Shqisa e Dashurise

Shko poshtė

Shqisa e Dashurise

Mesazh  Estilen prej 09.04.10 21:03

Shqisa e Dashurise



Kafshėt kanė dy shqisa nuhatjeje, hundėn dhe shqisėn venerohundore e cila bėn tė mundur komunikimin me anė tė erės midis kafshėve ne rastin kur kėrkojnė njė partner.

Shqisa venerohundore shquan erėrat e trupit tė cilat vetė janė pa erė.
Qė prej 300 vjetėsh ėshtė zbuluar njė shqisė e tillė edhe tek njerėzit por pėr tė cilėn nuk flitet shumė.


Shqisa ėshtė njė e ēarė tepėr e vogėl qė ngjan si njė njollė e kuqe brenda nė hundė. Nė shumė raste gjatė operacioneve nė hundė kjo shqisė hiqet nė mėnyrė tė papėrgjegjshme.

Era apo lėnda qė nuhatet nga shqisa nė fjalė luan njė rol tė madh edhe nė krijimin e marrėdhėnieve midis njerėzve duke vepruar drejtpėrdrejtė nė pavetėdijen tonė. Ajo quhet Feromon.

Feromonet janė era jonė natyrale qė na pėrfaqėson. Ato mbėshtjellin nė mėnyrė magjike si femrat ashtu edhe meshkujt.

Ato kanė aftėsi tė tė mbajnė nėn ankth por edhe tė nxjerrin ankthin qė nuk e din pėrse e ke.
Njeriu i lėshon Feromonet nėpėrmjet djersitjes nė sqetulla dhe nė lėkurė.

Mendohet se Feromonet janė pėrgjegjės pėr rastet kur ne bėhemi tėrheqės apo kur tė tjerėt nuk na e varin fare. Por vetė Feromonet nuk kanė erė. Prandaj ėshtė e vėshtirė t“i shquash.


Nė Klinikėn Universitare tė Bochum, Gjermani ėshtė bėrė njė eksperiment i tillė ku disa njerėz i janė nėnshtruar fryrjes brenda nė hundė tė erėrave tė zakonshme, tė ajrit dhe tė Feromoneve.

Nė rastin e fundit ėshtė vėrejtur tek kėta njė rritje e menjėhershme e kurbave tė funksjoneve kryesore tė trupit. Por vetė personi i cili i ėshtė nėnshtruar kėtij eksperimenti thotė tė mos ketė ndjerė ndonjė ndryshim.

Nuk dihet akoma me saktėsi nėse shqisa venerohundore funksionon akoma tek njerėzit apo ėshtė vetėm njė mbeturinė e kohės kur vareshim akoma nė degėt e pemėve.

Estilen

847


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi