Njeriu i Akullit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njeriu i Akullit

Mesazh  Estilen prej 15.04.10 21:37

Njeriu i Akullit



U gjet nė shtator tė vitit 1991 nga njė ēift gjerman nė Alpe tek kufiri autriako-italian.

Kufoma e tij ishte ruajtur mjaft mirė nė brendėsi tė akullnajės dhe pas njė shkrirje tė akullit rastėsisht ėshtė gjetur. Njeriu i Akullit jetoi pėrafėrsisht mes viteve 3350 dhe 3100 pes.

Padyshim kjo kufomė ishte mashkull. Ai ishte rreth 45 vjeēar. Ishte i gjatė 1.60, qė ėshtė gjatėsia mesatare e njerėzve tė asaj kohe. Kishte ndėrtim tė dobėt (i hollė) me sasi tė vogla dhjami, dhe peshonte rreth 50 kg.

Ai kishte flokė ngjyrė gėshtenje dhe tė valėzuara, mbante mjekėr, dhe nuk ka dallime raciale me popullėsinė e sotme tė Alpeve. Flokėt e tij ishin vetėm 9 cm qė do tė thotė se njerėzit e asaj kulture prenin flokėt rregullisht. Sytė edhepse ishin tharė, qartė shiheshin se kanė qenė tė kaltėr. Atij i mungojnė dhėmbėt e pjekurisė.

Ai ka disa shenja nė trup qė janė menduar si tatuazhe, por mė vonė ėshtė zbulu se janė praktikė e akupunkturės pėr shkak tė njė sėmundje qė kishte ky njeri.

Flokėt e tij janė gjurmuar pėr pėrmbajtje metali, dhe ėshtė zbuluar sasi mė e vogėl e plumbit sesa tek njerėzit e sotėm.

Nė anėn tjetėr sasia e arsenikut ishte mė e madhe. Sipas tė gjitha gjasave Njeriu i Akullit herė pas here ka marrė pjesė nė shkrirjen dhe pėrpunimin e bakrit.

Pas njė ekzaminimi tė stomakut ėshtė zbuluar se nė shujtėn e fundit para vdekjes ka ngrėnė qull gruri, mish dhe perime. Poashtu drithi mund tė jetė ngrėnė edhe nė formė tė bukės.

Njė hulumtim me rreze X ka treguar qė ky njeri u vra me njė shigjetė, dhe maja e shigjetės ka mbetur nė krahun e tij tė majtė.

Shigjeta ka shpuar trupin duke bėrė njė vrimė 2-cm tė gjerė dhe iu ka afruar zemrės pėr pak cm. Organet jetėsore nuk janė dėmtuar por maja e shigjetės ka shpuar damarin kryesor tė gjakut, duka shkaktuar gjakderdhje tė madhe, dhe ka paralizuar krahun e majtė. Mbase pas kėtij sulmi Njeriu i Akullit vdiq pėr pak minuta.

Nga poleni i gjetur brenda organizmit tė tij, dihet qė ka vdekur nė pranverė ose nė verėn e hershme.





Rikrijimi i fytyrės


Rikrijimi i rrobave tė tij (kėtu fytyra nuk ėshtė e tij)


Thika e gjatė 13 cm, pėrbėhej nga njė teh guri, dhe dorėza nga druri i ahut, sė bashku me kėllėfin.



Vegla mė e rėndėsishme e Njeriut tė Akullit ishte sėpata e bakrit. Bishti i saj ėshtė 60 cm i gjatė, ndėrsa tehu 9.5 cm. Nė atė periudhė, sėpata e bakrit ishte simbol i statusit tė lartė. Ndoshta Njeriu i Akullit ishte prijės i fisit ose luftėtar.



Njeriu i Akullit mbante harkun 1.82 cm tė gjatė, ndėrsa shigjetat ishin 84 deri 87 cm tė gjata.


Estilen

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi