Numri 19

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Numri 19

Mesazh  Fegi prej 14.04.10 12:33

Njė zbulim surprizė i "Kodit tė numrit tė Mrekullisė 19"



Konstatohet ekzistenca e Kodit matematikor tė 19-tės nė gjuhėn tonė qysh nga koha e iliro-pellazgjishtes me koncepte me bazė: QI=9+10; DhAs=4+8+1+6; DhEAA=4+8+5+1+1, Gjea=3+10+5+1; Gjae= 3+10+1+5 etj.

SHKIPONJE, SHKIPERIA, SHKIPETARIOS, GJIUHEA/ GJIUHQEZA SHKIPONJE ALBANIA, ARBANIAs etj nė kronologjinė e para erės sė re, te koduar me 19 te.

Hetohet funksionimi i sistemit numėror pellazgo-ilir me bazė 19-tė.

Disa nga legjendat tona mitologjike, tė modeluara me 19-tė.

Legjenda e qytetit tė Shkodrės dhe e rojtėzes Rozafate zgjohen nga gjumi letargjik mijvjeēar me kodin matematikor tė 19-tės.

Ēfarė ėshtė kodi matematikor i numėrit 19.

"Numrat kanė veti tė mbinatyrshme, vetė Perendia ėshtė njė numėr dhe harmoni", thoshte Pitagora i madh. (569-470p.K) Kur e zbuloi teoremėn e famshme, ai e quajti atė trekėndėshin barabrinjės si "trekėndėshi i pėrsosur" e flijoi njė hekatombė. Nė respekt pėr aktin e krijimit dijetari nuk i hante bathėt, sepse i shėmbėllenin organit ku depozitohej fara e riprodhimit. (Lukiani, "Vep. tė Zgj.", bot. 1976, f311, "Shitja e Jetėve nė ankand")

Ndonjė "sekret", nga kėto thurjet dhe lojrat me probleme matematikore me gėrma numra, ku pėrfshiheshin zgjidhje misteresh, pėrgjigje pyetjesh tė ndryshme, profetizime, pjesė nga libra tė shenjtė, specialitete tė orakulltoreve, na e jep edhe vetė Lukiani i shek II.

Germat e alfabeteve antike kishin edhe vlera numerike dhe me kėto sajoheshin kombinime matematikore. Kėtė shkencė priftėrinjtė ebraikė e quanin Kabala ose Geomatriah. Kėtė metodė e njihnin edhe egjiptianėt, fenikasit, helenėt, indutė, arabėt dhe siē po na rezulton edhe pellazgėt e gadishullit tonė qė nė lashtėsi quhej Evropa.

Pėr njohje dhe pėr kuriozitet kishim lexuar ndonjė literaturė pėr disa zgjidhje tė kėtyre enigmave tė fshehura, psh po kujtoj kėtu zgjidhjen e "Zbulesės sė Joanit".

Kohėt e fundit u informova se matematika me shumfishat e plotpjestueshėm tė 19-tė ishte praktikuar gjerėsisht nė ndėrtimin e Kur'an-it a.s. dhe se aty ėshtė konservuar me njė sasi tė jashtzakonshme. (shih librin Ahmet Didat, "Kur"ani mrekullia mė e pėrsosur"; shih edhe art. As. Prof. dr Sadije Bushati, "Kodi Matematikor i Kur'anit", Gusht 2002)

Atėhere si ėshtė kjo matematikė germash? Po japim njė ide: Njė emėr ose njė fjali mund tė llogaritet me shumėn numerike tė germave, sipas tabelės me vlerat numerike qė ka njė alfabet i caktuar. Shuma e pėrgjithshme e mbledhjes sė vlerės duhet me doemos tė japė njė shumė tė plotpjestueshme me numėrin 19-tė. Nė rastin kur ne vetė e sajojmė, mund tė bėjmė manipulim duke shtuar aq germa aq vlera tė vogla sa mungojnė, ndėrsa kur kėtė "shkencė" e kanė bėrė qė lashtė tė tjerė, ne na mbetet vetėm ta rizbulojmė dhe rillogaritur saktėsinė. Njė mėnyrė tjetėr ėshtė hartimi i njė fjalie, thirrje apo vjershe me nja 19 copė germa gjithsejt etj.

Kur'ani hapet me Ajetin: "Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim", qė nė gjuhėn arabe ka gjithsejt 19 copė harfe/gėrma. Nė Ajetin e 30-tė tė Sures Al- Mud-DaQ-Qir shkruhet: "Mbi tė vigjilon 19-shi". Dhe rezulton se "numėri i mrekullisė, numėri vigjilent", siē ja thekson vetė Kur'ani kėto epitete, gjėndet qysh nė titullin, qė jep njė vlerė numerike 608:19=32 ose 19x32. Vetė "Shpallja" kryesore nė Kur'an a.s "ALL'LLAHU EKBER"/Zoti ėshtė mė i madhi" jep: 1+30+30+30+30+1+600+400+5+ 20+2+5+100 = 1254:19+66 ose 19x66.

Didat u bėn lutje njerėzve qė do ta kuptojnė, ta pėrhapin kėtė mrekulli tė re tė Kur'anit a.s.

Ne do tja mbajmė disi fjalėn z.Didat..

Bėhet fjalė se kjo lloj "mrekullie e 19-tės" ka qenė e njohur nga pellazgoiliret shume kohe perpara eres se re.

Nga rrodhi Kodi 19 dhe ēfarė shpreh ai.

(shėn: Nė llogaritjen e vlerave numerike tė gėrmave pėrdorim vlerat sipas alfabetit grek. Pėr lehtėsi kuptimi pėr lexuesit kėtu pėrdorim alfabetin latin, me pėrjashtim kur duhet patjetėr germa specifike. Nė alfabetin grek ka shumė raste qė njė germė ka dy vlera psh K=20 dhe Ksi=60; O=70 dhe omega=600; S=200 dhe stigma=6; e=5 dhe H eta=8 ; nje germe mund te marre nje vlere aq mijshe sa ka vleren fillestare etj.)

Helenėt qė kishin arritur njė stad tė shkėlqyer tė qytetėrimit dhe tė inteligjencės nė krahasim me qytetėrimet pararendėse, kishin integruar dhe inkorporuar edhe mitologjitė e hapėsirės pellazge e anatoliane.

Por, duke dashur qė ti "modernizonin", ose nėn preteksin e "pastrimit tė stallave tė Augias barbarit", nė ndonjė rast "nė vend qė ti vinin vetulla i nxorėn edhe sytė" origjinaliteteve tė lashta, qė mbanin me vete edhe ndonjė sekret.

Po bėjmė njė provė nė rastin konkret. (Lexuesi si fillim tė fiksojė kėto koncepte QI/19; DhEAA/19 dhe GJEA/19, ku 19 ėshtė vlera numerike e gėrmave.)

DhEAA/19 ose Gjea/19 pėr tokėn/dheun, pėr pellazgėt konsideroheshin si elementi primordial nga i cili rridhnin tė gjitha prejardhjet e shėnjta. Mirėpo helenėt e shkruanin Gea dhe kjo nuk e jepte vlerėn 19, siē e jep Gjea e gjuhės sonė.

Nė shek VIII p.K Hesiodi kishte shkruar veprėn Teogonia nė tė cilėn shpjegonte rendin e prejardhjeve, si mė poshtė: i pari gr."Xaos", zbrazėsia nuk jep plotėsim me 19-tė. Me shqip, KAOsZI=114/19x5, i ka edhe atributet e errėsirės sė kaosit, sipas funksioneve qė i jep mitologjia dhe plotpjestimin me 19 tė.

Pastaj nė bashkkohėsi me tokėn lindi dashuria gr. EpOs, me shqipe EQROs=190/19x10. Koncepti ka brėnda EQE/19x1 ethshmėrinė, nxehtėsinė.

Erosi fillimisht mendohej nė formėn e njė guri tė papunuar dhe nga kjo "vezė primordiale" lindi Erosi. Me shqipe koncepti Ve-zea=418/19x22, dmth zėnia nė vezė. Me shqip ky "Guragur"=1007/ 19x53.

Pa asnjė lloj elementi mashkullor gjeneroi gr. Oiranos /Urani qė nuk jep plotpjestim; me shq. YQRANA=570/30x1 dhe KIELLQI=114/19x5, jep konceptin e plotė "qiell me boj qielli ditėn dhe qiell me ythėsi tė shumtė natėn.

Viojnė shtatė Titanėt: 1. gr.Okeanos, shq. OQEAN=665/19x35; 2. gr. Xeo; shq. KEO=95/19x5; 3. gr.Xpio shq. KRIOQ=209/19x11; 4. gr. Yperion, shq. EPERQI=209/19x11; 5. gr. Iapetos, shq. GJIAPEEQI=133/19x7; 7. gr. Xponos/Kronos, burri i Reas, babai i shumė fėmijve, ndėr tė cilėt i Zeusit, Poseidonit etj. (shq. RhEA=114/19x6, ka kuptimin edhe tė resė-nuses dhe tė resė qiellore qė lėshon shiun).

Nė mitologjinė greke funksioni e etimologjia e Kronit me njė lojė fjalėsh Xponos ishte "Koha". Nė mitologjinė e harruar shkiptare, funksioni i Kronit ka qenė si zot i ujrave. Rrėnja KRO jep vlerėn 190/19x10 plus Gjea=19, marrim konceptin "ujrat-burimet e tokės".

Dhe tė sqarojmė nė parantesė se bėhėt fjalė pėr "njė gjuhė qiellore", sic do ta trajtojmė, nė njė nėntitull mė poshtė. Nė toponiminė tonė Kroje/ kronjet, krue-t janė tė shumta, kujtojmė psh edhe Mali Kronjgjit. Etimologjia si KRREUJIA=646/19x34 e shpreh mė mirė edhe autoktoninė gadishullore tė lashtė tė kėtij zoti tė lashtė qė kishte mbytur edhe tė atin e vet, si mohim i sė vjetrės.

Ndėrkaq edhe kuptimi tjetėr pėr atributin e kohės del me shq. si KROORA= 361/19x19, qė shkon afėrsisht me ditėt e vitit, sepse ORA=171/19x9, ka qenė njė qenie mitologjike konkretisht pėr kohėn dhe stinėt etj.

Me sa duket, si ne Egjiptin e lashte, java mund te kete qene 9 diteshe.

Vete Zeusi me shq. jep ZoaQi/=627/19x23; ZohQA=95x19X5; ZEEUSI=.627/19X33.

Vajza dhe dhia AMALTEIA, (qe ushqyen Zeusin e vogel ne nje shpelle te Kretes, duke e shpetuar nga ndjekja qe i bente Kroni per ta ngrene) kane vleren 1367/19x73.

Kro-nin e mbyti Zeusi dhe e hodhi nė Tartar, me shq. TARTARIE=817/19x43 ose me konceptin e afėrt tjetėr nė QERTORE=589/19x31. Realizohet "mohimi i mohimit"...

Kėtyre iu bashkangjiteshin: gr. Qeia, shq. QEIANA+76/19x4; gr. Pea, shq. Rhea=114/19x6; gr. Temi, shq. QEMNI=114/19x6; Mnemosine, shq. Febe, FEEBA=513/19x27 dhe TETI, shq. QEQIDA=38/19x2....

Kėtu e ndėrpresim, sepse nuk kemi ndėrmend tė mbesim nėpėr xhunglat e mitologjisė. Kjo duhet bėrė me njė punė grupi tė kompjuterizuar etj.

Me tė drejtė ngrihen pyetjet: ėshtė realitet kjo llogaritja me 19-tėn nga pellazgo-ilirėt, apo njė "romantizėm", njė koinēidencė dhe manipulim? A kemi gjė tjetėr pėr ti shtuar? Pėrse kjo QI/Thi-derr, na paraqitet me kaq rėndėsi?

Pėrgjigjem: para disa vjetėve, duke lexuar thjeshtė pėr njohje legjendat e lashta tė themelimit tė qytezės Alba (Albalonga) dhe tė Romės, mė kishte rėnė nė sy flijimi i njė dose tė bardhė /cinghialessa me 30 gica tė vegjėl, nga Eneu, me rastin e fillimit tė punimeve inauguruese.

Ky emėr kaq i gjatė menjėherė mė kujtoi njė Thingjialeshkė tė shkipes dhe Gicat e vegjėl tė bardhė, nė njė shkrim timin i pata quajtur "gjijca gjijpirės". Autoriteti evropian Grimal, theksonte se Eneu vinte nė Lacium pasi kishte qėndruar mė parė nė Epir dhe nė Iliri, me vehte ai kishte sjellė edhe njė skllave rome tė quajtur Rome ose Rea. (P. Grimal, "Enciclopedia dei Miti", 1990)

Nė tė gjithė hapėsirėn tre gadishullore, Thiu konsiderohej si njė flie e preferuar e Qiellorėve. Beja e shoqėruar me njė flijim thiu ishte ndėr mė tė rėndėsishmet e tė besueshmet, nė botėn e gadishullit tonė.

Agamemnoni u detyrua tė bėntė njė tė tillė para tėrė grekėve, se "nuk e kishte prekur seksualisht dhe e kishte respektuar Brizeidėn, skllaven e preferuar tė Akilit" dhe po kėshtu edhe pėr Krizeidėn, bijėn e Krezit. Me kėtė rast shtatzania e kėsaj tė fundit iu ngarkua Apollit.

Tek Enea duket se kemi njė ENIEEU= 5+50+10+10+5+5+400=475 ose 19x25. Dhe qė ky duhej ta kishte kėtė kod shihet se kėtė e kanė edhe RhEA=114/19x8 ose ROOME=285/19x15gjithashtu edhe Askani/ASHKAANA=874/19x46.

Duhet tė shprehim mendimin se nga gadishulli ynė e konkretisht edhe nga ilirėt, ka pasur njė eksportim kulture e gjuhe nė gadishullin italik, shoqėruar edhe me dyndje fisesh.

Kėtė mendim e shpreh edhe dr. Zeqo. ("Aspekte tė kulturės, kulteve dhe tė artit ilir", Studime Muzeologjike, Nr.1, 2002) Zeqo shkruan aty edhe pėr 7 copė pllaka bronzi me shkrime tė padeshifrueshme qė mendohet se i pėrkasin Gentit tė Shkodrės. Ne po sjellim njė shembull, tė aplikimit tė matematikės sė 19-tės, nė njė pllakė, qė nuk dihet se ėshtė ilire apo jo.

Mė 1999, Nermine Vlora botoi njė foto tė njė pllake (apo statuete?) qė ruhej nė muzeumin arkeologjik tė Firences dhe pėr mbishkrimin sillte deshifrimin qė asaj i kishte rezultuar. (Simp. II "Shkodra nė Shekuj", Vėll. 2,"Shkodra dhe gjuha pellazgo-ilire", f 5-12)

Bėhej fjalė pėr njė nga ato tipet e monstrave qė nė lashtėsi i kombinonin me kafshė tė ndryshme gjakpirėse etj dhe qė i quanin Kimera. Ne e kemi zmadhuar minifoton e N. Vlorės dhe kemi sjellė edhe dy fotokopje tė tjera ilustruese.(shih fotokopjet)

Kėtu po sqarojmė diēka. Nė Iliada pėrshkruhet se si njė farė Preti e kishte nisur dhėndėrin e tij "Belerofontin bir Zotash" tė shkonte tek Liqianėt (Likia te liqenet nė Anatolinė jugperendimore) dhe me vehte i kishte dhėnė njė pllakė tė shkruar me shėnja. Shtėpia mikpritėse e njė "plaku shejt" e gostiti mikun nėntė ditė dhe tė dhjetėn i lypi "pllakėn me shenja".

Dilte se Preti kishte nisur njė "pllakė me shenja tė zeza", ku sipas saj, Belerofonti duhej tė vriste njė kimerė-lubi, "qė asnjeri nuk e kishte vrarė". Ajo ishte " me kokė luani, dhi nė mes, nė bisht dragua dhe zjarr shkrumbues villte nga goja dhe ishte farė e fis me hyjni". (Homeri, VI-210-250)

Preti pra kishte dashur ta vriste dhėndėrin. Belerofonti i kalon provat dhe liqianėt i japin pėr grua njė vajzė tė bukur, me tė cilėn lind tre fėmijė: Isandrin, Ipolokun, Laodamijen.

Me kėtė Zeusi lindi Sharpedon hyjnorin. Ky Sharpedoni me anėn e gojėdhėnave del edhe si "farefisni gjaku" me Diomedin nga Argosi dhe me kėtė rast asnjėri nga tė dy palėt nė duel nuk pranon tė ndeshet. (shih kėto emra dhe aty edhe Nimfėn Abarbare. Iliada, cit.)

Tashti ti kthehemi pllakės dhe interpretimit qė ne bėjmė. Si fillim kemi kėto vėrejtje serioze:

1. Z. Vlora/Falaski ka ngatėrruar njė shqiponjė me brirė sqapi me "njė dash qė e ka gėlltitur luani", siē e interpreton ajo. Edhe me sy tė lirė kushdo e sheh se nuk kemi tė bėjmė me njė dash, pastaj luani nuk ėshtė njė kafshė gėltitėse nė ato pėrmasa dhe brirėt e dashit janė ndryshe.

Sipas sa sipėrcituam nga Homeri dhe siē shihet edhe nga simotrat arkeologjike, dhia/skjapi janė njė pjesė e pėrngjitur e trupit tė kimerės. Nė kėtė rast kemi njė varjant njė kokė shqiponje me brirė skjapi.

2. Mendojmė se deshifrimi edhe nqs mund tė qėndrojė, nuk pėrbėn kuptimin kryesor.

Ja interpretimi ynė: Kimera si ide etimologjike shkon me KIMRA tė shq. me 171 ose 19x9, si qėnie tė vogla gjakpirėse, qė pastaj me fantazi edhe zmadhoheshin.

Nė leximin kemi: QINSHE (874/19x46) KEPQ (114/19x6) FIJQIN (589/19x31), pra kemi njė deshifrim me 19-tė qė tregon: "Thinshe Kepth/kap Fijthin/fillin", dmth me sekretin matematik tė numėrit Q+I=19 duhen deshifruar edhe kafshėt qė bėjnė pjesė nė kėtė kompozicion dhe kemi edhe konditėn qė shkrimi i kafshėve duhet i plotpjestueshėm me 19-tėn dhe njėkohėsisht tė na japė edhe kuptimin e shėnjes sė zezė.

Atėhere ne na rezulton: LUANIZIE= 513/19x27; SHKIPONJE= 1045/19x55; DIBRISKJAPQI=456/19x24; GJARPIREZEZE=323/19x17.

Por, vetkuptohet se fjalėn e fundit do ta kenė specialistėt kompetentė.

Me legjendėn e qytetit dhe portit tė Epidamnit dhe Dyrrahut.

Herakliu dhe i biri Hylli, mbahen nga literatura shkencore e mitologjisė se i pėrkisnin mijv. II p.K. Autorėt antikė shkruajnė se Herakliu e kishte zėnė Hyllin me nimfėn ilire Melita, dhe se ky Hylli na paska qenė bazileus me kryeqender qytezėn Hyllei dhe fisin Hylleish, pranė Bylisit nė Mallakastrėn e sotme.

Po kėto identike, ndodheshin edhe nė Dorida, nė Peloponez tė Greqisė. Herakliu ishte prezent edhe nė legjendėn e lashtė tė Epidamnit dhe Dorsit/Dyrrahut etj.

(Scylacis, shek V p.K Periplus, 22,26; S. Bizantini, shek VI, Ethnika, f 419, f 421 nė "Ilirėt...". Citon Apollonios, Kalimahun Apollodorin, Haraksin, paraqet analiza gjuhėsore dhe emėrtimet e fisit dhe banorit, jep edhe varjante mitologjike tė tjera; Apiani, Bella Civilia, II, 38 etj; E. Jacques, Shqiptarėt, f 124, bot. 1996 etj)

Ta analizojmė tani mitologjinė e lashtė qė pėrmendėm, nė pjesėt ku ai lidhet me teritoret tona. Te emri IRAKLI kemi 10+100+1 +20+30+10=171/19x9 e po kėshtu edhe te grafia QERAKLEA=171/19x9, qė gjendet nė njė amforė tė shek VI p.K.

Njė tjetėr grafi kemi: QIERAKLEI=190/19x10.

Nė regjistrimet e grafisė greke HRAKLEs dhe nė atė latine ERACLE shohim se nuk realizohet plotpjestimi. Duhet tė shėnojmė kėtu se fisi i Dorėve e mbante veten si trashigimtari autentik i Herakliut dhe pėr kėtė arėsye, nė tė gjitha vende e qytetet ku kishte mitologji me Herakli, ata pretendonin, pjesė nė pronėsi, avantazhe sovraniteti etj.

Marrim tani Hylli-n i cili me grafitė greke nuk jep plotėpjestim. Por, ai e jep plotpjestimin me shqipe ku gjejmė HYZ= 600+400+7 = 1007 qė jep 19x53, ose varjantin HYQZI qė shkon me 1026 ose 19x54; ILLIEI me 95 = 19x5; YLLEI me 475=19x25.

Vėrtetohet kėshtu se ndėr pretendentėt mitologjikė qė i kanė dhėnė emėrtimin Ilirisė ky zėn me sa duket vendin e parė. Tani analizojmė nėnėn e HYQZIT, Melita dhe nėnėn e saj, AIGAIS ose ARGEIA, siē i jep Bizantini. Do tė vėrejmė se me grafitė helene nuk kemi plotpjestim. Por, shikojeni "sekretin pellazg-ilir", se si e jep MELIQA = 40+5+30+10+9+1=95:19=5 ose 19x5 =95:19 ose 19x5 dhe ky ėshtė kodi origjinal e autokton sepse ka Q.

Po e ilustrojmė nė parantesė paksa edhe kėtė Q, qė mė tutje do ta shohim mė tė detajuar. Psh tek emri PARQ kemi 80+1+100+9=190 ose 19x10, qė pėrbėn njė rrėnjė me kuptimin etimologjik pėr "bardh" nė shqiptim evolucionin e sotėm. Ky i bashkėngjitet fisit PARQINsI = 80+1+100+9+10+50+6+10=266 ose 19x14. Emri i fisit tė PARTHINEVE del i regjistruar nė autorėt antikė.

Te Livi, psh kemi kemi URBER PARTHINORUM dhe njė JUPPITER PARTHINUS. (XLIV-236). Nė kėtė pikė ka qenė menduar se romakėt kishin bėrė njė pėrkthim nga emri i kėtij fisi me njė etimologji si "Bardh" me ekuivalencėn ALBANI. (I pari Hani, pastaj edhe Th. Kacori, "Kontribut pėr studimin...f142)

Siē e shohim kjo ide funksion, porse jo si pėrkthim romak, por si dy varjante ekuivalente ilire.

Me analizėn e kėsaj metode Jupiteri romak shkon me shkipe si GJIUPIQER me vlerėn 627 ose 19x33, ndėrsa PARQINsI me vlerėn 266 ose 19x14. Sipas mitologjisė ParQa ishte njė bijė e Ilirit etj. Ta vazhdojmė edhe paksa demostrimin: marrim ALBANIA= 1+30+2+1+50+10+1=95 ose 19x5. Kemi plotpjestim.

Tani marrim BARGULUM (Livi XXIX,12, 13) afėr Epidamnit dhe BARDHAJ afėr Shkodrės dhe bazileusin e hershėm BARDHYLI. Nė emrine parė, qė romakėt e shkruajnė sipas modės sė tyre, me interpretimin tonė kemi: PARQGJIQI= 80+1+100+9+13+9+10 =152 ose 19x8 e plotpjestueshme. Etimologjia shkon si Bardh +Gjithi, qė mbase lidhet me ndonjė qytezė port detar.

Tek Bardhaj e kemi rrėnjėn PARQ [80+1+100+9=19x10] + DhAs [4+8+ 1+6=19x1] dhe e gjith kompozita jep 209:19=11 ose 19x11. Etimologjia me kėtė rast ėshtė Vend i Bardhė. Te BARDHYL kemi PARQ+YLLEI qė jep vlerėn e pėrgjithshme 665:19=35 ose 19x35 dhe kėshtu ēėshtja e BARDHYLIT si kompozitė me etimologjinė Ylli i Bardhė, mund tė konsiderohet mė e afruar. Kėtu mund tė vėrejmė evolucionin kohor fonetik.

Dhe ta vazhdojmė aty ku e lamė me Melitėn, nėnėn e Hyllit, birit tė Herakliut, i cili i jep edhe i pari emrin Ilirisė. MeliQa ka ngjajshmėri me nimfėn Melissa qė e kemi tė regjistruar te legjenda e Durrėsit, por grafija e prezantimit nė tekstet autoritare tė mitologjisė si MELISSA nuk jep plotpjestimin. Ky del nė formėn MELISA = 40+5+30+10+200+1=285 ose 19x15, qė ėshtė ruajtur tek ne.

Sipas autoriteteve etimologjia shkon me l'Ape = Bleta, duke u bazuar nė greqishte, porse ne na duket se shkon si AMELIQ - MELIQA, me ndėrrim pozicioni tė "A", pra si njė "ambelsi" e mjaltit.

Kėtė e nxjerrim se nė shqip bleta ka termin e vet dhe jep BLEQIA=2+30+5+9+10+1=57 dmth 19x3, ēka edhe vėrteton katėrcipėrisht se kemi dy emra tė ndryshėm. Etimologjia e emrit Melisa ėshtė ambėlsia e mjaltit, porse kėtė konkluzion e ruan shkipia me nimfėm MELIQA.

Kujtojmė se afėr Durrėsit gjėndej Kepi Meelie, qė gjėndej nė hartat e Ankonės sė shek XIV dhe se perandori bizantin Porfirogjeneti nė shek X, na e kujton se akoma pėrmendej njė log "Melisonios ku Poseidoni fjeti me Melisėn". (Konf. II. Stud Alb. 1969, A. Dyselje,"Dalja nė det..." f 126, nxjerė nga Jorga; Bur. Biz. 1975, Porfirogjeneti, f 20)

Marim edhe emrin e Kepit Meelie, pėr ti bėrė analizėn linguistike orakulltare tė kodit 19 (Kjo ėshtė njė metodė qė nuk ka tė bėjė me mėnyrat tradicionaliste tė linguistikės) dhe ja: 40+5+5+30+10+5=95:19+5 ose 19x5. Shihet qartė edhe vėrtetėsia e autorėve antikė qė nuk i ngatėrronin kėto dy nimfa.

Nė kėtė rast etimologjia duket se lidhet me Miele njė sipėrshtresė ose pėrkthim i gabuar italian, sepse kodi nuk na lėn tė gabojmė sepse kemi edhe MJALQE =40+10+1+30+9+5 =95 ose 19x5 dhe ky ėshtė kodi dhe trashigimia origjinale kėmbėngulėse e popullit tonė.

Ja edhe surpriza tjetėr, vendi ku Melisa "flejti" ose mė mirė "u pallua nga Poseidoni", qė shkon me BISHT PAALLA = 2+10+800+300 +80+1+1+60= 1254:19=66 ose 19x66. Dhe tė mos bėheni aspak xhelozė sepse POSHEIDHONI nuk ėshtė njė perendi helene, por shkipetare.

Edhe Nėna ARGEIA/AIGAIS, njė nimfė lumi dikund andej nga Myzeqeja, siē e thamė nuk flet me grafitė e shqiptimet greke, "ajo han vetėm shkipe" dhe ja: ARGIEQE=133 ose 19x7. Kjo shkon me etimologjinė Gjiearta.

Dhe meqė jemi aty rreth Durrėsit e Parthinėve, tė shohim edhe emrin TAULANTA, qė ishte edhe kjo njė bijė e Yllit tė RI/Ilirisė ku kemi 300+1+400+30+1+50+300+1= 1083 ose 19x57.

Tani ti hyjmė EPIDAMNit, ku paradhėnije duhet ta presim llogaritjen e orakullit, sepse ėshtė njė emėr madhor, atėhere: EPIDAMN = 5+80+10+4+1+40+50=190 ose 19x10 punto.

Duke e kthyer nė shkipe marrim kompozitėn "DAMNI I MAQE", e cila i shkon me etimologjinė e Demit dhe tė vetė konfiguracionit qė paraqet vija bregdetare e Durrėsit. Te DAMNI I MAQE kemi 4+1+40+50+10 =95 dhe 10+ 40+1+9+5 = 95+1064=1159 ose 19x16.

Legjenda thoshte se bijėn e Epidamnit/Demit tė Math e la shtatzėnė Poseidoni dhe kėshtu lindi Dyrrahu. Mirėpo kodi 19 nuk hyn nė funksionim me grafinė greke, por hyn me shkipen si POSHEIDHONAA (kompozitė Po+shėmbet/fundoset/tronditet+Dheu) ku kemi 80+70+800+5+10+604+70+50+1 = 1691 ose 19x89.

Plotpjestimi vazhdon me DORsI = 4+70+100+6+10=190 ose 19x10, i cili padiskutim duhet tė jetė njė tip demi i ri ose MZAQ=57/19x3; varjantin DEMAAs=57/19x3; QAAROGs/taroēs=190/19x10 Vini re forma DORsi me njė hundore si o-u-a, qė e ruan edhe sot Durrėsi, ka pėrparėsi ndaj regjistrimeve si Dyrrah, Dysrrahion etj.

Shuflai i pari kishte hedhur mendimin pėr njė formė tė tillė, ku ai shihte njė lidhje me dorianėt. Legjenda vazhdon me Jon/GJION i biri Dorsi-t, qė jep 13+70+50=133 ose 19x7, tė cilin Herakliu "padashje" e ka hedhur ne det, me qėllim qė ky dmth deti, tė marrė emrin Deti Jon dhe pėrfundon tek fusha Hellopia, sepse "Hellopi ishte i biri i Jonit/Gjionit".

Atėhere QEALLOPI, biri i Gjionit = 20+5+1+60+70+100+10=266 ose 19x14. KAONIA= 20+1+70+50+10+1= 152 ose 19x8 dhe GERIONI i stėrlashtė gjyshi i gjedhėve. Nė njė studim tonin ne e kemi venė nė dukje atė qė thoshin autorėt e hershėm antikė si Hekateu etj se "Gerioni ishte njė bazileus i lashtė i Epirit". (Arriani, II, 16. Citon Hekateun e shek VI p.K.)

Nė njė amforė tė shek VI p.K paraqitet Herakliu dukeluftuar me Gerionin me tre koka qė nė mburoje ka shqiponjėn e zezė. Shikoni se nė ēfarė mėnyre madhėshtore i ka ngulur "hunjtė" nė tokėn e tij pellazgu-iliri! A ėshtė kjo njė rastėsi?!

Mitologjia e Epidamnit pėrmban marėdhėnije ngjizje Perendi me bijat e bazileusave, me metamorfizime etj. Ne e kemi shprehur mendimin se "Damni i Mathe" duhej tė ishte i biri i Zeusit me Jonėn, njė ekuivalent i Apisit egjiptian, i biri i Izidės me "mistere tė shumta", nqs nuk ka qenė ndonjė Zeus ekuivalent.(gr. Epafi; shq. APEQI=95/19 x 5.

Mendojmė se egjiptianėt dhe fenikasit e lashtė ishin ngjitur deri kėtu lart, nė kėrkim tė hekurit, robėrve e mjaltit pėr mumifikimet. Autorėt e hershėm antikė theksonin se fiset adriane tregtonin skllevėr.

Jo mė kot Herodoti kishte thėnė se "priftėrinjtė orakuj helenė kishin nxjerrė tė drejtėn pėr tė kopjuar dhe adoptuar perenditė pellazge" dhe thėnien tjetėr se " Orakulli i Dodonės sė Janinės dhe ai i tempullit tė Amonit nė Teba tė Egjiptit, i pėrgjigjeshin njėsoj pyetjeve, profetizmive, interpretimeve etj.

Nė idenė e Pitagorės dhe Herodotit e provova "metodėn thinshe 19" te perendia Amoni/Dielli i egjiptianėve: AMONI= A=1 + M=40 + O=70 + N=50 = I=10= 171.

Numėri dilte i plotpjestushėm me 19, nė rastin konkret kemi 171:19=9 ose 19x9. E njėjta plotpjestueshmėri merrej edhe nė grafinė mė tė pėrhapur HAMMON= H=8 + A=1 + M=40 + M=40 + O=70 + N=50=209:19=11 ose 19x11 dhe po kėshtu edhe nė varjantin mė tė pėrdorshėm popullor nė Egjipt AAMUN qė jep shifrėn 532:19=28 ose 19x28.

Kėshtu mė rezultonte se vėrtet All'llahu si vlerė numerike ishte mė i madh se Amoni/diell dhe realisht diej mė tė mėdhenj se ky i yni, ka sa tė duash.

Kėshtu provova edhe DIEQI = 4+10+5+9+10=38 ose 19x2...

Me kėtė rast po i pėrgjigjem njė "kompetenti", se nqs kėto tė mijat qenkan "romantizėm/magjistarizėm", kap/kepth e lexo tek Kur'ani a.s. se ke Kod 19-tė, nė shifra tė pabesueshme.

Nga kėrkimet e hershme tonat pėr kodin e 19-tės

Nė idenė e thiut tė Romės, unė vendosa gėrmat si QI, qė me kėtė rast shkonte edhe me njė etimologji si Thiu/derri dhe vura re se vlera numerike ishte 19. Njė sajim si DEQA jepte po kėtė 19. Duke e menduar T greke nė shumė raste si njė ish Q e vendosa kėtė te QEQIDA, nėna e Akilit, dhe vura re se vlera ishte 9+5+9+10+4+1=38, dmth sa dyfishi i QI, ose 2x19. Mė pas e gjeta edhe te DIEQI qė jepte 2x19.

Bazuar te QI e vendosa Q pėr kuriozitet edhe te DERR qė jepte QER dhe vura re se rr e fortė binte dhe se QER jepte njė vlerė 9+5+100= 114, pra sa trefishin e QI.

Tashti, fillova tė kuriozohesha me idenė se mos kishim tė bėnim me ndonjė lloj sistemi numėrimi tė llogaritur mbi kėtė bazė dhe sinqerisht mė ngatėrrohej edhe thiu pėr dhi, kinji etj. Problemi nuk qėndronte aspak te etimologjia korrekte, por te idea pėr tė kapur diēka qė mund tė na ēonte tek njė sistem numėrimi dhe tė ndonjė metode kabaliste.

Kėshtu vazhdova nė kėtė rrugė duke improvizuar pėr 4-katrėn njė dyfjalėsh si KAQHE QIQE (katėr thithe/thithse-cica- gjij) i cili jepte: 20+1+9+8+5 +9+10+9+5=76 dhe qė pėr njė surprizė ishte 4x19.

Eca shpejt te Pesa/Penta me njė PEQA = 80+5+9+1=95 pra 5x19. Te Gjashta kishte pėrsėri vėshtirėsi improvizimi dhe gjeta njė GJIAQ-ZIEN-QI= 13+10+1+9+7+5+50+9+10= 114 ose 6x19.

Mund ta kuptoni se duheshin fjalė me shuma tė vogla me qėllim qė edhe tė realizohej plotpjestimi.


Pėr Shtatė sajova QAQEMIQN = 9+1+9+5+40+10+9+50 = 133:19=7 ose 7x19.

Pėr Teta vazhdova me QE-QAN- MIQ-QI = 9+5+9+1+50+40+10+9+9+10= 152:19=8 ose 19x8.

Nanda u sajua si NONA= 50+70+50+1= 171 ose 19x9.

Dhjeta kuptohej si njė DHieQia, qė nėnkuptonte kėmbėt dhe brirėt e dhisė plus kėmbėt e thiut.

Ky lloj hulumtimi ka qenė thjesht nga ato provat e punės qė pėr pesė para edhe hidhen tutje, por unė e ruajta. Njė ditė si pėr ironi mė shkoi mendja te ajo shprehja:

"THARKU I THIUT THURET ME THUPRA THANEET"dhe shikoni tani surprizėn QARKU I QIUT QURET ME QUPRA QANEET" jep kėto vlera 530+10+719+814+45+590+370= 3078 qė pjestuar me 19 jep 19x162.

Kjo na paskesh qenė njė shprehje e konservimit tė kėtij Kodi tė Q+I=19-tė.

Me kėtė pastaj zbėrtheva DhAs/Dheu= 4+8+1+6+19.

Nga kėndej kalohej te ditėt e javės E DIELLQsA= 4+10+5+60+ 9+6+1= 95 dmth 19x5.

E HANDQA = 600+1+50+4+9+1= 665 dmth 19x35.

E MAARQA = 40+1+1+100+9+1= 152 dmth 19x8...

pėr tė kaluar tek 30 ditėshi i muajit me MOOJQI=40+70+70+10+9+10= 209 ose 19x11, qė tė ēonte te 30 gjijcat e vegjėl dhe te Mojthi i folklorit. Gjieto Muji jepte GJIEQA=38/19x2; MOOJI 209/19x11.

Por, asokohe nuk isha nė gjendje ta interpretonja si njė sistem i madh i lashtėsisė dhe vetkuptohet se kėtu tek ne do tė konsiderohej "si njė marri" dhe kėshtu e lashė nė tavan, "nėn kritikėn brejtėse tė minjve"...

Agron Luka
avatar
Fegi

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numri 19

Mesazh  Equinox prej 07.10.11 13:11

- Nė Japoni 19, ėshtė njė shenjė e fatit tė keq, sepse ai thuhet Juku, i cili gjithashtu do tė thotė "brengat e pėrsėritura".
- Nė Ungjillin e Markut, janė tė listuara 19 mrekullitė.
- Nėntėmbėdhjetė kapitujt e librit tė Urtėsisė nė Dhiatėn e Vjetėr.
- Nėntėmbėdhjetė djemtė e Davidit qė lindėn nė kohėn kur ai ishte nė Hebron dhe Jeruzalem. (1 K 3,1-9)
- Nė Besimin Bahį'ķ, kalendari i tyre ka 19 muaj dhe 19 ditė.
- Gautama Buda ishte 19 vjeē kur ai u largua nga pallati i babait tė tij dhe shkoi nė kėrkim tė urtėsisė.
- Sipas Edgar Cayce, lindja e Krishtit ka ndodhur nė ditėn e nėntėmbėdhjetė tė marsit.
- Ritet dhe simbolizmat nė ceremonitė e ndryshme tė pėrbashkėta tė Khmerit identifikonin 19 shpirtrat jetike apo Proloeung.
- Numri 19 ėshtė pėrdorur gjashtė herė nė Bibėl.
- Nė Kuran, Sura LXXIV vargun 30 thotė: "Nėntėmbėdhjetė engjėjt janė pėrgjegjės pėr tė ju mbrojtur."
- Sura xhin ėshtė sure e 19 e Kuranit. Dhe nė kėtė sure fjala xhin ėshtė pėrmendur 19 herė. Pėrveē kėsaj, nė vargu e parė tė sures xhin, fjala xhin ėshtė pėrmendur 19 herė.
avatar
Equinox

257


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numri 19

Mesazh  Gon! prej 07.10.11 13:39

Numri 19 ne Kuran

1. Strofa e parė (1:1), e njohur si “Bismilahi,” pėrbėhet nga 19 shkronja.

2. Kurani pėrbėhet nga 114 sure, qė ėshtė 19 x 6.

3. Numri total i strofave nė Kuran ėshtė 6346, ose 19x334. [6234 strofa tė numėruara & 112 strofa tė panumėruara (Bismilahe) 6234+112 = 6346] Vini re qė 6+3+4+6 = 19.

4. Bismilahi ndodhet 114 herė, pėrkundėr mungesės sė dukshme nga Surja 9 (ndodhet dy herė nė Suren 27) & 114= 19x6.

5. Nga Bismilahi qė mungon nė Suren 9 deri te Bismilahi shtesė nė Suren 27, janė saktėsisht 19 sure.

6. Rrjedh qė totali i numrave tė sureve nga 9 deri te 27 (9+10+11+12+...+26+27) ėshtė 342, ose 19 x 18.

7. Ky total (342) gjithashtu ėshtė i barabartė me numrin e fjalėve ndėrmjet dy Bismilaheve tė Sures 27, dhe 342 = 19 x 18.

8. Shpallja e parė e famshme (96:1-5) pėrbėhet nga 19 fjalė.

9. Kjo shpallje e parė 19 fjalėshe pėrbėhet nga 76 shkronja 19 x 4.

10. Surja 96, e para nė renditjen kronologjike, pėrbėhet nga 19 strofa.

11. Kjo sure e parė kronologjikisht ėshtė e vendosur mbi 19 suret e fundit.

12. Surja 96 pėrbėhet nga 304 shkronja Arabe, dhe 304 ėshtė e barabartė me 19 x 16.

13. Shpallja e fundit (Surja 110) pėrbėhet nga 19 fjalė.

14. Strofa e parė e shpalljes sė fundit (110:1) pėrbėhet nga 19 shkronja.

15. 14 shkronja tė ndryshme Arabe, formojnė 14 bashkėsi tė ndryshme tė “Inicialeve Kuranore” (siē ėshtė A.L.M. nė 2:1), dhe gjenden para 29 sureve. Kėta numra japin shumėn 14+14+29 = 57 = 19 x 3.

16. Totali i numrave tė 29 sureve ku Inicialet Kuranore ndodhen ėshtė 2+3+7+...+50+68 = 822, dhe 822+14 (14 bashkėsi inicialesh) ėshtė 836, ose 19 x 44.

17. Ndėrmjet sures sė parė me inicial (Sures 2) dhe sures sė fundit me inicial (Sures 68) janė 38 sure pa iniciale. Pra 19 x 2.

18. Ndėrmjet sures sė parė dhe tė fundit me iniciale ka 19 bashkėsi ndėrrimesh mes sureve tė “inicializuara” dhe “tė pa inicializuara”.







Edituar pėr herė tė fundit nga Gon! nė 07.10.11 14:23, edituar 1 herė gjithsej
avatar
Gon!

532


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numri 19

Mesazh  GanGstaGirl prej 14.03.12 15:24

Une kam lindur ne daten 19 korrik...ca eshte gje e keqe kjo o.O
avatar
GanGstaGirl

7


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numri 19

Mesazh  ludovigtarot prej 14.03.12 21:35

Ne Tarot 19 eshte Dielli

Letra e Diellit ne gjithe llojet Tarot qe disponoj:





avatar
ludovigtarot

25


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi