimisht refuzon detyrėn duke u ankuar se ėshtė i ngathėt prej goje dhe i pa menēur pėr ta realizuar njė mision tė tillė (nxjerrjen e izraelitėve nga skllavėria).

Perėndia i sjell prova tė qarta: Hidhe shkopin nė tokė dhe do tė shndėrrohet nė gjarpėr, kape prej bishti dhe gjarpri kthehet pėrsėri nė shkop; fut dorėn nė gji dhe ajo do tė dalė e lebrosur, fute pėrsėri dhe ajo shėrohet. U bind Moisiu (Musa) por kėrkonte ta shoqėroj edhe dikush nė mision. Mori vėllaun e tij Aaronin (sipas Biblės) ose Harunin (sipas Kuranit).

Roli i gjarprit

Bibla, kapitulli 4 (Dalja), vargjet 2-4, dhe kapitulli 7 (Dalja), vargjet 8-12:

2: Atėherė Zoti i tha: "Ē'ėshtė ajo qė ke nė dorė?". Ai u pėrgjegj: "Njė bastun".

3: Zoti tha: "Hidhe pėr tokė". Ai e hodhi pėr tokė, dhe ai u bė njė gjarpėr, para tė cilit Moisiu iku me vrap.

4: Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorėn dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorėn dhe e mori, dhe nė dorėn e tij ai u bė njė bastun).

8: Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thėnė:

9: "Kur Faraoni t'iu flasė dhe t'iu thotė: "Bėni njė mrekulli", ti do t'i thuash Aaronit: "Merr bastunin tėnd dhe hidhe para Faraonit, qė tė bėhet gjarpėr".

10: Moisiu dhe Aaroni vajtėn pra te Faraoni dhe vepruan ashtu, pikėrisht siē i kishte urdhėruar Zoti. Aaroni e hodhi bastunin e tij pėrpara Faraonit dhe shėrbėtorėve tė tij, dhe ai u bėgjarpėr.

11: Atėherė edhe Faraoni thirri tė diturit dhe yshtėsit; dhe magjistarėt e Egjiptit me artin e tyre tė fshehtė bėnė edhe ata tė njėjtėn gjė.

12: Secili prej tyre hodhi bastunin e tij, dhe bastunėt u bėnė gjarpėrinj; por bastuni i Aaronit i pėrpiu bastunėt e tyre.

Kurani, kapitulli 7 (El-A’Raf):

104. Musai tha: “O Faraon! Nė tė vėrtetė, unė jam i dėrguari i Zotit tė botėve!

106. Faraoni tha: “Nėse ke sjellė ndonjė shenjė, tregoje, nėse ajo qė thua ėshtė e vėrtetė”.

107. Musai lėshoi shkopin e vet dhe ai u bė gjarpėr i madh!

113. Dhe kur erdhėn magjistarėt e Faraonit, thanė: “A do tė shpėrblehemi, nėse fitojmė?”

114. Faraoni tha: “Po, dhe do tė jeni nga mė tė afėrmit e mi”.

115. Ata thanė: “O Musa! Ose hidh ti, ose tė hedhim ne tė parėt shkopinjtė tanė!”

116. “Hidhni ju!” – u pėrgjigj ai. Kur magjistarėt hodhėn shkopinjtė e tyre, i magjepsėn sytė e njerėzve, i frikėsuan ata dhe shfaqėn njė magji tė madhe.

117. Atėherė Ne i kumtuam Musait: “Hidhe shkopin tėnd!” - dhe ai filloi tė gėlltiste gjithēka qė trilluan ata.

Kurani, kapitulli 26, Esh’Shu’Ara:

18. Faraoni tha: “Vallė, a nuk tė kemi rritur nė gjirin tonė si fėmijė?! A nuk ke qėndruar midis nesh shumė vjet tė jetės sate?!

19. E pastaj bėre veprėn qė ti e di, duke qenė mosmirėnjohės?!”

20. Musai tha: “E kam bėrė atė, kur nuk kam qenė i udhėzuar.

21. Pastaj ika prej jush, kur u frikėsova prej jush dhe Zoti im mė dhuroi menēuri dhe mė bėri njė nga tė dėrguarit.

29. (Faraoni) tha: “Nėse ti merr pėr zot tjetėrkėnd, pėrveē meje, me siguri, do tė tė fus nė burg!”

30. (Musai) u pėrgjigj: “Vallė, edhe pasi tė tė kem sjellė mrekulli tė qartė? “ 31. (Faraoni) tha: “Tregoje pra, nėse thua tė vėrtetėn!”

32. (Musai) lėshoi shkopin e vet e ai u shndėrrua nė gjarpėr tė vėrtetė!

43. Musai u tha atyre: “Hidheni atė qė doni ta hidhni!”
44. Ata hodhėn litarėt dhe shkopinjtė e tyre dhe thanė: “Pėr madhėrinė e Faraonit, me tė vėrtetė, Ne do tė jemi fitues patjetėr!”
45. Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, qė i kapėrdiu pėrnjėherėsh sajimet e tyre tė rreme!

Bibla, Numrat, kapitulli 21:

6: Atėherė Zoti dėrgoi midis popullit gjarpėrinj flakėrues, tė cilėt kafshonin njerėzit, dhe shumė Izraelitė vdiqėn.

7: Dhe kėshtu populli shkoi te Moisiu dhe i tha: "Kemi mėkatuar, sepse kemi folur kundėr Zotit dhe kundėr teje; lutju Zotit qė tė largojė nga ne kėta gjarpėrinj". Dhe Moisiu u lut pėr popullin.

8: Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Bėj njė gjarpėr flakėrues dhe vėre mbi njė shtizė; kėshtu ēdo njeri qė do tė kafshohet prej tij dhe do ta shikojė, ka pėr tė jetuar".

9: Moisiu bėri atėherė njėgjarpėr prej bronzi dhe e vuri mbi njė shtizė, dhe ndodhte qė, kur njė gjarpėr kafshonte dikė, nė rast se ky shikonte gjarprin prej bronzi, ai vazhdonte tė jetonte.

Bibla, Zbulesa, kapitulli 20

2: Ai [engjėlli] e kapi dragoin, gjarprin e lashtė, qė ėshtė djalli dhe Satani, dhe e lidhi pėr njė mijė vjet, 3: dhe e hodhi atė nė humnerė, dhe e mbylli atė dhe vulosi mbi tė, qė tė mos i mashtrojė mė kombet, deri sa tė mbushen njė mijė vjet; dhe pas kėtyre ai duhet zgjidhur pėr pak kohė.

Nė Ungjillin e Gjonit, 3: 14-15, Jezusi bėnė njė krahasim tė drejtpėrdrejtė ndėrmjet ngritjes sė Birit tė Njeriut dhe veprimit tė Moisiut nė ngritjen e gjarprit nė shkretėtirė, duke e pėrdorur atė si shenjė tė shpėtimit.

14: Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin nė shkretėtirė, kėshtu duhet tė ngrihet lart Biri i njeriut, 15: qė kushdo qė beson nė Tė tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme.

Religjionet nga rrėnja e Abrahamit (Ibrahimit) theksojnė se krijesa mė e pėrsosur dhe mė e dashur e Zotit dhe pėr Zotin ėshtė njeriu, ndėrsa gjarpri ėshtė i mallkuari me veēori tė dreqit dhe ferrit. Kėshtu ėshtė liruar njė pjese e madhe e njerėzimit nga udhėzimet ose qeverisja e gjarprit, e njė pjesė tjetėr edhe nga qeverisja ose skllavėrimi i njerėzve.

Tregimet pėr gjarperin dhe ngjarjet nga realiteti tek shqiptarėt

Si nė shumicėn e kulturave pagane, edhe tek shqiptarėt gjarpri ka qenė pjesė e mitologjisė, pėrrallave, folklorit, tregimeve, dhe ngjarjeve qė tregohen edhe sot.

Nuk kemi hapėsirė nė kėtė studim tė pėrmbledhim ose pėrmendim shumicėn e tyre. Shumica janė mė tė ēuditshme dhe tė tmerrshme se ato qė i hasėm mė herėt tek njerėzit e disa popujve (lutja ndaj gjarprit si Zot, simbol i shėrimit, agresionit seksual, etj.).

Nėse tek indianėt zbavitja me fyell e gjarprit (snake charming) mund tė cilėsohet si njė budallallėk kur njeriu shpenzon kohė duke i bėrė qejf gjarprit, nė kulturėn dhe folklorin shqiptar nėnshtrimi ndaj tė mallkuarit dhe simbolit tė dreqit, gjarprit, shkon deri nė hyjnizime tė kultit kur gjarpri paraqitet me atribute hyjnore mbi njerėzit, kur nėna lind gjarpėr, gjarpri martohet edhe me vajzė tė mbretit (se ajo nuk qenka pėr qenie njerėzore dhe se pėr gjarprin nuk ėshtė ēfarėdo femre njerėzore!), gjarpri mbars vajzėn e mbretit dhe nga ai mbarsim do tė lindin dy binjakė (njėri hajri i shtėpisė, e tjetri sherri i kojshisė!)!

Tė shkėpusim njė disa kėngė nga folklori shqiptar:

Gjon Frroku – Kėnga e gjarprit, teksti:

Oooo, kishte qenė Lubi Bitsadi, nuse t'bukur kishte marrė, kan kalue mot e jetė, [e]vlad me tė nuk kishte pas, mas 9 vjetsh qe kanė kalu, Zoti Lubin ka gazmu, paska lind Lubit ni djal, shyqyr banka ni mahallė, sa shyqyr e sa kuku, djali gjarpėn ka qellu!

Oooo, mes djali gjarpėn shkonte, gjinin nanės ja dėrgonte (do tė duhej tė ishte “kėrkonte”), kur n'a i mushi 19 vjet, fillon gjarpni po bėrtet, n’hall ka ra ky baba i vet, tek njė vis qenka fillu, ka nis visės tu i kallxu, me ni hall qe m’ka gjet mu, djali gjarpėn m'ka qėllu, tėsh m’i mushi 19 vjet, dit e nat ai po m'bertet venin kun nuk po ma len!

Oooo, aher visa na'i ka than, marak Lub ti mos u ban, gjarpni t'dashka me'u martu, vajzėn e mretit don pėr gru, at’her Lubi asht ngushtu, dredhon rrugėn n'shpi ka shku, ka nis ropve t'u u kallxu, ka nej gjarpni po'e nigju, aher gjarpni na i ka than, marak bab ti mos u ban, n'at krajli ti ke me shku, vajzn’ mretit lyp pėr mu, qa't thot mreti me m'kallxu, bab un ty prap kam me t'ngu!

Oooo, kur ka shku Lubi n'krajli, qysh tek mreti kam me hy, mretit than na i paska ba, un pėr mik sot ta kam msy, ta du vajzėn me ma dhan, djalin gjarpėn un e kam, at’her mreti na i ka than, sa sahat ke ba me ardh, 7 sahat i kam kalu, un t'i due shtru n’ar nė mollė e nė dardhė pėrtej rrugės, veē ty vajzėn me ta dhan, Lubi prap qenka ngushtu, dredhon rrugėn n'shpi ka shku, ka nis ropve tu u kallxu, ka nej gjarpni tu e nigju, aher gjarpni na i ka than, marak bab ti mos u ban, njė grusht dhé jam tu'ta dhanė, kėt dhé rrugės ke me lan, kur tė shkojsh ti n’at krajli, sillu mrapa e shih me sy, krenar mretit ke me i hy, ...thirr qa t’kesh t’i pėr vatan, 300 krushq basku t’i kam...tri dit dasmja ka vazhdu, kanga e vallja s’ka t’maru, tri dit rresht kan met t’uj knu!

Oooo, kur osht err kjo nata e zezė, po shkon nusja n’at ēeler, ton dynjaja bojn medet, sa shyqyr e sa medet, qysh me gjarpnin ka me flejt, kur ka dal e bardha ditė, balli i nuses po i bon dritė, at’her nana na i ka thanė, pash ni Zot qe tė ka fal, ti me gjarpnin si e kalon, pasha i Zot nanė qė m’ka ba, gja ma t’bukur s’ka n’dynja, se ai djalė qė ti ke pa...

Dėgjojeni tė plotė:

http://www.youtube.com/watch?v=qhsIMCzFYuo

Nga kjo kėngė shumė e pėrhapur dhe dėgjuar tek shqiptarėt pėr njė kohė tė gjatė, mrekullinė dhe kėnaqėsinė mė tė madhe qė u ka ofruar Zoti shqiptarėve nė tokė, ėshtė gjarpri. Ndonėse kafsha mė e mallkuar nga Zoti dhe e rrezikshme pėr jetėn e njerėzve kur kafshon, shqiptarėt, sipas folklorit, e ngritin gjarprin nė nivelin e kultit ose mbi njeriun.

Tė lind femra njerėzore gjarpėr qenka mrekulli, dhe pėr martesėn e gjarprit po u dashka tė zgjedhet vajza e mbretit, tė shkrihet pasuria e vatanit (atdheut) pėr dasmėn e tyre, gjarpri mė nė fund mund tė vdesė (gjarpri nuk vdes por ngordh), por lė pasardhės duke i gėzuar shqiptarėt se mund ta ndėrrojnė racėn dhe kombin qė tė bėhen kafshė tė mallkuara dhe simbol tė ferrit!

Nė folklorin shqiptar ka kėngė tė panumėrta pėr gjarprin. Ja disa vetėm pėr njė lloj gjarpri – nepėrkėn:

Ylli Baka – Moj nepėrka pika-pika:
Do kėndoj, do kėndoj, do kėndoj po m’u zu gryka, moj nepėrka pika-pika...

Erion Jakupi – Nepėrka:
Ani moj nepėrka, pika-pika, apo me ktė gurė, tė godita, hajde s’tė godita, pėr tė vrarė, hajde do tė marrė nusee pėr djalė!

Lefter Proko - Moj nepėrka:
Te pusi i lumit tė prita, moj nepėrka pika-pika...me dy gurė unė tė godita moj nepėrka pika-moj-pika....unė s’tė mora pėr tė vrarė por tė marrė gushėn e bardhė..

Dian Ruēi – Nepėrka e shkruar:
Nga ka ardhur gjithė ky “nepėrkizim” i shqiptarėve (e ndoshta edhe fjala “nepėrkė-mbje”!)?

Pėrgjigjen mund ta gjejmė te Dhiata e Vjetėr e Biblės:

Ata [izraelitėt e lashtė pas braktisjes nga Perėndia] ēelin vezė gjarpri helmues dhe endin pėlhurė merimange. Kush i ha vezėt e tyre vdes dhe nga veza e thyer del njė nepėrkė (Isaia 59:5). Te Luka 3:7, Jezusi i quan ata qė kishin ardhur pėr t’u pagėzuar te ai “pjellė nepėrkash”.

Isaia ishte njė profet izraelit qė jetoj ndėrmjet shekullit XVIII dhe XVII para erės sė re (p.e.r), ndėrsa librin me 66 kapituj e ka shkruar ndėrmjet viteve 778 dhe 732 p.e.r. Libri i Isasė u shkrua gjatė periudhės sė Mbretėrisė sė Izraelit – Samaria (930 deri pėrafėrsisht mė 720 p.e.r) kur nė vitin 732 po fillonte shkatėrrimi i mbretėrisė nga Asirianėt.

Disa burime, sikur ai i autorėve Williamson dhe Maturin (1994), thonė se Libri i Isasė u shkrua nga shumė autorė nė Jerusalem pas dėbimit tė izraelitėve nga Toka e Premtuar, dhe disa pjesė u shkruan edhe nėn robėrinė e Babilonasve.

Prej asaj kohe, nuk dihet se ēka ėshtė bėrė me 12 Fiset e Humbura tė Izraelit (Twelve Lost Tribes of Israel). Njėri prej atyre fiseve ishte Juda (ekzistonte edhe Mbretėria e Judesė krahas asaj tė Izraelit si tė ndara njėra nga tjetra), nga i cili kanė rrjedhur ata qė sot njihen si judenjė ose ēifutė.

Madje edhe vetė Jezu Krishti ishte i kėtij fisi. Fiset tjera tė Izraelit, pavarėsisht se edhe sot ka mbiemra ēifutėsh tė atyre fiseve (Levi, Rubin, Dan, Neftali, Isahar, Benjamin, Simon, Gad, Asher, Zebulun, dhe Jozef) janė asimiluar nė popuj tė tjerė, prandaj nė histori diskutohet pėr 12 Fiset e Humbura tė Izraelit. Po ta lexoni me kujdes Librin e Isasė, do tė vėreni se nga ai ėshtė nxjerrė baza dhe shumica e tė ashtuquajturave Protokollet e Zionit.

Pėr shkak tė afėrsisė gjeografike dhe vjetėrsisė sė dy kombeve, ėshtė e mundur qė nė pjesė e atyre fiseve tė humbura tė jenė pėrzierė edhe me ilirė (shqiptarė), sidomos kėta qė e njohin nepėrkėn si kult. Isaia e kishte sqaruar para 2750 viteve ēėshtjen e ndėrlidhjes sė njerėzve me nepėrkėn. A duhet t’i marrim seriozisht kėto profeci nga Libri i Isasė pėr njerėzit dhe nepėrkat?

Kthehemi te gjarpri.

Edhe tek realiteti i shqiptarėve, pėrpos folklorit qė e pėrmendem mė lartė, gjarpri komentohet nė forma dhe rrethana tė ndryshme.

Po tė shihni ėndėrr gjarprin, interpretimi qė ua japin shumica ėshtė: “gjarpri ėshtė simbol i hasmit (armikut), kėshtu qė ruaju se dikė do ta kesh armik nė realitet”.

Pėr koprracin shpesh herė thuhet se e ka gjarpnin n’xhep, jo nė kuptimin fizik por simbolik tė koprracisė, si: “Me ba me shti ky dorėn n’xhep, ia n’gjet gjarpri ‘cak’”! Romani i parė nė gjuhėn shqipe i botuar nė Kosovė quhet “Gjarpinjtė e gjakut” i autorit Adem Demaēi, i botuar nė vitin 1958 nė Prishtinė nga “Jeta e Re”.

Mbytja e gjarpėrinjve pason daljen e tjerėve, ose siē thotė populli, “sa ma ma shumė t’mytsh, qaq ma shumė dalin”. Nganjėherė kur shkoja pėr shėtitje nėpėr mal me njė person, tė cilit po ia kodojmė emrin si Sfetku, mund ta vėrtetoja kėtė thėnie tė popullit. Sfetku nuk i linte kund ngul gjarpinjtė.

I mbyste ku i zatetke. Fillonte “Te krojet” ku mbyste njė, dhe vazhdonte me tjetrin te “Mullini i vjetėr”. Pėr ēudi, ai i shihte i pari gjarpinjtė, edhe nė rastet kur unė ecja para tij dhe i lija ata prapa. Vazhdonim rrugėn. Te “Kėrrshi i rogės sė therrave” ai e theu rrugėn pak nė tė majtė.

Pėr atė vend, dukej sikur shumė njerėz kishin bindjen se nė kėtė kėrrsh ishte “shtabi i gjarpinjve” pėr rajonin e Podgurit – ishte gati e pamundur tė mos hasje gjarpėrinj nė atė kėrrsh gjatė ditėve tė nxehta. E mbyti njė gjarpėr aty qė rrezitej dhe dukej se bėnte roje, dhe e hodhi nė pėrrua. Pasi eliminoj rojėn (mbyti gjarprin nė hyrje tė kėrrshit) shikoj mos ka tė tjerė me nė brendi nėpėr plasaritjet e kėrrshit. Vazhduam rrugėn.

Deri nė “Pushtallė” i mbyti edhe 7-8 tjerė stomit t’prronit. Kah u kthyem dikur kah mbrėmja, nuk hasėm tjerė pos njė te Kėrrshi i rogės sė therrave qė kishte dalė si roje ta zėvendėsoj atė kolegun e tij qe e mbyti Sfetku kur shkuam pėrpjetė paradite. U pėrpoq ta mbys edhe kėtė por iku e u kthye nė birucėn e kėrrshit. Brenda njė dite tė shėtitjes, i mbyti deri nė 10 gjarpėrinj.

Kishte nė mesin e tyre hundraka, nepėrka, astrita, gjarpinjtė tė ujit, breva, dhe bolla. Derisa ėshtė interesante se “sa ma shumė t’mytsh, qaq ma shumė t’dalin”, ėshtė po ashtu interesante se ata qė i mbysin shumė nuk janė kafshuar kurrė nga gjarpri (mė shumė janė kafshuar njerėz qė kritikojnė mbytjen e gjarpėrinjve).

Me gjasė, gjarpinjtė e dinė tutėn hak! Sipas mitologjisė sė Podgurit, gjarprit tė mbytur nuk i del shpirti deri sa tė perėndon dielli!

Duket sikur gjarpri ėshtė pjesė e shumė sferave jetėsore te shqiptarėt e Kosovės, madje edhe romani i parė duhet tė filloj mė tė. Nė dy nėntitujt vijues do t’u sjellim dy ngjarje reale rreth gjarpinjve dhe njerėzve nė Kosovė qė kanė ndodhur nė kohėn bashkėkohore (gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX).

Tė dy njerėzit qė janė marrė me gjarpėr janė ende gjallė; njėri nga njė fshat i Gollakut, e tjetri nga njė fshat i Istogut nė rajonin e Podgurit.

Bashkėveprimi i gjarperit me njeriun si aleat:

tregim nga njė fshat i Gollakut

Njė shqiptar nga njė fshat i rajonit tė Gollakut e kishte bėrė zakon ta bart njė gjarpėr nė njė strajcė tė vogėl qė e fuste nė xhepin e setrės. Njė ditė, ia zėnė udhėn 3 persona me stupca qė donin ta rrihni shkaku i njė mosmarrėveshje rreth mezhdave tė tokės. Ky nxjerr gjarprin nga xhepi i setrės sė tij.

Papritmas fillojnė tė zhdirgjen nga kaēubat mbi udhė dhe tė dalin nga nėn udha shumė gjarpinj tė tjerė duke e rrethuar grupin e njerėzve tė armatosur me stupca. Grupi i njerėzve qė ishte pėrgatitur ta rrah kėtė qė nxori gjarprin, u largua me vrap nga frika e gjarpinjve tė cilėt i kishte “thirrur” nė ndihmė gjarpri i personit qė ishte nė rrezik nga stupcat.

Ndėrtimi i tillė i marrėdhėnieve njėri-gjarpėr ėshtė i ēuditshėm. Pavarėsisht se nuk mund tė vėrehet ose pėrshkruhet si duhet komunikimi njeri-gjarpėr, njė komunikim i tillė mund tė krijohet, por mėnyra si bėhet ose arrihet kjo mbetet enigmė.

Raportohen shumė raste, duke pėrfshirė sidomos kėtė tė Gollakut, se njerėzit qė kanė themeluar dhe mbajtur kontakte e raporte me gjarpinj, e kanė pasur vėshtirė tė ndahen ose shkoqen nga ta, pėr shkak se bota e gjarpinjve ėshtė shumė e veēantė dhe e bezdisshme.

Historia e raportuar nė Bibėl dhe Kuran se si gjarpri nė Kopshtin e Edenit i kishte pėshpėritur Evės (Havės) qė ta hajė Frytin e Ndaluar nga Pema e Menēurisė, ishte realitet. Njerėzit e sotėm nuk mund tė besojnė se gjarpri nė atė kohė ka folur.

Megjithatė, “fjalimi” i gjarprit dhe komunikimi i tij me Evėn, ishte aq bindės sa qė ai ia pėrcolli me pėrpikėri mesazhin qė deshi, tė cilin vėshtirė se do tė mund ta pėrēonin dhe merren vesh aq mirė nė bisedė dy njerėz tė sotėm.

Pėr ta vėrtetuar kėtė, mjaftojmė ta rikujtojmė rastin e gjarpėr-mbajtėsit nga Gollaku. Si i erdhėn nė ndihmė gjarpinjtė nga mbi udha dhe nėn udha kur e nxori gjarprin nga xhepi dhe i zmbrapsi tė armatosurit me stupca?

Si i thirri ai apo gjarpri i tij gjarpinjtė tjerė? Nė ēfarė gjuhe u foli ai gjarpinjve dhe si e kuptuan gjarpinjtė se ishte nė rrezik? Po tė ishte stacioni policor aty afėr dhe kur t’i kishte thirrė ky me zė ose telefon celular, a do ta kuptonte dhe reagonte policia me shpejtėsi si vepruan gjarpinjtė? Ja pra, kjo ėshtė edhe mėnyra se si i ka “folur” gjarpri Evės nė Kopshtin e Edenit.

Be shoq, ka pjellė gjaprri, e i ka ba 9 gjaprra t’vogėl!

Siē erdhėm nė pėrfundim nga rasti i treguar nė nėntitullin paraprak, gjarpri mund tė komunikoj me njerėz tė caktuar nė njėfarė forme tė heshtur qė kuptohet mė vonė, ose me veprimet e tij lė disa shenja qė kėrkojnė sqarime sikur ato tė ishin bėrė me ndonjė marrėveshje ose pasojė e reagimit. Kėtu po tregojmė njė rast tjetėr tė njė personi qė ėshtė marrė me gjarpėr.

Mirėpo, njė bashkė kohanik i Shumarit ma sqaroj ngjarjen pak mė ndryshe.

“Shumari e ka pas nxanė ni hunrak (me gjerėsisht pėr gjarprin hundrak nė titullin 3 tė kėtij punimi). E merr, e te shtin me ni gastare tė madhe si tegull me grykė pak si t’gjanė, fup! Kur qohet t’nesrit n’sabah e shkon me kqyr, ai gjarpni i kish pas ba 9 gjarpi t’vocėrr. Kur e sheh qe ish mush gastarja plot gjarpi, u kon habit pėr ni kohė, e kah shkojke e me kon u zatetke i thojke: ‘Be shoq, ka pjellė gjaprri, e i ka ba 9 gjaprra t’vogėl’. E pėr qata ka met kjo; jo pse Shumari ka ba hajgare, po u kanė tut fort kur e ka shti n’gastare ni gjarpėn, e t’nesrit i ka gjet edhe 9 tjerė, e u kanė habit pėr ni kohė”.

Edhe ky ėshtė njė rast qė tregon se bashkėveprimi i njerėzve me gjarpinj mund tė sjellė pasoja pėr njerėzit. Gjarpri nė pėrgjithėsi nuk mund tė pėrdoret pėr qėllime tė mira. Ai mund tė shėrbej nė disa raste pėr tė mėnjanuar ndonjė rrezik duke i rrezikuar ata qė u rrezikojnė sikur ata me stupca, duke i ngrėnė brejtėsit, bretkosat, dhe disa gjallesa tjera tė padėshirueshme pėr njeriun, por aleanca dhe miqėsia ndėrmjet njeriut dhe gjarprit pėr ndonjė punė tė pėrbashkėt pa e dėmtuar askėnd, ėshtė e pamundur dhe gjithmonė pėrfundon me pasoja pėr njeriun.

Hundraku ose gjarpri ilir, mė helmuesi nė Evropė

Hundraku ėshtė gjarpri mė i pėrhapur nė Kosovė dhe gadishullin Ballkanik. Ėshtė po ashtu i pėrhapur nė Slloveni, njė pjesė tė Austrisė, Italisė veriore, ngapak nė Turqi dhe ka arritur deri nė Siri.

Emri i tij nė latinisht ėshtė Vipera Ammodytes. Nė anglisht quhet nose-horned viper, qė korrespondon me emėrtimin shqip hundraku pėr shkak tė hundės nė formė briri tė kthyer pėrpjetė.

Nė anglisht njihet edhe si Illyrian Viper (gjarpri ilir). E ka marrė kėtė emėr nga rajoni ku ėshtė mė sė shumti i pėrhapur – Iliria. Nė shqip njihet edhe si gjarpri i gurit, qė jeton nė terrene kryesisht malore tė thata ku ka gurė, shkėmbinj, pluhur, pyje gjetherėnėse tė ulėta dhe kaēuba. Kurrizin e ka me katrorė nė formė tė pjerrėt me ngjyrė nga portokalli deri nė tė kaftė dhe murrmė, varėsisht prej vendeve ku jeton dhe stinėve.

Pėr dallim nga shumica e gjarepinjve tjerė qė shumohen me anė tė vezėve, hundraku pjellė kėlyshė. Nuk ėshtė i shkathėt nė lėvizje dhe manovrim sikur gjarpinjtė tjerė. Mund t’iu kafshoj vetėm nėse provokohet, ose aksidentalisht jeni nė kontakt me tė. Duket sikur i trullavt, por ėshtė shumė helmues. Kafshimi i tij shumė lehtė mund t’u kushtoj me jetė edhe nė pjesėt mė tė largėta tė trupit (maje tė dorės dhe kėmbės).

Tek shqiptarėt ky gjarpėr nuk cilėsohet katil sikur disa tjerė qė janė mė pak helmues por mė shumė tė lėvizshėm dhe reagues. Nė kohėrat e mėhershme, shumė njerėz nė Ballkan qė ecnin zbathur dhe janė kafshuar nga hundraku, kanė gjetur vdekjen mė shumė se prej ēdo lloj gjarpri tjetėr.

Nė fshatin Rakosh tė Istogut, njė lagjeje prej shtėpisė sė Zeqir Milicit dhe nėn rrugėn qė shpie nė magjistralen Pejė – Mitrovicė, i ėshtė dhėnė emėrtimi popullor hunrakt.

Shkak i kėtij kualifikimi, sipas thėnieve popullore, ėshtė ambienti gjeografik i asaj pjese tė Rakoshit dhe njerėzit e “fshtirė” sihundraku. Njė pjesė tjetėr e hunrakve jeton nėr Smajl Hajrizt ose jug tė Rakoshit. Kur e kanė pyetur nė njė tė pame kryeplakun e kėsaj lagje se ēfarė fisi jeni, ky u ėshtė pėrgjigjur si me satirė: na jemi pej fisit hunrak! (Fisi i vėrtetė i tyre ėshtė Shala).

Nė njė rast tjetėr, me rastin e pėrmirėsimit tė menjėhershėm motit ose kushteve atmosferike, nė bashkėbisedime tė shpeshta nė Istog thuhet: “Kush o dekė dje, sot i ka ra pishman”.

Kur u njoftua se dje ishte varrosur njė njeri i Rakoshit nga “fisi i hunrakve”, atėherė i njėjti person tha: “Ee, n’koftė kanė hunrak i Rakoshit, s’i paska ra pishman hiq!” Pak mė tutje, nė anėn e djathtė tė rrugės pėr Mitrovicė, afėr Kodrės sė Rakoshit, janėizraelt. Si duket, nė Istog ka njohuri pėr historinė e lashtė tė ēifutėve dhe gjarpinjve!

I.Mulaj

Nexus

166


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  preserver83 prej 10.04.12 17:11

Arbnore shkruajti:Nese ka mundesi dikush te shpjegoj simboliken e gjarperit, i cili gjendet kudo, cka fshihet prapa ketij simboli? flm



kjo eshte Brotherhood of the Snake!
http://www.2012.com.au/Brotherhood_snake.html
http://www.bibliotecapleyades.net/sociopolitica/sociopol_brotherhoodsnake.htm

respekte

preserver83

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  preserver83 prej 10.04.12 17:30

Nexus shkruajti:
Bashkėveprimi i gjarperit me njeriun si aleat:

ja dhe nje shembll per bashkepunimin e njeriut me gjarperin, por me pare mos haroni te shikoni simbolin e veshjen e ketij djaloshi.





preserver83

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  preserver83 prej 10.04.12 17:37

cfar e dallon kete femij nga te tjeret njerez qe nuk e sulmon ky gjigant, dhe cfar eshte me te tjeret, seriozish mund te me thot dikush dicka si pergjigje, pa shaka?

flm

preserver83

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  xxxadixxx prej 14.08.12 19:23

Legjenda e gjarpėrit tė shtėpisė

Legjenda thotė: Besohet se ēdo shtėpi ka gjarpėrin e vet. Ata si rėndom janė tė qetė. Ndodh qė gjatėsia e tyre tė jetė mbi dy metra, por populli i quan “gjarpėrinjtė e shtėpisė” ose “gjarpėri i shtėpisė”.

Ata lėvizin apo ecin nėpėr shtėpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojė, kėshtu qė shpesh herė i gjejmė nėpėr teshat apo mbulesat e fletjes, nėn jastėkėt, nėpėr djepet e foshnjeve, e kėshtu me radhė. Iu jepet qumėsht nė vendet e caktuara, ku gjarpėri i shtėpisė zakonisht e ka daljen e vet.

Thuhet nėse e mbysim gjarpėrin, atėherė ai ndėshkon saqė nė atė shtėpi ndodhin ngjarje tė kobshme, u digjet shtėpia, mund tė vdesė dikush prej anėtarėve tė familjes, etj. " Eshte interesant te permendet rasti i mbrojtjes nga magjia" nepermjet kokės se gjarpėrit. Vajzat e bukura dhe nuset , me qellim qė tė mbrojtjen nga magjia , e mbartin nė qafė dhe midis gjinjėve kokėn e gjarpėrit.

Nė fakt, kur dikush rastesisht gjate punės sė pėrditshme nė fushe mbyste ndonjė gjarpėr, ia merrte kokėn , tė cilėn sipas nevojės mė vonė mund ta mbante njė vajzė ose nuse e shtėpisė. Koka e gjarpėrit e mbajtur nė qafė ose midis gjinjėve eshte nje ritual i trashėguar qė nga ilirėt, tė cilėt besonin nė forcėn mbrojtėse tė gjarpėrit.

Gjarpėri edhe sot e kėsaj dite tek shqiptarėt konsiderohet si "roje i shtėpisė" dhe mendohet se secila shtėpi diku nė themelet e saja e ka gjarpėrin e vetė i cili e mbron shtėpinė. Prandaj kur ai paraqitet nė oborrin e shtėpisė as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetė. Pra, koka e gjarpėrit tek shqiptarėt e ka patur kuptimin e njė objekti sigurie pėr individin dhe shtėpinė.

Asnjė kafshė nė simbolikėn religjoze tek ilirėve nuk ka luajtur rol tė rendėsishėm sa gjarpėri. Kjo kafshė misterioze, me formė tė jashtzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellėsia e tokės aty ku jetojnė demonėt dhe zotat e nėntokės, si edhe shpirtrat e tė ndjerėve, i cila me kafshimin e vet mundet aty per aty ta mbyse jo vetem kafshen, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt nga frika.

Nuk ėshtė e rastit, pra, qė gjarpėri luan rol tė rėndėsishėm nė religjonet dhe mitologjitė e tė gjithė popujve qė shtrihen nė viset , ku jetojnė gjarpėrinjtė, nga Amerika deri nė Perendim, e deri nė Azi nė Lindje, dhe prej kohrave paleolitike e deri nė ditėt tona.

Tek ilirėt, sidomos tek ata tė Jugut, gjarpėri ėshtė kafsha e cila me domethėnien e vetė tė shumėfishtė zė vėndin qėndror nė strukturen religjioze simbolike. Ai ėshtė kafshė toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mėnēurisė, i sė keqes, shėndetit, pjellshmėrise, personifikim i shpirtit tė tė ndjerit, mbrojtės i vatrės sė shtėpisė e mbi tė gjitha kafshe mitologjike.

Paraqitjet e gjarperit, si material deshmues e domethenes i kultit dhe i simbolikes se tij, ne kete pjese te Evropes paraqitet shume me heret se koha e formimit te fiseve ilire ne kete treve. Paraqitjet me te lashta figurative te gjarperit jane te fazes me te lashte te kohes se neolitit e cilaeshte deshmuar me se miri ne lokalitetin e njohur te Lepenski Vir ne Gjerdap.

Ne kete lokalitet, ne shtepine nr. 50 eshte zbuluar paraqitja e gjarperit, e formuar prej tokes ranore,1 si edhe nje ne trajte te gjilperes prej ashti "pjesa e siperme e se ciles eshte transformuar ne trupin spiral te gjarperit". Ky objekt i fundit eshte gjetur ne shtresen e Ic te ketij lokaliteti, e mund te datohet ne mbarim te mijevjeēarit te VI para e.r.

Qe gjetjet nga Lepenski Viri nuk jane te rastit, perkatesisht qe kulti i gjarperit nuk ka qene i kufizuar vetem ne kete lokalitet neolitik, deshmojne gjetjet ne lokalitetet e tjera neolitike. Keshtu, ne vendet Donja Branjevina te Deronjas, ne shtresen qe i takon kultures starēevo-Korros, jane zbuluar dy figura prej argjili, per te cilat me mjaft siguri mund te pohohet se paraqesin kete kafshe.

Nga neoliti mund te permendim, perveē te tjerash, edhe nje sere paraqitjesh te gjarperinjve, si p.sh. ate nga Tjerrtorja e Prishtines, nga Lisiēiqi i Konjices ne Bosnje, nga Krivaēa e Bribirit ne Dalmaci, dhe e gjejme te aplikuar edhe ne nje sere shembelltyrash te meshkujve dhe te femrave prej argjili.

Prej neolitit te ri e deri te mbarimi i kohes se hekurit te zhvilluar ne pjesen perendimore te Ballkanit nukndeshen paraqitjet realiste te gjarperit. Kuptohet qe kjo kurrsesi nuk do te thote se gjarperi ne kete periudhe te gjate kohore nuk ka luajtur rolin si kafshe kulti te cilin do ta kete me vone ne kohen e hekurit.

Zhdukja e paraqitjeve realiste te gjarperit eshte ne perputhje me gjeometrizimin ne artin figurativ prej neolitit te vone e tutje ne kete pjese te Evropes. Arti gjeometrik dominon edhe te iliret deri ne mesin e mijevjeēarit te I. para e.s., kur paraqitja figurative e hyjnive, simboleve, skenave ngajeta etj., perseri merr hov.

Ne periudhen e gjate te shprehjes gjeometrike figurative simboli i gjarperit merr interpretimin e vet gjeometrik, te stilizuar ne formen e vijes valore, spirale, meandri e te ngjashme.

Paraqitjet realistete kesaj kafshe shfaqen si ne mbarim te shek. VI para e.s.; pra, ne kohen kur ne treven e banuar prej ilireve - jo kudo ne te njejten trajte dhe me te njejtin intensitet - fillon, ne pajtim me transformimet e thella shoqerore-ekonomike qe ne ate kohe fillojne te manifestohen dukshem dhe natyrisht me ndikimin gjithnje e me te pranishem te qendrave te zhvilluara kulturore ne Jug (Greqia) dhe ne perendim (etruret, venetet etj.) ne iliret, te zhvillohej tendenca gjithnje e me e dukshme per formimin figurativ ne" rend te pare te atyre fuqive transcedentale qe drejtonin fatin e njeriut te atehershem ose, te pakten formimin figurativ te atyre simboleve qe paraqitnin mbrojtjen nga shpirterat e keqinj, semundjet, fatkeqesite, armiqte.

Paraqitjet realiste te gjarperinjve ne truallin ilir shfaqen se pari ne Jug, ne treven e shtrirjes se kultures seTrebenishtes. Nen ndikimin e Greqisejonike ne trevat maqedone dhe peone deperton motivi i gjarperit i cili me shpesh paraqitet ne byzylyket, qysh ne fund te shek, Vl.para e.s., ne menyre qe me vone, ne shek. V dhe IV. para e.s. shfaqjet e tilla ne kete treve te behen shume te shpeshta.

Natyrisht, vete prejardhja e motivit te gjarperit kurrsesi nuk duhet identifikuar me prejardhjen e permbajtjes se tij simbolike, per arsye se kulti i gjarperit eshte i njohur nder iliret e ketyre viseve, siē e kemi thene, shume me heret se koha kur kjo kafshe fillon perseri te paraqitet ne kohen e hekurit.

Me ne fund, vete fakti qe motivi i gjarperit ne kete kohe, perkunder prejardhjes se tij nga Jonia dhe te inspirimit nga arti jonik, me se shumti eshte i perhapur ne treven e kultures ilire te Trebenishtes, e shume me pak ne viset fqinje joilire ne jug dhe ne lindje, eshte pohim tregues mbi autoktonine e kultit te kesaj kafshe te iliret


xxxadixxx

206


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  extraterestrial prej 17.08.12 21:01

zakonisht gjarpri eshte simboli i perjetesise dhe kush mban nje gjarper i kalon me shpejt semundjet sipas besimeve te vjetra

extraterestrial

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Pretar prej 18.08.12 13:38

Keni shkruar faqe tė tėra, e mund tė shkruani edhe mė shumė, po mbetet temė pa pėrgjigje kur nuk vėrehet njė gjė thelbėsore:
Bibla i pėrket botės semite dhe urren gjarpėrin.
Nė botėn shqiptare gjarpėri nuk urrehet por adhurohet.

Kjo ndodh sepse Bibla u shkrua apo u pėrpilua etj nė kohėn kur Ēifutėt kanė pasur kontakte tė idhėta me njė fis pellazg, me Filistinėt.

Gjarpėri simbolizon pra armikun e tyre prandaj ata e urrejnė. Bibla nuk mjaftohet vetėm me gjarpėrin, aty edhe njė femėr filistine Dalila paraqitet padrejtėsisht si kurvė.

Prandaj nuk mund tė studiojmė simbolikėn e gjarpėrit kur nuk ndajmė shapin nga sheqeri. Nėse studioni gjarpėrin e Biblės jeni thjesht duke studiu "tė keqen" siē e shohin semitėt, kurse gjarpėri i shqiptarėve ėshtė "e mira".

Pretar

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Nexus prej 18.08.12 20:54

Gjarpri i Zanafillės ėshtė demonizuar nga Kisha Katolike Romake. Ishte kafsha e mallkuar qė e ēoi gruan nė tundim.

Se ēfarė mbetet nga e vėrteta historike e Krijimit nė Bibėl sigurisht qė duhet tė merret me pincetė. Duhet tė lexoni ndėrmjet linjave sepse shpesh sensi literal fsheh njė tjetėr shumė mė tė thellė.

Gjarpri i Origjinės ishte simbol i dijes (njohjes).


Ne prandaj duhet tė marrim nė konsideratė gjarpėrin e kopshtit tė Edenit. Kush ishte ky saktėsisht? Dhe ēfarė i zbuloi Evės qė shkaktoi zemėrimin e Zotit YAHVE?

Ju duhet tė dini se nė tė gjitha mjediset Gnostike, hermetike, ezoterike, Perėndia e vėrtetė nuk ėshtė Zoti YAHVE ...

Nexus

166


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  preserver83 prej 31.08.12 0:21

Nexus shkruajti:Gjarpri i Zanafillės ėshtė demonizuar nga Kisha Katolike Romake...
Une mendoj se satana ishte ai i cili mori formen e gjarperit dhe iu paraqit eves, duke u mbeshtetur ne tri librat fetare, Kuranin, Biblen e vjeter dhe ate te me te re, por nuk mendoj se gjarperi i zanadilles eshte demonizuar, por demoni ka mare forme gjarperi.

Nexus shkruajti: Ishte kafsha e mallkuar qė e ēoi gruan nė tundim.
Nuk ishte i mallkuar deri sa nuk e beri kete mekate, duke punuar kunder njeriut dhe duke shkelur regullat e perendise...


Nexus shkruajti: Se ēfarė mbetet nga e vėrteta historike e Krijimit nė Bibėl sigurisht qė duhet tė merret me pincetė. Duhet tė lexoni ndėrmjet linjave sepse shpesh sensi literal fsheh njė tjetėr shumė mė tė thellė.
ke te drejte por duhet te kemi para syshe se shume gjera jane ndryshuar se pari nga vete hebrejt dhe me pastaj nga romaket e me vone edhe nga shoqerit e sotme, si dhe nga vete perkthyesit, sepse perkthimi i bibles tani me nuk behet nga vete origjinali,... s'jam i sigurt se vete origjina ekziston, pasi qe edhe sot e kesaj dite qe gjenden mbishkrime te vjetra, disa thojne se eshte pjese biblike.... s'di se ne c'menyre ta kuptoj kete....


Gjarpri i Origjinės ishte simbol i dijes (njohjes).
nuk ishte simol i dijes por vetem se demoi u be gjarper dhe ne figure materiali i foli eves dhe i tregoi per mollen e ndaluar...

Nexus shkruajti:...qė shkaktoi zemėrimin e Zotit YAHVE?
une nuk njoh as nje zot tjeter pervez NJE dhe te Veetmit Allah, qe me lejen e tij tani po shkruaj kete tekst dhe qe me lejen e tij behet gjithcka... Jam i sigurte se me lejen e Zotit u shpallen librat e shenjta qe ishin fjale e Zotit si Bibla e vjeter, Ajo e reja si dhe Kurani. kjo vertetohet ne kurran se vete Zoti kerkon qe islami te pranoje biblen e vjeter, ate te rejen... Pra, quaje si ta quajsh, Perendia eshte Nje.

Nexus shkruajti:Ju duhet tė dini se nė tė gjitha mjediset Gnostike, hermetike, ezoterike, Perėndia e vėrtetė nuk ėshtė Zoti YAHVE ...
Dhe smund te jete, sepse shejtanet, xhinet, njerezit, angjejt nuk i frigohen kujt pervec te Vetmit zot-Allahut. te tjerat gjera jane te shpikura, ose jane kulte, ose jane ndonje nga xhinet ose demonet... Zoti eshte vetem zoti, qe dergoi ademin ne kete bote, qe dergoi Moiseun, qe dergoi Jahjan, qe dergoi Isain, qe dergoi edhe disa te tjere, dhe me ne fund dhe Muhamedin. Kush tjeter mund te dergoj Profet tek njerezit apo xhinet?! zoti ne kuran e verteton kete, se njerzit sa shum te bashkepunojne me xhinet, nuk mund te mberijne asgje nga ajo qe zoti e ka e ka kufizuar.

po te vertetoj se kudo qe te hyshe ne mjedise gnostike, hermetike, ezoterike, ne prezence te te gjith demoneve te jeshe, rezitoje me endje lutjet e kuranit e sidomos ajetin Kursij dhe nuk ka menyre e as fuqi qe dicka e keqe te te afrohet pa lejen e te Gjithfuqishmit Allah. Une tani dola shum nga tema, por me rezitimin e kesaj lutjeje dhe me besim te forte ne Allahun Nje, ne ato caste rotull teje formohet murr i zjart-mburoje qe nuk lejon as nje gje te keqe qe te te demtoje pa lejen e Perendise... Per tu vertetuar per kete mer lexo libra ghostike, mistike, ...ose konsultohu me ndonje mjeshter te exorcismit islam dhe do te te tregoje sakt se sa te fuqishme jane duat e Kurranit... Vete zoti e ka shpallur, se Kurrani eshte sherim....
respekte

preserver83

15


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Zattoo prej 07.04.14 23:58

Pyjet e gjarpėrinjve

Njė element tjetėr, i cili dėshmon pėr kultin e gjarprit nė trojet shqiptare, ėshtė njoftimi i autorėve tė antikitetit se nė Iliri kishte pyje tė posaēme, ku rriteshin gjarpėrinjtė, tė cilėt ushqeheshin njė herė nė vit prej tri femrave, qė shkonin atje nudo. Nėse pranohej ose jo ushqimi, priftėrinjtė bėnin parashikimin e ecurisė sė motit, prodhimit, mėnyrės sė qeverisjes, mundėsisė sė zhvillimit tė luftėrave etj.

Kulte tradicionale shqiptare - Shyqri Hysi

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Nė Melgushė tė Shkodrės, njėra nga kodrat dikur nė mesjetė, quhej Kodra e Buzgjarpnit. Mė vonė, ngaqė aty ishte ndėrtuar njė kishė, kjo mori emrin Kisha e Buzgjarpnit.

Herėt nė mesjetė, mali i gadishullit Peleshac (Dalmaci), quhej Mali i Gjarpnit (Monte Vipera) e mė vonė merr emrin Maja e Shėngjergjit. Kėshtu ndodhi edhe me malin afėr Splitit qė quhej Monte Vipera e mė vonė mori emrin Maja e Shėngjergjit, ēka ėshtė bėrė me qėllim pėr tė zhdukur kultet pagane, duke i zėvendėsuar ata me emra tė krishterė.

Mitologjia ndėr shqiptarė - Mark Tirta

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ekzistenca e vendeve tė shenjta kushtuar gjarpėrinjve mund tė vėrehet edhe nė pėrrallėn "Vajza qė u bė djalė" :


...Shkoi "dhėndri" te mbreti dhe si fjeti atė natė me nusen, u zgjuan nė mėngjes dhe mbreti e pyeti vajzėn:

- Hė moj bijė, si e kalove natėn me tėt shoq?

- Si unė e mjera!

Thotė mbreti:
- Pa ta dėrgoj nė aksh kishė qė ėshtė plot e pėrplot me gjarpinj, dhe t'i them tė mbledhė taksat se u bė kaq kohė qė s'mė ka dhėnė asnjė para.

E dėgjoi "djali", shkoi te kali dhe po rrinte i menduar.

- Pse po mendohesh, o imzot? - e pyeti kali.

- Kėtė herė nuk kam shpėtim se mbreti do tė mė dėrgojė nė aksh kishė tė vjel taksat, po ajo ėshtė e mbushur me gjarpinj, - i pėrgjigjet djali.

- Mos u frikėso, - i thotė kali - po shko te mbreti dhe kėrkoji njė barrė me zile, kėmborė dhe ca mushka pėr tė ngarkuar paratė.

Pas njė ēike mbreti e thėrriti dhe "djali" i kėrkoi gjithė ē'i tha kali. Dha urdhėr mbreti e i sollėn ē'kėrkoi dhe djali mori kalin e u nis. Pa shkuar te kisha, u kthyen e morėn pelėn. Nė udhė e sipėr, kali i thotė:

- Unė dhe mėma ime do tė zėmė dyert e do tė hingėllijmė, ti do tė hipėsh nė njė dritare e do tė tundėsh zilet e kėmborėt gjersa gjarpėrinjtė tė zėnė e tė bėrtasin: "Ē'i kemi bėrė perėndisė qė na mundon kėshtu?" Atėherė ti do t'u pėrgjigjesh e do t'u thuash: "Mė jepni taksat e mbretit, se do t'u batėrdisė perėndia nga mendtė."

Si sosi fjalėn kali, iu afruan kishės dhe djali bėri sikundėr e kishin porositur. Atėherė gjarpėrinjtė u frikėsuan nga hingėllimat, zilet e kėmborėt edhe nxorėn e i dhanė djalit gjithė paratė qė ishin nė kishė. Si u larguan njė ēikė, gjarpinjtė u hodhėn gjilpėra dhe i qėlluan, po pa ndonjė zarar edhe thanė:

- Ti qė na more paratė, nė qofsh djalė u bėfsh vajzė, nė qofsh vajzė u bėfsh djalė.

Sakaq vajza e ndjeu qė u bė djalė....


Virgjil Muēi - Pėrralla shqiptare pėr 100+1 natė

Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Zattoo prej 08.04.14 0:01

Motivi i gjarprit nė artin tonė popullor



Nė kuadrin e motiveve tė shumta qė populli ynė trashėgoi nga e kaluara, motivi i gjarprit zė vend tė rėndėsishėm. Kėtė motiv e ndeshim pothuaj kudo: nė veshje popullore, nė tekstil, nė drugdhendje, nė gurgdhendje, nė metal etj. Pėrveē formave plastike, spirale, meandrike dhe valėzore ky motiv na paraqitet edhe nė format mė primitive tė artit popullor, atij gjeometrik me vija zigzage dhe tė thyera.

Dėshmitė e para materiale nė tė cilat ndeshim figurėn e gjarprit, i pėrkasin periudhave me tė hershme, pėrkatėsisht kohės sė neolitit. Nė Kosovė nga kjo periudhė, veēojmė figurėn e gjarprit tė gjetur nė Tjerrtore afėr Prishtinės, nė njė ambient shtėpiak 1, si dhe figurėn e gjarprit tė gjetur nė lokalitetin Fafos afėr Mitrovicės, ku na paraqitet figura e njė mashkulli, trupi i tė cilit ėshtė i mbėshtjellė me gjarpėrinj2. Nė Shqipėri, nga kjo periudhė, vlen tė pėrmenden ekzemplarė byzylykėsh me koka gjarpri, qė janė gjetur nė Kalanė e Hollmit3, si dhe disa figura tė tjera tė gjarprit nga periudha helene, qė janė gjetur nė pllaka argjili nė Selcė e Poshtme afėr Pogradecit4. Gjarprin si motiv e ndeshim edhe nė monedhat e labeatėve, tė gjetur nė lokalitetin e Ēinamakut afėr Kukėsit, si dhe nė monedhat e disa qyteteve ilire nė Shqipėri, si: nė Bylis, nė Apolloni, nė Dyrrah, nė Olimpae dhe nė Amantia5

Po ashtu, nė njė dorė votive, tė punuar prej bronzi (shek. II-III e.s), e cila ėshtė e ekspozuar nė Muzeun Historik Kombėtar tė Tiranės, mund tė shihet figura e njė gjarpėri, si dhe figura e njė shufre me dy gjarpėrinj pėrballė njėri-tjetrit nė formėn e numrit 8, qė ėshtė skeptri i hyut pagan Hermes, me tė cilin ai ēonte shpirtrat e tė vdekurve nė botėn e Hadit. Kjo dorė votive i kushtohet mistereve tė hyut Sabas6.

Si motiv gjarpri u pėrdor edhe gjatė mesjetės. Bie nė sy sidomos aplikimi i kėtij ornamenti nė armė e stoli7.


1. Motivi i gjarprit nė monumente mbivarrore.

....

Gjarpri si motiv ėshtė pėrdorur edhe nga populli ynė. Paraqitja e kėtij motivi nė disa monumente tona mbivarrore nuk ishte gjithherė e njėjtė. Deri sa nė Vukėl10 e nė Fushė Bregdetare11 tė Shqipėrisė sė Veriut, ky motiv na paraqitet i vetėm, nė fshatin Vuksanlekaj12, dhe nė Malėsi, na paraqitet sė bashku me motive tė tjera. Mirėpo, pavarėsisht nga mėnyrat e paraqitjes sė kėtij motivi nė kėto monumente, figura e gjarprit kėtu ka lidhje me njė pjesė tė besimeve mbi gjarprin si kafshė htonike, pėrkatėsisht me besimet pėr gjarprin si kafshė qė mishėron shpirtrat e tė vdekurve qė banojnė nė thellėsitė e errėta tė nėntokės dhe me besimet pėr gjarprin si mbrojtės tė varreve13.


2. Motivi i gjarprit nė hyrje tė shtėpive


Gjarprin si motiv, e hasim shpesh, edhe nė hyrje tė shtėpive. Mėnyrat e paraqitjes sė kėtij motivi nė kėto hapėsira janė tė ndryshme. Nė disa kulla, si p.sh., nė kullėn e bajraktarėve nė fshatin Vranoc, pastja nė kullėn e Haxhi Zekės nė Pejė dhe nė kullėn e Isuf Bajram Halitaj nė Tomuc (Podgur)14, gjarpri na paraqitet i vetėm, ndėrkaq nė kullėn e Sylė Rexhės nė fshatin Vranoc, ky motiv na paraqitet sė bashku me motive astrale.

Pėrveē rasteve tė lartpėrmendura, gjarpri si motiv pėlqehej edhe nė krahina tė tjera shqiptare, si: Pėrmet e Labėri, nė Malėsi tė Tiranės, nė Mat, nė Mirditė, nė Malėsi tė Madhe e gjetiu.

Nė Pėrmet, bie fjala, figura e gjarprit punohej nė muret e shtėpive, pėrkatėsisht nė harkun e gdhendur rreth derės. Nė kuadrin e motiveve tė tjera, gdhenden edhe nga dy gjarpėrinj nė tė dy anėt e derės15. Ėshtė e kuptueshme se kėtu, nė zanafillė, kemi tė bėjmė me shpirtin mbrojtės tė shtėpisė, pra, me njė kult tė lashtė totemik tė popullit tonė. Nė periudhėn ilire dhe nė mesjetė, figurėn e gjarprit, si hyjni mbrojtėse tė shtėpisė, e njohim gjerėsisht nga tė dhėnat mitologjike dhe gojėdhėnat popullore.

.....

3. Motivi i gjarprit nė stoli, nė veshje dhe nė punėdore tė grave.

Paraqitja e gjarprit nė stoli daton qė nga kohėt e hershme. Me kėtė rast vlen tė pėrmendim byzylykėt me kokė gjarpri (shek. V p.e.s.)19, tė cilėt u gjetėn nė njė varr nė Banjė tė Pejės, e qė me tė drejtė konsiderohen ekzemplarėt mė tė bukur tė kėtij lloji. Figura e gjarprit nė stoli ėshtė pėrdorur edhe nė periudhat e mėvonshme. Pėrdoret edhe sot nga gratė tona.

Pėrveē nė stoli,gjarpri si motiv zė vend edhe nė veshjet tona popullore. Nė forma tė ndryshme atė e ndeshim pothuaj nė tė gjitha pjesėt e kostumeve solemne tė grave tė reja. Kėshtu, bie fjala, nė kostumin e xhubletės, nė grykoret dhe mėngėt e kėmishėve, pastaj nė pėshtjellakė, ēorapė, kollanė, etj., ky motiv mund tė themi se zė vend qendror.

Ky motiv pati pėrdorim tė gjerė edhe nė qėndisjet e veshjeve tė qytetit. Paraqitja e kėtij motivi nė qėndisje bėhej nė formė tė stilizuar bukur, me vijė tė lakuar gjatė sipėrfaqes sė qėndisur, duke krijuar lėvizje tė qeta me njė natyrshmėri tė veēantė. Nė japanxhet e veshjes sė grave, tė njė pjese tė qytetit tė Shkodrės, gjarpri punohej me fije pambuku ose fije mėndafshi me teknikėn e gėrshetit, qė konsiderohet ndėr teknikat mė tė hershme tė qėndisjes shqiptare20.

Nuk janė tė pakta as objektet e tjera, nė tė cilat e hasim motivin e gjarprit. Kėshtu, p.sh., nė Llap dhe Malėsinė e Kaēanikut, motivi i gjarprit na paraqitet nė jana tė leshtė. Motivi ėshtė i aplikuar me vijė tė lakuar (ngjyrė e zezė nė sfondin e kuq), duke spikatur kokėn e gjarprit me ngjyrė tė bardhė. Po ky motiv ėshtė konstatuar edhe nė qilima tė popullsisė shqiptare nė Greqi21.

Motivin e gjarprit e ndeshim nė formė tė stilizuar, edhe nė disa kėpucė tė burrave me brroqe dhe nė opingat me xhufka (nė Shqipėri tė Jugut)22. Nė Dukagjin dhe nė Labėri gjarprin e punojnė edhe nė tatuazhe, qė i bėjnė burrat nė krah23.

....

4. Motivi i gjarprit nė instrumente muzikore.

Ndėr instrumentet muzikore, motivi i gjarprit mė sė shumti paraqitet nė lahuta. Vendet mė tė shpeshta tė paraqitjes sė kėtij ornamenti janė grroēja dhe harku i lahutės. Nuk janė tė rralla rastet kur i tėrė harku apo budaēi, siē i thonė nė Rugovė punohet nė formė gjarpri. Njė lahutė tė tillė e posedon edhe Muzeu Etnologjik nė Pejė. Gjarprin e gdhendur nė kėtė instrument muzikor e ndeshim edhe nė krahina tė tjera si, psh., nė Kuē, nė Hot e Triesh, nė Kelmend, nė Kastrat, nė Dukagjin, nė Nikaj-Mertur, nė Malėsinė e Gjakovės, etj.

Paraqitja kaq e gjerė e kėtij motivi nė lahuta mund tė shpjegohet, pėrveē tjerash, edhe me respektin qė gėzonte kjo kafshė nė popull, si simbol i urtisė, i inspirimit dhe i lashtėsisė, si pėr kėngėn ashtu edhe pėr instrumentin. Figura e gjarprit, nė mėnyrė simbolike, duhej tė tregonte se nga goja e kėngėtarit popullor dalin vetėm porosi tė urta dhe me interes pėr njerėzit.

5. Motivi i gjarprit nė armė dhe nė objekte tė tjera.

Pėrveē objekteve tė lartpėrmendura, motivin e gjarprit e ndeshim edhe nė armė. Nė artin e popujve antikė, bie fjala, gjarpri ėshtė i paraqitur nė mburojat e luftėtarėve. Kėtė motiv e kishte edhe hyjnesha Atena, e cila ishte hyjneshė me aftėsi luftarake25.

Ndonėse, gjarpri, ėshtė konsideruar ndėr shumė popuj, si gjallesė me aftėsi tė mėdha shkatėrruese, por edhe si simbol i aftėsisė dhe trimėrisė ushtarake, paraqitja e tij nė armėn e luftėtarit kishte pėr qėllim qė t’i kalojė aftėsitė e gjarprit edhe nė armėn e luftėtarit, pėr t’ia rritur kėshtu atij besimin nė vetvete dhe nė fitore.

Gjarpri si motiv u pėlqye mjaft edhe nė djepa tė fėmijėve. Punohej zakonisht nė pozitė tė zgjatur, nė pjesėt anėsore tė djepit. Paraqitja e kėtij motivi nė kėto objekte kishte karakter apotropeik. Pėrveē mbrojtjes sė fėmijėve nga kafshimi i gjarprit, motivi nė fjalė, ishte i mirė, sipas popullit, edhe kundėr syrit tė keq.

Gjarprin si motiv e ndeshim shpesh edhe nė arka tė nuseve, nė kėrraba tė barinjve, nė furka, etj. Paraqitja e kėtij motivi nė kėto objekte sikurse edhe nė raste tė tjera, kishte karakter apotropeik. Motivi i gjarprit nė arkėn e nuses, bie fjala, na paraqitet si simbol i pjellorie dhe si roje, ndėrkaq nė furkėn e bareshės apo kėrrabėn e bariut, kishte pėr qėllim para sė gjithash ta mbronte bareshėn e bariun, por edhe bagėtinė, nga kafshimi i gjarprit.

Duke qenė se nė traditėn tonė popullore gjarpri konsiderohej edhe si mbrojtės i vatrės, figurėn e tij e ndeshim edhe nė disa objekte tė vatrės. Kėshtu nė Prizren janė evidencuar mashat nė formė tė gjarprit(26), ndėrkaq, nė fshatrat e rrethit tė Strugės, demiroxhaku punohej me kokė gjarpri, tė ngritur lart27.

Figurėn e gjarprit, nė formėn e tij plastike, e punonin edhe vajzat kur pėrgatitnin pajėn. Kėtė punė ato e bėnin me penj dhe rruaza ngjyrash tė ndryshme. Gjarpri i punuar nė kėtė mėnyrė pėrdorej si apotropeion pėr mbrojtjen e fėmijėve dhe tė nuseve nga syri i keq.

Duke pėrfunduar, mund tė konstatojmė se, motivi i gjarprit, i aplikuar nė artin tonė popullor, na del tejet interesant pėr etnologjinė. Ky motiv ėshtė i shumtė dhe i llojllojshėm. Paraqitja e tij nė objekte tė ndryshme, edhe nė ditėt e sotme, mund tė shėrbejė si argument nė favor tė tezės pėr vazhdimėsinė shpirtėrore midis ilirėve dhe shqiptarėve.

________
1 Gjarpri ėshtė pėrdorur nga terakota, ka ngjyrė tė pėrhimėt, ėshtė i dekoruar me vija cik-cak dhe me therje vertikale. Ka kėto dimensione: 3,7x3,2cm (R. Galović, Predonica – neolitsko naseje kod Prištine, Muzej Kosova Priština, 1959, f.25, 68).
2 Figura ėshtė e punuar prej terakoteve me ngjyrė tė zezė, dhe ka gjatėsinė 2x5cm. Sipas njohurive tona, kjo ėshtė figura e vetme nė Ballkanin Qėndror, me njė numėr kaq tė madh tė gjarprinjve tė paraqitur nė njė vend. Mė gjerėsisht lidhur me kėtė shih: T. P. Vukanović, Zmija kao aplikacija na neolitskoj plastici centralnog Balkana, Vranjski glasnik, XI, Vranje, 1975, f. 475.
3 A. Stipēeviq, Simbolet e kultit te ilirėt, Rilindja, Prishtinė, 1983, f.50.
4 Krahaso: Shqipėria arkeologjike, Tiranė, 1971, fig.47.
5 Krahaso: H. Ceka, Probleme tė numizmatikės ilire, Tiranė, 1967.
6 Mė gjerėsisht pėr kėtė, shih: Dr. M. Zeqo, Kulti i lashtė i Sabasit nė Shqipėri, “Ekskluzive”, nr. 35,2003.
7 Krahaso: S. Knežević, Lik zmije u narodnoj umetnosti i tradiciji Jugoslovena, GEM, 22-23, Beograd, f.86-87; P. Vasić, Jogoslovenska nošnja u XVI veku, Zbornik radova Etnografskog muzeja u Beogradu (1901-1951), Beograd, 1953, f.134-135.
10 F. Mehmeti, Zakone, rite e besime vdekjeje nė Kelmend, Etnografia shqiptare 9, Tiranė, 1978, f.354.
11 Krahaso: Y. Selimi, Rite e zakone tė vdekjes (Fusha bregdetare e Shqipėrisė Veriore), ESH, 13, Tiranė, 1983, f. 337, fig. 3.
12 Š. Bešlagić, Stari malisorski nadgrobni spomenici u Vuksan Lekiću, BMK, 10, Prishtinė, 1970, f. 383.
13 A. Stipēeviq, Simbole e kultit ..., vep. e cit., f.58.
14 U. Xhemaj, Reliktet e kultit tė gjarprit nė traditėn popullore, Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji, 13, Prishtinė, 1984, f.27.
15 M. Tirta, Aspekte tė kultit..., pun. cit., f.66.
19. M. Garašanin, Preistorija na tlu Srbije, II, Beograd, 1973, f.507.
20 I. Bihiku, Qėndisjet nė veshjet popullore tė qytetit, ESH, 14, Tiranė, 1984, f. 216.
21 D. Statovci, Kėrkime etnografike, Rilindja, Prishtinė, 1988, f. 147.
22 Krahaso: Arti popullor nė Shqipėri, Tiranė, 1967, f.133-134.
23 M. Tirta, Aspekte tė kultit..., pun. cit., f.70.
24 S. Knežević, Lik zmije..., pun. i cit., f.85.
25 Winter Dr. Franz, Griechische Sculptur des Fünfen Jahrhundret, Heft XIX, f. 249. S. Knežević, Lik zmije..., pun. i cit., f.73.
26 S. Knežević, Lik zmije..., pun. i cit., f.73
27 B. Asani, Enė e orendi shtėpiake nė disa fshatra tė trevės sė Strugės, nė Studimi etnografik i ndryshimeve bashkėkohore nė kulturėn popullore shqiptare, Prishtinė, 1990, f.404.

Gjurmime albanologjike 35-2005.Prishtinė 2006.

Bashkim Lajēi

Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  syri i art prej 08.04.14 9:47

Arbnore shkruajti:Nese ka mundesi dikush te shpjegoj simboliken e gjarperit, i cili gjendet kudo, cka fshihet prapa ketij simboli? flm

  ky simbol i dy gjarperinjeve ne form harkore,nga bishti gjer te koka esht simbol i energjis KUNDALINI,kjo esht nje energji sheruese te cilen e posedon trupi i njeriut..pse mendoni pikerisht kete simbol e kan barnatoret,ato shesin ilaqe fallse,krahasuar me ate energji qe kemi ne ne trupin ton...nuk thuhet kot se barnatorja me e madhe esht ne trupin ton...

syri i art

Ndershmeri..Miresi...Tolerance...

205


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Simbolika e gjarperit

Mesazh  Psiko-Parapsikologjia prej 08.04.14 15:19

Tani pritet vetem qe te postohet simbolika e dhelpres dhe e nuselales.

Psiko-Parapsikologjia

Maa Bhagwatti - real love

Searching for "Hakuna Matata"

If you have something which I don't have, then please give it to me.
If I have something which you don't have, then please take it from me.
If we both have same thing then there is no need to give or take!
If we both have nothing then we can't give or take anything from each other! /APR

418


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi