Kafke kristali e Mbretit Ilir

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kafke kristali e Mbretit Ilir

Mesazh  Estilen prej 11.04.10 16:08


Kafka e Mbretit Hyll






Momentalisht, nė botė ekzistojnė shumė njerėz qė janė nė kėrkim tė kafkave prej kristali. Disa prej tyre madje kanė arritur qė tė ndėrtojnė edhe koleksione me kafka tė tilla.

Njė prej tyre ėshtė gruaja Joky Van Dieten. Koleksioni i saj pėrmban disa prej kafkave mė tė njohura nė botė dhe pėrbėhet prej 11 kafkash kristali tė tipave tė ndryshėm.

Ėshtė 73 vjeēe. Ka lindur nė Holandė dhe ka jetuar atje pėr rreth 40 vjet derisa emigroi nė Kanada. Nė tė shkuarėn ėshtė marrė kryesisht me biznese e mė saktėsisht, importim makinash Ferrari dhe Maserati.

Gjithashtu ka qenė edhe njė pėrfaqėsuese pėr shitjen e “Alfa Romeo”-ve sportive. Kur ishte e re Joky ka qenė njė pilote makinash gare dhe Ferrari, Jaguar, Alfa Romeo etj, nuk ishin makina tė cilat i tregtonte, por ishin makina qė i ngiste nė atė kohė. Ajo ka hyrė nė histori si femra e parė qė ka pilotuar makinat e garave nė Evropė.

Gjithashtu ajo ka praktikuar edhe sporte tė tilla si: gara me anije (fituese gjithmonė), ski, patinazh artistik, sporte ekstreme etj. Por Joky nuk ka qenė vetėm njė sportiste e talentuar, sepse tė njėjtin talent e ka pasur edhe pėr muzikė.

Ajo vazhdon edhe sot qė tė mos e ndajė nga vetja harpėn e saj, kėtė vegėl muzikore qė shoqėron nė ēdo udhėtim.

Ka njė djalė nė Kanada dhe njė vajzė nė Amerikė dhe kėta janė fėmijėt e saj tė vetėm. Ajo zotėron edhe shtėpinė mė tė vjetėr nė botė tė ankandeve.

Tashmė, udhėton nėpėr botė me koleksionin e saj duke kryer ceremoni e rituale pėr t’u ardhur nė ndihmė njerėzve dhe pėr tė ndarė me ta eksperiencėn shpirtėrore qė pėrfitohet nga kontakti me kėto kafka tė kristalta.

Njė prej kafkave tė kristalta, tė cilat Joky ka nė koleksionin e saj ėshtė pa dyshim edhe nga mė tė njohurat. Bėhet fjalė pėr atė qė mban emrin “ET” (ExtraTerrestrial-jashtėtokėsore).

“U bėra pronare e kėsaj kafke nė vitin 1991. Kisha hequr njė tumor nga koka, tė cilin e kisha nė madhėsinė e njė kokrre portokalli. Mjekėt jo vetėm nuk besonin qė mund tė ecja me kėmbėt e mia, por ata nuk besonin as se do tė jetoja.

Nė udhėtimet e mia, pa e ditur edhe vetė se pėrse e mbaja kėtė kafkė tė kristaltė, “ET”-nė, gjithmonė nė ēantėn time tė shpinės. As vetė nuk e di se pėrse e kam bėrė kėtė zgjidhje ose se pėrse kisha zgjedhur qė tė mbaja pikėrisht atė kafkė e jo njė tjetėr.

Pėrgjigja erdhi nė formėn e njė shėrimi shumė tė shpejtė nga tumori, pas dy ndėrhyrjeve kirurgjike pėr heqjen e tij.

Nė ndėrhyrjen e dytė unė kam pėrjetuar njė NDE (shėnim: Near Death Experience-Eksperiencat pranė vdekjes qė vijnė si pasojė e atyre rasteve kur persona tė ndryshėm vdesin pėr pak ēaste dhe kthehen sėrish nė jetė. Kėta njerėz ka raste qė pėrjetojnė vizione. Ky fenomen ėshtė studiuar gjerėsisht nga mjekėsia).

Ishte pikėrisht kjo eksperiencė e cila mė dha edhe pėrgjigjen se pėrse e kisha mbajtur pėr aq kohė ET-nė nė ēantėn time tė shpinės. Dola nga spitali 7 ditė pas ndėrhyrjes sė dytė kirurgjikale dhe nuk u ktheva mė kurrė aty.

Jam mrekulluar gjithmonė nga fuqitė natyrore tė shėrimit qė secili prej nesh ka nė vetvete”, – shkruan Joky nė lidhje me njė eksperiencėn e saj pranė kufijve tė sė pabesueshmes.

Joky ka nė koleksionin e saj 11 kafka tė kristalta qė kanė ardhur nga anė tė ndryshme tė globit.

Secila prej tyre mban njė emėr. Secila prej tyre ka njė histori shekullore. Secila ka legjendėn e vet.

“ET”, kafka e kristaltė pėr tė cilėn Joky thotė se i ka shpėtuar jetėn falė vetive kuruese qė ajo ka, i pėrket civilizimit tė Majave. Nė vitin 1906 njė familje maja, e cila banonte nė Guatemalė, duke gėrmuar nė tokėn e tyre gjetėn “ET”. Joky e mori kėtė kafkė nė vitin 1991.

Disa priftėrinj maja, tė cilėt janė sensitivė dhe kryejnė ritualet antike tė popullit nga vijnė, thonė se ajo kafkė e ka origjinėn nga kostelacioni i Plejadave dhe se Joky ėshtė ruajtėsja e duhur nė rrugėtimin qė ajo kafkė duhet tė bėjė. Ashtu si kjo edhe kafkat e tjera tė koleksionit tė Joky-t, kanė historinė e tyre.

“Oceana”, ėshtė njė kafkė prej berili, e cila ka kaluar nga njė tribu nė tjetrėn, duke udhėtuar nėpėr Peru, Ekuador, Kolumbi, Brazil etj., derisa ra nė dorė tė njė fshati tė thjeshtė nė Pyllin e Shiut nė Amazona, Brazil. Ata ia ofruan Joky-t kėtė kafkė nė vitin 1997.

“Shui Ting Er”, ėshtė njė kafkė prej amazoniti, qė origjinėn e ka nga jugperėndimi i Mongolisė, pranė kufirit kinez. Ajo u zbulua 140 vjet mė parė nga njė arkeolog kinez i quajtur Yeng Fo Huu. Nė vitin 1930 njė misionar danez, Pastor Utkielen, e bleu atė nga familja e arkeologut dhe nė vitin 1992 ai ia dha Jokyt kėtė kafkė.

“Mannsur”, quhet kafka prej gurit lapis lazuli dhe ajo ėshtė zbuluar nė vitin 1995 nė njė zonė tė Pyllit tė Shiut nė Amazona, nga njė fis inkas i Perusė veriore. Tuki, udhėheqėsi shpirtėror i fisit, tregoi se si ata e vunė kafkėn nė njė shpellė pėr ta pastruar para se ta pėrdornin. Ata ishin tė bindur se duke ia dhėnė kėtė kafkė Joky-t, do tė kishin tė mira mė shumė.

“Baby Luv” ėshtė njė tjetėr kafkė e koleksionit. Njė kafkė kuarci me njė ngjyrė rozė tė kėndshme. Ju dha Joky-t nė vitin 1993 nga njė pėrfaqėsues ligjor rus, qė po merrej me ndarjen e njė trashėgimie.

Kjo kafkė ėshtė gjetur nga fillimet e shek. 19 nė njė varrezė nė Ukrainė, nga njė murg rus. Daton aty rreth vitit 700 p.e.s dhe mendohet tė jetė skithiane.

Murgjit e mbajtėn kėtė kafkė pėr 200 vjet derisa ra nė duart e njė familje ruse. Vetė murgjit mendonin se kjo kafkė edhe pse ishte pėrdorur nga skithėt, i pėrkiste realisht njė periudhe mė tė vjetėr, asaj tė Kimerėve.

“Jeziuti” ėshtė njė kafkė prej kristali tė pastėr, qė ka rėnė nė dorė tė Joky-t nė vitin 1993. Mendohet qė ajo tė ketė lidhje me Shėn Frensisin e Asizit, shenjtori mbrojtės i kafshėve.

Kjo kafkė mendohet tė jetė gjetur nė vitin 1534 dhe Joky e mori nga njė manastir amerikan, i cili kishte nevojė urgjente pėr para. “Zjarri Madhėshtor”, ėshtė njė kafkė kristali jasper, e cila ka njė ngjyrė tė kuqe tė ndezur. Ėshtė gjetur nė Kolumbi nė njė shpellė pranė kufirit tė Ekuadorit, pranė qytetit Safadana pranė Rio d’Oro.

Fisi qė e kishte, flet gjuhėn aramaike (fakt tejet i ēuditshėm!!!). Joky e mori kėtė kafkė nė vitin 2002. “Darth Vader”, ėshtė emri i kafkės qė ėshtė gjetur nė Idar Oberstein, Germany, nė vitin 1926.

Fėmijėt janė ata qė e pėlqejnė mė shumė sepse ajo ka njė ngjashmėri me atė tė filmit “Star wars”. “Retė”, ėshtė emri i njė kafke tjetėr tė koleksionit.

Kėtė emėr ia ka vėnė Robert Rhodes kur e bleu nė dyqan kristalesh. Kafka ėshtė gjetur nė Nepal dhe ka njė pamje tė mjegullt qumėshtore. Roberti ia dha kėtė kafkė Joky-t pėr t’ia shtuar koleksionit. “Jut dhe Jul” ose kafkat e meteoritit.

Kėto dy kafka janė gjetur aty nga shekulli i 19 dhe thuhet se janė bėrė me materialin e njė meteoriti, i cili ka rėnė nė Meksikė nė kohėt e lashta.

Kėto ishin kafkat e koleksionit tė Joky-t. Kėto pėrveē njėrės, kafkės sė kristaltė ilire, e cila ka njė legjendė mė tė ēuditshme se tė tjerat. Kjo ėshtė, nė mos e fundit e koleksionit nga mė tė fundit qė ajo ka shtuar.

Joky tregohet e gatshme tė tregojė historinė e kėsaj kafke, por edhe ajo vetė nuk di shumė nė lidhje me tė.

Emri i personit qė e kishte nėn ruajtje nė fillim fare kėtė kafkė tė kristaltė, nuk dihet me saktėsi, por ajo bėn pjesė nė kategorinė ku hyjnė kafkat mė tė vjetra ose kafkat e lashta, vjetėrsia e tė cilave fillon nga 1000-1500 vjet tė vjetra e mė tutje.

Edhe pse zotėruesit fillestarė tė kėtij artefakti ilir nuk dihen me saktėsi apo mė saktė janė tė mbuluar nga mjegulla e mistershme qė ende mbulon, universin ilir, nga kjo mjegull del si reflektim legjenda qė shoqėron kėtė kafkė.

Historia e saj bėhet akoma mė e mistershme nėse mendon se breza tė tėrė e kanė pasur nėn ruajtje, nė zotėrim dhe e kalonin si trashėgimi dorė pas dore. Nga familja qė e kishte sė fundmi nė zotėrim, nuk ka ngelur mė njeri.

Personi i fundit ishte njė grua e moshuar shqiptare 86-vjeēare, e cila kishte shkuar nga Mali i Zi nė SHBA e duke mos pasur mė trashėgimtarė, u bė edhe personi i fundit me origjinė shqiptare qė e ruajti kafkėn. Fisi i saj e kishte kėtė kafkė nėn ruajtje pėr shekuj tė tėrė.

Ashtu si kafkat e tjera tė koleksionit tė Joky-t, tė cilat mbanė emra tė lidhur me historinė e tyre, edhe kjo kafkė ka emrin e saj. Kafka quhet Janus. Por se pėrse ajo quhet nė kėtė mėnyrė kėtė nuk e dimė.

“Nuk kam shumė informacion nė lidhje me Janusin. Kam marrė informacion nė lidhje me kėtė kafkė nga njė tregtar kristalesh nė SHBA. Atij iu ofrua fillimisht kjo kafkė e kristaltė.

Personi nė fjalė quhet Eric Vintzi dhe atij i ishte drejtuar njė grua e moshuar me origjinė shqiptare, e cila kishte emigruar para shumė vitesh bashkė me familjen e saj nė SHBA.

Duke qenė se e moshuara nuk kishte mė persona tė familjes gjallė, kishte vendosur ta shiste kafkėn e kristaltė, tė cilėn familja e saj e kishte mbajtur nė zotėrim pėr 400 vjet.

Kėshtu, nė kėtė mėnyrė erdhi Janus tek unė. Do tė doja tė kisha njė informacion mė tė zgjeruar pėr Janusin, por fatkeqėsisht pėr Shqipėrinė ka pak informacion”, – thotė Joky, pas njė kontakti nė tė cilin i kam kėrkuar disa tė dhėna me tepėr pėr kėtė kafkė kristali ilire.

E si tė gjitha kafkat qė ajo ka nė zotėrim, tė cilat kanė lidhje me kostelacione yjore, fise qė flasin gjuhė tė ēuditshme, indigjenė tė Amazonės etj., edhe kjo kafkė ka historinė e saj qė ka lidhje me mrekullinė. Kafka e kristaltė ilire, Janus, sipas legjendės qė i ėshtė thėnė edhe Joky-t, ėshtė kafka e mbretit tė parė tė ilirėve. Kjo ėshtė kafka e mbretit Hyll.

Ilirėt, pas vdekjes sė mbretit tė tyre, e morėn kafkėn e tij dhe e futėn nė njė enė mbajtėse, e cila ishte e mbushur me ujė tė magnetizuar (ujė qė ka ngarkesė pozitive apo negative tė ndryshme nga ai normali nė varėsi tė raportit oksigjen/hidrogjen).

Nė kėtė mėnyrė ilirėt e merrnin me vete nė ēdo betejė enėn qė mbante kafkėn e mbretit tė tyre Hyll. Ata fituan ēdo betejė. Por kjo enė mbajtėse e kafkės sė Hyllit, nė ato kohė do tė goditej nga njė vetėtimė, e cila pasi e thyen enėn, e kthen ujin, kafkėn madje dhe bimėt e sipėrfaqen e tokės ku ra ena, nė kristal.

Nė kėtė mėnyrė kafka e mbretit Hyll u pėrjetėsua. Ajo u bė e kristaltė dhe erdhi shekull pas shekulli deri nė ditėt tona.

Kjo ėshtė legjenda qė shoqėron kėtė kafkė ilire, e cila mban emrin e njė perėndie etruske, Janus. Natyrisht qė ēdo legjendė apo mit e ka njė tė vėrtetė nė brendėsi.

Mund tė hedhim hipotezėn se kafka e mbretit Hyll ruhej vėrtet nė njė enė tė tillė, e cila falė ngarkesės sė ujit apo metalit qė mund tė ketė pasur, tė ketė tėrhequr ndonjė rrufe. E duke qenė se rrufetė janė parė si “armė” e Zotit apo zotave, natyrisht qė kjo mund tė jetė marrė si shenjė e hyjnive.

Megjithatė, kjo ėshtė thjesht njė hipotezė, e bazuar nė historinė qė shoqėron kėtė kafkė misterioze. Kjo kafkė kristali ka lidhje mitike me ilirėt dhe ėshtė ruajtur nga shqiptarėt pėr shekuj me radhė.

Emri Hyll, Yll, Ill (nė variante dialektike tė ndryshme), ėshtė njė emėr akoma shumė i pėrdorur nga ne shqiptarėt. Po ashtu, ėshtė fakt se ky emėr shoqėrohet ngushtė mė njė prej emrave mė tė njohur tė antikitetit, me emrin e pellazgut Herkul dhe me vizitėn e tij nė Epidamn apo Durrėsin e sotėm.


Edituar pėr herė tė fundit nga estilen nė 20.06.11 18:01, edituar 1 herė gjithsej

Estilen

919


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafke kristali e Mbretit Ilir

Mesazh  Gogrieta prej 27.07.10 22:17

Mbresėlėnėse...... vėrtetė!

Pra kafka e mbretit Hyll ėshtė akoma nė sipėrfaqe, por a ka prova ne gjuhėn angleze perpos ketij shkrimi ketu qe e mbėshtet kėtė fakt ?
Unė bera sa kerkime po nuk gjeta gjė...
avatar
Gogrieta

2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafke kristali e Mbretit Ilir

Mesazh  fatmiri prej 19.08.10 18:25

Janus ishte zoti i portave. perendia me dy fytyra. ishte ai qe mbante celesat dhe kodet e hyrjeva te cdo porte. sipas mitologjise
avatar
fatmiri

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafke kristali e Mbretit Ilir

Mesazh  Pink prej 28.09.10 20:55

Shume interesant informacioni per kafken e kristalt te mbretit Ilir Hyll por do te ju lutesha nese keni informacion me te zgjeruar te kishit miresin qe ta postoni.Faleminderit.
avatar
Pink

8


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafke kristali e Mbretit Ilir

Mesazh  Talix prej 04.06.11 0:07

nuk e besoj kete trillim
avatar
Talix

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafke kristali e Mbretit Ilir

Mesazh  ambripelinku prej 20.06.11 1:44

http://www.jokys-peacemission.com/janus.htm
ketu ka informacion me te detajua....
avatar
ambripelinku

4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi