C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..?

Mesazh  Estilen prej 09.04.10 19:37

C'jane duart, c'fare shprehin dhe fshehin duart...?



Pėrmes duarve prekim botėn dhe i japim asaj formė. Duart mund tė ledhatojnė dhe rrahin, pajtojnė dhe lėndojnė. Ato shprehin ndjenjat tona dhe janė vegla tė intelektit tonė. Vetė Aristoteli qė atėhere e kishte kuptuar veēorinė e duarve, kur i cilėsonte si vegla tė tė gjitha veglave.

Mjetet e para qė njeriu ka pėrdorur pėr ta kuptuar tė tjerėt kanė qenė duart. Komunikacioni nisi pėrmes gjesteve. Dhe mė pas erdhėn fjalėt.

Dora u mėsoi njerėzve tė flasin. Dikur stėrgjyshėrit tanė nisėn tė tregonin me dorė sendet dhe pastaj t'u bashkangjisnin tingujt. Gishti tregues u dha sendeve emrin e tyre.

Edhe tani pas 40 000 vjetėsh arrimė akoma ta kuptojmė gjuhėn e duarve. E pėrcjellur nga brezi nė brez, kjo gjuhė e pėrgjithshme shenjash e kohėve tė hershme tė njerėzve ka mbetur e ruajtur, ēdo njeri e kupton atė, edhe nė se flet kinezēe, rusisht, gjermanisht, shqip apo anglisht .

Pėrmes duarve mėsojnė njerėzit tė numėrojnė. Sistemin dhjetėsh e keni nė duart e tuaja. Po ta shohėsh me qėllimin e mirėfilltė tė numėrimit sistemi dymbėshjetėsh do tė ishte mė praktik, pasi ky numėr ėshtė i mundur tė ndahet nė tre apo katėr pjesė tė plota, dita ka dymbėdhjetė orė, po kaq edhe nata.

Ndėrsa viti ndahet nė 12 muaj. Por njeriu ka nė pėrdorim vetėm dhjetė gishta. Prandaj edhe feston pėrvjetoret dhjetėvjeēare, qindvjeēare apo mijėvjeēare. Shkencėtarėt kanė zbuluar se edhe kafshėt mund tė numėrojnė deri nė tre.

Dora e bėri njeriun atė qė ėshtė sot.Pra misteri dore eshte i lashtesise njerzore dhe fsheh shume gjera te tjera qe nuk dihet si ndikuan aq fuqishem ne evolucionin njerzor.Ishte dora ajo qe solli ''ne jete edhe Kuranin edhe Biblen''ne formen e saj te shkruar.

Nepermjet duarve e shenjave te tyre,magjistaret stisin magjite e tyre te zeza apo te bardha.Me duart tona ne dergojme ne boten tjeter njerzit pa na u 'dridhur' dora.

Kryevepra dorė ėshtė e pėrbėrė nga 27 kocka dhe 36 nyje. Asnjė dorė nuk i ngjan tjetrės, as e majta sė djathtės. Gjasat qė dy njerėz tė kenė tė njėjtėn gjurmė gishtėrinjsh janė njė nė njė miliardė. As edhe vetė binjakėt njėvezėsh nuk kanė tė njėjtėn gjurme....!!!!?

Pėr tė kuptuar dorėn e njeriut nevojitet mė tepėr vend nė tru sa ēka i nevojitet ndonjė qenieje tjetėr pėr organin e saj kapės. Kaq i madh ėshtė ky vend sa i vėnė nė pėrpjesėtim me vendin e organeve tė tjera duart duhet tė ishin gjigande.


Njeriu ka arritur tė ndėrtojė makineri qė janė mė inteligjente se vetė ai. Por shkencėtarėt nuk kanė arritur akoma tė krijojnė njė makineri qė ėshtė e zonja tė bėjė po ato veprime qė bėn dora jonė.....
Ne te ardhmen ndoshta,por jo me perkryerjen qe ka dora e gjalle....

Estilen

974


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..?

Mesazh  ines prej 10.04.10 17:13

Persosmerine e duarve i kam vene re edhe ne te vizatuarin e tyre..eshte mjaft e veshtire, edhe piktoret me te medhenj nese i sheh veprat e tyre perpiqen ti shmangin ato..sepse eshte e pamundur ti arrish ti vizatosh ashtu sic jane realisht , sic mundesh me pjese te tjera te trupit...
avatar
ines

13


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: C'jane duart,c'shprehin e fshehin ato..?

Mesazh  Estilen prej 10.04.10 17:52

Po Ines..!!
Edhe kryevprat ne skulpture jane made in Dora.
Me poshte japim nje mrekulli te gdhedura me dore,, ketu e 3400 vjet para, nga fisi MAYA
Ate qe njeriu nuk e ka shprehur me ze e goje,e ka perkryer nepermjet dores.


Estilen

974


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi