Pellazgėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pellazgėt

Mesazh  Estilen prej 16.04.10 14:02

Parahistoria e Pellazgeve

Paleolitiku i Lartė - 35,000-24,000 vjet mė parė. Shtrihej nė Itali, gadishull Ilirik, Karpate, Ukrainė.
Kultura Gravetiane....



Nė Itali ėshtė gjetur njė maskė guri zoomorfe, me njė sy tė tretė nė ballė dhe njė skulpturė e gruas sė ngjitur me gjarpėr.




Poashtu nė shpellėn Arene Kandide nė bregdetin Ligurian ėshtė gjetur njė djalė i varrosur, tė cilit i ėshtė bėrė ri-krijimi pamor (rekonstruksioni),



Nė Rusinė perėndimore nė vendin Kostenki janė gjetur "Venusi i Kostenkit", traditė e trashėguar tek kulturat e mėvonshme dinarike.



Nga eshtrat e njė njeriu tė gjetur nė varrezat e kėsaj kohe nė Kostenki, profesori rus Gerasimov ka bėrė rikrijimin e tij nė bust, e qė rezultoi tė jetė njė dinarik, i tė njėjtės racė me shqiptarėt e sotėm,
(natyrisht me veēantitė e asaj kohe, pėr shkak tė pėrshtatjes ndaj ambientit akullnajor)



Stili i flokeve ne Europen Qendrore...



Keto kėtu jane gjetur nė Brno tė Sllovakisė, dhe ėshtė punuar poashtu nga fildishi, daton nga vitet 26.000 p.e.s.


Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vendbanimet dhe kultura e Tripoljes

Mesazh  Estilen prej 16.04.10 19:12

Kultura Kukuteni (kulturė neolitike) shtrihej nė lindje tė Karpateve, nė Rumaninė e sotme verilindore, Moldavi dhe Ukrainė jugperėndimore, mė sė shumti rreth lumit Dnjepėr.

Kjo kulturė u zhvillua nga vitet 7.500 deri 2.750 p.e.s. Nė shumė aspekte ishte si-motėr me kulturėn fqinje tė Vinēės e cila shtrihej nė kėtė kohė nė pjesėn tjetėr tė Rumanisė, Serbi, Shqipėri Veriore etj.




Kushtet natyrore nė kėtė kohė ishin mė tė mira, dhe nė fazėn mesme tė zhvillimit tė kėsaj kulture, temperatura ishte me e larta nė 18 mijė vitet e fundit, ēfarė nuk ėshtė as sot, gjė qė ka ndiku nė zhvillimin e bujqėsisė.

Gjithsesi, nė Evropėn jug-lindore, njerėzit e tė ashtuquajturės Kulturė e Tripoljes ishin kryesisht dinarikė.

Vendbanimet

Banonin nė kasolla tė mėdha, skeletin ua bėnin nga drurėt dhe thuprat, pastaj muret nga gardhi lyheshin me baltė, ndėrsa nė pjesėn e sipėrme mbuloheshin me kallam dhe kashtė.

Drunjtė priteshin nė pyll, me sėpatė guri. Mė pas u hiqeshin degėt, dhe bėheshin hunj, tė cilėt digjeshin nė pjesėn e cila do tė ngulej nė tokė.



Mė pas thurej gardhi; bėhej skeleti i kasolles.






Muri i kasolles i lyer me baltė



Pamja e plotė e kasolles sė ndėrtuar



Drithi bluhej nė njė pllakė guri, duke e shtypur me njė gur mė tė vogėl tė rrafshėt.



Buka e gatuar piqej nė furrė balte tė ndėrtuar me mjeshtėri.



Kasolla ku piqej buka.


Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kultura e Vucedollit

Mesazh  Estilen prej 16.04.10 19:42

Shtrihej nė Dalmaci e Panoni nga
vitet 3000 deri 2200 p.e.s. Ishte derivat i kulturės sė Vinēės.



Dallohej pėr pėrdorimin e gjerė tė remit (bakrit), kultin e diellit,
yllėsive dhe pėllumbave. Nė kėtė kulturė identiteti dhe etnonimi 'ilir'
ka qenė pa asnjė dyshim i pranishėm.

http://www.geocities.com/vucedol_culture/




Mund tė ngrihet teoria, se Kadmi me rrethin e njerėzve tė tij, i
pėrkisnin kėsaj kulture.

Sė pari, fundi i kėsaj kulture, i pėrket viteve 2200, ndėrsa shpėrngulja
e Kadmit pėr nė jug ku themeloi Thebėn u bė rreth viteve 2.000. Sė dyti
Enkelejtė jetonin nė dy vende, njė grup Enkelejsh nė Mal tė Zi afėr
Gjirit tė Rizonit, ndėrsa tė tjerėt nė Liqenin e Ohrit.

Njėri grup nga kėta patjetėr ėshtė i prejardhur nga tjetri grup. I biri i Europės me Zeusin, Dodoni themelon Dodonėn, ku sipas tė dhėnave arkeologjike ka shėrbyer si vend kulti nga vitet 2000 p.e.s.

Dhe ēuditėrisht, kemi kultin e pėllumbit nė Kulturėn e Vuēedollit ku pėrfaqėsohet fare mirė me"pėllumbeshėn e Vuēedollit", kemi emrin Dodon dhe Dodonė, me rrėnjė ngafjala shqipe "dudķ" qė dmth pėllumbeshė, ndėrsa pėr vetė Dodonėn ekziston dhe njė variant tjetėr nga Herodoti qė njė pėllumbeshė qė fliste sikur njerin e porositi ndėrtimin e kėsaj faltoreje.

Pra ėshtė e qartė lidhja kulturore mes Kulturės sė Vuēedollit dhe njerėzve qė
mitologjia i pėrmend si farefis i Kadmit. Ėshtė edhe koincidimi i kėtyre
dy ngjarjeve, fundi i Kulturės sė Vuēedollit, dhe shpėrngulja e Kadmit.

Poashtu kemi njė qytet Buthoe nė Malin e Zi tė sotėm, qė sot quhet
Budva, dhe njė qytet tjetėr Buthrotum nė jug tė Shqipėrisė. Axha i
Kadmit Beli, duhet t'a ketė emrin sipas njė vegle bujqėsore "bel",
sikurse Kadmi duhet t'a ketė emrin poashtu sipas njė vegle bujqėsore
"kadhėm".

Biri i Belit, Aegypti, sipas mitologjisė sundonte njė vend qė
shkrimtarėt e lashtė e quajnė Arabia, ndėrsa nė territorin e Kulturės sė
Vuēedollit, pėrfshihet edhe lumi Raba nė Hungari qė nė kohėra tė lashta
quhej Arabo, pra qė s'kishte ndonjė lidhje me Arabi siē pretendohet.

Vėllai i Aegyptit, Danau u shpėrngul pėr nė Peloponez, gjithashtu rreth
viteve 2.000.

Kėshtu meqė kultin e pėllumbeshės e gjejmė nė Vuēedoll, supozojmė qė
Agenori me farefisin e tij jetoi nė Vuēedoll, dhe mbase ishte nga njė
familje prijėse e ndonjė fisi tė madh. Nė vitet 2.200 kemi rėnien e
kėsaj kulture, dhe nė kėtė kohė duhet tė ketė filluar shpėrngulja e
Kadmejve, pėr nė jug.

Enkelejtė nė kėtė kohė duhet tė kenė qenė duke jetuar nė Malin e Zi tė sotėm tek Gjiri i Rizonit dhe Budva (Buthoe), kusipas mitologjisė Kadmi bėn aleancė me ta. Pastaj kjo popullėsi, ėshtė shpėrngulur kah jugu, duke themeluar Buthrotin (Butrint), si kujtim pėr Buthoen, pastaj qytetin tjetėr Phoenikia (Finiqi).

Emrat qė vinė nga vegla bujqėsore, pasqyrojnė zhvillimin teknologjik tė kėsaj kulture, prapėrdorimi i gjerė i metalit, e qė vje nė shprehje edhe me emrat e tjerė psh Kiliksi qė mund tė lidhet me "kalk" (gėlqere, qelq), Danau "danat"
(darėt pėr kėputje), Feniksi me pėrpunimin e cohės (finje) etj.

Nga ana tjetėr Enkelejtė qė jetonin brenda territorit tė kulturės sė Vuēedollit,njė pjesė shpėrngulen pėr nė rrethinat e Liqenit tė Ohrit.

Mė pas kemi shpėrnguljen e dytė, nga Phoenikia e Epirit pėr nė jug, ku themelohet Dodona, Theba, Kreta, Mikena, etj.

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kafsha qe priu qyteterimin Pellazg

Mesazh  Estilen prej 17.04.10 14:30

Njė numėr i madh i miteve, legjendave, gjenealogjive tė lashta, madje dhe shkrime qė mund t'i konsiderojmė burime tė mirėfillta historike, bėjnė fjalė pėr njė zakon tė lashtė qė ndiqnin pellazgėt kur popullonin toka tė reja.

Orakulli caktonte njė kafshė qė duhej ndjekur njeriu, famila ose fisi qė do tė shpėrngulej dhe nė vendin ku ndalet kafsha aty krijohet kolonia, ndėrsa kafsha flijohet pėr hyjnitė. Me emrin e kafshės mė pas, quhet ose vendi ose fisi.

Ky zakon ishte i pėrhapur nėpėr tė gjithė fiset e lashta pellazgjike. Kadmi kur u nis tė kėrkonte tė motrėn Europėn e pyeti orakullin e Delfit, qė e udhėzoi qė tė mos e kėrkonte motrėn por tė ndiqte lopėn e parė qė do t'a haste pasi tė largohej nga orakulli dhe aty ku tė ndalej lopa pėr tė pushuar, tė themelonte njė qytet tė ri.

Njė gjė e ngjashme ndodh edhe me Karanin mbretin e parė maqedon, tė cilin po ashtu orakulli i Delfit e udhėzon qė tė ndėrtojė njė qytet aty ku t'a gjejė duke pushuar njė kope dhish. Karani gjen dhitė nė njė vend nė malėsitė Ilirisė sė jugut, ku themelon qytetin e ri qė e emėrton sipas dhive.

Ky zakon ishte shumė i pėrhapur edhe tek fiset pellazgjike nė Itali. Po sjell njė pėrmbledhje nga libri "Mitologjitė romake dhe evropiane" tė autorėve Ives Bonfoj dhe Vendi Doniger (Yves Bonnefoy, Wendy Doniger).

Me fjalėn latine 'ver sacrum' autorėt romakė tregonin njė ritual tė disa fiseve italike qė sot njihen si sabellian-umbrian. Qė nga koha kur sabinėt e parė u vendosėn nė Itali dhe gjatė ekspanzionit tė tyre drejt Latiumit, ishte njė zakon qė t'i truhej hyjnisė njė gjeneratė e tėrė njerėzish qė lindnin brenda njė viti, zakonisht nė vitin qė pasonte ndonjė luftė, uri ose tejpopullim tė vendit.

Djem tė rinj, tė aftė pėr bartur armė, caktoheshin tė linin vendin e tyre dhe tė themelonin koloni nė toka tė reja. Kėshtu sabinėt qė arritėn nė Romėn u quajtėn "sakrani" sipas fjalės "sacrum" (i shenjtė), sepse kishin lindur nė kohėn e 'verės sė shenjtė'.

Sabinė tė tjerė ndoqėn njė mėzat i cili dėrgoi nė tokat e oskanėve dhe aty ku mėzati filloi tė shkrryhej pėr tokė, u vendosėn, kėshtu u krijua fisi Samnit. Sabinėt e prirė nga njė qukapik qė i thoshin 'pik' nė gjuhėn e atėhershme, u quajtėn 'pikenė', dhe u vendosėn nė detin Adriatik.

Fise tė tjera qė ndoqėn mėnyra tė ngjashme popullimi, ishin: frentanėt qė u quajtėn sipas drerit (nė thrakisht brendon, nė oskanishte frentan), hirpinėt sipas 'hirp' (ujku, nga Ulk > Ulp > Irp), lykanėt sipas 'lyk' (ujku), Ursentinėt sipas 'ursa' (arusha), ndėrsa nga emėr-vendet Brindizi nga 'brendon', ndėrsa Italia nga "viteliu" vend i viēave (vjetave).

Tregohet se Seleuku shumė kohė pas vdekjes sė Lekės sė Madh, shkoi nė malin e Kasit (Kasius), njė majė e shenjtė kushtuar Zeusit, ku flijoi njė kafshė dhe pyeti se ku duhet tė themelohet kryeqyteti i mbretėrisė sė tij. Atėherė njė shqiponjė, shpend i shenjtė i Zeusit, rrėmbeu flinė dhe shkoi me tė deri nė vendin e Seleukisė ku u ndal dhe Seleuku nė atė vend themeloi qytetin qė u quajt Seleukia Pieria.

Kėshtu nėn prijėn e shqiponjės u ndėrtuan edhe tri qytete tjera pranė, qė tė katra sė bashku u njohėn nė histori si tetrapolis.

Faqe 64 http://books.google.com/books?id=L5g... e&q=&f=false

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dodona

Mesazh  Estilen prej 17.04.10 14:43

Dodona gjendet nė jugun e Shqipėrisė, nė krahinėn e quajtur Ēamėri, nė kohėra tė lashta Epir. Hesiodi thotė se krahina pėrreth Dodonės quhej Hellopia. Kėtu na del emėrtimi i shpeshtė me rrėnjėn "Hell" (Hyll), dhe prapashtesa e zakonshme pellazge -op. Ndėrsa Dodona emrin e vet duhet t'a ketė nga pėllumbat.

Citim:
DUDI f. sh.
1. zool. Kumri. Kėndon dudia.
2. fig. bised. Vajzė a grua shumė e bukur e
tėrheqėse. Mos na qaj nuse dudia. kr. pop.
Shkon dudia e me gojė s`u flet. kr. pop.

Pra 'dodė' duhet tė jetė njė emėr i lashtė pėr pėllumbeshat ose kumritė, dhe prapashtesa -ona ėshtė ilire sikurse tek qytetet tjera Aulona, Aenona, etj. Dodona ka dhe njė lidhje tjetėr me pėllumbat. Herodoti thotė se njė pėllumbeshė erdhi e u vendos nė drurin e shenjtė tė dushkut dhe i porositi banorėt e atyshėm qė tė ndėrtojnė njė faltore pėr Zeusin.

Nė mijėvjeēarin e dytė p.e.s. nė kėtė vend adhurohej druri i pishės dhe druri i dushkut. Gjatė shekujve 14 dhe 13 p.e.s. ky kult i drurit filloi tė ndėrthurej me kultin e Zeusit, i cili nė kėtė kohė quhej Div dhe gruas sė tij Divija. Edhe mė vonė kur nė tėrė krahinat jugore pellazge si grua e Zeusit konsiderohej Hera, nė Dodonė vazhdonte adhurimi i Divijės (Dionės) si grua e Zeusit.

Nė fillim nuk kishte asnjė ndėrtim, ngaqė pellazgėt fillimisht adhuronin perėnditė nė qiell tė hapur. Nė vendin e shenjtė rrinin priftėrinjtė qė quheshin Selloi, e tė cilėt rrinin kėmbė-zbathur dhe flinin nė tokė (sipas legjendės). Ardhja e pėllumbeshės shėnon zėvendėsimin e priftėrinjve me priftėresha. Athena mė vonė nga druri i shenjtė i Zeusit punon direkun e anijes 'Argo' me tė cilėn udhėtojnė Argonautėt.

Nė shek. 4 p.e.s. u ndėrtua njė faltore e vogėl pėr nder tė Zeusit. Nė shek. 3 p.e.s. mbreti Pirro ndėrmerr ndėrtime tė mėdha nė kėtė vend, dhe organizon lojėra pėr ēdo katėr vite, ku bėheshin gara muzikore dhe atletike, ndėrtoi njė mur pėrreth orakullit dhe drurit tė shenjtė, ndėrtoi njė faltore pėr Herakliun dhe njė tjetėr pė Dionėn, dhe pėr herė tė parė ndėrtohet njė teatėr. Dodona nė kėtė kohė bėhet qendėr fetare dhe politike e Epirit.

Nė vitin 219 p.e.s. etolianėt ndėrmarrin njė invadim dhe shkatėrrojnė ndėrtesat e Dodonės, por epirotėt i ndėrtojnė pėrsėri me ndihmėn e mbretit Filip i V i Maqedonisė, me ē'rast faltoret e Zeusit, Dionės dhe Herakliut u ndėrtuan edhe mė tė mėdha, si dhe u ndėrtua njė stadium.

Gjatė pushtimit romak me 167 p.e.s. vendi i shenjtė nė Dodonė u shkatėrrua pėrsėri, dhe mė vonė mė 31 p.e.s. u rindėrtua nga Oktavian Augusti.

Dodona vazhdoi veprimtarinė dhe u adhurua deri mė 391 tė e.r. kur tė krishterėt e prenė me sėpatė drurin e shenjtė tė Zeusit ndėrsa faltoret u mbyllėn.

http://www.pantheon.org/articles/d/dodona.html

Dy harta tė Dodonės







Pamje nga rrėnojat e faltores sė Zeusit









Pamje nga rrėnojat e teatrit tė Dodonės












Ka dhe versione tjera pėr emrin e Dodonės. Zeusi me Evropėn kishin pasur njė djalė me emrin Dodon, dhe nga ky i ka mbetur emri Dodonės. Varianti tjetėr thotė se njė nuse uji, bijė e Okeanit e quajtur Dodonė i la emrin e vet Dodonės.

Mė i mundshėm duket versioni me djalin e Zeusit. Ngjarja e Evropės sipas Herodotit ka ndodhur rreth viteve 2.000, pra nė tė njėjtėn kohė edhe kur emri i Dodonit i vėhet Dodonės. Poashtu kjo kohė mbahet se pėrfundimi i kulturės sė Vuēedollit, qė ėshtė e njohur pėr figurėn "Pėllumbesha e Vuēedollit", dhe nė pėrgjithėsi pėr kultin e pėllumbave, dhe shtrihej nė trojet iliro-veriore e arrinte nė jug deri tek Shqipėria e mesme.

http://www.mythindex.com/greek-mythology/D/Dodon.html

Dodona njihet si orakulli mė i vjetėr nė trojet pellazgjike. Jo vetėm qė ishte mė i vjetri, por ishte edhe qendra e mbarė fiseve pellazgjike, kudo qė ato jetonin. Pellazgėt sado qė nuk arritėn tė kenė njė shtet tė pėrbashkėt (mbase pėr shkak tė rrethanave tė atėhershme), arritėn tė kenė njė unitet shpirtėror-kulturor. Nė Dodonė silleshin dhurata nga tė gjithė fiset e pellazgėve e sidomos nga veriu, ilirėt, thrakėt, skythėt etj.

Nga gjetjet e keramikės parahistorike mėsohet se kulti i drurit nė Dodonė ka filluar qė nė vitet 2.000.

Ai qė vinte tė pyeste orakullin pėr ndonjė ēėshtje duhej tė bėnte pyetjen ashtu qė pėrgjigja tė ishte ose 'po' ose 'jo'. Vetėm nė rastet kur pyetėsi ishte njė njeri i rėndėsishėm dhe kishte sjellur dhurata tė shtrenjta, mund tė bėnte pyetje qė t'a merrte pėrgjigjen me mė shumė fjalė.

Pėrgjigja kuptohej nga zhurma qė bėnin gjethet e 'dushkut tė shenjtė'. Ndėrsa nga shekulli i pestė p.e.s. kishte filluar profetizimi me anė tė disa kazanave metalikė, tė cilėt kumbonin nga goditjet dhe kkėto zhurma mė pas interpretoheshin si fjalė.



Aleksandri i Madh kishte pasur mendjen tė bėnte ndėrtime tė kushtueshme
nė Dodonė, qė shkon deri 1.500 talenta ose nėntė milionė drahma atike.
Por vdekja ia la qėllimet pa i pėrfunduar. Pirrua shumė vite mė pas duke
kujtuar Aleksandrin e Madh e pėrjetėsoi qėllimin e tij, duke bėrė
ndėrtime masive nė Dodonė. Pos ndėrtimeve, Pirrua themeloi edhe kulte tė
reja nė Dodonė, Herakliun, Themidėn, dhe Afėrditėn e cila kėtu
konsiderohej si bija e Zeusit dhe Dionės (Divi dhe Divija). Teatri i
ndėrtuar nė kėtė kohė nga Pirro, kishte vend pėr 15.000 shikuesė.

Pėrmbledhje nga Mysteries of the Oracles - Filip Vandenberg





Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nesilet

Mesazh  Estilen prej 17.04.10 14:54

Nesilėt ishin njė fis pellazg qė u larguan nga gadishulli Ilirik dhe u vendosėn nė Anatoli rreth viteve 2.000 p.e.s. Ata invaduan Anatolinė tė armatosur me armė bronzi, dhe u vendosėn si kastė sunduese mbi vendasit, qė quheshin hatė. Njėherit kjo ėshtė njė fakt qė pellazgėt nuk kanė prejardhje nga Azia, por ka ndodhur krejt e kundėrta. Ata morėn shumė elemente kulture nga vendasit hatėt, si dhe nga popujt tjerė pėrreth, por pėr ne janė me rėndėsi ato qė morėn me vete nga gadishulli Ilirik.

Arinna - Hyjnesha e diellit. Emri ka lidhje me fjalėn shqipe 'ar' (flori), si njė epitet i ngjyrės sė verdhė diellore. Nė kėtė kohė ari veē ka qenė i njohur nga populli pellazgjik.

Halki - Perėndia e drithėrave. Paraqitet edhe si patron i pijes. 'Halki' nė gjuhėn nesile do tė thotė 'elb'. Ėshtė bėrė njė kalim nga 'p' nė 'k", ngaqė forma e hershme e elbit nė shqip ėshtė 'elp'.

Rundas - Kėtu emri nuk ka ndonjė rėndėsi. Kjo hyjneshė e gjuetisė dhe e fatit tė mirė, paraqitet si njė shqiponjė me dy krerė, njė simbol i kahershėm pellazgjik deri nė ditėt e sotme. Nė secilėn kėmbė mban me kthetrat e saj nga njė lepurė.

Tarhun dhe Illujanka - Kėta janė, i pari Dragoni dhe i dyti Kulshedra. Tarhun patjetėr ka prejardhje nga Dragon, duke ndodhur ndryshimet 't-d, 'ra-ar, g-h, o-u. Tarhun ėshtė gjithashtu perėndi i motit, ai sillte shi nė shkretėtirat e Anadollit, dhe bashkė me shiun i sillte edhe mbretit pushtetin. Illujanka ėshtė njė gjarpėr-kulshedėr, e cila shkatėrrohet pėr vdekje nga Tarhuni. Emri Illujanka lidhet me emrin Ilir, se dhe ilirėt rridhnin nga njė gjarpėr.

Shtrirja e nesilėve




Periudha kur nesilėt (hetitėt) u shpėrngulėn nga gadishulli ilirik, nė Anatoli, ka qenė rreth viteve 2.000 sipas shumicės sė shkencėtarve. Nė tė njėjtėn kohė sipas Herodotit, jetoi Kadmi. Edhe Kadmi me vėllezėrit bėnė njė dyndje drejt jugut dhe drejt juglindjes ku arritėn deri nė Feniki.

Pos kėsaj, tregimi mbi Kadmin dhe populli nesil, kanė tė pėrbashkėt edhe legjendėn e vrasjes sė Bollės nga duart e njė Drangoi. Nė rastin e Kadmit, ėshtė vetė Kadmi qė mbyt Bollėn. Tek nesilėt miti bėn fjalė siē u tregua mė lart, pėr Tarhunin (dragoin), dhe gjarpėrin Illujanka. Ėshtė i njėjti mit, qė tregon se Kadmi me vėllezėr dhe nesilėt, vinin nga i njėjti vend, dhe nė tė njėjtėn kohė, dmth i pėrkasin tė njėjtės dyndje.

Mė pas Kadmi me porosinė e Athenės mbjell dhėmbėt e Bollės nė tokė, ku sipas mitit nga kėta dhėmbė mbijnė ushtarė qė quheshin Spartė, dhe qė u vranė mes vete me pėrjashtim tė disave prej tyre tė cilėt i ndihmuan Kadmit nė ndėrtimin e qytetit.

Pra miti bėn fjalė pėr "njerėz qė mbijnė nga toka" dmth autoktonė, pastaj "njerėz qė mbijnė nga dhėmbėt e bollės" dmth ilirė, ngaqė ilirėt e mbanin veten si pasardhės tė gjarpėrit. E tėrė kjo na bėn me dije se Kadmi kur erdhi nė Beoti gjeti aty "ilirė autoktonė" apo "pellazgė".

Prania e kultit tė diellit dhe tė gjarpėrit tregon pėr zanafillėn ballkanike tė nesilėve, sepse kėto dy kulte zanafillėn e kanė nė Ballkan dhe kanė filluar tė zhvillohen mė tepėr nė periudhėn e Neolitit. Simbolet si kryqi gremē dhe gjarpėri i stilizuar gjenden nė objektet nga Kultura Vinēės dhe Tripoljes.

Fise tjera pellazge qė nė kėtė kohė u vendosėn nė Anatoli janė edhe Palajanėt dhe Luvianėt.

Sipas mitit mbi Kadmin, ky pasi u shpėrngul nė jug, u ndihmon Enkelejve nė luftė kundėr Ilirėve (luftėra ndėrfisnore tė asaj kohe), qė do tė thotė se identiteti ilir ka ekzistuar qė nė atė kohė. Si fakt tjetėr pėr kėtė kemi edhe prapashtesat nė emrat e mbretėve ilirė dhe nesilė. Ata i shtonin emrave tė vetė prapshtesėn -ili, qė dmth Hylli, apo Dielli.

Tek nesilėt kemi kėta mbretėr me prapashtesėn -ili:
Hatusili I - 1586 – 1556
Mursili I - 1556 – 1526
Hantili I - 1526 – 1496
Tahurvaili - ?
Hantili II - 1500-1450

Emrat e mėsipėrm tė mbretėrve nesilė, pėrsėriten tek mbretėrit pasuesė deri nė vitin 1237 p.e.s.

Tek ilirėt:

1. Hylli - kėsaj radhe emėr dhe jo prapashtesė
2. Bardhyli
3. Mytili
4. Skerdilaidi

Kjo prapashtesė ka filluar tė vihet nė emrat e mbretėrve para se nesilėt tė shpėrnguleshin nė Anatoli, para viteve 2.000


Nga Karlton Kuni - koha e bronzit nė Azinė perėndimore
Citim:
Nė periudhėn e dytė dhe tė tretė nė Alishar, mes 2.300 dhe 1.500 p.e.s. qė quhet koha e hershme e bronzit, kafkat brakicefale paraqiten, dhe vazhdojnė tė jenė aty gjatė gjithė kohės sė sundimit nesil, disa shekuj pas viteve 1.500 p.e.s.

Shtati i njėrit mashkull ishte i gjatė 174 cm.

Pak para viteve 2.000, njė tip brakicefal, me shtat tė gjatė, futet nė Anatoli nga krahina qė ende nuk mund t'i pėrcaktojmė.
http://www.friendsofsabbath.org/Furt...hapter-V02.htm

Dinarikėt e mirėfilltė nė Europė paraqiten qysh nė fillim tė Neolitit, dhe nė disa rajone arrijnė shumicėn gjatė Neolitit tė mesėm. Ndėrsa nė Anatoli paraqiten vetėm rreth viteve 2.000, qė dmth se qendra e racės tonė ėshtė kėtu ku jemi ne sot dhe ku ishim dhe atėherė. Kuni nė kėtė artikull e thotė se dinarikėt erdhėn nga Azia, por nga faktet qė vetė ai i jep, dėshmohet e kundėrta.

Kėtu janė edhe disa fjalė nga gjuha luviane (e afėrt me nesilėt):

a - ai
aduali - i egėr (i dejun, Dualos perėndia e venės tek peonėt)
aku - pij (akull)
anda - brenda
anan - nėn, pėrfundi
ani - nėnė (nanė)
arkamana - tatim (arkė, mban, mban nė arkė)
arma - hėnė (e artė)
da - marr, jap (dha, dhėnė)
daduvar - vėrja vetes
dakam - tokė
darush - shtatore (dru, e bėrė nga druri)
erhua - kufizoj, (rrethoj)
i - ik
kaluti - kthim, rreth (kaloj)
kui - cili, i cili, qė
lavar - thyej (lavėr, lėvron)
madu - mjaltė (medos nė ilirisht)
mallit - mjaltė
muvatalli - i fortė i fuqishėm (muva=muja, muj, mundem)
nani - vėlla (nėnė)
naua - nuk, jo
ni, nish - nuk
ovasha - vesh
palahsha - mburojė (palė, e paluar, ose pallė)
pati - shputa
pijama - jap
tarhunt - perėndi i rreufesė (dragon)
tarueja - i drunjtė
tati - i ati
tivat - perėndi e diellit (dios, diwo, div)
ualua - luan
vash - vesh
vashtara - lopar, bari lopėsh, (vash vje nga bush, lopė e egėr)
vinijant - venė, vinė, verė

Fjalė nesile tė ngjashme me shqipen:

aku - pij
alpa - re, mjegull
amuk - mua
ana - nėnė (nanė)
anda - nė, midis, me, nėn, (brenda)
andan - brenda
antuhsa - njeri (ander)
anturia - anas, vendės
apa - pas
apezian - pastaj
ar - arrij
arkaman - tatim (arkė)
ata - i ati
atalla - atėror

ekunima - tė ftohtit (akull)

halki - drith (elb)
hallu - thellė
handa - andaj
handai - rendoj, mbledh, gatis
hapina - flakė e hapur
harr - thėrrmoj
hastai - asht

it - ik
kį - kėtu, khį
kangur - shakull
genu - guni, gjuri
kuisa - cili
guls - gėrvisht, shkruj

lahu - laj, pastroj
lahura - pajisje pėr flijim (lė, lashė)
lahurnuzi - altar flijimesh
lak - anon, pjerret, shtrembėron
lakarvan - perime (lakėr)
laman - emėn, emėr
lé - lėre, lé
lilipaj - lėpij

ma - mua
makes - rritet (madhe)
marsa - i prishur, i kalbur
marsesa - bėhet i prishur, rebelohet,
milit - mjaltė
mu - mua

nas - neve

pata - shputa

sakuvaj - shikoj
sehuresk - pshurr

taru - dru
te - thėnė

ves - vesh
vet - vit, vjet
vijana - vena, verė

zeja - ziej

http://www.premiumwanadoo.com/cuneif...ue_hittite.htm


Sipas mitologjisė, Tithonin tė birin e Laomedonit trojan e rrėmbeu Eoja,
hyjnesha e agimit, dhe me tė lindi njė djalė, Memnonin, i cili nė
moshėn madhore, vje nė ndihmė tė Trojės me njė ushtri "ethiopianėsh".

Nė kėtė rast Eoja pėrfaqėson nė pėrgjithėsi njė mbretėri qė gjendet nė
lindje (mbretėrinė e nesilėve), dhe nė veēanti ndonjė princeshė tė kėsaj
mbretėrie.

Vetė emri Aithiopia tregon mbretėrinė e nesilėve, e cila quhej mbretėria
e Hatit, kėshtuqė emri Hati ka kaluar nė Aithi, dhe i ėshtė shtuar
prapashtesa pellazge -op, dhe ende njė prapashtesė tjetėr -ia.

http://www.pantheon.org/ar

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Iliret.....barbarė apo tė mohuar?

Mesazh  Estilen prej 17.04.10 20:44

Le tė flasim pak pėr pozitėn dhe rolin e ilirėve nė qytetėrimin antik. Janė quajtur barbarė qė banonin prapatokėn apo periferinė e “qytetėrimit” tė vėrtetė antik. Po ēfarė ishte ky qytetėrim antik? Nėse qytetėrim do tė thotė, qytete, tregti, organizim shtetėror, atėherė ilirėt nuk ngeleshin mbrapa nė asgjė.

Qytete. - Dhe qytete kishin! Tė ndėrtuara nė pozita tė sigurta, tė fortifikuara; Pra, tė zotėt nė artin e tė ndėrtuarit; dhe nėse vetė romakėt mos t'i kishin djegur njė pjesė tė mirė tė qyteteve (kėtė e bėnin zakonisht kur qytetet qė pushtonin ia kalonin nė bukuri Romės, si rasti i Kartagjenės) do zbulonim ashtu siē kemi zbuluar nė Apolloni dhe Dyrrah, punime mermeri!

Punues druri e metali. - Tek druri arritėn nivelin mė tė lartė, ndėrtuan anijet mė tė shpejta nė Adriatik; Dhe anijet nuk transportonin vetėm luftė, siē u pėlqente ilirėve, por dhe verė e grurė...

Minatorė tė zotėt, punues argjendi dhe ari. - Dhe kėta nuk paskan pasur nė pėrdorim monedhat?! Por ēdo gjė me vlerė mund tė shėrbente si mjet shkėmbimi nė kėto raste, dhe monedha nuk ishte domosdoshmėria e vetme.

Tregtarė, prodhues vere, birre. - Artikujt mė tė shitur dhe ata mė tė pėrdorurit nga vetė ilirėt. Dhe tė prodhosh duhet teknikė, duhet lėnda e parė, pra dalin dhe kultivues... Por duhen amfora pėr transportim, e megjithėse nė fillim kėtė artikull e importonin, mė vonė ilirėt e prodhonin vetė atė.

Bujq tė zotėt. - Ushqyen ushtarė pa pushim pėr shekuj me radhė; dhe nėse marrim nė konsideratė terrenin e vėshtirė tė Ballkanit, atėherė kanė qenė vėrtetė tė zotėt.

Ushtarė! Mė saktė, luftėtarė! - Karakteristika qė do ti shoqėrojė gjithmonė. Dhe kėtu pėrkulėn dhe vetė Romėn e lavdishme me legjionet e saj tė disiplinuara, por tė kalbur nė sistemin e saj politik. Mbrojtės tė flaktė tė lirisė sė tyre, sistemi romak nuk i joshi kurrė (ai helen nuk u konsiderua kurrė rrezik pėr ekzistencėn ilire, ata tė vėrtetėt) deri nė momentin kur iu imponua me dhunė.

Ilirėt ripėrtėrinė shtyllėn ku mbėshtetej sistemi romak, ushtrinė. Njė ushtri skllevėrish e bujqish, qė u kthye me legjionet ilire nė njė ushtri tė vėrtetė qė i siguroi Romės edhe disa shekuj jetė.

Organizimin shtetėror! - Mbreti, princi, kryeluftėtari. Ja ilirėt! Tė cilėt nuk u joshėn nga senati apo bulé-ja. Njė ilir e jepte mendimin e votėn e tij me shpatė.


Po polet e “qytetėrimit” antik?

Roma me senatin e saj u kalb nė korrupsion deri nė momentin kur dhe vendosėn qė shpėtimi ishte njė Perandor. Kurse Heladha, u zhduk falė demokracisė sė saj pėrēarėse dhe jetoi vetėm jehona kontradiktore e legjendave dhe ndonjė doktrinė filozofike krejtėsisht e papėrshtatshme dhe pa dinamikė.

Kėshtu dhe i erdhi fundi lirisė ilire, nga njė Romė e ripėrtėrirė nė sistemin e saj, si e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar, por dhe pėr tė shtypur ilirėt dhe popujt energjikė tė veriut.

Shoqėria ilire ėshtė lėnė mėnjanė sepse antikiteti dominohet nga “shoqėritė” helene e ajo romake. E para plot kontradikta dhe e dyta njė shoqėri pa identitet qė ripėrtėrihej sa herė pushtonte krahina, duke iu marrė elemente shoqėrore pėr tė plotėsuar tyrin.

Romakėt nuk i kanė quajtur kurrė ilirėt barbarė... Ilirėt e jugut tė organizuar prej shekujsh nė shtete me vijueshmėri ishin mė tė qytetėruar sesa vetė romakėt...

Ilirėt e veriut, sidomos panonėt kishin ngelur relativisht prapa, sepse malet e Bosnjės janė vėrtet tė vėshtira pėr t'u kapėrcyer dhe sidomos si pasojė e sulmeve kelte pikerisht nė ēastet e shtetėzimit.

Do doja tė pėrmendja se koncepti i mbretit 'kushtetues' (sa mund tė quhej atėherė) ka ardhur nga trojet shqiptare dhe u pėrhap me anė tė Aleksandrit tė Madh. Shumėkush harron qė organizimi i mbretėrisė maqedonase s'kishte kurrfarė lidhje me polet greke.

Ajo ishte identik me organizimin shtetėror tė shteteve tė tjera ilire e pėrderisa shembullin maqedon e ndoqi Ēezari e Augusti dhe e perfeksionoi Diokleciani pėr ta pėrcjelle deri nė Evropen e sotme, fare mirė mund tė themi se koncepti monarkik evropian ėshtė me origjinė tė padiskutueshme shqiptare.

Punimet e mermerit

Punime mermeri dhe piktura tė rrėmbyera apo shkatėrruara.

Nė kėtė kohė Skopa,nė krye tė gjithė forcave etole, pėrshkoi Thesalinė, hyri nė Maqedoni duke kaluar prishi tė korrat e Pierrisė, bėri shumė plaēkė dhe nė kthim iu drejtua Dionit. Hyri menjėherė nė kėtė qytet qė e kishin zbrazur banorėt, shkatėrroi muret, banesat, gjimnazin, dogji portikėt qė rrethonin tempullin, shkatėroi gjithė kushtimet qė kishin sjellė pėr zbukurimin e faltoreve ose pėr nevojat e veta besimtarėt qė mblidheshin kėtu pėr panairet dhe, mė nė fund, pėrmbysi gjithė shtatoret e mbretėrve...

Gjimnaz, tempull dhe faltore mbretėrish, ja ēfarė kishte njė qytet iliro/maqedon nė atė kohė. Dhe nė pėrgjithėsi faltoret e mbretėrve si rregull qėndronin nė kryeqytet tek mbreti, nė rastin tonė nė Pelė. Por kėta ilirė "barbarė tė pagdhendur, e pa kulturė" i lejonin vetes tė kishin shtatore nė qytete ēfardo!


...Marku hyri nė Ambraki dhe i pėrzuri etolėt pa u bėrė gjė, por rrėmbeu shtatoret dhe pikturat qė ishin nė njė numėr tė madh mbasi Ambrakia kishte qenė selia e Pirros. Pėrveē asaj, i dhuruan njė kurorė ari prej njėqind e pesėdhjetė talentesh...

Nė kėtė rast, komandanti romak duhet tė jetė mahnitur nga mermeri e arti ilir, ndryshe nuk do t'i rrėmbente. Duhet tė kenė qenė vėrtet "plaēkė e mirė", sepse ia vlente t'i ngrije deri nė Romė. Pra, ose nė Romė akoma nuk e njihnin punimin me mermer, ose ato qė ndodheshin atje nuk mund tė krahasoheshin pėr bukuri me ato tė oborrit tė Pirros, sepse ndryshe nuk do ia vlente barra tė kalonin detin!

Dualizmi "i kulturuar vs barbar" ka njė analogji me "besimtar vs i pafe".

Sikur psh njė musliman qė e konsideron tė krishterin tė pafe edhepse pėr kah kuantiteti i drogimit qėndrojnė barabar, kėshtu heleni e konsideronte ilirin barbar jo pse nuk kishte kulturė, por pse nuk kishte kulturė helene.

Pėr helenin kulturė ishte vetėm kultura e tyre, ēdo gjė e huaja ishte diēka qė nuk ekziston, edhepse teatri, faltorja, kėshtjella e gjėra tjera shifeshin me sy ato pėr helenin nuk ekzistonin sepse truri ua kapte vetėm gjėrat e veta

Komunikimi pėrmes letrave

Njėra nga mėnyrat e komunikimit tė ilrėve ishte edhe ai pėrmes letrave. Kėtė gjė e bėnte mbretėresha Teutė sidomos kur donte t'i dėrgonte urdhėra ushtrisė qė ndodhej larg1. Por duhet tė mendojmė qė nuk ėshtė ky i vetmi rast kur oborri ilir pėrdorte letrat pėr tė komunikuar. Kėto letra qė dėrgoheshin kilometra larg nga oborri duhej tė kenė mbajtur patjetėr shenjat e mbretėreshės apo mbretit.

Teuta nuk ka qenė e para qė ka pėrdorur letrat por qė me Agronin e babain e tij letra duhet tė jetė futur si rezultat i konsolidimit dhe rėndėsisė qė mori mbretėria Ilire nėn dinastinė ardiane. Shenjat duheshin pėr tė vėrtetuar origjinalitetin e letrave. Nė njė oborr, sidomos ai i Teutės, mund tė bėhej pre shumė lehtė e abuzimeve me kėto letra mbretėrish qė pėrmbanin urdhra.

Por dokumenti bėhej i pavlefshėm edhe kur mbante vulėn e mbretit, kjo nė rastin kur mbreti nuk dinte tė lexonte dhe dashakeqėsit mund tė manipulonin urdhrat e mbretit sipas dėshirės, falė injoracės sė tij. Nė rastin e Teutės ajo ja dėrgonte kėto letra njė nga komandantėve tė saj, Skerdilaidit.

Nėse njė komandant dinte tė lexonte po ashtu edhe mbretėresha nuk mund ngelej mbrapa. Kjo sepse mund ta humbte shumė shpejt fronin sidomos kur nė oborr ambicia ishte e madhe, si nė rastin e Demetėr Farit.

etj....etj.....

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pellazgėt

Mesazh  Pretar prej 07.05.10 19:42

Puna mė sipėr ėshtė pjesėrisht autoriale, prandaj desha t'ju lajmėroj qė ėshtė rregull, qė tė vihet linku ose tė paktėn faqja prej nga ėshtė marrė. Nė kėtė mėnyrė respektohet e drejta e autorit si edhe jepet mundėsia qė kushdoqoftė tė kėrkojė shpjegime nga autori pėr idetė e tij qė i ka dhėnė nė temė.
avatar
Pretar

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pellazgėt

Mesazh  Pretar prej 11.05.10 21:35

Pėr ata qė duan sqarime pyetje etj, shkrimet mė sipėr kanė burimin nė kėtė faqe, tek seksioni i historisė:

http://vargmal.org/
avatar
Pretar

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

pellzaget

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 02.12.11 19:40

e dini ju se emri pellazg ka egzistuar para qytetrimit summerian bilez pellazget datojne prej 7000 mije vjetesh para summerve
avatar
Ushtari i krishtit

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pellazgėt

Mesazh  Niko_ prej 24.12.11 12:08

Njė video mjaft interesante pėr lidhjen e gjuhės shqipe me pellazgjishten. Mua mė bėri mė shumė pėrshtypje hipoteza qė hedh profesori nė minutėn 6:40 tė videos, ku ai thotė se palestinezėt e kanė prejardhjen nga Palasa e Himarės. Mė duket tepėr interesante dhe mjaft e guximshme. Sa e besueshme mund tė jetė diēka e tillė?



Niko_

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

i nderuar

Mesazh  Ushtari i krishtit prej 24.12.11 19:48

Niko_ shkruajti: Njė video mjaft interesante pėr lidhjen e gjuhės shqipe me pellazgjishten. Mua mė bėri mė shumė pėrshtypje hipoteza qė hedh profesori nė minutėn 6:40 tė videos, ku ai thotė se palestinezėt e kanė prejardhjen nga Palasa e Himarės. Mė duket tepėr interesante dhe mjaft e guximshme. Sa e besueshme mund tė jetė diēka e tillė?


nje fakt shum inetresant per greqine eshte se greket jan koloni egjyptiane prandaj pothuajse 35% i popullit grek jan rrac e zeze hmmm urdhro linkun i nderuar http://www.philipcoppens.com/egyptgreece.html
avatar
Ushtari i krishtit

345


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pellazgėt

Mesazh  Elsavrana prej 15.04.15 2:21

Ne lidhje me prejardhjen une kam degjuar se Palasikotet...Palasa e ka prejardhjen nga Palestina dhe shumica jane rrace hebreje.
avatar
Elsavrana

66


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi