Ora e lindjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ora e lindjes

Mesazh  Estilen prej 17.04.10 20:07

Percaktues i karakterit - Ora e lindjes

A luan rol ora e lindjes ne personalitetin e njeriut..?

Data e lindjes nuk ėshtė njė kornizė e mjaftueshme pėr ta pėrcaktuar karakterin e dikujt. Saktėsia e analizės sė karakterit nė masė tė madhe varet nga ora e lindjes.

Nėse jeni tė lindur...

Nga ora 0 deri nė orėn 01 Kėta persona i karakterizon agresiviteti (dashi) i shoqėruar me qėndrueshmėrinė (Saturni). Rrethina i konsideron kokėfortė, aspak diplomatikė dhe sė tepėrmi krenarė. Nė rrethana tė favorshme, ky konstelacion mund tė sjellė arritje tė pabesueshme krijuese.

Nga ora 01 deri nė orėn 02
Fuqia, autoriteti dhe statusi pėr ju pėrfaqėsojnė gjithēka. Pėr shkak tė kėsaj mė sė shpeshti vuajnė mė tė afėrmit tuaj. Jeni tė suksesshėm nė jetė falė faktit se dini ta drejtoni energjinė e madhe tė cilėn e dispononi. Pėr ngjitjen tuaj drejt kulmit duhet t’i jeni mirėnjohės ndihmės sė gjithanshme tė personave (bricjapi) me ndikim (Jupiteri).

Nga ora 02 deri nė orėn 03 Me kėnaqėsi, nė tė njėjtėn kohė, u pėrkushtoheni disa detyrave. Jeni dinamikė dhe tė aftė qė tė ngazėlleheni (Marsi), por nė tė njėjtėn kohė shumė shpejt e humbni interesimin pėr punėt qė i keni filluar. Nganjėherė jeni pėrjashtues dhe jotolerantė, ndaj pak mė shumė durim nuk do t’ju bėnte keq.

Nga ora 03 deri nė orėn 04 Jeni subtilė dhe tė ndjeshėm, ndaj lehtė prekeni. Janė kėto shenja tė qarta tė pėrkushtimit dhe tė dashamirėsisė (Venera). Pėr ju janė njėsoj tė rėndėsishme edhe familja edhe shtėpia (gaforrja). E adhuroni sigurinė financiare. Mund tė thuhet se me i pėrdorni paratė mjeshtėrisht.

Nga ora 04 deri nė orėn 05
Mendimet tuaja (Merkuri) gjithnjė janė tė pėrqendruara drejt njė caku konkret. Janė pėrplot me pėrqendrim dhe vullnet tė fuqishėm. Pėr kėtė nė secilėn punė ju bėheni autoritet (Luani). Mirėpo, megjithatė, ju jeni njė luan sallonesh. Mirėpo, kur u kushtoni mė shumė vėmendje marrėdhėnieve shoqėrore pėrfundoni nė depresion.

Nga ora 05 deri nė orėn 06
Mė sė miri ndiheni kur keni rastin qė nga kaosi ekzistues tė krijoni rregull. Dashuria juaj (Dielli) u takon detajeve (virgjėresha), me ē’rast e keni tė vėshtirė qė ta dalloni tė rėndėsishmen nga e parėndėsishmja. Gjithnjė rrezikoni qė t’i harxhoni paratė nė gjėra tė cilat pėr ju fare nuk janė tė rėndėsishme. Nė punė jeni tė pėrkushtuar dhe detyrat tuaja i kryeni nė mėnyrė tė pėrkryer.

Nga ora 06 deri nė orėn 07 Jeni sharmant dhe visheni mirė (peshorja). Banesa juaj ėshtė e rregulluar me shije dhe gjithashtu pėrbėn njė vend ku shpesh tubohen miqtė tuaj. Jeni shumė dashamirės me ēdokėnd. Rreziku mė i madh qėndron nė faktin se siguria juaj emocionale (Hėna) varet nga tė tjerėt dhe jo nga ju.

Nga ora 07 deri nė orėn 08
Gjėrat i emėrtoni ashtu sikundėr janė dhe nė kėtė pikėpamje nuk keni qime nė gjuhė. Ju e thoni (Merkuri) atė qė e mendoni (akrepi). Mirėpo, ju dini edhe tė heshtni si i pagojė. Pėr suksesin tuaj nė punė duhet t’i jeni mirėnjohės gatishmėrisė suaj qė gjithēka t’ia nėnshtroni njė qėllimi dhe imagjinatės sė bujshme. Intrigat dhe mosbesimi mund t’ju nxjerrin nga takti.

Nga ora 08 deri nė orėn 09 Loja, sporti dhe aktiviteti nė ajėr tė pastėr pėr ju janė gjėra shumė tė rėndėsishme (shigjetari). Gjithnjė pėrpiqeni qė t’i kapėrceni kufijtė, pavarėsisht nėse ėshtė fjala pėr kufijtė shoqėrorė, shpirtėrorė, apo shtetėrorė. Ju tėrheqin tė huajt. Miqėsia e re (Venera) duhet t’ju ofrojė diēka qė ende s’e keni pėrjetuar. Jeni aventurierė tė lindur.

Nga ora 09 deri nė orėn 10
Pėr ju nė mėnyrė tė vazhdueshme janė tė domosdoshme arsyet konkrete (bricjapi) qė tė mund tė jeni aktivė (Marsi). Falė talentit tė madh pėr organizim dhe disiplinė gjithnjė e realizoni qėllimin tė cilin ia keni vėnė vetes. Ndiheni mirė kur i ndihmoni tė tjerėt, para sė gjithash anėtarėt e familjes suaj. Veē kėsaj keni edhe vlera tė tjera.

Nga ora 10 deri nė orėn 11
Pėr ju tė gjithė njerėzit janė tė njėjtė. Pėr ju nuk ekzistojnė dallimet klasore, gjithkujt ia lejoni pikėpamjet personale dhe zhvillimin vetjak. Keni ndjeshmėri pėr t’u marrė me gjėra okulte, keni mirėkuptim tė plotė (Jupiteri) dhe gjithnjė jeni tė hapur pėr ide tė reja (ujori). Pasi qė aq shumė i doni njerėzit, nė rastet mė tė shpeshta jeni tė rrethuar me Miqte tė sinqertė.

Nga ora 11 deri nė orėn 12
Veēmas jeni tė suksesshėm kur bėni punė "prapa kulisave". Nė njė rast tė tillė vėrtet mund tė arrini gjėra tė mėdha. Sa herė qė ia dilni tė siguroni qetėsi tė mjaftueshme (Saturni) qė t’i mbushni bateritė (peshqit), realizoni karrierė tė shkėlqyeshme nė fushė tė artit dhe nė kėtė drejtim asgjė nuk mund t’jua zėrė rrugėn.

Nga ora 12 deri nė orėn 13
Ēdo pune i shkoni deri nė fund. Me kėtė rast arsyeja ju ndihmon qė tė mos harxhoni shumė kohė nė gjėra tė parėndėsishme. Siguria materiale (demi) nė kuadėr tė familjes ėshtė mė e rėndėsishmja pėr qetėsinė tuaj shpirtėrore (Hėna). Shumė rrallė keni vetiniciativė. Kontaktet i vendosni rrallė, vetėm nė rastet kur njerėzit ju drejtohen.

Nga ora 13 deri nė orėn 14
Mendime e tė tjerėve shpeshherė i merrni afėr zemrės. Pėr kėtė arsye nganjėherė mendoni se ēdo gjė qė ėshtė thėnė ose ėshtė bėrė ndėrlidhet vetėm me ju. Jo rrallė, pėr tė vėrtetė e merrni vetėm atė qė ju mendoni se ėshtė e vėrtetė. Ndoshta pikėrisht kjo veēori ju sjell suksese tė jashtėzakonshme nė punė.

Nga ora 14 deri nė orėn 15
Partnerit tuaj jetėsor i qėndroni besnik deri nė fund tė jetės (Venera). Mirėpo nė qoftė se e hetoni se nė jetėn e tij nuk zini njė vend qendror (luani), menjėherė kėrkoni partner tjetėr. Arti dhe aktrimi zėnė vend tė rėndėsishėm nė jetėn tuaj. Pėr fėmijėt je i gatshėm qė tė sakrifikosh gjithēka.

Nga ora 15 deri nė orėn 16
Afirmim tė plotė pėrjetoni vetėm nė atė veprimtari (Marsi) nė tė cilėn mund t’i investoni ndjenjat tuaja (gaforrja). Jeni persona tė pėrzemėrt qė shkėlqeni nga vetėkėnaqėsia. Mirėpo dini edhe tė pezmatoheni kur ju refuzojnė. Shfryjeni hidhėrimin tuaj. Nė atė mėnyrė do t’i shmangni agresivitetin, fjalėt e rėnda dhe fyerjet.

Nga ora 16 deri nė orėn 17 Paraja pėr ju luan rol tė rėndėsishėm. Pėr kėtė shkak mendoni (demi) se nė pjesėn e parė tė jetės duhet tė arrini diēka (Jupiteri). Nė tėrė kėtė ju bėn mirė aftėsia juaj qė tė ngriheni mbi pėrditshmėrinė dhe mashtrimet e imėta, sikundėr edhe mundėsia qė gjėrat t’i parashikoni qė mė parė.

Nga ora 17 deri nė orėn 18
Pėrderisa tė jeni i varur nga perfeksionizmi juaj, njerėzit do t’ju vlerėsojnė edhe privatisht edhe nė biznes. Jeni person shumė praktik dhe me sukses ia dilni me njerėzit qė u kundėrvihen planeve tuaja. Me kėtė rast prirja juaj pėr detajet (virgjėresha) shpesh di t’jua zėrė rrugėn drejt realizimit tė qėllimeve (Saturni).

Nga ora 18 deri nė orėn 19
Vetėm nė marrėdhėnie me njerėzit e tjerė (peshorja) mund t’i realizoni qėllimet tuaja jetėsore (Saturni). Nė Miqteėsi ju duhet shumė durim nė mėnyrė qė t’ia dilni nė krye me vetveten. Rreziku mė i madh qėndron nė faktin se partneri mund t’ju mbulojė me kėrkesa tė mėdha, tė cilat ju nė shtigje tė gjata nuk mund t’i pėrmbushni.

Nga ora 19 deri nė orėn 20
Prirja juaj pėr tė rrezikuar do t’ju mundėsojė ngritje tė madhe nė shoqėri. Pėr shkak tė kėrkesave seksuale (akrepi) tė theksuara (Venera), rrezikoni qė tė humbni vlera tė tjera nė njė lidhje tė qėndrueshme, sikundėr janė besnikėria, kujdesi i dyanshėm dhe interesat shpirtėrore. Nė esencė, pėr gjithēka qė bėni do tė duhej tė kishit masė.

Nga ora 20 deri nė orėn 21
Ekscitimi i tė riut dhe tė panjohurit (shigjetari) ju nxit pėr ndėrmarrje kulmore (Marsi). Eliksir jetėsor i keni udhėtimet e largėta nė vendet ekzotike. Besnikėria deri nė varr llogaritet ndėr karakteristikat tuaja. Falė optimizmit, pas rėnies sė madhe pėrsėri do tė qėndroni nė kėmbėt tuaja.

Nga ora 21 deri nė orėn 22
Nga frika se mos ju lėndojnė (peshqit), njerėz tė tjerė shpesh mendojnė se jeni i ngadalshėm dhe inert. Mirėpo, kur ju njohin, binden se rrethit i ofroni shumė ngrohtėsi dhe bashkėndjesi. Kujdes tė madh u kushtoni dėshmive tė dukshme tė dashurisė (Venera) dhe befasoheni shumė nėse gjėrat nuk janė ashtu sikurse i keni menduar.

Nga ora 22 deri nė orėn 23
Jeni jashtėzakonisht inteligjentė (ujori) dhe shpesh mendoni ndryshe nga tė tjerėt (Merkuri). Pėr kėtė shkak ia dilni mbanė edhe me problemet mė tė vėshtira. Gjithnjė jeni nė pėrparėsi ndaj tė tjerėve. Pėr kėtė nuk do tė duhej tė ishit arrogantė dhe tė narcisoidė. Modestia, megjithatė, ėshtė virtyt!

Nga ora 23 deri nė orėn 24
Me orėn tuaj sundon i ashtuquajturi diell i natės. Ai simbolizon dritėn e brendshme. Jeni tė prirė (akrepi) pėr veprimtari okulte (Dielli). Nė jetėn e pėrditshme nuk i doni kompromiset. Motoja juaj jetėsore ėshtė: "gjithēka ose asgjė", ndėrsa nė dashuri jeni tė prirė pėr posesivitet dhe xhelozi.

Atehere, te gjitha nenat e reja qe lindin me operacion,te zgjedhin oren qe shohin ato me te pershtateshme per ti dhene femijes se tyre karakterin qe ato deshirojne,si me siper.
D.Vete

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ora e lindjes

Mesazh  nexhmi rexha prej 19.04.10 18:43

Asesi qe nuk luan rol ne personalitetin e njeriut ore e lindjes, nuk pajtohem me kete shkrese qe keni bere, eshte e vertet qe femiju treshigon disa cilesi te personalitetit, mirepo formimi i tij i plot arrihet nga shume faktor e mbi te gjitha faktori social ka ndikimin ma te madh.

Dhe per kete kemi argumente te shumta me studimet qe kane bere psikologet, e dime se ēdo gje qe eshte jashte trashigimise biologjike eshte me te mesuar, dhe sjelljet qe ne bejme sot eshte rezultat i te mesuarit.
Madje edhe shume sjellje te tjera, te cilat sot i kemi pervetesuar deri ne ate mase sa i quajm cilesi e nje personi per te mire apo te keqe......me te cilat karakterizohet personaliteti i tij.
avatar
nexhmi rexha

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ora e lindjes?

Mesazh  Nikolaos prej 20.04.10 20:38

Per te dale karakteri i sakte duhet, jo vetem ora por edhe data, viti dhe vendi i lindjes sepse vendet kane ore te ndryshme nga njera tjetra. Une kam shume eksperience ne astrologji dhe e di mire si funksionon ajo. Duhet ndertuar harta e plote astrologjike per te dale karakteri i vertete. Ajnshtajni ka thene "nje mjek pa astrologji, eshte si njeriu pa njerin sy", pra kjo do te thote se semundja vjen sipas dates dhe ores se sakte te lindjes por duhet kohe per ta shpjeguar..
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

582


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ora e lindjes

Mesazh  nexhmi rexha prej 22.04.10 11:58

Psra se gjithash nuk mundemi te pohojm per karaktrin si diēka te sakt, sepse karakteri eshte nje struktur e personalitetit te njeriut qe per baze ka moralin e njeriut, dhe ne jemi qenje shoqerore me nevoja biologjike, psikike e sociale, nuk kemi ketu te sakt apo te pa sakt me shkence ekzakte si pohoni per karakterin qe ka nje rendesi vendi, koha.

Mirepo une kam pohuar se vendi edhe rrethanan kane nje rendesi te madhe sepse eshte ai vet rrethi social ne kohe te ndryshme qe lane gjurme ne veten tane mandej edhe ne i pervetsojme keto sjellej, qe me vone i quajme veti tona personale.
avatar
nexhmi rexha

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ora e lindjes

Mesazh  Nikolaos prej 22.04.10 20:50

TI NUK MUND TE HEDHESH POSHTE UNIVERSITETET E ASTROLOGJISE QE KANE SHTETET ME TE ZHVILLUARA NE BOTE. ASTROLOGJIA KA LINDUR BASHKE ME NJERIUN, PRA BASHKE ME ASTRONOMINE JANE SHKENCAT ME TE VJETRA TE NJERIUT. Pa i hyre thelle nje dege te caktuar nuk mund ta kuptosh e ta gjykosh ate. Ok?
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

582


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ora e lindjes

Mesazh  nexhmi rexha prej 23.04.10 9:59

Nese astrologjia ka lind bashk me njeriun a ka shpirt apo eshte diēka hynore sa te na tregoj jetrat tona dhe te percaktoj fatin tone??

Nuk po e hedhi posht astrologjine, i di fillet e saj dhe di per te por jo edhe si profesionaliste.E di qe edhe universi eshte krijuar mijra vjet para njeriut, mirpo deri sa ka lindur bashke me njeriun si ka mundesi te caktoj ajo diēka per njeriun, si eshte e mundur nje shenj horoskopi te tregoj per mijera njerez te njejeten gje, kur e dime se njerzit nuk jane identik ne bote, mandej edhe binjaket monizigot jane shume te ngjajshem por kurrsesi identike.

Nuk mohoj astrologjine dhe zhvillimin e sa si shkence, mirpo kemi edhe shkenca te tjera qe jane shume ma te sakta ne lidhje me njeriun dhe jeten e tij.

Nese ke diēka me bindese te pakten me dy fjali trego??
avatar
nexhmi rexha

9


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ora e lindjes

Mesazh  Luli prej 23.04.10 11:20

Une e kam pare nje here nje dokumetar ku ish presidenti francez Miteran edhe pse socialist per ēdo gje konsultohej me austrologe per qendrime vendimtare.

Shqiptaret si zakonisht e kane shpirtin dyshues per ēdo gje, prandaj ish presidenti sovjetik Nikita Khrouchtchev na ka qujtur populli me mosbesues ne bote.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ora e lindjes

Mesazh  Nikolaos prej 23.04.10 14:37

Nuk mund te shpjegohet astrologjia me dy fjale. Pastaj nuk eshte ashtu sic e ke kuptuar ti astrologjine. Nuk ndikon vetem nje shenje tek njeriu.

Karakteri yne percaktohet nga disa shenja, nga shtepite zodiakale dhe nga planetet neper shtepi, neper shenja dhe aspektet planetare.

Ti thjesht je mesuar duke degjuar horoskopet ditor apo mujor neper gazeta e televizione qe nuk jane fare te sakte, por te garantoj qe astrologjia nuk eshte vetem aq, duhet marre harta dhe data personale e njeriut se nuk ka mundesi qe te gjithe njerezit e se njejtes shenje te kene nje fat te njejte (sic thate ju), thjesht kane disa tipare dhe cilesi te perbashketa.

Pastaj ti thua ka binjake qe nuk ngjajne, por kjo eshte e mundur sepse astrologjia per te percaktuar karakterin nuk merr per baze vetem oren por dhe minutat, keshtu qe mos fol pa i studiuar mire gjerat.

Eshte me se e qarte qe energjia planetare kontrollon jeten tone, duke fillur qe nga ndicuesit Dielli dhe Hena qe kane ndikimin kryesor. Dielli vet jep jete, gjalleri ndersa Hena ndikon tek baticat e zbaticat, tek lindja e femijeve etj.

Une kam studiuar harten time personale astrologjike (jo thjesht shenjen), si dhe harta te tjera dhe duke pare pozicionin planetar dhe oren e minutat e lindjes me ka dale horoskopi te pakten 90% i sakte ashtu sic thote astrologjia pastaj te tjerat i ka ne dore dhe ambjenti ku jeton.

E c'me shtyn mua te besoj astrologjine nese ajo nuk me ka thene gjera te sakta, nuk jam budalla te merrem me gjera te kota, por e kam pare qe ajo eshte e dobishme dhe kete e kane vleresuar shume shkencetare e mbreter ku cdo mbret ka pasur nje astrolog keshilltar.

Po te ishte astrologjia thjesht per argetim atehere une do t'u besoja dhe letrave te fallit, dhe filxhanit etj por ketyre nuk u besoj fare.

Besoj vetem ne ate qe studion daten e lindjes, pra astrologjne sepse vetem ajo eshte natyrore.

Natyra na ka lindur ajo na komandon. Fati eshte i shkruar ne harten qiellore te lindjes ne menyre simbolike..........
avatar
Nikolaos

"Kthejeni fytyrėn nga Dielli dhe ēdo hije mbetet mbrapa jush"

582


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ora e lindjes

Mesazh  mario prej 11.06.10 21:14

Une kam lindur ne 10 pa cerek te darkes dhe pershjkimi qe keni bere peershtatet 100 %
avatar
mario

18


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Ora e lindjes

Mesazh  Jetmira prej 13.09.13 8:21

nga ira 5 e mengjesit kam linddd interesante kjo
avatar
Jetmira

810


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi