Sekreti i piramides se Keopsit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  Arfegjo prej 17.04.10 9:38

Sekreti i piramides se Keopsit


Piramida e Keopsit ėshtė mė e madhja nga tre piramidat kryesore nė Giza dhe piramida mė e lartė nė botė. Ajo u ndėrtua nga faraoni Keops gjatė viteve 3100 p.e.s - 2700 p.e.s. Ka njė lartėsi prej 137 m dhe gjatėsinė e ēdo brinje tė bazės e ka 227 m. Pėrbehet nga 2 500 000 blloqe me masė prej 2 - 5 tona secila. Kėshtu masa e piramidės i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnė 203 shkallė me lartėsi mesatare prej 1 metri.

Piramida e Keopsit ėshtė quajtur nga shkencėtarėt "Libėr shkencor i shkruajtur nė gurė" pasi :

* Meridiani qė kalon nga maja e piramidės, e ndante nė dy pjesė tė barabarta deltėn e lumit Nil dhe pėrputhej me drejtimin veri-jug

* Lėvizjet e hijes sė piramidės shėnonin orėt e ditės dhe jepnin dhe datat e sakta tė ekuinokseve dhe solsticeve.

* Duke e shumėzuar me njė miliard lartėsinė qė do tė kishte piramida, nėse faqet e saj do tė ishin zgjatur deri nė majėn e saj, do tė kemi 148 208 000 km, numėr qė ėshtė afėrsisht i barabartė me largėsinė nė km nga Toka deri nė Diell.

Per ndertimin e kesaj piramide punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen. Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste,qe vijne nga e gjithe bota.

E FSHEHTA E PIRAMIDES SE KEOPSIT

Ēdo njeri ėshtė nė gjendje qė nė njė natė tė errėt tė gjejė drejtimin e Bejrut, me anė tė Yllit Polar. Gjithashtu, ėshtė nė dijeni qė, pėr shkak tė dukurisė sė precesionit, boshti i rrotullimit tė Tokės zhvendoset duke pėrshkuar njė sipėrfaqe konike njė herė nė 25800 vjet.

D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet nė hapėsirė. Kjo do tė thotė se poli qiellor, pra pika ku shėnjon boshti i Tokės pėrshkuan nė sfondin e qiellit yjor njė rreth tė madh. Nė qoftė se poli bie pikėrisht afėr ndonjė ylli tė ndritshėm, atėherė ky yll luan rolin e Yllit Polar.

Sot kėtė rol e luan ylli alfa i Arushės sė Vogėl (Ursae Minoris). Por katėrmijė e pesėqind vjet mė parė Poli Verior i qiellit ndodhej afėr njė tjetėr ylli tė ndritshėm dhe pikėrisht afėr yllit alfa Draconis. Me kėtė lidhet historia zbavitėse e njėrės prej hipotezave tė fshehta tė ndėrtimit tė piramidės sė Keopsit.

Korridori i brendshėm mė i gjatė, ose thėnė ndryshe hyrja e tunelit tė kėsaj piramide, ėshtė e drejtuar pėr nga Veriu. Sikur pjerrėsia e tij tė ishte 30 gradė aq sa ėshtė gjerėsia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atėherė vrojtuesi i ndodhur nė qendėr tė saj do ta shikonte Polin Verior tė qiellit nė drejtim tė vrimės sė tunelit. Pjerrėsia e tunelit ėshtė vetėm 26,5 gradė. Kjo do tė thotė se tuneli shėnjon nė drejtim tė pikės qė ndodhet 3,5 gradė poshtė polit.

Nė fillim tė shekullit XIX astronomi i dėgjuar, Herchel, nė lidhje me kėtė problem formuloi hipotezėn, sipas sė cilės, del se nė kohėn kur u ndėrtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikėrisht nė po kėtė largėsi nga poli e pėr rrjedhojė gjatė njė ditė-nate, ai ndodhej njė herė nė kulmimin e poshtėm tė tij dhe saktėsisht poshtė polit, atje ku shėnjonte tuneli i piramidės. Ja dhe njė tjetėr histori rreth kėsaj piramide, qė ka lidhje me ciklin "Dijet e panjohura tė kapllanėve tė Egjiptit".

Po jo vetėm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund tė ndihmojė nė pėrcaktimin e saktė tė datės sė ndėrtimit tė piramidės. Siē del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradė dy herė: nė vitin 2100 dhe 3300 vjet para erės sonė.

Fatkeqėsisht, asnjė nga kėto data nuk pėrputhen me ato ēfarė dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erės sonė, pra kemi njė shmangie, njė digresion. Pėr kėtė, astronomi polak, Jozef Smak, ėshtė shprehur se "duke mos qenė egjiptolog nuk jam nė gjendje tė them se hipoteza e John Herschel nė kohėn kur e ka formuluar atė ishte pėrputhja mė e mirė".

E ndoshta kėshtu mund tė ketė qenė, nėse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte: "Ushtarė, 40 shekuj shikojnė te ju!". Nga kjo del se shkencėtarėt qė shoqėronin Napoleonin nė ekspeditėn pėr nė Egjipt e datuan ngritjen e piramidės sė Keopsit rreth vitit 2200 para erės sonė.

Hipotezės sė Herschelit, studiuesit i janė kthyer disa herė. Kėtė e kanė bėrė po ashtu edhe astronomėt edhe pse korrigjimet e tyre kanė qenė tė vogla, por dijet tona rreth dukurisė sė precesionit nuk kanė ndryshuar aq shumė gjatė kėtyre 200 e mė shumė viteve tė fundit.

Pėrpara shumė vitesh, me kėtė problem, por edhe pėr shumė vjet u morėn pėrsėri edhe R.L. Walker i US Naval Observatory. Ai arriti t‘i japė zgjidhje kėsaj enigme edhe pse nuk kishte asnjė lidhje me astronominė. Walker konstatoi pikėrisht atė qė, mėnyra mė e thjeshtė e ndėrtimit tė trotuarit apo korridorit konsiston nė vendosjen pėrkatėse tė blloqeve prej guri.

Lexuesi pa vėshtirėsi vė re se kėndi qė pėrftohet te kjo figurė e ka tangjentin tė barabartė me Ā½. Po sa do tė jetė vetė kėndi? Pėr kėtė mjafton tė pėrdoret tabela e logaritmeve apo edhe mėnyra tė tjera dhe ky kėnd del i barabartė me 26,5 gradė.

Megjithatė ka lindur reflektimi. Kėshtu, gjatė mė shumė se 200 vjetėve qė "zotėroi" hipoteza e Herschelit dhe kur luajtėn rol "dijet e panjohura tė kapllanėve tė Egjiptit", ky problem tėrhoqi vėmendjen e shumė njerėzve. Ndėrkohė qė zgjidhja e enigmės qė dha Walkeri nė fakt nuk ndeshi asnjė kundėrshtim.

Por, duhet thėnė se deri sot nuk ka pasur asnjė sipėrmarrje pėr tė ndėrmarrė rrėnimin e shtresave tė sipėrme tė sipėrfaqes sė tunelit, pėr t‘u bindur nėse blloqet prej guri janė vendosur ashtu si paraqiten nga figura 2. Nga sa u tha dilet nė pėrfundimin se enigma e piramidės sė Keopsit mbetet pėrsėri sekret.

Nga Wikipedia
avatar
Arfegjo

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  riad ademi prej 19.04.10 0:21

Analizat dhe.. fjalet qe une lexova me lart ceket dhe permendet shume piramida e Keopsit e cila ka te bej shume me lidhjet e masonizimit, per menidmin tim personal kisha mund te shtoj vetem disa fjale dhe te tregoj se.. ēdo njeri ka talentin dhe ciklin e ti dhe zbulimi i fshehtesis se asaj piramide besoj se do te jete tejet i veshtire andaj duhet mendime me te renda per zbulime te tilla..flm.
avatar
riad ademi

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  Estilen prej 19.04.10 9:47

Teoria me e re per ndertimin e Piramides se Keopsit dhe e te tjerave...
Shihni kete video dhe gjykoni...



Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  Androo prej 15.12.11 14:15



Britanikėt zbulojnė sekretin e piramidės sė Keopsit

Ekipi britanik mund tė ndodhė tė jetė nė udhė tė mirė pėr tė zgjidhur njė nga misteret mė tė mėdhenj qė preokupon arkeologėt qė nga viti 1872. Kompania Scoutek ka nisur tė hulumtoj se ēfarė ndodhet prapa dyerve sekrete nė piramidėn e Keopsit, por hulumtimet ishin ndėrprerė pėr shkak tė trazirave qė ndodhėn kohė mė parė nė Egjipt.

Kompania e cekur ka arritur tė futet prapa dyerve sekrete me ndihmėn e robotit Micro Snake. “Jemi tė bindur se do tė vazhdojmė ekspeditėn gjatė vitit 2012”, tha udhėheqėsi i ekspeditės Shaun Whitehead. Kėshilli i lartė egjiptian pėr antikitetet ndėrpreu dhėnien e lejeve pėr hulumtime, por sė voni ata ndėrruan mendjen dhe lejuan vazhdimin e hulumtimit.

“Ne ende po e presim lejen pėr tu kthyer nė piramidė, e nė ndėrkohė kemi punuar nė perfeksionimin e robotit. Plani kryesorė ėshtė qė me anėn e robotit tė bėjmė aq sa ėshtė e mundur, duke mbledhur sa mė shumė informata qė ėshtė e mundur ashtu qė arkeologėt tė mund tė konstatojnė se pėr ēfarė janė pėrdorur dyert sekrete”, tha Whitehead pėr Daily Mail.

Besohet se piramida ėshtė ndėrtuar pėr tė qenė varreza e faraonit Kufu, respektivisht Keops dhe se ėshtė njė nga shtatė mrekullitė e botės nga kohėt e lashta, qė i kanė mbijetuar kohės. Nė tė ndodhen tri hapėsira kryesore: dhoma e mbretėreshės, galeria e madhe dhe dhoma e mbretit e cila me dy kanale lidhej me dritėn e jashtme.

Mjaftė interesant ėshtė fakti se nga dhoma e mbretėreshės e deri te muret anėsorė tė piramidės shkojnė dy tunele me diametėr prej 20 herė 20 centimetra, mirėpo, ata janė tė bllokuar me njė derė nga gurėt dhe kėshtu janė tė izoluar nga bota e jashtme. Qėllimi i kėtyre tuneleve dhe dyerve nuk ėshtė i ditur, mirėpo, disa ekspertė besojnė se ato mund tė ēojnė nė disa dhoma tjera sekrete, gjė tė cilėn shkencėtarėt britanik nga Universiteti Leeds synojnė tė zbulojnė sė shpejti.
avatar
Androo

294


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekreti i piramides se Keopsit

Mesazh  benardi prej 23.03.12 1:04

Piramidat e Gizės


Nė kėtė kompleks bėjnė pjesė gjithsej 6 piramida (prej tyre 3 tė mėdha).
Mė e madhja nga to ėshtė piramida e madhe e Gizės e cila njihet me emrin “piramida e Keopsit” , me 1380000 metra katror, dhe e cila pėrbėhet prej 2 milion gurėve secili me 2 ton peshe, e nė disa raste pesha e gurit shkon deri nė 30 ton, peshė tė cilėn vėshtirė se e bart edhe njė kamion i madh.

As sot nė shek. XXI nuk krahasohet dot, bile janė xhuxh ēdo ndėrtesė tjetėr nė botė mė tė pėr madhėsi, peshė, e pėrpikėri matematikore. Piramida e madhe e Gizės peshon 6 milion ton, mė shumė se ēdo gjė qė ka ndėrtuar njeriu deri mė tani.
Ato janė aq tė mėdha sa mund tė shihen edhe nga stacioni ndėrkombėtar hapėsinorė, madje edhe nga hėna.
Besohet se nė tė kaluarėn piramidat kanė qenė tė zbukuruara me ar tė pastėr, e me gurė tjerė tepėr tė ēmuar.
Struktura e piramidės pėrmbante informacione qė do tė zbuloheshin pas shumė shekujsh.

Deri mė sot ėshtė menduar se kėto struktura gjigante janė produkt dhe rezultat e dijetarėve te lashtė egjiptian, dhe i njė fuqi punėtore me rreth 2 milion sllavė. Pikėn e parė shumė shkencėtar po e sfidojnė bukur, duke cituar se struktura e piramidės dhe shumė detaje tė saj nuk i pėrshtaten aspak kohės, dhe teknologjisė sė atėhershme.
Duhet pasur gjithmonė parasysh se edhe sot pėr ndėrtimin e njė piramide (si ajo e Gizės) duhet njė sfidė e vėrtet nė inxhinieri e arkitekturė. Sot ndėrtohen shumė pak ndėrtesa me formė piramide, sepse paraqet vėrtet njė vėshtirėsi.

Njihet, njė piramidė moderne e madhe (shumėfish mė e vogėl se piramida e madhe e Gizės) ėshtė ndėrtuar nė Las Vegas, tė tjerat janė tė pakta, apo shumė tė vogla. Kėto piramida moderne punohen vetėm me anėn e makinave tė mėdha, dhe me anėn e gjeometrisė sė pėrpiktė e ligjeve matematikore. Atėherė si kanė mundur egjiptianėt tė ngrinin kėso lloj strukturash, vetėm me anėn e fuqisė punėtore dhe mjeteve tepėr te thjeshta tė asaj kohe? Si kanė mundur tė ushqenin njė numėr aq tė madh njerėzish?
Kėsaj pyetje ende nuk ėshtė mundur t’i gjendet njė pėrgjigje.

Piramidat e Gizės thuhet se janė ndėrtuar gjatė dinastisė egjiptiane, 4.500 vjet mė parė. Bėjnė pjesė ne 7 mrekullitė e botės antike, vend ku sekretet dhe tė panjohurat pėr kohėn gjendet mė shumė se ēdo kund tjetėr.
Flitet se kėto piramida janė ngritur nga po ata arkitekt qe ngritėn edhe piramidat e tjera tė kėtij vendi, pėr nderimin e faraonėve tė vdekur, dhe si vend ku ata do tė marrin rrugėn drejt perėndisė e pėrjetėsisė.

Sipas shumė studiuesve e shkencėtarėve nga e gjithė bota, nė piramidė gjendet e kaluara dhe e ardhmja e njerėzimit.
Ne kohėt e kaluara ėshtė menduar se nė Piramidat egjiptiane gjenden pasuri shumė tė ēmuara sikur arė e thesare, por kjo ende nuk ėshtė vėrtetuar, mė pėrkatėsisht nė piramidė nuk ėshtė gjetur asgjė e ēmuar.

Sipas vėzhgimeve tė fundit shkencore poshtė sfinksit gjendet njė dhomė misterioze, pėr tė cilėn ende nuk ėshtė njohur gjithēka.
Nga disa studiues mendohet se nėn piramidė eshte dhoma e ashtu quajtur “dhoma e dijeve” ku gjenden tė gjitha informacionet mbi sekretin e piramidave, dhe mbi zhvillimin e gjithėmbarshėm tė njerėzimit, por sipas legjendės kjo nuk duhet hapur, sepse siē thonė mund tė jetė dita e gjykimit dhe e shkatėrrimit tė plotė tė shoqėrisė njerėzore.
Shkenca konstaton se ekziston “dhoma e dijeve”, por pa kėtė shtesėn e fundit imagjinare.

Shkenca supozon se nė fillimet e tij kompleksi i Gizės duhet te ketė qenė diēka tepėr e bukur, dhe sipėrfaqja e vrazhdė e piramidės duhet tė ketė qenė, pasqyrė e lėmuar, sipas konstatimeve shkencore. Tempuj te mėdhenj, piramida super tė mėdha, dhoma tė nėndheshme etj.

Robert Bauval, njė inxhinier dhe autor i librit “Mesazhi i sfinksit”, pasi vizitoj dhe studioi me hollėsi piramidat e Gizės, dhe pasi analizoi me kujdes ato, tha se ėshtė diēka tepėr misterioze se pėrse nuk mbeti asnjė shėnim mbi konstruktin e piramidave, pėrse nuk u gjet asnjė mbishkrim, asnjė dokument?

Ėshtė vėrtet e pakuptimtė qė egjiptianėt pėrshkruanin ēdo gjė qė shihnin madje edhe lumin teksa rridhte, edhe ndėrtimin e shtėpive , edhe kanalet e ujit, e Nilin, kurse asnjė dokument nuk u gjet kurrė pėr piramidat tė cilat duheshin konsideruar diēka shumė madhore, nga vetė fakti qė nė to punuan 2 milion e mė shumė egjiptian. Si ėshtė e mundur kjo?

Pastaj Ryder Gryem Hancock, gjithashtu studiues kishte te njėjtin mendim me Bauvalin, ai thotė se, egjiptianet nuk do tė ndėrtonin diēka kaq madhore, e ta linin nė errėsirė, mos ta tregonin mėnyrėn e ndėrtimit.

Sepse edhe vetė praktika tregon se egjiptianėt do ta pėrshkruanin sigurisht ditėn kur do tė ngriheshin piramidat, por kjo nuk ndodhi, mos vallė ndėrtuesit nuk kanė qenė egjiptianėt?

Thuhet se civilizimi i Egjiptian filloi 3000 vjet para lindjes sė Krishtit, diku rreth 500 vjet para se tė ndėrtoheshin piramidat e Gizės.

Nė historinė e tij Egjipti i lashtė ngėrthen njė kulturė unike, krejtėsisht ndryshe nga popujt e tjerė. Kėtu besohej ne disa perėndi ndėr tė cilat ishte edhe perėndia “Ra”, perėndia e diellit e cila ishte mbi tė gjitha.

Kėtu popullata ndodhej nė kohėn e gurit, respektivisht koha dhe teknologjia ishin ne atė pikė saqė ende nuk ishte zbuluar rrota, mjeti mė i thjeshtė pėr transport.

Bauvalin e mahnit fakti se e gjithė ajo strukturė gjigante ėshtė ngritur vetėm pėr t’ia siguruar varrin njė faraoni, kjo ėshtė diēka shumė e ēuditshme pėr tė, bile edhe e pabesueshme. Ai mendon se piramidat nė Gize kishin edhe njė funksion tjetėr.

Ka tė tillė qe mendojnė se piramidat janė ngritur si stacione pėr njė racė tjetėr, sepse edhe ashtu vendi ėshtė tepėr i pėrshtatshėm pėr njė eksplorim tė njė race tjetėr, pikėrisht nė qendėr tė tokės, nė njė terren tė rrafshėt e pa lugina tė mėdha.

Disa tė tjerė mendojnė se Piramidat janė pėrdorur vetėm si hambar pėr grurė, por kjo zgjidhje besohet shumė mė pak nga njerėzit. Dhe njė supozim tjetėr thotė se ato janė pėrdorur si observator astronomik.


Deri vonė piramida e madhe e Gizės (Khufu) kishte qenė ndėrtesa mė e lartė nė botė, deri sa u ndėrtua nė Paris Kulla e madhe e Ajfelit.


Tri piramidat e mėdha tė Gizės pėrcaktojnė saktėsisht, nė mėnyrė matematikore katėr drejtimet globale: Perėndimin, Lindjen, Veriun e Jugun. Gjenden ne mėnyrė milimetrike nė vijėn e paramenduar ekuatoriale tė tokės, vijė e cila e ndan tokėn nė dy pjesė tė barabarta. Pikėrisht “kompleksi i piramidave tė Gizės” gjendet nė qendėr tė tokės.

Si ėshtė e mundur qė egjiptianėt t’i dinin dimensionet e sakta tė tokės, pėrderisa toka ende atėherė paramendohej si njė pllakė?
Egjiptianėt pėrveē tjerash ishin edhe matematikan tė zot, ėshtė e mundur kjo?
Sipas historisė nė kohėn e dinastisė egjiptiane nuk ishte shpikur ende ligji ndoshta mė i thjeshtė matematikor, ai pėr raport, ndonėse egjiptianėt kishin bėrė llogaritje shumė mė tė ndėrlikuara.





Piramida


Matemiatika nė Gizė


Vetė piramida dhe pozita e saj tregojnė se aty ėshtė pėrdor njė matematikė e pashoq e shumė komplekse...
Sė pari ajo nuk ėshtė ndonjė piramidė e ērregullt, ajo ėshtė saktėsisht e rregullt, dhe qė i pėrshtatet formulės sė Pitagorės pėr trekėndėsh C2=a2+b2. Por Pitagora kėtė formulė e kishte shpikur mija vjet pas ndėrtimit tė piramidave, si ėshtė e mundur?


Piramida e vogėl e Gizės (Menkaure) : lartėsia- 65 metra, brinja a- 103 m

Piramida e mesme e Gizės (Khafre): lartėsia- 136 metra, brinja a- 215 m

Piramida e madhe e Gizės (Khufu): lartėsia- 146 metra, brinja a - 230 m.


Ta marrim per studim matematikor piramidėn e Keopsit (Khufu), piramida me pėrmasat mė tė mėdha, nė mėnyrė qė ta vėrtetojmė rregullsinė e saj.




C2=a2 + b2

C2=1/2 a2 + b2
α+β+γ=1800

C2= 1152 + 1462
900 + 510+ 390 = 1800
1800 = 1800 185.922=13225 + 21316

185.92= 34541

185.9= rrėnja katėrore te 34541

185.9=185.9m


Pra llogaritjet kanė qenė tepėr tė sakta. Por pėr arsye tė kohės dhe zhvendosjes sė piramidės ka devijuar pėr shumė pak milimetra (sepse pėr llogaritje, a-nė dhe b-nė kemi marrė tė rrubmullakėsuar) ėshtė e njohur nga bota shkencore se ēdo ndėrtesė nė botė devijon pėr disa metra me kalimin e kohės, shkencėrisht ėshtė konstatuar se nė kohėn kur ajo ėshtė ndėrtuar ka qenė frikshwm e saktė nė mėnyrė milimetrike.

Shtėpia e bardhė ka devijuar nga pėrmasat e saj, prej kohės sė ndėrtimit e deri mė sot, pėr disa metra, kurse piramida e Keopsit pėr afro 5000 vjet ka devijuar vetėm me milimetra , edhe ky ėshtė njė fakt shumė i habitshėm
Ky ėshtė vetėm fillimi i mistereve tė piramidave tė Gizės...

Ėshtė gjithashtu e ēuditshme se lartėsia e piramidės korrespondon saktėsisht me lartėsinė e diellit nga toka.
Ajo ėshtė vendosur 4 gradė nga skajet e busullės, njė saktėsi qė nuk ėshtė arritur kurrė.

Njė egjiptolog tjetėr thotė se kush do qė do ta kishte ndėrtuar piramidėn ai ishte plotėsisht i aftė tė pėrcaktonte gjerėsinė dhe gjatėsinė gjeografike, kjo ėshtė e habitshme sepse teknologjia pėr ta zbuluar gjerėsinė gjeografike u shpik nė vitet 1600.
Njė fakt tjetėr interesant ėshtė se forma e piramidės ėshtė pėrsoshmėrisht e pėrshtatshme pėr reflektimin e radarėve.

Ja edhe disa llogaritje tw tjera matematikore, disa parime tw gjeometrisw, qw kishin shfrytwzuar egjiptianwt. Fillimisht vlenw tw theksohet se tw gjitha brinjwt e tri piramidave janw saktwsisht paralele njera me tjetren.

Simetralia e cila lwshohet horizontalisht nga piramida Khufu, pritet saktwsisht nwn kwndin 900 me simetralen vwrtikale qw lwshohet nga piramida Khafre, dhe formohet saktwsisht kwndi i drejtw, dhe hypotenuza qw foromohet nga kulmi O i pirwmidws Kahfre kalon nwpwr kulmin B, kalon nw kulmin C1 tw piramidws Khufu, dhe pwrfundon saktwsisht nw qendrwn e piramidws sw madhe- nw kulmin O1.

Kjo paraqet njw lidhje fasionuese ndwrmjet dy piramidave (fig 5). Tw dhwnat i keni nw figurw dhe mund ta vwrtetoni edhe nwpwrmjet teoremws sw Pitagorws saktwsinw e trekwndwsiht tw formuar. Sa pwr informatw Cubits, wshtw njwsi qw wshtw pwrdorur nw figurw, wshtw njwsi egjiptianw e lashtw, e cila wshtw e barabartw me ½ e metrit. C duhet tw jetw 929.5 cubits, ose dikur afer 464 m.

E njwjta vlenw edhe tek piramida e vogwl e Gizws me piramidwn e madhe. Nw fillim e bwjmw tw njwjtin veprim. Lwshojmw simetralwn horizontale nga piramida e madhe e Gizws, dhe simetralwn vwrtikale nga piramida e vogel e Gizes (Menkaurit), ato priten saktwsisht nwn kwndin 900, dhe drejtwza qw lwshohet nga qendra O1 deri nw qendrwn O, formon saktwsisht hipotenuzwn e njw trekwndwshi tw forumuar kwndwdrejtw.

Pwr tw mos vazhduar, ky rregull wshtw i pranishwm ndwrmjet cdo piramide nw kompleksin e Gizws.



Lidhja e piramidave me yjet, ėshtė njė ndėr faktet mė tė mahnitshme nė kompleksin e Gizės
.Pėr tė vėrtetuar se a kishin piramidat e Gizės ndonjė lidhje astronomike, qė besohej shumė kjo nga shumė njerėz, nėpėrmjet disa mjeteve me teknologjinė e fundit, ėshtė kthyer pozita e yjeve nė tė kaluarėn, pėr tė shikuar mos ka ndonjė ngjashmėri priamidat me yjet.
Rezultati ėshtė i frikshėm.
Ne vitin 2450 para lindjes sė Krishtit, pikėrisht ne kohėn kur janė ndėrtuar piramidat, ne hartėn grafike tė yjeve figurojnė tre yje tė cilat ne sy tė parė ngjajnė me pozitėn e tre piramidave tė Gizės.
Pas llogaritjeve matematikore, tre yjet e yjėsisė sė Orionit pėrshtaten matematikisht me tri piramidat e mėdha tė Gizės, ketė mund ta vėreni edhe nė figurėn e paraqtiur.



Duket e ēuditshme por pėrshtatja e tyre siē po shihet ėshtė milimetrike. A mos na tregon kjo diēka? Ėshtė pothuajse e pamundur qe kjo saktėsi tė rrjedh nga rastėsia.
A mos vallė na tregon se raca qė ka ngritur kėto piramida vjen nga yjėsia e Orionit?

Tė gjitha ato hieroglife, tė gjitha ato vizatime tė pakuptimta deri mė sot, mos japin njė mesazh pėr njerėzimin. Ato pėrveē qė janė tė pakuptimta, nuk i ngjajnė aspak kulturės sė njerėzimit nė pėrgjithėsi, ėshtė krejtėsisht e veēantė.

Pėrse faraonėt gjithmonė e kanė pamjen jo njerėzore, me kokėn e zgjatur pas, me njė veshje ceremoniale, e shumė karakteristika tė tjera jo njerėzore. Pėrveē tjerash nuk ėshtė gjetur ende asnjė vizatim pa kėto pamje tė ēuditshme, nuk ėshtė gjetur asnjė pėrshkrim njerėzor i faraonit, asnjė vizatim nė tė cilėn paraqitet si njeri, pėrse ka ndodhur kjo, pėrse asnjė faraon nuk duket si njeriu qė e njohim? Mos vallė pamja reale e tyre ishte kjo?




Piramida e Sfinksit


Vazhdojmė me disa fakte interesante...


Nė piramidat e Gizės ekziston njė sistem tepėr i ndėrlikuar pastrimi i ajrit ne strukturėn e brendshme tė Faraonit. Ai sistem ėshtė tepėr komplekse dhe shumė i avancuar, qe nuk pėrshtatet aspak me kohėn e atėhershme. Pėrbėhet nga mija thyerje e lakime tė gurit, nė mėnyrė qe ajri tė pastrohet sa mė lehtė, dhe dhoma nė tė cilėn qėndron faraoni tė jetė sa mė e freskėt.
Ky qėllim i tyre ėshtė arritur.

Tunelet nėn piramidė janė po aq misterioze sa vetė piramidat...
Pėr tė hapur njė tunel nė kohėn tonė, kėrkohet njė vend qe pėrbėhet prej gurėve tepėr tė fortė e tė ngjitur fort njėri me tjetrin nė mėnyrė qe tuneli ta kėtė tė vėshtirė tė shembet, sot shumė vėshtirė bėhet ai nė hapėsira ku nuk ka gurė.
Megjithatė egjiptianėt para 5000 vjetėve kanė arritur tė ndėrtojnė tunel super tė gjatė nė rėrė, qe sot ėshtė tepėr e vėshtirė kjo. As kėtij fakti nuk i gjendet sqarimi, bile ėshtė diēka e pamundur tė ndėrtohet nga njerėzit me teknologjinė e atėhershme, sipas gjykimit tė Bauvalit, Ham Cock-ut, dhe Doktorr Ivanovicit.

Doktorr Ivanovic ėshtė njė ndėr pjesėmarrėsit, nė projektin tepėr sekret, qe njihet me emrin “ISiS”. Ai ėshtė gjithashtu autor i librit po me kėtė emėr.
Ai citon se nė vitin 1961 nė piramidėn e madhe tė Gizės ėshtė gjetur njė krijesė jo njerėore ne arkivolin e faraonit Khafu.Pėr kėtė Dr. Ivanovici ka edhe dokumente zyrtare tė KGB-sė, dhe video – materialin mbi kete ekspedite. Kjo ekspeditė ėshtė organizuar nga organet sekrete tė KGB-sė sė Rusisė. Projekti ISiS ishte projekt shkencor, i cili ėshtė formuar gjithsej pėr tre arsye:

-pėr kerkime shkencore pėr fuqitė telepatike
-pėr dosjet UFO dhe.
-pėr piramidat nė Egjipt.

Ekspedita nė vitin 1961, pasi kishte hapur arkivolin e Khafus, i cili qėndronte ashtu pėr 5 dekada, pasi kishte marrė kufomėn , dhe pasi kishte studiuar me hollėsi atė KGB-ja, rezultatet tregonin se krijesa e gjetur nuk ishte njeri, edhe pse kishte karakteristika tė pėrbashkėta me njeriun. Pėr kėtė informacion edhe pse burimet janė tė sigurta ende ky fakt ėshtė nė njė errėsirė, dhe nė njė paqartėsi.
Sipas Dr. Ivanocvicit kėtu kemi tė bėjmė me zbulimin mė tė madh tė njerėzimit, me shkeljen e njė humanoidi jashtėtokėsor nė tokė, i cili la dijet e njohurit tek qytetėrimi egjiptian.

Gjatė kėsaj ekspedite ėshtė vėrejtur edhe nje fakt tjetėr: Nga shkėmbi buronte njė forcė magnetike, pėr te cilėn shkenca ende nuk ka dhėnė shpjegim. Ajo forcė magnetike buron edhe sot nga shkėmbinjtė e lashtė tė piramidės sė madhe.

Gjithashtu Ivanovici thotė se KGB-ja zbuloi prova dhe argumente tė pakundėrshtueshme, qė Egjipti u zhvillua mbi njė trashėgimi dijesh, tė njė race jashtėtokėsore.
Kjo teori shumė besohet nga njerėzit, dhe ėshtė shumė e mundur qė nė tė kaluarėn kemi qenė tė vizituar nga njė racė jashtėtokėsore, tek e fundit kjo si mundėsi pranohet edhe nga shkenca.
Sipas po kėtij studiuesi alienėt nuk erdhėn nė tokė pėr t’i parė piramidat e Gizės, por pėr t’i ndėrtuar ato, si stacione jashtėtokėsore pėr eksplorim ndėrplanetar.

Ja tė shikojmė mundėsitė qė njeriu atė stad tė zhvillimit mund tė ndėrtoi diēka kaq gjigante.

Problemi fillestar apo misteri fillestar mė mirė tė themi, ėshtė lėvizja e gurėve ku si mesatare po marrim 5 ton njė gurė. Teoria e parė ishte tėrheqja me litar, kjo mundėsi bie poshtė, sepse ėshtė vėrtetuar se nuk ka asnjė mundėsi teorike qė tė lėvizet njė shkėmb nga dhjetėra e njerėz me peshėn mbi 3 ton, vetėm nėse nė fuqinė shtytėse do tė ishin qindrat, dhe nė kėtė ēast bėhet e palogjikshme sepse kohėzgjatja do tė ishte me mijėvjeēar e jo me dekada pėr sa janė ndėrtuar.

Teoria tjetėr thotė se janė pėrdorur drunjtė e pemėve pėr lėvizjen e kėtyre shkėmbinjve gjigante. Ėshtė konstatuar shkencėrisht se nė qoftė se kjo mundėsi do tė ishte shfrytėzuar, atėherė vetė grumbullimi i drunjve tė pemėve, dhe bartja e tyre do tė ishte projekt shumėfish mė gjigant se sa vetė piramidat, prandaj edhe kjo mundėsi nuk pranohet si e logjikshme.
Pastaj kur tė pėrmendet fakti se Egjipti ėshtė njė ndėr vendet mė tė varfra nė botė sa i pėrket numrit tė pemėve.

Si do qė tė jetė piramidat mbeten projektet mė gjigante, mė madhėshtore, e mė misterioze qw njeh sot njerėzimi, qoftė ato tė ndėrtuara nga njerėzit apo nga njė specie tjetėr, as njė projekt tjetėr njerėzor as qė mund tė krahasohet mė to. Sipas fakteve tė mbledhura ka vetėm dy mundėsi:

1. Piramidat janė ndėrtuar nga Egjiptianėt, tė cilėt ishin njė qytetrem tepėr i zhvilluar nga ana teknologjike e shkencore, dhe ėshtė zhdukur pa lėnė asnjė gjurmė.

2. Ose janė projekte jashtėtokėsore, tė cilat janė pėrdorur si stacione nė tokė pėr eksplorime ndėr planetare.

Se cila ėshtė mė e logjikshme, ju mbetet tė gjykoni ju lexues tė nderuar.


avatar
benardi

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi