Pesė teoritė konspirative qė nuk shuhen

Shko poshtė

Pesė teoritė konspirative qė nuk shuhen

Mesazh  Neo prej 16.04.10 13:40

Pesė teoritė konspirative qė nuk shuhen

Shumė debate zhvillohen se kush nė tė vėrtetė kreu sulmet terroriste tė 11 shtatorit 2001 nė SHBA, pavarėsisht se lideri i organizatės mė tė madhe terroriste, “Al-Qaedas”, Osama bin Laden, ka marrė pėrgjegjėsinė pėr vrasjen e mė shumė se tre mijė personave.Mirėpo kjo ėshtė vetėm njėra prej pesė teorive qė nuk do tė vdesin kurrė.

Teori konspirative janė ngritur edhe pėr shkaktarėt e vėrtetė tė krizės sė fundit globale financiare, pėr tė cilėn adhuruesit e teorive konspirative thonė se e kanė nxitur bankierėt ēifutė; se njė grup elitash transnacionale po pėrgatisin njė rend tė ri botėror; se Barack Obama nuk ka lindur nė SHBA, qė do tė ishte nė kundėrshtim tė plotė me Kushtetutėn amerikane qė nuk lejon tė bėhet president njė person qė lind nė njė tjetėr shtet; dhe teoria e fundit konspirative, sipas sė cilės virusi HIV ėshtė krijuar nga shkencėtarė tė mbėshtetur nga Qeveria amerikane.

11 shtatori

Pėrkrahės tė teorive konspirative ngulmojnė se sulmet e 11 shtatorit qė janė kryer nga “Al-Qaeda” ose kanė marrė “izėn” e Qeverisė amerikane, ose kjo e fundit ka orkestruar kryerjen e tyre.

Detaje tė shumta janė publikuar lidhur me dyshimin se kush nė tė vėrtetė i kreu sulmet. Pėr shembull njė rrjet satelit arab ka raportuar se mbi katėr mijė hebrenj nuk ishin nė vendin e tyre tė punės nė momentin kur u pėrplasėn aeroplanėt e “Al-Qaedas”. Shumė libra dhe revista tė tjera nė Evropė dhe nė Lindje tė Mesme kanė dalė me pretendimin se sulmet ishin nė “flamuj tė rrejshėm” brenda Qeverisė amerikane, me qėllim qė tė krijohej njė bazė dhe arsyetim pėr fillimin e luftės nė Irak.

Ėshtė e dhimbshme qė dezinformata tė tilla janė plasuar menjėherė pas sulmeve terroriste. Por ajo qė ėshtė edhe mė tragjike ėshtė rezultati i njė ankete, i cili ka treguar se shumica e tė anketuarve tė 17 shteteve nuk janė tė bindur qė prapa sulmeve qėndron “Al-Qaeda”. Njė dokumentar i famshėm televiziv i vitit 2005, “Loose Change”, pretendonte se aeroplanėt qė u pėrplasėn nė kullat binjake nuk mund tė shkaktonin rrėzimin e tyre nė mėnyrėn qysh ato u rrėzuan.

Kundėrthėnia pėr tė vėrtetėn u rrit edhe mė shumė para pak ditėsh kur “cari i klimės”, Van Jones, u detyrua tė jepte dorėheqjen nga kabineti ministror i Barack Obama, pasi u mėsua se ai kishte nėnshkruar njė peticion qė bėnte thirrje pėr njė hetim tė ri se kush i kreut sulmet e 11 shtatorit. Kėtė peticion e kanė nėnshkruar edhe figura tė njohura publike amerikane.

Por e vėrteta ėshtė se Komisioni i 11 shtatorit i pėrbėrė nga tė dyja partitė amerikane kreu njė hetim, i cili faktoi se “Al-Qaeda” ishte pėrgjegjėse pėr sulmet. Edhe vetė Bin Laden mė 2004 e ka pranuar pėrgjegjėsinė.

Bankierėt ēifutė

Sipas kėsaj teorie, bankierėt ēifutė kontrollojnė sistemin botėror tė financave dhe ishin ata qė shkaktuan krizėn e fundit ekonomike. Teori tė ndryshme komploti kanė arsyetuar dhunėn e pėrdorur kundėr ēifutėve nga koha e carėve rusė e deri te fushata e “Al-Qaedas” me “argumentin” se bankierėt ēifutė kontrollojnė sistemin botėror tė financave.

Por tani pėrsėri ėshtė ngjallur njė teori konspirative, sipas sė cilės ēifutėt nxitėn krizėn e fundit financiare.

Ky version komploti kėsaj radhe ka ardhur nga Kina, ku kėshilltari i inxhinierėve tė teknologjisė dhe historiani amator Song Hougbing ka publikuar mė 2007 njė libėr tė titulluar “Lufta e parave”.

Ai ka thėnė se qė nga koha e Napoleonit, bankierėt ēifutė kontrollojnė sistemin financiar tė botės, dhe duke akuzuar ata pėr kolapsin financiar tė vitit 1997. Hougbing po ashtu ka fajėsuar ēifutėt pėr nxitje tė Pekinit ta hapė tregtinė.

Mirėpo e vėrteta ėshtė se shumė faktorė kanė shkaktuar krizėn, duke filluar me rėnien e ēmimeve tė patundshmėrive e deri te shkeljet e mėdha tė rregullave financiare. Nė mesin e humbėsve tė kėsaj krize ishin edhe miliona ēifutė.

Rendi i ri botėror

Ėshtė krijuar njė teori e cila pretendon se njė grup elitash transnacionale po mundohet tė krijojė njė rend tė ri botėror.

Konspiracionistėt ka kohė qė kanė dyshuar se shoqėri sekrete si “Freemasons” dhe “Illuminati” nga prapaskena kanė kontrolluar qeveri kombėtare. Por globalizimi i tė gjithė sektorėve tė ekonomisė ka betonuar bindjen e pėrkrahėsve tė teorive konspirative se kėto elita tashmė po mundohen tė krijojnė njė qeveri botėrore. Madje disa janė tė bindur se ajo tashmė ekziston nė mėnyrė sekrete.

Emra tė njohur tė jetės publike amerikane, si nikoqiri i njė emisioni nė radio, Alex Jones, mendojnė se Komisioni Trilateral, Bilderberg Group dhe Kėshilli i Punėve tė Jashtme, dhe Forumi Botėror Ekonomik po pėrdoren nga elitat pėr tė ndikuar nė botė, nė luftėra e deri te tregjet financiare.

Mirėpo e vėrteta ėshtė se lindja e njė elite botėrore ėshtė pėrshkruar nga Karl Marks e deri te drejtuesi i revistės sė famshme “Foreign Policy”, David Rothkopf. Nėse njė elitė e tillė do ta merrte pushtetin, do tė kishte tregti mė tė lirė nė mbarė botėn.

Barack Obama

Shumė ėshtė ēuar pluhur pėr vendlindjen e presidentit Barack Obama. Pėrkrahėsit e konspiracioneve pretendojnė se Obama nuk ka lindur nė territorin amerikan, qė do tė ishte nė kundėrshtim me Kushtetutėn amerikane. Po tė ishte kėshtu, Obama nuk do tė kishte tė drejtė kandidimi pėr president tė superfuqisė botėrore.

Me familjen e tij me prejardhje tė pėrzier, nga tri kontinente, dhe formėn e ngritjes sė tij, Barack Hussein Obama ėshtė bėrė njė cak i mirė pėr teoricienėt e konspiracionit, tė cilėt mendojnė se Obama po fsheh diēka qė do tė tregonte se ai nuk ėshtė i lindur nė SHBA.

Gjatė fushatės primare tė nominimeve partiake, njė ueb-faqe e njohur bėnte fushatė kundėr Obamas, duke theksuar se ai ishte mysliman, por e mbante sekret pėrkatėsinė fetare. Numri i amerikanėve qė i kanė besuar kėsaj teorie konspiracioni nuk ka ndryshuar krahasuar me kohėn e nominimeve partiake. Nė njė anketim tė kryer nė muajin mars, kur Obama nuk kishte bėrė ende dy muaj nė presidencė, 11 pėr qind e amerikanėve besonin se presidenti ėshtė mysliman. Nė studimin e kryer nga “Pew Research”, vetėm 48 pėr qind e amerikanėve ishin tė sigurt se Obama ėshtė i krishterė.

Njė tjetėr konspiracion i ngritur kundėr Obamas ishte ai qė pretendonte se presidenti kishte lindur ose nė shtetin e babait tė tij, Keni, ose nė vendin e njerkut, Indonezi. Edhe pse Obama e argumentoi nėpėrmjet certifikatės sė lindjes tė lėshuar nė Hawaii dhe njė shkrimi tė njė gazete, komplotistėt thonė se lindi jashtė SHBA-sė.

Njė anketė e kryer gjatė qershorit ka dėshmuar se 77 pėr qind e amerikanėve(42 pėr qind prej tė cilėve republikanė) besojnė se Obama u lind nė SHBA.

E vėrteta ėshtė se Barack Hussein Obama u lind mė 4 gusht tė vitit 1961 nė Honolulu tė Hawaiit. Derisa njė numėr i familjarėve tė tij janė myslimanė, ai ėshtė ushtrues i besimit tė krishterė.

SIDA

Komplotistėt thonė se virusi i SIDA-s ėshtė prodhuar nga Qeveria amerikane dhe shkencėtarėt nuk e thonė tė vėrtetėn kur tregojnė se si ėshtė shpėrndarė ajo.

Kjo teori ėshtė aktive qė nga vitet e tetėdhjeta, kur profesori i biologjisė nė Gjermaninė Lindore, Jakob Segal, ka thėnė se virusi HIV ėshtė prodhuar nė njė laborator tė Qeverisė amerikane. Ky pretendim ka gėzuar pėrkrahje mė tė madhe nė mesin e afrikano-amerikanėve. Njė anketė ka treguar se 25 pėr qind e afrikano-amerikanėve besojnė se virusi u prodhua me pėrkrahje tė Qeverisė amerikane dhe u shpėrnda nė komunitetin zezak.

Njė tjetėr teori komploti pretendon se SIDA nė fakt nuk shkaktohet nga ndonjė virus i veēantė, dhe thjesht ėshtė njė gjendje e krijuar nga faktorė tė jetės, si ēlodhja e sjellė nga pėrdorimi i barnave. Derisa kėta teoricienė janė diskredituar nė pjesėn mė tė madhe, ata kanė marrė pėrkrahjen e disa figurave tė njohura si presidenti jugafrikan, Thabo Mbeki, i cili pėr vite me radhė ngulmon se konsensusi ndėrkombėtar pėr HIV/AIDS-in ishte njė gabim i madh dhe se sėmundja ėshtė shkaktuar mė shumė nga varfėria dhe papastėrtia sesa nėpėrmjet bartjeve seksuale.

Kurse tė dhėnat shkencore dėshmojnė se HIV/AIDS-i bartet nga njeriu nė njeri gjatė shkėmbimit tė lėngjeve trupore. Shkencėtarėt besojnė se virusi ka origjina nga Afrika nė fillim tė shekullit tė njėzet.
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1414


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi