Kafkat politike shqiptare

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Alien & Ufo prej 20.10.11 12:38

Ndaj me Nėn’ Terezėn,
Kot mos u mundoni,
S’ėshtė hidrocentral,
Ta privatizoni!


Mirė shkruan Beni
Shkruan dhe mirė bėn
Po ashtu postimet dhe ti Estilen

Po kujt t'ja thuash..
Makutėve Tė gjorė
Qė Shqipėrisė s'onė
Po i japin njė dorė.

E zhveshėn, zbathėn, plaēkitėn
ja morėn frymėn..
Dita ditės mė shumė, nė derė t'gijotinės
S'ka mbetur pėr besė, asgjė me vlerė
Mjerė populli i shkretė, i mbetėn nė derė

Por do vijė dita, si njė uragan
Pisllėqet dhe zhulin, shpejt i pėrlan.!


Alien & Ufo

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Niko_ prej 20.10.11 14:40

yasmin shkruajti: Ishim ne, qe me voten e lire zgjodhem qeverine, dhe kjo qeveri perfaqeson vullnetin e shumices se shqiptareve,dhe pjesa tjeter nuk ka asnje te drejte te sulmoje barbarisht me grusht shteti ate qe vete zgjodhem ne!

Shqipėria ėshtė i vetmi vend qė nuk duhet marrė si shembull pėr votimet e lira qė kryen. Vetėm aty nuk mund tė flitet pėr votė tė lirė dhe tė pa'manipuluar.

Niko_

127


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 21.10.11 18:33



A mundemi ne shqiptaret...?


NenkryetarI i Keshillit per Marredhenie me serbet jashte Serbise shprehimisht ka deklaruar «do te kerkoj nga kuvendi dhe qeveria shqiptare qe te mbeshtese kerkesen e pakicave per shtyrjen e regjistrimit te popullsise». Serbet kane filluar te interesohen per nje komunitet serb ne rrethin e Shkodres dhe te bejne emisione per ta ne televizione duke theksuar idene se atje kane jetuar shume serbe, por me presion ne kohen e komunizmit kane ndryshuar emrat e tyre.

Ndjej mllef e neveri dhe cuditerisht kesaj radhe nuk kerkoj ndjese nga askush! Turp i pashoq! Situate delikate! Heshtje popullore! Servilizem krupendjelles! Mendje te ngushta e zemra te liga! Symbyllur dhe spordhjake! Xhahila dhe fodulla! Sahanlepiresa dhe brekeshkyer! Hajdute dhe me keq, xhepista! Baballare «pusht», me falni pushtetar, qe neser apo pasneser bijve te tyre nuk kane cfare modeli edukativ t'i japin.

Furgona me analiste televizionesh, te cilet per para mohojne e pohojne cdo gje! Editoriale te imponuara! Gazeta partiake pro regjistrimit mbi baza fetare dhe etnike, kunder interesave kombetare.

Minoritete qe lehin per kinse te drejten e tyre per t'u vetedeklaruar dhe kundershtimin e artikullit 20 te ligjit per regjistrim, i cili parashikon, sipas tij, gjobe prej 1000 dollaresh per dhenien e te dhenave te pasakta! Nje tufe idiotesh, te cilet kane uzurpuar karriget dhe mezi c'prisin te dilinin ne terren per te intervistuar shqiptaret, tashme nje pjese e tyre te blere nga «shkjau» serb e «shovinizmi» grek...

Sot, kjo eshte nje pjese e pasqyres se realitetit ne Shqiperi! Ky eshte kabllogrami me serioz dhe i rrezikshem i pathene ne faqen e Wikileaks, e jo humbja e vemendjes nga disa gjera te tjera te rendomta, qe fundja nuk eshte se ne shqiptaret nuk i kemi ditur.

Sinqerisht, me kohe pandehja se shume norma morale, por edhe disa zakone po humbisnin mes shqiptareve. Edhe pse shume shqiptare jane bere pjese, kunder regjistrimit te popullsise, permes nenshkrimit te peticionit te hartuar nga Aleanca «Kuq e Zi», perseri eshte shume pak, thjesht nuk mjafton vetem ky reagim qytetar.

O mjerane, pa kujtoni pakez ato shqiptare te se premtes se «zeze» te 21 janarit 2011 qe sulmuan kryeministrine! I pyesni te gjithe pse protestuat! Me siguri nje pjese kish vajtur qorrazi pas turmes, nje pjese per gjendjen e veshtire ekonomike e sociale, nje pjese per ate e per kete etj.

Ndersa regjistrimi i popullsise eshte shumefish me i rrezikshem se perballja aktuale me situatat e perditshme qe ka cdo familje shqiptare. Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare eshte nje rrezik historik, rrezik social, rrezik kombetar, rrezik territorial, rrezik asimilues, rrezik nenshtrues, rrezik konflikti ne te ardhmen, por edhe rrezik ekonomik, fundja nje «armik brenda ne shtepi».

A ju kujtohet se cfare presioni beri Greqia per paktin detar! I tha troc vendit tone, Shqiperise sone te dashur duke i derguar te fala nepermjet «dulecave» me shoke: «Mirupafshim MSA, nese nuk nenshkruani paktin detar», pra shitjen e detit. Fatmiresisht, gjykata Kushtetuese e hodhi poshte.

Mos kujto ti o sylesh qe virresh, cirresh e perdridhesh e me nxjerr gjoksin e fryhesh si nje dordolec, duke pretenduar se paktin detar e anullove ti me shoke! Jo dhe jo, nuk ishim ne dhe as TI, ishte nje njeri i cili u gjend ne kohen e duhur ne vendin e duhur per te treguar shitjen e detit ne diten me diell.

E ne, ne te heshtur po merrnim pakez rreze dielli... Besoni se nese ne Shqiperi rritet artificialisht numri i minoritetit grek dhe atij serb nuk do te na bejne presion te vazhdueshem?! Eh, madje, ato do te perpiqen te nderhyjne kudo dhe per cdo gje, si me qene ne toke te tyre. Obobooooooo!

Nejse, une jam i ndergjegjshem se ka edhe shqiptare te mire dhe te devotshem. Te gjithe ato qe jane pro interesave kombetare, zeri rinor i mijera studenteve qe kane nenshkruar kunder regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, sigurisht me kenaq e me ngroh pa mase.

Edhe nje pjese e medias po solidarizohet me situaten ne fjale. Ato e kuptojne rrezikun e asimilimit. Ato e kuptojne se me kalimin e viteve jugu i Shqiperise do te kete me shume shkolla greke se sa shqiptare. Keto qytetare te denje e dine mire se «gjuha amtare eshte dinjitet, ndersa gjuha e huaj eshte kulture».

E nese jugu fillon e greqizohet, e sipas ketij «surratdhelpres» Aleksandar Cotoric, Shkodra do te na flasin serbisht, atehere me plot gojen ne kemi humbur identitetin tone kombetar.Shkodra ka shume familje te vjetra qytetare,midis tyre dhe shume te afert te mij, por po te diskutohet me secilen prej tyre te tregojne se sa serbe na paska Shkodra qe heret e deri ne ditet e sotme.

Tundu e shkundu o shqipetar! Jo nga muzika, jo nga moda e jo nga gjerat qe ti ke qejf cdo dite te besh. Tundu e shkundu se e ardhmja nuk premton per ty. Te ardhmen tende, ti nuk po e mbron. Femijet e tu nga heshtja jote, nga rreziku i bukes dhe i karriges qe mban, nuk jane asgje se sa kur ai te vihet ne gare me fqinjet e tij ballkanik apo edhe bashkemoshataret e tij europian e te ndihet koketul e mjerane, pasi nuk di c'te thote, vec pelpelit mjerueshem duke thene: «kemi qene popull i varfer dhe nuk kemi mundur t'i bejme balle presioneve te huaja!».

Mjaft! Mjaft mashtrimit te perditshem! Mjaft injorances masive! Mjaft mosreagimit per fatet tona, fatin tone! Mjaft te qeshures se dalur me veshtiresi nga zorret e barkut per te pershendetur deputetin e zones! Mjaft mjerimit dhe vajtimit, pasi ndodhin ngjarjet! Ne mundemi... Te gjithe bashke jemi dakord qe regjistrimi te behet, por te mos dalin rezultate per etnine dhe fene.

Si perfundim, mua dhe shume te rinjve me gjak shqiptari na intereson atdheu yne, e jo fatet e Kreshnikut apo aleances.Joooooo, keto jane mjegulla kasten te krijuara me dashje qe shprehimisht do te thote «je me mua apo me ato?».

Ne jemi te gjithe me Shqiperine. Regjistrimi i popullsise duhet te behet qe c'ke me te, por jo mbi baza etnike dhe fetare. Ne duam nje Shqiperi europiane, por te sigurte dhe me vlera te mbartura. Kurrsesi nuk mund ta pranoj qe gjoja per hir te hyrjes ne Europe, ne shqiptaret duhet te hyme sic do Greqia apo Serbia, sic na do Nastradini me shoke pa mbathje e pa koke.

Jo dhe jo! Kjo nuk eshte Shqiperia, keta nuk jane shqiptaret. Veriu dhe Shqiperia kane aq pak serbe e pak me shume greke edhe sec na merr mendja neve. Prandaj, ketyre zerave zyrtar me prapavije strategjike duhet t'i themi ndal qytetarisht, por edhe politikisht.




Ne mundemi! PO, ne mundemi te ndalojme qe Serbet te peshkojne «krap» e «ngjala» me thase ne Dejlan. Nese te vjetrit heshtin, rinia duhet te ndeze. Fqinjesi te mire me te gjithe, por une ne shtepine time dhe ti tenden o serb dhe grek..


Edituar pėr herė tė fundit nga Estilen nė 21.10.11 20:51, edituar 1 herė gjithsej

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Fakiri prej 21.10.11 19:19

..por s' din Shkjau me mbajtė miq'sķ !...
Serbi vėlla do ta humbasė,
Pa kqyre t'drejtė paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.
Ka me t'lanė ky i ditė pa sy,
Thellė n'rrashte, po t'ue t'i gėrrye,
Se kshtu ecte nė shekull lodra,
Ulu maje e ēohu kodra...
Gjergj Fishta

Me kėtė kryeministėr jo vetėm Shkodra por edhe Durrėsi (ah Durrėsi ėndrra e Serbis) mund tė serbizohet pa farre problemi i ka miq ky derziu (vėllėzėr tė Sllobodankės) E ka bėrė Shqipėrin si tė ishte Ēifligu i tij.........

Fakiri

1011


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 27.10.11 21:51


Nė zgjedhje blen votat, tani blen haletė


Me zgjedhjet lokale
Po vazhdon estrada,
U luajt nė Vlorė
Krye-maskarada!

Nderi i sė majtės
Aty ra nė tokė,
U blenė si bag’tia
Trembėdhjetė kokė!

U blenė tė pacipėt
Si qillo patate,
Dhe jo dokudo
Po koka vlonjate!

E i gjithė mileti

I ēuditur ngeli,
Dhe harroi i shkreti
Se nga ėsht’ Xhuveli!

Xhuve tradhtisė
Nuk iu hoq kurora,
Trembėdhjetė “yje”
Ju shtuan nga Vlora!

Tradhtarė e majta
Nxori ca si shumė,
Tani pyes veten:
Pse voton o lumė?

Pse voton o lumė
Pyes unė i ziu,
Shkėrdhata merr votėn
Dhe shkon te Saliu!

Kanė dalė sekserėt
Si qentė me erė,
Ku janė haletė
I gjejnė menjėherė!

S’e ndal kurrė pisllėkun
Ky palo pushtet,
nė zgjedhje blen votat
Tani blen haletė!

Arben Duka

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Alien & Ufo prej 28.10.11 8:25


Edhe nga kto punė, mėsimin e nxori
dhe Edi Rama = kryehori
E bėri Ps-nė, pronė tė babait
Sillet me tė, si qehajai agait

Mjaft tė shikosh, delegatėt e zgjedhur
tė ngrenė ata kartonin, pėr Kryetarin e rrjedhur
Nuk ka oponencė, ta shtypim me furi
unė bėj kryeminstrin, s'ma merr dot njeri

2013-ta po vjen, s'ėshtė larg
Humbja e radhės, po troket nė prag
shkruaj kėto radhė, jo o mik nga qejfi
U bė dhe PS-ja, parti krushqi-kongresi

Populli ynė ka njė fjalė tė urtė
''Pėr inat tė vjehrres, fle me mullixhinė''
Se lshon Edvin Rama, sė gjalli partinė
E ka mėsim nga kryehanxhiu
Vėllam i Berishės, na doli ky i ziu..?








Alien & Ufo

16


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 28.10.11 9:00




Alien-Ufo mire ke shkruar
gjithe derrat nje lloi jane
vete i rrisim me ''therrime'
me gjithe rrobe,po na hane

Edi,Meta,Sala dhe Fatosi
e njenjta gjelle,ajo guzhine
turli sade, tave kosi
keto lavire,shqyen Shqiperine

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Androo prej 08.11.11 14:24



E akuzoi se kishte tė dashur Kadarenė, Bulku padi Kastriot Myftarajt

Aktorja e njohur Rajmonda Bulku dhe njėkohėsisht deputete e PD-sė nė Kuvendin e Shqipėrisė, ka depozituar dje nė Prokurori njė padi civile pėr shpifje ndaj Kastriot Myftarajt.

Padia e Bulkut vjen pas deklaratave tė gazetarit Kastriot Myftaraj pėr lidhjet e shkrimtarit Ismail Kadare, pas publikimit tė librit nga bashkėshortja e kėtij tė fundit.

Sipas deputetes Bulku deklaratat e Myftarajt pėr njė lidhje tė mundshme mes saj dhe Ismail Kadaresė, nuk janė gjė tjetėr veēse shpifje. Nė shkrimet, apo edhe nė daljet vizive, Myftaraj e ka pėrforcuar kėtė deklaratė edhe me njė tjetėr pasazh nė tė cilin shprehet:

“Mund tė jetė aktorja shqiptare e cila qė nė vitin 1976 deri nė 1989 ka luajtur praktikisht nė ēdo film qė ėshtė mbėshtetur nė librat e Kadaresė”.

Kjo tregon qė Kastriot Myftaraj pėrveē tė lehurave tė tij ai bėnė vetėm thashetheme,a ia vlen tė vlerėsohet njė njeri i tillė?

Androo

296


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 09.11.11 16:01


Pakti detar, skandali i fshehur nė nenin 53 tė ligjit tė 2008-s




Kush mendon se e keqja ka njė kufi, apo se kjo klasė politike ia ka bėrė tashmė tė gjitha Shqipėrisė, duhet tė korrigjojė sėrish mendim: Shqipėrisė i janė hequr kufijtė zyrtarė me njė ligj tė vitit 2008 dhe ka dyshime tė forta qė kjo ėshtė bėrė pėr ti hapur rrugė pretendimeve tė Greqisė pėr “kufi tė ri detar” me Shqipėrinė, pra pėr famėkeqin Pakt Detar tė qeverisė sė Sali Berishės, tė rrėzuar mė pas nga Gjykata Kushtetuese.

Ligjet e hartuara pėr kufijtė, pėrkatėsisht nė vitet 1970, 1976 dhe 1980 janė shfuqizuar nė vitin 2001. Nė ligjin e kėtij viti janė pėrcaktuar kufijtė tokėsorė dhe detarė tė Republikės sė Shqipėrisė.

Ndėrkohė nė vitin 2008 qeveria ka miratuar njė ligj tjetėr pėr menaxhimin e kufijve duke shfuqizuar tė gjitha ligjet paraardhėse. Tashmė i vetmi vend ku janė pėrcaktuar kufijtė e shtetit tonė janė arkivat ndėrkombėtare dhe ligjet e shteteve fqinje.

Ligji i vitit 2001

Nė prill tė vitit 2001 parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin pėr “Kufirin shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė”, nė tė cilin sanksionohet se kufiri shtetėror i Republikės sė Shqipėrisė pėrcaktohet nė aktet ndėrkombėtare.

“Kufiri shtetėror i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė i paprekshėm. Ai tregohet me anė tė shenjave tė veēanta artificiale ose natyrore tė vendosura mbi sipėrfaqen tokėsore dhe ujore.

Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtė) mbi vijėn e kufirit nė sipėrfaqen tokėsore dhe ujore pėrbėjnė pėrkatėsisht, kufijtė e hapėsirės ajrore, tė nėntokės dhe tė shtratit e tė nėntokės sė ujėrave tė brendshme dhe ujėrave territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė”,- thuhet nė ligj.

Pėr sa i takon kufijve detarė, ligji i vitit 2001 sanksionon: Ujėrat territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė shtrihen gjatė gjithė bregut tė saj, nė njė gjerėsi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtė bazė qė shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallės, i Lagjit (Kalasė sė Turrės), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosės, bregu perėndimor i Ishullit tė Sazanit, Kepi i Gjuhėzės dhe i Gjiut tė Gramės, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve tė Republikės Greke deri pėrmes Kanalit tė Korfuzit.

Gjerėsia e ujėrave territoriale nga derdhja e Bunės nė det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri nė vijėn e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

Janė ujėra tė brendshme tė Republikės sė Shqipėrisė ujėrat e Detit Adriatik dhe tė Detit Jon qė shtrihen brenda vijės sė drejtė bazė qė pėrshkon derdhjen e Lumit tė Bunės, kepat e pėrmendur mė lartė dhe vijės sė drejtė bazė qė pėrshkon Kepin e Gjiut tė Gramės, Kepin e Gjiut tė Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandės, si dhe ujėrat kėtej vijės kufitare tė liqeneve dhe lumenjve kufitarė.

Kjo i jep tė drejtė Shqipėrisė tė ushtrojė sovranitet e saj mbi ujėrat territoriale dhe tė brendshme si dhe nė hapėsirėn ajrore. “Republika e Shqipėrisė ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnaltėn (shelfin) kontinental pėr qėllime kėrkimi dhe shfrytėzimi tė burimeve tė saj natyrore”,- thuhet nė ligjin e vitit 2001.

Sipas tij, Dekreti nr. 4650 datė 9.3.1970 “Pėr kufirin shtetėror tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė”, ndryshuar me dekretet nr.5384, datė 23.2.1976 dhe nr. 6181, datė 26.4.1980, shfuqizohet.

Ligji i vitit 2008

Ndėrkohė shtatė vite mė pas Kuvendi ndryshon ligjin pėr “Kontrollin dhe mbikėqyrjen e kufirit shtetėror”. Nė nenin e parė tė kėtij ligji thuhet: “Me kėtė ligj rregullohen kontrolli dhe mbikėqyrja e kufirit shtetėror, misioni i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, bashkėpunimi policor ndėrkufitar, bashkėpunimi brenda strukturave tė Policisė sė Shtetit, si dhe bashkėpunimi me agjenci tė tjera, tė cilat kanė detyrime ligjore pėr sigurinė nė kufi”.

Nė tėrėsi ligji i vitit 2008 rregullon mėnyrėn e funksionimit tė pikave tė kalimit kufitar, mėnyrėn se si do tė ruhet kufiri nga policia, sistemin e hyrje daljes sė shtetasve me viza etj. Por nė kėtė ligj nuk bėhet asnjė ndarje e kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe nė nenin 53 tė shfuqizohet ligji i vjetėr i kufijve.

“Ligjet nr.8771, datė 19.4.2001 “Pėr kufirin shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė”, nr.8772, datė 19.4.2001 “Pėr ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė” dhe ēdo dispozitė tjetėr, qė bie nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohen”,- thuhet nė ligjin e vitit 2008, i cili ėshtė ende nė fuqi.

Ujėrat territoriale shqiptare

Ato fillojnė nga vija e drejtė bazė qė shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallės, i Lagjit (Kalasė sė Turrės), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosės, bregu perėndimor i Ishullit tė Sazanit, Kepi i Gjuhėzės dhe i Gjiut tė Gramės, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve tė Republikės Greke deri pėrmes Kanalit tė Korfuzit.

Gjerėsia e ujėrave territoriale nga derdhja e Bunės nė det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri nė vijėn e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

Ujėra tė brendshme janė ato tė Detit Adriatik dhe tė Detit Jon qė shtrihen brenda vijės sė drejtė bazė qė pėrshkon derdhjen e Lumit tė Bunės, kepat e pėrmendur mė lartė dhe vijės sė drejtė bazė qė pėrshkon Kepin e Gjiut tė Gramės, Kepin e Gjiut tė Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandės, si dhe ujėrat kėtej vijės kufitare tė liqeneve dhe lumenjve kufitarė

Pėrkufizimi i Shqipėrisė nė enciklopedi

Shqipėria kufizohet nga Mali i Zi nė veriperėndim, Kosova nė veri, nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė nė lindje dhe Greqia nė jug. Nė kufirin natyror perėndimor Shqipėria ka dalje tė hapur nė Detin Adriatik dhe nė jugperėndim nė Detin Jon.

Gjatėsia e vijės kufitare tė Republikės sė Shqipėrisė ėshtė 1094 km, nga tė cilat 657 km vijė kufitare tokėsore, 316 km vijė bregdetare, 48 km vijė ndarėse pėrmes lumenjve dhe 73 km pėrmes liqeneve.

Sipėrfaqja e pėrgjithshme ėshtė 28.748 kilometra katrorė. Gjatėsia e pėrgjithshme e vijės kufitare ėshtė 1094 km, nga te cilat janė: 657 km (kufi tokėsor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).

Nė veri e verilindje ka 529 km vijė kufitare me Malin e Zi, Kosovėn dhe ish-Republikėn jugosllave tė Maqedonisė, ndėrsa nė jug e juglindje me Greqinė njė vijė kufitare prej 271 km. Nė perėndim Shqipėria laget nga Deti Adriatik e nė jug-perėndim nga Deti Jon

Shekulli


Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 11.11.11 8:43


Ligji i ri per administraten,zyrtaret mund te bejne fushate.




Klikoni ne qender 'expand' per te hapur gazeten,klikoni tek shigjeta lart djathtas dhe lexoni ne faqen e dyte te kesaj gazeta artikullin e plote.Me roten e mausit mund ta zmadhoni



Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  0011 prej 13.11.11 13:26

Shqipėria e 52-ta nė botė, ku jetohet mė sė miri

Shqipėria renditet e 52-ta ndėr vendet ku preferohet tė jetohet mė mirė nė botė, sipas Indeksit “Living Life 2011”. Krahasuar me dekadėn e fundit, Shqipėria ka ecur shumė pėrpara me “Cilėsinė e jetės”. Nga viti 2005, kur Shqipėria ishte e 100-ta, nė njė grup me vende tė tilla si Zimbabve, Haiti, Republika e Afrikės Qendrore, Afganistani, Sierra Leone, Guinea Ekuatoriale, Guinea, Angola, Sudani, Jemen, Ēadi, Somalia. Vetėm me njė vit mė parė Shqipėria renditej nė vendin e 66-tė.
Ndėrkohė, nė krye tė listės renditen Shtetet e Bashkuara, me kėto rezultate: Kostoja e jetesės 76 pikė, Kultura 87, Ekonomia 100, Mjedisi 51, Liria 100, Shėndeti 90, Infrastruktura 100, Rrezik dhe Siguri 100, Klima 85.


Me rezultati final prej 86 pikėve nė renditjen e Cilėsisė sė Jetės, mes 190 vendeve nga e gjithė bota, Shqipėria ka shėnuar kėtė rezultat : Kostoja e jetesės 75, Argėtimi & Kultura 76, Ekonomia 57, Mjedisi 64, Liria 67, Shėndeti 68, Infrastruktura 36, Rrezik dhe Siguria 71, Klima 90 pikė.


Nė renditje merren parasysh vendet, ku mund tė jetohet mė mirė, jeta mė e lirė, tė paguhen mė pak taksa, tė ketė mot mė tė mirė, tė merren avantazhe nga mundėsitė nė tregjet e reja, vende ku mund tė fillohet njė jetė e re, njė biznes apo tė kalohet pensioni, ku ambienti ėshtė i ruajtur nga ndotja, klima ėshtė e mirė, infrastruktura ėshtė e mirė, argėtohesh dhe ka kulturė e art. Pėr tė arritur nė vlerėsimet pėr secilin vend merren parasysh nėntė kategoritė e sipėrpėrmendura, ku secila ka maksimumin e pikėve 100.
Tė dhėnat, qė tė nxirret klasifikimi, sipas revistės “International Living” me bazė nė Ēikago, merren nga shumė faqe tė zyrtarizuara tė internetit, si adresat qeveritare, tė dhėnat e Organizatės Botėrore tė Shėndetit, Ekonomisė, Bankės Botėrore, Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Bashkimit Evropian, OKB-sė e shumė institucioneve amerikane, dhe tė tjera anembanė botės. Ky ėshtė si njė studim vjetor nė tė cilin sapo merren tė dhėnat, ato analizohen nė terren nga korrespondentėt e agjencisė “International Living” pėr ēdo vend, nė mėnyrė qė tė kuptohet se sa reale janė ato dhe ku bazohen rezultatet e tyre.


Shqipėria ka mė shumė se pesė vjet qė nuk shikohet mė nė hartė si njė “njollė e zezė” pėr tė jetuar. Shqipėria vitet e fundit ka krijuar njė imazh tė shkėlqyer nė botė. Ēka shihet qartė sipas tė dhėnave mė tė fundit, krahasuar jo mė larg se me njė vit mė parė, ku vendi ynė ka bėrė pėrpara pėr sa i pėrket cilėsisė sė jetės duke zbritur nė 14 vende mė poshtė. Kosto e jetės ka fituar 75 pikė, ndėrkohė qė njė vit mė parė ishte 64 pikė. Nė tė njėjtin nivel ka qenė edhe treguesi i lirisė me 67 pikė. Tė ardhurat dhe kultura pėr kėtė vit janė vlerėsuar me 59 pikė, ndėrsa njė vit mė parė me 65 pikė.
Ndėrsa numri total i pikėve pėr kėtė vit ėshtė 64, duke pėsuar njė rritje tė mirė krahasuar me njė vit mė parė, duke lėnė pas vetes gjithė vendet e Ballkanit, Serbinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė.
Kjo eshte nje qeverisje e mir te Dott. Berishes dhe te PD-se.

avatar
0011

27


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Estilen prej 13.11.11 18:04



Varfėria e madhe,pasiguria dhe emigrimi,detyron 73% te femrave shqiptare te mos duan fėmijė tė dytė.Vet
ėm ky tregues hedh Shqipėrinė nė vendin e 152









Ėshtė tmerr tė shikosh fėmijėn tėnd tė kėrkojė qumėsht dhe tė mos kesh mundėsi ta blesh,ėshtė tmerr tė kėrkojė fėmija kos dhe tė mos kesh lekė ta blesh" deklarojnė nėnat e reja shqiptare,tė cilat kanė dėshirė pėr tė bėrė fėmijė,por varfėria e madhe dhe mjerimi qė ka shkaktuar politika nė vend me nė krye qeverinė,bėjnė qė njė fėmijė tė jetė "shumė".

Vitet e fundit ka njė rėnie drastike tė numrit tė lindjeve, fenomen qė vėrehet ndjeshėm sidomos nė zonat urbane. Sociologėt shpjegojnė se faktorėt kryesorė qė kanė ndikuar nė uljen e kėtij numri janė tė njėjtėt, konkretisht gjendja e vėshtirė ekonomike dhe emigrimi. Niveli total i lindshmėrisė pėr vitet e fundit ėshtė 1,6 fėmijė pėr ēdo grua, shifėr kjo nėn nivelin e zėvendėsimit te mundshem te popullates, bėhet e ditur nga Studimi Demografik dhe Shėndetėsor.

Sociologėt bėjnė edhe krahasimin e sy sistemeve, atė tė komunizmit dhe demokracisė, periudha tė ndryshme qė pėr pasojė kanė referuar statistika tė ndryshme edhe nė shifra. Pra, sipas tyre, ndėrsa Shqipėria e viteve tė regjimit komunist shėnonte normė tė lartė tė lindjeve, pas viteve ’90, me ndryshimin e sistemit dhe stilit tė jetesės, ky numėr nisi tė ulet nė mėnyrė graduale.

Ata thonė se shkaqet nė tėrėsi janė komplekse, pasi sjellja nė jetė e njė fėmije ėshtė problem social, ekonomik, shumė pėrfshirės. Ndėr arsyet kryesore tė uljes sė lindshmėrisė listohet rritja e moshės mesatare tė martesės, rritja e numrit tė divorceve, emigrimi i lartė i popullsisė nė moshė riprodhuese, ndikimi i faktorėve ekonomiko-socialė, arsimorė-kulturorė e shėndetėsorė dhe rritja e ndjeshme nė pėrdorimin e metodave tė kontrollit tė lindjeve.

E analizuar nė kėndvėshtrimin e njė sociologu, lindja e njė fėmije shtyhet nė kohė pėr shkak se ėshtė rritur mosha e martesės,ku ndikim kryesor eshte largimi i meshkujve nga vendi per te fituar nje dore para per te krijuar familje te re...

Kėshtu qė, ēiftet preferojnė paraprakisht tė krijojnė njė bazė ekonomike pėr tė kaluar nė njė tjetėr fazė tė jetės, qė ėshtė ajo e krijimit tė familjes sė qėndrueshme dhe lindjes sė njė fėmije. Sociologėt e shohin emigracionin si njė fenomen qė ndikon drejtpėrdrejt nė uljen e numrit tė lindjeve nė vend, pasi tė dhėnat tregojnė se mė sė shumti emigron popullsia nė moshė riprodhuese.

E megjithatė, krahas kėtyre faktorėve specifikė, tendencat e fundit shpjegojnė se aktualisht ka edhe nga ato familje qė duan tė kenė numėr tė lartė fėmijėsh. Konkretisht, tė dhėnat e studimit tregojnė se ndėr gratė e martuara, 73 pėr qind raportojnė se nuk duan njė fėmijė tjetėr ose janė sterilizuar, ndėrsa 20 pėr qind duan tė kenė njė fėmijė t
ė dytė.

Tė na rrojė PD-ja me xhaxhi Sali Doktorin pėr qejfin e Lirisė,se pėr shqiptarėt kanė menduar shtetet pritėse te vėllezėrve dhe baballarėve tanė,qė ju kanė ofruar punė e strehim,njėkohesisht edhe shtetėsinė fėmijėve te lindur ne shtetet e tyre, sė bashku me shpėrblimin per cdo femijė deri ne 3000 euro si ne Gjermani.

Ne sot p
ėr efekt propogande na renditet Shqiperia nė vendin e 52 nė botė ku jetohet mė sė miri.Kėtė mund ta besoji njė banorė turk i Anadollit,a po njė indian e pakistanez,por jo njė shqiptar i Burrelit,i Elbasanit,Mirditės, Tiranės,Kukėsit,Malėsis sė Madhe apo i Memaliajt.Zoti kryeministėr edhe kur del pėr te prerė ndonji shirit,i duket Shqipėria si sfondi i tendės ''Shqipėria po ndryshon'' por nuk dėshiron tė bėj njė hap pas sfondit,se e di qė kėmba doti prekė varfėri dhe skėterrė nė kėtė realitet bardhė e zi...

Arritja p
ėr tė ėshtė ligji i Plehrave dhe denigrimi i kundėrshtarėve tė tij politik,dhe jo varfėria e qytetarėve qe kanė mbushur dyqanet me listat e tyre pėr te blerė ''parajsėn'' Berishiane

Estilen

976


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Androo prej 18.11.11 18:42

Frazat Envereske te Thaēit!

Kosove - Jemi i vetmi vend nė botė, ku shkojmė nga keq e mė keq. Jemi i vetmi vend nė botė, vetėm pėr keq. Kreu i qeverisė thotė, herė pas herė, se ia kalojmė vendeve tė rajonit, madje sė shpejti edhe Gjermanisė!

Ēudi si i shikuaka vetėm ai dhe nuk i shohim ne tė tjerėt? Kėshtu thoshte edhe monstra Enver nė epokėn e tij Jemi i vetmi vend nė Ballkan, nė Evropė, nė Botė ku ndriēojmė, ku lulėzojmė, ku kemi vetėm rritje ekonomike, jemi i vetmi fanar ndriēues etj, etj.”

Vini re sa tė ngjashme janė frazat e Thaēit me ato tė Enverit, sikur kanė bėrė tė njėjtėn shkollė, sikur kanė qenė nė tė njėjtėn klasė e bankė, sikur kanė ndenjtur nė tė njėjtėn shtėpi e kanė ngrėnė nė tė njėjtėn tavolinė. Siē duket, nė tė vėrtetė kėshtu ka ndodhur.

Me shumė gjasa tė njėjtėn shkollė (nė periudha tė ndryshme) kanė bėrė, nė tė njėjtėn shtėpi kanė ndenjtur e pirė kafe, nė tė njėjtėn tavolinė kanė ngrėnė, pavarėsisht se nė tavolinėn ku ka ngrėnė Enveri, Thaēi dekada (gjatė viteve 90') mė pas ka qenė i detyruar tė hante nga ato qė kanė ngelė vite mė parė nga sahani i tij.

Ndaj kanė tė njėjtėn ideologji, ndaj e shikojnė diellin njėsoj, ku ndriēon vetėm nė Kosovė, si dikur nė kohėn e Enverit qė ndriēonte vetėm nė Shqipėri! Ndaj pėr ata ''ne jemi vendi i parė nė rajon'', ku me gjasė sė shpejti mund tė konkurrojmė edhe me Gjermaninė apo SHBA-nė.

Nė tė vėrtet po tė ishte kėshtu nuk do tė ishte gjysma e rinisė dhe krejt Kosovės nė emigracion, nuk do tė shkonim mė jashtė as ato dhjetėra mijėra qė po ikin me lotari nė Amerikė e po aq tė tjerė janė gati tė nisėn menjėherė larg vendit.

Pse nuk vjen bota te ne, por shkojmė ne tek ajo? Ēuditėrisht, si ndodh kėshtu, kur lidershipi thotė tė kundėrtėn!? Vetėm ai sheh ndryshe e ne tė tjerėt shohim ndryshe. Ka plot 5 vite qė na mbush me rrena e gėnjeshtra. Ja dhe rasti i fundit nga Raporti i Progresit, apo mė mirė Raporti i Regresit, ku flitet zi e mė zi pėr pushtetin nė Kosovė.

Miliona euro tė hedhura poshtė pėr papėrgjegjshmėrinė e politikanėve. Kėto tė gjitha ne i vuajmė, mbi kurrizin tonė bien. Po si shpjegohet kur pėr Thaēin ”ne jemi vendi i parė nė rajon” e ne ndjehemi tė fundit. Gjithė bota na ka pėr tė fundit. Si arritėm nė kėtė ”mrekulli” me mjeshtėrinė e Thaēit e tė Ministrisė sė Integrimit.

Pėr ēfarė e ka kėtė ministri, apo pėr kukull, siē mbante Gadafi amazonat pėr ta ruajtur majtas-djathtas! Nė pėrfundim kemi kaq nxėnės tė kėqij nė krye tė Kosovės, sa nė tė gjitha provimet morėn “katra”.

Dinė tė bėjnė jo keq, por shumė keq detyrat e shtėpisė. Tė gjithė ne vuajmė e heqim tė zezat e ullirit pėr tė nxjerrė ditėn e pėr tė ushqyer fėmijėt, kurse ata thonė ”jemi fanar ndriēues nė Evropė e nė botė”!!…Sa tė pafytyrė, sa tė shpėlarė!
avatar
Androo

296


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Politikė e papėrgjegjshme!

Mesazh  Androo prej 03.12.11 21:59

Politikė e papėrgjegjshme!

Kosova i ka tė gjithė shqiptarėt politikanė, qė tė paktėn nė mėnyrė sipėrfaqėsore i plotėsojnė kushtet dhe shqiptarėt nuk kanė probleme tė kėsaj natyre pėr tė kėrkuar nė mes tė tyre njerėz pa moral shoqėror.

Nė fund tė fundit, politika nuk ka moral tė tillė. Problemi qėndron nė atė se populli nuk duhet tė merret me politikė dhe aq mė shumė tė tregohet militant i kėsaj apo asaj partie. Por kultura jonė e rrudhur, varfėria e tejskajshme, problemet shoqėrore nė pėrgjithėsi, shkollimi etj janė transferuar nė mėnyrė objektive te politika.

I gjithė strumbullari i problemeve tė kamufluara qė ndikojnė drejtėpėrdrejt dhe indirekt te njė popull, ėshtė politika pa kriter, informate, siē ėshtė ajo aktuale dhe pa njė moral kombėtar.

Politikanėt shqiptarė aktualė, tė paformuar, tė pabrumosur me njė kulturė qė merr anėt pozitive nga historia e kombit shqiptar, larg reformimit tė tyre si dhe larg modernizmit tė politikave tė tyre mesjetare dhe shumė problemeve tė kėtij lloj, krijon situata absurde, njė kaos politik, njė degradim tė menjėhershėm tė moralit tė shoqėrisė, njė degradim tė kulturės shqiptare, njė imponim tė dhunshėm tė shfaqjeve negative politike tek popullata dhe si rrjedhim, kemi dhe do kemi probleme thelbėsore kombėtare qė kėrkojnė kohė shumė tė madhe, ndoshta shumė breza tė tjerė, nė mėnyrė qė tė riparohen.

Jo mė kot populli kėrkon zgjidhjen e problemeve tė tija tek politika, sepse politika shqiptare ashtu si dhe ajo ballkanike ka tė kultivuar kultin e individit, a thua se individi pėrdor "shkopin magjik" pėr tė zgjidhur probleme tė mprehta shoqėrore dhe ekonomike. Nga njėra anė populli ka tė drejtė tė kėrkojė aty ku "ėshtė mėsuar ta kėrkojė", pra ashtu siē e ka kultivuar.

Po tė shohim probleme tė tilla tė ngjashme me popuj tė ndryshėm nė vendet e zhvilluara perėndimore, Individi nuk pėrfaqėson dhe realizon kėrkesat e mprehta ekonomike, shoqėrore dhe nuk ka mundėsinė tė realizojė disa kėrkesa tė tjera politike, historike, kombėtare pa mbėshtetjen e administratės shtetėrore si dhe tė popullit.

Kulti i individit ėshtė i ndėrtuar dhe ndėrthurur keqas vetėm te ne, nė Ballkan dhe nė shumė vende tė botės orientale, duke lėnė njė popull nė mėshirė tė fatit, me premtime absurde, dhe shumė mashtrime tė kėtij lloji qė janė goditje fatale pėr njė popull qė pret jo nga individi, por nga tė zgjedhurit e tij qė nuk janė tė paktė.

Individi merr pėrsipėr detyra qė nuk i takojnė, vendos pėr fatet e njė kombi, kėrkon perspektivėn, zhvillimin ekonomik nė mėnyrė idividuale duke rrezikuar rėndshėm ēdo problem jetik pėr njė popull.

Nė botėn e zhvilluar individi, drejton vendin e tij politikisht dhe vendimet i merr pasi ėshtė konsultuar me kėshilltarėt e tij, bėn referendume dhe mendimi i shumicės sė kėshilltarėve ėshtė mendimi unanim i individit pėr ta orientuar politikėn e vendit tė tij, atje ku ka kushte mė tė pėrshtatshme, mė shumė stabilitet etj. Kurse te ne ndodh e kundėrta.

Individi nuk merr parasysh as vėrejtjet e kėshilltarėve tė tij, pėrbuz opozitėn, pėrbuz popullin qė e ka votuar dhe nė mėnyrė tė tillė individi rrezikon nė mėnyrė totale, ose ėshte "de fakto" rreziku qė ai i sjell me pėrbuzjen e tij, me naivitetin e tij, popullit tė tij. Mendoj se politika shqiptare ka nevojė pėr reformim, ka nevojė pėr njė kushtetutė qė nuk lė tė abuzojė jo vetėm adiministratėn, kryeministrin por edhe presidentin.

Rasti i presidentes sė zgjedhur nga dy-tre parti qė udhėhiqen nga kulti i tepruar i liderit ėshtė njė rast qė implikon opozitėn dhe pozitėn. Atėherė, kur veprime tė tilla kryhen nga vetė ata qė kanė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi kombėtare, ēfarė mund tė presėsh? Pra edhe vėshtrimi i kėtij populli, dėshira e tij pėr t’u marrė me politikė dhe pėr tė zgjidhur problemet atje ku vėrtetė mbahet peng e ardhmja e tij, ėshtė rezultat i veprimtarisė tė dobėt tė zgjedhurve tė tyre, politikanė shqiptarė.

Sot tė gjithė janė tė pėrzier nė afera tė ndryshme, janė tė pandėrgjegjshėm, jo tė sinqertė, jo tė vullnetshėm dhe e shohin karrigen si mjet fitimi individual dhe nė shumė raste pėrdorin ligjin pėr interesa tė tyre.

Populli nuk ka faj qė merret me politikė, ashtu sikur nuk kemi faj edhe ne analistėt qė shkruajmė ēdo ditė diēka tė vlefshme pėr tė ardhmen tonė e cila mbahet peng nga politika jonė e papėrgjegjshme e ēfarė dolloj krahu qoftė ajo.

Faik Krasniqi
avatar
Androo

296


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  shqiptari etnik prej 09.07.13 17:22

Estilen shkruajti:A jemi ne shoqeri nė depresion..?
.....................................................................................................................................................................................
Ruga Tirane Elbasan qe pretendon se do beje z.Berisha, a e dini se c'ineteresa permbledh per familjen e madhe te P.D se,si dhe per femijet e Berishes..?
Jo se dini,se po ta dini do krijonit nje shoqeri bamiresie,per ti ndihmuar te 'vobektit'

Para pak kohesh Argita Berisha blen nje repart ushtarak ne Gjinar te Elbasanit,si dhe disa hektare me pyll.Kryeministri,kuptohet qe kishte kohe qe e kishte 'gjuajtur' nje vend te tille piktoresk dhe turistik.

Habitem me faktin qe drejt kesaj zone,Kryeministri shqiptar ka hedhur rreth 6.5 milion euro per zgjerimin dhe asfaltimin e rruges.Valle ky eshte prioriteti i qeverise,dhe jo autostrada Fier-Vlore dhe i gjithe boshti i Jugut,qe ka vite qe nuk merr nje qindarke..?

A e keni pare ndertesen gjigande qe po ngrihet ne te dale te Tiranes,afer Lundres dhe a  keni pare ne ndonje projekt se sa ngjitur do te kaloi Autostrada Tirane -Elbasan ketij supermarketi gjigand,prone e miqve te Berishes...?dhe a po degjoni premtimet qe po ben Kryeministri per ta perfunduar kete autostrade brenda mandatit te tij..?

Kuptohet qe infrastruktura per nje supermnarket eshte primare dhe kete miqte e Kryeministrit e dine mire,mbasi perfitimet do jene kolosale,se do te kete klientele si nga Tirana, nga Elbasani,apo edhe nga Korca,se aty do kaloi 'rruga e mjaltit' ashtu sic po fillon te quhet tashme kjo autostrede.

[/i][/color][/color]A ka qene ndonjeri nga ju ne Gjirin e Lalzit ku e bija e Saliut ka ngritur nje fshat turistik,dhe sa urgjentisht Kryeministri hodhi parate per rehabilitimin dhe asfaltimin e kesaj rruge tretesore..?Ehhh sa gjera qe nuk dime dhe mire qe nuk i dime se ndryshe mund te fluturonim jo me nga nje ndertese 5 kateshe,por nga nje shkemb 500- 600 metra,ashtu sic fluturoi mbreme autobuzi i linjes se KukesIt,me gjithe ata fatkeqe qe ishin mbrenda tij,e qe shpreh ngushellimet e mia per te gjithe familjaret e viktimave.

Kuptohet,qe nuk keni pse ti shtrydhim trute me te tilla probleme,se ato i di i madhi i kombit,Skenderbeu i shekullit te XXI zoti Berisha.



Me sa shoh zoteria paska pasur pasur te drejte qe para 2 vjetesh........Pikerisht per kete korrupsion galopant te qeverise ne largim,ajo mori denimin e perjeteshem si qeveria me hajdute e ketij kombi
avatar
shqiptari etnik

Nuk ka Zeus, as nuk ka zot,
Ferr, Lugat t'imagjinuar,
Po ka popull tė paditur
Popull q'ende s'ėshtė zgjuar.

Lasgush Poradeci

54


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Agamemndon prej 21.01.14 13:30


Pėrkujtohet 21 Janari, Rama: Mos mendoni se e kam harruar, autorėt para drejtėsisė








Sot shėnohet 3-vjetori i ngjarjeve tė 21 Janarit tė vitit 2011. Partia Socialiste mbajti njė ceremoni pėrkujtimore nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, ku kryeministri Edi Rama zbuloi fillimisht pllakat pėrkujtimore prej bronzi, nė nder tė katėr viktimave Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.

Pėrpara nisjes sė ceremonisė Rama ka dhėnė edhe njė mesazh tė fortė ndaj sistemit tė drejtėsisė, duke paralajmėruar njė reformė tė thellė dhe zbardhjen e plotė tė vrasjes sė 4 protestuesve.

“Vetė nuk e kam harruar pėr asnjė ēast, qė nga dita qė kam hipur kėto shkallė se nuk u votuam pėr tė zėvendėsuar njė qeveri me njė tjetėr, por tė ndryshuar rrėnjėsisht Shqipėrinė. S’do ta harrojmė se, ky i yni ėshtė njė mandati pėr t’i dhėnė kuptim fjalės ‘Drejtėsi”. Pėr tė luftuar qė drejtėsia tė bėjė drejtėsi. Qė e drejta tė mos jetė njė mall qė blihet dhe shitet nė dyert e Prokurorisė apo gjykatave. Shumė gjėra kanė ndryshuar, por njė nga gjėrat qė s`ka ndryshuar pėr Shqipėrinė ėshtė ferri i sistemit tė sotėm tė drejtėsisė. Ėshtė ferri ku pėrpėliten nėnat qė kėrkojnė hakun e djemve tė vrarė. Ėshtė ferri ku treten shpresat dhe kur pėrqeshet njė Shqipėri e tėrė pėrpara sprovės, mes tė drejtės dhe organeve tė drejtėsisė”, ka theksuar Rama.

Rama nė fjalėn e tij u shpreh se, kanė ndryshuar shumė gjera nga 21 janari, pasi qeveria e re nuk do tė ngjallė mė frikė te qytetarėt, por do tė punojė pėr ta.  “Kjo godinė nuk ėshtė mė fasada ku dilnin tytat e armėve pėr tė qėlluare mbi njerėzit nė emėr tė pushtetit tė vjetėr, por qeveria e zgjedhur nga njerėzit punon me njerėzit dhe pėr njerėzit. Ky bulevard nuk ėshtė kufiri i frikės, dhe qytetarėt protestojnė pa frikė. Kanė ndryshuar shumė gjėra nga 21 janari i 2011”.  

Ai i cilėsoi ngjarjet e 21 Janarit njė pushkatim pa gjyq, pa ligj pa mėshirė, nė sytė ė njė populli tė tėrė tė marrė peng. Sipas Ramės, “ky popull s’ėshtė mė peng i njė votė tė vjedhur, i njė qeverie tė pazgjedhur, i njė pushteti qė e grabit sa tė mundet, qė e tradhton si tė mundet. Ende s’jemi ēfarė meritojnė tė jemi, pasi Shqipėria vuan ende varfėrinė, papunėsinė, borxhet e njė qeverie tė shkuar. Por, sot Shqipėria as rrezikon tė kthehet mė aty ky ishte, nė 21 janarin e tre viteve mė parė, as rrezikon tė mbetet aty ku ishte, sot pushteti ėshtė kthyer nė duart e popullit. Shumė gjėra kanė ndryshuar”, tha kryeministri Rama.

Mė pas kryeministri i shoqėruar edhe nga familjarėt kanė vendosur lule nė 4 pllakat pėrkujtimore prej bronzi tė katėr viktimave.   Ndryshe nga vitet e tjera kėtė herė bashkė me kryeministrin Rama, veē deputetėve tė PS-sė dhe familjarėve, nė bulevard kanė qenė edhe aleatėt e qeverisė, deputetė dhe drejtues tė LSI-sė. Kryetari i grupit parlamentar tė LSI-sė, Petrit Vasili theksoi se, duhet tė zbardhjet ngjarja e 21 Janarit. “Kemi ardhur pėr tė nderuar viktimat, nuk ndryshuam qėndrim,21 Janari duhet tė zbardhet”, u shpreh ai.


Katėr persona janė vrarė gjatė protestės sė zhvilluar pėrpara Kryeministrisė nė 21 janar tė vitit 2011. Ēėshtja e vrasjes sė katėr protestuesve, aktualisht po shqyrtohet nė gjykatėn e Lartė, por asnjė prej pėrgjegjėsve pėr kėtė tragjedi nuk ndodhet aktualisht nė burg.
Familjarėt: Kėrkojmė vepra, jo fjalė

Djali i njėrit prej viktimave ėshtė shprehur i indinjuar me drejtėsinė shqiptare, edhe pse kanė kaluar 3 vite, asnjė pėrgjegjės nuk ėshtė vėnė para drejtėsisė pėr vrasjet nė protesta.


Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj i vrarė nė protestėn e “21 janarit”, pas tre vitesh tė vrasjes sė babait tė tij vazhdon tė kėrkojė drejtėsi dhe fajėson ish-kryeministrin Berisha, i cili i ka mbrojtur personat qė vranė katėr njerėz tė pafajshėm. “Berisha nė momentet e fundit, ata njerėz qė kanė kryer krimin, i ka mbrojtur tepėr mirė, duke i larguar jashtė vendit, ndėrkohė qė sistemin e gjyqėsorit e ka bėrė si i ka dashur qefi, prandaj populli shqiptar, ashtu si dhe familja ime nuk ka pse tė ēuditen, kur pėr kėto vrasje nuk ka asnjė autor”, u shpreh Renato Myrtaj pėr “A1 Report”.

 Djali i Faik Myrtaj thotė se beson se kryeministri Rama do tė punojė pėr zbardhjen e ngjarjes, ndėrsa thekson se tani nuk “do mė fjalė, por vepra”.

 “Tani besimi im ėshtė vetėm tė kryeministri Rama. Ėshtė shpejt pasi me tre muaj nuk mund tė bėhet gjė pėr tė zbuluar autorėt, pasi ai ka marrė njė qeveri qė ishte komplet nė humnerė. Kryeministri ėshtė shprehur se kjo do tė zbardhet, por boll me fjalė, dua vepra”, vijoi Renato Myrtaj.



Shekulli 21/01/2014
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


272


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kafkat politike shqiptare

Mesazh  Agamemndon prej 10.02.14 22:28

“LUFTA E FTOHTĖ” BRENDA SHUMICĖS PARLAMENTARE, DUHET TĖ MARRĖ FUND.
Marrėveshja politike, Berisha – Rama – Meta, duhet tė shkatėrrohet.




Klasa politike shqiptare sot, ėshtė produkti mė i keq i mbeturinave tė trashėguara prej dy “arkivolėve politikė” tė kohės. Ajo e ka ndotur shumė rėndė mjedisin social politik dhe ekonomik shqiptar. Kjo situatė ėshtė drejt kalbėzimit tė plotė, me pak shanse pėr tė rilinduar, apo pėr t’u trasformuar nė njė sistem politik tė qėndrueshėm, me vlera humane e demokratike. 


Sot shikojmė njė klasė politike dhe njė pėrfaqėsi tė pushtetit politik (qeverisja) tė angazhuar nė njė fushbetejė inproduktive, pasojė e njė kundėrvėnie tė mirėmenduar. Po vėrejmė goditje me prapavijė politike, pėr ta kompromentuar rėndė pushtetin dhe pėr tė rrėzuar shtetin. Kjo situatė ka shkakruar reagime dhe pėshtjellim nė opinionin shqiptar, tė pasigurtė pėr jetėn, pronėn dhe rendin publik. 


Konstatohet lehtė njė qeverisje, e cila po merret shumė me formėn e problemeve dhe aspak me thelbin e tyre. Shikojmė lehtė njė orientim politik dhe diplomatik jo tė zakontė me fqinjin jugor, Greqinė. 


I tėrhequr nė kėtė situatė tė shkurtėr komplekse dhe shumė problematike, mėnyra dialektike e analizės nuk lė vend pėr njėanshmėri. Ajo qė vlen tė theksohet, nė seriozitetin e shtrimit tė problemit, mbetet tmerri i mendimit qė ekziston mbi rrezikshmėrinė e lartė me pasoja shumė tė rėnda tė ndėrthurjes sė rrjeteve tė krimit tė organizuar me mafien ekonomike e politike, dhe skajshmėrisht, depėrtimi i tyre nė institucionet e shtetit, nė tė gjithė piramidėn e institucioneve shqiptare, veēanėrisht nė Parlamentin ligjvėnės. Ky orientim i frikshėm, po kthehet nė njė realitet tė deformuar, qė mbart brenda vetes rrezikun e madh kombėtar, me parametra regresiv kundėr interesave kombėtare tė popullit shqiptar.


E thėnė mė drejtėpėrdrejtė, njerėzve qė u pėlqen joshja e pushtetit tė parasė, pavarėsisht nga ajo buron, rezultojnė njerėzit me karakterin mė tė dobėt dhe pa personalitet. Aq mė tepėr, joshja qė tė ofron pushteti i inkriminuar, ėshtė nė kufijtė e njė kombi ogurzi dhe pa perspektivė. Nė kėto kushte, nė deklarimet e niveleve mė tė larta tė politikės dhe shtetit, konstatojmė mungesėn e aftėsisė pėr tė arsyetuar mbi njė realitet tė prekshėm, tė aftėsisė pėr tė perceptuar drejt gjithēka qė buron nga ballafaqimi me ligjet shqiptare dhe realitetin e rėnduar psikosocial, dhe mbi tė gjitha, mungesėn e aftėsisė pėr tė gjykuar mosveprimin, nisur nga interesa vetjake e klanore, qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt mė aspiratat e 1 milion votuesve qė ndėrruan pushtetin politik nė 23 qershor. Nuk ka qeverisje tė pafajėshme, por nuk mund tė ketė qeverisje tė padėnueshme, pėrballė shkeljes dhe abuzimit me ligjet dhe tė drejtėn. 


1. Aspekti psikologjik i situatės.


Duke ju pėrmbajtur termit filozofiko politik tė fenomenologjisė, nuk mund tė lė pa trajtuar ēfarė dominon sot nė psikologjinė e opinionit shqiptar pėr situatėn. Kemi tė bėjmė me formalizmin ose formalizimin e pushtetit. Nė lojė ėshtė vėnė pėrpunimi psikologjik i shoqėrisė shqiptare. Kemi njė shumicė tė paaftė tė bindė popullin pėr drejtėsi, kundėr fenomeneve mė negative qė trashėguam nga qeverisja e mėparėshme. Dosje nė organin e akuzės dhe lojė arrestimesh e lėshimesh, pa kurfarė vlere. Opinion gjendet i frustuar nga dėshtimi i qeverisjes dhe institucioneve me mungesa tė kapaciteteve dhe aftėsive pėr tė vepruar. Edhe pse ėshtė krijuar opinion pėr njė “qeverisje tė mirė”, nė fakt po kėrkohet me ēdo kusht rezultat. Periudha kalimtare duhet tė ketė fund. Njė qeverisje qė nuk kujdeset pėr institucionet e Sigurisė dhe tė Mbrojtjes, pėr ato tė Kontrollit dhe Akuzės, duke u dorėzuar pėrballė luftės sė papajtueshme pėr tė nxjerrė nga bataku gjithēka tė ndotur si deri tani, ajo nuk mund tė ketė sukses dhe nuk mund tė quhet qeverisje e mirė. Druajmė dhe parashikojmė se kjo qeverisje nuk do tė ketė sukses. Ne duhet ta besojmė kėtė qė po ndodh, pėr sot dhe pėr tė ardhmen tonė.


Limitet deri nė marrjen e pushtetit, nė periudhėn parazgjedhore dhe deri nė marrjen e drejtimit nga Qeveria Rama, pėrbėjnė periudhėn mė tė poshtėr, mė tė paskrupullt, mė dėmprurėse tė qeverisjes sė kaluar. Sot Qeveria Rama vuan pasojat e kėtij fenomeni abuziv. Nuk kam tė drejtė tė argumentoj se si do tė jetė kjo hapėsirė kundėrveprimi nė tė ardhmen. I takon Qeverisė Rama tė dėshmojė me vepra dobinė e pushtetit dhe tė shtetit qė ai drejton. Fenomenologjia e rrezikut (alarmit) ėshtė pjesė e ēdo qeverisje kur merr pushtetin. Po pėrballemi nė njė periudhė tė shkurtėr, me shumė raste tė ngjarjeve tė bujėshme brenda sistemit tė institucioneve qė po ngarkojnė psikologjikisht rėndė opinionin shqiptar. Grabitje, vrasje, grupe terroriste tė paguara, pėrdorimi i mjeteve tė sofistikuara tė krimit, vrasje e pėrdhunime brenda familjes, grupe tė organizuara tė krimit, asgjėsime me telekomandė, arratisje tė burgosurisht, hedhje e shtyllave tė tensionit ne erė, atentat kundėr biznesit nė kushtet e konkurrencės sė pandershme, grabitje tė bankave, deri tek vrasje tė njerėzve tė pafajshėm, trafikantė tė drogės etj. Rastet dhe ngjarjet janė tė shumta. 


E kuptojmė shumė thjeshtė se, ēdo qeverisje qė merr drejtimin e vendit, nuk mund t’u shmanget ngjarjeve tė tilla, tė cilat kurrėsesi nuk mund tė merren tė shkėputura. Kjo ėshtė sfida, dhe qeverisja shqiptare po tė ketė kėllqe, le ta pėrballojė pėr tė mirėn e vendit dhe tė shoqėrisė.


Kriza e besimit po rritet me shpejtėsi. Po sėmuremi nga ēdo lloj modeli me interpelanca, komisione parlamentare, evakuime, amplifikime tė skajėshme mediatike, testime tė opinionit me “mikrofonin e rrugės”, pa menduar saktė se pėrse tė gjitha kėto “parodi” jehojnė nė njė oktavė, pikėrisht nė kėtė kohė?! Ēfarė po dėshmojmė me kėtė situatė? Kujt po ja dėshmojmė? Me ēfarė kostoje ėshtė kjo pėr vendin tonė? Kujti i shėrben amplifikimi i situatės sė kriminalitetit deri tek frika dominuese mbi aktet terroriste me pasoja tė rėnda? Pėrballė shpjegimeve jo bindėse, sot qeverisja shqiptare po pėrpiqet tė dėshmojė me sforco tė lartė, se ėshtė e interesuar pėr njė qeverisje tė mirė. Mbase ėshtė dhe kėshtu dhe le ta besojmė pėr njė moment. Kjo pėrpjekje po bėhet veēanėrisht nė Ministrinė e Brendėshme, tė Mbrojtjes dhe nė elementėt e tjerė tė Sigurisė Kombėtare (Prokurori, Gjykata, Polici Gjyqėsore, Shėrbim Informativ), duke pretenduar pėr reforma, luftė kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, por pa fshehur dot tendencėn pėr uzurpim tė kėtyre institucioneve, me njė situatė prezente, por tė pėrfunduar me gjakftohtėsi nė grirėsen e letrave tė zyrės sė titullarėve tė shtetit. 


2. Ngėrēi i reformave kushtetuese.


Rezulton se akoma njė pjesė e pushtetit politik nė Shqipėri ėshtė nė dorė tė ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Mjaftė nga drejtuesit institucionalė, pėrfshi dhe Presidentin e Republikės, rezultojnė tė shfaqen partiakė dhe cėnojnė nė mėnyrė tė vetėdijėshme pavarėsinė e institucioneve nga politika, duke u bėrė pengesė pėr zbatimin e legjislacionit nė vend. Rezulton se kryministri aktual, Edi Rama, ėshtė vėnė pėrballė goditjeve frontale, tė cilat nuk vijnė vetėm nga opozita, por indirekt dhe nga krahu i mazhorancės. Midis dy liderėve politikė, Rama e Meta, konstatohet njė “luftė e ftohtė”, e cila po shfryn pėrditė fuqinė “e frikėshme” tė kėsaj shumice me 84 vota parlamentare.



Dalja nė lojė e “Vasilit tė madh”, dikur “Vasil i vogėl”, tė ministrave dhe deputetėve tė LSI-sė pėr kėrkesa interpelance ndaj qeverisjes, pjesė e sė cilės janė edhe vetė, apo dhe kritika tė drejtėpėdrejta, bind kėdo se midis kėsaj mazhorance ka shumėēka qė nuk shkon. Nga tė gjithė krahėt konstatohen aktivitete dhe qėndrime partiake pėr kredo politike, dhe aspak qėndrime institucionale efektive pėr pėrmirėsimin e situatės nė vend. 

Mungėsa e trasparencės pėr shumė ēėshtje delikate tė jetės sė vendit, qė rrezikojnė seriozisht politikat strategjike tė zhvillimit dhe mbėshtetjes, si nė rastin e “armėve kimike” tė grabitjes sė ujit tė lumėnjve, tė ngėrēit kushtetues etj, nuk mund tė pranojnė politika dhe vendime personale, duke injoruar trasparencėn, institucionet dhe gjithēka tjetėr kushtetuese. Megjithatė edhe nė kėtė paraqitje formale jo gjithēka shkon nė ngjyrėn rozė. Nė emisionin e fundit tek “Zona e Lirė” nė sytė e Ilir Metės vėrejtėn jo vetėm nuance nostalgjie, por dhe nuance lamtumire. Herėt apo vonė, ajo qė zjen brenda kėsaj shumice “tė frikėshme”, qė nuk dihet se ku qėndron “frika” e saj, kazani pa valvula shkarkimi do tė shpėrthejė. 


Pėrballė dėshtimeve tė qeverisjes, shfaqet njė opozitė aspak misionare, shumė kėrcėnuese dhe aggressive deri nė destabilitet, me thirrje pėr pėrmbysjen e pushtetit, duke pasur si qėllim nė vetevete, jo interesat e shtetit dhe tė popullit, por ruajtjen e perandorisė sė krimit dhe tė grabitjes, ruajtjen e monopoleve, pa kurfarė arėsye politike tė pėrgjegjėsive tė saj pėr keqqeverisjen e mėparėshme. Paralelisht shfaqet njė President politik dhe partiak, aspak bashkėpunues pėr interesat e vendit. Reformat kushtetuese aq tė pėrfolura, ende mungojnė. Atėherė ku qėndron “frikshmėria” e kėsaj shumice?! Ku ishim?! Asgjėkundi!!


Jeta politike nė Shqipėri po degradon. Pushteti vazhdon tė gėrryhet majtas e djathtas dhe mbahet peng pėr shkak tė interesave partiake tė LSI. Politikės shqiptare, si pozitės dhe opozitės, i ėshtė prishur aksi politik, pėr shkak tė gjithpėrfshirjes nė zullumet e pista nė kurriz tė popullit. Kjo klasė politike nuk ka moral. Qėllimet, veēoritė dhe funksionet e saj nuk janė tė paracaktuara nga disiplinat etike dhe shkencore, por nga amoraliteti dhe makutėria, me prapavija tė dyshimta politike, brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Nėse nuk do tė shkatėrrohet marrveshja parazgjedhore Berisha – Meta – Rama, askush tė mos pretendojė se vėrtet ky vend do tė “rilindė”. Ndjenja e fajit tek kjo klasė politike nuk ekziston. Me njė popull tė pėrgjumur, jeta e tyre dhe e farės e sojit tė tyre, ėshtė e garantuar nė qindra vite.




Dr. Sulejman ABAZI
avatar
Agamemndon

Besim do tė thotė tė besosh diēka qė e di qė s'ėshtė ashtu.

— Mark Tuein


272


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi