Misteri i nje marrveshjeje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Misteri i nje marrveshjeje

Mesazh  Estilen prej 17.04.10 11:46

Marrėveshja e Qeverise shqiptare per varrezat greke

Marrėveshja pėr gjetjen dhe rivarrimin e eshtrave tė ushtarėve grekė tė rėnė nė territoret shqiptare gjatė luftės Italo-Greke, pjesė e Luftės sė Dytė Botėrore, u nėnshkrua mė 19 nėntor tė vitit 2008 nė Tiranė, si njė kėrkesė e vazhdueshme e qeverisė greke.

Pėr hartimin e saj funksionoi pėr kohė relativisht tė gjatė njė komision i pėrbashkėt i dy ministrive tona tė jashtėm, tė cilat siē bėhet e ditur nė relacionin shoqėrues tė projektligjit e rinegociuan atė disa herė dhe pėr ta pėrmbyllur vetėm nė nėntor tė vitit 2008.

Por pavarėsisht se nėnshkrimi i saj mes palėve ėshtė bėrė qė dy vjet mė parė, vet reagimi i opinionit publik detyroi qeverinė shqiptare qė ta zvarrisė ratifikimin e saj nė Kuvend deri nė kėto momente.

Nė bazė tė kėsaj marrėveshje pėr rivarrimin e ushtarėve grek tė rėnė nė periudhėn 1940-1941 do tė ngrihen dy varreza, njėra nė Kėlcyrė tė Pėrmetit dhe tjetra nė Gjirokastėr.(ATO VARREZA U NGRITEN PARA 2 VJETEVE NE HESHTJE E FSHEHURAZI TE OPINIONIT SHQIPTARE

Ekzaminimet e eshtrave qė do tė vendosen do tė bėhen nga njė grup ekspertėsh tė ngarkuar posaēėrisht pėr kryerjen e kėsaj procedure.

Nė to do tė jenė numėr i barabartė anėtarėsh nga tė dyja palėt dhe do tė kenė nė pėrbėrjen e tyre ekspertėve tė mjekėsisė ligjore, ushtarakė dhe historianė, qė do tė merren me administrimin e eshtrave por edhe tė elementėve tė tjerė qė kanė lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet qė do tė nxirren do tė fotografohen dhe dosja do tė mbahet nė dy kopje e protokolluar nga tė dy palėt.

Njė rol nė kėtė proces do tė luajė edhe Kisha Ortodokse Shqiptare, e cila do tė administrojė dy vendprehjet e reja tė ushtarėve grek, por vetėm nė aspektin humanitar tė tyre.

Po sipas marrėveshjes, pala greke do tė mbulojė shpenzimet pėr kėrkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin si dhe do tė sigurojė pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturėn logjistike.

Nė marrėveshje ėshtė parashikuar gjithashtu, qė nėse hapėsirat e zėna nga varrezat do tė pėrdoren pėr interesa publike, atėherė pala shqiptare ėshtė e detyruar tė vėrė nė dispozicion tė palės greke njė shesh tjetėr tė pėrshtatshėm, si dhe do tė mbulojė tė gjitha shpenzimet pėr rivarrimin e eshtrave dhe sistemin e varreve tė reja.

Gjithashtu, sipas marrėveshjes, ėshtė pėrcaktuar edhe data 28 tetor si dita pėrkujtimore e tė rėnėve grekė. "Ceremonitė zyrtare tė pėrkujtimit tė personave tė rėnė nė luftė do tė organizohen nga pėrfaqėsuesit e Republikės Greke dhe tė Republikės sė Shqipėrisė, ēdo vit, mė 28 tetor. Nė kėtė ceremoni do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsues tė shoqatave tė sė afėrmve dhe miqve tė sė rėnėve", - thuhet nė marrėveshje.

Ndėrkohė, miratimi i kėsaj marrėveshje ėshtė kundėrshtuar nga qarqe tė caktuara shqiptare, tė cilat kanė kėrkuar qė ky koncesion ndaj qeverisė greke duhet tė shkonte paralelisht edhe me zgjidhjen e ēėshtjes ēame.

Madje, vetė shoqatat nacionaliste qė mbrojnė ēėshtjen ēame i kanė kėrkuar zyrtarisht Ministrisė sonė tė Jashtme dhe pėrfaqėsisė diplomatike greke nė vendin tonė qė nė shkėmbim edhe shteti grek tė lejojė qė ky komunitet tė ngrejė dy varreza nė Greqi.

Pikat e marrėveshjes sė nėnshkruar:

1. Do tė jenė dy varreza nė Gjirokastėr dhe Kėlcyrė.

2. Marrėveshja pėrcakton se do tė ketė ekspertė tė mjekėsisė ligjore pėr ekzaminimet e eshtrave qė do tė varrosen

3. Numri i anėtarėve tė komisioneve tė pėrbashkėta do tė jetė i njėjtė pėr tė dyja vendet.

4. Pjesė e komisioneve do tė jenė edhe ushtarakė e historianė, tė cilėt do tė zgjidhin nė mėnyrė tė pėrbashkėt dhe do tė zbardhin ēėshtje qė kanė nevojė pėr njohjen e fakteve historike.

5. Skeletet qė do tė nxirren do tė fotografohen dhe dosja do tė mbahet nė dy kopje e protokolluar nga tė dyja palėt.

6. Ceremonitė zyrtare tė pėrkujtimit tė personave tė rėnė nė luftė do tė organizohen nga pėrfaqėsuesit e Republikės Greke dhe tė Republikės sė Shqipėrisė, ēdo vit, mė 28 tetor.

Sic shihet dhe me siper Qeveria shqiptare eshte e detyruar se nga kush nje dreq e di qe ti bej homazhe ushtarve agresore greke,

C'fare fshihet pas kesaj marrveshje,..? perse ky servilizem tejet i peshtire..?

Perse falen ne mynyre misterioze dhe jo transparente troje shqiptare si toksore ashtu dhe detare Qeverise Greke..?

Perse nuk kerkohet barazi ne marveshjet me Greqine per pasurite Came ..?

Jane nje sere pyetjesh dhe misteresh qe mbulojne aktivitetin e Qeverise se tanishme shqptare ndaj politikes nenshtruse te qeverise greke...

Mos valle ne mendjet e politikanve shqiptare Vorio-Epiri ju fanitet deri ne kufi me lumin Shkumbin.....? ashtu si ekstremisteve greke...?

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Misteri i nje marrveshjeje

Mesazh  ALFRED prej 17.04.10 22:11

Keto ndodhin per nje arsye te vetme, kjo qeveri qe kemi mund te jete greke, serbe, dhe vetem qeveri shqiptare nuk eshte, se ndryshe nuk ka si shpjegohen keto qe ndodhin.

ALFRED

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi