Teknologjia e kontrollit te Mases

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Neo prej 24.12.08 11:53

Teknologjia e manipulimit



Njė nga temat e rrahura nė shtyp kohėt e fundit ishte vetėvrasja e tė miturve, me gjithė paragogėt qė e shoqėrojnė, duke pėrfshirė dhe debatet mbi marrėdhėniet shtet-fe, gjė qė ngjyroi gjykimet publike.

Institucionet e traditės fetare, si dhe politikanė e publicistė, tė paanashėm e tė njėanshėm, u shprehėn kundėr disa institucioneve qė, edhe pse veprojnė shtrėnguese nė predikim, nuk janė pėrgjegjėse pėr mungesėn e njė kulture psikologjike tė profesionalizuar nė Shqipėri.

Sidoqoftė, vetėflijimi i tė miturve dėshmon pėrmasat e depėrtimin e manipulimit mendor nė njė shoqėri ku nuk ekzistojnė mundėsi tė strukturuara informimi.

Pėr mė tepėr, vetėvrasja ėshtė njė dukuri qė shfaqet shpesh gjatė kėtyre viteve, si njė reagim me fillesa, pėrmasa e mbaresa tej gjestit tė mbramė.

Pėrsa i pėrket veprimtarive spirituale tek ne, gjatė kėsaj periudhe historike, nga “vresht i ndaluar” Shqipėria ėshtė kthyer nė “han pa portė”. As sot qė debatojmė, nuk ekziston planifikim a bashkėrendim thelbėsor pėr njė perspektivė parashikuese nė lėmin psikologjik.

A ekziston informacion, nė shkollė, nė shtyp, nė tempull, mbi manipulimin e mendjes, mbi atė teknologji modelesh qė mund tė mpijė edhe njė tru tė mprehtė, nė qoftė se nuk jemi tė ndėrgjegjėsuar se ē’ėshtė kontrolli mendor nė historinė njerėzore?

Shqipėria konsiderohet si njė nga shembujt mė tė spikatur ku mendjemanipulimi i diktaturės komuniste ka qenė mė i suksesshėm se kudo gjetkė.

Nė qoftė se ai nuk do ishte i frutshėm, atėherė si do tė justifikoheshim ne shqiptarėt pėr mosreagim gjithėshqiptar ndaj njė regjimi ēnjerėzor?

Ky pohim i dhimbshėm ėshtė pranuar nė heshtje, gjė qė ndoshta ka bėrė mendimin e pasdiktaturės tė mos pėrfshijė manipulimin nė temat e mirėfillta.

Jo vetėm kaq, por duke pranuar tė vetėkuptuar faktin se ai regjim i stėrgjatur ishte kryefund manipulim, vetė kjo nuk mjafton pėr tė pėrsiatur njė terapi grupore.

Kjo specifikė sociale ka ftuar nė botėn shqiptare strategji tė hapura kontrollimi mendor, ndėrmarrė kėto vite pa ngurrim nga njėsi tė pėrvojės manipuluese.

Jetėshkrime…

Pėrgjatė historisė njerėzore, prijės fetarė tė tejdhuntishėm, politikanė e ushtarakė karizmatikė, si dhe tregtarė tė talentuar, kanė pėrdorur me sukses teknika kontrolli mbi masėn.

Teknologjia e manipulimit, pra, rėndom ėshtė e gatshme. Njė nga shembujt ku u mbėshtet mė tepėr Shqipėria komuniste ishte kontrolli mendor i pėrdorur me sukses nė Rusinė sovjetike; teknikat mbi manipulimin e masės.

Por nėse kontrolli mendor qenka kaq pėrfundimtar, pėrse bolshevikėt e shoqėruan me terror fizik? Pėrdorimi i dhunės, i cili nuk mund tė pėrdoret drejtpėrdrejt nė manipulimet fetare, u krye jo se sovjetikėt nuk besonin tek plotėria e manipulimit, sesa nga nxitimi i pafre, gjė qė dhe i rrėzoi pėrgjithmonė nė histori.

Modelet qė kultivoi komunizmi janė shumė tė pėrafėrta me ato qė mund tė zbatojė sot njė kult fetar, pėrderisa ideologjia e “bashkimit” dhe ideologjema e “bashkėsisė” ushqejnė pėrzgjedhje tė ngjashme.

Nė Kinėn komuniste, pėr shembull, pėrdoreshin gjashtė shkallė nė formimin e anėtarėve tė Partisė: Mjedisi i kultivimit nuk duhet tė pėrfshinte familjen dhe miqtė; lodhje e vazhdueshme; tension; pasiguri; pėrdorim i egėr i gjuhės; seriozitet nė proces–ndalohet humori.

Pavarėsisht nga referenca komuniste, njė pėrshkrim i tillė ekzistonte para dhe mbas Kinės. Si rrjedhojė, mbas vetėflijimeve tė shumta kėtė vit nė Shqipėri, ne ftohemi tė jemi mė tė ndjeshėm publikisht.

Nė qoftė se unė kam njė mik a tė afėrm - i mitur a i rritur - i cili shkon nė njė bashkėsi fetare, kishė a xhami, dhe vė re se ai harxhon shumė kohė nė tempull, pėrpiqet tė shmangė tė dashurit, duket pėrherė i lodhur e i tensionuar, ndėrsa beson nė jetėn e pėrtejme, ėshtė shumė i pasigurt pėr tė nesėrmen e kėtushme, ndėrsa ėshtė i ėmbėl kur flet pėr fenė e tij, shpėrfytyrohet kur dikush ia kritikon atė, pėrpiqet tė mos qeshė kur dėgjon njė shaka, duke u kthyer deri nė qesharak me seriozitetin e shtirur, tė gjitha kėto, pra, a qoftė dhe gjysmat, vėrtetojnė se personi nė fjalė ėshtė i manipuluar. Ėshtė viktimė kulti.

Nga vėzhgimi kėto vite del se reagimi publik i viktimave tė kulteve, nė shumicėn e rasteve, nuk pėrpiqet tė fshehė simptomat thėnė nėpėr manualet qė do tė deshte dikush tė pėrqaste.

Pra, nuk ėshtė vėshtirė tė zbulojė dikush kultin, sesa ta pranojė atė, pėr vetė faktin se njė nga synimet e kulteve ėshtė depersonalizimi i anėtarit, domethėnė thyerja e personit, e identitetit, pėr tė krijuar nė vijim njė identitet tė ri, njė persona sipas imazhit tė grupit dhe sipas synimit tė prijėsit. Kėshtu pėrjetėsohen nė historinė njerėzore jetėshkrimet e kultit.

Nė hijen e kultit

Nėse dikush thotė se unė nuk pėrkas nė aksh religjion, e pėr rrjedhojė nuk jam i manipuluar, kjo nuk jep me domosdo pėrgjigje tė sakta, sepse kulti ndodhet edhe gjetkė; mund tė jetė dhe nė njė kishė, e cila nuk supozohet tė kthehet nė kult, por qė kleriku atje bėn jo atė qė ka pėr doktrinė, por pikėrisht ato qė pėrkufizojmė kėtu.

Hija e manipulimit sillet rreth tė gjithėve, por sidomos ndaj atyre qė pėrjetojnė njė periudhė pasigurie a stresi, personal a grupor. Mundėsitė pėr t’u manipuluar atje janė mė tė mėdha, sidomos nėse mjedisi i ri ka “pėrgjigjet”.

Nė kėsi rastesh, bujtėsi negociohet, qoftė dhe kur i kėrkohet njė pranim pėr t’u kontrolluar e pėr t’u nėnshtruar, duke pohuar atė qė thanė tė lashtėt: “Nuk ka gjė mė tė pėrhershme sesa e pėrkohshmja”.

Pėrveē arsyeve tė pėrditshme qė mund tė ketė dikush, ka dhe zona tė tjera qė pėrdoren nga kultet, siē janė emocionet kulturore; gjuha, fjala vjen.

Pėrdorimi ekskluziv i njė zhargoni me rrėshqitje nga standardi, bėhet tėrheqės pėr dikė qė i ėshtė neveritur cilėsia publike e shqipes sė pėrditshme, edhe pse zhgėnjimi i tė mjerėve ėshtė tejet gjuhės.

Aksesi nė njė gjuhė tė tillė, prekja e pėrdorimi i kėtyre teksteve, inicizimi e shkėmbimi i kėtij fjalėsi tė qashtėr midis anėtarėve tė tjerė tė grupit, krijon njė kod emocionesh, tė pamundur jashtė kultit.

Ndjesia se kjo gjuhė e kultit ėshtė ndryshe nga gjuha e botės, e madje e kulluar, prandaj dhe e pėrdorur vetėm nga grupi, jep pėrshtypjen e pashkruar se bukuria e standardit ekziston brenda banalitetit tė tij.

Synimet e tjera kulturore mbi gjuhėn janė dytėsore, edhe pse zhurmojnė parėsisht kalesėn e dikujt nė rajon, apo shfaqen e renditen si tė parat nė rrėmujėn e ideve, a nėse janė shkasi kryesor pėr dėrgimin e njė ekipi tė tillė diku, me kėto shije e me kėtė pėrmbajtje spirituale; nė kėsi rastesh kemi kryqėzim interesash, sesa pėrpuqje pasionesh.

Mbas qėndresės e mbijetimit brenda njė kulti tė tillė (kult me tė dy kuptimet: bashkėsi fetare dhe mjedis manipulimi), pjesė e joshjes bėhet dhe ekskluziviteti spiritual, fjalėsi i grupit: “Hiri i Perėndisė e ka treguar tek ne, jo tek ata”; “Vetėm ne do ta shpėtojmė shpirtin”; “Vetėm ne kemi zgjidhjet pėr problemet e Shqipėrisė”; “Vetėm ne jemi tė njohur nė gjithė botėn, dhe jo religjionet e tjera”; “Vetėm ne kemi grada shkencore”, e tė tjera gjepura, tė rrezikshme pėr ata qė i besojnė.

Por rėndom njė marrėzi e tillė pėrkon me njė trajtim social tė anėtarėve. Kultet pėrkujdesen pėr vasalėt. Ka raste kur anėtarėt e vjetėr pėrkujdesen pėr tė rinjtė, dhe me kalimin e kohės ata qė janė jashtė kultit e shohin veten nė njė pozitė mė tė dobėt shoqėrore, ashtu siē ėshtė e vėrteta nė komunitetin ortodoks nė Shqipėri.

Sidoqoftė, anėtarėt e kultit janė dhe mbeten viktima. Denigrimi i njeriut vijon njėsoj pėr ēdo kult. Pėr tė ndjerė denigrimin e individualitetit, investimi mund tė arrijė gjer atje, saqė nė raste bashkėngrėnieje tė serviret ajo gjellė qė denigron shijen individuale tė pjesėmarrėsve.

Kjo pastaj duhet tė shpaguhet gjetkė, tashmė e sendėrtuar nga ngrėnėsit, kundėr atyre qė guxojnė tė shkodizojnė nga jashtė misteret e kultit. Zėri i prijėsit nuk ka pse tė pėrdoret fare, sepse vetėm nėnqeshja e tij rrėnqethėse gjilpėron njė mimikė grupore reagimesh.

Adhurimi ndaj udhėheqėsit, politik a fetar, shprehet me modelet e stėrnjohura: Thirrma pėrlavduese e pasthirrma histerike, shkrime himnore anonime “nga njė grup…” nė gazetėn e kultit, mbledhje firmash, fletėrrufe prej listash eponime kundėr “armiqve” deri nė shtypin shekullar, mėsymje me pseudonime nė Internet, etj.

Ata anėtarė qė ngurrojnė tė pėrfshihen nė kėto aksione, akuzohen si “bukėshkalė”, duke krijuar situata tė reja ndėrpersonale, kategorizuese, brenda kultit.

Pėrshkrimet e manipulimit tė mendjes nė botėn shqiptare e tej saj na ndihmojnė t’i pėrqasemi realitetit psikologjik, pėr tė ndihmuar ata qė ndodhen nėn presion, nėn proselitizim, nėn pėrdhunėn kulturore tė njė fuqie, subjektet, pra, e teknikave tė kontrollit. Mbi tė gjitha, debate tė tilla na ndihmojnė pėr tė ruajtur tė pacėnuar veten tonė, atė zonė tė mendjes qė kėndit kėrshėrinė e natyrės njerėzore.

Sa pėr format e skajshme tė mendjemanipulimit, ato nuk mund tė pėrluftohen me debate sugjerimi; kanė ekzistuar e do tė vijojnė nė historinė njerėzore.

Sipėrmarrja jonė, pėrmes ftillimeve mbi teknologjinė e manipulimit, pėrpiqet tė thotė se teknikat e pėrdorura nė kultet fetare e politike nė Shqipėri nuk janė as tė reja e as ekskluzive.

Duke pėrfunduar mund tė themi pėrmbledhtas se “kult ėshtė njė grup a njė lėvizje qė shfaq pėrkushtim tė ndėrkryer [tė tėrbuar] ndaj njė personi, ideje a diēkaje, dhe qė pėrdor teknika manipuluese jashtė etikės [tė pamoralshme] pėr tė bindur e kontrolluar, duke synuar realizimin e qėllimeve tė prijėsve tė grupit, e duke shkaktuar kėsisoj dėmtimin e anėtarėve, tė familjeve tė tyre, ose tė komunitetit”.

Foti Cici
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Jon prej 20.04.10 20:19

Teknologjia e kontrollit te Mases



Jetojme ne epoken e elektricitetit, por pak njerez nga te cilet e perdorin njohin dicka per te.

Per shumicen elektriciteti eshte "dicka' qe vjen me kabull dhe ndez llampat ose ben pajisjet elektroshtepiake te funksionojne.

Korenti elektrik, me fjale te thjeshta eshte nje fenomen nen te cilin nje mase elektronesh (me disa vecori) rrjedhin si uje brenda telave te izoluar te montimeve elektrike.Vijme tani tek e panjohura e madhe e shkences:Truri i njeriut!

Truri yne perbehet nga nje numer gjigand qelizash.LLogaritet qe ky numer arrin te 10 triliarde qeliza!Behet fjale per nje numer gjigand, perderisa arrijme te humbasim qeliza pothuajse qe nga momenti qe arrijme pjekjen e moshes tone.Dhe nese llogarisim qe nga mosha 20 vjecare, shkaterrohen gati 10 milione qeliza cdo dite, do mbetemi pa qeliza per 2739 vjet!!!

Vetem nga kjo mund te imagjinoni nderlikimin e ketij organi!

Qelizat e trurit clirojne ine mikroskopike (rryma nervore) qe lidhen me qelizat e aferta duke formuar keshtu qarqe te vogla elektrike.Strateget e USA dhe boset e tyre ne White House te cilet lidhjet e tyre i kane me zinxhire te pakapshem me te "tjere" menduan ta perdorin kete fenomen si arme!

Parate rridhnin pa mase, dhe keshtu keta njerez te mire i gjeten anen ketyre fenomeneve te cuditshme.Sigurisht kishin qellim shume te mire, perderisa u desh zbuluar dicka praktike,para se ta zbulonin Ruset e keqinj,dhe keshtu te na shpetonin nga rreziku!

Eksperimentet e para u kryen tek kafshet gjate Luftes se Ftohte.

"Vullnetaret" e pare pra ishin kafshe.Me perdorimin e elektrodave "kerkuesit shkencetare" ngacmonin qendra te caktuara te trurit dhe kafshet kishin kriza paniku, egersimi etj.
Ne te tjera eksperimente nuk e linin te flinte ne menyre qe te studionin rezultatet e pagjumesise.

Nė <> 30-07-1977, Ligji:95-79, kapitulli 32, paragrafi 1520 shkruan: " Perdorimi i njerezve do mundesoje proven e elementeve kimike dhe biologjik nga Ministria e Mbrojtjes Amerikane dhe per Komisionin e Kongresit me respekt ne eksperimentet dhe studimet.Sekretari i Mbrojtjes (ndoshta) drejton provat dhe eksperimentet qe permbajne perdorimin e lendeve luftuese kimike dhe biologjike tek qytetaret (brenda ne USA!!!)".

Dr william Ross Adey, kerkues ne Kalifornia, per elektromagnetiken e qelizave, mori cmim ne 1999 per eksperimentet "dobiprurese" qe bente.Zbuloi qe valet nervore mund te nderroheshin menjehere nga fushat ELF (Extra Low Frequency) (Vale frekuencash mjaft te uleta).Vertetoi gjithashtu qe truri i majmuneve bashkekohonte me fushat e valeve ELF.Keto vale do mundeshin thjesht te depertojne mes kafkes, e cila mbron sistemin qendror nervor nga demtimi i jashtem.

Dr Elizabeth Rauscher, drejtoreshe e Laboratorit Teknuk e Kerkues ne St.Leandro ka bere kerkimin per lidhjen mes ELF dhe trurit tek njerezit.Nje nga intervalet qe perdor shkakton trazire per me teper se nje ore.

Nje tjeter inteval qe e quajne (marhiuana), i ben njerezit te qeshin.Kjo zonje, ne nje interviste dhene gazetareve, ka deklaruar: "Nese me jepni para dhe tre muaj kohe, do jem ne gjendje te nderhyj ne sjelljen e 80% te njerezve te ketij qyteti.PA E KUPTUAR FARE ATA".

Publiku Amerikan nuk u informua kurre qe ushtria kishte programuar te zhvillonte dhe shtonte armet elektromagnetike deri ne 1982, kur u shfaq ky zbulim ne nje reviste teknike te Forcave Luftarake Ajrore.

Ne reviste thuhej: "......fusha te posacme RFR (rrezatime intervalesh) mund te kene rezultate te fuqishme dhe rebeluese tek ushtaret".

Me tej thuhej se do ishte shume e thjeshte, qe fusha te caktuara elektromagnetike te shkaktojne shashtisjen e mendjes se njeriut, sepse vete truri eshte nje organ me funksion elektrik.

Raportohet akoma qe nje sistem RFR do kishte mundesin te zaliste ose te vriste ne nje zone te madhe.Laboratori Kombetar Lawerence Livermore, punon per permiresimin e nje "bombe truri" qe nese bie ne mesin e nje fushe beteje do prodhonte mikrovale te cilat do paralizonin mendjet e ushtareve permes rrezatimit te aktivitetit te saj.

Para 30 vjetesh Allen Frey zbuloi qe mikrovalet 300 deri 3000 megahertz mund te "degjoheshin" nga njerezit ,madje edhe nese ishin te shurdher.

Dukuria e shfaqur, qe vjen nga ana e pasme e trurit, tingulli degjohet si renkime, goditje ose fishkellime, ne varesi te intervaleve.Mikrovalet shkaktojne vale presioni ne lengjet e trurit, dhe me kete fenomen dridhen akrepat e shendetshem ne brendesi te veshit mes nderuesve te eshtrave.

Disa mikrovale jane ne gjendje te jene menjehere aktive ne qelizat nervore te nervave akustike.Kjo eshte vertetuar me eksperimente te minjte qe degjojne tinguj 120 decibels sa nje aeroplan gjate uljes se tij!

Rezultate kerkimesh

Rezultatet e aktivitetit te mikrovaleve ne varesi te frekuencave te perdorura jane:

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 4.5Hz: shkakton energji te tepruar ne koke dhe fiksime si rrjedhim te kalohet ne moskontroll.

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 6.66Hz: shkakton ngarkim te tejmase te trurit nga sinjale elektrike qe prodhohen nga nevronet, nen rritjen e fushes magnetike.Sistemi organik i trurit shkaterrohet dhe prodhon sasi te medha adrealini e cila shkakton depresion te forte.

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 9Hz: shkakton fiksime optike dhe njeriu mendon se e prekin, sigurisht pa ndodhur dicka e tille.Me kete menyre mund te udhezohet dikush drejt cmendurise ose vetevrasjes.

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 15Hz: Mikrovalet shendrrohen ne tinguj zevendesues ekzistues.Eshtrat si pjeset e buta te kafkes dridhen dhe percillet ndjeshmeria ne qendren akustike.Njerezit-objekt mendojne se degjojne tinguj, kur asnje nuk i degjon!Mund te shkaktosh cmenduri, panik ose te detyrosh dike te behet kriminel.

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 20Hz: Ka te beje me mesazhet e fshehura optike ne filma kinematografik etj.Meqenese syri ka nje shpejtesi te kufizuar te pamjes, duhen 24 ikona cdo sekonde per te formuar idene e ndjenjes se levizjes se panderprere ne ekran, d.m.th ka nje frekuence sinjali 24Hz.

Keshtu nje sinjal optik ne 20Hz kalon i pavezhgueshem.Do jete p.sh, si te shikosh kudo dite dhe nate, i zgjuar apo duke fjetur nje mesazh qe te thote p.sh, "te pish sa me shume vere"!

Kjo tashme eshte bere si eksperiment, para shume vitesh,ne salle kinemaje ku u shtua konsumimi i nje produkti ne kinkalerine e kinemase, ku u "reklamua" me kete menyre.Me kete menyre kaon cdo mesazh duam, pa e marre vesh njeri qe te reagoje!

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 25Hz:Shkakton fiksime ne akustike,frekuenca te caktuara mund te shkaktojne fiksime optike.behet fjale per shfaqjen e fiksimit me te madh perderisa 70% mbeshtetemi ne informacionin optik qe te funksionojme normalisht ne boten fizike.

Ikonat arrijne ne tru dhe shikojme gjera qe te tjeret nuk shohin. Meqenese njeriu-objekt nuk mund te vertetoje nese ajo qe sheh eshte e vertete, e humb dhe del jashte kontrollit.Kjo metode mund te perdoret per shplarje truri etj.

Mikrovale ELF te ndryshuara ne 11.3Hz: Si ndodhte me macet dhe kafshet e tjera gjate Luftes se ftohte.Ngarkohet tej mase truri dhe prodhohen sasi te medha adrealini.Njerezit egersohen dhe i kap mania e shkaterrimit.Mund te "arsyetoje" nje lufte te brenshme mes fisesh ose grupeve fetare.

Frekuenca te valeve te ulta dhe Truri

Kerkimet ne vazhdim tregon qe njerezit mund te ngacmohen nga ndryshimet natyrore tek frekuencat e valeve elektromagnetike.Kjo mund te vertetohet nga shume njerez qe ndjejne ndryshimin e klimes te kete ndikim mbi ta.Cfare shkaktojne valle valet e nje shkalle te ulet qe prodhohen teknikisht!?

Pse shfaqen kaq shume femije me problemin e vemendjes?

A.P.O (veteulje te vogla te presionit atmosferik) ne frekuence shume te ulet 0.1Hz, shpesh shfaqen me menyre natyrale dhe ka vertetuar qe mund te ngacmoje aktivitetin e njeriut dhe ne pergjithesi funksionimin normal te trupit.

Ky fenomen eshte vezhguar ne nje grup vullnetaresh te shendetshem qe u ekspozuan ne eksperimente te formuara nga A.P.O per 15-30 min. shkaktohen ndryshime te rendesishme ne vemendje etj.

Karakteri i rezultateve ishte ne varesi te valeve A.P.O dhe kohezgjatjes.Keto vezhgime tregojne qe A.P.O do mundesonte te ishte pergjegjese per delikatesen meterologjike tek njerezit.

Keto qe u thane me siper u publikuan ne nje reviste.Shume anonime u pergjigjen ne reviste duke dhene informacione te caktuara te cilat hedhin drite akoma me teper mbi kete teme.
avatar
Jon

1230


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Jon prej 20.04.10 20:32

TV

Nga cdo gje tjeter qe sot perdorim, televizori eshte mjeti qe konsiderohet me i predorshmi ne te gjithe boten nga shumica e njerezve.Merrini te gjitha, do thonte dikush, por jo televizorin!Nese do ishte e mundur do e ndiqnim ate 24 ore non stop.A e dini pse?

Eshte shume e thjeshte, sepse ka zevendesuar shoqerine njerezore ne shoqerine bashkekohore te vetmise!

Ne 1817 kimisti suedez jons Berzelious zbuloi elementin kimik selin.

Ne 1873 u zbuluan vecorite elektrondricuese te selin qe i mundesonte te shendrronte idene e shfaqjes dhe me pas shpernguljen e ikonave levizese me sinjale elektrike.

Ne 1884 Paul Nikpow zbuloi diskun optik i cili mundesonte shpernguljen e ikones ne distance.Qarkullimi i diskut para nje fondi qe ndricohej fuqishem, mundesonte levizjen e shkallezuar te ikones.

Ne 1926 Braid realizoi me sukses eksperimentet e para te shfaqjes dhe levizjes se ikonave duke perdorur mekanizma optik ne bashkepunim me ushqyes elektriciteti.Zbulim tjeter i rendesishem ishte Ikonoskopi i Svarkin i cili dha si perfundim dhe bazen e sistemeve bashkekohore.

Vazhdueshmeria e persosjes se teknologjise dhe e elementeve te rinj i mundesuan televizorit te ndryshoje boten.Asgje me nuk eshte e njejte, perderisa mund te rrish ne shtepi e te shohesh bombardimin e Bagdadit sic shikon nje film kinematografik.

Bota tashme eshte shume e vogel.

Televizioni kontrollon psikologjine e popujve,perderisa popujt njohin vetem cfare tv thote.

Krijimi i "heronjve" laik ndihmon qe te pecillen shume thjesht opinione, sjellje, vepra etj te caktuara tek teleshikuesit.

Shume shohin, pak kuptojne.

Cdo i rastesishem mund te behet TV star dhe i dashuri i te "humburve" qe e ndjekin.Qe andej e tutje, nese eshte sic "duhet" dhe percjell cdo gje qe "ata" i thone te thote etj, mund te behet firme ose deputet, minister pse jo dhe president (shih Arnold Shvarceneger p.sh)

TV eshte mjeti i gatshem me ane te cilit dikush mund te percjelle cdo mesazh deshiron.Cfare deklaron dikush ne TV ajo pranohet qe eshte.

Miliona njerez qendrojne te "hutuar" perballe ketij mjeti qe gjendet ne shtepite tona.

Lajmet dhe ndodhite me cnjerezore, te felliqura dhe vandale kalojne para syve tane dhe ne i pranojme sikur mos kete ndodhur asgje.

TV eshte shprehja e plote e teknologjise se "KEQE"!

Mundeni ta thyeni!? Sigurisht jo, ketu spo le njeri duhanin (Qe megjithese ne ambalazhet e cigareve na "keshillojne" se duhani vret!!!).

Keshtu u mesuam, dhe na bejne cte duan, ta dime e te mos reagojme.

TV, sa dhurate e madhe! Shikon nje film per qefin tend.Shikon lajmet.Shikon vende ne te cilat kurre ske per te vajtur.Te jepet opinioni i njerezve me te cilet sdo kesh asnjehere shans ti shikosh nga afer.Iken.....harrohesh.....clodhesh......argetohesh.......

Nese dikush do te vinte ne shtepine tuaj dhe tju thonte se cdo beni cdo dite dhe tju thote cfare eshte e mire dhe gabim per ju, tju thote se do argetoheni por medoemos do ti bindeni, cfare do thonit!? Do thonit: Lere me mire, nuk dua te degjoj!

Vecse, te gjitha keto,pothuajse te gjithe i pranojme nga tv qe kemi ne shtepi! TV ka mundesine te shendrroje cilesi, zevendeson vese, ndan moden, ndan te duhuren nga e paduhura, hyp e zbret qeveri, e ben te bardhen te zeze, dhe sigurisht "zgjedh" ministra.

Po perderisa ka kaq fuqi, do thote dikush, perse te mos e perdorim ne permiresimin e rregullimin e nje bote me te mire?

Ide e mire por nuk mundemi.Nuk mundemi sepse nuk e kontrollojme.

Me nje zinxhir gjigand metodash ate e kontrollon globalisht dikush tjeter.Gjithe kanalet boterore dhe satelitet kontrollohen absolutisht ne te gjitha shtetet.

Ne satelitin televiziv boteror jane tre boshte te medhenj ose "buqete" kanalesh.Me i madhi eshte ai qe kontrollohet nga lobi Amerikano-izraelit, dhe me pas vjen ai Rus dhe Arab!

walker
avatar
Jon

1230


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teknologjia e koontrollit te mases!?!

Mesazh  protoni prej 24.04.10 7:11

Truri eshte kompleksitet organik, ne te cilin fshihen dhe zhvillohen procese prej me te ndryshmeve, si ato kimike, fizike por edhe biologjike me theks te veqant...
Truri mund te konsiderohet edhe si nje radio baze nese shiqohet nga prizmi i dhenjes dhe marrjes se informatave apo nese shiqqohet si nje kanal multidimenzional komunikativ...
avatar
protoni

38


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Televizori - vrasės i lėvizjes?

Mesazh  Erikson prej 11.05.10 14:34

Televizori - vrasės i lėvizjes? (Per prinderit)

Konsumi televiziv te fėmijėt parashkollor te nxėnėset dhe nxėnėsit tė shkollės fillore



Prind tė dashur

Gati ēdo i pesti fėmijė qė shkon nė kopsht parashkollor ėshtė i trashė! Mėsuesit e sportit dhe mjekėt e fėmijėve vėrejnė pėrveē kėsaj, qė lėvizjet e shumė fėmijėve janė tė pamjaftueshme dhe se shumė tė rinjė e kanė njė qėndrim tė keq tė trupit, qė mund tė ēoj deri te dėmtimi i kurrizit.

Mėnyra jonė e jetės, por edhe ambienti jonė ka ndryshuar shumė nė dhjetėvjetėshin e fundit. Kėshtu ėshtė shtuar trafiku rrugor dhe dendėsia e ndėrtimit, gjė qė ka bėrė,qė fėmijėt tė mos munden tė luajnė nė rrugė a po vende tjera, pėrveē vendeve posaēėrisht tė parapara pėr lojė. Hapėsira e aksioneve tė fėmijėve dhe mundėsit e tyre qė ta njohin ambientin nė mėnyrė aktive dhe ta „robėrojnė“ atė janė fortė tė kufizuara, dhe kėshtu nevoja pėr lėvizje natyrore ėshtė e penguar.

Ėshtė bėrė njė mbartje e lojėrave nga jashtė brenda, qė pėrmes konsumit medial po bėhet mė e fortė.

*
Njė ofertė e gjerė e mediave qėndron sot nė dispozicion. Mediat nė pėrditshmėrinė e fėmijėve janė sot tė natyrshme. Aty bėnė pjesė televizori, radio, CD- Player, videolojėrat dhe videofilmat, DVD, revistat, Handys dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do tė thotė kufizim pėr aktivitetin trupor. Pėr kėtė arsye fėmijėt dhe tė rinjėt duhet tė mėsojnė aktivisht si tė sillen me kėto media.
*
Sjellja e vėrtetė nuk do tė thotė veē, qė tė dinė tė shėrbehen me kėto media, por para s“ gjithash, tė mėsojnė qė me shumė masė dhe nė mėnyrė kritike t“i shfrytėzojnė.

*
E pranishme duhet tė jetė loja, lėvizja, ecja, bėritma dhe takimet me shoqėri, por ashtu si qėndrojnė qė nga vendi ė parė!

Nėse fėmijėve ju afrohet mundėsia qė jashtė (p.sh. nė oborr, nė hyrje tė shtėpisė, nė rrugė apo vendloje) tė rrinė, kėshtu harrojnė ata disa emisione tė „rėndėsishme“nė televizor.

Jepuni pra ju fėmijėve tuaj mundėsin, qė tė takohet me shokė, apo ftoni fėmijė tjerė qė tė vinė tė luajnė te ju. Fėmijėt kanė mjaftė fantazi, qė tė gjejnė lojėra, ata nuk duhet gjithmonė tė jenė nė pėrkujdesje.

*
Fėmijėt qė e shikojnė shumė televizorin shpesh nuk kanė tjetėr veprimtari. Por e shikojnė televizorin nga monotonia apo luajnė videolojra.

Rreziku, qė kėta fėmijė tė trashen ėshtė shumė i madh, sepse lėvizin shumė pak dhe mjerisht njė pjesė e tyre hanė edhe sheqerka dhe chips para televizorit.

Kėshtu vie rreziku, qė fėmijėt pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnė ēdo gjė qė transmetohet. Disa Talkshows, qė transmetohen nė mėngjes qė nė asnjė mėnyrė nuk janė tė dedikuar pėr fėmijė, apo skena tė dhunės qė paraqiten nė film, munden te fėmijėt tė shkaktojnė frikė dhe agresivitet.

*
Qė edhe nė programet e fėmijėve tregohet dhunė, ėshtė e rėndėsishme qė prindėrit tė dinė, ēka shikojnė fėmijėt e tyre dhe tė flasin me ta mbi kėto programe.


Nė ēka duhet tė mendohet te programet televizive?

*
Fėmijėt munden vetėm njė pjesė tė sasisė tė informacioneve t“i pėrpunojnė. Televizori me ndėrrim tė shpejt tė pamjeve shkakton njė vėrshim ngacmimesh, qė para s“gjithash fėmijėt e njomė nuk mund t“i pėrballojnė. Fėmijėt reagojnė pėr kėtė me shqetėsim.

*
Fėmijėt e njomė nuk munden po ashtu ta bėjnė dallimin nė mes tė vėrtetės dhe trillimit. Dhuna nė televizor i tremb dhe i frikon ata.

S“pari diku nė moshėn 9 vjeēare munden fėmijėt, filmin dhe realitetin ta dallojnė, si dhe shtjellimet e komplikuara t“i kuptojnė.

*
Fėmijė janė marrės tė mesazheve publicitare dhe nuk munden absolutisht pėrbėrjen e tė vėrtetės tė kėtyre mesazheve nė mėnyrė kritike t“i gjykojnė.

Mjerisht para s “gjithash edhe transmetuesit e programeve private qė financohen kryesisht nga blloqet publicitare, bile edhe programet pėr fėmijė ndėrprehen nga kėto bloqe publicitare.

* Fėmijėt dhe tė rinjėt janė gati blerėsit mė tė fortė tė informacioneve, tė cilat janė tė dedikuara posaēėrisht pėr njė publik tė caktuar.Ne nuk kemi mundėsi nė ditėt e sotme, qė publicitetit plotėsisht t“i shmangemi,pėr kėtė duhet qė prindėrit me fėmijėt e tyre tė diskutojnė mbi kuptimin dhe qėllimin tė kėtyre mesazheve dhe sipas mundėsisė sasinė ta pakėsoni.

Mardhėniet me televizor duhet tė mėsohen.

Kėtu disa propozime:

*
Televizori nuk duhet nevojėn e fėmijės pėr sport dhe lėvizje ta zėvendėsoj!
*
Lėvizja dhe shfryrja i takojnė zhvillimit tė shėndetshėm.
*
Fėmijėt (por edhe tė rriturit) nuk duhet tė hanė para televizorit.
*
Televizori nuk ka vend nė dhomėn e fėmijėve.
*
Njeriu do tė duhej fėmijėve nė ditė t“ju lejoj njė emision ta shikojnė, por fėmijėt duhet me vetėdije tė pėrcaktohen pėr njė emision. Pastaj televizori duhet tė ndalet. Nuk duhet tė shėtitet nėpėr kanalet e tjera.
*
Fėmijėt duhen atėherė ta shikojnė televizorin kur t“i kenė kryer detyrat ė shtėpisė si dhe ndonjė punė tė vogėl nė shtėpi.
* Fėmijėt e vegjėl nuk duhet tė lihen vetėm para televizorit. Vetė programet speciale pėr fėmijė munden nganjėherė tė shkaktojnė frikė. Pastaj ėshtė shumė merėndėsi, qė fėmija tė ketė mundėsi tė flas me prindėrit pėr atė.

Televizori nuk duhet tė jetė kujdestar i fėmijėve !

*
Pėr fėmijė tė njomė ka shumė emisione tė mira ,qė janė pa publicitet dhe janė me mėsime tė vlefshme. Pėr fėmijė prej 5 vjeē ėshtė p.sh. emisioni me miun (Maus), rruga sesam apo dhe klubi kapiteni ariu i kaltėr. Pėr fėmijėt prej 7 vjeē ėshtė emisioni dhėmbi i luanit-lule e verdhė apo dhe pasqyra e botės sė fėmijėve.
avatar
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


39


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  bardhi_tr prej 22.06.10 16:52

Me sakt dhe me bukur se shfaq dot se cfare te aftesie ka, por ce do se ka keqperdorim.
avatar
bardhi_tr

40


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Odin prej 05.04.11 0:00

Pse Tele(vizioni) na kėrcėnon…?

Ėshtė njė kuadrat i vogėl, kohėt e fundit ndodh shpesh ta gjesh edhe nė dimensione tepėr tė mėdha, por ajo qė ka mė pak rėndėsi kėtu janė pikėrisht pėrmasat fizike.

Nė biseda mes miqsh, ndėr specialistė komunikimi e jo vetėm, nė kolltukun e shtėpisė apo nė tavolinėn e ngrėnies ku mblidhet shpesh familja, ndodh tė diskutohet mbi katrorin magjik, rėndom i njohur si Televizor, si ai ‘qė tė sjell me shpejtėsi drite, pėrpara syve botėn’. Sa shpesh kemi qenė tė vetmuar nė dhomėn tonė, kemi marrė komandėn, kemi bėrė zapping dhe ja:
menjėherė i kemi hapur derėn ‘politikanėve, artistėve, sportistėve’, jemi bėrė menjėherė me shokė. Nė dhomėn tonė hyn shumė shpejt Countryman qė flet mbi zgjedhjet lokale dhe integrimin e Shqipėrisė, Rama qė shpjegon arsyet e kandidimit tė tij pėr Bashkinė e Tiranės, Ēiljeta qė tregon mbi pjesėmarrjen e saj nė “Dancing with the stars” apo banorėt e Big Brother…Shtriqesh, mbulohesh dhe: “Mirėserdhėt”! Tė gjithė ju!

Mbi Televizionin ėshtė folur sė shumti. Mbi kėtė medium, i cili zyrtarisht mban ende vendin e parė ndėr kanalet e shumtė megjithė famėn dhe shifrat nė rritje tė rivalit ‘internet’, ėshtė folur shumė dhe ėshtė parė nga gjithfarė kėndvėshtrimesh.

Flitet vazhdimisht mbi rėndėsinė dhe anėt pozitive tė tij, aq sa edhe mbi manipulimin dhe realitetin e dyfishtė qė TV krijon, mbi pasivitetin qė ai sjell nė shtėpitė tona apo mbi distancat qė shuan, mbi avantazhet dhe disavantazhet.

Por ky shkrim, qė mėton tė analizojė, pėrqendrohet nė tezėn “Televizioni na kėrcėnon”, duke iu referuar Pierre Bourdieu (1930- 2002). Ky i fundit, njė sociolog francez, antropolog apo edhe filozof, tepėr i njohur nė studime dhe analiza tė ēėshtjeve tė ndryshme, nė njė artikull “Rreth Televizionit dhe Gazetarisė” paraqet njė panoramė tė problematikės nė Francė.

Ajo qė e bėn interesante kėtė analizė, ėshtė fakti qė nė ēdo rresht, nė ēdo paragraf, Bourdieu duket se pėrshkruan realitetin televiziv Shqiptar, nė vend tė atij Francez. Aq shumė pėrngjajnė dy sistemet, saqė kur Bourdieu kritikon stacionet franceze, duket se i drejtohet TVSH-sė, TCH, Klan-it e gjithė mediave tona Shqiptare.

Nuk ėshtė pėr faktin se dy sistemet ngjasojnė plotėsisht me njeri- tjetrin (nė mė tė shumtėn e rasteve janė aq tė njėjtė saē janė dita me natėn). Po ē’rėndėsi ka kjo? Sistemet nuk ngjasojnė, por veshja kritikuese qė Bourdieu bėn, i shkon pėr shtat trupit tė Televizionit Shqiptar.

Nėse fillimisht duhet doemos tė shtrosh pjesėn teorike, atėherė do tė kishim sė pari punė me pyetjen: Ē’pėrfaqėson realisht Televizioni?Ka shumė pėrkufizime.

Nuk ėshtė e udhės ti bashkonim tė gjitha ato kėtu, por ajo qė duhet nėnvizuar ėshtė fakti se tė gjithė pėrkufizimet bien dakord nė njė pikė: “Televizioni ėshtė njė medium i telekomunikacionit pėr transmetimin dhe marrjen e imazheve tė lėvizshme nga njė distancė; Imazhet janė pėrgjithėsisht tė shoqėruara nga tinguj.

Nė hyrje tė artikullit Pierre Bourdieu tregon dhe rreshton pėr lexuesin disa faktorė sipas tė cilėve “media, mė shumė se transparencė dhe kritikė tė realitetit, prodhon fshehjen dhe ruajtjen e status-quosė”.

Rėndėsia, gjithnjė e mė e madhe, qė i kushtohet kronikės sė zezė dhe sensacionit, reduktimi i hapėsirės pėr reflektim tė mirėfilltė intelektual si pasojė e urgjencės televizive, pseudodebatet brenda njė rrethi tė ngushtė analistėsh televiziv apo pseudointelektualėsh, censura e padukshme qė buron nga struktura e pronėsisė dhe qė brendėsohet nga gazetarėt, konkurrenca e egėr mediatike qė i detyron mediat tė kėrkojnė gjithnjė e mė tepėr lajmin e lehtė dhe spektakolar, qė mė shumė sesa diversitet prodhon uniformitet nė media, janė vetėm disa nga elementėt, qė sipas Bourdieu prodhojnė njė hapėsirė mediatike tejet problematike nė Francė.”

Kaq domethėnės janė kėta faktorė edhe pėr Televizionet Shqiptare! Pėr njerėzit qė merren me TV dhe jo vetėm. Sa e sa herė Televizioni ėshtė akuzuar prej njė numri tė lartė studiuesish se sjell ‘dembelizmin’ e thėnė ndryshe ‘pasivitetin’ (kryesisht shumė prej prindėrve kėshillohen vazhdimisht ti kontrollojnė fėmijėt e tyre mbi kohėn e ngujimit pėrpara TV-sė), sa e sa herė ėshtė folur pėr kėto anė negative?!

Pafundėsisht. Bourdie i shtohet listės sė kritikuesve. Sipas tij, Televizioni nuk bėn gjė tjetėr veēse tė krijojė “fast-thinkers” duke marrė parasysh faktin qė ėshtė njė media qė kėrkon urgjencė, shtypet shpesh nga presioni i kohės, dhe kėrkon mendimtarė tė shpejtė.

Pierre Bourdieu e tregon akoma edhe mė bukur, dhe nė kėtė linjė mendimi kur ti nėse do tė kėrkoje tė interpretoje je i vetėdijshėm qė pėrveēse do ta shkatėrroje bukurinė e tekstit tė tij nuk do tė bėje gjė tjetėr, atėherė je i detyruar ti pėrdorėsh shpesh thonjėzat: “Duke u dhėnė mundėsi pėr tė folur vetėm njerėzve qė arrijnė tė mendojnė me ritėm tė pėrshpejtuar, a nuk e dėnon veten televizioni qė tė ketė nė gjirin e vet vetėm mendime tė shpejta, njerėz, mendimet e tė cilėve janė mė tė shpejta sesa hija e tyre?...

Televizioni privilegjon njė numėr tė caktuar “fast-thinkers”, tė cilėt propozojnė fast-food kulturor, ushqim kulturor tė ripėrtypur, tė paramenduar, por kjo nuk ndodh vetėm sepse ata kanė njė listė emrash tė gatshėm (dhe kjo ėshtė gjithashtu pjesė e nėnshtrimit ndaj urgjencės), listė e cila ėshtė, pėr mė tepėr, gjithnjė e njėjtė (pėr Rusinė, flet X-i ose Y-ni, pėr Gjermaninė, Z-ja): ka mjaft nga ata qė, shpesh herė, kanė diēka pėr tė thėnė me tė vėrtetė, tė rinj, ende tė panjohur, qė merren me kėrkimet e tyre, dhe pak janė tė predispozuar pėr tė frekuentuar mediat.

Por ata duhet t’i kėrkosh, ndėrsa i ke nėn mėngė tė ambientuarit me mediat, gjithmonė tė disponueshėm dhe tė gatshėm qė tė japin intervista.”

Njė tjetėr problem i identifikueshėm lehtėsisht nė Median Shqiptare nė pėrgjithėsi dhe nė Televizion nė veēanti ėshtė edhe qarkullimi rrethor i informacionit. Nė shumė edicione informative ndėr stacione tė ndryshme Televizive, gjen shpesh informacione tė njėjta, ē’ka sjell si rrjedhojė njė farė ēmendurie.

Shikuesit lėvizin kanalet dhe ndodh qė gjatė paradės tė shohin tė njėjtat informacione ēka tė bėn ta fikėsh Televizorin dhe tė gjesh njė tjetėr mėnyrė, informuese apo argėtuese. “Krahasoni titujt e parė tė tė pėrditshmeve franceze gjatė njė periudhe kohore prej 15 ditėsh: kanė pak a shumė tituj tė njėjtė. E njėjta gjė ndodh edhe me edicionet informative ose radiofonike tė lajmeve nė kanalet me audiencė tė lartė, ku vetėm radha e informacioneve ndryshon. Kjo lojė e ndėrsjellė pasqyrash prodhon njė efekt tė pėrsosur mbylljeje, izolimi mendor.”

A nuk iu duket se Bourdieu flet pėr Shqipėrinė, pėr edicionet informative tė ditėve tė sotme nė kanalet tona televizive?! Sigurisht qė po. Tė njėjtat lajme, tė njėjtėt njerėz qė flasin, i njėjti grup analistėsh e kėshtu, nėse do ti shtoje kėsaj edhe probleme tė tjera si: censura; fshehja e tė vėrtetės etj, tė del shpesh pėrpara zgjidhja e vetme: Fik Televizorin qė tė kėrcėnon...! Vazhdimisht! Mėngjes, drekė, darkė!

Nė kėtė kuadėr, ky artikull i Pierre Bourdieu ėshtė tėrheqės, pėr kėta faktorė tė sipėrpėrmendur e pėr shumė tė tjerė tė cilėt i shtjellon, por nuk ėshtė vendi pėr ti trajtuar tė gjithė: ngjashmėria e problemeve me realitetin televiziv Shqiptar, analogjia midis dy e mė shumė sistemeve qė ndonėse janė tė shpėrndarė gjeografikisht, janė tė njėjtė nė pėrmbajtje dhe formė, vuajnė prej problemesh tė njėjta e bėjnė Bourdieu-n tė domosdoshėm pėr gazetarėt Shqiptarė.

Pėr tė rinjtė e tė vjetrit! Televizioni, ndonėse ka dhe shumė elemente tė tjera pozitive (Teza e kėtij shkrimi nuk na lejon qė ti prekim gjerėsisht), del tė jetė njė kėrcėnues i vėrtetė nė shumė aspekte. Ēfarė duhet tė kuptojmė nga e gjithė kjo?Duhet thėnė pėrmbledhtas se prej TV Shqiptar ne ushqehemi tė gjithė; tė rritur e tė mėdhenj; gjyshėrit e nipėrit.

Por ky ėshtė njė tjetėr lloji ushqimi. Kaq duhet tė kuptojmė! Ėshtė ushqim kulturor, e kėsisoj tejet i rrezikshėm pėr qenien tonė. Nėse toksikimi prej ushqimeve tė skaduara mund tė pastrohet nėpėr ambientet spitalore, kėtė farė helmimi shpirtėror qė mund tė ta sjellė TV ėshtė akoma edhe mė shumė e vėshtirė pėr ta larguar.

Breza tė tėrė janė duke u rritur me kėtė medium. Nuk duhet shumė! Vetėm qė ata qė merren me TV, ta lexojnė njė herė Bourdieu-n nė mėnyrė qė kritika e tij tė mos gjejė zbatim nė realitetin televiziv Shqiptar. Ose tė paktėn tė pėrpiqen qė ti minimizojnė sa mė shumė problemet e ngritura nga ai, nėse dikush beson ende nė postulatin “Pėrsosmėria nuk i takon kėsaj bote…”
avatar
Odin

575


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Jon prej 06.12.11 20:54

Barbaria qė vjen



Nė ditėt e sotme, nė kėto kohė kur austerity ėshtė nė rend tė ditės, tė shumtė janė ata qė ankohen pėr problemet qė vijnė nga mungesa (larg qendrės sė “kalbur”) e njė organizimi tė jetės shoqėrore dhe kulturore nė lagjet periferike me vlera tė “shėndosha” (nė fakt, fjetore pa gjelbėrim, pa shėrbime, pa autonomi, pa asnjė raport pėrnjėmend njerėzor).

Retorikė boshe! Nėse do tė ekzistonte ajo pėr mungesėn e sė cilės shprehen ankimet, atė prapė qendra do ta kishte organizuar; po ajo qendėr qė, nė sa pak vjet, arriti tė shkatėrrojė tė tėra kulturat periferike, tė cilat – deri vetėm pak vite mė parė – bėnin ende tė mundur ekzistencėn e njė jete ndryshe, njė jete, nė thelb, tė lirė, edhe nė lagjet periferike mė tė varfra, madje edhe nė ato mė mjeranet.

Asnjė centralizėm fashist nuk arriti tė realizojė atė qė po arrin centralizmi i shoqėrisė sė konsumit. Fashizmi vėrtet propozonte njė model, sa reaksionar aq dhe monumental, por model qė mbetej i ngrirė dhe pa jetė.

Kėshtu qė kulturat e ndryshme tė veēanta (fshatare, nėn-proletare, punėtore) mund tė vijonin, tė patrazuara, tė identifikoheshin me modelet e tyre tė pėrhershme, sepse represioni mjaftohej vetėm me pajtimin e tyre nė fjalė.

Kurse sot, pėrkundrazi, pajtimi me modelet e imponuara nga qendra ėshtė total dhe pa kushte. Modeleve te vėrteta kulturore u kthehet shpina dhe mohimi i tyre ėshtė i plotė. Mund tė themi pa drojė pra, se “toleranca” e ideologjisė hedoniste qė ushqen pushteti i ri ėshtė nė fakt represioni mė i egėr i historisė njerėzore.

Por, si arriti tė ushtrohej njė represion i tillė? Nėpėrmjet dy revolucionesh qė zunė vend secili brenda kuadrit tė organizimit borgjez: revolucioni i infrastrukturave dhe ai i sistemit tė informacionit. Rrugėt, motorizimi etj., i afruan, madje bashkuan tashmė periferitė me qendrėn, duke fshirė ēdo distancė materiale.

Por revolucioni i mass mediave ishte akoma me radikal dhe vendimtar. Saje televizionit, qendra e pėrpiu tėrė vendin, i cili kishte qenė deri atėherė tepėr i pasur nė dallime dhe kultura origjinale.

Nisi kėshtu njė vepėr e madhe normalizimi tė mirėfilltė, e cila – siē e thashė – imponoi kudo modelet e veta: modele tė ushqyera dhe tė nxitura nga klasa e re industriale, e cila s’mund tė mjaftohet mė vetėm me ekzistencėn e “njeriut konsumator”, por pretendon pėr mė tepėr se asnjė ideologji tjetėr veē asaj tė konsumit nuk ėshtė e pranueshme. Kemi tė bėjmė me njė hedonizėm neolaik, njė lloj verbimi absolut ndaj ēdo vlere humaniste dhe verbim i huaj ndaj shkencave tė njeriut.

Siē dihet, ideologjia qė ushqente dhe impononte pushteti i mėparshėm ishte feja: dhe nė fakt, katolicizmi ishte formalisht i vetmi fenomen kulturor ku “bashkoheshin” tė gjithė italianėt.

Sot, katolicizmi ėshtė bėrė konkurrent i fenomenit tė ri kulturor “pėrbashkues”, qė ėshtė hedonizmi nė nivel mase; duke qenė kėshtu, pėr sa konkurrent, pushteti i ri ka nisur tashmė, ē’prej disa vitesh, ta likujdojė. Dhe nė fakt, asgjė fetare nuk gjen dot te modeli i djalit dhe vajzės sė re qė propozon dhe imponon televizioni.

Tė dyja modelet duket se e ndėrtojnė dhe pėrqendrojnė vlerėn e jetės vetėm pėrmes tė mirave tė konsumit (dhe, sigurisht, vazhdojnė tė shkojnė nė meshė tė dielave: me makinė amą). Italianėt e pėrqafuan me entuziazėm tė madh modelin e ri qė u imponoi televizioni, nė pėrputhje me ato norma tė prodhimit qė sigurojnė mirėqenien (ose, mė saktė, qė tė shpėtojnė nga mjerimi). E pranuan modelin, vėrtet, por a janė tė aftė tė realizojnė atė si tė tillė?

Jo. Ose e realizojnė atė pjesėrisht nga pikėpamja materiale, duke u bėrė kėshtu karikaturė e tij, ose arrijnė ta realizojnė vetėm nė njė masė aq tė pamjaftueshme sa bėhen viktima tė tij. Frustrimet ose dėshirat mirėfilli nevrotike janė bėrė sot gjendje shpirtėrore kolektive.

Le tė marrim njė shembull: deri kėto kohėt e fundit, nėn-proletarėt e respektonin kulturėn dhe njėherazi nuk kishin turp nga padija e tyre; pėrkundrazi, ishin krenarė pėr modelin e tyre popullor tė analfabetit qė arrin gjithsesi, me mėnyrėn e vet tė veēantė, tė kapė misteret e realitetit. Dhe “ēunat e llastuar”, “gjalpushėt” apo mikro-borgjezėt i shihnin me njė pėrbuzje kryelartė, duke e dalluar dukshėm veten prej tyre, edhe kur u duhej t’u shėrbenin.

Kurse sot, pėrkundrazi, nėn-proletarėt kanė filluar ta pėrjetojnė padijen e tyre si diēka tė turpshme: i kanė kthyer shpinėn modelit tė tyre kulturor (madje, mė tė rinjve as qė u kujtohet, kanė humbur ēdo kontakt me tė), ndėrkohė qė modeli i ri qė duan tė imitojnė nuk parashikon as analfabetizmin, as vrazhdėsinė. Rinia nėn-proletare – e poshtėruar tashmė – e fsheh me trup emrin e zanatit tė vet nė letėrnjoftime, dhe e zėvendėson atė me cilėsimin kinse tė fisėm “student”.

Dhe natyrisht, qė nga ēasti qė nisėn tė ndiejnė turp pėr padijen e tyre, nisėn po ashtu tė pėrēmojnė edhe kulturėn (karakteristikė mikro-borgjeze kjo, tė cilėn e mveshėn menjėherė si pasojė e mimetizmit). Nė tė njėjtėn kohė, i riu mikro-borgjez, teksa dėshiron tė njėsohet me modelin “televiziv” – model i krijuar dhe ushqyer nga klasa e vet, e pra i natyrshėm pėr tė – nis tė shfaqet ēuditėrisht i vrazhdė dhe i palumtur.

Nėse nga njėra anė nėn-proletarėt u borgjezuan, borgjezėt ndėrkohė u nėn-proletarizuan.

Kultura qė ata prodhojnė, duke qenė kulturė thjesht teknike dhe rigorozisht pragmatike, e pengon tė zhvillohet “njeriun” e vjetėr qė gjallon ende nė ta, duke e atrofizuar krejtėsisht atė. Kjo shpjegon edhe atė deformim tė fakulteteve intelektuale e morale qė vihet re rėndom ndėr ta.

Pėrgjegjėsia e televizionit nė tėrė kėtė proces ėshtė e pamasė, dhe kjo jo ngaqė ėshtė “mjet teknik”, po ngaqė ėshtė instrument pushteti dhe madje vetė ai pushtet. Sepse televizioni nuk ėshtė thjesht njė vend apo kanal pėr qarkullimin e mesazheve, por ėshtė para sė gjithash qendėr e pėrpunimit tė mesazheve. Televizioni ėshtė vendi i konkretizimit tė njė mentaliteti qė, pa tė, nuk do tė mund tė dinte ku tė vendosej. Fryma e pushteti tė ri e gjen shfaqjen e saj konkrete te fryma e televizionit.

S’ka dyshim (siē e vėrtetojnė rezultatet) se televizioni ėshtė instrument autoritar dhe represiv me i efektshėm se ēdo lloj mjeti tjetėr informacioni mė parė nė botė. Krahasuar me tė, gazetat fashiste dhe mbishkrimet e parullave musoliniane nė muret e fermave tė janė qesharake : ashtu siē ėshtė (dhimbshėm) e tillė qerrja pėrballė traktorit.

E pėrsėris: fashizmi, nė thelb, nuk arriti as ta gėrvishtė nė sipėrfaqe shpirtin e popullit italian, ndėrkohė qė fashizmi i ri, dhe falė kryesisht mjeteve tė informacionit dhe komunikimit (para sė gjithash televizionit, pikėrisht), jo vetėm qė e ka gėrvishtur, por e ka ējerrė, plagosur, dhunuar dhe fėlliqur pėr jetė tė jetėve…

Dhjetor 1973
Pier Paolo PASOLINI
Pėrktheu Orgest Azizi


Britma nė mungesė tė Pasolinit

Askush s’do tė duhej tė heshtte, ose sė paku askush s’do tė duhej tė mund tė strukej nė s’di ēfarė lloj rehatie intelektuale, estetike apo politike, pėr sa kohė qė vazhdon (dhe do tė vazhdojė), si pjellė e ndonjė organizimi tė fshehtė, mungesa e ēuditshme, revoltuese dhe e hatashme e Pasolinit nė mjedisin shqiptar.

Ndėrkohė qė shqiptarėt, tė rinj ose jo, krenohen me intimitetin qė mendojnė se kanė me gjuhėn dhe kulturėn italiane (intimitet ndoshta i rremė, dhe tė mos harrojmė se, nė njė masė tė mirė, vjen i filtruar nga televizioni i tė dyja brigjeve);

ndėrkohė qė emisioni mė i ndjekur i televizioneve shqiptare ėshtė kopje e vetėshpallur dhe pa komplekse e “atit” tė vet italian (pėrbrendėsim deri edhe mishtor, mimetizėm radikalisht efikas, aq sa edhe trupi i B. Fevziut ėshtė bėrė kopje e atij tė Bruno Vespas);

ndėrkohė qė ngjarja mė e madhe kombėtare e nėntorit nuk ėshtė as kremtimi i shpalljes sė pavarėsisė por hapja e njė qendre tė re tregtare dhe kur masat popullore, dikur ende tė frikshme dhe tė ndara nė katunarė, malokė, ēeēenė apo halabakė, arrijnė tė gjejnė legjitimitetin e dukjes sė tyre publike dhe mediatike vetėm si masė konsumatore qė hidhet e ngazėllyer nga QTU-ja te Carrefour-i;

ndėrkohė qė “panairi” i librit e zbuloi me bujė, edhe pėr tė verbrit e fundit, natyrėn e vet televizivo-tregtare, duke e futur mė nė fund edhe Shqipėrinė nė modernitetin e shum’ėndėrruar ku librat shiten me po aq sukses dhe nė po atė mėnyrė si dhe patatet (duke qenė po aq pa shije);

ndėrkohė qė triumfon vrullshėm dhe pa alternativė “njeriu i ri” televiziv, pėrkundėr ēdo njeriu tė vjetėr, qoftė ky edhe shkrimtari mė i madh i historisė sė kombit;

ndėrkohė qė mbetjet e fundit arkaiko-humaniste tė Panairit, tė trembura edhe ato nga ritmi i ri i lojės ku janė futur (sepse s’mund as t’i rrinin larg, apo jo?) synojnė tė shpėtojnė njė ēikėz kulturė borgjeze duke i dhėnė ēmimin e pėrkthimit pėrkthyesit profesionist (kupto: i punėsuar te “Naim Frashėri” para ’90-ės) tė njė libri “tė lezetshėm” tė italianit Umberto Eco;

ndėrkohė kur bėhet jo vetėm i mundur, por edhe legal, i besueshėm dhe madje prestigjioz njė togfjalėsh i tillė si: “autori Blendi Fevziu dhe botuesi i tij Henri Ēili”; nė tėrė kėtė bashkėkohėsi pra, qė pėrcakton disa nga koordinatat mė themeltare tė atij dielli tė zi qė ndriēon aktualitetin e jetėve tona tė gjymtuara, tė njė populli qė bie (teksa mendon se ngjitet), i ēarmatosur dhe pa mbrojė, nga prapambetja paramoderne nė furtunat e depolitizuara tė kapitalizmit mediatik; nė njė realitet tė tillė qė duket se ekziston si pėr tė qenė njė vėrtetim hiperbolik i shqetėsimeve tė Pasolinit, pikėrisht nė tė pra, Pasolini mbetet i munguar, i pathėnė, i padėgjuar.

Afėrsia ontologjike e realitetit shqiptar me Pasolinin, qė nga ēunat e lagjeve, tėrė ajo plebė mashkullore periurbane qė popullon librat dhe filmat e tij, deri te zhbėrja live e rendit tė ekzistencės popullore, duket sikur kushtėzon, pėr paradoks, edhe mospraninė e tij.

Thua se mjedisi shqiptar nuk do (dhe paradokset e kėsaj (mos)dėshire janė sigurisht me shumė pala) tė dėgjojė zėrin qė i flet mė nga afėr, zėrin qė mė me dhimbje, mė me pastėrti e dashuri i pėrcjell vajtimin pėr katastrofėn qė po i bėn vetes. De nobis fabula narratur.

Qė dispozitivi shoqėror shqiptar, nė pothuaj tėrėsinė e mekanizmave tė tij, si prodhues aktiv i harresės dhe verbimit publik, funksionon, me ose pa vetėdije, si makinė e pėrjashtimit tė mundėsisė pėr dėgjueshmėrinė e Pasolinit, kjo nuk ėshtė, fundja, e habitshme (dhe nė kėndin e verbėr tė letėrsisė e kulturės italiane tė paardhur Pasolini nuk ėshtė po ashtu i vetėm, por me mė tė mirėt: Pavese, Vittorini, Carmelo Bene…).

Po pėrtej kėtij dispozitivi? Tė tėrė ato subjekte qė janė dhe/ose e mendojnė veten si jashtė dhe kundėr tij, nė radhėn e shumtė (ndoshta) tė atyre qė kanė arritur tė vendosin njė raport tjetėr me Italinė, kulturėn, Europėn, modernitetin, kinemanė, politikėn dhe angazhimin, ose edhe vetėm nė radhėn e shumtė (ndoshta) tė atyre qė thjesht nuk janė pėrēudnuar aq sa tė mos njohin mė as situatėn e vetes dhe kumbimin e njė zėri tė afėrt?

Njė mungesė kaq e paarsye dhe sistematike ka gjasa tė vlejė si simptomė. Na duhet ndoshta t’i vėmė veshin, nė mos pamundėsisė, sė paku paaftėsisė sonė pėr ta bėrė Pasolinin tė pranishėm, qoftė edhe vetėm pėr ne dhe vetėm mes nesh.

Na duhet ndoshta tė shqyrtojmė rezistencėn tonė, pasive apo aktive, ndaj Pasolinit (si pasojė e halabakėve, homoseksualitetit?) Por na duhet, njėkohėsisht, tė klithim pėr sa kohė qė vazhdon mungesa e Pasolinit.

Orgest Azizi
avatar
Jon

1230


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Zattoo prej 11.03.12 13:37

Kundėrshtohet grumbullimi i tė dhėnave pėr rezultate tė kėrkimit

Pėrdoruesit e makinave tė kėrkimit nuk pajtohen nė lidhje me grumbullimin e tė dhėnave personale pėr rezultatet e kėrkimit ose reklamat nė shėnjestėr, sipas njė studimi tė bėrė nga Pew tė lėshuar gjatė tė premtes qė tregon rritjen e vetėdijesimit tė popullatės pėr privatėsinė nė ueb.
Rezultatet e studimit vijnė pasi qė ndėrmarrja kėrkuese nė internet, Google, nė janar tha qė ėshtė duke e lehtėsuar politikėn e vet pėr privatėsi dhe do tė paraqiste tė dhėnat nė pėrdorues pėrgjatė shėrbimeve tė veta, duke pėrfshirė YouTube dhe Gmail.

Pėrdoruesit nuk mund tė zgjedhin ndonjė gjė jashtė kėsaj politike. Kjo politikė ka grumbulluar shqyrtime nga rregullvėnėsit brazilianė dhe evropianė.

Studimi nga Pew Internet & American Lif tregoi qė 65% e pėrdoruesve thanė qė ishte njė gjė e keq nėse njė makinė kėrkuese do tė grumbullonte informacion rreth kėrkimeve dhe pastaj ta pėrdorte atė informacion pėr tė vlerėsuar rezultatet e kėrkimeve gjatė tė ardhmes. Ata u brengosėn qė kjo do tė mund tė kufizonte informacionin qė pėrdoruesit e marrin online dhe ēfarė rezultate tė kėrkimit kanė parė.

73% e tyre thanė qė nuk do tė ishte nė rregull qė njė makinė kėrkuese tė pėrgjonte kėrkimet dhe tė rregullonte rezultatet gjatė kėrkimeve nė tė ardhmen sepse kjo do tė paraqiste njė pushtim tė privatėsisė.

pcworldalbanian
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Teknologjia e kontrollit te Mases

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi